Berisha këmbëngul tek modeli i tij

13 Mars 2015, 21:31Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Duket se Sali Berisha nuk e pranoi atë që ndodhi ditën e enjte në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Mitingu që sipas tij do përmbyste qeverinë dhe do dridhte themelet e mazhorancës, arriti të ishte një demonstrim paqësor, ku më shumë prodhoi lajm fakti që Basha ja doli t’ia heqë mitingun nga duart Berishës, se sa fakti që Basha qëlloi me shpulla qeverinë.

Debatet që pasuan mitingun ishin pa shumë vlerë, sidomos ajo për numrin e protestuesve, pasi pjesmarrja në një miting është gjithmonë e dënuar të ulet nëse organizatorët betohen se nuk mbajnë përgjegjësi se çdo ndodh me popullin që do hyjë në Kuvend apo qeveri. Paloka dhe Ristani si ushqyesit kryesorë të kësaj fushate me dhunë, janë të pafajshëm, pasi transmetuan publikisht atë që donte Berisha.

Fill pas kësaj Berisha i ka diktuar të premten Aktivit të PD, të deklarojë se do të ketë protesta çdo të enjte, duke rrethuar parlamentin.

Vendimi duket më shumë një mospranim i faktit që ai nuk u pyet të enjten që kaloi, se sa një vizion se ç’duhet bërë të enjteve që vijnë.

Rrethimi i përjavshëm i Kuvendit nga militantë anonimë, ka të mirë faktin që nuk flitet më për numra, dhe nuk është më as protestë popullore, por një protestë partiake. Si e tillë ajo është e rrezikuar të degjenerojë në dhunë, ose provokime të dyanshme, dhe pse jo në krehje të militantëve të PD nga policia para zgjedhjeve.

Vendimi është pozitiv vetëm për faktin që Berisha nuk e pranon dot të mos pyetet dhe të mos i shkojë fjala në këtë histori. Për të tjerat nuk ka asnjë vlerë, përkundrazi i shërben shumicës për t’u rimobilizuar para zgjedhjeve, duke u përballur me një politikë të vjetër që u kujton vetëm Berishën. Në këtë krizë që është shumica me elektoratin e vet, i vetmi aset politik i tyre është Berisha, që ua mban njerëzit të bashkuar. Dhe në këtë pikë ata janë komodë, sidomos me një protestë shpërndarë në pemët para lulishtes së Kuvendit.

Një parti politike nuk tremb dot kundërshtarët me gjeste politike që kufizohen tek militantë të saj, qofshin këta dhe të egër apo të dhunshëm. Një parti politike tremb kundërshtarin, kur kalon masën kritike të mbështetjes në popull dhe demonstron qetësi dhe siguri në atë që bën.

Kjo që Berisha bën, më shumë se sa kundër Edi Ramës është kundër përpjekjeve të Bashës dhe të tjerëve aty që e shtynë protestën drejt bulevardit dhe arritën të ruajnë qetësinë, duke dhënë shembull qytetarie në emër të opozitës. Një miting i tillë si ai mund të prodhojë në të ardhmen një miting më të madh. Por, një vendim për t’i hequr njerëzit zvarrë në lulishtet e Kuvendit, e kufizon PD tek dega e Kamzës, duke i harxhuar Mziut dhe paratë e fundit që i kanë ngel për fushatë.

Nuk jam i sigurt sa do arrijë ta mbajë PD këtë vlag proteste me militantë, por e sigurt është se ajo është një harxhim energjish, financash dhe idesh vetëm për shkak të Berishës.

E bërë dhe në prag të fushatës, ajo është thjesht një kujtesë gratis për mbështetësit e Ramës dhe Metës, se nuk keni punë me Bashën përballë, por me Berishën. Dhe kjo nuk është pak në këto kohë, kur ata i kanë ende njerëzit pa punë dhe pa shumë entuziasëm nga pas 23 qershori.

Pas këmbënguljes së përditshme të Berishës që Basha të kandidojë për Tiranën dhe pas indiferencës së Bashës që bën sikur nuk dëgjon, kjo është lëvizja e dytë që Berisha po tenton t’i imponojë atij, për ta vënë në provë para militantëve. Dhe siç thotë një i afërm i Bashës, ai është si ai kryeguzhineri kinez në anije, që kapiteni e shan çdo ditë para marinarëve dhe ekuipazhit, por ai fshih pështymën kthehet në guzhinë, u bën shurrën në gjellë dhe ua jep.

26 komente në “Berisha këmbëngul tek modeli i tij”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Berisha u mundua te “fshihet” brenda imazhit te Bashes,por deshtoi !
    Per gati dy vjet,qendroj ne “strehim”,per te ulur valen e zemerimit popullor,manifestuar ne rezultatet e votimit te 23 qershorit.
    Duke ndjekur me kujdes kualicionin e hajduteve te votave te Tiranes,Berisha eshte terbuar me rreshqitjen dita dites, se pushtetit te tij te “dorhequr”.
    Ai ka mobilizuar formatin e drejtimit komunist te PD-s,per te kerkuar llogari,per te rimarre pushtetin absolut brenda partise.
    Pritet perplasje e hapur,ose largim per “zhelesh” te Bashes !
    PD ka lek,por ajo perdor fondet bashkiake,per te financuar “militantet”
    per “greva” urie.
    LSI-ja eshte armiku kryesor i PD-s,ajo do ti marre perseri “militante”,te fortet ka kohe qe ja ka marre.
    Mitingu,po te pranohet me shifrat rreth 300 mije,del 10% e elektoratit shqiptar, i ka mbetur PD-s.Per mitingje PD-s nuk ja kalon asnje parti,por kur numerohen votat,ja “vjdhin” ato !!!

    1. kolgecaj says:

      Levizjet e Sali Berishes,jane te perqendruara ne
      etjen e pakufishme per Pushtet.
      Tek Ai nuk ekzistone me gravitacion Politik,
      ndaj eshte edhe i hallakatur;pa etike,arrogant,sa
      ka formatuar profilin e vet prej sharlatani,me nje
      pergjegjshmeri fare te ulet,qe do te thote Fenomeni Sali! Fakt eshte angazhimi i tij
      drejte shkaterrimit dhe destabilizimit ne kete vend.
      Jane transformimet me kahe pozitive ato qe acarojne me shume.
      cka ka bere qe politika berishjane te shkoje drejte dekadences
      fatale.Ne fillimet e tij na dukej si Vullkan!
      Sot gjithcka ka trajten e nje Flake prej Kashte.
      Kete ai e di fare mire,e megjithate e mban ndezur.
      Aresyet jane se kerkone te respektohet nga Paraja e pafund qe ka
      pra si Bajraktar pasi si politikane mallkone 23 Qershorin.
      qe e degdisen ne Koshin e Plehrave.

      1. xheJ eN Bi says:

        Sypion —-

        Pervec huqeve qe i ke mare Berishes ,e shohe qe i perulesh kaq shume sa po te shtremberohet shtylla kuriore .

        Sa madheshtore qe protesta, ate e pame nga pamjet fotografike ,sado ti te ngulesh kembe per pjesmarjen nuk te beson njeri ,bile as ti vete nuk e beson ,po je i detyryar ta hiperbolizosh se keshtu ta do puna.

        Ne replikat e meparshme ta kam thene qe pjesmarja nuk do jete shume e madhe se Dotori nuk harxhon me para dhe aq me keq qe meritat e pjesmarjes ti mari Luli . Edhe ata qe erdhen nga rrethet financuan Dasho Alikot pedeista te rretheve ,ata e vuren doren ne xhep.

        Ka te drejte analisti yne qe dhe ai parashikon qe protestat e te Enjteve do vijne duke u shuar dhe ne fund do dali Saliu , ti dhe ndonje tjeter, qe nuk ka nevoje te paguaj Doktori.Jo se kane frike nga policet e Tahirit ,se ata e dine qe keta nuk te vrasin po te lene te ndjesh kenaqesine e te protestuarit, po nuk kane ndonje arsye te humbasin kohen kot.

        Skypion , e ke ulur shume nivelin intelektual te te shkruarit ,sa me shume kohe kalon aq me shume po i shton sharjet.Kjo tregon se po fillon te shterosh intelektualisht dhe per kete ngushellimet e mia.

        Skypion , ne cdo shkrim me jep te drejten te te quaj driteshkurter. Nuk je ne gjendje te parashikosh dhe gjerat me elementare dhe e dyta ben nje gabim fatal qe do te imitosh analistin tone.

        Kerkon te besh ate qe beri analisti yne me shkrimet e tij kunder Doktorit dhe qe e harriti sepse ne 23 Qershor shumica dermuese e emigranteve qe votuan ,protestuan me vote kunder Sali Berishes.
        Kete kerkon dhe ti te besh kundra Rames ne kete forum .Po nga qe je dritshkurter nuk harrin te kuptosh se nuk e ben efektin komenti yt , bile ben te kunderten .
        Pastaj , analisti yne i faktonte, se kishte material ,kurse ti shkruan per te shkruar dhe ato qe shkruan nuk bejne asnje efekt.Ke gjetur vendin e gabuar per te ngritur figuren e Doktorit ,po do me thuash ku ta beje se gazeta RD dhe 55-sa nuk kane asnje komentues , gazetat e tjera pothuajse kane nje minimum ne krahasim me TemA , kurse te DITA nuk mundesh.

        Qente lehin .
        Le te lehin .
        Gam gam t’ja bejne
        Se Skypioni dhe Saliu .
        Nje vrim ne uje do bejne.

        1. ujku sali dhe kobra basha says:

          per komentuesin me lart:

          Kot lodheni i nderuar me Skypionin..

          Per sot fajin me te madhe e ka Mero Baze i cili pasi ka mbushur faqet e gazetes tij per 10 vjet me fakte se Berisha dhe Basha jane kriminele te lindur sot po ben “diferncimi:

          Ndryshimi mes modelit te Berishes dhe Bashes eshte se i pari eshte ujk i plagosur kurse i dyti eshte nje gjarper me helm serb.Pra nqs ujku ulurin kur ha viktimat e tij,ndersa basha te ngordh pa zhurme me helmin e tij dhe nuk kuptohet fare por zgerdhihet para viktimave…si reptil(yll) ne ngjitje

          Eshte rast I rralle,I vetem dhe I fundit ne historine njerzore qe dy kriminele Berisha dhe Basha,,”te certifikuar” si te tille nga qeverite e euroatllantike,nga shoqeria civile dhe nga media duke perfshire dhe Mero Bazen kohet e fundit.
          Ne vend qe opozita mjerane ti ngreje lapidarian Edi Rames qe praktikisht I ka falur per mega krimet e tyre (me dashje apo me zor nga te huajt) atop o ndjekin nje rruge naziskine per te ardhur ne pushtet qe do jete hara-kiri.

          I pandehuri Luqiim Basha mund t’i ketë shokët e rrallë edhe në Evropë, si një politikan i cili në një hark kohor relativisht të shkurtër, ka krijuar një profil kaq të lartë kriminal dhe korruptiv. Njeriu që mëton të bëhet shefi i opozitës shqiptare pas 22 korrikut, ka tre llogari të hapura me drejtësinë shqiptare. Njërin skandal, ku ka luajtur me 220 milionë euro me rrugën Durrës-Kukës, arriti ta mbyllte me procedurë, falë komandimit të drejtësisë nga Sali Berisha dhe falangat e tij.
          Ndërkaq, për dy histori të tjera kriminale dhe tradhëtare, Lulzim Basha nuk është paraqitur asnjëherë para drejtësisë. Bëhet fjalë për vrasjen e katër protestuesve të pafajshëm në bulevard në 21 Janar 2011, si dhe për shitjen e 300 km katrorë det Greqisë në mënyrë të fshehtë dhe mafioze. Lulzim Basha, i projektuari i familjes Berisha për pasardhës i Berishës në krye të Partisë Demokratike, është aktor i dhjetërave skandaleve dhe aferave të ndryshme, por emri i tij lidhet kryesisht me tre çështje, të cilat mund ta fundosin atë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë.
          I pandehuri Lulzim Basha është identifikuar përgjegjës për vjedhjen e 220 milionë eurove me tenderin e rrugës Durrës-Kukës, për vrasjen e 4 qytetarëve dhe plagosjen e dhjetërave të tjerëve si dhe për shitjen e detit, Greqisë. Ky njeri i ka kushtuar shtrenjtë Sali Berishës për ta mbajtur. Duke parë tek Basha kukullën me të cilën do të komandonte PD edhe pas dorëheqjes formale, Berisha ndërhyri dhe e shpëtoi Bashën nga drejtësia me procedurë.
          Pas 21 Janarit, Berisha ndërhyri gjithashtu, vodhi zgjedhjet në tavolinë për ta veshur Bashën me postin e kryebashkiakut të Tiranës, post të cilin ai e përdori si antiplumb përballë drejtësisë. –

          DOSJA KRIMINALE E LULZIM BERISHES

          1. Shitja e detit, Greqisë
          Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Lulzim Bashës, i cili asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar. Ky fakt u konfirmua nga të dy ministrat në konferencën e përbashkët për shtyp që zhvilluan në përfundim të këtij takimi. Por në faqen zyrtare në internet të Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, deklaratat e Bashës dhe Bakojanis janë fshirë. Ndërkohë, në faqen zyrtare në internet të Ministrisë së Punëve të Jashtme greke këto deklarata janë botuar të plota. Më pas, kryeministri grek Kostas Karamanlis erdhi në Tiranë, në një takim me krerët më të lartë të shtetit dhe qeverisë, në një vizitë dy ditore. Berisha dhe Karamalis nënshkruan marrëveshjen për “sheltin detar” që u konsiderua si skandali i radhës.

          2. Pazaret me Bakojanis, Kushtetuesja konfirmoi fajësinë e Bashës
          Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar fajësinë e Bashës sa i takon pazareve me Dora Bakojanis për shitjen e detit. Në datën 15 prill 2010, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, ka hedhur poshtë si të papajtueshme me Kushtetutën marrëveshjen e lidhur mes Shqipërisë dhe Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të prillit 2010, shkeljet janë të shumta. Ato nisin që me mungesën e rolit të Presidentit të Republikës në hartimin e kësaj marrëveshjeje – nuk i ishte kërkuar plotfuqishmëria për negociatorët shqiptarë.

          3. 21 Janari
          21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Sërish, Lulzim Basha u akuzua si përgjegjësi kryesor për vrasjet, në cilësinë e ministrit të Brendshëm. Edhe pse Grada e Republikës varej nga ministri i Brendshëm, Basha dhe komandanti i Gardës, sot i pandehur për vrasje, ai pasuan përgjegjësinë njëri-tjetrit. Edhe sot vijon të shtrohet pyetje se kush dha urdhër për vrasjet? Të gjitha përgjigjet të çojnë drejt Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Por ky i fundit arritë të shpëtojë, të paktën përkohësisht Bashën dhe veten. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Kupola në pushtet u përfshi në një tjetër aktivitet kriminal, pasi zhduku të gjitha provat që kompromenton qeverinë në vrase. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.

          4. Skandali me rrugën Durrës-Kukës

          Protagonist është sërish Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro. Firma nis punën pa pasur një projekt konkret. Fatura mbi 1 miliardë euro. Lulzim Basha shkoi para gjykatës, por Sali Berisha arriti t’ia mbyllte gjyqin me procedurë dhe ta shpëtonte përkohësisht duke e veshur me imunitet deputeti. Por kjo dosje mund të hapet në çdo kohë. Fakt dhe provat janë aty. Lulzim Basha është përgjegjës për zhdukjen e 220 milionë eurove.

          KONKLUZION

          Nuk mund të ketë gjykatë në planet që mund t’i hedhë poshtë këto prova.Ajo që shqetëson shumicën absolute te shqiptarevë është se si admistrata amerikane dhe ajo e bashkimit europjan tolerojnë këtë serial killer biles LMT e tij Arvizu paturpësisht e quajti “yll ne ngjitje”

          Ishte po ky nenpunes ambasador që u shqetësua se pse përvec disa veteraneve,nje shumice e cilesuar e te rinjeve shqiptare shikoje te Enver Hoxha një Gjergj Kastrioti te dytë dhe e vetmja aresye mendoj se eshte trajtimi që bejne disa segmente berishiste ne washington dhe bruksel
          Lul Qelbashit qe eshte nje monstre kaluar monstres I cili pasi vrau ne 21 janar 2011 I perdhosi viktimat dhe jetimet e tij gjithmone i shoqeruar nen zgerdhimje ambasadoresh qe ai “diktatori” I tregoi vendin.

          Trishtimi me I madh I madh eshte se ne Shqiperi ka vetem nje trim(e)..Ajo quhet Flora Osmani-Hanlelli qe gjatë një takimi në kuadër të fushatës elektorale në Fakultetin e Inxhinierisë, i është drejtuar Bashës me fjalët: VRASËS!……por me nje lule nuk vjen pranvera..

          Prandaj dhe ky skypioni e hedh cicen perpjete sot se Edi Rama e ka te pamundur te denoje berishistet pasi eshte I rrethuar nga shteti paralelel dhe paramilitary I pederrave,nga bashkesia nderkombetare qe ka berishen te perkedhelurin e tyre por dhe disa deputete te PS si Doshi-Blushi qe po bejne rolin e kalit apo gomarit te trojes.

          Por nga tipa si ky Skypioni (Artan Hoxha) nuk vjen e keqja pasi jane te konsumuar dhe ne fakt I ngrene lavdine Edi Rames dhe I bejne sherbim te cmuar Meros.
          Pra nuk vjen e keqja nga lehjet e qenit Pawllovit-Fuksit Artan Hoxha qe eshte “rrahur” qe kur ishte kone e vogel

          Pra le te japim tre modelet e Meros ne xhunglen shqiptare :

          Berisha……. ujk gjakatar
          Basha……….kobra e zeze
          Skypioni…….papagalli i tyre

          1. PAS DEKLARATES SE DOSHIT VENDIM PER ASGJESIM DOSJESH says:

            PER TA KUPTUAR ME MIRE SE SI KERKON EDVIN RAMA TE DALE KUNDER DEKLARATAVE TE TOM DOSHIT DHE NE MBROJTJE TE ILIR HAJDUTIT TE FLORIRIT TE SHQIPTAREVE, I KAPUR ME VIDEO PER VJEDHJET E TIJ, LEXONI ME POSHTE LAJMIN QE NUK E KA DHENE AS VETE MERO BAZE TEK TEMA:

            EDVIN RAMA KA VENDOSUR QE TE ASGJESOHEN DOSJET SEKRETE TE VEPRIMTARISE E DYSHIMTE TE POLITIKANEVE SHQIPTARE NE LIDHJE ME KRIME, KORRUPSION, VJEDHJE TE POPULLIT SHQIPETAR, IMORALITET, DUKE PERFSHIRE KETU EDHE DOSJET E PARAQITURA PER KETA POLITIKANE NGA VETE AMBASADA E SHBA, BASHKIMI EUROPIAN DHE NATO.

            JA DHE VENDIMI I QEVERISE “EDVIN RAMA”:

            EDVIN RAMA DHE KESHILLI I MINISTRAVE TE TIJ, KANE VENDOSUR TE NDRYSHOJNE VENDIMIN NR.81, DT 28.1.2008, I CILI NUK LEJONTE NE ASNJE MENYRE ASGJESIMIN E DOSJEVE NE LIDHJE ME PERSONAT E VESHUR ME PUSHTET, TE SKEDUAR SI SPIUNE, NJEREZ TE DYSHIMTE APO SI TE PERFSHIRE NE AKTIVITETE KRIMINALE SI KORRUPSION, VRASJE, KRIME, VJEDHJE, IMORALITET, ETJ. QEVERIA “RAMA” KA MIRATUAR VENDIMIN NR.190, DATE 4.3.2015, SIPAS TE CILIT ASGJESOHEN DOSJE TE POLITIKANEVE EDHE PSE KANE ARDHUR INFORMACIONE NGA VETE SHBA, BASHKIMI EUROPIAN DHE NATO.

            ESHTE I NJOHUR FAKTI SE AMBASADA E SHBA, BASHKIMI EUROPIAN DHE NATO KANE REFERUAR SHUME INFORMACIONE PER VEPRIMTARINE E PUSHTETAREVE SHQIPTARE NE LIDHJE ME KRIMET E KORRUPSIONIT, VJEDHJES TE POPULLIT SHQIPTAR, IMORALITET ETJ.

            ESHTE I NJOHUR FAKTI SE SHBA DHE BASHKIMI EUROPIAN KANE DEKLARUAR SE VIDEOJA E ILIR METES E PARAQITUR NGA DRITAN PRIFTI ME NDIHMEN E TOM DOSHIT,ISHTE NJE VIDEO E VERTETE, DHE JO E GENJESHTERT SI E PARAQITEN HETUESIT SHQIPTARE.

            ME SA DUKET VETE EDVIN RAMA, NJESOJ SI ENVER HOXHA NUK DO TE MARRE PARASYSH CFARE KANE THENE PER KETA POLITIKANE VETE SHBA, BASHKIMI EUROPIAN APO NATO-JA.

            SHBA, BASHKIMI EUROPIAN DHE NATO NUK DUHET TE LEJOJNE QE SHQIPERIA TE VAZHDOJE TE MBAHET PENG NGA KELYSHET E FELLIQUR TE KOMUNISTEVE QE I SHERBENIN DIKTATORIT ENVER HOXHA.

          2. Albana says:

            Po Ilir Meta qe ishte shkaktari i gjullurdirave te 11 Janarit? Sot e kemi ne krye te kupoles te shtetit shqipetar, apo jo? Sot politika shqipetare po drejtohet nga kupola mafioze qe ka aneteret e vet ne partite me kryesore ne vend dhe bejne sikur bejne politike por ne te vertete kane aferat e tyre personale per tu fuqizuar ekonimikisht sigurisht nepermjet politikes. Populli tregoi nje lloj pjekurie sepse tashme eshte ngopur me mashtrimet e dy partive kryesore dhe nuk mund te behet me mish per top, te vritet per interesat e mafies. Populli duhet ta abandonoje krejtesisht kete klase te korruptuar, te inkriminuar politikanesh. Ka ardhur koha besoj te gjithe e kane kuptuar cfare kane ndodhur keto 25 vjet “demokraci”. Boll po na japin leksione demokracie ish persekutoret. Nuk kemi nevoje me per ta. Shpresoj qe te dalin nga shoqeria civile njerez te ndershem dhe te punojne per interesat e vendit dhe te shqipetareve. Jam e sigurt qe keta njerez ekzistojne ne Shqiperi.

    2. Skypion says:

      Protesta e 12 marsit ishte nje fitore madheshtore politike e opozites demokrate.Ne te gjithe aspektet.Qe nga masa e jashtezakonshme e protestuesve ne Bulevard,e papare ndonjehere me pare,e deri tek qytetaria e tyre,qe shashtrisi edhe me te egrit nder qelbesirat ne pushtet e rrotull tyre.Te gjithe mbeten me gisht ne goje.Ndonjeri,si kryeministri dylber,me gisht me biithe.
      Te kapur ne befasi nga qytetaria shembullore e demostruar me 12 mars,qelbesirat dhe mervenaret e tyre,nuk dine se si te sillen,si te veprojne,c’te bejne,e kapen pas te vetmes vege ku kapen perhere kur ndihen ngushte;kapen pas veg(l)es se Berishes…
      Merreni me mend edhe analisti yne i nderuar,i cili eshte ne frontline-in e kampanjes denigruese mediatike te qeverise,e qe eshte i mirenjohur per shpikje-shpifjet e tij,per cdo vaki politike,nuk di c’te thote;e ka te pamundur te shpike.
      Ja pra,kjo eshte magjia e protestes demokratike,europiane,thellesisht qytetare.Para saj te gjithe ndjehen te dorezuar.
      Te zene ngushte,te carmatosur nga protesta madheshtore,ne pamundesi absolute per ta njollosur ate,ata po mundohen te frikesojne qytetaret,qe te mos dalin ne proteste,perndryshe do te hane dru nga policia e Tahirit!
      Kete bene edhe para protestes se 12 marsit.Qelbesirat mobilizuan strukturat e tyre kriminale ne krye te Ministrise se Brendshme,Policise se Shtetit,per te frikesuar qytetaret te mos dalin ne proteste,me deklarata kriminale,te stilit kercenues mafioz.
      Po ashtu,ata mobilizuan edhe gjithe mediat e tyre,qe jane edhe shumica e mediave ne vend,analistet dhe gazetaret e tyre mercenare,te cilet vershuan televizonet,shtypin,forumet e blogjet me lajme,intervista dhe shkrime frikesuese,sikur me 12 mars do te derdhej gjaku lume.Taktika e tyre kriminale frikesuese,deshtoi me sukses te plote.Populli vershoi lume ne Bulevard,si kurre ma pare,qe nga protestat e medha demokratike,te organizuara nga po kjo parti,PD,ne fillimvitet nentedhjete,kunder regjimit barbar te baballareve komuniste te qelbesirave socialiste qe sot jane ne pushtet.
      Megjithate,kriminelet socialiste ne pushtet mendojne qe taktika e tyre e frikesimit,ka patur deri diku sukses.Duke pranuar masivitetin e madh te protestes,ata,ne menyre te terthorte diku, e diku tjeter ne menyre te direkte,pohojne qe protesta mund te ishte edhe me gjigande.Mund te kene te drejte.Aq me shume qe edhe eksponente te opozites e thone nje gje te tille.Prandaj,ata po mundohen te frikesojne protestuesit potenciale te protestave qe do te vijojne tashme deri ne realizimin e objektivit te pare te opozites.
      Metoda politike e zgjedhur per t’iu pergjigjur protestave te opozites,nga Rama-Meta-Tahiri,eshte tipike FASHISTE.
      Propaganda e mediave te qeverise,per te frikesuar opoziten dhe mbeshtetesit e saj,eshte tipike FASHISTE.
      Shkrimi i sotem i analistit tone eshte nje achtung gebelsian.
      Ai kercenon qarte e hapur: mos dilni te protestoni para Kuvendit,se do te skuqni me gjakun tuaj,lulishten e tij!!!…
      Une,nuk jam jurist.Nuk e di sesa brenda ligjit eshte shkrim-kercenimi i analistit tone te nderuar.Por,jam mese i bindur qe ka elemente te palgjishmerise,qe kapercejne limitet e lirise se shprehjes.
      Qytetare shqiptare!Ju qe keni vendosur te mos duroni me dhunen e pushtetit te pushtave,dhunen e qeverise se qelbesirave,nuk ka asnje arsye per te patur frike apo ndroje.
      Kercenimet policeske,mediatike te qeverise Rama-Meta,vertete jane FASHISTE,vertet mund t’i benin realitet,ashtu sic i bene baballaret e tyre.Por,sot jemi ne kohe tjeter.
      Ata,per njemije e nje arsye,nuk do te munden kurre te bejne realitet kercenimet e tyre.KURRE.
      Te protestosh ne Bulevard eshte gje e bukur.Por,ca me shume para parlamentit.Eshte nje vend me gjelberim.Ka peme.Ka lule.Freski dhe arome.Eshte komode.Eshte luks.
      Te protestosh para Kuvendit,eshte sevap i madh.Aty,ne Kuvend,ka shume ndyresi,pisllek,felliqesi.Vete Kuvendi eshte i qelbur.Ai eshte i qelbur ne koken e tij.Duhet qeruar kjo leber.Duhet prere dhe hedhur tutje kjo paqunge e gerbulur.
      Vendosmeria per ta bere egziston.Mjetet po ashtu.Ato jane protestat demokratike.Gjithcka eshte kaq e thjeshte dhe kaq e bukur;po aq fisnike dhe demokratike.
      Marrshimi i madh demokratik i shqiptareve sapo ka nisur.
      Qente lehin.Le te lehin.
      Marrshimi nuk ndalet.

      1. tony uk says:

        @skypion,cfare flet o idiot,te paska mbetur sahati 12!!Per cfare mitingu madheshtor fol o i vonuar,me cfare syri e pe?ah po kuptohet me syrin e Berishes.Keni ikur per lesh shikoni endrra me sy hapur!

      2. Spartaku says:

        Skypion! Protesta e 12 marsit ishte nje skandal i pd-ke.Po ti o i mjre nuk ke as sy te shikosh e as mend te kuptoshe se ti ka marre era.Me kete proteste pd-ke provoi se ne te ardhemen ajo do te shoi per leshe.Qendrimi i asaj partie kaq agresive,kaq injorante te drejtuar nga injorante si Saliu yt,do te ndeshkohet rend ne zgjedhjet e ardheshme.Nqs thua se do fitoi,te genjen mendja,se ti dhe Saliu yt,e kini mendj te bytha.

    3. Koment says:

      Mero kam respekt per ty por te lutem mjaft me Berishen.Ai eshte opozite tani. Populli ka halle te tjera.Duhet kritikuar maxhoranca per pamjaftueshmeri ne mbajtjen e premtimeve. Mungon perseri shpresa o Mero.Vzhdojne perseri vjedhjet,mashtrimet,abuzimet dhe arroganca e ofiqareve.Mblidhi faktet se ka plot dhe lerojua penen.Vazhdojne kercenimet me pushim nga puna.Ata qe kane qene me LSI ne institucione vazhdojne perseri prej vitesh.Une e kuptoj qe inercia terheq nga Berisha por ai eshte histori.Nuk do e ndeshkoje njeri as ate dhe asnje.Arsyeja sepse LSI eshte e perlyer deri ne gryke.

  2. xhino says:

    JE FANTASTIK MERO BAZE

  3. Hëm... says:

    Mero, me keto analiza sikur po rehabiliton Bashen nderkohe qe fati i se djathtes eshte marre peng kaq gjate. Mos ushqeni nje iluzion te ri. Deri me tani lufta politike ne vend ka qene brenda llojit apo mes atyre qe ne monizem abuzuan nderkohe qe populli besonte ne idealin e socializmit. Vendi ka nevoje per nje te djathte dhe kjo duhet te jete misioni i medias progresiste. Duhet krijuar, sponzorizuar dhe promovuar nje force e djathte moderne dhe PD eshte vetem pengese ne kete pune. Ndryshe do vijoje iluzioni i madh, FRD do bashkohet nga halli me PS dhe na rrofte. Kur them e djathta nuk kam parasysh ate qe quhet e djathte historike sepse per fat te keq ajo u perlye shpesh ne kolaboracionizem apo bashkepunim me serbo-grekun dhe kurrsesi nuk mund te jete i djathe dikush qe denbabaden ka qene i pasur sepse sulltani i fali prona per servilizmin e tij. E djathta moderne eshte mentalitet, jo biografi.

  4. tili says:

    NE nuk jemi nje komb patriot sepse po te ishim te tille nuk do e lejonim ilir meten ne krye te parlamentit te na perqeshe por do e kishim marre me shkelma jashte parlamentit,po ashtu dhe edi ramen qe ka dy vjet e s’ben asnje reforme ,per te miren e kombit nuk do e lejonim,por ne themi larg nesh te behet qameti,por nuk e kuptojme se ky qamet na bie ne perdite mbi koke me papunesi,varferi,korrupsion,ndotje,largim nga vendi yne per te pastruar halet ne itali e greqi,,,po te ishim patriote nuk do e shisnim detin te greku,te jepnim koncesione tek te huajt,ne nafte,krom,energji,telefoni sektore jetike ne ekonomine e nje vendi,po te ishim patriote nuk do merrnim borxhe por do pervishnim menget e te punonim fort per shqiperine,,zgjidhja eshte largimi I kesaj qeverie dhe parlamentareve te korruptuar,,,,,

  5. Shkodrani UK says:

    C,na ka gjete edhe ksaj here
    Na ka mbet budalla n,dere
    Plaku i keq e psikopat
    Qe e ka trunin sakat
    Ftyre e mocme arkaike
    Qe nuk rrin dot pa karrige
    Del e leh e pjerdh si qen
    Here ne rruge e here n,kuven
    Mbrapa i shkojn Frangu e fevziu
    Mand Shkerdhaku e Bythdhiu
    Prenci i Zogut,paftyrsia
    Ish spiuni :Ciftelia:
    Pret me ardhe Sala n,pushtet
    Por i duhen 2o vjet
    Por se ka t,gjate ky harbut
    Shpejt do ti haje shpirti mut

  6. SuloKapedani says:

    Ngelet njeriu mè negativ nè tè gjitha kohèt ,èshtè qeni qè ha tè zotin e shtèpisè,eshtè gomari qè prish punèn e kalit,èshtè skilja qè dèshiron tè haje dhine e rrèmbyer nga ujku,èshte ariu qè godet me shpella çdo gjè qè i del pèrpara,èshteeeee…….nuk mbarohen problemet e tij me aberracionet psikosomatike te pafundme.

  7. Teuta says:

    Mero ka te drejte

    Ne esence: qe prej 3 javesh opozita eshte vene ne funksion te forcimit te radheve te maxhorances,

    Opozita po i harxhon fuqite ne nje ceshtje qe nuk perben kauz, duke lene pas dore kauzen kryesore, pergatitjen e gjithaneshme per tu perballur ne zgjedhjet lokale perballe kesaj maxhorance qe megjithate po rritet,

    Po shperdorohen njerezit neper mitingje pa asnje efekt, cka sjell merzitjen dhe indiferentizmin e tyre

    Maxhoranca ka perparuar shume me pergatitjet per zgjedhjet

    Faktori nderkombetar kerkon qetesi

    Mbase Basha do te duhej te ulej me njerez te mencur per te percaktuar hapat e duhur, pa lene aspak pas dore opozitarizmin e forte edhe ne funksion te zbardhjes sa me te shpejte dhe objektive te ceshtjes “Doshi”

  8. petrit zela says:

    Me kete proteste dinjitoze, demostroi nje culture me produkte te thella qytetarije.Protesta e PD-es e udhehequr nga Z Basha,kishte vlera te jashtzakoneshme,dhe ishte nje leksion I domosdoshem per te gjitha partit politike,por mbi te gjtha sheshoi;Mentalitetet e egersise primitive,me ngjyrat tipike fondamentale te bajraktarizmit….

  9. johannes kristianson says:

    Rrofte Sali Berisha. Berthama e kancerit do haj kancerin.

  10. sos albania ! says:

    Eshte lluks per banden kriminale 2B qe zoti Mero ben keto artikuj.Nuk ka model ndryshe midis Devilit Berishe dhe Debilit Basha.Te dy kane konsumuar krimin e tradhetise dhe te vrasjeve ne bashkpunim qe nuk ka plumb dhe litar ti laje poshtersite e tyre.Prandaj shpiken komedi te tilla me Tom Kodoshe per te trullosuar ate popull qe dhe ju gazetaret ne nje fare menyre po beheni bashkpuntore ne krim .

    Neser jemi ne vigjiljen e holokaustit te Gerdecit qe eshte e tepert te flasesh per pandeshkueshmerine apo per demet njerzore dhe psikollogjike qe fatkeqesisht po harrohen.

    Kupola kriminale e familjes djallezore te Berishajve,Mediut,Bumcit,Selmanllarit,Balliut jane fajtoret kryesore qe duhej akuzuar per vrasje ne bashkpunim me pasoja katastrofike pra krim kunder njerzimit:

    1. Sali Berisha

    Historia e fshehjes së këtij krimi ka nisur pak minuta pas tragjedisë në zyrën e kryeministrit Sali Berisha. I njoftuar për tragjedinë, ai ka nisur me kujdes fshehjen e provës së parë dhe më të rëndë kundër tij, praninë e baxhanakut të vet, tashmë si viktimë në këtë tragjedi. Komunikata e parë për shtyp e tij përmendte emrin e baxhanakut, por të ndryshuar, nga Muhamet Hoxha në Mehmet Hoxha. Në pamjen filmike të transmetuar publikisht dhe të lexuar me zërin e tij, vërehet një pauzë para se të përmendë emrin dhe me qetësi e lexon Mehmet në vend të emrit Muhamet.
    Përpjekja e tij që në momentet e para të tragjedisë për ta devijuar të vërtetën larg tij dhe familjes se tij, ishte dhe mbeti linja politike qe po varros ketë të vërtetë.

    2. Sllobodanka Berisha

    Përpjekjet për ta mbajtur larg familjes së tij këtë histori, i zbulon pa dashje gruaja e tij në intervistat e saj publike. Liri Berisha bëri tentativën e parë për ta rrëfyer gabim këtë histori.

    Ndryshe nga kjo, sllobodanka Berisha në intervistën e saj thotë: “Kur e pyes (motrën) se çfarë bën (burri), ajo m’u përgjigj: “Mban ca arka municionesh””. (Gazeta “Panorama”, 15 prill 208). Këto lajthitje të zonjës Berisha në intervistën e saj publike për Gërdecin dëshmojnë se ajo, ose nuk është e sinqertë me opinionin publik, ose nuk ka qenë e sinqertë me motrën e saj dhe bashkëshortin e saj, Sali Berisha.

    Motra e saj provon se ka qenë me burrin në Shqipëri prej vitit 2007 dhe se nuk e ka ditur se burri i saj punonte mbajtës arkash municionesh. Dëshmitë rreth Gërdecit dhe hetimet e bëra nga prokuroria provojnë në të vërtetë që Muhamet Hoxha nuk mbante arka, por numëronte arka dhe ishte një lloj përgjegjësi në këtë punë.

    3. Shkërdhen Berisha

    Ndërkohë që Berisha gënjente publikisht për emrin e baxhanakut të tij, duke shpresuar se shqiptarët nuk do ta mësonin këtë të vërtetë, i biri i tij, Shkëlzen Berisha, fliste në telefon me Mihal Delijorgjin. Tabulati i zbardhur prej Prokurorisë provon se Shkëlzen Berisha ka folur në orën 12:48 minuta në telefon me Mihal Delijorgjin. Biles nëse i hedh një sy tabulateve të Mihal Delijorgjit, shikon se njerëzit më të afërt me të cilët ai ka ndarë shqetësimin për tragjedinë që ndodhi në 30 minutat e para, janë gruaja e tij, kunati dhe Shkëlzen Berisha

    Pra. siç shihet, që në orët e para të tragjedisë kemi patur një përfshirje direkt të familjes së kryeministrit për të fshehur rrethanat që kjo histori i lidh me ta.

    4. Fatmir Mediu

    Po si është përfshirë djali i kryeministrit në këtë histori? Është e vështirë ta ndash ku mbaron të qenit e tij si pronar real i këtij biznesi dhe ku ka qenë thjesht ndërmjetës. Ata që e njohin nga afër para shpërthimit, dëshmojnë se ai fliste hapur për këtë biznes, biles shpesh i shqetësuar që administrata e babait të tij nuk e ndihmonte sa duhet të bënte dokumentacionin gati.Shoqëria e tij me Fatmir Mediun në ato muaj ka qenë publike. Ata ishin bashkë në zyrë, në Sheraton, në makinë, në restorant. Sipas dëshmive që dalin nga blloku i sekretares së Ministrit, rezulton që Shkëlzen Berisha për një periudhë të shkurtër të ketë qenë aty mbi 50 herë.
    Këto blloqe autentike argumentojnë çdo kundërshtim që mund të vije në vazhdim në lidhje me përfshirjen tashmë të provuar të zotit Berisha në aferën e Gërdecit. Këto dy blloqe kanë të dokumentuara dhe të faktuara të gjitha vizitat “për kafe” që ka bërë në zyrën e Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, të Shkëlzen Berishës. Të gjitha takimet kanë të shënuara datat përkatëse dhe personat përkatës.
    Nga marsi 2007 deri në mars 2008 zoti Shkëlzen Berisha de facto ka pasur një zyrë të tijën në institucionin e Ministrisë së Mbrojtjes. Pesë nga shume bisedat që janë bërë mes zotit Shkëlzen Berisha dhe drejtuesve te tjerë të Ministrisë duke përfshirë dhe Ministrin e Mbrojtjes janë incizuar me gadget regjistrues nga dy prej të pandehurve, njeri prej të cilëve ndodhet në gjendje arresti, por këto materiale janë zhdukur dhe nuk i janë dorëzuar prokurorisë.

    5. Aldo Bumçi

    Lobimi i tij në këtë heshtje shihet qartë edhe tek mënyra se si ka raportuar Ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi, në adresë të tij për komentet e vendimit të qeverisë që do t’i hapte rrugë demontimit. Ky është dhe fakti më komprometues që lidh direkt djalin e Kryeministrit me këtë biznes, ku ministrat janë thjesht ushtarë raportues të tij.
    Nga faksi i Ministrisë së Drejtësisë në adresë të Ministrisë së Mbrojtjes, Bumçi ka nisur komentet e vendimit në një kopje për Shkëlzen Berishën. Edhe pse tri dite më parë e kishte nisur shkresën zyrtarisht, një fotokopje të saj ka bërë kujdes t’ia nis në një zyre të asaj ministrie ku Shkërdhen Berisha ishte bërë familjar, me faks. Edhe pse Bumçi e Berisha u përpoqën ta përgënjeshtrojnë faktin, sekretarja e Bumçit e konfirmoi atë në prokurori.

    6. Rrahman Selmanllari

    Një tjetër dëshmi e fortë që Shkërdhen Berisha ishte pronari real këtij biznesi, ishte Rrahman Selmanllari, një mik i vjetër i tij, i cili e përdorte shpesh si mbulesë e veprimeve të tij si sekser.
    I thirrur nga prokuroria, Rrahman Selmanllari pranon se ka miqësi me Shkëlzen Berishën, por mohon të ketë lidhje me Gërdecin.
    Dëshmia e tij është e rreme, por ai nuk është marrë i pandehur për këtë. Së pari kemi dëshminë e kunatit të tij që punonte në atë që quhej “Grupi hije” në Gërdec dhe që ishte një grup special që nuk i jepte llogari askujt.
    Pra dëshmia e Selmanllarit që nuk ka lidhje me Gërdecin, dhe që nuk njeh askënd që punon aty, hidhet poshtë nga dëshmitë e njerëzve të tij që e pranojnë se janë punësuar aty për shkak të tij. Ekziston një dokument që provon se Rrahman Selmanllari ishte i autorizuar i kompanisë amerikane SAC që po instalonte fabrikën e demontimit.
    Njeriu i Shkërdhen Berishës ishte personi kyç që drejtonte gjithë punën në Gërdec dhe ende sot nuk është thirrur nga gjykata për dëshmi të rreme. Po ashtu nuk është thirrur as nga prokuroria, as nga gjykata Shkëlzen Berisha.
    Nuk janë thirrur në prokurori as pronaret e firmës Trans Digging Construction, që është firma e cila ka kryer punimet për ndërtimin e fabrikës së Gërdecit.
    Pronarë të kësaj firme janë Delijorgji, vajza e Fahri Balliut & company

    NGA ME SIPER CFARE KUPTIMI KA SOT PIKNIKU I LULIT E LILIT TE SALES PARA K/M PER TE RREZUAR RAMEN DHE METEN PA FAKTE KUR DOSJET E SUPERKRIMEVE TE DYSHES JANE TE PLOTA DHE TE SAKTA NE PROKURORI.

    MALLKUAR NE JETE TE JETEVE TRUSTI I LULELAKRES VIQIDOLIT DHE ATO QE IMBESHTESIN AKOMA NE SHQIPERI,EUROPE DHE AMERIKE MODELET E TYRE !!

    NE PAQE U PREHSHIN VIKTIMAT E GERDECIT !

  11. abcdef says:

    Mire do te benin keta te PD me kete veprim. Disa militante qe nuk te lene te punosh qetesisht ne zyra, per te pergatitur zgjedhjet eshte mire ti mbash ata jashte zyrave. Le te rrine lulishteve se pune tjeter te zeste nuk dine te bejne. Miq per ti ndihmuar nuk kane. Prandaj le te “protesttojne” aty verdalle. Ju mban te pakten gjalle shpresen. Gjynah, hallexhinj.

  12. Gjoli says:

    Paragrafi i fundit eshte esenca qe do te percjellesh ne kete material Zoti Mero.
    Eshte fakt qe PS sot ka nje hall shume me te madh se sa protestat e Saliu,indiferentizmi dhe largimi i heshtur i njerezve te PS,qe per 8 vjet i la pa pune PD,dhe 2 vjet PS.Nuk jane pak,por me mijera dhe keta mijera njerez,kur shikojne qe ne pune jane gati te gjithe ata qe kane qene me PD,kur shikojne qe u punesuan,miq,te aferm,krushq te depuetetve,e kur shekojne qe ne vende drejtuse jane vendosur njerez pa arsim,pa nivel,te pa afte vetem e vetem se kane paguar,e kur shikojne se filani e fisteku u punesua se pagoi 3-5 mije euro,etj,etj jane terhequr aq shume nga politika dhe veprimtaria e PS,sa eshe sikur ti punesosh sot te gjithe robt e nje shtepie nuk te besojne me.Ky eshte halli i madh.Ata nuk duan Saliun e nuk e votojne,por as PS nuk do i japin voten.LLogarite bejini ju dhe ata te PS,qe e dine shume mire qe edhe te mbeturit ne pune qe nga koha e Saliut do votojne perseri PD e jo PS qe i mbajti ne pune.HABIA DO JETE E MADHE NE KETO ZGJEDHJE Z.MERO,SI AJO HABI QE NDODHI NE 23 QERSHORIN E 2013,KUR SALIU U HABIT SE NUK MUND TE HUMBTE,E ME SHUME AQ THELLE DHE PS MBETI E NGRIRE KUR MESOI SE KISHTE FITUAR AQ BINDSHEM,QE DHE SOT E KESAJ DITE NUK E KA KUPTUAR PERSE KY POPULL I DHA KETE VOTBESIM.KJO DO MESOHET NE 21 QERSHORIN E 2015.QOFSHA I GABUAR,POR GJITHANDEJ ESHTE KJO LLOGJIKE,AS SALIUT,POR AS EDIT.

    1. human says:

      Gjoli.

      Ke shume te drejte vella, per te gjitha sa shkruan.

      Rezultati i zgjedhjeve do jete nje surprize e vertete.

      Por perseri PS-ja veshtire se do te nxjerre mesime.

  13. human says:

    Ndoqa nga teleizori disa reportazhe te pjesmarrsve ne miting, te cilet vinin nga qytete te largeta nga veriu ose jugu i Shqiperise. Pjesa me e madhe e tyre ishin njerez te varfer, dhe jeta e veshtire i tregonte me te mplakur se sa mosha e tyre. Perpiqeshin te artikulonin arsyet e ardhjes ne proteste, duke ju permbajtur slloganeve te PD-se. Kur i degjoje dhe i shikoje ne ate gjendje te ngjallnin ndjesine e meshires se sa keq po perdoreshin nga forca politike, te ciles ata u besonin.

    Dhe Berisha kerkon ti sfilise keta njerez te vuajur çdo jave ose çdo dite, per te arritur qellimin e tij-marrjen e pushtetit. Kjo eshte mizore.

  14. Zani T. says:

    Ore, ju prape e merrni per te marre Sali Berishen, – qe s’e ve ne dyshim kush, madje as zoteri Taulant Balla, qe bashke me testimin e mjekeve, do te testoje edhe psikopatin Sali, si ish-pjese e tyre,- por si primitiv e hakmarres, si i pabese, si i padin e pa imam, qe eshte, ai ose do ta coje deri ne fund, ate qe pervijuar ne koken e vet, o s’e le.
    Vetem Vranicki ia mblidhte rripat ketij psikopati, madje, edhe kur e inskenoje edhe vrasjen e Pashkut, ish-Drejtorit te Policise se Tiranes, qe mbajti ato qendrime qe dihen.
    Ai, sic pat thene Inxh. Emin Musliu, nuk kenaqet pa gjak. Kjo detante ate e terbon, keshtu qe beni mire qe te jeni vigjilent dhe gjate krehjes, mblidhjane banditet e Thumanes, Kurbinit, Fushe-Krujes, ate krye(t) e komunes se Lazaratit, Dash a si quhet majmuni. Ate s’e preokupon tashti as deshtimi, – NJE NJERI I DESHTUAR PER 25 VJET, FUNDJA KY ESHTE DHE MISIONI QE I KANE DHENE REAKSIONI ANTISHQIPTAR SLLAVO-GREK, – ai don incidentin, don realizimin e skenarit DOSH_-FUFI, qe si Maoist i thekur qe eshte, don ta turbulloje edhe njehere, edhe njehere, deri sa t’i mberrije qellimit.

  15. SHQIPTAR says:

    Z.Mero, e vleresoj tolerancen tuaj ne keto dite te mjegullta per te mos shqelmuar Bashen. Kjo tregon pjekuri dhe qetesi mendimi per ta peshuar realitetin ashtu sic ekziston dhe jo per te shumezuar me zero gjithcka qe perben realitetin.

    Njerezit dallohen ne fytyre dhe c’eshte e dukshme per mua, Basha nuk duket te zoteroje ndonje malinjitet. Faji me i madh i Bashes ne politike eshte qe ka zgjedhur te jete nje marionete, ka lene pas dore dinjitetin personal, ne vend qe te ndertoje nje figure personale aq sa i takon aftesive. Marioneta nuk mendon por vetem zbaton urdhrat. Edhe nese ben veprime te demshme, nuk i faturohet gje atij, por duarve qe ja komandojne fijet. Basha vertete nuk ka ate cerjen e burrit te eger qe terheq elektoratin e djathte, por kjo gje nuk eshte e meta e tij, eshte e mete strategjike e Berishes qe e vuri duke menduar perjetesine e vet ne pushtet. Njeriu plaket dhe nuk eshte gje e mire ta mendoje veten hyjnor e te perjetshem.

    Ne kete moment, krizes qe po kalon opozita i duhet figura e Bashes, sepse e mban lidhur me realitetin. Basha per mendimin tim eshte nje pasuri sot per opoziten dhe aspak nje gur qe duhet luajtur pa kursim qe ti hapet rruge gureve te tjere.

    Sa i afte eshte Basha per ndertuar lidership, kjo eshte nje ceshtje qe kerkon shume altruizem vleresues, ama Basha eshte nje drejtues qe ne keto momente krize po ja del te kontrolloje veten larg taktikave agresive dhe presioneve politike. Elektorati i djathte ben mire te kuptoje dhe te mesoje nga sjellja e Bashes, pavaresisht se i duket nje cudi e papranueshme. Duhet te mesoje se perderisa ekziston nje sjellje e tille, ekziston se e kerkon koha, e cila nuk qendron asnjehere ne vend.

  16. qytetar says:

    Do ta plasni brenda ne biruc kete Saliun ju te PS apo si?Boll ndoti gjith politiken e gjith njerezit me frymen e tij te qelbur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje