Pas zyrtarizimit të marrëveshjes mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, për zonat ku do garojnë kandidatët respektivë, tashmë mbetet që koalicioni të përzgjedhë emrat. Pavarësisht se dy bashkëkryetarët Rama-Meta deklaruan se emrat do të jenë të plotë para datës 1 prill, A1 Report ka arritur që të zbulojë kandidatët.
Ja cilët janë një pjesë e emrave të koalicionit të majtë, që do të garojnë në votimet e 21 qershorit
Në Durrës Vangjush Dako, që synon të marrë mandatin e tretë në krye të bashkisë së qytetit bregdetar.
Në Elbasan Qazim Sejdini, gjithashtu do të garojë për një mandat të tretë si kryebashkiak.
Në Fier gara është mes 2 emrave potencial, deputetit socialist Armando Subashi dhe ish-drejtorit të ujësjellësit Salarjon Tota.
Më e lehtë gara paraqitet në Korçë, ku Sotiraq Filo, do të garojë për mandatin e tij të parë të plotë, pasi aktualisht u zgjodh si zëvendësues pas largimit të Niko Peleshit si zëvendëskryeministër.
Në Lezhë emri i kryetarit aktual të Bashkisë Viktor Tushaj, pritet të jetë përsëri në garë, për një mandat të tretë në krye të bashkisë.
Shkodra pritet të ketë kandidaten e të majtës Keti Bazhdari, e cila ka kryesuar departamentin e të përndjekurve politik në Partinë Socialiste.
Për Beratin në garë janë 2 emra që vijnë nga LSI, i pari është deputeti aktual Gledion Rahovica dhe Petrit Sinaj që aktualisht mban postin e kryetarit të LSI në Berat.
Në Gjirokastër do të garojë prefektja e qarkut Zamira Rami, LSI synon përsëri bashkinë e qytetit jugor pas humbjes që pësoi në votimet e 2011.
Prefektja e Vlorës Etjona Hoxha pritet të jetë kandidatja e të majtës për këtë bashki, pas 3 mandateve të Shpëtim Gjikës, që ka deklaruar se nuk do të jetë më pjesë e garës.
Në qarkun verior të Kukësit pritet të garojë kryetari aktual i bashkisë Hasan Halili, nën siglën e LSI. Halili është zgjedhur kryetar nën siglën e Partisë Demokratike në 2011, por ju bashkua LSI pas zgjedhjeve të 2013-ës.
Në Bashkinë e Peshkopisë, janë dy emra: Shukri Xhelili dhe Muharrem Rama.
Tirana mbetet ende enigma më e madhe për këto zgjedhje, që pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim. E ndërsa në media qarkullojnë emrat e disa ministrave, kryeministri Edi Rama në takimin me kryetarin e LSI Ilir Meta, nuk përjashtoi mundësinë, që një grua të garojë për metropolin e vendit. Por pavarësisht emrave që qarkullojnë në media, ajo që Rama dhe Meta kanë deklaruar pas takimit të së dielës, ishte fakti se brenda 1 prillit do jetë lista e plotë e garuesve. Rama-Meta mesa duket emrat pritet t’i zyrtarizojnë pikërisht në 1 prill, duke e vlerësuar si data fatsjellëse, pasi edhe koalicioni i parë u zyrtarizua në 1 prill 2013.
Kandidatët për bashkitë nga koalicioni i majtë
Durrës – Vangjush Dako
Fier – Armando Subashi dhe Salarjon Totaj
Korcë – Sotiraq Filo
Lezhë – Viktor Tushaj
Shkodër – Keti Bazhdari
Berat – Gledion Rahovica dhe Petrit Sinaj
Gjirokastër – Zamira Rami
Përmet- Bledi Mane
Vlorë – Etjona Hoxha
Kukës – Hasan Halili
Peshkopi – Shukri Xhelili dhe Muharrem Rama
Tirana – Ende pa kandidat zyrtar
Bashkitë e tjera nga koalicioni i majtë
Kavajë- Elvis Rroshi
Përrenjas – Miranda Rira
Tepelenë- Tërmet Peci
Lushnje- Fatos Tushe
Pogradec – Roshi Tollozhina
Shijak- Indrit Buka
Librazhd – Kastriot Gurra, Enver Shkurti
Skrapar – Nesim Spahiu
Gramsh –Dritan Bici
po normal gjushi se nuk ka mbaruar akoma vila e kryetarit epo po e mori dhe kete rradhe ky do te thote qe shqiptaret jane varja po me deshiren e zotit dhe a degjova se kandidon ai si e ka duka po edhe evgjit do e merrte para xhuxhit besoj e qe nuk ka 1 zot te vere drejtesine ne vend……………………
Ja vure ferren o Z.kryeminister Vlores.po qenka e vertet qe ju doni te vidhni dhe ska menyre me te mire per te vjedh me nusen e nje hajduti .Z.kryeminister e keni menduar cdo ndodh neser ??? Me ke do ulesh ne tavolin?? Me xhepaxhiun.jam socialist po sot per mua ps vdes nese del kjo femer e ulet per Vloren.
hajde tani, te gjithe me pseudonim dhe kush eshte i ndershem te japi vleresimin e tij per kantidatin e bashkise se tij, por duke qene realist !
Cfare jane keto pazare te ndyra per ndarjen e pushtetit vendor sikur te ishte PLACKE LUFTE???
Berati te ngrihet ne kembe dhe te kerkoje qe te vendose vete se per cilin do votoje!!
Cilin ka pyetur Edi Rama qe ka vendosur qe Beratin t’ia lere LSI-se???
KUSH JE TI EDI RAMA?
Mos te duket vetja PRONAR I BERATIT QE IA FAL KUJT TE DUASH???
POSHTERSI E MADHE KJO QE BEMN EDI RAMA!
Duket se eshte vendim i tij personal se sot,pasi ka mbaruar pune me LSI-ne,ka mbledshur KRYESINE!!!
PUNE MAFIOZESH!
Une familjarisht NUK VOTOJ PER LSI-ne!
Ta dije Edi Rama dhe te tjeret qe i vijne pas tij!
BAJGERI E GJALLE ……… DHE PASTAJ DEL E FLET PER EUROPEN SHALGJATI I PESHTIRE !!!!
TI AS TE DERA E HALES SE EUROPES NUK MERITON TE SHKOSH O JEVG
Mafia ka emrin LSI. Oktapodi s’ka te krahasuar me oreksin e LSI ..Gjithcka do te jete e LSI…Shoku Ilir se shpejti do te jete me plot te drejte Don Iliri qe nga maja e Tomorrit do zgjase doren duke thene..E gjithe kjo qe shikoni eshte imja…Mbaje Rama tek ai vendi dhe ti…
Me kandidat Rroshi tollozhinen te LSI humbja eshte e sigurte eshte figure plotesisht e konsumuar pa pike reputacioni me keq se A Shkembin qe duan ta bejne edhe drejtor ne Tirane mos u tallni me popullin zoterinj por vini me te miret Elektorati do te votoje me te mirin dhe jo delexhinjte te kujtdo partie qofshin.
cdo gje mund te pritej po qe te perfaqesoje roshi tollozhina nje njeri qe tradheton dhe emrin e tij sepse quhet (MERSIN TOLLOZHINA)ESHT E PA PRANUESHME ndaj bejini mir esapet se populli te ndeshkon
jam socialist qe se kam tradhetuar kurre te majten . Do ti lutem Rames qe per Bashkine Maliq te mos rikanidohet per ere te 6-te Gezim Topciun. Humbja do te jete aq e thelle sa nuk mund te imagjinohet.Kete e kam preceptaur nga komunikimi me klientet e mi,100-130 ne dite,(kam nje dyqan te madh ushqimor),per nje periudhe 2 deri tre mujore,njerzit jo qe se pelqejne por e urrejne thellesisht, per bemat e tij).
Nuk na duhet me Geska tashti, boll hengri. Kemi Bashkim Hazisllarin ne per kryetar, djale flori!
Salarion je 1~sh,te tjeret le te mbajne mandatin.
fieri ka kandidaturat me yll, dy djem boba
Mos, prap Qazimin do vendosi Edi ne Elbasan ?
Nuk dua ta besoj, por nese do ndodhi ta di mire Edi qe e ka te humbur Elbasanin. Do thoni ju do i mbushi me thase me miell Qazua, por kesaj rradhe fukarenjte thesin me miell do ta marrin dhe voten me nuk ja japin qazimit.
Qazim meqe ra fjala, mos i jep urdher punetoreve te pastrimit qe ti mbajne ndezur shatervanet ne qender te qytetit dhe diten dhe naten, vetem e vetem se dhendri yt ka hapur lokal dhe e ka bere shatervanin prone private. Pale i hoqi dhe stolat ku uleshin pensionistet e shkrete se i zinte vendin per karriget dhe tavolinat e lokalit.
I befsh ilace ato lele qazimo, sic i bere dikur, te kujtohet ???
Jazek te kesh.
Besoj me kte prefekten e Vlores nuk e kane seriozisht. U shua qyteti per njerez me prosperitet qe te vehet nje llum.
Turp i madh per Vloren. Te perfaqesohet me Etjonen si kryetare bashkie. Nje njeri pa integritet, familje ordinere, i ati i saj pi raki gjithe diten tek nje lokal ne Rr. Transballkanike, i shoqi hajdut xhepash. Nga ana drejtuese kjo teresisht e paafte, asgje nga detyrat e saj nuk ka realizuar, vodhi ndihmat e Novoseles, ne PS nuk e duan. Se si i vendos keto kandidatura pa u konsultuar me ps e Vlores Rama?! Nje gje te kete te qarte qe me Etjonen per kryetare bashkie, une dhe shume socialista te VL nuk do ta votojme.
Harrove te kunatin qe bashke me vellane burrin e prefektes perdhunonin konviktoret ne 96-97 e u vidhnin dhomat.
kanidatura e prefektes, nuk eshte e denje per vloren, kryeministri nuk duhet te rendis faktorin femer mbi ate te familjes.
familja e zonjes prefekte eshte familje e deshtuar, si mund ajo qe te udheheq nje zone si vlora ku bashkeshorti i saj eshte i lidhur me krimin athere kryeministri hoqi gjiken vuri shoqjen e gjikes .ne vlora ka djem e vajza dhe pa parti nga shoqeria civile qe te mbeledhin idealin e perteritjes se vlores.
Prefektja Etjona qe beri “Bingo” duke u graduar pa asnje merite nga promovimi artificial i zhigolose Shpeto, qe te permiresoje performancen e saj, duhet ose te divorcohet me ate palo hajdut ordiner ose te dali ne publik nenje debat televiziv se bashku me bashkshortin hajdut e burgaxhi.
E shove Vloren me prefekten o Rama? Te hengert degjove. Llumin mbaje vet mos e derdh ne Vlore. Bej vete shoqeri me Erionin me Pepon dhe me zonjen nga Kucova.
zoti rama, ju e keni te cmuar familjen , kjo kanidatura e etjones duhet te jete lapsus gazetaresks jo kanidatura e ps per vloren. nje intelektual sa i dobet te jete nuk mund te zgjedh per bashkeshort nje bure ordiner , gruaja dhe burri jane misherim i njeri tjeterit dhe kjo etjona duhet te kete po keto veti ordinere dhe xhepiste tani e fondeve publike.vlora meriton me shume si njeri me integritet familjar, intelektual, manxhus.mos e humbisni vloren zoti kryeminister
Në se eshte e vertete qe prefektia Etjona Hoxha, me nje burre xhepist, e futur ne politike nga Shpetua dhe shoket e tij pak vite me pare, te behet kryetare bashkie e Vlores, me mire te na mar Vjosa te gjitheve!
Ajo edhe nje dite ne jave qe ka te detyruar te takoj popullin e ka bllokuar dhe tallet me cinizem. Nje person totalisht i paafte…..Por kjo gjysma e se keqes. Ajo deri tani ka emruar vetem miq, te njohur dhe kolege nga rrethi i saj familjar e shoqeror.
Sa keq! Shuume turp!
Keta “rilindasit” e Vlores, tani po mesojne zanat,po nderrojne veshjen, po u zbardhet fytyra. Por me e keqia po behen harbuter pa hipur ende ne kolltuk. Jami sigurt se kjo kryetare nuk do te denjoj fare te takoj hallexhinjte, fukarenjte dhe popullin e Vlores.Thjesht nje kukull qe do te perseris: “Amen!”
Mjere ne…..!
Ku jane vendosur kanditaturat e LSI propabilitety per fitore eshte shume i vogel per te mos thene e pamundur. Nuk vete njeri per te votuar hajdutat e LSI.
Teksa lexoj keto emra kandidatesh, ndalem te qyteti im i bukur Vlora. Nje ndjenj peshtjellimi me trazon stomakun e ne mendje me vijne keto vargje: Ah moj Shqypni e mjera Shqypni, kush te ka qit me krye ne hi, ti ke pas ken nje zonj e rand burrat e dheut te thirshin nane ! TURP QE VLORA te perfaqesohet nga nje njeri i ulet , intrigante , e paafte si Etjona!!! Sarrij ta mendoj se me te vertet kryeministri im ka nje urrejtje te tille per vloren sa e ka lene qe ta monopolizojne Etjona me burrin e saj hajdut , me shoqen e paafte loreta qe me dashnorin dhe me vllain e saj bejne pazare tokash e kontrata pallatedh! turp turp turp.
SA e vrisni mendjen o njerez, mos e votoni kandidatin tuaj dhe u mbyll muhabeti.
Persa kohe keta njerez nuk zgjidhen direkt nga populli, po nga nena parti, do te keni te njejtin lloj administratori, te paafte dhe te korruptuar!
I gezofshi!
Kam nje pyetje te sinqerte per te gjithe ju qe ankoheni per kandidatet e PS apo LSI, apo dhe te ndonje partie tjeter: Perse nuk dalin kandidatura te panvarura me njerez te ndershem dhe pergatitur, te cilet kerkojne te ndryshojne qytetin e tyre? Valle, cfare prisni? Vota juaj te shkoj ne te mire te qytetit!
Ju pershendes me respekt!
Thjesh.t po shoh me syte e mi qe EDI RAMA veproka ne cdo qytet njelloj,….Nuk pyet per popull , vendos ke te doje sipas oreksit te tije ….Edi ke shkaterruar PS ne SHKODER goditjen ia dhe me largimin e Tomes (edhe nje here kur socialistet arriten te kene nje fitore te tyren ne shkoder) dhe tashme je duke ia lene ne dore LSI me PERSONAT ME TE KORRUPTUAR CIFTIN AGRON DHE BELMA CELA te cileve cdo dite u shkojne perqindjet e caktuara nga vete ato nga cdo i punesuar i LSI eshte FAKT NGA NJEREZ TE BRENDSHEM E TE PUNESUAR……SHKODREN E KE TE HUPUR JO SE KETI BAZHDARI ESHTE NDONJE FIGURE E KEQE THJESHT KETI BAZHDARI NUK ESHTE FIGURE NE PS DHE NE SOCIALISTAT E SHKODRES …..THJESHT E KATAPULTUAR NGA TI , ME DISA SHOW NE MEDIA NUK I GARANTON KURR VOTAT…..Populli ta kuptoje qe NUK DUHET VOTUAR ME ASNJE PARTIII SEPSE ASNJE NUK IA VLEN E ASNJERE NUK I INTERESON POPULLI….EDI RAMA POLITIKAN I PAAFTE !
or po merr vesh ky rama apo te shkoj si te shkoj prap me trafikante droge ky.o rama nuk e mori rroshi bashkine or mik po urrejtja per ate qe do varte xhaketen.ai tanii ka mshtru gjith kavajen e i doli boja fare edhe ato qe se dinin heren tjeter qe ky xhuxhi griseldes ishte burgaxhi droge me 7 klase e din mire kush eshte ky.jo qe sfiton kurre se nuk e votojne mo socialistet po te pakten mos na felliq kavajen me kesoj banditesh.
kandidaja e vlores…..mire po thote saliu qe kjo qeveri eshte e lidhur me krimin. Nuk ka mundesi qe vlora te udhehiqet nga persona pa karakter….kjo po tregon se sa e inkriminuar eshte PS ……populli i vlores ndodhet perpara nje sfide tjeter dhe…. vlora fiton gjithmone e ka fati saje
Vazhdon bajga Gledion Rehovica ne liste? Do bjere kolera ne Berat…dhe pse nuk marrin asnje cope vote. Qerosi hajdut Gledion dhe pse vodhi me thase, (dhe sa analfabet eshte) nuk do kete shansin te fitoje.
Me Blendi Manen ne Permet ,shpresoj per hajr!
Edhe Blendi Mane u be pjese e atyre qe mbledhin kockat qe hedhin Rama dhe Meta.U SHPERBLYE ME NE FUND EDHE BLENDI per punen e lavderushme(po Meros nuk i dhane naj Bashki???)ne drejtim te udheheqesit….
me sa ve re un spikatin politikane me kapacitete intelektuale dhe menaxheriale te pa para..persona me nje eksperience te pa kundershtushme qe kane lere me karrige te bytha..vangjushi e ndriti durresin dhe i duhet dhe nje mandat tjeter..ja te shofim ke do na vene ne tirane ,se do e gjejne dhe aty ndonje te hajrit
Shikoni more Ilirin sa i dashurum duket ndaj Rames…