Aleatët i kërkojnë PD-së 17 bashki, ja cilat janë ato

16 Mars 2015, 19:44Politika TEMA

Afrimi i datës së zgjedhjeve vendore duket se ka shtuar presionin e partive të vogla të opozitës ndaj Partisë Demokratike.

Megjithëse ende nga Partia Demokratike nuk ka nisur asnjë negociatë me aleatët përsa i takon formulës së bashkëpunimit në këto zgjedhje, duket se 3 partitë opozitare PR, PDK dhe PDIU kanë parashtruar kërkesat e tyre në drejtim të selisë blu.

Burimet theksojnë se ndërsa mungojnë takimet mes drejtuesve të partive opozitare me kreun demokrat Lulzim Basha, kjo nuk mund të thuhet në raport me ish-Kryeministrin Sali Berisha, i cili duket se ka një ndikim më të madh mbi aleatët e PD-së sesa kreu aktual i saj.

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka tha se në ditët në vijim do të vendoset me aleatët për të vendosur për kandidatë dhe për bashkitë ku do të jenë kandidatet e partive aleate.

Por burimet bëjnë të ditur se në tryezën e Bashës tashmë ndodhen 3 kërkesa të 3 partive opozitare parlamentare, të cilat i kërkojnë PD-së 17 njësi vendore për të kandiduar emrat e propozuar prej tyre. Republikanët dhe demokristianët kërkojnë nga 6 njësi vendore secila, ndërsa PDIU e Idrizit është treguar më e përmbajtur në kërkesën e saj, duke i kërkuar PD-së mbështetjen në 5 bashki.

Republikanët kërkojnë nga PD mbështetjen për kandidatin e propozuar prej saj në Durrës Agron Duka, por gjithashtu i kërkohet mbështetje edhe për bashkitë Vorë, Shijak, Pogradec, Selenicë dhe Kukës. Republikanët parashikojnë që në këtë garë tu ofrojnë PD kandidatura fituese në përballjet për zgjedhjet lokale.

PDK e Nard Ndokës synon ti kërkojë PD që të shkojë me kandidatë në Fushë Arrëz, Mirditë, Kurbin, Mallakastër dhe Sarandë e Lezhë. Në këtë të fundit PDK propozon Eduard Ndocaj, i cili në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte në listën e kandidatëve për deputetë të PS-së për qarkun e Lezhës.

Këto propozime demokristianët pritet ti parashtrojnë në takimin që kryetari Basha pritet të zhvillojë me aleatët gjatë javës së ardhshme. Ndërsa LZHK e Dashamir Shehit , ka shumë gjasa të mos kërkojë të ketë kandidatë të tij për bashki të ndryshme por do të përfaqësohet në pushtetin lokal në nivel këshilltarësh.

Ndërsa mbetet për tu parë se si do të shkojnë negociatat me PDIU e Shpëtim Idrizit, që kërkon përfaqësimin në këtë proces zgjedhor në të paktën 5 bashki të ndryshme. Kështu nga 61 bashki në të gjithë vendin partisë demokartike aleattë kërkojnë përfaqësimin në këtë garë në të paktën 16 bashki duke përfshirë edhe PDIU. /gj.k/

Bashkitë e kërkuara nga PR

Durrës

Shijak

Pogradec

Selenicë

Kukës

Bashkitë e kërkuara nga PDK

Fushë Arrëz

Mirditë

Lezhë

Kurbin

Sarandë

Mallakastër

Bashkitë e kërkuara nga PDIU

Konispol

Rrogozhinë

Shijak

4 komente në “Aleatët i kërkojnë PD-së 17 bashki, ja cilat janë ato”

  1. sokol says:

    Po i vetemeruari kandidat bashkie, president,minister Halim Kosova a ka kerkuar ndonje bashki?

  2. redi says:

    Tragjikomedi te tilla vetem nga kampi i djathte degjon. Si mund te kandidoje Eduart Ndocaj ne Lezhe si perfaqesues i te djathtes kur ka qene kandidat i PS me 23 qershor dhe sot nuk dihet eshte nenkryetari i PDK apo kryetari i FDSH se ai deklarohet se i mban te dyja postet? A nuk ka ndonje kandidat me intelektual e me me vlera e djathta ne Lezhe se Eduart Ndocaj qe nuk ka as klasen e 8? Pervec filtrit te dekriminalizimit, a ka ndonje filter te deanalfabetizmit ne keto zgjedhje???? Jam bindur qe duke filluar nga Eduart Ndocaj e me rradhe kandidate te ketij koaliioni nuk do i kalonin dot ketij filtrit te dyte.

  3. astrit says:

    Basha ka nje detyre te veshtire. Te ktheje moralin politik e intelektual te e djathta.Koha e pazareve banale politike e interesash te Berishes duhet te marin fund ne te kunderten PD si force politike e djathte do shkoje drejt minimizimit te saj.Me aleatet duhet biseduar por levizur mbi parimet morale politike e intelektuale te qarta e te sakta.

  4. astrit says:

    Basha ka nje detyre te veshtire. Te ktheje moralin politik e intelektual te e djathta.Koha e pazareve banale politike e interesash te Berishes duhet te marin fund ne te kunderten PD si force politike e djathte do shkoje drejt minimizimit te saj.Me aleatet duhet biseduar por pa levizur mbi parimet morale politike e intelektuale te qarta e te sakta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje