Betejë kundër pandëshkueshmërisë, jo rindëshkueshmërisë

23 Mars 2015, 20:01Editorial TEMA
Betejë kundër pandëshkueshmërisë, jo

Nga Mero Baze

 

Për aq sa u bë publike, nga detajet e platformës së Partisë Demokratike për dekriminalizimin, duket se platforma ka më shumë parasysh disa persona në parlament, të cilët kërkon t’i kthejë në viktima të saj, sesa parimin e dekriminalizimit.

Platforma nuk shtrihet në çdo vepër penale, por vetëm në veprat penale që ngrihen për krime të rënda, nuk shtrihet në kohë për të prekur fenomenin e pandëshkueshmërisë që ka ndodhur në Shqipëri, ku gjyqet ndaj politikanëve janë mbyllur pa përfunduar dhe disa krime të rënda të politikës siç është 21 Janari, nuk janë gjykuar fare.

Platforma e Partisë Demokratike mjaftohet vetëm me çështje të mbyllura dhe të gjykuara, për të cilat personat kanë konsumuar dënimin dhe nuk merret me çështjet e pagjykuara dhe të ngelura hapur, pikërisht duke përdorur pushtetin politik. Më keq akoma, platforma nuk parasheh në ndikimin e saj, raportin që duhet të ketë politikani shqiptar me pasurinë, gjatë kohës që është në pushtet dhe justifikimin e saj.

Objektivi kryesor i platformës është të ndëshkohen politikanë që janë ndëshkuar një herë. Këtu duket qartazi, që e kanë fjalën për një sërë denoncimesh që kanë bërë për administratën e mesme dhe të lartë, ku janë përfshirë njerëz që mund të jenë dënuar më parë për ndonjë vepër penale. Kjo nuk është problem të bëhet, por është problem të mos bëhet një platformë, që parashesh ndëshkimin e gjithë politikanëve që i janë shmangur drejtësisë. Procesi i dekriminalizimit duhet të ketë pikë të parë të tij pandëshkueshmërinë dhe jo rindëshkueshmërinë.

Rindëshkueshmëria mund të aplikohet për nivele të larta politike, për ta higjenizuar më shumë mjedisin politik, por pandëshkueshmëria është fenonem tipik shqiptar dhe arsyeja e vetme përse po na lënë jashtë dyerve të Europës. Kështu që socialistët duhet të pranojnë ofertën e nivelit të ulët të PD-së dhe duhet ta ngrejnë stekën tek pandëshkueshmëria, duke e shtuar atë si pikë kryesore. Kështu, gjithë politiknaët që këto 24 vjet u janë shmangur me procedura të ndryshme proceseve gjyqësore, duhet t’i rihapin ato dhe të shkojnë në gjykatë dhe pastaj në varësi të vendimit të Gjykatës, duhet të penalizohen sipas variantit të PD-së. Një akuzë korruptive penale me 220 milion dollarë nuk mund të tolerohet dhe të ndëshkohet njëri që ka shtyrë Gent Strazimirin në Kuvend.

Aq më tepër, një zyrtar që mund të merrte 6 vjet burg për një vrasje masive si ajo e Gërdecit nuk mund të rrijë në politikë pa u gjykuar, vetëm se avokati i tij sëmurej sa herë kishte gjyq. Përveç këtyre, ka dhe raste të tjera të forta të mos gjykimit të politikanëve, të cilat duhet të jenë objekt kryesor i dekriminalizimit. Në këtë pikë duhet të shtrihet dhe hapja e gjyqeve për çështje që nuk janë hapur në rastet kur ka pasur presion mbi prokurorinë. Ne të gjithë jemi dëshmitarë se si prokuroria u shantazhua më 21 janar dhe kryeprokuroja u quajt nga kryeministri lavire bulevardi. Mjafton aq që ajo çështje të rihapet, e parashikuar në platformën e dekriminalizimit si çështje e pagjykuar për shkak të presionit politik të provuar, me fakte e grup fakte, siç thothte Berisha.

Nëse flasim për një politikë të pastër dhe politikanë të pakorruptuar, ata po ashtu duhet t’i nënshtrohen një hetimi për çdo pasuri të tyre të pajustifikuar. Kjo do ta bëjë më të besueshme betejën me korrupsionin dhe efeketet e tij. Edhe pse duket një mision i vështirë, gjurmimi i parave të çon më shpejt tek veprimtaria kriminale sesa gjurmët e thashethemeve në Kuvend.

Së fundmi, platforma e dekriminalizimit duhet të jetë e qartë, në përputhje me parimet kushtetuese dhe të drejtat e njeriut, me qëllim që të mos bëhet një lojë politike siç bënte Berisha me dosjet. Sa herë i duhej një ligj për dosjet, ai bënte një ligj antikushtetues, me qëllim që të dukej sikur po e bënte për të mos e bërë kurrë. Ky rrezik ekziston dhe në këtë rast. Që të mos tallen përsëri me opinionin publik, ndërhyrjet ligjore duhet të jenë preçize, të pranueshme dhe të interpretueshme drejtë, me qëllim që të kemi vërtet një platformë dekriminalizimi dhe jo një fletërrufe për të përbaltur dy a tre persona pa asnjë rëndësi, që mund të dalin nga Kuvendi dhe pa këtë teatër.

19 komente në “Betejë kundër pandëshkueshmërisë, jo rindëshkueshmërisë”

  1. turisti says:

    Fryma e shkrimit eshte me shume se e sakte.

    Por ne kete shkrim ka shume DUHET, qe ne realitetin shqiptar mund te perkthehet ne SIKUR(kujtoni zhargonin popullor qe fillon me kete fjale)

    Me te drejte autori shkrimit permend pandeshkushmerine per 220 milion euro te vjedhura ne rrugen e kombit, 21 janarin e provokuar nga revolta popullore kundra bllokut me 700 mije euro dhe tragjedise se Gerdecit etj.

    Por fatkeqsisht duhet thene se keta keqberes shqiptar te pandeshkuar per keto abuzime dhe vrasje, kishin dhe kane akoma suportin e disa zyrtarve te larte dhe te fuqishem te pertej atllantikut.

    Kjo eshte arsyeja, qe fjala DUHET e perdorur ne kete shkrim, merr akoma me shume konatacionin SIKUR…..

    1. Radio loja "doshi invazion" says:

      Keqardhje per Meron qe ben sikur nuk kupton qe kjo tragjidi-komedi behet vetem per te shkaterruar PS dhe te vene kriminelin Lul si k/m te ardhshem te shqiptareve.

      Te krahesesh vetem krimet dhe tradhetite e Lulit me shuplaken e Strazimirit apo me budallakijet e Doshit eshte krim me vehte qe dhe ju gazetaret keni fajet tuaja.

      Me kete miopi te shoqerise civile ne Shqiperi,me keto vuvuzelat e mediave,me kete mazhorance impotente dhe tradhetare dhe me keto ambasadore te akredituar ne Tirane me kinezerirat e tyre duhet te reahabilotojme gjithe tradhetaret e kombit pasi jane disa here me pak fajtore se Lul Bashici dhe Berishici qe nuk ka ne lene krim dhe tradheti pa bere.

      Le te fillojme me Haxhi Qamilin,Esat pashe Toptanin (gjyshin e Bledit) me xhaferr deven,koci xoxen,panajot plakun dhe deri xhevdet mustafa ,,
      Tolerimi qe po i ben opinioni shqiptar ketij krimineli (ne fakt atyre qe jane pas tij se Luli eshte vetem per revista play boy) na ben te mendojme se Enver Hoxha nuk ka qene aq diktator sa thuhet por paska qene ai popull nje staj me lepuj, zvarranike dhe vampire qe deri tani te vetmin sukses qe kane patur keto 25 vjet ka qene kanibalizmi me kockat e tij qe i ka servirur guzhinjeri elez biberaj me kasapin e tij berishe.

      PRA KUSH ESHTE KY LULUSHI YNE QE DHE KUR VRET BUZEQESH…

      Te pakten per vitet e fundit ne gazeten e Meros kemi lexuar me fakte se ky k/kriminel ka kryer keto vepra penale dhe aktivitete te dyshimta:

      1….Qe adoleshent punon kamarier ne aeroportine Rinasit (me cimka)

      2….Jo rastesisht dergohet ne Hollande ku flitet se zoteronte nje pashaporte amerikane qe nuk ju sqarua kurre burimi

      3…Ka fakte qe gjate punes ne Kosove me rroge perrallore ka punuar per sherbimet serbe ne dem te UCK

      4..Ka fakte qe gjate punes ne Kosove ka hyre ilegal ne Shqiperi dhe ishte pergjegjesi per dosjen e shtepise verdhe ne Burrel

      5..Si minister Transporti eshte pergjegjsi NR-1 per vjedhjen e 300 miljon dollareve ne rrugen e kombit.Kujtojme keto nje ambasadore amerikane qe i shkonte per vizite private ne shtepi dhe Foreign Policy Journal ne Amerike qe akuzonte dhe Lul Bashen , Bechell-in dhe Dellin e Kosoves per nje dem prej gjysem miliardi dollare..

      6…Si minister drejtesie ka kontribuar per mbylljen e krimit Gerdecit

      7….Si minister drejtesie ka liruar nga burgjet kriminele teper te rrezikshem per votimet e2009 qe eshte vertetuar nga ambasada amerikane

      8-…Si minister e jashtem ka shitur si Ahmet Zogu ne bashkpunim me mobsterin Berishe pjese te detit Jon.

      9…Si minister e jashtem ka miartuar ngritjen e varrezave te ushtareve greke sipas vijes imagjinare te Vorio Epirit

      10..Si minister i brendshem eshte fajtori kryesor bashke me berishoviqin per vrasjen e kater protestuesve ne 21 janar

      11…Eshte bashkfajtor me berishoviqin per vjedhjen e bashkise tiranes bashke dhe me nje mengperveshur qe diten ishte me Ramen dhe naten flirtonte me Lulin..

      12….Eshte bashkfajtor me berishoviqin per uzurpimin e shtepise qendrore te MMP

      13….Kreu aktin naziskin te heqjes se tabeles rruges te deshmoreve te 4 shkurtit dhe vendosi emrin e nje nipi te xhaferr deves

      14….Kreu aktin anti kombetar qe pruri eshtrat e zogut pikerisht diten e clirimit te Tiranes nga Fashizmi
      15…Se bashku me bash-kriminelin berishoviq kane pjese ne eleminimin politik dhe fizik te Sokol Olldashit.

      16…Mori pjese ne kompllotin anti-Rame kur i shkeli Arvizuse “vijen e kuqe’ me deshiren e ketij te fundit ne 15 nendor 2013 ne ceshtjen e fabrikuar

      17…Po merr pjese ne kompllotin anti-Rame qe disa sherbime inteligjente te cuditeshme kane shpikur “cunamin Doshi” per te prure ne fuqi Djallin Lul ose Malltez ne nje kohe shume te afert..

      Vijon…

      1. ja ka bo qeveria kalces tete me dy says:

        Ambasada e Madagaskarit pershendet qerreverrine e Edi Rames dhe Prokurverorin Llalla qe kapen keto bandite te Komitetit te Maleve qe sipas dokumenteve tona te kili-wilit tre cilat na i ka dhene karnadezi Vishinsk Ajazi rezulton si me poshte veprimtaria e tyre kriminale:

        KRIMET E KAPOS TOME DOSHI

        1-puci shtetit 1991
        2-lufta veri-jug 1997
        3-kater mije te vrare ne 1997
        4-urdheri per sulm kimik 1997
        5-remzi hoxha
        6-fshehja e kumbaros
        7-kosta trebicka
        8-fatmir xhindi
        9-oficeri shikut
        10 gjyqtari konomi
        11-viktimat e gerdecit
        12-protestuesit e 21 janarit
        13-akuzoi PS per vrasje nga mbrapa
        14-manipuloi mjeket e spitalit ushtarak
        15-ktheu k/m ne spital fushor
        16-refuzoi dorzimin e gardisteve
        17-terrorizoi presidentin si horr bulevardi
        18-perdhosi k/prokuroren di lavire
        19-ofendoi k/shikasin si pucist
        20-kercenoi ramen me egzekutim
        21-akuzoi dhe kercenoi 4 gazetare
        23-u fshine filmimet
        24-u ndrruan tytat e armeve
        25-u dekorua burri shtetit
        26-u dekorua ylli ne ngjitje
        27-u menderosen ekpertizat e FBI
        28-u zevendesua presidenti
        29-u zevendesua k/prokurri
        30-u zevendesua k/bashkiaku
        31-u zevendesua k/shiku
        32-u terrorizuan gazetare
        33-u tha se do ja u bej prape si ne 21 janar

        KRIMET E FRROKUT

        34-liroi vrasesit nga burgu ne shkurt 2012
        35-genocid fisit haklajve
        36-tritol te varezat e haklajve
        37-bulldozer te shtepia e haklajve
        38-vrasja mafjoze e Mirush Matit
        39-thika pas shpine Bujar Kaloshit
        40-vrasja e Aleks Kekes
        41-masakrimi Edi Rames
        42-masakrimi Zamir Dules
        43-masakrimi Bardhok Lales
        44-vrasja Florian Viles
        45-egzekutimi Anton Gjergjit
        46-egzekutimi Vaid.Lames
        47-perndjekja e Zef Brozit
        48-perndjekja e gjen.Luan hoxha
        49-perndjekja e Shinasi Rames
        50-terrorizimi Eduart Sallamit
        51-terrorizimi Arben Dukes
        52-rrahja e Paskal Milos ne Bruksel
        53-burgosjae e A.Frangajt
        54-burgosja e A.Ristanit
        55-vdekja misterioze P.Arbnorit
        56-vdekja misterioze Safet zhulalit
        57-vdekja misterioze Ali Spahia
        58-vdekja misterioze Besnik jacellit
        60-vdekja misterioze Gezim Dibra
        61-egzekutimi ahmet krasniqit
        62-egzekutimi ilir koloshevcit
        63-vdekja misterioze xhavit hana (prokurori gerdecit)
        64-eleminimi misterioz i L.Ihsanit (sekretarja berishes 13 vjet)
        65-vdekja misterioze Bashkim Gazidede
        66-vdekja misterioze Ferit R.Hoti
        67-vdekja misterioze Tani Topit
        68-vdekja misterioze Gramoz Pashkos
        68-Eleminimi Gani Malushit
        69-nxjerrja ne prite e azemhajdarit
        70-vrasja e 10 komisareve te policise
        71-vrasja e mbi 500 policeve ne detyre
        72-ngujimi i 3110 familjeve ose jane gjak
        73-…1800 te vrare me kanun
        74-prishjen e qeverise stabilitetit 91′
        75-fronezimi i janullatusit

        KRIMET E PJERINIT

        76-aderimi ne konferencen islamike pa referedum
        77-sabotimi i levizjeve per pamvaresi ne kosove
        78-furnizimi me nafte i milloshevicit
        79-vjedhjen e votimeve 96′
        80-rrahja masive e demonstrueve ne sheshin Skenderbej
        81-rrezimin e shtetit dhe vellavrasja ne 97′
        82-grushti i shtetit shtator 98′
        83-impikimi familjarisht i tij ne holokaustin e gerdecit
        84-miratimi i varrezave te ushtareve greke
        85-injorimi total i ceshtjes came
        86-shitja e detit jon
        87-implikimi me ligjin e plehrave
        88-vjedhje e votimeve ne 2009
        89-prishja klasave sportive
        90-prishja e rrjeteve kulluese
        91-tallja me shkollene plepave
        92-masakra e 21 janarit
        93-vjedhja e votimeve 2011
        94-perdhosja e luftes N.CL
        95-glorifikimi i satrapit zog
        96-deklarata qe kemi gjak turku.
        97-Shitja e resurseve strategjike
        98-lidhja me mafiozet e podestes
        99-parlameti i ri
        100-stadiumi i ri
        101-xhamia e re
        102-rruga e Arberit
        103-rrethrrotullimi ne unaze
        104-h/c skavices
        105-h/c devollit
        106-mullinjte e eres ne karaburun
        107-centrale atomike per tu bere superfuqi
        108-hekurudha tirane-pekin
        109-superfuqi arroresh
        110-mbjellja e 10 miljon rrenje ullinj

        KRIMET E BAMIT

        111-kalimi borxhit jashtem 66% (falimentim)
        112-mos pagimi 500 miljon investitoreve
        113-demi me “Cez-in” rreth i miljard dollare
        114-Krimi me TEC Vlore mbi 200 miljon dollare
        115-qindra miljone me pronaret e tokave (strasburgu)
        116- mashtrimi i te perndjekurve politike ne pagesa
        117-mashtrimi kriminal me legalizimet
        118-deshtimi i censusit
        119-vjedhja e 300 miljon dolarev te rruga kombit
        120-shitja e hidrocentraleve
        121-shitja mafjoze e armatimeve
        122-shitja e reparteve ushtarake + shqup-in
        123-deshtimi i shitjes albetrolit dhe armos
        124-linja e tramvajit Lulit ne tirane
        125-shqiperia 1-euro
        126-denoncimi i Hysen Shoshorit
        127-enoncimi i Margarira Kostaqit
        128-tjetersimi mafjoz i Shqup-it
        129-tjetersimi mafjoz i ambasades kineze
        130-tjetersimi mafjoz i sh.o. Fier
        131-ri-aprovim i ardhjes milionave ton plehrave
        132-tejkalimi borxhit public mbi 65%
        133-borxhi ndaj biznesit 1 miljard dollare
        134-borxhi stratosphere me Cezin
        135-cmenduria me emrin e bjeshkeve te nemuna.
        136-perdhosja e eshtrave te A.Hajdarit dhe VK.
        137-lejimi i rajersonit ne fushate elektorale 1992
        138-mos hapja e dosjes se sigurimit shtetit
        140-poshtrimi i Jon Withersit
        141-poshtrimi i Arvizuse
        142-loja me LHL
        143-komplloti Sokol Olldashit
        144-loja me lazaratin
        145-helmimi Ferdinant Ponit
        146-pagesa e vrasjes se Santos
        147-teatri qe po luan me Fullanin
        148-uzurpimi bsh
        149-uzurpimi i bankes Santos
        150-“Dasma” per kapjen e nipit enverit
        151-‘Nxjerrja” e kalibruar e videos Metes
        152-Nxjerrja” e kalibruar e kamikazit Doshi
        153-Perdorimi i Dritan Priftit si Video Master Spy
        154-Ka share Rugoven maniak seksi
        155-Ka quajtur AHajdarin Boss bordello…

        E keni ndegjuar Robert Ndreniken te Shembja e idhujve kur thote

        JA KA BO QEVERIA KALCES TETE ME DY ?!

        1. 1000000 kokpalare says:

          meqnese edi rama i di keto gjera bashke me ty dhe nuk i coni ne gjyq,ju duhet te denoheni me keq se ata

      2. Skypion says:

        Platforma e Partise Demokratike per dekriminalizimin,eshte me e mira e mundshme qe mund te behej ne keto rrethana.Ajo eshte hartuar duke marre per model shembujt me te mire te vendeve demokratike qe e kane kaluar kete proces.
        Por,a ka vullnet kjo maxhorance per te mbeshtetur opoziten demokrate ne betejen kunder kriminalzimit?!Kjo eshte pyetja kyce,qe behet ne lidhje me kete proces jetik per demokracine tone.
        Neqoftese platforma e paraqitur nga PD-ja eshte me e mira e mundshme,ajo eshte e tille,sic edhe e thame,per rrethanat specifike politike.Por,ajo nuk eshte ajo qe do te deshironim te gjithe ne.
        Ne,populli i Shqiperise,do te donim qe ajo te perfshinte edhe peshqit e medhenj te politikes;sidomos,dy peshqit me te medhenj te saj: krapin Rama dhe ballgjanin(ballgjerin)Meta.
        Ne,populli i Shqiperise,do te donim qe t’i jepej fund pandeshkueshmerise ne nivelet me te larta te Parlamentit dhe politikes.
        Ne,populli i Shqiperise,duam qe,parasegjithash,te evidentohej pergjegjesia e lidereve politike te maxhorances,per futjen ne listat zgjedhore,te deputeteve me rekorde kriminale,qe jane edhe sebepi i luftes dekriminalizuese.
        Ne,populli i shqiperise,do te donim qe te evidentoheshin financimet e paligjshme qe bota e krimit ka bere ne fushaten zgjedhore te 2013,per partite e maxhorances,PS dhe LSI;financime keto qe shkojne ne qindra milione euro.Te evidentoheshin “financuesit” e PS dhe LSI-se;kush jane keta,si i kane bere ato miliona,dhe c’lidhje kane me lideret e maxhorances.
        Ne,populli i Shqiperise,do te donim qe te evidentohej pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme e dy liderve Rama dhe Meta,e cila pasuri shkon ne dhjetera e qindra milione euro,te investuara ne shtepi e vila marramendese,dhe te depozituara ne cash ne bankat e huaja jashte vendit.
        Imagjinoni pak: vetem koleksioni corapave te kuqe dhe brekve pink te Edi Rames shkon ne mijera e mijera euro;pa folur per udhetimet ,drekat,darkat dhe hotelet e shtrenjte ,qe jane rutine e punes se tij te perditshme;pa folur per qindramijera euro qe Rama shpenzon ne drogerat e forta!Kuptohet kollaj,edhe per me skeptikun,qe pas ketyre shpenzimeve marramendese ne gjera te vogla,qendrojne shuma te medha;miliona te fshehur diku,s’dihet ku,porqe duhet gjetur se ku.
        Njejte edhe per Ilir Meten ku ,nje shishe vere,ne ditlindjen me qindra e qindra te ftuar te te cilit, kushtonte qindra euro!!
        Ne, populli i Shqiperise,duam qe te evidentohet krimi i Rames dhe Metes ne protesten fashiste te 21 janarit.
        Ilir Meta te ndeshkohet per korrupsionin e faktuar me ze dhe figure,e qe u be sebep per ate proteste.
        Edi Rama te ndeshkohet per ideimin dhe organizimin e protestes fashiste te 21 janarit,me ate te se ciles kerkonte te merrte pushtetin me dhune.Edi Rama te ndeshkohet per gjakun e derdhur ate dite te policeve ne krye te detyres dhe si pegjegjesi kryesor i humbjes se jetes te kater qytetareve te pafajshem.
        Ne, populli i Shqiperise,mendojme qe, pa u ndeshkuar kokat e krimit dhe korrupsionit,perkatesisht,Edi Rama dhe Ilir Meta,lufta per dekriminalizimit nuk do te kete sukses.
        Ne, populli i Shqiperise,megjithate, pergezojme opoziten demokrate,Partine Demokratike,per kete nisme sa fisnike aq edhe jetike per fatet e demokracise ne vendin tone.

        1. ti nuk je populli says:

          – Ti Skypion nuk je populli i Shqiperise sa kohe qe paguhesh nga nje klan.
          – Nje mercenar anonim nuk perfaqeson asgje me teper se padronin e tij.
          – Ti nuk je me PD-ne, por me pronaret hajdute te PD-se.
          – Ty nuk te dhimset populli shqiptar ose trushkulurit apo qelbesirat sikurse ti i quan shqiptaret me nje neveri dhe urrejtje gjenetike, por e ke hallin qe te shpetosh hajdutet dhe kriminelet e shqiptareve qe te paguajne ty. Ti ke lindur dhe do te vdesesh si hyzmeqari i te keqes.
          – Ti je litari qe ka lene jashte varrit te tij S. Berisha.

        2. Toni says:

          Skypion te fala sandrit+GATE BERISHES…

  2. Labi Vlore says:

    Kete pune,me mire se kushdo e kryen Prokuroria dhe sistemi i Drejtesise ne Pergjithesi.Ne c’menyre??Nepermjet ndjekjeve penale,gjykimit dhe ne fund denimive te merituara per c’do shkeles te ligjit.Nuk shikoj se perse duhet ta beje politika dekriminalizimin??Ate e kryen shume mire drejtesia.Dakort,supozojme se dekriminalizimin e Parlamentit do e kryeje politika,po dekriminalizimin e Fshatit tim kush do e kryeje??Dekriminalizimin e Mehalles time kush do e kryeje??Dekriminalizimin e fisit tim??Dekriminalzimin e Krahines time ksuh do e kryeje??Ah,kerkoj ndjese.Nuk jane te rendesishme keto dekriminalizime.I Rendesishem eshte vetem dekriminalizimi qe cakton PD-ja.Me sa duken bathet,PD-ja ka rene ne gracke pa e kuptuar.Duke kerkuar dekriminalizimin e politikes,po i jep te drejte Prokurorise te coje ne ndjekje penale politikanet e saj ne c’do nivel qeverisjeje.

    1. 1000000 kokpalare says:

      peshku qelbet nga koka

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Dekriminalizimi per PD,eshte platforme per mos denimin e vraseseve te 21 janarit dhe Gerdecit,ajo ne thelb eshte per mbrojtjen e Berishes.

  4. BB says:

    Sakte.
    Perndryshe, ku ishe? asgjekundi, cfare bere? asgjekafsh, kujt ja fute? kush u mundua te ma fute.

  5. Manti says:

    Kjo eshte thjeshte nje loje politike. Nuk e ka ende pjekurine klasa jone politike qe drejton ne periudhen postkomuniste me mendesi komuniste. Deviza e tyre ka qene te perfitojme dhe te mbushim xhepat t

  6. Manti says:

    Kjo eshte thjeshte nje loje politike. Nuk e ka ende pjekurine klasa jone politike qe drejton ne periudhen postkomuniste me mendesi komuniste. Deviza e tyre ka qene te perfitojme dhe te mbushim xhepat tone me çdo kusht e çmim se pas nesh le te behet qameti. Nuk i besoj “dekriminalizimit” qe serviret si sllogan. madje do te pres qe me kete rast te shoh se si do te ngrihen tonet e mjaullimat per spektaklin me te mire te ketyre koheve te fundit qe presim. Si kurvat qe perpedohen se jane teresisht te ndershme dhe se kane moral. Do rrojme dhe do te shikojme. Kjo histori do te spostohet deri ne zgjedhjet e ardhshme. Hajde gallate…

  7. sherifi says:

    Jane te shumta arsyet qe te vihet Berisha para drejtesise,te permendura dhe ster permendura nga shtypi i vendit dhe i huaji, nder me te rendesishmet qe Berisha mund te vihet prapa hekurave jane:
    V.1997 qe shkaterroi shtetin,urdheroi nen petkun e kryetarit te keshillit te mbrojtjes sulmin me avionet e ushtrise popullsin e jugut,
    beri grushtin e shtetit dhe pushtoi gjith institucionet ne 14 shtator 1998,shiti detin,krijoi nje Hjeroshime ne gerdece,vrau 4 qytetare ne mes te bulevardit e shume te tjera.

    1. Spartaku says:

      SHERIF!Shume drejte,per ato duhet denuar Saliu,madje urgjent.

  8. alban says:

    mjere ne qe mbetem te degjojme kto jashteqitje, te miret iken shikuan punenn e tyre mbeten kriminelet to bejne grope kte vend

  9. ELEGJI PER MERON says:

    16 komente deri tani dhe keto te pakte qe jane shkruar pothuaj jane jashte “temes” se Temes.Pse ndodh kjo ?

    Qe nga koha e Gerdecit kur Mero perveshi “shpaten”kunder Bajlozit Saliserbi e deri ne 23 qershor kjo gazete u be nje lloj “parlamenti” ku jepnin mendime dhe ndihmese thjesht si atdhetare mijra lexues apo komentutes qe u be ndoshta nje nga aresyet kryesore qe u hodh nga karrikja e k/m por jo nga pushteti monstra e vicidolit.

    Te dale zoti Mero me keto lloj artikujsh as mish,as peshk dhe te flase per “beteja” me prefiksa pa kuptim perpara fjales “ndeshkueshmeri” eshte nje tallje me lexuesit e tij.

    Artikulli qe duhet te kishte bere sot Mero duhej te ishte:

    STOP MAZHORANCES IMPOTENTE ,BANDITEVE TE PD ,DREJTESISE & GJYKATAVE MAFJOZE DHE PANELIN DIPLLOMATIK TE AKREDITUAR NE SHQIPERI TE PASIQNQERTE.

    BOLL ME KETE TERROR MEDIATIK DHE DIPLLOMATIK QE NA KUJTON XHON MEGOUN E 1991,STEPEN STJUART NE 2005 DHE MUXHAHIDINET E JONATHANIT NE 2013 QE I PRUNE SI SPOT ELEKTORAL PER BERISHEN.

    ZOTI MERO O NXIRRE “SHPATEN” OSE SHITE GAZETEN…BOLL ME KETO BETEJA NE BORDELLON E PARLAMENTIT DHE NE HALENE E DREJTESISE SE PO I VJEN ERA MUT & BARUT ATIJ VENDI…

  10. mali says:

    Mero,me kete analize ngre nje problem jo te thjeshte per dekriminalizimin e politikes shqiptare ,per te larguar ata qe s,e kane moralin,qe s,ekane personalitetin dhe moralin per te qene perfaqesues te popullit ne organin me te larte ,ne parlamenao ne qeveriPD-ja kerkon dekriminalizimin duke vene gishtin tek persona qe mund te kene bere dikur faje dhe qe mund te kene marre e denime qe i kane shlyer e ne baze te Kushtetutes mund te zgjidhen ne se votohen.Mund te merret nje vendim qe te tillet te mos jene ne parlament edhe pse cenon te drejten e njriut per te zgjedhur e per t,u zgjedhur,mund te behet nje perjashtim per deputetet dhe ne administraten e larte te shtetit,por s,mund te rigjykohen te gjykuarit per ceshtje te lehta sic jane dhe goditjet me pellemba a grushta qe ndodhen ne parlament midis grindaveceve,llapaqeneve,ciliminjeve qe si ato grate e liga s,lene gje pa thene per njeri-tjetrin dhe goditen korridoreve si rrugace duke dhene nje shembull te keq per qytetaret e thjeshte e ne vecanti per femijet e te rinjte.Jam ndakord me mendimin tuaj se duhet t,i nenshtrohen gjykimit te gjithe ata deputete te majte e te djathte qe jane proceduar apo qe jane te dyshuar per korrupsion,shperdorim detyre, vjedhje pasurim marramendsh duke i depozituar ne Qipro a gjetke sic eshte folur dhe shkruar ne shtyp dhe ne vecanti per shkaktaret e tragjedise se Gerdecit,per vrasjen e Azem Hajdarit ,per vrasjet e 21 janarit dhe shume krime te tjera si korrupsioni ,vjedhja e 230 milion eurove te rruges se kombit nga lulezimBasha.Prandaj mazhoranca duhet te pershpejtoje reformen ne drejtesi dhe te rigjykohen ceshtjet e pahapura apo te mbyllura per nje mije e nje arsye politike dhe te cohen ne banken e akuzes ne radhe te para Saliu,Luli,Mediu,Imami,Pollo ,Meta e te tjere qe jane lakuar dhe le te provojne ne gjykate se nuk jane fajtore e ta gezojne deputetllekun,por jo ta na bejne moral duke u kapur pas disa personave qe mund te kene bere ndonje faj qe e kane shlyer e ne parlament te qendrojne ende shume figura te perfolura e qe i kane duart me gjak dhe na shesin e mend e kapardisen ,sikur nuk i njeh ky popull se kush jane ,por qe deri me sot kane arritur qe te fshihen ,se kemi nje prokurori te pjerdhur e nje gjykate te korruptuar aq shume sa nje pjese e mire e tyre eshte per t,u cuar pas hekurave se bashku me deputete e administratore te krimbur e zhytur ne korrupsion dhe ne krime.Duhet nje ligj i menduar mire e jo sa per t,ia hedhur BE,SHBA,popullit duke u marre me cironjte dhe peshqit e medhenj vaszhdojne te bejne ligjin sepse dhe mbrohen nga disa ambasadore e politikane te huaj qe kane krijuar lidhje te fshehta ne vite dhe per fat te keq te popullit tone po na imponojne qe t,i kemi ende ne politike e ne parlament .Duhen zbuluar keto lidhje,keto suporte qe u jepen emrave te tille si Sali Berisha ,Luli dhe te tjere qe jane kaq te inkriminuar dhe qendrojne ne krye te politikes ne PD .Populli nuk ha bar,prandaj dhe dyshimet se dikush po luan me fatat e popullit shtohen,sepse ta quash burre shteti ish kryeministrin Berisha te nesermen e vrasjes se 4 qytetareve ne bulevard nga kryeministria,vetem nnje faqzi mund ta beje o i lajthitur edhe pse eshte munduar qe ta justifikoje ,ose ta quaje e vleresoje si yll ne ngjitje Lulin e vjedhjes se rruges se kombit e minister i vrasjes se 21 janarit ambasadori i SHBA eshte me shume se e turpshme,maskarallek dhe hajde te kesh besim tek keta ambasadore qe flasin ne emer te SHBA,apo te BE..Duhet qe politikanet e pastert te te gjitha kraheve ta marrin situaten ne dore e te hartojne ligje per se mbari per ta pastruar politiken nga te ndoturit,duhet guxim,kurajoqytetare per t,u shkeputur nga te tillet e cdo krahu dhe pozicioni qe kane a kane patur.Duhet n nje prokurori qe t,i dali per zot ligjit e te mos kete frike per te arrestuar cilindo qe e ka mbushur kupen me krime.

  11. dori says:

    Zoti Baze mos harroni dhe Ilir Meten. Edhe ai ka nje proçes te hapur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje