Mblidhet Këshilli i Mandateve, të pranishëm deputetët Doshi e Frroku. Mungon Dashamir Tahiri

21 Mars 2015, 17:45Politika TEMA

Ka nisur rreth orës 17:00  mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në Kuvendin e Shqipërisë,  për të shqyrtuar  kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për dhënien e autorizimit për arrestimin e dy deputetëve, Tom Doshi dhe Mark Frroku.

Këshilli drejtohet nga  nënkryetari i Kuvendit, Vangjel Dule, pasi  Meta është i akuzuar prej deputetit Doshi si porositët i atentatit të dështuar për vrasjen e tij, ndaj ka refuzuar të kryesojë ai mbledhjen.

 Dy deputetët Doshi e Frroku janë paraqitur  në Kryesinë e Kuvendit.Tom Doshi është ftuar të jetë në Komision në orën 17:00 ndërsa Mark Frroku në orën 17: 45. 

Në mbledhjen e Këshillit mësohet se ka munguar Dashamir Tahiri, për arsye që ende nuk dihen.


Këshilli do të dëgjojë raportin e prokurorit të çështjes dhe argumentat mbrojtëse të dy deputetëve dhe më pas do të dalë në një përfundim që do të paraqitet në seancën plenare për votim.

Anëtarë e Këshillit për Mandatet janë:
Ilir Meta LSI Kryetari i Kuvendit (ose nënkryetari)
Fatmir Xhafaj PS Anëtar
Namik Dokle PS Anëtar
Vasilika Hysi PS Anëtar
Armando Subashi PS Anëtar
Eduart Halimi PD Anëtar
Arben Ristani PD Anëtar
Kastriot Islami PD Anëtar
Dashamir Tahiri PDIU Anëtar

Ditën e premte Prokuroria kërkoi autorizimin nga Kuvendi për arrestimin e dy deputetëve, pasi  ata akuzohen për veprat penale “Kallëzim i rremë”, “Kanosje për deklarata apo dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”, dhe “Deklarata të rreme përpara prokurorit”. Mark Frroku mohoi se kishte dijeni për atentatin e Doshit dhe Mhill Fufit, teksa Doshi pohoi se ishte Frroku ai që e kishte vënë në dijeni për këtë komplot vrasjeje dhe se ishte ai që e kishte prezantuar me “atentatorin” Bami. Por pasi ka marrë gjithë dëshmitë dhe ka kryer hetimet përkatëse Prokuroria ka dalë në përfundimin se ngjarja ishte e gjitha një inskenim Doshi-Frroku- Bami. /j.h

6 komente në “Mblidhet Këshilli i Mandateve, të pranishëm deputetët Doshi e Frroku. Mungon Dashamir Tahiri”

  1. Pilo Lala says:

    Do “zgjerohet” ekipi, nuk do ngelet me 3 veta.
    Por duhet qe Doshi dhe Frroku te jene te izoluar, sepse deshmitaret ndihen me te sigurte, kur ata jane te izoluar.
    Shpresojme te jene edhe 2-3 “peshq” nga PD, pervec Dritan Priftit.

  2. babaqja says:

    Jam i sigurt qe Tom Doshin kane dashur ta vrasin.Por autori i vrasjes eshte pa as me te voglin dyshim Sali Berisha.
    Pse?
    Toma per 10 vjet ka qene armik i betuar i SB.
    Toma ka kontributin kryesor te humbjes se SB edhe ne bastionin e tij ne Shkoder.
    Toma do ishte perseri rreziku potencial i humbjes se PD ne veri.
    Per te mbuluar gjurmet Berisha do eleminonte edhe nje deputet te vetin po nga veriu por qe eshte pa ndonje peshe.
    Me vrasjen e dy deputeteve Berisha do luante perseri karten qe luajti ne vitin 97,ate te nxitjes se urrejtjes Veri-Jug.
    Duke ja veshur vrasjen e tyre Metes dhe Rames,Berisha do krijonte kushtet per trazira,si ne rastin e Azem Hajdarit.
    Do kerkonte doreheqjen e qeverise dhe zgjedhje te parakoheshme.
    Nuk eshte e veshtire qe gjithe ky plan te lexohet nga deklaratat e Berishes dhe Bashes,si dhe nga begraundi i tij si politikan,qe gjithe karieren politike e ka te mbushur me dhune dhe vrasje.
    Berisha per nje ze eshte i sigurt.Ne pushtet ai nuk mund te vije kurre me zgjedhje te lira,por vetem nepermjet situatave te jashtezakoneshme.Por gjithesesi,edhe nese nuk do arrihej ne zgjedhje te parakoheshme,mbajtja e destabilitetit permanent te Shqiperise,do mbante larg rrezikun qe Berisha ndjen per veten dhe familjen e tij per vjedhjet dhe vrasjet qe kane bere.

    1. besoj ate qe shoh, por edhe ate qe kuptoj says:

      I nderuar “babaqja” !

      Llogjika juaj qendron, por se si eshte puna tamam, mbetet per te pare edhe ca zhvillime te tjera.

  3. Per akuzat e rreme , NESE VERTETOHEN SI TE TILLA , TOM Doshi duhet te pergjigjet para ligjit , por me ato qe pat deklaruar edhe Dritan Prifti ku dhe ekspertiza amerikane i pat vertetuar si te verteta , cfar u be me to ? Ku ngeli topi , te Ilir Meta , APO TEK Dritan Prifti ? Edhe ne ate rast njeri duhesh te pergjigjej para ligjit po si Tom Doshi per deshmi te rreme . Tani nese Toma denohet , shteti shqiptar na del bllof , si shtet me dy standarte . Edhe per 4 te vraret ne demonstraten e 21 janarit dikush del me deshmi te rreme , ndaj edhe ketu duhet te denohesh o Sali Berisha , o Edi Rama , pasi ata qe u vran ate dite ishin jo agresiv por me duer ne xhepa . Per rastin e akuzave te Diritan Priftit per Ilir Meten edhe ne kete rast njeri , o Dritani , o Iliri duhet te denohen , ose ne te kunderten , nese koke turku behen Toma me Frrokun , problemi , dashje pa dashje , sjell
    uji ne mullirin e Maksi Velos percaresit te kombit !

  4. spartaku says:

    O Zoti Babaqe ti mire e ke mendjen por ke haruar dicka shume te rendesishme.Kusuret e sal korb berisha nuk I lane lumi Drine per gjike kohen qe do rrjedh ne vite.Lista e krimeve te ketije serbi te zi nuk ka fund kure.Ai duhet te mbahet ne kafazin e majmunit deri ne vdekje si mostra me e keqe e planetit qe njerezit ta shikojne si mallkim per gjithe kohen deri sa shpirti I tije I zi te shkoje ne ferr!!! dhe bastardet qe ka pjelle te hiqen zvare ne kohe per te lare gjynahet qe I kane bere ketije populli.Mallkim ,mallkim ,mallkim ketij shpirti te zi!!! he te kam rixha kujdesu pake per kujtesen tende te lodhur……

  5. çeòo Selimi says:

    Skenaristi i telenoveles ” Vetem me revolucion shpeton vendi ” eshte Sali Berisha ! Regjisor Lul Basha ! I dalte per mbare Sales, por siç duket po i hiqet peta lakrorit dhe Sales po i vjen fundi ne politike ! Doshi dhe Frroku rane brenda ne kurthin e Berishes !Dritan Prifti po ferkon duart, pasi do te mbetet aksioner pa Doshin dhe si zallahimadh ,po realizon endrren e tij kunder Metes !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje