Ja pse po falimenton euro

16 Mars 2015, 17:56Politika TEMA

Nga Matt O’Brien*

 

Herën e fundit që dollari kishte me shumë vlerë sesa euro, ishte në dhjetor të vitit 2002, vetëm 3 vite pasi monedha e përbashkët evropiane u fut në treg. Por në vitet që pasuan, euro fitoi fuqi, ndërsa kontinenti importoi më pak dhe eksportoi më shumë. Euro arriti kulmin me një normë rekord këmbimi me dollarin amerikan, në raportin 1 me 1.59.

Kjo ishte e mjaftueshme që në vitin 2007, ish-Kryetar i Rezervës Federale të SHBA-së, Alen Grinspen të pyeste nëse euro do të mund të zëvendësonte dollarin, si monedhë e rezervave botërore – me fjalë të tjera në valutën që çdokush e përdor në rast emergjence – dhe madje edhe supermodelja braziliane Gizel Bundshen, thuhej se këmbëngulte të paguhej në çdo rast në euro dhe jo dollarë. Ky pra, ishte një konsensus i qartë. Por rezultoi se raportet mbi “vdekjen” e dollarit ishin tejet të ekzagjeruara. Që atëherë, euro ka rënë 24 përqind kundrejt dollarit, në më pak se një vit, duke bërë që të gjithë të harrojnë ambiciet e saj të mëdha.

Çfarë ndodhi?

Këtu mund të na vijë në ndihmë Robert Frosti. Dy politikat monetare kundërshtuan njëra-tjetrën, dhe Evropa mori më në fund rrugën që njihte më mirë. Në mënyrë të veçantë, për të rritur ekonominë jashtëzakonisht të dobët të Evropës, Banka Qendrore Evropiane, bleu bono me paratë e sapo-shtypura, ose siç njihet ndryshe lehtësimit sasior, ndërsa Rezerva Federale është shumë larg kësaj lëvizje, duke u përgatitur të rrisë normat e interesit.

Kjo do të thotë se normat e interesit janë në rënie, nganjëherë në nivele negative, në Evropë, dhe, të paktën në fund rezultojnë me rritje në SHBA. Mendoni në këtë mënyrë. A ia vlen më mirë që të blej bono 10-vjeçare gjermane me 0.25 përqind interes, apo bono amerikane 10-vjeçare me interes 2.1 për qind? Investitorët, sidomos ata të mëdhenj evropianë, kanë reaguar duke kthyer masivisht paratë e tyre nga euro, në dollarë. Dhe ja ku u bë, euro ka rënë nga 1.39 $ vitin e kaluar në 1.06 $ aktualisht.

Mënyra më e thjeshtë për ta interpretuar këtë, është se ekonomia amerikane, gëzon një formë shumë më të mirë, sesa ajo e Evropës. Papunësia këtu në SHBA është 5.5 përqind dhe në rënie të shpejtë, ndërsa në BE 11.2 përqind dhe me pak gjasa për të rënë së afërmi. Tani, një ekonomi më e fortë do të thotë një monedhë e fortë, sepse ka nevojë për norma të larta interesi, për të mbajtur nën kontroll inflacionin, që nga ana e vet duhet ta bëjë atë një vend më tërheqës për të investuar. Por, sikurse Evropa e ka zbuluar, e kundërta nuk është e vërtetë.

Normat e larta nuk e bëjnë ekonominë tuaj më të fortë, nëse ajo është realisht e dobët. Dhe, ndonëse mund të mbajë të fortë monedhën tuaj për një kohë të shkurtër, për një periudhë afatgjatë ajo do të shënojë rënie. Ky është një gabim që BQE-ja e ka bërë 2 herë rradhazi në vitin 2011, kur ngriti normat e interesit për të luftuar rritjen e rrufeshme të inflacionit.

Rezultati ishte një recesion i dyfishtë, që thuajse e shpërbëu bashkimin e monedhës të përbashkët. Për ta bërë këtë BQE veproi shumë ndryshe nga sa mund të mendohej, duke ulur normat e interesit dhe duke blerë 60 miliardë euro obligacione në muaj. Më fjalë të tjera, euro po bie shumë më shumë sot, sepse nuk e pësoi si duhej dikur.

Ndërkaq, SHBA ka shtypur para sa ka dashur, të paktën shumicën e kohës. Ajo e filloi lehtësimin sasior në vitin 2008, duke e zgjeruar atë në 2009-ën, e rifilloi atë në 2010, dhe prapë në 201-ën, me premtimin për të vazhduar kështu, derisa papunësia të fillonte të binte. Dhe kjo politikë funksionoi. Tani të gjitha këto fillime dhe ndalesa, janë arsyeja se përse dollari kuotohet sa lart dhe poshtë vitet e fundit, por që së fundmi po njeh vetëm rritje. Në të vërtetë, FED po vazhdon të blejë obligacione dhe ndryshe nga thuajse çdo bankë tjetër qendrore, është duke u përgatitur të rrisë sërish normat e interesit. Ky hap po e rrit vlerën e dollarit, përkundrejt çdo monedhe tjetër, dhe veçanërisht euros, tanimë që BQE po shtyp sasi të mëdha parash.

Sa poshtë do të shkojë euro?

Tek e fundit, kjo do të varet nga ajo sesa FED-i do të rrisë normat e interesit, dhe përsa kohë BQE-ja do të vazhdojë të blejë obligacione. Nga njëra anë, nuk ka asnjë shenjë të rritjes së inflacionit apo sjellje spekulative, që të mund të detyrojnë FED-in të rrisë normat.

Por në anën tjetër, Rezerva Feredale ka bërë të qartë se dëshiron të fillojë në qershor politikën e normalizimit, për shkak të papunësisë tashmë në nivele të pranueshme. Dhe në krye të kësaj, presidenti i FED-it për Nju Jorkun, Uiliam Dadli, tha madje se mund të kenë rritje të normave me luhatje të shpeshtë, nëse normat afatgjata nuk rriten, çka ka të ngjarë të ndodhë me rendimentet e bonove evropiane. BQE-ja ka premtuar të vazhdojë blerjen e bonove të paktën deri në shtator të vitit 2016, dhe madje edhe më gjatë, nëse inflacioni do të vazhdojë të mbetet shumë i ulët.

Tani inflacioni në Evropë disi po ringjallet, por sikurse thekson ekonomisti i njohur Pol Krugman, tregjet duket se besojnë se duhet të kalojë një kohë e gjatë para se ekonomia evropiane, përmes zgjerimit të politikës së saj monetare, të rrikthehet të jetë afërsisht normale.

Shto këtu edhe faktin se Banka Qëndore e Gjermanisë, Deutsche Bank, pret që euro të zhvlerësohet në raport me dollarin me 0.90 deri në fund të 2016, dhe 0.85 deri në fund të 2017. Kështu që ju e dini shumë mirë, se kur duhet t’i blini ato bileta për pushimet.

Bota.al

25 komente në “Ja pse po falimenton euro”

  1. coli says:

    u kriste ne bythe me keto politika ulje e cumje

    1. ALBATROS says:

      Pirdh te shfryhesh o gazetar leshi.Amerika ka mbi 37 perqind te papune te njerezve ne moshe per pune.Mbi 120 miline jane ne tallona ushqimesh, kalon dhe shikon dyqane dhe magazina apo zyra po fund me shenjene Leshohen me Qera. Amerika ka mbi 70 trilione deficit dhe ne 2014 kish mbi 740 miliarde dollare deficit, Keto jane lojra dhe spekulime te bankiereve te perfitojne ne vleren e shkembimeve te monedhacve se qe te dyja bankat si ajo federale ne Usa dhe ajo Banka qendrore ne Evrope I perkasin super triliardereve te botes, familjes dhe dinastise ROTHSCHILD

    2. adri says:

      Euroja i intereson vetem gjermanise qe eshte super pasuruar nga kjo politike monetare e duke mbajtur te varur ekonomikisht me borxhe shume vende te europes. Cdo shtet tjeter do te ishte me mire me monedhen e tij nationale.
      Vetem gjermania eshte e shqetesuar qe greqia don te dale nga euroja.

  2. gjyshi says:

    Euro eshte nje Vizatim
    Franco – gjerman per te Ndare Europen pergjysem ,
    duke shkateruar Vendet e Europes Jugore ,
    e duke krijuar ” xhepa ” te medhenje puntoresh Te
    paguar KEQ DHE PAK ,
    Sipas Qellimeve te Neo – Merkantili te Industrise
    Franco – Tedesco ,

    E gjitha kjo politike Ekonomike ,
    eshte menduar nga ,
    François Perrut ne vitin 1943 ,
    me qellimin per tu Hequr Shteteve te Drejten e Egzistences ,
    Dhe eshte Rimenduar Nga TEKNOKRATET EUROPIANE
    ne vitet 1980 .

    1. GAMORI says:

      shume e sakte aresyetimi

    2. ALBATROS says:

      KJO ESHTE MENDUAR QE ME KRIJIMIN E ILLUNINATIT DHE MASONEVE NGA DINASTIA BANKIERE ROTHSCHILD

    3. Ilir, Freiburg says:

      Euro u vendos si kusht nga Franca per te lejuar bashkimin e dy Gjermanive. Vendet e Europes jugore nuk u shkaterruan me Euron, se te shkaterruara kane qene me mentalitetin e tyre: puno ose bej sikur puno 2-3 ore dhe bej gjume e qejf gjithe diten. Perkundrazi, me futjen ne Euro, vendet e Europes jugore gjeten parajsen per te marre borxhe me 2-3% interes, ndersa dikur duhet te paguanin 10-15% interes, dhe ne vend qe keto borxhe te perdoreshin per politika zhvillimi u perdoren per konsum dhe infrastrukture (krahasoni rruget, hekurudhat, aeroportet e Greqise, Spanjes, Portugalise, Italise para futjes ne Euro me gjendjen sot te tyre). Gjermania me DM e saj te forte nuk kishte asnje problem dhe ishte nje nga vendet me mireqenie me te larte ne bote, ndersa sot ka perfunduar ne vendin e 18 ne Europe, duke e lene pas edhe vende qe nuk prodhojne asgje por vetem konsumojne, nderkohe qe Gjermania mbetet nje nder eksportuesit me te medhenj te botes duke u siguruar ne kete menyre me kete eksort mireqenie te pamerituar gjithe vendeve te Europes jugore (ne fund te fundit eshte ky eksport qe ben te mundur importin e karburantit, dritherave etj. le te kujtojme kohen e xhaxhit kur prisnim te shitej kromi per te pasur kilen e sheqerit). Gjermania (Kohl) e pranoi futjen ne Euro, megjithese nga specialistet u parashikua qe ne ate kohe kjo qe po ndodh sot, vetem me deshiren e mire per te bashkuar Europen dhe per ta bere ate konkurrente me Azine dhe Ameriken, duke mos marre parasysh ndryshimet kolosale me mentalitet midis shteteve dhe faktin qe disa prej tyre do ta perdornin monedhen e perbashket vec per te rritur mireqenien ne menyre te pamerituar. Ndersa ne Greqi ne vitet 1996-2000 rroga mesatare u rrit me 280%, Portugali 250%, Spanje dhe Irlande mbi 200% etj. ne Gjermani ne po te njejten periudhe rroga mesatare eshte rritur vec me 140%. Ne kete menyre Greqia p.sh. nuk mund te prodhoje asnje gje konkurruese (dikur prodhonte veshje) per eksport dhe edhe turizmi eshte shume me i shtrenjte dhe ne kete menyre jokonkurrues. Prandaj ekzistojne vec dy rrugezgjidhje: ulje e ngadalshme e nivelit te jeteses deri ne nivelin qe i pershtatet prodhimtarise permes uljes se rrogave ose dobesim i monedhes (sikurse ka bere historikisht Europa jugore) i cili gjithashtu sjell serish nje ulje te nivelit te jeteses, por eshte me i pranueshem nga masa, dhe pikerisht kjo po ndodh tani. Ka edhe nje rruge te trete qe eshte dalja nga monedha e perbashket, por askush nga vendet e Europes jugore nuk e deshiron kete, pasi e di fort mire qe kjo do te coje ne ulje te menjehershme te nivelit te jeteses.

      1. gjyshi says:

        Bttino Craxi 1997 :

        Europa na paraqitet sikur te jete
        Parajsa Toksore ,
        por ne rastin me te mire
        per ne Do te jete nje Harrese ,
        dhe ne rastin me te keq te Hipotezes ,
        do te jete Ferr.

        Vetem me monedhen Sovrane ,
        nuk munde te humbesh Sovranitetin ,..

        Mario Graghi :

        nuk egziston nje plan B ,
        Euro nuk eshte nje porte Rreshqitese ,
        Euro eshte porta e Burgut qe e kemi Mnyllur
        me tre mandate ,
        Njerz si puna ime [[[[[[ Ka investuar te gjithe Fatin e tij ,Autoritetin , prestigjin ,Karieren ne ndertimin e Euros ]]]]]
        Se Euro si spaca [ ndahet []]
        ne humbasim me te vertet e shkojme ” a PALLINO ”
        DUKE humbur çdo gje ,
        prestigjin , autoritetin , Karieren ,
        Leket dhe Fuqine ,
        PRANDAJ NUK DO TE KETE KURRE DALJE NGA EURO .

        ILIR FREIBURG ,
        ndero furren e bukes , shoku ,
        po te shesin buke te skaduar dhe te droguar

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Dollari mbasi deshtoi ne dobesimin e ekonomise kineze,morri nje rol tjeter,ate te dobesimit te rubles !
    Nepermjet ngritjes se cmimit te naftes,rusia perfitoi ne forcimin e rubles,duke shtuar rezervat e saj valutore,ajo u be faktor destabiliteti per perendimin.
    Renie e cmimit te naftes,do te thote forcim i dollarit ameerikan,dobesim i ekonomise ruse.
    Euro e dobet ka qene,e dobet eshte !

  4. ziku says:

    Epo he shyqyr qe erdhi kjo dite… Na cate trapin cdo gje e shisni ne euro. Kemi per ti bore zbor Parisit, Londres, Barcelones, Milanos etc ?

  5. Zigur Qarri says:

    Ncuq,ncuq,ncuq,…!
    Nuk besoj se po falimenton Euro.Eshte i vertete forcimi i Dollarit nga rritja e ekonomise Amerikane,por edhe ekonomia Gjermane ne zonen Euros,
    eshte ne bilancin me te mire historik te saj,me e fuqishme se kurre,
    sidomos ne tregun Aziatik.Perderisa Gjermania ka bilancin tregtar me pozitiv ne Bote(mbi 200 miliard Euro,duke ja kaluar edhe Arabise Saudite)
    bilanc ne plus edhe ne tregtin me Kinen qe nga 2013,Euro eshte e siguruar.
    Eksportet gjermane qe jan pothuaj te barabarta me ato amerikane,mbas Kines,por qe ne muajt e pare te 2015 ja kalojn edhe Kines duke u favorizuar nga renia e Euros,jan fakte gjithashtu per nje garanci per riperteritjen e shpejte te Euros.

    1. shtjefen palushi says:

      pppppppppppppp

    2. Prizem says:

      @Zigur…10 vendet e para per eksport
      1 China $2,057,000,000,000
      2 United States $1,564,000,000,000
      3 Germany $1,460,000,000,000
      4 Japan $773,900,000,000
      5 France $567,100,000,000
      6 South Korea $552,600,000,000
      7 Netherlands $538,500,000,000
      8 Russia $529,600,000,000
      9 Italy $478,900,000,000
      10 United Kingdom $474,600,000,000

  6. Pelasgian says:

    Po aq me mire …euro e dobet do te thote me shume eksport .

    Pse nuk pjerdh Kina per “udhezimet qe i bene FED-i dhe Amerika per Yuan-in ???

    E le ashtu sic ka qene gjithmon , as se rrit dhe as se ul .

    Sa here qe FED-i prodhon letra ( PA VLERE ) i pergjigjet Kina me po aq letra pa vlere .

    KENDEVESHTRIMI TJETER = Kendveshtrim i DREJTE!

    1. Tremors says:

      A lumadhi ti. Ku ka artikull per Ameriken to dhe ai budalla i tjeter flisni brockulla. Amerika ben ligjin o koke synet grek muti

      1. Pelasgian says:

        un grek ? hahahaahahahahahahahahahahahahahahahahahah

  7. Mirush Dorda says:

    Derisa Europa ka nje shtet te falimentuar si Greqia qe prodhon vetem ullinj e kos kerkon te shpenzoj dhe te paguaj sa Gjermania dihet se falimentimi e pret Europen plake. Pa bere reforma te thella ne Greqi Spanje Itali e France kurre Europa sdo te kete ngitje ekonomike. Nje familje qe merr 1 mije euro ne muaj dhe ka per te paguar 1500 eshte e detyruar te falimentoj. Po keto shtete qe kane miliarda borxhe si munden qe me papergjegjshmerine e tyre te mos falimentojne. Habitem me faktin e disave qe e kerkojne fajin te Gjermania e vendet e Veriut. Te nderuar borxhliu ta kerkoj fajin te vetja dhe te mos i lene femijet me miliarda borxh duke shpenzuar shuma qe si kane. Edhe pensionistat tane duan nga 1000 mije euro ne muaj.

    1. Halit o xhan says:

      E sakte..Nuk e luan as topi..Greket para ca vitesh na hiqeshin bosa!! Sikur kishin fituar llotarine te gjith ne Greqi..Kur na doli qe po benin qejf me lek borxh dhe tani doli qe po i paguajn e po hapin krahun fare.Budallenj..Greku ka ngelur me Turqine akoma..Gjoja Evropiane.

  8. elinor,.,.,. says:

    Lehtesimi sasior ne Amerike forcoi tregjet financiare dhe kjo si rrjedhoje pati forcimin e dollarit. Ky ishte ne fakt nje efekt anesor i padeshirueshem per Rezerven Federale mbasi forcimi i dollarit ben qe eksportet te bien si pasoje e mallrave me te shtrenjta. Eshte e vertete qe papunesia ka rene ne USA por kjo ngaqe ka pasur nje rritje te ndjeshme te pozicioneve me kohe shtese dhe sidomos te atyre qe paguhen minimalisht. Kjo lloj ulje papunesie cilesohet si jo cilesore per arsyen e thjeshte se te ardhurat e siguruara nuk plotesojne as nevojat baze te jeteses. Pra ekonomia ne pergjithesi fiton shume pak nga kjo ulje e papunesise.
    Tani ne menyre qe te parandalohet rritja cmimeve federalet do te duhen te rrisin normat e interesit, ashtu sic beri BQE ne 2011. Por te rrisesh normat e interesit me nje ekonomi “ne dukje” te forte qe ne fakt nuk eshte aspak ashtu eshte njesoj si te shkrehesh armen ne kemben tende. Anet negative jane te shumta duke perfshire edhe nje deshtim tjeter te tregut te shtepive dhe nje renie pikiade te tregjeve financiare. Ne fakt disa nga indekset si S&P500, FTSE100, e te tjere kane filluar te tregojne shenja lodhjeje.
    Nuk do te kaloje shume gjate derisa dollari te perfundoje aty ku eshte euroja sot, ne mos me keq. Dhe nuk do te jete me monedhe rezervash por do te zevendesohet me nje lloj tjeter monedhe, SDR (Special Drawing Rights) qe eshte nje monedhe e IMF e bazuar ne nje shporte te perbere prej 5 ose 6 monedhash me te fuqishme ne bote.

    1. xho says:

      Elinor. Mos humb kohen dhe hajde sa me shpejt ne Amrike sepse qe ta shpetosh Ameriken sepse me teorite e tuaja shqiperija do te ja kaloje Rusise ..

    2. ALBATROS says:

      Jo shoku eshte pergjigje kunder BRICS DHE MBAJTJA E HEGJEMONISE AMERIKANE NE SHERBIM TE BANKIEREVE CIFUTE DHE ROTHSCHILD

  9. gent says:

    Kartë-monedhat janë të gjitha të llojit “fiat”.
    Nuk janë para e vërtetë.
    Asnjëra nuk është e sigurt si rezervë pasurie.
    Lojë e vështirë.

  10. Kritizeri says:

    Ti thote njeri ketij palo gazetarit se Euro u fut ne qarkullim ne janar te 2002,keshtu qe ne dhjetor 2002 nuk kish si te ishte 3 vjecar.

  11. rexha10 says:

    SIGURACIONET DHE BANKAT ,SI DHE VLERSIMI SI DUHET I VLERES SE VALUTES,JANE GANGRENA E EKONOMISE. KAPITALIZMI KA MARRE FUNDE. DESTABILIZIMI I EKONOMISE VJEN NGA HUMBJA E DINJITETIT TE NJERZEVE QE KANE DREJTUAR VENDET .GATI TE GJITHE DREJTUSIT E VENDEVE QE JANE DREJTUAR NGA I NJEJTI PERSON ,PER ME SHUME SE DY NANDATE KANE FALIMENTUAR ME EKONOMINE E VENDEVE TE TYRE. PA PERMENDUR KETU EMRA.

    TANI CDO GJE BEHET PER BIZNES. DUKE FILLUAR EDHE LUFTA NDERMJET SHTETEVE.
    KUJTONI AMERIKEN KUNDER IRAKUT,EUROPA KUNDER VENDEVE ARABE . etc,……

  12. lulzullap bin bela al bashar says:

    Ca komente te bukura qe duhet ti lexoje merua qe skupton asgje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje