Partia Demokratike ka reaguar sërisht në lidhje me çështjen “Doshi”, ndërsa akuzon Kryeministrin Edi Rama dhe Kreun e Kuvendit Ilir Meta se kanë marrë peng dëshmitarin kryesor në hetimin e akuzës për porositjen e vrasjes së dy deputetëve nga Kryeparlamentari.
“Prej 24 orësh, Edi Rama dhe Ilir Meta heshtin, edhe pse u bë botërisht e njohur, se ata e kanë zënë deputetin Mark Frroku në flagrancë, duke marrë në mbrojtje një person të kërkuar për trafikun e drogës.
Trafikanti u la i lirë, dhe deputeti Frroku gjithashtu nuk pati asnjë pasojë, sepse e gjitha kjo është në funksion të manipulimit të hetimit, dhe fshehjes së të vërtetës, në lidhje me akuzën më të rëndë të 25 viteve të fundit, që Kryetari i Parlamentit ka porositur vrasjen e dy deputetëve.
Kjo është një skemë mafioze e kriminale, kapja e dëshmitarit kyç të procesit, dhe përdorimi i tij më pas, sipas interesave të tyre, për të dalë të larë nga kjo histori.
Deputeti Frroku është gjithashtu nën presion me gjyqin që ka ndërkohë vëllai i tij, i cili akuzohet për vrasjen e komisarit Lamaj.
Për ta pasur krejt të sigurtë dhe në duart e tyre dëshminë kryesore, Rama dhe Meta, e kanë futur nën sqetull dhe e mbajnë me shantazh deputetin, me anë të raportit të policisë ku faktohet përfshirja e tij e drejtpërdrejtë në trafik droge dhe marrja në mbrojtje e kokës së organizatës që i shpëtoi aksionit ndërkombëtar të Vilunit.
E gjithë kolona kryesore e shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ministri i Brendshëm, Kryeministri dhe Kryetari i Parlamentit janë përfshirë në këtë skemë kriminale të manipulimit të hetimit dhe mbulimit të ngjarjes, kapjes së dëshmitarëve, e presionit të vazhdueshëm ndaj prokurorisë, për të penguar drejtësinë, për të fshehur të vërtetën.
Këto fakte tronditëse, të përfshijres së gjithë shtetit për të influencuar hetimin, e bëjnë edhe më urgjente nevojën për asistencë ndërkobëtare në këtë proces, jetik për vendin.
Ilir Meta dhe Edi Rama po sfidojnë çdo ditë durimin e popullit, duke treguar se ata janë të implikuar kokë e këmbë në skenarin e vrasjes dhe janë gati të bëjnë cdo gjë që ndaj tyre të mos ketë hetim, ndaj tyre të mos veprojë ligji.
Ilir Meta duhet menjëherë të japë dorëheqjen e të largohet nga presioni që po i bën prokurorisë. Edi Rama duhet menjëherë të rrijë larg procesit, ndryshe është njësoj i akuzuar si partneri i tij Meta.
Këto janë orë kritike për vendin. Sundimi i krimit nuk mund të vazhdojë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Arben Ristani. /gj.k/
Po prokurorine tende KUSH PO E MBAN PENG,qe nuk po e mbyll ceshtjen??
Na trego se cfar paska bere konkretisht dyshja Rama-Meta qe paskan marre peng Mark Frrokun??
Doemos qe llogjika juaj mjerane bazohet tek MENDESITE FASHISTE TE PADRONIT TUAJ SALI BERISHA,kur ishte ne pushtet,qe bente prokurorin,gjykatesin,policin,sanitarin e wc-ve,shoferin,spiunin,llapaqenin etj,etj!
Ka ndryshuar koha,o Ristan LLAPAQENI!!!
Edhe ty do te vije momenti te japesh llogari per KRIMET qe ke bere!!
Mire bene Edi Rama qe rri ne heshtej.Pse me bualleqet tuaja do merret ai?Ju lehni e llapeni nga mengjezi ne darke,e nuk lini gje pa shpifur e trilluar dhe kerkoni te merren te tjeret me ju.Ka punet e saja qeveria dhe nuk do ti lere pas dore se ua ka qejfi juve.Jini bere njerzit me bastard.Jo e gjithe pd-ke por udheheqesit e saj te koruptuar e te implikuar ne krime.
ME SA DUKET KY RISTANI E KUPTON SE ESHTE NE VALLE ME BERISHEN DHEO JU VJEN RADHA TE VENE NE HAGE. KJO ESHTE ARSYEJA QE E PERZIENI RAMEN ME METEN DHE I FUT NE NJE THES. KUJTON SE DO REZOJE QEVERINE, TE HIPE NE PUSHTET DHE TE MBROHET ME IMUNITET, PER TE MBULUAR PERJETESISHTE PISLLEQET DHE KRIMET E PAFUNDE QE KAN BERE ME BARISHA &CO
O RISTANI! PO NDTYSHO STIL SE NUK I HA NJERI KETO. RAMA MUND TE KETE GABIME SE NUK ESHTE E LEHTE TE JESH I VETEM MES CURNAMIT TE KRIMINELEVE, TORNADOS SE HAJDUTEVE, TAJFUNIT TE PROKURORISE, STUHISE PRESIDENCIALE DHE REVOLTES POPULLORE.
VETEM NJE STRATEG SI RAMA MUND TI DALE BALL SITUATES QE JU KENI KRIJUAR KETO 25-VJETE.
SIGURISHTE QE KA GABIME. POR E QERTE SI DRITA E DIELLIT RAMA NUK KA BERE KRIME, NUK I KA LYER DUART ME GJAK SI JU TE PARTISE SE DJALLIT. NUK KA SHITUR DETIN DHE RESOURSET E VENDIT. NUK KA BANDA SI TUAJAT ME DOSHIN NE KRYE. DOSHI ESHTE KRIMINELI QE KALOI YLBERIN E PD-se, PER TE VENITUR SHKELQIMIN E RILINDJES, DHE PER TE SABOTUAR…….. PO LE TE SHIKOJME A DO JTA DILNI DOT MBANE ME KETE ALIBI TE RADHES.
O RISTANI! POPULLI NUK ESHTE BUDALLA. CDO KUSHE KUPTON SE RAMA PO E KAP LEPURIN ME QERE.
DHE PIKERISHTE KJO U SHQETESONE SE JU ERDHI RADHA TE LINI CA KENI VJEDHUR DHE TE SHKONI NE BURG.
RROFTE KRYEMINISTRI EDVIN RAMA!