Dekriminalizimi duhet të nisë që nga zgjedhjet vendore të 21 Qershorit.
Apeli ka ardhur nga Kryetarja e Delegacionit të Parlamentit Evropian Monica Macovei, e cila i bëri thirrje partive politike të largojnë personat e inkriminuar, duke nisur që nga zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 21 qershor të këtij viti.
Në ditën e dytë të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, Macoivei u kujtoi forcave politike draft-rezolutën e firmosur në dhjetor për dekriminalizimin e Parlamentit.
Eurodeputetja theksoi se palët duhet të respektojnë marrëveshjen e arritur dhe t’i përmbahen asaj duke larguar personat e inkriminuar nga lista e zgjedhjeve lokale.
Macovei i cilësoi zgjedhjet e qershorit, si një test i rëndësishëm për partitë politike shqiptare për të respektuar dhe zbatuar procesin e dekriminalizimit.
“Personat e inkriminuar nuk duhet të jenë pjesë e administratës. Këta njerëz duhet të largohen ose duhet të japin dorëheqjen.
Por ky proces duhet të nisë që nga lista për zgjedhjet e 21 qershorit. Ky është një test për të gjithë.
Të gjitha palët janë të përfshira. Dua të ju kujtoj marrëveshjen e dhjetorit dhe premtimet e bëra mes palëve”, u shpreh Macovei. /gj.k/
Moj kukumjacke. Nuk jane te perfshira te gjitha palet per te bere dekriminalizimin. Vetem PS, eshte parti kriminelash. PD eshte e paster. Nuk ka asnje njeri te keç ne radhet e saj.
Z. Mero!
Lajm ishte mizerabiliteti i prezantimit si perfaqesues i Bumcit, i cili demtoi jo vetem veten, sa edhe M .Bregut po i vinte turp, por partine qe perfaqeson dhe demin me te madh i solli Shqiperise. Demagog me te famshem per te demtuar te ardhmen europiane te Shqiperise nuk ka!
Mjere opozita!
Por c’faj ka Shqiperia?