Prokuroria kërkon zbardhjen e bisedave telefonike të Durim Bamit

15 Mars 2015, 15:46Politika TEMA

Zbardhja e tabulateve telefonike të numrave që kishte në përdorim Durim Bami, pritet të jete nje prove thelbesore mbi pikëpyetjet e prokurorisë së krimeve të rënda per marredheniet e tij me personazhet e tjere te “komplotit te vrasjes ndaj Tom Doshit”.

Grupi hetimor i prokurorisë i ka kërkuar kompanive telefonike, të zbardhin në mënyrë analitik të gjithë numrat që kishte në përdorim Durim Bami, raporton ABC.

Përveç kësaj, prokurorët kanë kërkuar zbardhjen e detajuar të të gjitha numrave hyrëse dhe dalëse si dhe mesazhet e shkëmbyera nga i dyshuari për vrasje Durim Bami me personat e tjerë gjatë një periudhe 12 mujore. Hetuesit dyshojnë se Bami nuk thotë të vërtetën per njohjen me Mark Frrokun.

Edhe deputeti i Partise Kristian Demokrate mohoi njohjen me Durim Bamin duke hedhur poshtë pretendimet e deputetit Tom Doshi se ai i kishte prezantuar vrasësin tashmë të arrestuar.

Nëse rezulton që Durim Bami dhe Mark Frroku njihen mes tyre, hetuesit thane se të dy personat e pyetur do të mbajnë përgjegjësi penale, për akuzën e “dëshmisë së rreme para oficerit të policisë gjyqësore”.

Gjithashtu, grupi hetimor po verifikon një ngjarje të ndodhur në Durrës, ku Durim Bami është shoqëruar në polici dhe i është bllokuar makina e blinduar.

Sipas dëshmisë së deputetit Tom Doshi dhe deklarimeve të ish-deputetit Dritan Prifti, pas shoqërimit të tij në polici ka qenë deputeti Doshi dhe deputeti Frroku që kanë shkuar në policin e Durrësit, ku kanë ndërhyrë për të liruar Bamin dhe makinën e tij, të cilën ia kishte blerë deputeti Doshi.

Drejtoria e policisë Durrës, t’i vë në dispozicion grupit hetimor raport shpërbimin dhe procesverbalet e shoqërimit dhe bllokimin e mjetit.

Zbardhja e kësaj ngjarje, për hetuesit mund te provoje njohjen mes Durim Bamit dhe Mark Frrokut, i cili vazhdon të mohoje njohjen. Për hetuesit, zbardhja e këtyre detajeve do të ndihmoj procesin për të provuar faktet që deputeti Doshi i atribuon deputeti Frroku si personi që i ka prezantuar Bamin dhe i ka servirur historin e komplotiti për vrasjen e tij dhe deputetit Mhill Fufi.

11 komente në “Prokuroria kërkon zbardhjen e bisedave telefonike të Durim Bamit”

  1. human says:

    Ne se provohet njohja e Bamit me Frokun, zgjidhet nje nyje e ketij hetimi.

    Prokuroria duhet te zbardhe te gjitha tabulatet telefonike, per te gjithe personat qe jane thirrur te deshmojne rreth kesaj historie triller.

  2. DREJTESIA says:

    Heret u kujtuat. Kjo duhej te ishte bere e para

  3. hillbilly says:

    Me duket se Rama dhe PS, mbas kaq vitesh po shpetojne nga Monika…! ?

  4. dhembeli says:

    Tashti keto ngjarje jane bere boze, me sa doli e verteta e Guvernatorit,ku faktet ishin prezente ,dhe cdo gje u shtremberua.
    Dolen me tezen Banka e zbuloi vete,pse??????kujt I sherbente????
    Ngjarjet lidhen zinxhir.Zinxhir I pazgjidhur >
    Pse nuk zgjidhet ?? Do te tretej dhe I ndjeri SANTO???
    Deri do plumbin ,thote populli.
    Plumbin e ka Doshi ,por eshte ne dore te kodoshit.

  5. pandora says:

    Kujton prokuroria se njerzit nuk kuptojne, por cfare zbardhje kerkojne, akoma te ura e Lanes jane keta,po nuk duan se te donin per nje kohe te shkurter te japin cdo gje ne tave,hajde prokurori hajde, vazhdoni se mire e keni, keshtu do shkoje ne kete vend lesh arapi, bej cdo gje se gjemb ne kembe nuk te hyn.Mafie.

  6. Lymi says:

    Avash avash…

    1. Shok says:

      Shoke, ballistet, shoke…

  7. juti says:

    t gjith kunder t gjithve teater ahahaah cfar hitorie qe i doli boja vetem i gjo t mir beri TOMA futi t gjith politikanet ne ket histori ju tregoi ftyren e vertet qe kta per i ngjarje ordiniere ne vend te distancohen dhe te mbajne qendrim prej politikani u zhyten t gjith ne historine e tomes ngelen t gjith ne prokurori u ben lolo t ksaj loje turp per kta politikan qe n vend te merre me reformat ne drejtesi bejne gallat televizive dhe behen pjes e teatrit te tomes

  8. Gjoli says:

    Aja e nje hetimi eshte tabulati i telefonave.Vetem nje tabulat te zbardhet,biseda e pare e njoftimit te Frokut me Tom Doshin,kur ky ishte jashte shtetit e kishte zgjidhur qe diten e pare hetimin.Perse su be,perse sot,perse hallaka e gjetur hidhen ne det? Kjo ka vetem nje spjegim: BMYLLJE E PROBLEMIT SI DHJETRA TE TJERA POLITIKE.

  9. tani says:

    a te dhjefsha drejtesine tone..tabulatet duhet ti kishin gati me kohe..te dhjefsha dhe kete rilindjen tone,gjasme do bente reforma ne drejtesi…nisin hetimet nje vit pas ngjarjet..deputeti nderhyka te policia per lirimin e bamit..e kuptoni ne ca shteti jetojme.dhe keta te rinjte qe na erdhen mire qe i fusin nje boje nga jashte se dhe ketyre ka nis tu kalbet zemra nga brenda..te qifsha rilindjen dhe rilindasit tane..po nga te kthehesh,nga sala nga meta apo nga rama..banda leku jane qe te tre..frroku me probleme me drejtesine per vete paska influence te policia.hapu dhe…

  10. shaban says:

    Me siguri qe telefoni do i kete humbur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje