Qeveria shqiptare i dha vitin e kaluar kompanisë Omnia Strategy të avokates britanike Cherie Blair, një kontratë për përfaqësimin e shtetit shqiptar në një gjyq arbitrazhi, por kompania e zonjës Blair duket se nuk plotësonte së paku një nga kriteret e përzgjedhjes të vendosura nga vetë qeveria shqiptare, zbuloi BIRN.
Në 10 tetor 2014, avokatura e shtetit publikoi një ftesë për negociata me avokatë apo studio avokate që do ta përfaqësonin Shqipërinë në një gjyq që mund t’i kushtojë vendit tonë deri në 359 milionë dollarë.
Objekti i kontratës ishte përzgjedhja e një konsulenti ligjor i cili do të përfaqësonte Ministrinë e Financave dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Rapiscan Systems dhe nënkontraktorin e saj shqiptar, S2 Albania Sh.p.k.
Në kërkesën për oferta, avokatura e shtetit vendos gjashtë kritere, për përzgjedhjen e avokatit ose zyrën e avokatisë që do të përfaqësojë Shqipërinë, të ndara në kritere të përgjithshme dhe kritere të veçanta.
Në kriteret e veçanta, avokatura e shtetit kërkon që avokati apo zyra e avokatisë e përzgjedhur të ketë jo më pak se pesë vjet eksperiencë pune, të provojë se ka përvojë në përfaqësimin në arbitrazh ndërkombëtar si pas rregullave të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë, si dhe të jetë në gjendje të tregojë dy raste të mëparshme suksesi në fushën e kontratave koncesionare.
Omnia Strategy LLP nuk i përmbush të gjitha këto kritere sepse është regjistruar si studio ligjore në vitin 2011 dhe në kohën ku është bërë thirrja nuk kishte pesë vjet eksperiencë pune.
Pyetur nga BIRN, Endri Fuga, Drejtori i Komunikimit i kryeministrit Edi Rama, sugjeroi që qeveria shqiptare nuk kishte vlerësuar kompaninë Omnia Strategy si entitet, por avokatët e saj në veçanti.
“Në datën e ftesës për negociata, secili nga avokatët individual të prezantuar në ofertën e Omnia Strategy, kishte nga gjatë e deri në 35-vjet eskperiencë,” u shpreh Fuga.
Nuk është e qartë nëse ftesës për negociata iu përgjigj ndonjë studio tjetër konsulence.
Megjithatë jo çdokush në Shqipëri bie dakord me interpretimin e qeverisë, mbi kriteret e tenderimit të kontratës së fituar nga studio ligjore e znj. Blair.
Dorian Matlija, drejtor ekzekutiv i qendrës ligjore ResPublica në Tiranë, shprehet se oferta e Omnia duhet të ishte përjashtuar nga tenderi.
“Ka një vendim të Këshillit të Ministrave, që përcakton procedurat se si përzgjidhen avokatët apo zyrat e përfaqësimit dhe në këtë rast janë vendosur disa kritere të cilat vlerësohen me pikë,” tha Matlija
“Por në thirrjen për negociata të hapur nga avokatura e shtetit, i vetmi kriter që nuk është vlerësuar me pikë është ai eksperiencës pesë-vjeçare të zyrës së avokatisë, gjë që e bën atë një kriter përjashtues,” shtoi ai.
Omnia Strategy nuk ju përgjigj një kërkesë për koment me pyetje specifike të dërguar nga BIRN.
Zonja Blair është bashkëshorte e ish-kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Tony Blair. Ky i fundit është zyrtarisht këshilltar i kryeministrit Edi Rama por deklarohet se shërbimet e z. Blair janë “pa kosto për popullin shqiptar”. Z. Blair është kritikuar së fundmi për disa kontrata konsulence që ka marrë me drejtues shtetesh të akuzuar për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.
Zonja Blair ka qenë më herët një avokate e njohur e të drejtave të njeriut por vendosi të kalojë në biznes në vitin 2011 me themelimin e kompanisë së konsulencës ligjore Omnia Strategy LLP.
Mosmarrëveshja aktuale në të cilën znj. Blair do të përfaqësojë Shqipërinë, lidhet me një kontratë koncesionare të lëshuar nga qeveria paraardhëse me kompaninë amerikane.
Kontrata midis Rapiscan System dhe qeverisë shqiptare është firmosur në Prill të vitit 2013, një muaj përpara zgjedhjeve parlamentare, midis kontestimeve në parlament nga opozita Socialiste e asaj kohe.
Pas ardhjes në pushtet në shtator të vitit 2013 qeveria e qendrës së majtë e kryeministrit Edi Rama e deklaroi kontratën nul dhe si të pazbatueshme.
Rapiscan hodhi Shqipërinë në gjyq në gusht 2014, duke kërkuar nga Shqipëria 359 milionë dollarë, përmes një padie të ngritur në Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë, një gjykatë me bazë në Vienë.
Shqipëria është përballur me disa gjyqe të tilla në të shkuarën, një pjesë të konsiderueshme të të cilave, i ka humbur. Në vitin 2005, qeveria e re e djathtë, anuloi një kontratë për ndërtimin e një linje hekurudhore me kompaninë amerikane General Electric. Kompania iu drejtua arbitrazhit ku fitoi 14 milionë euro në vitin 2008.
Omnia Strategy mori një kontratë me kosto 300,000 paund në fund të vitit 2012 për të këshilluar qeverinë e asaj kohe të Shqipërisë në një mosmarrëveshje nafte me vlerë gjysmë miliardi dollarë. Shqipëria e fitoi gjyqin përballë kompanisë Sky Petroleum.
Një vit më vonë, Shqipëria ra dakord të shmangë arbitrazhin dhe t’i paguajë kompanisë çeke CEZ Group rreth 100 milionë euro për të riblerë 76 për qind të rrjetit të sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike.
Në rastin e kontratës aktuale, Shqipëria mësohet se nuk e ka anuluar koncesionin e dhënë në parlament por as nuk ka pranuar ta zbatojë atë.
Edhe sikur te jete shkelje une si qytetar shqiptar per ciftin Blere do ta pranoja. Eshte nje gje e vogel per njeriun qe i ka bere kombit shqiptar sherbimin me te madhe ne historine e tij.
apo nuk hedh te njeten valle rilindja sic e hidhte sala me podestan e patton boggs. nuk eshte problem keto gomarelliqet e tyre na i faturojne neve. ?
O tu mbyllte e mendjes, kaq i ngushte dhe injorant je o gomar. Na ve dhe nofken prokuror. Sikur te hidhen dem 359 milione dollare plus kostot e medha legale per bythen e Cherie dhe Tony, ti je gati ti pranosh se paske rrene ne dashuri dhe adhuron qorrazi Tony Blair, nje vrases dhe i thithes parash qe nuk e do as vendi i tij.
Por sikur ti paguaje ti nga xhepi yt keto para, do ja paguaje Toni Blair? Jo, do nxirrje kallashin e do e vrisje ta qeroje, dhe as 1000 lek s’do i jepje. Mire do beje ta qeroje, do kishe uratat e miliona njerezve.
O injorant, qe i rrendon dheut kot.
Po shko pra behu personal servant per cilin nga Blere-t te duash atehere, po kja ska lidhje me barazine perpara ligjit, o PROKUROR!
Te futet Naco ne BURG !!! Interesante do ishte biseda e te burgosurit Naco me te burgosurin e rradhes per faturen e dritave….! Ah kur nuk bie nje rrufe e madhe kur te jene mbledhur bashke te gjithe Nacot e ketij vendi…..
Nuk keni pare gje akoma. Kontrata ne fjale eshte teresisht e korruptuar edhe per nje arsye tjeter. Kompanine e Blair ne Tirane, e ka perfaqsuar zyra avokatore Maks Haxhia, ne te cilen punon i shoqi i kryetares se Avokatures se Shtetit. Pra, kjo zonje qe zhvilloi tenderin, ia ka dhene kompanise qe ka perfaqsuar zyra e te shoqit te saj.
Pra, pervec eres se qelbur qe bie per shkak te Tonny Blair, eshte edhe kjo farse shqiptare qe e ben kete kontrate te felliqur. Nuk eshte fjala tek Nasipi apo Shkelqim Cani. Te dy keta, bashke me Kryetaren e Avokatise se Shtetit, Alma Bejtja ( Hicka), e shoqja e Envi Hickes, jane urdheruar nga Rama ta zgjidhin tenderin ne kete menyre. Ky, te dashur lexues, quhet korrupsion i paster. Dhe behet fjale per me teper se sa 1 million euro te taksapaguesve shqiptare.
Pra, pervec faktit se kontrata koncesionare eshte zgjidhur nga pala shqiptare, per te cilen duhet te paguajme demshperblimin perkates, paguhen shtese edhe perrreth 1 milion euro, per kompanine Blair, ne menyre qe ajo te perfaqsoje qeverine shqiptare. Sikur qeveria jone, nuk ka avokate shqiptare ta perfaqsojne ate me 1/10 e cmimit te prokuruar.
Kjo ishte. Shkruaj qe te ftoj superprokuror Llallen per te nisur hetimet, apo verifikimet sic i quan ai.
Keta duhet te shkojne te gjithe ne burg, nqs se kjo eshte e vertete.
Skandaloze! Me skandaloze esht indiferenca e njerezve ose impotenca e tyre per te luftuar keto fenomene.
Korrupsioni eshte bere pjese e ADN-se se Shqiptareve dhe tani u duket gje shume normale, kjo eshte i vetmi shpjegim qe gjerat nuk ndryshojne ne ate vend!
Idioti likmeta ka harruar te shkruaj qe omnia I shpetoi taksapaguasve shqiptare
650 milione dollare ne arbitrazhin qe shqiperia fitoi ne vitin 2012.
Ai cfare I ka ofruar vendit pervec idiotesirave qe shkruan.
KJO DIHET QE KA ARDHUR KETU PER TE VJEDHUR PARATE TONA, ME DUART E EDUSHKES.
KRIMINELA, DO TE PAGUAJNE PER KETO KRIME QE PO BEJNE.
Po ku ishe mo besqi…(Besmir) kur qeveri a e kaluar e Lules dhe Doktorit lidhte kontartata me podesten apo ata ishin amerikane dhe kjo angleze po dihet ti aty ku kullot ata interesa do perfaqsosh
Lym kepi se ti je injorant sta ka fajin njeri. Birn ka shkruar edhe per podesten
kur ishte koha.
Nga Besar Likmeta, BIRN
Podesta Group, një firmë lobimi që punonte për qeverinë e mëparshme në Shqipëri, ka futur disa lajme negative në mediat amerikane në lidhje me liderin socialist, Edi Rama, në prag të zgjedhjeve parlamentare
Qeveria e Sali Berishës ka shpenzuar paratë e taksapaguesve për një fushatë diskreditimi në Shtetet e Bashkuara dhe në Shqipëri, të drejtuar kundër kundërshtarit politik, Edi Rama, e luajtur në duart e republikanëve amerikanë dhe që çoi në thirrje për një hetim të FBI kundër presidentit amerikan, Barack Obama.
Dokumentet e siguruara nga Balkan Insight sipas FARA, Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, tregojnë se Podesta, e angazhuar nga qeveria e Berishës për më shumë se dy vjet, duket se qëndron pas tre shkrimeve negative kundër Ramës.
Podesta Group, e punësuar nga qeveria e Berishës për 60 mijë dollarë në muaj, konsiderohet një nga firmat më të fuqishme lobuese në Uashington.
Artikujt u publikuan në një faqe interneti konservatore në SHBA, të quajtur “Daily Caller”, mes 29 majit dhe 18 qershorit, përpara zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit në Shqipëri, që u fituan bindshëm nga koalicioni i qendrës së majtë i Ramës.
Aleanca për Shqipërinë Europiane, e drejtuar nga socialistët, fitoi 84 vende në parlamentin me 140 deputetë, në total 57.7 përqind e votës kombëtare.
“Daily Caller” e akuzonte Ramën se kishte financuar në mënyrë të paligjshme Partinë Demokratike të Obamës, përmes një biznesmeni shqiptaro- amerikan, në mënyrë që të siguronte një mundësi për të bërë një foto me Obamën më 8 tetor 2012.
Akti Federal për Fushatat Zgjedhore, FEC, i ndalon shtetasit e huaj që të kontribuojnë ose të shpenzojnë para në zgjedhjet në SHBA, direkt ose indirekt.
Media pro- qeveritare dhe Partia Demokratike e Sali Berishës i riprodhuan lajmet e publikuara nga “Daily Caller” gjatë fushatës, duke pretenduar se FBI po hetonte Ramën.
Edhe pse fushata u mbyll me një letër nga një kongresmen republikan, që kërkonte hetim nga FBI dhe Komisioni Federal i Zgjedhjeve, FEC, asnjë prej këtyre pretendimeve nuk u provua, madje as nuk pati një hetim.
Shmangia e ligjeve amerikane
“Daily Caller” pretendonte se Rama ka shkelur kufizimet që u vihen të huajve për financimin e kandidatëve në zgjedhjet amerikane, duke bërë donacione përmes një biznesmeni nga Nju Xhersi, Bilal Shehu.
Ai pati bërë disa donacione të konsiderueshme për Komitetin Kombëtar Demokrat, DNC, dhe për fushatën e Obamës përpara se Rama të takohej me presidentin amerikan në vitin 2012.
Të dhënat e FEC tregojnë se Shehu dhe gruaja e tij, Aida, kanë kontribuar me rreth 80 mijë dollarë për Partinë Demokratike në SHBA mes 28 gushtit dhe 26 tetorit 2012.
Në shkrim tregohej se 38.300 dollarë kanë shkuar direkt për Shërbimet Korporative të DNC, fuqia fondmbledhëse pas Partisë Demokratike, ndërkoha që pjesa tjetër u shpërnda mes fondeve të fushatës së Obamës dhe kapitujve të ndryshëm shtetërorë.
Një foto që Shehu postoi në Facebook me Obamën, tregonte atë duke marrë pjesë në një mbledhje fondesh për fushatën e Obamës në San Françisko më 8 tetor 2012.
Një tjetër foto e hedhur në rrjet tregonte Shehun duke takuar Ramën në po atë ditë.
Shehu, pronar i “Eliot and Kleri LLC”, një shërbim limuzinash në Nju Xhersi, nuk iu përgjigj një kërkese të Balkan Insight për të komentuar.
Edhe pse kontributet e tij për fushatën e Obamës ishin domethënëse për një donator të vetëm, ato duken brenda mundësive financiare të Shehut.
Të dhënat e siguruara nga Bergen Country tregojnë se ai ka një shtëpi që e ka blerë në vitin 2010 për 922 mijë dollarë.
Edhe pse Rama e takoi presidentin Obama, ai ka mohuar që ka paguar për të siguruar një mundësi për foto, duke i quajtur akuzat si fyese.
“Edhe pse foto është realizuar gjatë një takimi në San Françisko, Edi Rama nuk ka marrë pjesë në ndonjë mbledhje fondesh,” tha Endri Fuga, zëdhënës i Ramës.
Podesta në veprim
Të dhënat e FARA tregojnë se ndërkohë që “Daily Caller” publikonte këto artikuj, Podesta kishte kontakte intensive me themeluesin e faqes, Tucker Carlson dhe me reporterin që i shkruante, Patrick Howley.
Podesta i telefonoi Carlson më 24 maj, ditën kur Rama postoi fotografinë me Obamën në Facebook.
Telefonata u pasua nga emaile me Carlson dhe Howley më 28 maj, kur faqja në internet publikoi artikullin e parë me akuza.
Më 6 qershor, kur Howley publikoi një shkrim pasues për këtë çështje, ai mori shtatë emaile të tjera nga Podesta.
Howley publikoi edhe një shkrim të tretë dhe të fundit për këtë çështje më 18 qershor, duke cituar kongresmenin republikan nga Kalifornia, Dana Rohrabacher, që i kishte dërguar një letër FBI dhe FEC, duke u kërkuar që të hetojnë Ramën si pjesë e një komploti për të shkelur ligjet elektorale amerikane.
Edhe pse Rohrabacher i bëri thirrje FEC të hetojë Ramën, ai kurrë nuk depozitoi një ankesë zyrtare, duke ngritur dyshime për vlefshmërinë e akuzave dhe konfliktin e interesit.
“Kam pyetur në lidhje me një ankesë nga Dana Rohrabacher kundër Bilal Shehut, por nuk mund të konfirmoj që ne kemi marrë një të tillë,” tha Julia Queen, një zëdhënëse e FEC.
Të dhënat e FARA tregojnë se përfaqësuesit e Podestës u takuan me Rohrabacher më 13 qershor, pasuar kjo nga emaile dhe telefonata me dy anëtarë të stafit një ditë më vonë.
Në vitin 2009, Rohrabacher mori një kontribut për fushatën nga PLM Group, tashmë e shpërbërë, që ishte një sipërmarrje mes Podesta dhe Livingston Group.
Në vitin 2012, ai mori një donacion prej 5 mijë dollarësh nga PAC, një komitet veprimtarie politike shqiptaro- amerikan, i drejtuar nga gruaja e ish- kongresmenit republikan, Joe DioGuardi.
Sipas Qendrës për Politika të Përgjegjshme me qendër në SHBA, Rohrabacher ka marrë 22.500 nga shqiptaro- amerikanët PAC nga viti 1998 deri në 2012.
Themeluesi i Ligës Civile Shqiptaro- Amerikane, DioGuardi kishte lidhje të ngushta me Berishën kur ai ishte president i Shqipërisë në vitet 1992- 1997.
PAC është krahu politik për mbledhjen e fondeve i Ligës Civile.
Një ditë përpara se të publikonte artikullin e fundit për Ramën, më 17 qershor, Howley mori një email final nga Podesta.
I pyetur nga Balkan Insight për kontaktet me firmën e lobimit, Howley refuzoi të komentonte.
I pyetur nëse kishin planifikuar një seri shkrimesh armiqësore ndaj Ramës në “Daily Caller”, John Anderson i Podestës refuzoi që të komentojë.
“Përveç asaj që është bërë publike në dokumentacionin në FARA dhe LD, nuk komentojmë për klientë specifikë,” tha ai në një deklaratë.
Të dhënat e FARA tregojnë se të gjitha partitë kryesore në Shqipëri kanë firma të njohura lobimi në SHBA, që angazhohen për mbulim mediatik.
Përveç Podesta Group ata kanë përdorur edhe Blue Star Strategies, Dutko International, BKSH& Associates dhe Rasky Baerlain Strategic Communications.
Firma që punon për Partinë Socialiste të Ramës, Rasky Baerlain, dërgoi me dhjetëra kërkesa në median ndërkombëtare në vitin 2010 në përpjekje për të organizuar intervista dhe për të promovuar mbulimin e krizës politike në Shqipëri.
Ndryshe nga firmat e tjera të paguara për të përfaqësuar partitë shqiptare, qeveria e mëparshme në Shqipëri paguante për shërbimet e Podestës duke përdorur paratë e taksapaguesve.
Cherie Blair ishte paguar nga Rezart Taçi.Gruaja është inkompetend për një proces Abitrage. Korrupsioni dhe totale Nasic Naco, e ka përfunduar në 2007 si prokuror në Durrës, të gjitha procedurat kundër Lefter Koka. 100% një mafiozët budalla penale, duke injoruar të gjitha ligjet dhe krejtësisht i korruptuar. Identike Sokol Nishani në Durrës sot
Ato para qe do te humben duhet ti paguaje Edi Rama qe ka anulluar kontraten . Kontratat respektohen dhe nuk anullohen sa here nderrojne qeverite c’do 5 vjet.
Beni ti nuk e paske lexuar artikullin deri ne fund sepse ne fund shkruan
Omnia Strategy mori një kontratë me kosto 300,000 paund në fund të vitit 2012 për të këshilluar qeverinë e asaj kohe të Shqipërisë në një mosmarrëveshje nafte me vlerë gjysmë miliardi dollarë. Shqipëria e fitoi gjyqin përballë kompanisë Sky Petroleum.
Po ti beni ne jeten tende vetem skedinat e basteve ke lexu eshte shume per ty nje artikull i gjate. Shko tani Beni merr 500 lekshin tek partia se e bere punene tende.
po per florinin qe e mori me gjyqin e hages,a do kujtohet qeverija shqiptare me ja kerku anglezve.
apo ja lejm si puna e bythqimit sumen\!!!
Po pse mendon ndonje ketu se keta qe erdhen jane te paster?Naco eshte n je brekgrisur injorant me shkolle nate.Do te dale nga posti milionere ne euro dhe prokuroria do te hesht.S ka mbetur gje tjeter po te presim rrufene e Zotit se sa per popullin o fle o thote te isha une po keshtu do te beja.
bourdelo sunitesh………..
Vetem serbve do i shkonte ne mendje per me ba kshi sulmesh qeverise per zonjen ne fjale. Ta gezoje me shpirte jo kete kontrate por shume te tjera sa ti doje e bardha zemer se e meriton bile me shume akoma.