Një arbitër moral për dekriminalizimin

9 Mars 2015, 20:33Editorial TEMA
Një arbitër moral për dekriminalizimin

Nga Mero Baze

Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë duket se po çel një epokë të re të komunikimit me autoritetet shqiptare, por dhe opinionin publik. Brenda javës ai ka bërë disa gjeste publike, të cilat askush nuk ka guxuar t’i bëjë më parë.

Së pari, reagoi ndaj përjashtimit të Tom Doshit nga Partia Socialiste me një shpejtësi dhe qartësi, që nuk linte asnjë dilemë për qëndrimin e SHBA-ve rreth kësaj çështjeje. Deklarata, jo vetëm mbështeste largimin e tij, por i rekomandonte PD-së të njëjtën gjë për persona të ngjashëm, si dhe inkurajonte drejtësinë të vepronte shpejt.

Gjesti i dytë i tij, ishte ndaj Berishës. Ndërsa u nis për një takim të fiksuar në orën 14:00 tek selia e PD-së në SHQUP, ai e ndryshoi atë sapo arriti tek porta e SHQUP-it dhe pa se Berisha kishte bllokuar derën duke dhënë konferencë shtypi, me qëllim që të merrte një foto me të. Lulzim Basha u detyrua të dalë nga selia e SHQUP-it dhe të shkojë në një qendër biznesi aty afër, për të zhvilluar takimin me atë dhe ambasadoren e BE-së në Tiranë.

Gjesti i tretë ishte sot, kur pas disa paralajmërimeve, që disa deputetë duhet të hiqeshin nga lista e Grupit të Miqësisë Shqipëri-SHBA, refuzoi të zhvillohej kjo mbledhje.

Edhe ambasadorët e tjerë të SHBA-së në Tiranë kanë qenë aktiv dhe kanë bërë beteja diplomatike për të bindur pushtetin dhe opozitën të jenë në drejtimin e duhur të Uashingtonit, por gjeste të tilla kaq specifike dhe të pakeqpërdorshme po shfaqen për herë të parë në politikën e SHBA-ve në Tiranë.

Ky është një lajm i mirë, pasi do të marrë fund periudha e keqpërdorimit të çdo deklarate të SHBA-së, ku secila palë gjente fjalinë pro saj dhe e keqpërdorte. Mbi të gjitha, nëse kjo praktikë pune konsolidohet, do të kemi një rezultat konkret për atë që quhet proces dekriminalizimi në Shqipëri.

Për hirë të së vërtetës, SHBA së paku nga viti 1997 ka bërë gjithnjë rekomandime për liderët politikë, për të lënë jashtë listave të tyre persona të inkriminuar. Por, politikanët tanë jo gjithmonë kanë qenë të dëgjueshëm në këtë pikë.

Veçanërisht prej vitit 2005 rekomandimet kanë qenë me emra konkretë. Fatos Nano mund të dëshmojë për kë i kanë rekomanduar të heq nga listat e deputetëve në vitin 2005. Republikanët dhe PD-ja po ashtu. Lista ka qenë e përsëritur në vitin 2009 dhe 2013, ndërsa Wikilekas ka dhe një listë akoma më të sinqertë, që Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ia rekomandonte Uashingtonit si listë politikanësh të përzier me krimin dhe korrupsionin. Kjo e fundit fillon me Lulzim Bashën.

Sali Berisha, Edi Rama, Fatos Nano dhe Ilir Meta kanë gjetur gjithmonë nga një arsye për të bërë sikur nuk e kanë mendjen çfarë u kanë rekomanduar për të futur në lista.

Tani nëse SHBA do të vazhdojë të mbajë këto qëndrime që po mban Ambasadori Donald Lu, ka për të luajtur një rol historik në këtë çështje, pasi ka për të shërbyer si një institucion moral për të verifikuar vullnetin e liderve politikë shqiptarë për dekriminalizimin. Dhe është mirë ta fillojë qysh këtë muaj, kur po shpallen kandidatët për Kryetarë Bashkie në 61 njësi vendore. Është mirë ta thonë publikisht, që SHBA nuk mbështet kandidimin e këtij x apo y personi në zgjedhje. Nuk ka arsye të na japin shpjegime se dhe nuk na duhen. Na duhet një arbitër moral në këtë kënetë ku jemi zhytur, për të testuar nëse njerëzit besojnë më shumë tek listat okulte të liderve tanë, apo tek listat e spastruara nga Perëndimi.

46 komente në “Një arbitër moral për dekriminalizimin”

  1. karabojka says:

    deri kur me syte nga perendimi ore Mero,deri kur?.

    1. navy six team says:

      Zoti Mero po kalon ne “inkandeshence” me kete artikull qe po i servir lexuesve.E njejta histori si ne 21 janar 2012 kur nje ambasador tjeter na njoftoi se fix ne 1 vjetorin e masakres FBI pruri ekspertiza profesinale>
      Te besuam ty Mero por dhe dipllomateve amerikane ne shqiperi por doli 100 % e kunderta
      Ato ekspertiza erdhen pikerisht per te eklipsuar zemeretan popullore qe ja arriten qellimit deri sa berisha fshiu bythen me to dhe ne ngelem me gisht ne goje..
      Me aq sa keni shkruar ju per berishen dhe lulin si superkriminele i nderuar Mero duhet :

      1-ose te arreestohet berisha dhe basha si terroriste

      2-ose prokuroria te nxjerre urdher arresti per Mero Bazen si shpifes qe ka demtuar sigurine kombetare

      3-ose shqiptaret nuk duhet te besojne te ambasada amerikane te cilet me evogla qe mund te thuhet eshte se po abuzojne me ndjenjat pro-perindimore dhe proamerikane te njerezve te thjeshte

      Me konkretisht :
      Marrëdhëniet SHBA- Tropoje( Berisha- Biberaj), kane një të panjohur ende të pazbuluar. Sipas kategorive normale të analizës, ky ekuacion duhet të ishte zgjidhur prej kohësh me largimin e Berishës nga politika, në një mënyrë apo në një tjetër. Gjatë karrierës së tij politike 23 vjeçare, Berisha ka pasur disa konflikte serioze me SHBA, përkatësisht me qendrat zyrtare të politikëbërjes amerikane. Sipas këtyre kategorive analitike Berisha duhet të ishte larguar nga Shqipëria egzakt si sot ne 9 mars 1997

      -E nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte larguar nga politika pasi dha dorëheqjen si President i Republikës në korrik 1997, dhe të mos kishte marrë përsëri postin e kryetarit të PD, në tetor 1997,

      – E nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte burgosur në 1998 apo 2000, si rivali i tij Fatos Nano.

      – E nëse nuk ndodhte kështu duhet të kishte dhënë dorëheqjen e detyruar nga posti i kryetarit të PD pasiqë humbi zgjedhjet parlamentare të vitit 2001.

      – E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet të kishte fituar zgjedhjet e vitit 2005 dhe aq më tepër të rikthehej në pushtet si kryeministër.

      – E nëse nuk ndodhi kështu, duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas shpërthimit të Gërdecit

      -. E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet t’ i ishte njohur fitorja e zgjedhjeve të vitit 2009.

      -E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar që të jepte dorëheqjen pas 21 janarit.

      – E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar të largohej pasiqë përmbysi rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.

      Por nuk ka ndodhur kështu dhe Berisha do jetë përsëri në lojë, në konfliktin e radhës me ambasadorin amerikan të radhës.

      Cili është shpjegimi për këtë paradoks? I vetmi shpjegim i logjikshëm është se politikëbërja ndërkombëtare amerikane është më e thellë se institucionet amerikane që e bëjnë atë zyrtarisht. Që prej pikënisjes që është mbledhja e të dhënave, fakteve, dhe deri te vendimmarrja. cilat në ambasadën e Tiranës nuk janë gjithmonë në dijeni. Në rastin e marrëdhënieve të Berishës me ambasadorët amerikanë në Shqipëri, me kohë është krijuar një lloj sugjestionimi i ambasadorëve amerikanë nga Berisha. Ambasadorët amerikanë që vinë në Shqipëri janë njerëz shumë inteligjentë, të cilët nuk mund të mos e perceptojnë saktë atë që tashmë është kthyer në një fenomen: Ambasadorët vinë dhe ikin, luftojnë me Berishën, duket sikur e djegin, por Berisha mbetet gjithmonë në lojë nje “ujk” triumfues

      . Madje për disa nga ambasadorët amerikanë në Shqipëri, si Lino, Limprecht, Withers,Arvizu mund të thuhet se Berisha ka qenë një ambasadorofag (ambasadorngrënës) në raport me ta.

      A do të jetë Donald Lul ambasadori amerikan që do ta nxjerrë në pension si politikan Berishën, ose e thënë ndryshe a do të jetë Donald Lul.. Berishofagu politik?

      Nuk besohet..sepse ne ambasada ka dy shtylla kryesore: dipllomacia dhe sherbimet inteligjente..dhe kjo e fundit dikton qe SERBerisha te kaloje 11 ambasdore amerikane qe shume prej te cileve i ka shkelur me kembe…

      1. Pelasgian says:

        Pse kujton ti se Ambasadoret Amerikan urdherohen per te ELIMINU politikanet Shqiptare ??’??

        Ambasadoret Amerikan i kan fut HUNDET shume ne politiken Shqiptare .

        “Berishofagu” duhet t’ishte QEVERIA SHQIPTARE e cila u zgjodh per te bere REFORMEN NE DREJTSI . Nqs drejtsia ka ngel ne dore te ambasadorve amerikan ateher le te shpallet SHQIPERIA KOLONI AMERIKANE dhe mos te votohet me per asnje force politike .

        E dini pse politikanet Shqiptaret nuk e kan denu kurre Berishen (cuditerisht i vetmi qe e ka denu eshte Ilir Meta , politikan te cilit Berisha nuk i ka bere kurre keq , perkundrazi)?

        Sepse jan te gjithe te zhyte ne LLUMIN E KRIMEVE E TE KORRUPSIONIT .

        Te denosh Saliun do te thote te FILLOSH EREN E RE TE SHQIPERISE , TE FILLOSH ME TE VERTET “VITIN ZERO” KU EDHE POLITIKANET JAN TE DREJTE PARA LIGJIT DHE KU KORRUPSIONI DHE VJEDHJA ME TE VERTET DO TE DENOHEN .

        Por askush nuk ka ndermend ta beje kte VIT ZERO sepse te gjithe jan aty vetem per te VJEDHUR . Fjalet per arrestime dhe drejtsi ZHDUKEN sapo zbardhen rezultatet e zgjedhjeve .

        Militantet kenaqen me nga nje vend pune ne administrate , peshkaqeneve ju ndahet KERRMA SHQIPERI dhe AVAZI VAZHDON !!!!

        Amerika me ZOR nuk do i denoje kriminelet shqiptare sepse ne s’jemi KOLONI E TYRE . Kte akoma shume Shqiptar nuk arrijne ta kuptojne!!!

        Nuk dua te marr shembuj shtete si Gjermania apo Anglia , dua te marr shembuj “bashkrajonalet” tane , KROATET !

        1. Skypion says:

          Tete muaj me pare opozita bojkotoi Parlamentin,me arsyetimin qe e kishte te pamundur te behej jete parlamentare ne nje Parlament ku prezenca kriminale kercenonte integritetin fizik te saj.Maxhoranca u tall me te,me arsyetimin qe opozita shikon endrra me kriminele ne Parlament.
          Pese muaj rrjesht,opozita kerkoi me ngulm dekriminalizimin e Kuvendit.Pese muaj rrjesht,maxhoranca qeshte e perqeshte,e bashke me te edhe gjithe aradha e saj mediatike,me analiste dhe gazetare mercenare.
          E detyruar,opozita,kauzen e saj e beri kauze edhe ne Bruksel,duke e provuar ate me fakte dhe dokumente.Brukseli i shtyre nga faktet e paraqitura nga opozita,per here te pare ne marredheniet me Shqiperine,kaloi nga rekomandimet e pergjithshme per lufte ndaj krimit dhe korrupsionit,ne kerkesen e drejtperdrejte per dekriminalizim te Kuvendit dhe politikes.Kjo i drejtohej maxhorances ne pushtet.E detyruar nga presioni i Brukselit maxhoranca Rama-Meta,pas pese muajsh mospranimi kembengules,pranoi kerkesen e opozites per marreveshje qe u votua ne Parlament ne dhjetorin qe shkoi.
          Kaq ishte historia sesi nisi dekriminalizimi.
          Kjo ishte fitorja me e madhe politike e opozites.Kjo ishte humbja me e madhe politike e maxhorances,qe pas 23 qershorit 2013.
          Opozita ka fakte.Ka nje numer deputetesh te inkriminuar.Ata jane 19.Ata akuzohen qe nga korrupsioni i rendomte,e deri tek krimet e renda,si grabitje me dhune,pengmarrje,vrasje.Te gjithe keta jane ne kampin e qelbesirave.Te gjithe keta jane deputete te maxhorances socialiste.
          Ambasada amerikane prsh perjashtimin e Doshit pak dite me pare.Po ashtu,ne ne nje forme me te bute,edhe BE-ja.Dhe,sugjeruan qe kjo te vazhdoje me te tjeret,qe nga deputeti me i thjeshte deri tek kreu i Kuvendit.
          Doshi u perjashtua nga PS-ja,dhe po mundohen ta paraqesin si nje te… djathte,si nje te opozites,si nje te PD-se.Per kete ka nje fushate te eger shpifese dhe denigruese ndaj Doshit.Qellimi eshte ky:ja, ne e nisem betejen per dekriminalizim dhe viktima e pare e tij eshte njefare Tome Doshi…i PD-se!!!
          Gjuha jone e bukur shqipe,edhe pse e pasur,nuk ka mjete per ta pershkruar nje sjellje te tille nga ana e maxhorances.Ka,por ato jane shume te varfera per ta cilesuar si duhet.
          Ok.Doshi na dolli i PD-se.Po me te tjeret si do t’ia bejne valle qelbesirat?!Sepse,dje na dolli edhe emri i Frrokut.Por,edhe ky eshte socialist;anetar i denje i maxhorances se qelbesirave.Edhe per kete do thone mepas,se eshte i PD-se,por gabimisht qelloi ne anen tone?!Ok,edhe me Frrokun.Po mbeten edhe 17 te tjere,nder te cilet edhe ata qe akuzohen per krimet me te renda,si trafik,shfrytezim prostitucioni,pengmarrje dhe vrasje.Si do t’ia bejne me keta?!Te gjithe do t’i konsiderojne si te PD-se,porqe sesi na qenkan ndodhur ne Partine Socialiste?!
          I leme edhe keta.Si do t’ia bejne me kreun e Kuvendit,me Ilir Meten?!Ketu duhet te sqarojme qe Meta nuk ben pjese ne listen e zeze me 19 te inkriminuar te opozites,por ne listen katran me vetem 1 te inkriminuar te Edi Rames,e qe e kane ne dore nderkombetaret,muaj e vite mepare se te kishin listen e zeze te pergatitur nga opozita demokrate!
          Koka e Metes kerkohet ne cdo takim ne Bruksel prej Edi Rames,qekur ky erdhi ne pushtet,per shkak te vete provave te paraqitura nga ky i fundit qe kur ishte ne opozite,e te kopsitura me kujdes te madh ne nje dosje voluminoze,te quajtur dosja “Meta”.
          BE dhe ShBA thone:dekriminalizim te Kuvendit nga i pari tek i fundit.Nese i pari ishte Doshi,i fundit patjeter qe eshte Meta.Kete e kuptojne te gjithe.
          Po kush ka bithe te kapet me Meten?!Rama?!Rama qe erdhi dhe eshte ne pushtet per shkak te Metes?!
          Po Rama nuk ka bithe as te beje kete me Frrokun,deshmia e djeshme e te cilit provoi se ka bere pazar me kryezuzarin e maxhorances,per te thene ata qe tha.E cfare i eshte premtuar Frrokut tone valle?!Nuk e dime egzaktesisht,por patjeter qe kane lidhje me te kaluaren e tij zezerisht kriminale ne ndonje vend te BE-se,dhe me vellain e tij qe po gjykohet si vrases.
          Por,ja e zeme se Rama nuk eshte mashtrues,sic edhe eshte,por ashtu sic e perfytyrojne trushpelaret,dhe do ta pastoje grupin e tij dhe Kuvendin nga 19 te inkriminuarit;qe do ta pastroje nga Meta,e keshtu me radhe…
          Atehere,pyetja shtrohet:si do te rrije ne pushtet Rama?!Se pa Meten,te gjithe e dime qe ai as nje dite s’mund te qeverise dot.Dhe pa pushtet,Rama as nuk e koncepton veten.Ai ka bere gjithcka per pushtetin.Ai u lidh me krimin per te ardhur ne pushtet.Ishin keta 19 te inkriminuar dhe soji i tyre qe e sollen ne pushtet.Ishte Meta,me i inkriminuari sipas vete tij,qe e solli ne pushtet.Dhe,te gjithe keta bashke po e mbajne ne pushtet.
          Keshtuqe,beteja per dekriminalizimin e politikes,eshte ne radhe te pare beteje e opozites.Ajo e nisi 8 muaj me pare;ajo do ta perfundoje.Fundja asaj i ka ngelur ne dere,asaj i ka mbetur ne zdajke.
          Sesa seriozisht e ka opozita ,kete do ta shohim pasneser.Do behet nje proteste e madhe.Me e madhja e ketij lloji.Me e madhja proteste kunder arrogances,prepotences qeveritare,krimit qeveritar dhe kunder gjithe pasojave te tyre ,qe nga korrupsioni ulerites ne te gjitha nivelet e administrates e deri tek varferia e thelle ku jane zhytur nje pjese e madhe e shqiptareve per vetem 1 vit e gjysem qeverisje qelbesirash.
          Jemi nje nje pike te tille,ku gjithe c’thuhet per lufte ndaj korrupsionit apo dekrimilazim,nuk ka asnje vlere.Nuk ka piken e vleres.
          Ajo qe merr vlere ne keto rrethana eshte PROTESTA dhe vetem PROTESTA mbarepopullore.Vetem ajo ka mbetur arma e vetme per te luftuar krimin ne Parlament,Qeveri e kudo ne pushtetin e qelbesirave.Nuk ka rruge dhe mjet tjeter.Ncuk.
          Protesta do te nise e nuk do te mbaroje deri sa te bjere Ilir Meta.
          Kaq mjafton.Me kaq merr fund dekriminalizimi i Kuvendit,i politikes dhe i gjithckaje.
          Po habiteni?!Mos u habitni kot.Kur te bjere Meta do te bien te gjithe.I pari pas tij do te bjere Edi Rama.Jane te lidhur bashke.Fatalisht.Lumturisht.Fatalisht per ta.Lumturisht per shqiptaret.
          Gezohuni o njerez!Pranvera po vjen me kembe te mbare.

          1. katarakti says:

            Enderro, enderro me sy hapur o “Skopion”. Kujton se shqiptaret jane budallenj qe t’i mashtosh ti?! A nuk e kane pare ata se çka bere Berisha gjate ketyre 25 vjeteve qe e ktheu Shqiperine ne Afrike?! Qe nuk la gje pa shkaterruar. qe e hoqi nga qarkullimi fjalen ligj. Dhe tani ti i turresh nje qeverie qe me se paku ka meriten se po kerkon te ndertoje minimalen: – shtetin. Shtetin qe barbaret shpellane e shkaterruan me themel gjate ketyre 25 vjeteve anarshi, rremuje, rrumpalle dhe xhungel. Enderro, enderro Skopion.

          2. Naqua says:

            O Skypion, o kafshe me emer tjeter! Thua “ne keto rrethana PROTESTA dhe vetem PROTESTA mbarepopullore… ka mbetur arma e vetme…” Dhe nuk thua, ti kafshe me emer tjeter se ka dhe nje arme tjeter: LUFTA CIVILE! Dhe nuk e thua, o kafshe me emer te ri, se KUCEDRA dhe ti sherbetor i saj jeni humane dhe patriote te thekur. Doni t’ia kurseni poullit skenarin e 1997!

          3. vjosa says:

            ”Skypion”,
            Komenti i z. Skypion, hedh drite mbi shume plage qe ka sote Shqiperia.
            Une , personalisht, kur lexoj Skypion, pervec se marr vesh te vertetat e hidhura qe kane mbuluare per fat te keq vendin, nuk shoh ne asnje rresht te shkrure nga Ai kerkesen per te prure ne krye te politikes shqiptare perseri Berishen sic mundohen ta akuzojne disa trushplare ketu ne komente. Ai i thote jo , aleances se qelbur Meta-Rama qe per pushtet , per karrike , bene e c’nuk bene. Vrane edhe 4 te pafajshem me 21 janar, ne te paren levizje fashite shqiptare. Per kete pisllek na qenkan aktivizuar edhe 19 kreminele te tjere qe na i paskan sjelle deri ne PARLAMENT. Kriminelet ne Parlament!
            Mos humbni rastin te lexoni ”Skypion”. Edhe ti qe e urren ate , lexoje dhe pastaj urreje.

          4. X says:

            Sa i drejte qe je treguar ne ter kete shkrim o Skypion. Na e bere PD-ne partine me te sinqerte ne rajon te pakten. Jo se PS-ja nuk ka persona te lidhur me krimin por… pse nuk flet edhe per ata te PD-se qe nuk jane vetem deputete te thjeshte por marin pjese ne rangjet me te larta te parties? Apo se je demokrat dhe jo Shqiptar! Ja kalofshi bukur ne demostrata pasneser.

        2. xheJ eN Bi says:

          Skypion —

          Pse me detyron qe ta perseris ne çdo replike se je driteshkurter.
          Sa per dekriminalizimin qe Brukseli e rekomandoje eshte si ky shembell vulgar qe do te bie ,se ti ndryshe nuk e kupton .Femija nuk vete ne shkolle se do nje lepirse dhe ngul kembe se pa te eshte e pamundur te futet ne klase. Dhe mesuesja i lutet priderit qe t’ja bleje lepirsen se femija do ngelet xhorre dhe femijes ja blejne lepireset .

          Skypion , ky femija eshte i lig dhe e beri rruge dhe tani do çdo dite nga nje lepirse qe te veje ne Parlament.

          Skypion , nuk kuptoje nje gje , dosja “Meta “a nuk qe per nje qeveritar i Berishes 2 ? Ne ate kohe nuk folet per te inkriminuar ne korrupsion ,si tani u be i inkriminuar qe eshte ne Qeverin Rama ?
          E marim te mirqene se ne te majten ka 19 te inkriminuar , po e djathta eshte qelibar nuk ka asnje ?

          Nuk eshte nevoja ta thuash ti se ate e di dhe femija ne barkun e nenes qe Nr.1 ne Shqiperi eshte SALI RAM e SHIQERE BERISHA dhe pas tije vijne te tjeret.

          Sa per protestat , ja keni marre doren , ju beni protesta dhe me arkivole , pasi i keni vrare e vini ne shpatulla dhe beni puç shteti dhe zaptoni institucione shteterore , po harroni se nuk eshte 98-ta ku ishte vetem nje kanal televiziv dhe nuk dilnin te gjitha ne shesh .Ashtu kujtuat dhe me 21 Janar kur dolen Imamet e Olldashet dhe akuzonin se i vrau vete opozita ne pistoleta bastune e çadra pistolet.U treguat kaq budallenj sa kujtuat se ishin akoma si ne Shkoder qe vrat kater te pafajshem per te bere trazira ,kjo eshte ne metoden e Berishes,po gjirokastritet thone : Harro mushke Valarene se Ali Pashen e prene . .

          Skypion , ju ka ngelur ora shume mbrapa se shoqeria dhe teknollogjia ka evoluar , populli nju njohu se çfare monstrash jeni dhe teknollogjia ka perparuar dhe eshte ne gjendje t’ju nxjere zbuluar per zullumet qe beni.

          Skypion , mos ki ndonje shprese se do mblidhen shume se tani Doktori nuk e fut doren ne xhep per te paguar demonstrues ,se sa ishte ne pushtet i mblidhte se i paguante nga taksat e shqiptareve.

      2. Bimi says:

        Po Po me shkum mbaje ti dhe berisha ,,mi halesh

    2. faikonica says:

      Deri kur….5oo vjete iken,edhe nja 2oo sa te na ikun era jahnise me planca

      1. Pelasgian says:

        KURRE ,,,,DERI SA SHQIPTARET TE VAZHDOJNE TE SHITEN PER 5 ASPRA , ME KEQ SE JUDA !!!

    3. fatja says:

      dhe sa kohe do mbani syte nga qielli,o popull…….dhe sa kohe do prisni e kerkoni nga amerika dhe europa,o popull……..diku aty do te gjeni nje AVNI RUSTEM tjeter per t’ju zgjidhur HALLET O POPULL……….

    4. Alberti says:

      Per gjithmone . E vetmja rruge shpetimi.

    5. Alberti says:

      Per gjithmone. E vetmja rruge shpetimi.

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Arvizu binte shpesh ne grackat e Bashes !
    Qendrimi qe ka mbajtur ndaj te “dorehequrit” eshte dinjitos,me kete rast i kujtoj edhe nje here gazetaret,te marrin shembull !

  3. A...... says:

    Pallavra Mero!Ajo liste qe Ambasadori Lu refuzoi te takonte ,ishte me pak e rrezikshme nga Lefter Koka,kreu i Mafies Lokale ne Durres te cilin e takoi vecmas dhe zyrtarisht.Kjo pune ska te bej me dekriminalizimin per sa kohe Ilir Meta shkaktari i trazirave dy here brenda dy viteve do jet atu ku eshte.Ketu po pranohet e keqja me e vogel,vetem mos te ringrihet edhe nje here Berisha ata po pranojne Meten.Nejse,ky eshte nje veprim diplomatik por nje gje tashme dukshem eshte e qarte,Berisha ja arriti ti barazoj ne nivelin e tij te rrenuar reputacionin e Rames dhe Metes.Kjo eshte fitorja me e madhe per te.Se kush do ngrihet me lart nga sot e tutje kete ai di mir si ta bej,e rendesishme eshte qe ai i vendosi te dy ata ne nje start me veten.Nuk ka me aleance qelbesirash por ka poltike me pamje trebanale(trepolare).Te gjithe ne nje batak.

  4. .......... says:

    Hajt ishalla per hajer, berisha ne burg sa me shpejt.

  5. feniks says:

    Kur do ta thone SHBA-te:
    -SALI BERISHA!SHPORRU NGA POLITIKA SHQIPTARE DHE DIL PARA DREJTESISE PER TE GJITHA KRIMET QE KE BERE!!!

  6. BB says:

    Deri kur te lahemi nga era e keqe qe na vjen nga vehtja o karabojka, apo nuk e kupton? Ne 10-vetorin a dyte te shekullit te 21-te, ne po perpiqemi te ngreme shtet dhe te kuptojme demokraci, kut te tjeret perendimi qe thua ti) kane shekuj ne demokraci.

  7. sit .back and .relaks says:

    Mire mor mire e bejn po puna eshte tek prezumimi i pafajesise per cdo person te dyshuar apo te akuzuar si i inkriminuar. Amerikanet dhe europianet kane te drejten e mosdhenies se vizes per qytetare te ndryshem dhe politika e tyre eshte qe ketyre personave nuk ju jepet asnjehere arsyeja e refuzimit pikerisht per te shmangur edhe procese legale kundrejt ambasadave pasi jo gjithmone arsyet e refuzimit te vizve nga keto shtete jane ne perputhje me te drejtat e njeriut por jane ne perputhje me politikat e brendeshme te ketyre shteteve. Sa per refuzimin e ketij takimi mes ambasades dhe deputeteve qe marrin pjese ne ket grup miqesie, nqs eshte me te vertete per arsyet qe thuhet, dmth per deputete te inkriminuar, eshte per te ardhur keq. Ne rast se amerikaneve nuk ju pelqen lista e njerezve te zgjedhur nga parlmenti i nje vendi te pavarur per kete takim ath mos te na lodhin po ta bejne vete se ke duan ne liste dhe ceshtja zgjidhet dhe po ashtu kuptojme indirekt qe te lenet jashte liste jane te dyshuar si te inkriminuar. Qe ne parlament kane hyre dhe njerez te inkriminuar e te korruptuar kjo nuk do as mend as kalem por perderisa perballe drejtesise jane te paster ath jane te paster dhe aq. Mund ti penalizosh moralisht dhe politikisht po jo penalisht perderisa nuk ka asnje akuze direkte e te provuar. shteti demokratik funksionon mbi ligje pamvaresisht se shume here keto ligje djegin te njomin e jo te thatin, por this is the law. pra nqs arsyeja e anullimit te takimit eshte pjesemarrja e personave qe sipas amerikaneve jane kriminele kjo eshte anormale pasi bazohet mbi nje oipnion subjektiv i pafaktuar e i paprovuar pamvresisht se i gjeresisht pranuar. Por drejtesia jepet mbi fakte e jo mbi opinione. Dhe e fundit, a mund te beje qeveria dhe parlamenti shqiptar te njejten gje per ndonje delegacion europian apo amerikan brenda te cilit mund te jene njerez te perfolur per korrupsion apo per afera te ndryshme? me siguri qe jo, ne firmosim cdo leter qe vjen perendimi dhe grisim cdo leter tonen qe perendimit nuk i pelqen. Dy gjera ka ketu, ose arsyeja e anullimit eshte komplet tjeter ose eshte kjo qe thashethuhet dhe qe nuk duket aspak normale. Dhe pozicionimi kunder doshit i ambasades nuk duket aspak normal per nje perfaqesi ne nje vend normal demokratik europian. Mund te kete pasur ngjarje te ngjashme ne cdo vend te europes perendimore ku deputete te jene perjashtuar nga grupi dhe partia per arsye nga me te ndryshmet dhe asnjehere ambasadat e huja nuk jane prononcuar pro ose kunder pasi eshte nje ceshtje e brendeshme partie dhe ekskluzivisht i atij vendi. Nderhyrja e ambasdorit ne krah te rames kunder doshit na rendit ne ne vendet e amerikes latine ne kohen kur politika amerikane hiqte dhe vinte qeveri sipas shijeve, por ketu tek ne eshte dhe akoma me shume pasi ketu pervec se mund te nderroje qeverite te perjashton dhe nga partia. Jam komplet dakord qe cdo shtet ka opinionet e tij per ngjarje te caktuara ne shqiperi por qe te marri anesi eshte komplet te panevojshme.
    Duhet treguar pak me shume respekt per pavaresine e nje vendi dhe partite e tij politike dhe cdo rekomandim apo sugjerim duhet trasmetuar nepermjet kanaleve diplomatike e jo me deklarata publike nga ana e diplomateve te huaj.
    Te pakten te na lihet te jetojme me iluzionin qe fatet tona i kemi vete ne dore se realisht e kuptojm qe eshte komplet e kunderta. Edhe arbitri qe e kupton qe nje ndeshje eshte e shitur te pakten arbitron sikur ndeshja eshte normale per te mos ju prishur kenqesine tifozeve, pas ndeshjet pastaj jane te tjera instanca qe merren me analizen e saj.

  8. mirani says:

    Se mos e dredh ma vone ky ambasadori duke perkrah here nji krah dhe here nji tjter

  9. Hm... says:

    coje me tej idene Mero djali, jo vetem arbiter moral por dhe real. Sot sovraniteti ka mbetur vetem ne folklor sepse prej kohesh bota eshte bere nje dhe e hedh vallen sipas te parit. Edhe anetaresimi ne BE eshte heqje dore nga sovraniteti. Ceshtja eshte se me ke do jemi ne dhe perendimi ka shume emra por Amerika na ka qendruar gjithnje historikisht. Ka ardhur koha per lidhje te posacme me SHBA sepse distancat gjeografike sot nuk kane peshe. Ndaj dhe para se te turremi dhe futemi neper ca lidhje islamike sic bene vite me pare apo Frankofoni, kemi nevoje per konsolidim me boten anglosaksone me SHBA. Serbi dhe greku qe hedhin vickla e bejne se kane patur tradicionalisht aleate te medhenj ndaj te njejten gje te bejme dhe ne sepse duke leshuar ne sovranitet ndaj SHBA, kemi forcuar realisht sovranitetin ndaj fqinjeve mistrece rrotull.

  10. sarandezi says:

    deri sa ne te behemi njerez

  11. fantazisti says:

    Dosjet jane sekreti i ketij vendi. Ata qe udheheqen vendin pas 1991 ata jane gangesterat e ketij vendi

  12. Billy says:

    Mirepo pas heshtjes disa ditore ndaj deklarates te SHBA per dekriminalizimin, sot ne PD po hidhen akuza e po ngrihen zera se ajo deklarate e SHBA drejtohet kunder qeverise.
    Bile, me kete kauze po therrasin edhe mitingun e te enjtes. Ne mbeshtetje te deklarates te SHBA per dekriminalizimin.
    A ka hipokrizi me te madhe?

  13. " MALOKU " says:

    Ineresante…!

    – Perse ne politike shpertheu terbimi,
    Sapo nxorri koken “dekriminalizimi”
    Asnje politikan nuk po fle gjume,
    -Duket se e kane “ngjyer” gishtin shume.
    Per te shpetuar nga kjo “menxyre”
    Mbetet krye-detyre,
    Rrezimi i shtetit me cdo mjet e menyre.
    Vetem ne kaos,
    Mund te fshihet cdo krinel e mafioz..!

  14. Ben Dibrani says:

    Thone se edhe ne PS ka te kriminalizuar, por si mund te mos kishte. Saliu ja shterroi burimet financiare PS, dhe nga ana tjeter pervec qe perdorte fonde qeveritare per propagande partiake dhe fushate, merrte edhe sponsorizime te hapura e te fshehta nga miliarderet qe kishte pasuruar vete, perdorte shtetin policor ne te gjithe zinxhirin fushate, zgjedhje, mbledhje votash, etj, keshtu qe PS nuk i mbetej tjeter vetem te mbeshtetej te te pasurit por edhe te fortet qe mund te benin fushaten me leket e tyre por edhe mund te mbronin voten. Keshtu edhe nese PS ka te tille, faji eshte perseri i Saliut qe me djallezine e tij e shtyu kundershtarin ne nje pike qe do te mund ta sulmonte neser, sic po ben ne fakt. Le te pastrohet parlamenti por ne rradhe te pare nga kryekrimineli antishqiptar sali berisha.

  15. lol says:

    Se kush Jane horrat ne politiken shqiptare ,besoj se shqiptaret qe punojne me djersen e tyre e kuptojne pa pasur nevoje per ambasadoret…Prej sheikun tone,qe vetem nga rroga e shtetit u bâ millioner tek deputet i fundit qe lind pa asgje e behet millioner per nje vjet!… Ajo cka eshte per t’u pershendetur eshte se ma ne fund edhe ambasada amerikane e paska kuptuar se’ enough is enough!’,po ndoshta rrjedhja e ngarrejeve ne kosove edhe zemerimi popullor e Kane ndihmuar pak!Interesi i amerikaneve eshte te kene nen kontrol gjerat,po terpia e horrave tone po i bene gjerat me dale jashte kontrolit,prandaj po detyrohet ambasadori me reaguar pak sa per me thane’ne luftojme te keqen’ kur ne fakt e Kane perkrah gjate ketyre 25 vjet,per interesate shtetnore ose klanore te tyre-cia me perkrah sic deklaronte me gjithe idiotine e tij Berisha,per mos me thane se i sherbej rumsfeldit,Dick Cheney ne punet e pista te tyre ku gerdeci eshte i pashmangeshme…-Reziku per nje shperthim popullor eshte sot ma i madh se kur,se jemi ne krize te thelle,edhe pse qeveritaret tone jo,edhe dallja jashte kontrolit e madhe po ashtu rezik i madhe se nuk ka sot per sot alternative politique.Populi nuk do votoje me per horrat tone,kjo eshte e sigurt se u lodhem,po per ke te votojme sot ne mungese te nje levizje qytetare te forte?Presim sigurisht ne si qytetare e shoqeri civile nje ndihme per alternative edhe dallje nga ky moçall ku jemi!edhe cdo ndihme eshte e mire se ardhur,qofte simbolike si kjo!

  16. Rubin says:

    Mero,

    Cilet jane keta deputete qe duheshin hequr nga lista? Sigurisht qe ti e ke mare vesh….perse nuk i shkruan emrat….apo nuk ta mban suma sepse jane te gjithe te majte!

  17. sos albania ! says:

    Duke dashur te bej oponencen modeste ketij editoriali te sotem thjesht keto 3 gjeste te zotit Lu jane 3 kova uji ne nje zjarr ne nje magazine tritoli qe sa ka nisur flaket dhe dihet efekti I tyre..

    Artikullshkruesi ben ne nje fare menyre autogol kur pranon rolin e nje ambasadori te huaj si nje shef kuadri ose oficer sigurimi te politikes shqiptare qe duhet te pranoje ose jo kanditurat per votime locale e me gjere qe nuk ka ndodhur as ne kohen e zogut,as te fashizmit dhe as te Enver Hoxhes qe nje I huaj te futet ne oxhakun e shtepise dhe te behet zot I saj

    Me kete ide zoti Mero pranon qe shteti shqiptar dhe shoqeria civile ka rene automatikisht dhe duhet nje nderhyrje nderkombeatre..por rruga qe zgjidhet ne kete rast tingellon poshtruese se I jep te drejta “mbreterore “ nje ambasdori qe niveli dhe grada e tij ne hierarkine dipllomatike te Amerikes eshte mjaft e ulet..

    Per te marre nje rol arbitri ne marrdheniet shqiptare-amerikane,kush eshte shkaku dhe gabimet qe ai vend ka shkuar ne vdekje klinike si shtet dhe si komb dhe le te hidhemi ne vitin 1991.

    Gabimi I pare
    qe u krye ne ate kohe ishte se dipllomatet amerikane qe zbarkuan ne ate kohe ne Shqiperi fatkeqesisht erdhen nga Beogradi kryeqytet I cili kishte sherbyer si trampoline per “rrezimin e shtetit shqiptar gjasme komunist”Biles dhe zoti Rajerson erdhi nga ambasada e akredituar ne Beograd.

    Gabimi I dyte
    ishte se dipllomatet e pare amerikane erdhen ne baze te nje marreveshje me Ramiz Aline qe ne nje fare menyre ishte nje “marreveshje paqe” midis paleve kundershtare qe kishin luftuar per 40 vjet njeri –tjetrin.Dhe ndoshta nga hapja e arkivave pas shume vitesh do shikohet se pse pala amerikane duke marre rolin e ‘clirimtarit” nga komunizmi nxiti nje lufte klasash pasi “komuniset kishin dorzuar armet me mirekuptim”..Pra pse Rajersoni dhe Elez Biberaj prishen rregullat e lojes me Ramiz Aline duke leshuar qente e Tropojes duke filluar me 2 prillin 1991,prishjen e qeverise stabilitetit dhe marrja pjese e nje ambasadori ne nje fushate elektorale qe nuk ndodh as ne republikat e Paqsorit

    Gabimi I trete
    ishte fushata e “dekomunistifikimit” e perfaqsuar nga dyshja Rajerson-Biberaj qe solli nje serbizim,greqizim dhe nazistifikimin e juntes Berishes qe vetem deshmite e Izet Haxhise sot,duhet merret I pandehur krimineli Sali Berisha me inisiative te ambasades amerikane me te njejten zell qe ju bashkuan Rames perTom Doshin.Pra nqs ambasada amerikane ka vendosur te beje lufte ne krah te qeverise kunder krimineleve le ta filloi me Berishen krimet e te cilit jane mijra here me te medha se te gjithe “krimineleve te PS ne parlament”

    Gabimi I katert
    Nuk ka dyshim se burgosja e Fatos Nanos per shuma qesharake ne menyre kriminale sikur te ishte Bin Ladeni nuk ka kaluar per Berishen pa marre urime frenetike nga dyshja Rajerson-Biberaj qe ishte dhe hobby I tyre..Po sot ?? Lul Basha (ato qe jane pas tij) pasi vodhi 300 miljon dollare,vrau si minister I brendshem,tradhetoi si minister I jashtem,spiunoi UCK dhe ne fund quhet “yll ne ngjitje”..Pra nqs se zoti Lu do te jete I sinqerte me vehten le t’ja filloi me Lulin..

    Gabimi I peste
    Eshte ndoshta skandali me I madh ne dipllomacine amerikane rasti I marrjes se Berishes ne pyetje per ti marre deshmine atij brenda ambasades amerikane(konsulli dhe prokurorja) per masakren e 14 shtatorit 1998 qe beri puc shteti duke marre me tanked he forcat mencenare te Bukoshit institucjonet e shtetit dhe deklaroi ne Televizon fitoren….Si ka mundesi qe qeveria amerikane te toleroje nje puc shteti kur ne 21 janar 2011 po ky perbindesh vrau 4 protestues dhe terrorizoi popullin e tiranes si xhaferr deva ne 4 shkurt 1944 ? kur ato ishin me duar ne xhepa..dhe pastaj persekutoi Presidentin,K/prokuroren,kryeshikasin dhe grabiti bashkine e Tiranes hd te gjitha keto nen nej miratim te heshtur te zotit Arivzu… a nuk eshte kjo nje hipokrizi kozmike kur n je frankeshtein monster I thuhet burre shteti…
    Me cfare ka ndodhur pas Gerdecit dhe sidomos pas 21 janarit 2011 mund te thuhet se dipllomacia euro-atllantike dhe zyrtaret e tyre qe merren me shqiperine jo vetem kane gabuar ne qendrimin e tyre ne shqiperi por jane pjesa e fajit ndoshta me kryesore..

    Edhe kjo histori ‘Bizarre” me Tom Doshin eshte nje loje inteligjente (si LHL)per te bere te mundur fitoren e votimeve locale nga PD dhe per ti rehabilituar ata pas humbjes katastrofike te 23 qershorit 2013 dhe per te fituar votimet e pergjitheshme pas dy vjetesh.

    Situata sot ne shqiperi quhet Cmenduri Kombetare dhe cdo gje mund te ndodhe neser e ne vazhdim.

    Eshte e njejta situate e ndezuar si ne dhjetor 2010 pak jave para 21 janarit 2011.Ne ate kohe I dergoj nje leter familjarisht zotit Obama (kthehet nje falenderim) dhe Kongresit Amerikan ku I sensibilizova per rrezikun kombetar qe me voni plasi…Perseri I dergoj nje leter proteste per lirimin e vrasesve te 21 janarit ne shkurt 2013 dhe me thene drejten nuk kam besim te dipllomacia euro-atllantike qe te nderhyje per te shpetuar ate vend nga nje vet-asgjesim I pabesueshem.

    Vetem nqs se ,duke filluar nga ambasdori Lu dhe deri te presidenti & kongresi amerikan do te konsiderojne Berishen si nje ish bashpuntor te tyre I cili me krimet qe ka kryer I ka dale nga duart dhe duhen gjetur rrugen per eleminimin e tij se eshte bere rrezik destabilizimi per Shqiperine dhe Ballkanin dhe per vete interesat amerikane ne rajon.

    Se po te jete vetem ne doren e zotit Lu dhe ndonje Podeste apo Frank Wisneri ne Washington atehere ai vend po shkon per lesh ..dhe keto 3 gjestet e Donaldit qe thote Mero do tregohen si disa barcaleta per Arvizune ku me forta eshte ajo qe tregoi Baze kur shkoi te Shqup-I Bashes I sapo uzurpuar ku I kerkoi “falje” se I kishte shkelur vijen e kuqe ne 15 nendor 2013..per LHL qe ishte nje lloj bombe me sahat si e Doshit per te hedhur Ramen..

    1. abc says:

      Edhe Mustafa Kruja ishte me i pavarur nga Jakomoni dhe Musolini sa Mero Baze mendon se duhet te jete politika shqiptare nga Uashingtoni dhe aziatiket ambasadore te tij.

  18. Mentari says:

    Mero tani e ke gjetur ate “Eureken” se gjoja ai Ambasadori Amerikan ka per te ndryshuar kulturen kanceroze shqiptare te kultivuar nga krimineli Enver Hoxha dhe aq me keq kur sot ne qeveri eshte Dobici i Enver kriminelit.nejse perderisa ai Lu apo Aziatiku nuk shkel tek kallot e Edvinit e te Rames ai le te kot se koti “rrahe uje ne havan” se po shkeli ai do te izolohet tamam si ato ish dy evgjitet e para tij.Mero po tye shterojne idete ndoshta ke nevoje per pushime.

    1. elezi says:

      Skenderbeut ju desh 400-500 vjet te reabilitohej kurse enver hoxha vetem 5-6 vjet ne 1997 kur mentaret, meleket,talebanet,nastradinet dhe salebanet e zhduken shtetin shqiptar
      Edhe enveri dhe shoket e tij do ngelen nga burrat me te shquar te kombit kur te hapen letrat. Dhe Napoleon Bonopartit i kushtoi Francës rreth 10 milionë të vrarë. Sa shumë e kanë urryer Napoleonin bashkëkohësit e tij, qytetarët dhe nënat franceze që i’u vranë djemtë. Prandaj duke shfrytëzuar këtë urrejtje, Burbonët e internuan atë, me mija kilometra larg Francës, në ishullin e braktisur të Shën-Helenës. Po Franca sot, MBURRET ME BONAPARTIN. Ajo nuk do t’ia dijë për të vrarët, për shkatërrimet, për krimet e tij, por PËR LAVDINË QË I DHA FRANCËS, sa ishte në pushtet. Prandaj e quan Napoleonin kapitenin më të madh të kohërave dhe i ka kushtuar deri tani rreth 200-mijë vepra!
      Maksimilian Robespieri i famshëm, shefi i diktaturës jakobine, kryetari i Shpëtimit Publik, për dy vjet me firmën e tij, dërgoi në gijotinë mbi 2400 njerëz, midis të cilëve edhe miqtë më të afërm të tij, si Dantonin, Shometin, Ebertin etj, që kishin filluar të ligështoheshin. I takon kësaj periudhe vendimi i parlamentit francez, për çfarosjen dhe fshirjen nga harta të qytetit të dytë të Frances, Lionit, sepse bëri provë të rebelohej kundër republikës franceze. Është vendimi më i egër që është marrë ndonjëherë në histori. Megjithate, sot Franca e ka për nder që ka patur një njeri të tillë në krye të saj në atë kohë. Robespieri e kosilidoi republikën franceze dhe e mbrojti ate nga reaksioni feudal dhe rujalist. Sot francezët krenohen me lavdinë që u la Robispieri dhe nuk pyesin për krimet e tij!
      Sot pas më shumë se 500 vjetësh, shqiptarët, festojnë me madhështi, krenohen me Skënderbeun dhe periudhën e tij.

      Askush sot nga shqiptarët nuk përmend, sa verë piu dhe sa mish hëngri Skënderbeu, sa kështjella kishte dhe si jetonte ai. Askush nuk përmend sot, se si u’a cungonte Skenderbeu shqiptarëve liritë dhe të drejtat, duke i mbajtur për 25 vjet rresht në luftë, duke i privuar nga liritë dhe kënaqësitë personale. Luftërat atëhere zhvilloheshin në verë dhe pranverë. Në këto dy stina shqiptarët në vend që të shijonin jetën, shijuan për 25-vjet luftën vdekjen, shpatën dhe shigjetën. Askush sot, nuk përmend se sa princërve shqiptarë i’u pre koka, se sa tradhtuan, sepse nuk ishin dakord me të. Ja këto “krime” të Skënderbeut në kohën e tij, shqiptarët e sotëm nuk duan t’i dinë. Atyre sot u intereson VETËM LAVDIA e Skënderbeut jo krimet e tij të atëhershme. Sot shqiptarët e kanë për krenari, që përballë një Europe të trembur, Skënderbeu i bëri ballë, superfuqisë më të madhe të kohës, Turqisë. Vetëm kaq. Kjo ka mbetur. Të gjitha të tjerat u zhdukën, u harruan me kalimin e kohës, me kalimin e brezave.

      Kjo është logjika e historisë. Nga kjo logjikë, nuk shmangesh dot. Kjo logjikë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kësaj logjike do t’i nënshtrohet edhe Enver Hoxha dhe brezi i udhëheqëseve të Partisë së Punës që dolën nga Lufta Nacional-Çlirimtare, që deshën t’i bënin të gjitha përnjëherësh, që deshën të mateshin me të mëdhenjët e botës, që sa ishin gjallë u matën me sukses me ta, duke i’a ngritur shumë lartë emrin Shqipërisë.
      Sot është koha e gabimeve te tyre. Nesër do të jetë koha e lavdisë së tyre!

      Sot kur ai vend është nën pushtimin e talebanit berishovic edhe pse gjoja ka fituar Edi Rama ne 23 qershor ne menyre fiktive,kur eshte ai vend eshte kthyer ne hale (wc) ambasadoresh qe perdorin politikanet shqiptare si kellefa nje dhe shume perdorimsh duhet t’ju themi ju mentarave,mehmet elezeve,elez bibereve dhe matherfuckereve
      Shut up !

  19. Gjoli says:

    Zoti Mero,jam ne nje linje me JU,por sikur tju sugjeroj nje tjeter mendim,a e komentoni neser ne kete gazete?
    Meqe Amerika na paska fort per zemer,(se per Europen nuk mund te shprehem se jane 100 vjet qe vetem na ka sakatuar,poshteruar,vrare,dhe nuk na do se jemi vndi me i vjeter,e prandaj na ka ndare ne 6 shtete),perse nuk ushtron presion mbi shtetet Europiane,Svicer,Qipro,por dhe vende te tjera te beje nje nder historik,e te hape llogarite bankare te te gjithe hajduteve,krimineleve,politikaneve,pushtetareve shqiptare ne keta 25 vjet e le te jete nje respekt i Amerikes,i dashurise se saj,i politikes demokratike qe e trumbeton ne bote,por dhe nje sinjal qe ky shtet i madh e i fuqishem,nuk duron dot poshtersite e udheheqesave te nje shteti anti popullor? BESOJ U KUPTUAM,DO I BENTE NDER,E DO JA DIMIN PER NDER TE MADH QE E SHPETOJ NJE KOMB NGA SKLLAVERIA DHE POSHTERSIA E UDHEHESAVE TE SAJ NE KETA 25 VJET TE ASHTUQUAJTUR”DEMOKRACI”
    FALEMINDERI ZOTI MERO.

  20. Qelo says:

    Kuplaraja qe i ka fabrikuar e montuar keto monstra prostitucioni politik kurre nuk mund te sherbeje per moral z.Baze!Ndaj leri denglat e qendroni ne nivelin qe kerkon koha per ringritjen e shtetit Shqipetar te renuar prej mese 25 vjetesh,ku gjate kesaj periudhe Shqipëria e populli Shqipetar ka njohur vetem nje mik te madh Bill Klintonin .Para Tij e pas tij kete kodosh vendi e kane drejtuar e perdorur kaubojsat e Teksasit.Pa inventar te imet e pa pergjegjesi ndeshimi nuk mund te shuhet kurre farra e kryerimit Berishe e Doçerve te Tij.Shoqerise Shqipetare i mungon me kryesorja morali e identiteti,ku pa keto te dyja gjithmone do te jete i gateshme ne prostituimin e radhes!Po nuk u hoq ne kete vend dyshtetesia,gjithmone do na trajtoje e trajnoje per interesa te saj”Nena dhija”!

  21. ropize says:

    dekriminalizimi iparlamentit eshte i thjeshte.te behen zgjedhje te reja dhe ne parlament te futen ata ose ato persona qe,1-te mos kene qene komunista,2-te mos kene as nje lidhje me bllokun enverist,3-tu shikohen te ardhurat financiare.kjo gje te behet edhe per zgjedhjet lokale.shembuj-edi rama,nuk duhet te jete ne parlament dhe bashki sepse eshte me njolle nga blloku.s.berisha-nuk duhet te zgjidhet sepse ka qene me ofiq komunist ne kohen e diktatorit,pastaj jane shume,p.sh.si ka mundesi djali i xhelil gjonit,te jete politikan i p.s. kur i jati nje xhelat i vertete[letra e prof.arben buto]e te tjere.atatunga cuenlai

  22. Kurrizua_i_Parisit says:

    GOD BLESS THE USA!

  23. Insistoj says:

    Zoti Mero, megjithëse në shumicën e rasteve më pëlqejnë dhe jam pro shkrimeve të tua, në këtë shkrim nuk jam dakord me të dy kollonat kryesore të shkrimit tënd. Konkretisht: E para, nuk e besoj që politikanët tanë, “nuk e kanë dëgjuar SHBA-në, përsa i përket personave të inkriminuar në politikë”, sepse të gjithë e dimë, se këta nuk bëjnë dot “as një pordhë”, pa marrë lejen e SHBA-së… E dyta, nuk jam për një “arbitër moral”, siç e quan, sepse kjo na çon në atë që thuhet nën zë, se shqiptarët nuk mund të qeverisen pa “një tutor të fortë”…(nuk zgjatem më shumë sepse “o noon, noito”-e kuptueshmja, vetëkuptohet…)

  24. SHQIPTAR says:

    Bekuar qofsh Z.Mero, sepse me ne fund gjetet vullnetin per te prekur thelbin: “MORALIN”

    Morali eshte nje strukture qe percakton qarte vlerat nga antivlerat. Pa moral nje popull eshte i marre fund. Morali eshte si imuniteti, qe e mbron trupin nga cdo virus apo perballje virusesh brenda organizmit: nese ke moral je i vaksinuar, nese ske, as perendia nuk ka cte te beje. Njeriu lind me instikte per te vleresuar te miren dhe nese e keqja e hipnotizon duke i perkedhelur egon, ajo nuk i ofron aspak jetegjatesi. Jeta ekziston prej triumfit te se mires ndaj se keqes, nese sdo te ekzistonte ky triumf sdo te kishte jete, sdo te kishte kuptim asgje. Por jeta ekziston, dhe kush do te jetoje ben mire ti bindet ligjeve universale pro jetes. Mungesa e moralit eshte nje kancer: cdo qelize bije ushqehet nga trupi i nenes, jashteqit ushqimin duke helmuar nenen, prejardhjen e vetes, helmon veten, ekzistencen. Cdo shoqeri pa moral, eshte nje kancer qe jeton ciklin e vet-helmimit.

    Kot lodhemi te bejme plane, politike, platforma ekonomike, te ndertojme aspirata, te mendojme per te ardhmen e brezave, sepse brezat pa moral do jashteqisin vecse helm ndaj vetes. Helmin vrases te ekzistences. Pa moral lodhemi kot, sepse jemi te mbaruar qe sot!

    Shqiptaret jashte kufijve te Shqiperise flasin pak, duke na treguar shume: nuk varet e ardhmja nga protagonizmi llapaqen, por nga morali i themeleve te mases, e cila nxjerr nga vetja shembelltyren qe do te udheheqe te ardhmen. Nese masa nuk gezon moral, qeliza e se ardhmes se saj eshte nje kancer qe do dhjese vdekje.

    Ky eshte roli i medias! Te promovoje moralin e mos qahet se ska cben tjeter vecse te merret me politike. Media nuk po e kupton qe kancerit kur i vjen ora nuk pyet per askend. Media nuk e kupton se po vret veten duke u marre me politike. C’politike zeza pa siguruar moralin?! Vrime ne uje! Hic asgje! Pa moral edhe refugjat te ikesh je i mbaruar, sje askush sepse nuk perfaqeson asgje.
    Pse nuk ka me kinematografi, shkrimtare, akademike, ndergjegje sociale sot ne Shqiperine e lire demokratike?! Pse kot jane shpikur?! Mbajne gjalle moralin njerez! Ska, sepse nihilizmi kancerogjen nuk ka me asnje ndjeshmeri per te ardhmen e femijeve te vet. Me keq akoma, nuk e ka as idene qe femijet e vet do ti jashteqisin helm ne fytyre. Idioti pjell idiotin e bashke ndertojne arkivolin.

    Hidhi syte nga masa! Edukoje masen me ligjet e moralit, qe ta kuptoje se vota e shitur per 5000 leke eshte nje ushqim per kancerin qe neser do te te dhjese helm. Nuk po them qe politikanet te kujdesen per te ardhmen e popullit te tyre, por te pakten te kujdesen per femijet e vet. Vetem nje idiot nuk kujdeset per femijet e vet. Idioti i merr i mbyt femijet e vet, i hedh ne kazan te plerave. Idioti!

    U dashkan 500 vjet qe Shqiperia te gezoje nje lider me moral. Lider qe ka aftesi te bashkoje idiotet e ketij vendi nga veriu ne jug. Pa kete bashkim ska moral, ska jete!

    Kimio terapi kodoshesh, per te shushatur dhimbjen por jo kancerin. Kerkojme force morale tek Shba qe ka hallet e veta ne Iran. Morfine Beqajsh, Veliajsh, ta shtyjme dhe ca, se nese e shtyjme do kemi pension. Politika ka nevoje per diete: mos e ha dicka qe te ben reaksion. Edukoje elektoratin qe mos vrase veten perseri e perseri. Kemi nevoje per Zionizem, nje diete e provuar bashkimi qe aktualisht na afron nje ushqim moral te konvertueshem ne cdo supermarket boteror. Nuk eshte e vertete qe makro forcat na duan te percare, ky eshte nje justifikim i idioteve tane qe luftojne brenda llojit duke prodhuar kancer per veten. Historia zoterinj, historia ka treguar qe sa here jemi te bashkuar jemi mire per veten dhe te tjeret me te medhej se ne. Ndaje pushtetin ekonomin nga ai politik, qe te funksionoje administrata dhe populli te shohe punen e vet pa u marre me politike. Mbaje pushtetin ekonomik atje ne hije ku i takon, dhe lere popullin te haje kotheren administrative se keshtu ska as njeren as tjetren, por vecse grindet pa moral duke futur hundet atje ku nuk merr asgje. Leri pushtetet ekonomike te konkurojne ne hije me njeri tjetrin, siguroji kopese nje cape buke morale qe dhe vota te kete peshe. Idiote qe merren me trafik, merren me politike e harrojne qe ecin mbi kenete. Nje popull i pa administruar moralisht eshte nje kenete pa bazament ku nuk ecen dot as politika e as ekonomia. Shfrytezoje propaganden per te ndertuar bazament, pastaj merru me punet e tua, te cilat nuk me perkasin. Nqs me harron vecse do grindem sepse sdi nga me vjen dhimbja, sepse nuk e kuptoj qe e kam stomakun bosh dhe perfshij pa mbarim toksina imorale duke mbytur veten ne pavetedije.

  25. jani says:

    MOS u merzit mero se pergjigjen do e marresh shume shpejt ne demostraten e te enjtes..aty do dali e verteta…

  26. Kingston says:

    Mero e drejte!!!!po sa para i paguan keto per te shkruajtur komemete?

    1. Te djeg miza, a sna thua??? says:

      Sa te paguan ty???

  27. Lazjon Petri says:

    Zoti Mero, si shqiptar i shekullit të XXI, të lutem më lejo të të them dy fjalë:
    -“Jemi njerëz aq të urtë dhe kemi aftësinë e duhur që listat e deputetëve apo të kryetarëve të bashkive, t’i përpilojmë vetë ne qytetarët. Përfaqësuesit e shteteve të fuqishme dhe më pak të fuqishme, si edhe kryetarët e partive të fuqishme dhe më pak të fuqishme të vendit tonë duhet të mësojnë të dëgjojnë dhe të kuptojnë. Dhe të besojnë pikërisht në zgjedhjet e njerëzve të ndershëm dhe puntorë që qytetarët dinë të bëjnë për dobinë e tyre dhe të qytetit, fshatit, vendit. A kërkojmë demokraci? Atëhere, mjaft me sytë nga perëndimi dhe kryetarët. Ata kanë peshën e vet sigurisht. Por mbi të gjitha lipset t’i hedhim sytë nga vetja. Uroj që të jetë e afërt dita kur ne, qytetarët e Republikës së Shqipërisë, të vendosim vetë për njerëzit që na qeverisin të ardhmen e fëmijëve tanë!”

  28. kush e zhduki Remzi Hoxhen ? says:

    Nje pikepyetje te madhe del pasi lexon kete shkrim te sotem ne Tema.
    Qe kur doli ceshtja Doshi ne drite para votimeve dhe deri sot ajo ka sherbyer per te shkaterruar PS dhe per te ndihmuar PD.
    Nje urrejtje mbare popullore ka shkatuar kjo furtune e deputeteve te shkodres por ne fund fare nuk kemi as nje fakt te veretetuar vecse nje “shiit storm” kryesisht te mediave dhe ambasadave..

    Nqs do krahesojme keto vrasje ne tentative te pavertetuara me krimet reale te bandes berishajve ,gesatpos se tij dhe grupit ciftelia keto “tronditjet “e Doshit jene te paperfilleshme.
    Nqs zoti Lu me te drejte nuk pajtohet me kriminele si Doshi perse nuk ben te njejten gje si per kriminelet berisha-basha por dhe Mediun qe eshte te shoqeria shqiptare-amerikane.
    A e di zoti Mero se dyshja Mediu-shkelzen berisha kane qene arkitektet e gerdecit
    A e di zoti Mero se keto shenjtore apo arbitra te Meros i ka ne dhene vize gjeneral Luan Hoxha EDHE PSE ISHTE I DENUAR NGA DREJTESIA edhe pasi ishte kercenuar me jete DIREKT NGA I BIRI KRIMINELIT BERISHE…
    pra pse ky qendrim i ambasades por dhe i MEROS duke seleksinuar kriminelet e Ps te pa denuar apo akuzuar nga drejtesia akoma dhe mbron hapur kriminelet e akuazar nga drejtesia shqiptare
    Mero mos u merr me keto kinezerira por ndegjo gery kokalarin cfare thote dhe qe praktikisht ceshtja e Doshit ka arome PODESTA..

    gery kokalari per Lu-ne dhe se luan topi

    “…Pas fillimit të detyrës suaj si Ambasadori ynë, janë disa çështje që unë do të doja të sjell në vëmendjen tuaj në këtë letër të hapur. Sikurse ju tani jeni në dijeni, kur u njoftua së pari nominimi juaj, qarkulluan historira në mediat shqiptare që pretendonin se ju jeni emëruar si rezultat i ndërhyrjes së grupeve lobiste që punojnë për Sali Berishën, përfshirë Grupin Podesta dhe Patton Boggs, një firmë që përfaqësohej nga Frank Uisner. Kjo nuk ka nevojë për shumë imagjinatë, për faktin se ju keni shërbyer nën drejtimin e Uisnerit, kur ai ishte ambasadori amerikan në Indi, dhe të dy keni qenë studentë në Princeton. Sinqerisht, unë kam pak konsideratë për Uisnerin, pasi besoj se ai ishte në përgjithësi një faktor keqdashës në Shqipëri. Sipas mendimit tim, ai ndihmoi Berishën në mbajtjen e një regjimi shumë të korruptuar që rrënoi shtyllat e demokracisë…”

    Natyrisht, ju keni të drejtë për të mbajtur një marrëdhënie personale me Uisnerin, dhe ka të ngjarë që gjatë disa viteve të ardhshme ju do të keni përvoja të pakëndshme në lidhje me Berishën, një të urryer, të korruptuar, bandit mendërisht të paqëndrueshëm. Megjithatë, unë dua të deklaroj prerazi se në qoftë se do të merret vesh se Uisner me ndonjë mënyrë tenton të përzihet në punët e Shqipërisë duke përfituar nga marrëdhëniet e tij me ju, unë nuk do të hezitoj për ta adresuar një aktivitet të tillë me zyrtarët e duhur qeveritarë në Uashington, dhe do të inkurajoj shqiptaro-amerikanët që të bëjnë të njëjtën gjë. Sepse unë besoj se çdo veprim i tillë nga ana e juaj, do t’i vërë në dyshim rrethanat në të cilat ju jeni emëruar dhe do të ishte e dëmshme për interesat shqiptare dhe amerikane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje