1 prilli i dytë Rama-Meta

16 Mars 2015, 09:40Politika TEMA

Dy vjet më parë, ata nënshkruan marrëveshjen parazgjedhore më 1 prill.

Atëhere pati shumë ironi, duke qenë se 1 prilli është edhe dita e gënjeshtrave.

Por, marrëveshja Rama-Meta nuk rezultoi gënjeshtër dhe tashmë koalicioni PS-LSI është në prag të një tjetër marrëveshje.

E cila, ironikisht pritet të zyrtarizohet pikërisht më 1 prill.

Rama dhe Meta kanë rënë dakord për ndarjen e zonave ku do të kandidojnë këto dy forca ditën e djeshme.

Tashmë pritet të zyrtarizohen vetëm emrat e këtyre të fundit.

Zyrtarizimi i saj më 1 prill u paralajmërua nga Ilir Meta.

Besoj se deri në datën 1 prill do të merret vesh lista e plotë e të gjithë emrave që do të garojnë për 61 bashkitë e Shqipërisë.

Të paktën deri në 1 prill, sepse kryetari Rama tha deri në fund të marsit. Kështu që prilli do të fillojë me emra tërësisht të identifikuar qartë para opinionit publik”, tha Meta.

9 komente në “1 prilli i dytë Rama-Meta”

  1. Treviso says:

    Kjo martese eshte e paçertefikuar dhe duhet quajtur bashkjetese, ne kohen moderne. Sa munde te shkoje kjo bashkejetese? Tani pertani do shkoje mire, se koha e pranonte qe kjo kopje te bashkjetonte per te perballuar situaten shume te veshtire, qe ishte krijuar. Me vone ja leme kohes ta vertetoje.

  2. nora says:

    1 prilli i dyte per socialistet ,qe kane dhjete vjete te genjyer nga Kryeministri i tyre qe e zgjodhen me vote .Ta gezojme!? Ngritjen e çmimit te energjise dhe kudo dhe prishjet selektive .Zoti vetem i ben balle ketyre hajduteve te radhes sidomos Metes .Sa me teper te vjedhesh ,madje te vrasesh aq me teper te lusin per koalicion.

    1. Ilirian says:

      Nuk ka asnje prishje selektive. Ky eshte nje mashtrim i shpifur i PD. Jane prishur te gjitha ndertimet pa leje. Kane mbetur disa fortesa te paprekura? Po kjo eshte e vertete, por jo sepse jane selektive. Ka ndodhur sepse ALUIZNI i Komandante Shaban Memia i ka legalizuar. Tashme ato ndertesa jane me leje dhe letra te rregullta dhe shteti nuk i prish dot pa shkelur ligjet. Per kete ndertesa, fatkeqesisht, do te behet kompensimi nga parate tona, dhe me pas do prishen. Nje tjeter fature qe na eshte lene nga Mbreti i shqiptareve Sali Berisha.

    2. Spartaku says:

      Nuk eshte rritur çmimi i energjise elektrike.Me kete spekullojne ata te pd-ke qe duan vetem destabilizim te vendit.E dim te gjithe,qe qeveria hoqi fashen prej 300 kw dhe po kompeson shtresat ne nevoje.Kete fashe, o njerez nuk kishin pse ta paguanin dhe biznesmenet qe fitojne miliona ne dite.Fasho prej 300 kw ishte per te varferit dhe jo per te pasurit.Per kete qeveria nuk duhet sulmuar e as akuzuar,se hoqi nje gje te padrejt, se ne emer te fashos,biznesmenet genjenin dhe vidhnin energjine elektrike pa esap.

  3. realiteti says:

    Kush e vuri re se si ia previ fjalen Meta Rames?Me fal i tha per nderprerjen.Rama ngeli si idiot.Dhe me pas i tha gazetareve:Faleminderit dhe kaq.Cfare te dhime.Publikisht.

  4. WEB says:

    E keni gabim ,bashkejetesa do vazhdoje dhe perseris tekstualisht fjalet e ilir metes ne prillin e shkuar kur te dyja palet u angazhuan ne kete aleance ,,,,pyetja e i beri gazetari ilir metes ishte ,,,,Sa do te vazhdoje kjo aleance ???pergjigja e metes ,,,,Deri ne futjen ne europe te shqiperise .Tani se mbas 5 vjetesh europa zhbehet ,apo tkurret kete nuk e di ,di vetem qe dyshja ka ndermend te vazhdoje edhe nje mandat tjeter

  5. E VËRTETA! says:

    Plane jo më 5 vjeçarë, por tani për “interesat e atdheut” plane 8 vjeçarë! 8 vjet koalicion me Berishë, 8 vjet koalicion me Ramën, edhe Berisha u bë i pasur por edhe Rama bëhet i tillë, gjithashtu “gjysëm” fitimi nga Berisha, dhe “gjysëm” fitimi nga Rama edhe Metës i del një fitim i plotë! Ja, vetëm me mënyra të “tilla”, pas 16 vjet ashtu si tha “rahmet pastë” Ramizi, të gjithë komunistat e ish nomeklaturës, ish Sekretarë Partie dhe Rinie të rangjeve të larta na bëhen kapitalistat e Shqipërisë! Rroftë populli hajvan, pis milet shqiptar!

  6. buzeqeshje says:

    Sa buzeqeshje me “ciltersi feminore” ka Meta ne kete foto?! Por nje gje dihet: qe te dy nuk e durojne dot njeri tjetrin.

  7. NORA says:

    A i keni pare faturat e dritave,shikoni xhepat dhe jo kundershtoni kot ,fashen e hoqi por edhe dyqanet erdhi fatura me 14 leke KW ,sa per prishjet tende une e tende komshiu mua mu prish atij jo. PSE?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje