Kokaina e Xibrakës/ PD: Pse u lirua dhe kush e dha urdhërin për kolumbianin Hernandez

15 Mars 2015, 13:41Politika TEMA

Partia Demokratike, përmes deputetit Alban Zeneli, akuzoi strukturat policore se kanë lënë të lirë një prej kolumbianëve të përfshirë në trafikun e drogës në Xibrakë.

Fakte tronditëse janë zbuluar rreth përfshirjes së zyrtarëve të lartë të policisë dhe qeverisë në fabrikën e kokainës së Xibrakës.

Kolumbiani i njohur si një nga shefat e biznesit kriminal është ndaluar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, me datën 15 janar të këtij viti, pasi qeni anti-drogë ka konstatuar lëndën e dyshimtë në rrobat dhe në qantën e tij.

Por shumë shpejt, ka mbërritur urdhri nga lart, dhe ai është lënë i lirë. Eshtë lënë i lirë pikërisht ditën e aksionit në Xibrakë, pra me 15 janar, ku u ndaluan një pjesë e trafikantëve, dhe kolumbiani po arratisej ndërkohë.

Të dhënat e sistemit TIMS tregojnë se shefi kolumbian i drogës, Gilberto Sanabria Hernandez me pasaportë me numër AN 870127, ka kaluar në orën 18 e 26 minuta, në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Kjo tregon se Policia jo vetëm kishte dijeni për aktivitetin e grupimit kriminal, jo vetëm e dinte për instalimin e fabrikës së kokainës, por u kishte krijuar edhe lehtësi e mbrojtje personave të përfshirë.

Kjo shpjegon edhe faktin se aksioni i ndalimit dhe i arrestimit, kurseu kapot e vërtetë.

Partia Demokratike i kërkon prokurorisë të nisë menjëherë hetimin, për lirimin e kolumbianit, pas ndalimit nga policia në kufi. Të hetojë e të zbardhë këtë ngjarje të rëndë, gjë që do të ndihmonte në zbulimin e mekanizmit dhe të kokave të vërteta të trafikut të kokainës.

Pse u lirua kolumbiani?

Kush e dha urdhërin?

Kush fshihet pas fabrikës së kokainës?

Kjo ngjarje tregon se krimi ka depërtuar deri në kupolën më të lartë të policisë dhe të shtetit. Inkriminimi është tronditës, duke krijuar lehtësi e favore për trafikantët ndërkombëtarë të drogës.

Nuk ka si të ndodhë ndryshe, kur Kryetari i Kuvendit është nën akuzë për porositjen e vrasjes së dy deputetëve, dhe kryeministri e ministri i Brendshëm bashkëpunëtorë në fshehjen e ngjarjes për 6 muaj.

Shqipëria do të ecë përpara, vetëm kur të clirohet nga sundimi i krimit në pushtet”, tha Zeneli. /gj.k/

11 komente në “Kokaina e Xibrakës/ PD: Pse u lirua dhe kush e dha urdhërin për kolumbianin Hernandez”

  1. EDVIN PALLA says:

    Kolumbianin e liroi Edvin Palla me Tahirin pilivesen ,sepse ka ardhur ne Shqiperi per te punuar per vete dhe kupolen staliniste me ne krye nipin e xhaxhit Enver mavria.

    1. Dean says:

      Po ti paske gjith keto informata,mer pallosh.Pse Nuk shko ne polici dhe bo “denoncimin” me i ul ne banken e te akuzuarve edhe “Edvin Pallen”,edhe Tahirin??????
      Shqiperia ka nevoj per Ty,o trap.

  2. feniks says:

    Akuza te tilla per gjopja VRASJE ME POROSI dhe akoma me te forta se kjo kushdo mund te beje me aq lehtesi sa ben punen kur shkon ne mengjes ne WC!!!
    Dhe sipas mendjeve te SHPLARA te Sali Berishes dhe sahanlepiresve te tyre,kaq mjaftoka qe te ngrihen AKUZA MONSTRUOZE per te gjithe!
    Po psepak AKUZA REALE KRIMINALE jane bere per banditin Sali Berisha,Lul basha,Farmir Mediu etj dhe prokuroria ka heshtur???
    SITUATEN E SOTME NE SHQIPERI E ZGJIDH VETEM NJE JUNTE USHTARAKE,qe pasi te vendose GJENDJEN E JASHTEZAKONESHME,te shpalle shperndarjen e KUVENDIT,NXJERRJEN JASHTE LIGJIT TE TE GJITHA PARTIVE POLITIKE,NXJERRJEN PARA GJYQIT USHTARAK SPECIAL te Sali Berishes dhe te gjithe krimineleve te tjere etj dhe atehere fillon DEMOKRACIA E VERTETE NE SHQIPERI!!!
    Se as PERENDIMI nuk po ben asgje per te zgjidhur situaten ne Shqiperi!!!
    Ne se mendojne se mbase LUFTA CIVILE ne Shqiperi mund te jete nje variant i mundshem per zgjidhje,kete nuk e di!!!

  3. m says:

    E ka liru sale serbi me kylyshet e tij dhe tashti mundohet me ja ngjit tahirit. Cfare skileje je e serb i mallkuar!

  4. prokurori says:

    O Palle, o i punesuar ne bashkine 3e Lulushes. Po te ishte Edi Rama i lidhur me drogen at’here Lazarati, ADukagjini jo vetem nuk do ishin azgjesuar por sot do lulezonin dhe disa Lazarate te tjere ne Shqiperi. Policia shqiptare i arrestoi anetaret e bandes se kokaines dhe jo ju te PeDese qe e kthyet Shqiperine ne plantacionin me te madhe te kanabisit ne Europe.Po c’ti besh, ju ka hedhur trut e gomarit sAli Baba me 40 hajdute dhe ju aq dini dhe aq beni, si kukulla te teatrit te kukullave.

  5. eli-tiv says:

    …deklarata tallava…..nga nje parti e llojit “tallava’….po presim me qejf te madh iskenimet e saliut e akuzat e tij….

  6. Aliu i Lirise. says:

    Jo qante, por çante.

  7. Lull says:

    Salistanin pyeteni ai eshte koka e te gjithcka te keqiave te Stijl vendi

  8. qytetar says:

    Keni trafiku droge ne kohen tuaj oo Deputet i PD sa uj te zi i keni nxjerr.Drejtoret e policive te kohes tuaj edhe transport droge kan ber,por fajin e kan keta te PS qe nuk ju a bejn publike,por degjojn perrallat qe tregoni ju nga agimi ne mbremje.

  9. Endi says:

    Po pse nuk i coni ne prokurori o ju kripsha trute,pse? Ose ikini atje ose mbylleni HALEN.

  10. kaqi i zi antikomunist says:

    Ajo qyyyy asht ,nuk asht sepse ay asht hakmarrja per drejtesi.Ay asht pishtar i demokracissssss,i lirisss.Ayyyy , … sala eshte me i zgjuari nga zagaret e pedes llogaritni pak se si jane te tjeret per nga kapaciteti intelektual.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje