YouTube shumë shpejt do të aplikojë abonimin për të parë videot kundrejt një pagese mujore

24 Mars 2015, 15:58Hi-Tech TEMA

YouTube pak muaj më parë bëri të ditur se ishte duke përgatitur një shërbim të ri abonimi. Tanimë kjo cështje është rikthyer sërisht në vëmendjen e mediave. Është një raport nga Variety i cili tregon se sajti i njohur i videove në pronësi të Google, YouTube së shpejti mund të lancojë këtë shërbim, abonentët e të cilit do të mund të shohin përmbajtjet origjinale të YouTube. Ka të ngjarë që ky shërbim mos të shfaqë më reklamat që janë aq bezdisëse për përdoruesit. Në të do të përfshihen videot nga yjet e YouTube dhe që mbajnë ikonën origjinale të tij.

Nëse një shërbim i tillë vërtet do të mbërrijë në treg, thuhet se ai do të jetë i ngjashëm me Music Key të YouTube, i cili ofron shikimin e videove streaming në Google Play Music kundrejt një cmimi prej 7.99$ në muaj. Ky lajm vjen nga një ekzekutiv i paidentifikuar që punon në një kompani e cila bashkpunon me YouTube për prodhimin e përmbajtjeve video.

Drejtimi drejt një modeli abonimi mund të cilësohet si një përgjigje e YouTube nga ndaj presionit të konkurentëve si Vimeo, Hulu, Vessel etj. Faqe të tilla videosh janë duke u përpjekur të rrisin numrin e krijuesve të videove dhe të tërheqin të ashtëquajturit ‘yjet’ e YouTube drejt tyre. Duke paraqitur një shërbim të tillë abonimi me pagesë, YouTube jo vetëm që do të fitojë shumë më shumë para por edhe do të forcojë akoma më shumë linjën e saj. (PC World Albanian)

4 komente në “YouTube shumë shpejt do të aplikojë abonimin për të parë videot kundrejt një pagese mujore”

  1. Kritizeri says:

    Te paguash per te mos pare reklama?Nuk eshte e nevojshme, mjafton Firefox dhe ABP.

  2. kujtesa says:

    Keta te YouTube edhe pa abonime jane bere miliardere.
    Imagjinoni tani se cdo te behet!
    Perandori mediatike. Harrojne keta se do dali nje tjeter motorr kerkimi me emrin AlTube icili do funksionoje si dikur YouTube,pa pagese.
    Kjo nuk eshte shaka.AlTube-AlbaniaTube po behet gati te startoje ne muajin Shtator 2015.Te gjithe jane te mirepritur te behen pjese e ketij web-i!
    EVERY BADY!

    1. illegal mind says:

      Ike re pirdhu

  3. sokol says:

    Po e bene me pagese ska me I pjerdh njeri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje