Aktorja Angelina Jolie ka kryer një operacion tjetër ku ka hequr vezoret e saj dhe tubat fallopiane, si një masë parandaluese kundër kancerit.
Lajmin Jolie e ka dhënë në New York Times, ku ka pohuar se e ka kryer operacionin javën e kaluar, pasi ajo mbart një gjen që e ekspozon ndaj rrezikut për tu prekur nga kanceri 50% .
Dy vjet më parë, Jolie, nëna e së cilës vdiq nga kanceri, ka kryer një mastektomi të dyfishtë në gjoks.
“Nuk është e lehtë për të marrë këto vendime,” tha ajo. “Por është e mundur që të marrësh kontrollin dhe të trajtosh në kohë çdo problem shëndetësor”.
Jolie, e cili është e martuar me aktorin Brad Pitt, zgjodhi t’i nënshtrohet operacionit në vezoret e saj dhe tubat fallopiane pas një check-up dy javë më parë.
Kshu si e ke nisur moj goc prit kur te heqesh edhe vetullat.
Si duket Angi ka probleme serioze me shendetin,
Diagnostikimi me c. vertet eshte tmerruese.