Policia ka reaguar ndaj dy deklaratave të PD-së, që ngrinin akuzave ndaj forcave të rendit për implikim të zyrtarëve të lartë të saj, për lëshimin e urdhrave verbalë, që sipas opozitës ndihmuan 2 të kërkuar të largoheshin nga vendi.
Policia sqaron përmes një deklarate se shtetasi kolumbian që përmendet nga PD në deklaratë, që u largua nga Kapshtica ditën kur u krye operacioni në Xibrakë, nuk ishte në kërkim.
Hetimet nuk kanë përfunduar, pasi Policia dhe Prokuroria në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtare po vazhdojnë me intensitet hetimet për zbulimin e anëtarëve të tjerë të këtij rrjeti të trafikut ndërkombëtar.
“Operacioni i Policisë në Xibrakë është organizuar dhe realizuar në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorine e Krimeve te Renda dhe Partneret Ndërkombëtarë, me të cilët është mbajtur kontakt për të gjitha veprimet dhe për personat e përfshirë në këtë veprimtari. Si rezultat i këtij bashkepunimi u bë i mundur finalizimi me sukses të plotë i këtij operacioni me përmasa ndërkombetare, ku u bë e mundur arrestimi i 11 personave dhe u sekuestrua sasia më e madhe e kokaines që është kapur në këto 24 vite në Shqipëri”, thuhet në reagimin e Policisë.
Për policinë, është e paimagjinueshme sesi në kohën kur partnerët më prestigjozë ndërkombëtarë falenderojnë punën e Policisë së Shtetit, një Parti politike mundohet të sajojë të pavërteta.
Ndërsa për të përmendurin si ndërmjetës në çështjen “Doshi”, i ardhur nga Gjermania ditët e fundit për të dëshmuar në këtë proces në Prokurori, Policia konfirmon se Fatjon Skënderi nuk është shpallur kurrë në kërkim nga Policia e Shtetit.
“ Drejtoria e Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore si kontroll banese të këtij shtetasi, shoqërim në Komisariat të tij dhe personave të tjerë që kishin dijeni për rrethanat e ngjarjes, si dhe të veprimeve të tjera me metodat speciale të hetimit”, citohet njoftimi i Policisë.
Ministri i Brendshem Saimir Tahiri i komentoi ne fb akuzat e PD si thashetheme rrugesh, qe me pas dalin e i lexojne ne seline e Partise.
Mos degjoni pd-ke por shikoni punen tuaj si polici dhe prokurori.Pd-ke gjithmon do destabilizim,prandaj bene akuza pafund.Tani injohim kushe eshte pd-ke,nje parti terroriste,genjeshtare,mashtruese.Mos i zini bese asaj partie monstruoze.
E kush po flet,njeri nder trafikantet me te medhenj te vendit por dhe qe eshte i lidhur me kappbandat me te medhaja,alban zeneli apo nje nga banditet dhe mafioset me te medhenj
Fakti qe paskan dale nga shqiperia daten qe jane shpallur ne jerkim i bie qe jane me te shkathet se policia. Bravo cuna!
O gazeta tema, keni dale hapur fare pro qeverise. Nuk me shtyn me te lexoj gazeten tema. Faleminderit po e postuat komentin.faleminderit edhe po se postuat. Ka qene gazeta qe lexoja me shume, tani sme terheq me.
JA NJE LAJM I MIRE.
NUK DO TE NA BEZDISE ME KY PD-ist.
Di te grije prap por me nje llagap tjeter.
O Eri ke shum te drejt kjo gazete eshte ber zedhenesja e qeveris ose shkurt avokatja e qeveris
Po ju pergjigjem: une jam vete qeveria!
Po e late te kalonte kufirin pastaj nxoret urdher arresti.Po veproni njelloj si zarbot e PD.Por kur behet fjale per faturen e dritav ju nuk te falni urdher arrestin e keni me vete.
Pak me vemendje dhe kuptohet qe ai eshte lene me qellim qe te ike. Ai eshte ne veshgim e ndiqet hap pas hapi nga policet e interpolit. Nje metode e thjeshte e policise. Po ju i dekonspironi te gjitha levizjet e policise. Ishalla nuk lexon ai kolumbjani shqip se pas do te zhduket. Mgjth shume e veshtire se atij i jane ngjitur nje dyzine me police.
Un jam kritik dhe me mllef ndaj qeveris,por kete perrall nuk e besoj dot,i paska thene nje Minister, nje kontrollori qe mos e ndalo nje kolumbian po deshi te kaloje kufirin ?!!!!mos e bejn si Paloka para ca ditesh qe tha /foto e Imamit me kallash ishte montazh,por socialistet e hengren rrenen.Kam pershtypjen qe PD po perbalt pa prova ke te mundet nga qeveritaret qe njerezit te kujtojne se ishte me mir kur HAJDUTERONTE Saliu.E harroi TRITOLIN qe i vune zvDrejtorit Dorian Muces?Nuk u hodh perpjet PS te thoshte se ky ishte i lidhur me bandat e po lanin hesape,si perbaltin Tahirin.Kush ka prova te shkoj ne prokurori ndryshe dalin llafe si te Palokes mashtrime
Nuk mund të egzistosh si media po nuk iu përkove me mendimet e partisë(PPSh)së me emër të ndryshuar.I drejtë qëndrimi i juaj komentues.