Dega e Partisë Demokratike në Shkodër është përfshirë nga përplasjet mes klaneve politike në këtë parti. Debatet duket se kanë lidhje me kallëzimin penal për shpërdorim detyre ndaj kryebashkiakut Lorenc Luka dhe heshtjen e treguar nga Kryetari i degës Ramiz Çobaj.
Në mbledhjen e Kryesisë së degës, Kryebashkiaku Luka ka kërkuar sqarime sepse nuk ka reaguar PD-ja pas akuzave të bëra në drejtim të tij nga Inspektoriati Kombetar i Mbrojtjes se Territorit.
Por Ramiz Çobaj, kreu i partisë Demokratike në Shkodër i është shmangur sqarimeve, veprim ky që duket se ka tensionuar situatën mes tij, Lukës dhe mbështetësve të tij në kryesi.
Mungesën e ballafaqimit dhe mos reagimit të Çobajt përkrahësit e Lukës së bashku me atë e kanë cilësuar si tradhti.
Ata kanë hedhur dyshime se në kallëzimin penal ndaj kryebashkiakut kanë gisht pikërisht përkrahës të Çobajt si dhe ky i fundit për shkak të moslejimit të rikandidimit të Lukës.
Në këtë moment ka ndërhyrë edhe i deleguari Arben Imami i cili ka deklaruar se kjo pikë nuk është në rendin e ditës dhe do diskutohet gjatë ditëve ne vijim.
Kjo deklaratë ka nxehur edhe më shumë gjakrat ndërsa përkrahës të Lukës kanë akuzuar edhe Imamin si përçarës së PD- së në Shkoder.
E ndërkohë në ngarkim të Çobajt nuk kanë munguar edhe akuzat si ish-sigurims, që po shkatërron PD- në e Shkodrës.
Sipas tyre persona të lidhur me Çobajn kanë ndërhyrë pranë IKMT- së për ta ndjekur penalisht në mënyrë që të mos rikandidojë.
Përplasja në degën e Shkodrës, më e madhja në veri të vendit, ndodh në prag të zgjedhjeve vendore, por është në vijim të përplasjes s klaneve në këtë parti, duke pasqyruar edhe marrëdhëniet aspak miqësore mes kreut demokrat Lulzim Basha dhe ish-Nënkryetares demokrate Jozefina Topalli. /gj.k/
Kokat ngrençi,maskarenje demokrate.Pisa.Jini nje parti terroristesh qe dini vetem te vrisni diten dhe te qani naten.Ju shofte fara qe ju ka hedhur Sali krimineli.Anje vote nuk kini per te marre ne zgjedhje,sa do qe kini para shume nga vjedhjet,e mund te blini njerez per te votuar.Shpresa e pd-ke ne zgjedhje eshte vetem te parat,se besimi tek njerzit tuaj nuk eshte.
Kryebashkiaku Lorenc Luka ,me shkolle te mesme naten dhe shkolle te larte me korrespondence,mik i burrit te Jozefina Cobes…me portofol..xhepin e nje biznesmeni te ndertimit.. shume te degjuar ne Shkoder..te cilit i jepen te gjitha punimet me te rendesishme ..do te vije dhe dita jote..qe te japesh llogari para poppulit te shkodres..qe vonon por nuk harron!!Turp te drejtojne figura te tilla..Shkoderlocen…ishalla i del tymi dhe ketij.e..Agron Celes..sic i doli Tom Doshit!!
Jozefina Coba-Jozefina Topalli…sot
Kush eshte Ramiz Cobanit? Cfare lidhje je ka ky person me Sigurimin? Ka qene bashkepunetor apo ka punuar brenda tij?
Qe Shkodra dhe veriu duhet te clirohet nji here e pergjithmon nga kthetrat e atyre, qe ju duket Shkodra Venecia, ne mes te permbytjeve eshte e domosdoshme. Qe shkodranet nuk mund ti mari kush neper kembe dhe ti genjej me nji thes miell apo dhe me pak lek, kjo do te shifet ne qershor. Por qe duhet te shpetoj Shkodra nga thojte e Berishianeve dhe perrallat e Berishes kjo eshte domosdoshmeri. Jepeni shembullin ashtu si perhere,
ju qytetare te nderuar te Veriut se kur flisni ju flet tan Shqipnia.
Edhe sa kohe do vazhdoni me Sigurimin??? Sot kur po ecja, rastesisht degjova dy zonja qe po flisnin per filmin turk: “Diamante e …” e njera nga grate tha- “po diamantet i kishte vjedh ai sigurimsi…” hahaha edhe turqit me sigurimsa. Po vazhdoi keshtu ssemundja do perhapet deri ne USA dhe do kerkojne gjith anej “sigurimsa”. He se harrova sa per sqarim: “Spiunat me te medhenj te sigurimit ne Shkoder kane qene katoliket”!.
CacI prej Shkoder???!!
Ha ha ha!
Hajt ma tan jeten katolikt e kan pas bashkin .Ta marr e nje muslym tash .Sa per spiuj ka pas ka te dy palt .Di qe Shkodra mban rekord per sa i perket bashkpuntorve te sigurimit per frym popullsie …
Ramizin e njoh une shume mire,pasi e kam patur per 4 vjet shok fakulteti. Dhe Ramizi eshte vertet djale i mire. Nuk di qe per 4 vjet te jete marre me pune sigurimi,por bisedat tona,miqesia jone ka qene teper normale, e sinqerte dhe korrekte ,dhe Ramizi ishte nje nga djemte me te mire te fakultetit.
A e ndjejne sadopak demokratet qe na detyruan tja falim te majtes Shkodren. Ato fuoristradat ne mitingje ishin kepucet e shkyme te Lulit te vocerr qe i hangren blute.
Shkodra , duhet te çlirohet nga mbajtja peng e politikes mbrapsht qe per 23 vjet u mashtrue nga gjoja demokratet qe e molen Shkodren per interesat e tyre ekonomike e politike , duke e kthyer Shkodren ne nje katund te math , pa investime , me numrin me te lartë te papunësis ne vend , me lulishtet dhe parqe te mbushura me ndretime pa shije e duke i zenë frymen qytetit ., me lumejt dhe liqenin e Shkodres si pasurit me te medha ne Ballkan te mbushura me mbeturina , me stadiumin e teatrin nder ish me te mirët ne vend te lëna pa interesim e drejt shkatrimit te tyre , me bajpasin e lënë pergjysem dhe te kthyer ne grumbuj inertesh e mbeturinash , por kto drejtusat gjoja demokrat te medhenj kane rregulluar me se miri pasurit e tyre dhe ne vend qe te japin llogari duan te mbajne perseri kryet e vendit , TURP .
Shkodranet jane te superzhgenjyer , ne zgjedhje duhet te tregoje votat se nuk e mashtrojn zenkat e hajdutave per interesa , por dote i besojnë forces politike qe i beson e gjith Shqipria qe te fillojne investimet ne Shkoder e te rikthehet ne metropol te veriut siç ishte tash me shum se dy mije vjet per vet pozicionin dhe pasurit qe i ka dhene zoti .
MOS LAJM I KEQ PO PERÇAHET PARTIA .
ISHALLA PO SHPETON QYTETI PREJ HAJNAVE .