Shqipëria më në fund ka një Kombëtare të denjë futbolli.
Në katër ndeshjet e zhvilluara për eleminatoret e “Euro 2015”, ajo jo vetëm që ka arritur të marrë dy fitore dhe dy barazime (përfshirë ndeshjen e ndërprerë me Serbinë), por për herë të parë pas shumë vitesh, ka treguar se është një ekip.
Bën lojë të kënaqshme, është shumë e disiplinuar në fushë dhe nuk luan vetëm me zemër, por edhe me mendje.
Ajo po arrin të përballet denjësisht edhe me ekipet më elitare në botë, si Portugalia, Franca dhe Italia.
Gjithë merita për këtë padyshim që shkon për trajnerin tashmë të shqiptarizuar, Xhani De Biazi.
Sa do arrijë Shqipëria t’i shkojë në fund ëndrrës për të marrë pjesë më në fund në një kompeticion të rëndësishëm ndërkombëtar, kjo mbetet të shihet.
Por, përtej ekzaltimit, realiteti duhe të shihet në sy.
Ne sot kemi një Kombëtare të fortë, por nuk kemi futboll në Shqipëri, pasi ecuria e ketij ekipi nuk vjen si rrjedhoje e zhvillimit te futbollit shqiptar.
Prej vitesh kampionati ynë trukohet dhe nuk po arrin të nxjerrë më talente.
Dy të fundit që ka nxjerrë janë Odise Roshi dhe Sokol Cikalleshi.
I pari luan në kategorinë e dytë gjermane dhe nuk është titullar, ndërsa i dyti luan në kampionatin kroat.
Nëse do të shohim kampionatet e vendeve fqinje, çdo vit ato transferojnë lojtarë te ekipet më të mëdha në Europë.
Lojtarët kroatë p.sh, sot luajnë te Real Madrid, Barcelona, Atletiko Madrid, Inter dhe ekipe të rëndësishme në Gjermani.
Lojtarët serbë po ashtu i gjen te Çelsi, Liverpuli, Roma etj.
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për boshnjakët.
Dhe të gjithë këta lojtarë, janë formuar pikërisht në kampionatet vendase.
Lojtari më i njohur që ka Shqipëria është Lorik Cana, i cili megjithatë aktivizohet në një ekip modest si Lacio dhe i luan a s’i luan 15 ndeshje si titullar në sezon.
Lojtarët e tjerë të Kombëtares ndërkohë, bëjnë pjesë në ekipet dytësore në Europë.
Dhe, duket se kështu do të vazhdojë edhe për një kohë, pasi në sfond nuk duket ndonjë i ri i talentuar shqiptar.
Kjo nuk ndodh rastësisht, pasi në Shqipëri nuk ka ndërmend kush të ndërtojë akademi futbollistësh dhe për më tepër nuk ka terrene sporti, pasi presidentët e klubeve shqiptare mund të thuhet se e kanë marrë peng futbollin, duke i vendosur në tavolinë rezultatet dhe kush do të dalë kampion e kush do të marrë pjesë në kompeticionet europiane.
E vetmja gjë e mirë, është fakti që shteti më në fund ka vendosur të ndërtojë disa stadiume, duke filluar me atë të Elbasanit, ndërsa pritet një tjetër në Shkodër dhe Vlorë.
Për këtë arsye, sot Kombëtarja e Shqipërisë është e mbushur me futbollistë që janë formuar në kampionatet e huaja.
Pjesa dërrmuese e tyre janë me origjinë nga Kosova dhe ky mund të jetë një fakt, që mund të dëmtojë në të ardhmen Kombëtaren e Shqipërisë.
Kjo, pasi sipas të gjitha gjasave, Kosova do të pranohet shumë shpejt nga institucionet e futbollit për të marrë pjesë në eleminatoret për kompeticionet ndërkombëtare dhe shumë prej lojtarëve që luajnë për Shqipërinë, mund të luajnë për Kosovën.
Nëse kjo do të ndodhte, Shqipëria do të dobësohej ndjeshëm, pasi lojtarë të mirë me origjinë shqiptare, jo kosovare, nuk ka.
Ndaj, ne duhet t’i gëzohemi këtij momenti dhe të shpresojmë që Kombëtarja këtë radhë t’i shkojë deri në fund rrugës së nisur, ndryshe sa ka ndodhur herët e tjera, pasi është një ekip vërtet i mirë, edhe pse nuk ka emra të mëdhenj.
Por, ne duhet të mendojmë për të ardhmen. Dhe ajo nuk bëhet me ekzaltime me qeleshe në kokë.
Duhet çliruar nga mafia futbolli shqiptar, duhet bërë një kampionat real dhe duhet që klubet të ndërtojnë akademitë dhe infrastrukturën e tyre. Ashtu siç kanë bërë të gjitha vendet e rajonit. Ndryshe, do vazhdojmë këngën “O sa mirë me qenë shqiptarë”, ndërkohë që të tjerët këndojnë me vepra.
Po se ska Shqipria as BURRA SHTETI ME BOLE QE TE DUN SPORTIN dhe as SPORT DASHES se ska sesi te zgjidhet per here te katert KRYEHALJA DUKOVIC dhe tifozet (ultas ne SKEMI) te rrijne duarkryq .
Shqiptaret ti PUTHIN KAMT “KOSOVARVE” nqs kualifikohen per ne Euro2016.
Ndersa “KOSOVART” ti puthin kamt “DIASPORES” se dhe Kosova ska FUTBOLL.
PS – Lojtaret serb jan te MBIVLETSUAR dhe Serbia si ekip futbolli s’eshte aspak cilsor .
KROACIA ESHTE LIDER NE FUTBOLL NE RAJONIN TONE EDHE ESHTE EDHE NDER EKIPET ME TE MIRA TE EUROPES.
Kush eshte i mbivleresuar? Matic? Apo Ivanovic? Kta jan lojtare nga 30 milione euro.
Qe te dy ,,,bashke me Kolarov e me shoke . Ne fakt qe kur Serbet kan “zaptu” Top Klubet e PL kta kan fillu me deshtu .
Shiko ChL e ktij viti , asnje ekip anglez ne 8she.
Talentet e rinj te sportit dilnin nga klasat sportive dhe ekipet zingjir. Po Ismet bellova nga komunist i thekun qe ishte i konvertuar ne demokrat servil, ne nji analize per sportin ne vitet 90 beri thirrjen se nuk ka cna duhen klasat sportive dhe ekipet zingjir se ato qenka “struktura komuniste”. Dhe te tjeret qe ishin aty, si frikacak qe ishin , nuk e kundershtuan. Keshtu qe atehere u hoqen klasat sportive dhe nuk dalin ma talente
Mor idiot redaktor i Mero Bazes: Nuk ka pse dobesohet Shqiperia po ti ikin kosovaret se Shqiperia eshte nje, eshte atdheu i te gjithe shqiptareve qe ti i quan nje pjese kosovare!
Edhe dicka mor injorant: Danimarka u be me 1988 kampione e Europes pa asnje lojtar te kampionatit danez dmth ne futboll nuk kane rendesi patjeter individet dhe eksportet sic i quan ti, po grupi, ekipu, kompaktesia se futbolli eshte loje kolektive mor teveqel!
Analisti, Danimarka u be kampion pa asnje lojtar danez, por te gjithe lojtaret ishin prodhuar ne akademi daneze. Shkrimi eshte shume i sakte. Vitin tjeter Kosova pranohet ne FIFA dhe gjithe ekipi iken. Shpresojme qe tek ekipi i Kosoves te shkojne edhe Shaqiri dhe kosovaret e tjere te Zvicres, Januzaj, Mustafi dhe ndonje tjeter. Atehere, po, do te kemi nje ekip shqiptar qe ndoshta do te arrije nje Europian apo Boteror…
Danimarca fitoi europianin ne 1992
O zoti Analist e para mos ngaterro vitet kur danimarka fitoi europianin. E dyta me te vertete nuk ishte asnje lojtar qe luante ne danimarke… por te pakten nuk rrezikonin qe kur kosova te pranohet ne uefa mos te kene me nje kombetare! Beje dallimin se me duket nuk e paske te qarte analizen!
Pamarreparasysh mendimeve dhe analizave te personave te ndryshem,kosovaret dardan do jene gjithnje ne kombetaren shqiptare.Vokrri eshte betuar se kombetarja shqiptare nuk do te injorohet,por bashkarisht do bejme shperndarjen e lojtareve ne te dy kombetaret.Pritet qe se shpejti te paraqiten disa talent te rinje kosovare,ne arene europiane te futbollit,te cilet do jene potenicial i fuqishem per te dy kombetaret tona.Me keta lojtare duhet te talentuar duhet te kontaktohet dhe te bisedohet per te miren tone te perbashket.
Evetemja rruge eshte te luajne parlamentaret biles pa breke.
Sa te kemi klanin mafioz te “Dukajve” ne krye te federates se futbollit, jo vetem do kete manipulim ndeshjesh, por kurre nuk do kemi shkolla futbolli dhe futbolliste cilesor nga vendi yne. Thjesht do vazhdojme edhe disa kohe sa te futet Kosova ne UEF-a e pastaj do luajme me cunat e Ali Demit, pasi kombetarja jone sot nuk kishte asnje futbollist qe te kete lindur, te jete formuar apo stervitur ne Shqiperi.
O anal-ist t’plaçin sytë! Po ti a po e sheh që edhe Italia kampion i katërfishtë botëror po përfshin n’ekipin e vet kombëtar lojtarë që nuk janë krijuar në itali. Dhe nuk po them këtë për Xhuzepe Rosin që është italo-ameikan, po pët Tiago Motan apo këtë më të riun Ederin që ia shpëtoi një pikë në Bullgari. Jeni bërë si papagaj, i qitni llafet pa ua marrë masën fare!
Bukur. Ke shkruar gjera reale, pa doreza.
po kena emigru si debila po ashtu cpati ben minga qe iku…eh pra
pse car ka spanja apo ronaldo? kurrgjo pervecse dedikimit
emigroi savicevici? jo nuk ishte debil
o dake po luftetari lute me mire se ca ekipe qe shofim ne perendimi pastaj a mos qe platini i mbarum ne 86? qe brazili gjo ne 86?
futbolli si moda ku pati dhe deshtim
muhabeti romarioz garrinchioz eshte real nqs e ve kunder hollandezve si ai qe lu me manchester united
A votoi Duka per Platinine? Nese po a meriton ta shporrim njehere e mire nga FSHF-ja.
S’ka se si te jete ndryshe ne Shqiperi edhe ne futboll ajo ne baze te te ciles e kane ndertuar menyren e jeteses politikanet tane te felliqur qe duhet te jene te vetmit qe nuk duhet te jene pjese e ketij gezimi mbarekombetar sepse jane ata ANTISHQIPTARET me te medhenj qe me pislleqet e tyre i kane vene shkelmin ne fyt cdo perpjekjeje te njerezve me vizion dhe me dashuri per kete vend ne cdo fushe ,edhe ne futboll.eshte mbushur kampionati yne me lojtare te huaj dhe nuk po arrijme te kuptojme se talentet jane ne Shqiperi dhe duhen gjetur dhe ndihmuar ne rrugen e tyre.Akoma nuk kemi kuptuar ose nuk duam te kuptojme se edhe futbolli eshte nje industri qe sjell te ardhura dhe qe angazhon te rinj dhe jo vetem, te merren me sport dhe te qendrojne larg veseve te keqija.per mua nuk ka shume rendesi nese shkojme ose jo ne France(natyrisht do doja)por rendesi ka qe secili me veprat e tij sado te vogla ti ngreme kryet lart ketij vendi sepse ka vuajtur shume dhe behet fjale per te ardhmen,per femijet tane.Zoti ndihmofte shqiptaret dhe ata qe ja duan te miren ketij vendi.
Ô kosova patriote heroike n’a u ģdhi radikale islamike.
Mafia nuk thyhet por urojme qe dalengadale te behen te ndergjeghshem se parate behen edhe me drejtesi. Edhe pasi Kosova te hyje ne UEFA, do mbeten mjaft futbolliste edhe per kombetaren tone. Te njejten gezim do ndjej edhe per skuadren kosovare shqiptare. Grazie De Biasi-
O analist,a e pe ndeshjen?Me ate pjese te pare qe lujten,Portugalia dhe Danimareka te lene pa breke,po me siguri edhe Serbia.Dhe luajte me Armenine qe ka 1 pike,pra ekipi me i dobet i grupit.Shyqyr qe luajten me 10-te pjesen e dyte se nuk i dihej.
Rrafen i cop armenie te lodhur dhe me 10 veta. Haj mo arixhiu me dy pika vaj ben dasem. Ne fund prap ne vend te 4 si gjithmone.
Ne stadiumin “Elbasan Arena” ne kete ndeshje nuk funksiononin orat elektronike.Mund te penalizohemi ne per kete amulli?Pse ndodh kjo? Shume biseda qe po behen keto dite tregojne se ato jane me difekte dhe jane futur ne kete stadium nga Armando Duka qe i ka pasur ne bisnesin e tij me shume difekte e mjaft te vogla per kete stadium modern qe u be ne pergjithesi me leket e shtetit tone.
Duka presidenti i fshf është e keqja më e madhe e futbollit shqiptar është thjesht në futboll për të bë lekë edhe atë po be.se di a ka ndonjë institucion ta shkarkoj këtë njeri
me demek kjo ishte nje analize e thelle e gazetarit…….
Kosova eshte shtet por nuk eshte komb dhe nuk ka si bene nje kombetare.
Ne nuk kemi futbboll,kampionat futbolli, ketu gazetari ka te drejte,Fakt qe ne kombetare nuk luan asenje lojtare i ketij kampionati e verteton kete.
Ju qe komentoni duhet ti thoni gjerat thoni te sakta,Danimarka ka fituar ne 1992 ndersa ne 1988 ka fituar Hollanda [kampionatin europian]
Analize e qarte dhe shume e drejte shikim i se ardhmes
1 Ambiente fusha sportive dhe formimi i akademive ne cdo ekip
2 Angazhimi i ishfutbollisteve te ekipit kombetar tashme veteran ne pikat kyce te ekipeve shpresa apo u 16
Kola Tare Murati Vata Strakosia etj dhe pse jo edhe drejtimi i federates tu jepet ish futbollisteve veteran
3 Specialista dhe skauter ne tera vendet ku ka emigrant shqiptare
Greqi Zvicer norvegji suedi itali ka me mijra femije emigrantesh shqiptare qe luajne futboll neper akademite e skuadrave te ketyre vendeve
Me kujtohet para10 vjetesh futbollisti kosovar hetemaj i cili lojti ca kohe per ekipin e aekut dhe qe qe atehere nje nga talentet e futbollit finlandez ne nje interviste dhene nje gazete sporti shqiptare dhe i pyetur se pse zgjodhi finlanden dhe jo shqiperine ju pergjigj
Ne moshen 15 vjec ne danimarke ne nje kampionat per moshat u 16 ku merrte pjese edhe shqiperia mu afruan per here te pare specialiste te ekipit shqiptare dhe biseduam ne se kisha deshire te luaja me ngjyrat e ekipit shqiptare
Ju pergjigja se do qe endrra ime ,shkembyem telefona dhe rame dakorte te mbyllnim takim!!
Kaluan 3 vjet dhe nuk mora asnje telefon keshtu qe i detyruare iu pergjigja po fteses qe me beri kombetaria finlandeze!!!!!!!!
Keshtu qe ne federaten shqiptare duhet te kete ish futbolliste te kombetares ne te tera postet dhe jo mafioze dhe partiak si pune e Dukes.
po t kishin dal shqiptart e shqipnis neper bot sikurse kosovsat qysh n koh t Titos dhe Enverit,tash shqipnija do kishte kombtaren me t mir n mesdhe.,me shqiptart e lind dhe rrit neoer perndim.
shqiptart e shqipnis me gjithato kushte katastrof,pa buk,pa lek,pa drita dhe pa uj,e ne mes mafjozve pushtetar politiksa,prap se prap kan nxjerr talente.
dhe pa kampjonat futbolli fare por vec me nji kampjonat loj bixhozxhinjsh!
futbollistat e shqipnis edhe n koh te diktaturs kan qen talente bote.
Mehdi Zhega,Sabah Bizi,Frasheri,Shyq Ballgjini,Sul Demollari,Lir Pernaska,Panajoti I Modh,e ndonji tjeter ishin te klasit qe jan sot lojtaret e klubeve lidere europse. Vec me pak stervitje dhe trajtim europjan ata mund te sfidonin emra te till si Runi,Xherard, apo edhe te tjer lider te klubeve perndimore. Ilir Pernaska po te trajnohej ne perndim do ishte edhe me i mir sesa Gert Myleri i famshem gjerma.
Panajot Pano me trajnimin perndimor do ishte nje bicim Mesi i atyre kohrave.
Sabah Bizi nji Bekenbaoer i vertet.. e so on.
e sa per disa lojtar serb apo kroatr,ata do ishin te rendomt ne nivel ne klubet shqiptare (po qe se ato do kishin mundsit qe kan tash ne perndim)
Kastriot Hysi apo Cocoli ishin gjigand te fushes.
Kurse Zeri ishte specjal,nji fenomen i vertet,nje bicim Mesi.
por gjithato gjera te mira qe kishin shqiptart atehere,ai shpirt komuniteti qe ishte u prish si me magji. se si e se qysh per kte duhet te spjegojn psikologet socjale.