Pse është mërzitur opozita nga arrestimi i "bandës së tritolit"?

28 Shkurt 2015, 20:34Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

20 ditë më parë, kur Tirana u gdhi nën terrorin e tritolit në biznesin dhe familjen e ministrit të Brendshëm, opozita, por edhe media pranë saj, nuk i doli në krah ministrit të Brendshëm, pasi e quajtën thjesht hakmarrje bandash, duke e konsideruar ministrin palë me bandat. Më tej u tha se krimi nuk do zbulohet, pasi ministri nuk do të dalë zbuluar, që është luftë bandash. Pati vetëm ndonjë zë të vetmuar nga opozita, që tha dënojmë krimin, por ministri duhet ta zbulojë atë.

Sot, 20 ditë më pas jemi në një situatë të re. Krimi është zbuluar. Banda është zbuluar. Dhe motivi është zbuluar. Janë hakmarrë ndaj ministrit të Brendshëm, pse ky i fundit është ankuar tek presidenti, që gjykatës të lidhur me pushtetin e djeshëm kanë liruar nga burgu pjesëtarë të kësaj bande. Janë hakmarrë po ashtu përse janë ndaluar nga policia, pasi janë konfliktuar me të fizkisht, apo përse u janë kërkuar kamerat e sigurisë tek një biznes i tyre për të zbardhur vrajsen e Santos. Pra, kemi një reagim të krimit personalisht ndaj ministrit të Brendshëm, tërësisht për shkak të detyrës së tij për vendosjen e rendit dhe ndëshkimin e krimit.

Këtë e pranojnë sot në shtyp dhe familjarët e të akuzuarve, të cilët me mendësinë e një bande që s’e ka prekur kurrë pushteti i djeshëm, e quajnë padrejtësi të ndalesh, të kontrollohesh dhe të kërkosh ndëshkim për krime të provuara.

Tani opozita zyrtare, së paku duhet të përshëndesë zbulimin e këtij krimi, i cili ka rëndësi thelbësore jo aq për jetën e familjes Tahiri, sesa për faktin që provon se krimi ishte reagim i bandave ndaj shtetit të së drejtës. Opozita duhet të përshëndeste zbulimin dhe arrestimin e tyre, duke kërkuar së pari ndjesë që e quajti ministrin e Brendshëm palë si bandit në këtë histori. Faktet provuan se ministri i Brendshëm dhe familja e tij janë vënë në shënjestër, në emër të luftës kundër krimit. E gjitha është e qartë, që është rebelim i krimit ndaj përpjekjes për të vendosur shtetin ligjor dhe për të prekur të paprekshmit, ata që shoqëronin deputetin e PD-së në vitin 2013 në fushatë elektorale me makina të blinduara. Lidhja politike e bandës është e qartë. Është e qartë, jo vetëm për enturazhin e PD-së që rri çdo ditë në oborrin e tyre, për lidhje që shkojnë deri tek Shkëlzeni dhe Noka, por dhe për motivimin e tyre për të qëlluar mbi ministrin e Brendshëm dhe për t’u mbrojtur nga opozita si me komandë. Por, më e qartë se kjo, është heshtja pasi ata janë zbuluar. Asnjë zë nga PD-ja nuk guxon të falenderojë policinë ose Prokurorinë (siç e ka zakon Saliu në këto raste), për arrestimin e bandës që terrorizoi kryeqytetin. Nuk guxon se i del emri i djalit, emri i ish- ministrit të Rendit, emri i ish-sekretarit të Përgjithshëm të një ministrie dhe emrat e deputetëve që pozojnë me ta. Është një histori e qartë dhimbjeje, që është shkatuar nga zbulimi dhe arrestimi i tyre. Nuk është vetëm çështje guximi që nuk flasin dot, por dhe çështje frike se çfarë mund të thonë të ndaluarit dhe kë mund të dekonspirojnë. Ka fakte shkencore që janë fshirë prova në labortorin e Ministrisë së Brendshme në kohën e Nokës, në favor të ngjarjeve të tyre. Ata e dinë këtë, se i kanë bërë vet. Por mbi të gjitha, ata e dinë se tashmë ata nuk kanë ikur në drejtim të paditur, por janë në duart e drejtësisë dhe mund të flasin.

Nuk pres të kërkojnë falje për familjarët e ministrit, që mund të ishin vrarë, apo për bombën tek stacioni i autobuzit që mund të kishte vrarë secilin nga ne, por pres të ruajnë fytyrën e institucionit të opozitës dhe të përshëndesin zbulimin dhe ndalimin e një grupi, që po ngjallte terror politik në një fushatë tritoli të telekomanduar politikisht. Nuk pres të flasë as Bujar Nishani, i cili i ka nxjerrë me duart e veta nga burgu për këtë shkak. Këtë duhet ta bëjnë jo për fytyrën e tyre, se ajo s’ka më rëndësi, por për ata qindra mijëria mbështetës të opozitës, që nuk janë kriminelë si drejtuesit e tyre dhe që duan vërtetë një Shqipëri pa banda dhe krime. Ata janë të çuditur pse i kanë të mërzitur udhëheqësit e tyre, pas arrestimit të kësaj bande.

62 komente në “Pse është mërzitur opozita nga arrestimi i “bandës së tritolit”?”

  1. Arben says:

    Aman o Mero te keqen. Mos u merr me flamur noken pa u zgjedh edhe nekryetaret e pd-se. Se do ta besh edhe nenkryetar partie te ziun. Nuk i mban dot ai gjithe nderet qe i ke be! ?

    1. Martin says:

      M. Kazhani:…
      Por pyetja ime ishte për atë që ju thatë që mund të jetë e njëjta dorë… A mund të na jepni argumente më të qarta? Pse e besoni këtë? Dhe si mund ta provoni këtë që thoni me shembuj konkretë?

      Izet Haxhia:
      Nuk e di a e mbani mend ju gjendjen paszgjedhore të Tiranës e Shqipërisë në tërësi, përgjatë vitit ‘97. Në PD ka ekzistuar një linjë e tritolit që drejtohej e financohej fillimisht nga Azem Hajdari, e me dijeni të Berishës. Kanë qenë disa grupe që kryenin vendosjen e tritolit në pika të caktuara të vendit.

      M. Kazhani:
      A mund të jemi më konkretë? Cilët kanë qenë këta tritolvënës?
      Izet Haxhia: Ishin grupet e jugut me qendër në Gjirokastër që financoheshin nga miku i Hajdarit, Ful Kalivopulli, i biri i dr. Sokrat Kalivopullit, . Autorët e vendosjes së këtyre bombave me tritol kanë qenë ish pjesëtarë të SHIK, të ish-policisë së atëhershme e trafikantë të ndryshëm.
      Në atë kohë është vendosur tritol në ujësjellësin e Tiranës nga një i afërt i Berishës, janë vendosur tritole në shtyllat e tensionit të lartë në Qafë Krrabë nga grupi i kuksianëve, kuptohet të lidhur me PD.
      Berisha porositi vendosjen e tritolit tek lokali i Lush Përpalit, se ky nxirrte pengesa në emërimet e njerëzve të SHIK…
      Në Dajt u stërvitën nga SHIK persona që u përdorën në 1997 për të vendosur eksploziv dhe për të shkaktuar terror dhe panik në popullsinë e Vlorës si puna e Mulosmanit etj…

      Te nderuar lexues !

      Vetem nga keto sekuenca te intevistes te Izet Haxhise MINIMALISHT sherbimet sekrete amerikane dhe europjane dhe ato dipllomatike duhej te zbarkonin ne Shqiperi per arrestimin e kryekriminelit Saleh Berishaj dhe rrezimin e bustit te terroristit Azem Hajdari…por pse nuk ndodh kjo:

      Tragjikisht ne shqiperi dhe ne disa makartiste ne amerike egziston paranoja qe ate fare komunizmi e hodhi “banda e tropojes biberaj-berisha-hajdari dhe gupi somes qe perben ne vehvete nje terrorizem mediatik..qe per te mbrojtur krimet e monstres berishe akoma nxjerrin “gogolin” e enverit

      Nqs se do ti shtonim ketyre sekuencave dhe urdherin e berishes ne 1997 per te sulmuar ambasaden amerikane dhe qe sulmoi kontigjentin gjerman me gestapon e shikut atehere na lindin disa pyetje me spec.

      1 perse na duhet te na mbroje Nato kur jemi te pushtuar nga terroristi Saliserbi ?

      2-Perse shteti amerikan nuk e konisderon Berishen si nje ISIS i mocdelit te talebaneve te tropojes

      3- Dhe e fundit : te nderuar NATO-xhinj mos ne ringrini Enver Hoxhen ne nivelin e nje Profeti me permasa kozmike…

      1. Skypion says:

        Verejtje mbi ca pasaktesira te shkrimit te analistit tone te nderuar dhe mbi vertetimin,me gjase,te njeres nga hipotezat qe une pata parashtruar ketu e dy jave me pare per arsyet e shperthimeve me tritol.
        E nisim nga kjo e dyta.Dy jave me pare pate thene qe,dy jane arsyet e shperthimeve me tritol:ose lufte bandash,ku qeveria eshte e perfshire me njeren pale;ose INSKENIM qeveritar ne nje kohe shume te rende per te dhe Min.e Brendshme.Per mua,probabiliteti ishte 50 me 50.
        Po t’i marrim si te verteta gjithe c’thuhet,doli hipoteza e dyte.Per shume njerez,kjo eshte e veshtire per tu pranuar,per faktin se eshte shume e tmerrshme.Mirepo,historia e politikes ne pergjithesi,sidomos asaj shqiptare ne vecanti,na flet per shume raste inkenimesh te ngjashme.Baballaret ideologjike dhe biologjike te pushtave te sotem ne pushtet,kane qene mjeshter te inskenimeve te tilla,te cilat i kane perdorur shume here gjate regjimit te tyre shtypes e gjakatar.
        Menyra me e mire per ta bere te kuptueshme edhe per trushpelaret e ketij forumi hipotezen e dyte,qe tashme nuk eshte me e tille,por nje fakt,eshte te shohim perfitimet qe nxjerrin inskenuesit nga inskenimi.Ato jane te shumta.
        Se pari,largohet vemendja e publikut nga mizerja e pergjithshme ekonomike,sociale;shfokusohet vemendja e tij nga puna tejet e dobet e ministrise perkatese,e ministrit Tahiri dhe vete Kryeministrit Rama.Se treti,”zbulimi” i krimit u shitet shqiptareve si sukses i madh i Tahirit dhe Rames.Se katerti,duke bere viktimen,sulmohet opozita qe jo vetem nuk e perkrahu ,por inkurajoi krimin(!!).Se pesti…etj etj keshtu me radhe.
        Shkurt,me nje gur,eshte llogaritur te vriten shume zogj.
        Mirepo,ashtu sic te gjitha planet djallezore ,edhe ky ka te metat e veta.Ne nuk kemi shume te dhena ne dore,sepse,ata i kane kriminelet ne pushtet,te pakten edhe per pak kohe.Ajo qe kemi ne eshte logjika e fakteve.
        Jane bere shume krime te renda,te tmerrshme,tronditese,keto dy vjet qeverisje socialiste.Jane vrare biznesmene,financiere ne menyre makabre;jane hedhur ne ere shume te tjere,si ne filmat horrorr,por asnje prej tyre nuk eshte zbuluar.
        E theksoj,ASNJE prej tyre nuk eshte zbuluar.Kurse,ky per te cilin po flasim, u zbulua!Pale pa ,po qysh edhe na u zbulua!U zbulua,tepke,si ne filmat aksion!
        Nje element tjeter,eshte urdhri per te mos nxjerre asnje te dhene per rastin en fjale,apo me sakte per ta bere kete ne menyre te kontrolluar.Djalli fshihet ne detaje – thuhet.Keto te dhena te ndaluara per opinionin publik jane detajet.Prandaj fshihen ato.Fshihen detajet,per te mos u zbuluar djalli.
        Per cudine e madhe timen,tuajen dhe te te gjithe shqiptareve,sec ka njefare “vetepermbajtje” nga shtypi mercenar qeveritar!E keni vene re,besoj.Pritej,qe media pushte e pushtetit te pershkohej nga nje entuziazem i madh,per krimin e zbuluar.Por,jo.Kemi vetem kete shkrim te analistit tone,dhe ky i shkurter,i kursyer.Pse valle?!
        Entuziazmi,pervec te tjerash,eshte i sinqerte,naiv;eshte si nje femije i padjallezuar.Duhet te jesh shume i djallezuar qe te mos entuziazmohesh ne kete rast.Shume te djallezuar duhet te jene mbeshtetesit e qeverise,shtypi i saj,mercenaret dhe argatet e saj,qe tregohen te “vetepermbajtur”.Duket qarte,qe ata dine shume;dine aq shume,sa kjo dijeni i pengon te jene entuziaste.
        Gjithsesi,prisni prisni,se nuk keni pare gje akoma!Ketu do jemi dhe do t’i themi.
        Sic edhe e thashe ne hyrje te komentit,shkrimi i analistit tone ka ca pasaktesira,si gjithmone.
        Pasaktesia e pare ,ka te beje me motivet.Mesa kam degjuar une keto dite e keto ore,ajo qe thone organet e drejtesise,dhe gjithe mediat,eshte qe motivet jane mister akoma.Analisti yne,thote te kunderten.Pune e tija.
        Nje “pasaktesi” tjeter,qe nuk eshte pasaktesi,por fyerje,ka te beje me etiketimin e familjareve te te arrestuarve si kriminele.Analisti yne thote pikerisht keshtu:”…kete e pranojne edhe familjaret e te akuzuarve,te cilet me mendesine e nje bande…” – kjo,te nderuar lexues,edhe trushpelare qofshi,eshte totalisht e papranueshme,edhe nga nje qytetar i thjeshte,pale pastaj nga nje gazetar profesionist.Keshtu veprohej ne diktature.Bente njeri dicka,gjithe familja dhe fisi shpalleshin kriminele.Mirepo,analisti yne eshte profesionist ,pikerisht per gjera te ketilla.

        1. Edi says:

          Ik ore bole skypion i leshit,nuk te lexon njeri e para e punes se je shume i merzitshem,dhe e dyta flet sikur te jesh shkelzeni i saliut e populli jua ka bere shurren me kohe.

        2. Toni says:

          oooooo skypion bole e tredhur pyet pak mikun tend fshataromalokun flamur noka si ndihet per miqte e familjes tij qe jan arrestuar oooo dru me preee.

      2. xheJ eN Bi says:

        .Skypion —

        Sot te ka dale gjumi gjysem ore me shpejt .
        E nis me vrejtje qe ke per shkrimin dhe shkruan vetem dy rreshta ne gjithe çarçafin qe ke bere, gjithe pjesa tjeter ben lojra fjalesh dhe do te mbroshe ” profecine ” tende .
        Dhe parashikimet e tua dalin ,ashtu siç parashikove para dy vjetesh fitoren e Berishes ne zgjedhjet e 2013 dhe vertet te doli . Kesaj profecie te stilit Skypion i shkon shprehja : operacioni doli me sukses ,po pacinti vdiq.

        Skypion ,ke nje te mete ne te shkruar , se ate qe thua ne nje paragraf e pergenjeshtron ne nje paragraf me poshte dhe shembelli eshte ky .

        Ti shkruan …Se pari , largohet vemendja e publikut nga mizerja e pergjithshme ekonomike sociale ….
        Me poshte shkruan : …E keni vene re ,besoj .Pritej ,qe media pushte e pushtetit te pershkohej nga nje entusiazem i madh ,per krimin e zbuluar . Por ,jo .Kemi vetem kete shkrim te analistit tone ,dhe ky i shkurter ,i kursyer …

        Skypion , kur mediat nuk bejne ze dhe zhurme per ngjarjet si do terhiqet vemendja nga ekonomia ?
        Vetem nje shkrim i kursyer i analistit tone do teheqe vemendjen e publikut ???

        Ne se ne jemi trushplare qe besojme rilindasit dhe M. Bazen ,ti je shume dritshkureter dhe nuk shikon me shume se maja e hundes tende , se po te shikoje nga maja e hundes se Saliut do ishte paaaak me mire se e ka me te madhe hunden nga ju .

        Skypion , o driteshkurter, po si mund te dine shume dhe jane te ” vetepermbajtur ” mbeshtetesit e qeverise dhe mercenaret kur me larte shkruan se …Nje element tjeter ,eshte urdheri per te mos nxjerre asnje te dhene per rastin ne fjale apo me sakte per ta bere kete ne menyre te kontolluar….
        Skypion , besoj se e ke degjuar shprehjen popullore : fjala po doli nga 32 dhemballe e mer vesh nje mehalle.Vetem sot nuk mbahen te fshehta ,e jo me te dilte nje lajme dhe nuk do ta mernit vesh ju te opozites qe i keni dhe veshtet te gjata !

        VREJTJE …
        Skypion ,vrejtjen ta kam bere dhe here te tjera per te korektuar shkrimin , se ke shume pergenjeshtrime nga nje paragraf ne tjetrin.

        1. vishja plot says:

          Problemi i Skypion-it nuk qendron thjesht ne kontraditen brenda te njejtit koment, por edhe per faktin qe une do ta konsideroja me te rendesishem: ai ose ajo (Skypion) nuk beson ne ato qe shkruan. Eshte nje koment me pagese, sic paguhej banda e tritolit.

          1. like says:

            ja ka veshur tamam plot……pa filluar mire Edi Rama pune i vune tritolin ne K/M dhe deri tani qe po terrorizojne ministrin e brendshem qe nuk ndodh as ne kolumbi apo meksike…..kam dyshime te forta se berishistet e amerikes dhe europes kane vendosur ta largojne Edi Ramen me cdo ksuht dhe cmim dhe po veprojne egzaktesisht si ne 1991…shiko grevat e urise se studenteve….shiko veprimet e tom doshit dhe ben blushit qe nano kurva i leviz pa s perdes….shiko rastin e LHL se asadit kur djalli lul basha i shkeli vijen e kuqe arvizuse “me deshiren” e ketij te fundit,kur mijra mamurrzake kishin rrethuar k/m ne 15 nendor 2013,a thua se amerika kishte ngelur ne duar e rames ta shpetonte nga kimikatet e assadit.
            Ne kete kuader dhe ky skypioni eshte nje lloj tritoli per trurin e njerzeve qe pothuajse eshte i shplare dhe fale mijra emigranteve ne perendim nuk po arrije keto korba si skyp artan hoxha ,fejziu,frangaj,lubonja,ngjela zogaj dhe qindra mitsihone te klanit ta shkaterrojne menderisht ate popull

  2. Brravo Mero je shum i sakte ne analizen tende brravo

    1. Unitet! says:

      Faleminderit shok!

      1. Aua :) says:

        S’ka gje o Lesh a Llesh, si m… e ke emrin!

        1. rilindja e hienave says:

          Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj është përfshirë në skandalin e radhës, kësaj here jo me fondet e buxhetit të shtetit, por me fondet e partnerëve ndërkombëtarë.
          I përfolur se qëndron pas disa kompanive marketingu që fitojnë miliona nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, në tendera pa garë, emri i Erion Veliajt duket se qëndron edhe pas përdorimit të fondeve të një projekti të ambasadës zvicerane në Tiranë. Sipas “Lapsi.al” fondi për një projekt që synon të ndihmojë në punësimin e 11 mijë të rinjve shqiptarë kap vlerën e 3.3 milionë eurove

          1. Edi says:

            Sa deshire keni qe te jete keshtu por…aha shikoni endrra shikoni !-E dini dhe vete qe s’ju beson me ASKUSH.Koha juaj VDIQ.

  3. Nina says:

    Te lumte dora o Mero Baze……

    1. rilindja e hienave says:

      Një kryeministër i shantazhueshëm s’mund ta fshehë realitetin as me vizita klandestine jashtë vendit, as me zgërdheshje informate në Kuvend e as me dërgata ministrash e deputetësh që zdërhallen nëpër dreka. Shqiptarët kërkojnë të dinë ç’fsheh “kutia e zezë” e Edi Ramës, ajo kuti që u paralajmërua nga një deputet i PS-së dhe që e përmendin edhe ish-kryebashkiakë socialistë apo deputetë karriere që dinë shumë për qeverimin e Edvinit

  4. emigranti says:

    Ministria e Puneve te Brendeshme po punon mire.Kjo duket nga reagimi krimit jan ato perpelitjet e fundit dhe te pa shpresa qe po bejne.Do te ishte shume efikase qe Ministri te formoj nje skuader speciale me motorra te shpejte te cilet do te vendoseshin ne pika kyce dhe ne cdo rast do te kishim nje reagim te menjehershem te tyre,kjo mendoj se do e uli ne nje far mase krimin.

  5. Statisticieni says:

    O Mero, po PD eshte vete nje bande me Salakiztanin e Luliztanin ne krye.

  6. Nard says:

    Ketyre te bandes se tritolit u fusni nga nje shiringe me AIDS dhe le te vdesin ne qeli me dhimbje si minj halesh qe jane. Vetem kete meritojne serbo-shpellaret e Saliut.

  7. Besa says:

    Nuk besoj se ka shqiptar qe ka dyshimin me te vogel se tritol=Sali dhe Sali=PD
    Deshira qe ka populli eshte, kriminelet te ndeshkohen.Boll me….

    1. Ergys says:

      Shi kur te dali qe edhe Tom Dosha te jet nxef per kta Gjutat. Hihihihi

    2. rilindja e hienave says:

      Rrugëzgjidhje tjetër nuk ka. Në këto dy vjet vendi është përfshirë në një situatë kaotike dhe këtë mund ta zgjidhë vetëm largimi sa më parë i dyshes Rama-Meta. Dhe kësisoj, gjendja e përgjithshme ekonomike dhe shoqërore është imponuese dhe nuk jep shpresë që kësaj qeverie t’i vazhdojë mandati.

  8. dajti says:

    Brava mere eshte metevertet kjo qe shkruan ti dhe eshte kriminel shkelzen sali sllobodan berisha dhe doktori i mushkav te kuksit muli qe kerkojn vetm terror ne vend per te mos pasur shtet te tedrejtes se po te kete drejtsi kriminel sllobodani sali duhet te ishte ne burge.

  9. geri says:

    Tahiri duhet te distancohet nga bandat.dhe mero e din shume mire se kjo eshte lufte bandash.taksat tona shkojne per rendin jo per banden e shullazit.

    1. S'allah Berisha says:

      geri, ke shume te drejte por ke harruar banden e Bin Ladenit qe pas ardhjes ne pushtet te islamikve berishaj-gazidede ne 1992 filluan penetrimin fondamentalist dhe rastesia e shpetoi ate vend.
      Nqs do te njihesh se cfare islamiku ka qene Sali Mulla Berishaj ( me sakte ato antishqiptare qe jane pas tij) lexo keto me poshte:

      OKB: 15 TERRORISTET NE SHQIPERI, MBROJTJE U GARANTONTE SALI MULLA BERISHA.

      Organizata e Kombeve të Bashkuara ka rifreskuar informacionet dhe listën e personave të shpallur si bashkëpunëtorë të organizatës terroriste Al-Qaida. Në total janë 180 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të cilët paraqesin rrezikshmëri të lartë për paqen dhe sigurinë në botë.

      Mes tyre, 15 vetë, rezultojnë të kenë zhvilluar aktivitetin e tyre kriminal në Shqipëri nga fillimi i viteve ‘90 e deri në 2004, ku theksojmë veçanërisht organizimin e trafikut ilegal të armëve drejt Bosnjë-Hercegovinës në vitin 1995. Falë informacionit të servirur nga OKB, opinionit publik shqiptar i jepen për herë të parë emrat e terroristëve që kanë qenë në vendin tonë apo që kanë bërë të mundur krijimin e celulave të Al-Qaida, duke u mbuluar me petkun e organizatave bamirëse. Gjithashtu për herë të parë bëhen të ditura edhe rastet apo porositë e veçanta, të dhëna nga vetë Osama Bin Laden për mënyrën sesi duhej të zhvillohej aktiviteti terrorist në Shqipëri.

      Yasin Abdullah Ezzedine Qadi Themelues dhe administrator i besuar i Muwafaq Foundation. Ky fondacion ka vepruar historikisht nën ombrellën e Makhtab al-Khidamat, organizatës së themeluar nga Osama Bin Laden. Muwafaq Foundation ka qenë e përfshirë në sigurimin e mbështetjes financiare për aktivitetet terroriste. OKB sqaron se: “në vitin 1995, ky fondacion ka organizuar trafikun e armëve nga Shqipëria në Bosnjë-Hercegovinë”. Në financimin e këtyre aktiviteteve është përfshirë sipas të dhënave që jep OKB-ja, edhe Osama Bin Laden. “Qadi ka patur në pronësi disa firma private në Shqipëri, të cilat kanalizonin para për ekstremistët apo ku ekstremistët punësoheshin në ato pozicione ku ata kontrollonin fondet e firmave. Bin Ladeni vuri si kusht që numri i kompanive të Qadit në Shqipëri të shkonte në pesë”, citojmë nga informacioni zyrtar i OKB-së.

      Abdul Latif Saleh

      Emri i tij është i njohur për opionin publik shqiptar. Ai është lidhur ngushtësisht me Osama Bin Laden duke arritur madje të fitojë shtetësinë shqiptare nëpërmjet një dekreti të posaçëm të ish Presidentit, Sali Berisha. OKB sqaron se ai ka themeluar në Shqipëri një organizatë shqiptare që financonte Al-Haramain. Ndërkohë për herë të parë bëhet e ditur se “Misioni i tij ishte të destabilizonte Shqipërinë nëpërmjet nxitjes së konflikteve fetare. Al-Haramain arriti të rekrutonte anëtare nga kjo organizatë shqiptare. Ai u dëbua nga Shqipëria për sponsorizimin e aktiviteteve ekstremiste”, citojmë nga informacioni i OKB-së. Bëhet e ditur se Yasin Abdullah Ezzedine Qadi i kërkoi Salehit të krijonte në Shqipëri, në vitin 1994, Muwafaq Foundation. Aktivitetet e këtij fondacioni në Shqipëri u mbështetën dhe u financuan nga Qadi. Saleh dhe Qadi hynë në disa partneritete biznesi me njëri-tjetrin. “Saleh ka qenë administrator i përgjithshëm i të gjitha bizneseve të Qadit në Shqipëri dhe ishte aksioner i dhjetë për qind të investimeve të Grupit Qadi në Shqipëri. Gjashtë individë u arrestuan në Shqipëri në vitin 1998 dhe dy prej tyre u gjykuan dhe dënuan në Egjipt si autorë të akteve terroriste. Në dëshmitë e tyre, ata identifikuan Saleh se i kishte ndihmuar të vinin në Shqipëri, përfshi marrjen e tyre në aeroport”, sqaron OKB.

      Grupi me 9 terroristë

      Adb Al Wahab Abd Al Hafiz; Abderrahmane Kifane; Ali El-Heit; Fethi Ben Hassen Ben Salem Al-Haddad; Farid Aider; Abdelhadi Ben Debka; Moustafa Abbes; Othman Deramchi; Yacine Ahmed Nacer si edhe Youcef Abbes janë anëtarë të rëndësishëm të Al-Qaida. Ata kanë qenë pjesë të një organizate terroriste që operonte në Itali, e përfshirë direkt në aktivitete kriminale. Detyra e tyre ishte të koordinonin veprimtaritë e disa grupeve të ngjashme terroriste që vepronin në vendet e Europës, mes të cilave edhe në Shqipëri. Ata kanë ndihmuar emigrantët ilegalë të hynin në Itali duke i bërë ata direkt, si pjesë e aktivitetet ilegale të organizatave terroriste. Mandej ata i përdornin emigrantët për t’iu transmetuar instruksione grupeve terroriste në Shqipëri, Francë, Gjermani etj për mënyrën sesi të zotëronin armë dhe dokumenta të falsifikuara.

      Safet Ekrem Durguti

      Drejtues i Al-Haramain Islamic Foundation, që siguronte dhe ndihmonte financiarisht dhe materialisht organizatat terroriste në drejtimin e Osama Bin Laden, konkretisht rrjetet e Al-Qaida, përfshirë Jemaah Islamiyah, Al-Itihadd al-Islmaiya, Egyptian Islamic Jihad dhe Lashkar-e-Tayyiba. Durguti ka qenë një ndër mbështetësit kryesore të Bin Laden, i cili arriti të hapte një filial të Al-Haramain Islamic Foundation edhe në Shqipëri.

      Al-Haramain Islamic Foundation

      Aqeel Abdulaziz Aqeel Al-Aqeel dhe Suliman Hamd Suleiman Al-Buthe janë themelues dhe lidera të Al-Haramain Islamic Foundation, organizatës përgjegjëse për mbështetjen e akteve terroriste. Financimi në përgjithësi sigurohej nga bamirës individualë dhe nëpërmjet fushatave të veçanta që synonin përzgjedhjen e subjekteteve të ndryshme të biznesit nëpër botë. “Sëbashku me Safet Ekrem Durgutin, ata arritën të hapin një filial të Al-Haramain Islamic Foundation edhe në Shqipëri.

      1. une says:

        …shume e frikshme shoku….

      2. rilindja e hienave says:

        Zbardhet një tjetër tender abuziv në sektorin e shëndetësisë, i cili i zhvat buxhetit të shtetit jo pak, por plot 96 miliardë lekë. Bëhet fjalë për tenderin lidhur me “Sterilizimin e veglave kirurgjikale dhe dezinfektimin e sallave”. Abuziviteti me tenderin shfaqet që në faqen e Agjencisë së Prokurorimit Publik, ku dokumentet e tij janë hequr dhe vendosur disa herë nga portali me qëllim fshehjen, mbulimin dhe ndryshimin e të dhënave

        1. Edi says:

          Nuk paske te ngopur …ha vazhdo e HA !

  10. Mireli says:

    Mero, a na e shpjego pak pse Arjan Cani sajoi ate lojen me ate personin me maske, dhe nese ka lidhje me keto qe thua?????

  11. akrepi says:

    Faleminderit Mero je shume i sakt dhe i guximshem.

  12. vladimir mezini says:

    Si gjithmone i sakte Mero por ne e dime shume mire qe kapobanda jane ne PD

  13. meri says:

    Je gazetari me i mire z.Mero Baze.Si gjithmon shume i sakte per ato qe shkruan.Urime.

  14. uragan says:

    …maloket e Sali qenit, erdhi koha te japin llogari per krimet e kryera. Gjysemkafshet e shpellave qe te vrasin pas shpine e pas gardhit dhe kane turinj e flasin per bese…

  15. xhino says:

    si perhere shume i sakte ne analizimin e situatave ne vend Mero ju lumte Respekt

  16. treporti says:

    Doli nje ujk nga kafazi i kopshtit zoologjik dhe sulmoi dy njerez,njeri prej tyre vdiq.Ngjarja ka ndodhur ne 1963.Testi;:Kush eshte fajtori?
    1-Ujku?2-Bujari qe hapi Kafazin? 3-Viktimat!

  17. Beso says:

    Si gjithmone i sakte dhe teper i informuar. Kjo me ben mua te lexoj kete gazete kaq te sakte dhe serioze. Urime Mero

  18. IL PADRINO.....(THE GODFATHER) says:

    Kjo banda e bashibozukeve e Mul Nokes & Agron Kuliceve ose sic njihet ndryshe “grupi ciftelia” jane te paperfillshem me ate te Padrinos Viqidolit,jane thjesht ca shashka per te mbuluar kraterin gjigand qe eshte hapur ne ate vend te vogel me nje popull te tradhetuar nga te kater anet,Thjesht kemi qeveri absolutisht te pafuqishme per balle nje qikllopi qe po behet gati per here te trete te marre pushtetin si ne 1991 dhe 2005

    INTRODUZIONE

    I penduari Izet Haxhia i ngujuar nga Turqia jep kater intervista rrenqethese ne gazeten Dita dhe cuditerisht nje heshtje varri ne ate vend.

    As shoqeria civile,as mediat,as prokuroria,as pozita ,as opozita dhe me keq akoma dashi washingtonit dhe delja brukselit kane mbyllur syte per aresye qe ato i dine. Nga keto 4 intervista kam nxjerre nje kolazh me deshmite e tij qe mund te benin nje skenar filmi te llojit THE GODFATHER dhe nese do luhej nga Hollivudi patjeter qe do merrte gjithe Oskar-et.

    I vetmi ndryshim do ishte nese spektatoret do ta shihnin per ca ore ne kolltuqet e kinemave,perkundrazi shqiptaret kane 25 vjet qe e kane ndjere ne kurrizin e tyre e kane paguar ne femijet jetime dhe grate shamizeza..;.Mbasi regjizoret dhe muzika e ketij filmi nuk jane shume te qarte te pakten 3 aktore tashme dihen:

    Vito Corleone,……….. Sal Berisha……(marlon brando)
    Michael Corleone,…….Xen Berisha…..(al pacino)
    Tom Hagen,…………..Lul Bashberisha .( robert duvall)
    ………..

    PRIMA PUNTATA $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$

    -Në vitin 1999 gjendesha në Tropojë në një kohë që në Tropojë nuk ekzistonte shtet

    -Në atë kohë ka pasur një urdhër nga autoritetet e shtetit që kudo të më shihnin, të më vrisnin pa paralajmërim.

    -Ne 9 dhjetor 1990 ka ndodhur një skenë që s’e harroj kurrë kur një ushtar i xhenios me një lopatë xheniere donte të godiste Berishën kur erdhi nga Ramiz Alia dhe në atë kohë një civil nga të Sigurimit, e kapi dhe e tërhoqi.(Berisha ruhej nga sigurimi)

    -Tregoj vetëm një rast me Shkelzen Berishen që vitin 1997, në muajin Janar e kujtoj edhe datën, në 28 janar, te stadiumi Qemal Stafa ka marrë nga një trafikant droge rreth 30 milionë lireta. I ka thënë që më duhen për një ndërtesën e dajës së tij, që po ndërtonte te Blloku. Atë e njihja, e kisha edhe mik edhe pse nuk e dija në atë kohë që merrej me trafik droge.. Dua të them se që në atë kohë Shkëlzeni ka pasur qejf lekun. Edhe disa herë ka transportuar nëpërmjet makinës që përdonte familja, edhe heroinë. Dhe aty ka marr shuma parash te vila e Landit të Jasharit në Vlorë.

    -Filluam të dhunonim barbarisht ata që ishin në opozitë. Kuptohet ideologu ka qënë Berisha. Ai nga një ish-komunist u kthye në një demokrat të tipit fashist.

    -Berisha tregonte çfarë i kish thënë Papës. Imagjinoje çfarë hipokrizie: Berisha tregonte se çfarë i kish thënë Papës: “Na shpëtoni nga myslimanët, duam evangjelizmin”…. në të njëjtën kohë kur flirtonte me iranianët, me arabët me sheikët.

    Saliu e mbushi PD-në me bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. Atë partinë e ëndrrave tona, e shpresës së studentëve të dhjetorit, të intelektualëve që erdhën dhe e mbështetën atë lëvizje shumë të pastër dhe historike, u tradhtuan nga përfaqësuesi kryesor, nga Partia Demokratike. Pse PD? Sepse kjo parti u mbush me njerëz anonim. Me njerëz që nuk kishin asnjë kontribut, u mbush me klanin më të rrezikshëm të Sigurimit të Shtetit dhe fajtor për këtë është Sali Berisha.

    SECONDA PUNTATA $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$

    -Pse vetëm në Shqipëri nuk u hapën dosjet? Sepse këto janë përdorur gjithmonë nga Berisha. Kur dikush sillet urtë dhe i bindet, është shumë mirë më të; nëse dikush ngre kryet me të, ai nis e tund dosjet!

    -Edhe në Uganda e Ruanda, shteti nuk ka falimentu plotësisht nga një konflikt civil. Në Shqipëri ndodhi ama. Simboli i një shteti që ekziston është burgu. Shqipëria në ’97-ën ka ndenjur një muaj e sa pa burg. Burgu është mjet ndëshkimi, po tregon që në atë vend ka shtet, rregulla, ligje. Pra, dëmi më i madh që Berisha ka bërë, është shkatërrimi i shtetit.

    – ne 1996 thyerja ishte e madhe sepse të mos lejoje opozitën të hynte në disa qytete nuk ishte pak, ta shtypje atë. Mentalitet i atëhershëm, mentalitet i gabuar shumë, që i përket jo një shteti demokratik, por vendeve diktatoriale.

    – Kurrë se ka dashur Berisha Azemin, dhe anasjelltas… ka kërkuar shpesh Hajdari të bëhet Ministër i Brendshëm, prapë nuk e bëri që nuk e bëri kurre Berisha… Nuk ka patur besim te ai. Asnjëherë!

    – Azemi ka qenë i lidhur me trafikun e drogës. Nuk e di nëse keni dëgjuar për rastin e Mirush Matit, i cili është vrarë në Moldavi. Kanë qenë ortakë bashkë me Azem Hajdarin, që kanë bërë trafikimin e heroinës nëpër Shqipëri, bashkë edhe me një person tjetër nga Fieri që s’po ja them emrin. Dhe vrasja e këtij Mirush Matit nuk është ordinere, por është për ndarje pazaresh.

    -Azemi ka qenë pas ’97-ës, drejtuesi i linjës së tritolit. Shumë hedhje në erë që janë bërë, kanë qenë direktivat e tij. Berisha i dinte këto dhe e dinte gjithashtu që ai ishte i pakontrollueshëm. Azemi u doli jashtë kontrollit atyre që e sollën në krye të Lëvizjes së Studentëve, ashtu do i dilte jashtë kontrollit edhe Berishës dhe njeriu i parë ndaj të cilit do hakmerrej, do ishte Berisha.

    -Ai ka patur lidhje me shumë grupe kriminale. Mund t’ju tregoj një histori në fillim të viteve ‘90. Ka qenë një Gaz Muça, i fortë atëherë. Azemi doli e foli kundër tij në parlament, dhe në darkë takohej me të, bënte bisedime dhe i thoshte “e thashë për kështu e ashtu”. Azemi ka qenë i atillë.

    -Sa për agjenturat e huaja, unë këtë s’e di se nuk jam i shërbimeve sekrete. Por di një rast. Në kohën e luftës së Kosovës, janë vra dy persona. Ka qënë shefi i logjistikës UÇK-së me qendër në Tropojë. Një burrë i mirë, patriot shumë i madh, dhe që e njihja personalisht, Ilir Konushevci, është vra megjithë doktor Hazir Manen.

    **Këtu është një fakt interesant, sepse personat që kanë marrë pjesë në pritë… nëse e mbani mend pas ish Muzeut të Enver Hoxhës ka qenë një dyqan qoftesh me një kosovar. Ai ka qenë një agjent i shërbimeve sekrete jugosllave. Aty Azemi shkonte shpesh dhe aty është bërë takimi me këta personat që kanë marrë pjesë në pritë. Sepse kush e ka ditur atë udhëtimin e atij atë ditë, me armët që çonin për UÇK-në?

    ***Është bërë prita dhe fatmirësisht një person ka mbet i gjallë, dhe historia nuk mbeti një enigmë.
    -Në gusht të ‘98-ës në gazetën “Rilindja” ka dalë një shkrim me firmën e Afrim Krasniqit, ku shkruante: “Tropoja mes Nanos e Millosheviçit”, dhe në këtë shkrim akuzoheshin Haklajt sikur kishin vrarë këtë Ilir Konushevcin (me pseudonimin Mërgimi) megjithë Hazir Manen.

    TERZA PUNTATA $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$

    Ne 12 shtator 1998 përballë makinës ku ndodhej Fatmir Haklaj, Jaho dhe Naim Çangu, në distancë nga trotuari ku ndodhej makina ka qënë një lokal. Aty ndodhej e ulur mbesa e Sali Berishës, Shpresa Breçani. Ajo i ka pa dhe i ka njohur, se njihen gjithë tropoja¬nët. Ajo ka hyp në zyrë dhe ka tregu Berishës për atë që ka pa. Sali Berisha kishte dijeni se kush ishte në makinën me targa Vlore përpara selisë së PD, jam sigurt me 1 mijë përqind. Ç’punë kishte Azemi që të zgjidhte këtë çështje?
    Azemit kur i ka thënë Berisha ka shku në zyrën e tij, dhe në atë kohë në koridorin e zyrës ka qënë Genc Pollo me Sali Lushën duke bisedu ndërsa Azemi i alarmuar u ka thënë se Saliu i ka thënë se jashtë është një makinë me bombë që do të hedh në erë PD, dhe merr një armë. Është fut tek zyra e vet ka vënë silenciatorin e pistoletës së tij Zastava, e kam pa atë pistoletë. E ka pas dhuratë nga një miku i tij, Myftar Çela, është vra edhe ai më duket në Mal të Zi.

    Unë Izet Haxhia jam akuzu se e kam nxjerr Azem Ha¬jdarin në pritë. Është një akuzë që ka ardh nga ana e PD. Po pse ka ardh nga ana e PD? Është bërë me qëllim për të mbuluar nxjerrësin e vërtetë ne pritë të Azem Hajdarit që është Sali Berisha. E ka nxjerr me dashje apo padashje… por është edhe një gjë e vërtetë se Sali Berisha pas takimit të plakut të Haklajve me Azem Hajdarin, ka qënë shumë i shqetësuar dhe rrinte me frikë

    ULTIMA PUNTATA $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$

    -Berisha kanë qenë palë në historinë e Tropojës. Njerëz që kanë qenë rreth tij, dhe që sot janë sërish afër tij, kanë qenë sponsorë të komandos që vranë Haklajt. Në krye të kësaj komandoje ka qenë Anton Gjergji.

    – Historia e Anton Gjergjit është interesante.Atë ditë urgjent kam shkuar te Berisha. Në atë kohë aty ka qenë edhe Gazidede dhe i thashë që kam një informacion të sigurtë që bombën tek firma VEFA e ka vu një Anton Gjergji. Berisha dhe Gazidede janë pa në sy me njëri-tjetrin dhe thanë: Mirë mirë se do e zgjidhim. Më vonë asnjëherë nuk dëgjova që të fajësoheshin këta persona. Dhe fakt interesant është se ky person është shfrytëzu për të vënë bombat në Tropojë. Anton Gjergji ka qenë në krye të komandos që ka vrarë Haklajt. Dhe është njeriu që ka vrarë Fatmir Haklajn në pritën që i bënë. Bombën tek VEFA e vuri ky, dhe Bujar Kaloshin e vrau grupi operativ i SHIK.

    – Pas vrasjes së Azem Hajdarit në vitin 1999 është bërë një takim në Rogner, Pozitë-Opozitë, Takimi ka qenë i papritur sepse qeveria ishte në luftë. Berisha akuzonte PS për vrasjen e Azem Hajdarit etj. Aty është bërë një marrëveshje për eleminimin tonë. Aty Fatmir Haklaj është shqetësuar shumë.

    Një ditë më tha: Dëgjo, ti e don Berishën por Berisha është armiku jot. Por dëgjo, më tha, – Po qe se nuk vritet Berisha, ne do na vijë fundi. Të shkojmë ta vrasim Berishën në Tiranë. Në mënyrë absolute, i thashë, kjo nuk ka për të ndodhur. Berisha nuk është kriminel, i thashë. Kështu mendoja unë në atë kohë për të. Fatmiri më tha se ai është njeriu më hipokrit e i pabesë.
    -Dua të saktësoj diçka, se jam akuzu se kam qenë unë njeriu që kam rrahur Edi Ramën. Nuk është e vërtetë. Ai kur është masakru në ’96-ën nuk ka lidhje me mua.

    Edi Rama është rrahur nga një grup operativ i SHIK-ut të kohës. Unë e di që edhe prokurorit ai i ka thënë që mos e shkruani emrin që më ka rrahur, se ai njeri më vret mua. E ka pas fjalën për mua. Por nuk është e vërtetë. E dinin që isha unë i dhunshëm me politikanët, me 3 a 4 politikanë dhe m’i faturonin mua të gjitha rastet e dhunës. Atë e rrahu grupi i Xhahit Xhaferrit.

    =CONCLUSIONE

    Nqs ne historine e njerzimit dhe kozmosit qe na rrethon ne baze te perceptimeve qe kemi ne dispozicjon ka dy permasa kryesore “unlimited” qe jane koha dhe hapsira.

    Kurse ne hapsiren shqiptare te pakten keto 25 vitet e fundit dy permasa jane unlimited: veprimtaria diabolike prej satanai e Sali Berishes dhe e dyta hipokrizia e nderkombetarve qe kane ndjekur nje politike “See No Evil” qe duhet ti jepet fund duke dorzuar koken e Vito Corleones & sons..

    1. karl zais jena says:

      (the gotfadher)keto qe shkruan ti i dine edhe kalamajte çerdheve ne shqiperi.por je shume i vonuar.tani qe ke rene nga kali !!!! ti je pjese e terrorizmit Barishian .dhe duhet te dorezohesh ne polici.te tjerat i zgjidh SHTETI LIGJOR.

      1. an says:

        Per komentuesin “kar zais jena”:

        Nga komenti qe ke bere ke dy mangesi serioze,1-qe nuk ke idene e filmit “godfadher” dhe 2-nuk e ke kapur mesazhin e ketij komenti qe duhet te vihej ne editorial.
        Komentuesi te jep sakte qe Berisha eshte nje specie e frikeshme e prodhuar nga faktori nderkombetar qe ne 1991 dhe po mbrohet sot me nje hipokrizi po aq te frikeshme nga ata.Ai shteti ligjor qe thua zotrote eshte i destinuar te shkoje ne halene e gomarit nqs nuk luftohet berisha dhe ato qe e ndjekin neper bodrume ambasdash dhe sherbime sekrete ku dhe mafia me kollare ka rrol determinant se te ky fimi qe ju i nderuar nuk e keni pare .
        Berisha eshte i forte akoma se ai vend ka shume gjytyryma si “kar zais jena” qe jane jo vetem qorra por dhe shurdh-memece qe i ka rene ne dore ndonje lap-tap dhe shtyjne kohen

        1. karl zais jena says:

          per (an)dhe kush qendron pas tije :::::::: nuk ve ne dyshim asnje presje çfar eshte shkruar me lart,edhe akoma me lart.(godfarkar)dhe une (SA PER DIJENI KAM ZGJEDHUR RRUGEN TE RRoJ ME DJERSEN E BALLIT…..QYSH 1990…EMIGROVA.NUK KAM NEVOJ TI ZHGARRAVITEM ASKUJ.)kjo ishte parantez.por nuk don te thote qe nuk munde te jap mendimin tim per (FSHATAROMALOKET) qe e katandisen vendin ne kete Derexhe.POR MIKU ME EMRIN GOTFATHER,MATHER,EFILGLIUS ED SPIRTITUS SANTUS.KE BERE PJESE NE BANDAT E SLIHAN BERISHOVICIT.ATEHERE TE PELQENTE TE RRIHJE TE TJERET !!!! TANI QE RRAHJA ESHTE PER TY ?? NUK TE PELQEN?PER TA THENE ME SHKOQUR.SEPSE TANI E LEXOVA SHRIMIN TEND.MUA ME DHIMBESET KOMBI IM.SHQIPTAR KUDO QE JANE…BAJGA TE PERDORURA NGA POLITIKA DUHET TI NENSHTROHEN LIGJIT. TI JE NJE NGA ATA!!!!!!!!!!!!

          1. an says:

            te kerkoj te falur publikisht mister ‘kar zais jena’ sepse jeni personi i gabuar ne kohe te gabuar dhe me ide te gabuara.Eshte me teper se humbje kohe te merresh me ty se une te them Ujku dhe ti me tregon gjurmet.Per te treguar se cfare niveli intelekti keni me lejoni tu tregoj nje fabul.
            Shkon karzaisjena per specializim me nje grup te vogel jashte vendit per te mesuar per mullinjte me ere.Mbasi mbaroi seminari profesori pyet nese ka ndonje pyetje.I vetmi qe beri pyetje ishte karzaisjena qe tha:
            Profesor e morem vesh se ky eshte mulli me ere po uji nga i vjen qe te punoje…Me nje fjale ta di ai qe shpiku kompjutrin se e perdor nje si puna jote me e vogla qe do bej ai eshte se do kryej vetvrasje me tritolin e Sales.

    2. realisti says:

      E vertete, deklaratat e Izet Haxhise jane bombe fare, por per cudi nuk kemi degjuar qe dikush ta vere ujet ne zjarr, qe te rihapet ndonje ceshtje gjyqesore apo te vihet ne levizje prokuroria! Te kap trishtimi dhe fillon te mos shpresosh me.

  19. Alphade says:

    Pse behet kot retorike ?! Te gjitha fijet e krimit te cojne te SaliserbBerishovici ! Kete e dine te gjithe
    shqiptaret brenda dhe jasht ! Bandat e krimit i ka organizuar qe kur ishte ne pushtet Vicidolasi per
    t’i perdirur ne rast nevoje . Thuhet me saktesi se Monstra ka 300 veta te armatosur per t’i perdorur
    per mbjellur terror e frike ne popull ! Keto i ngjajne atyre bandave te diversanteve dikur qe hidheshin
    me parashuta ne Kacinar e Livadh- Hamsit ….!
    Saliserbi eshte kryekrimineli i Shqiperise ,prandaj po nuk shkoi para drejtesise kjo monster kurre
    s’do te kete qetesi Shqiperia . Po e rraset ne qeli kete njeri , 300 banditet qe ka ne dispozicion ky
    dhjesin gjak ,nuk kane nge ata ta shesin lekuren per Saliun , kur te binden se ky mysybet ka marre
    fund … ! Ndryshe mazhoranza do ta paguaj shtrenjt evazivitetin dhe lekundshmerine e marrjes se
    .vendimeve sado drastike qe te jene ! Jeni me popullin apo me nje bande mafioze kriminele qe ka 24
    vjet qe po tmerron shqiptaret…..!?!

    1. SHQIPE says:

      Per te gjithe juve qe po besoni qe banda e tritolit u kap….Si ka mundesi qe kur elemente te penduar (ose te frikesuar)folen per atentatet ,filluan te japin edhe emra ,premtuan bashkepunim edhe per veprimtarine e tyre ne Greqi ku u permenden edhe porosi nga politikane greke ,si ka mundesi pra qe kjo teme u mbyll e me pas u ndoq nga shashkat e farmacise? Si ka mundesi qe ata emra nuk po permenden me e media nuk merret fare me ta por na doli nje i “ofenduar”qe “tmerroi” Tiranen duke thyer xhama me tritol pa vrare asnje!
      Thame qe Berisha eshte elementi me i lidhur me krimin deri ne kufi me nje gangrene ne trupin e shtetit shqiptar ,kjo gangrene ne fillim bashkepunoi me Nanon ,nese semundja eshte ngjitese atehere edhe Nano u infektua e Meta u largua nga Nano per te evituar infeksionin.Me pas Meta qe nuk donte te infektohej vajti u fut ne cerdhe te djallit e bashkepunoi me Berishen e mori infeksion te nje doze shume me te rende por mendoi se duke bashkepunuar me Ramen do ti kalonte semundja e do behej i paster .I zoti i shtepise ketu Mero Baze bertiti i pari ,kujdes se keshtu e ashtu por nuk e degjoi njeri e pame aleancen Meta Rama e nuk e ndjeme me Meron te bertase(?!) .Tani i bije qe gangrena eshte perhapur kaq keq sa nuk dime me si e ku filloi semundja e ku po vazhdon sepse terapi jo e jo qe nuk i eshte caktuar por as edhe diagnoze .Po ju njoftoj me sinqeritet ,filloni ti shihni gjerat me qetesi ,shume nga veprimet behen te koordinuara ne menyre qe te hedhin hi syve qe populli i thjeshte te shohe vec siperfaqen e te mos shohe me thelbin.
      Shume te verteta qe thuhen e nuk shpallen (po permend vec te vraret e te vetevraret e fillimit ne Shkoder,pa parmendur te vraret qe nuk ishin vetem 4 ne mes te bulevardit)tregojne se gangrena ka pushtuar tere skenen politike shqiptare e biles tere gazetarine !Mero Baze ka ruajtur stilin e tij zbirrues por asnjehere nuk zbirron ,misioni i tij eshte tjeter , krejt tjeter;ti bjere fyellit ne nje vrime qe nje plak matuf po na degjeneron politiken nderkohe qe Politika shqipetare ka perfunduar si nje lecke e shkyer e zhyer e perlyer qe nuk ke nga ta kapesh .Eshte koha me e pershtateshme per formimin e nje partie me fryme popullore e kush me mire se gazetaret do ta shprehin kete por po lexojme shkrime livando qe freskojne njeren pale ose tjetren !Shume ketu ne forum jane edhe ata ne loje ,mbajne iso ose “kthejne”ze si ne polifoni .Te gjithe e dime se ne kete pike ku ka arritur kalbja e kesaj kaste politike vec nje brez i ri politikanesh mund te evitoje infeksionin .

  20. Mentari says:

    Mero shum bukur po e luan ate rrolin e medias se edvinit.shqiptaret nuk kane nevoj te dijn se cban opozita pa asnje pushtet sot por duan te dijne qe pse si Shkullazi nuk eshte arrestuar qe flene me krimin duke u mbeshtetur nga Tahiri dhe pse djemt e Dades dhe te Xhuvanit jane lejuar te vrasin 5 qytetare dhe akoma jane gjalle edhe sot.Po flit ore derebardhe per mazhorancen se ato perrallat e tjera neve i dijme me mire se shtremberimet qe i ben ti

  21. Tomori says:

    Ata qe kane inkurajuar me kohe krimin, edhe pse e humben pu pore shtetin me 23 Qershor, enderojne te kethehen sa me shpejt ne pushtet, me cdo forme e mjet. Ne vend ta mbeshtesin dhe falenderojne policine e shtetit dhe ministrin Tahiri qe kane ndermare nje ofensive ndaj krimit, koorrupsjonit e denigrojne ate me lloi lloi shpifjesh dhe mashtrimesh. Edhe heshtja e tanishme ndaj bandave te krimit me kriminele te rrezikshem per jeten e qytetareve tregon me se miri qe Saliu, luli, Flamur Ndoka me shoke jane inspirusit, mbeshtetsit dhe perkrahesit e tyre. Ishte rasti me i peshtacem per te pergezuar policine me rastin e arestimit te bandes se fundit qe terorizoi qytetaret e Tiranes me venje dinamiti, apo vrasje me pagase, pd dhe klani i saje heshtin. Turp. Qtetaret duhet te kuptojne se kush i ka mbeshtetur dhe i perkrah bandat e krimineleve.

  22. lavdosh says:

    Mero,
    Shume i sakte.
    Perpara shkrimit tend ne nje forum, me duket ne Dita une shkruajta pothuajse te njejten gje.
    Krimi po luftohet, por ashtu sic duhen shume veta per nje valle labe, duhen qe te gjitha institucionet te punojne se bashku ne menyre qe te dalim tek Zeni, Noka dhe frymezuesit/shakaktaret e vertete. Vetem me policine krimi nuk mund te luftohet
    Prokurori, Shik, Gjykatat jane pjese e nje zinxhiri dhe pa reformuar keto, do te na duhet te jetojme me krimin per nje kohe me te gjate
    Mos harro dhe Presidentin qe nuk le rast pa bere intervisita dhe deklarata, por asnjehere nuk del me deklarata kur sukseset jane te qarta
    Alarmi eshte per E Ramen qe ta kuptojne situaten dhe te reagojne

  23. qeveri leshi says:

    Shyqyr o Mero qe ke pak lexues trushpelare te Shqiperise ,qe te besojne, qe per cdo ngjarje ,per cdo vrasje me pagese ,sipas teje eshte Berisha & Co
    Kurse per vjedhjet e bankave midis dites ,per trafikun e droges dhe per pislliqe te tjera jane dora Tahirit me Ramen .O Mero dhe kete here num do te dalin fjalet qe shkruan ,jane thjesht oportuniste ,vetem per ti dale ne mbrojtje PS, e cila ta paska blere per ca kacidhe.

  24. human says:

    Kapja e kesaj bande te tritolit,e cila kerkonte te terrorizonte Kryeqytetin e Shqiperise, eshte merita e punes se policise se Shtetit dhe e Ministrit te Brendshem.
    Kete bande nuk kishte mundesi “llogjike” ta zbulonte as Shiku dhe as Prokuroria, te cilat jane ne duar te Berishes.
    Zbulimi i nje bande te tille,e cila vepronte me lidhje fijesh te dukshme dhe te padukshme, me figura te rendesishme te PD-se, jane nje demaskim per kreun de facto te kesaj force politike i cili quhet Sali Berisha.
    Sherbimet e huaja inteligjente te patnerve tane nderkombeare SHBA dhe BE, te cilet jane te interesuar per stabilitetin politik te vendit tone dhe krejt rajonit, kane nje rast te paster ne duart e tyre, per te vendosur prapa hekurave kete bishen Berisha, i cili per hir te pushtetit te tij personal punon jo vetem kundra interesave te Shqiperise, por i ben karshillek edhe politikes nderkombetare per vendosjen e paqes dhe sigurise ne ballkan.
    Ka ardhur koha qe SHBA dhe BE ti tregojne vendin e merituar ketij kamikazi qe kerkon te destabilizoje Shqiperine dhe krejt Ballkanin.

  25. mali says:

    Mero,analiza dhe shqetesimi juaj per kete qendrim te PD ,pasi jane vene ne praga 4 nga te shumetet tritolvenes qe qarkullojne dhe veprojne shpesh here ne TIRANE E PERIFERI,,eshte shume domethenes dhe nje alarm per keto qendrime qe thone me shume se c,kane thene kreret e PD-se pasi plasi tritoli sheshit ne Tiran qe dolen ne mbrojtje te hapur te krimineleve dhe mendonin se me instruksionin qe u kane ofruar nepermjet brecaneve dhe ustallareve te tjere qe i pergatiten ne Dajt qe ne vitin 97 sic deklaron bashkepunetori me i afert i Sali Berishes qe eshte njeriu me i dashuruar pas tritolit dhe krimeve per te asgjesuar kundershtaret e vet politike e ne vecanti ata qe po ndeshen dhembe per dhembe me kriminelet,sepse e ndien friken se nje dite do te shtohen zerat qe e akuzojne si nxitesi dhe urdheruesi i vendosjes se tritolit ne shume raste qe i pohon dhe e akuzon Izeti ne intervisten qe i ka dhene gazetares sypatrembur Mira Kazhani.Me ben pershtypje se si qeveria ,prokuroria, trupi diplometik i akredituar ne Tirane heshtin dhe ne vecanti ambasadoret e SHBA-es te cilet duhet te kishin vene alarmin dhe te njoftonin Obamen,spse jane fakte tronditese,kur presidenti apo kryeministri i nje vendi pergatit tritolvenes ne fshehtesi dhe urdheron vendosje te tritolit kundershtareve duke mbjelle pasiguri.Ky eshte nje qendrim i pafalshem i diplomacise nderkombetare qe ne nje fare menyre po marrin ne mbrojtje nje kriminel qe vazhdon ende rrugen e krimit.Kane te drejte shume njerez qe po shprehin dyshime per politiken e SHBA-se ,gje qe do te coje ne nje fare menyre te zbehjes se besimit ne SHBA dhe tek Evropa qe mb an sehir kete kriminel qe vret ne mes te dites ne bulevard apo qe mbron kriminelet dhe qe i nxit sa here qe veprojne duke akuzuar ata qe perleshen me krimin si bashkepunetore te tyre per te mbuluar lidhjet e tij te vjetra e te reja.Mazhoranca nuk duhet te heshti,por me nje ze te ngreje akuza direkt per Saliun dhe Bashen si mbeshtetes dhe nxites te krimit,ndersa policia hetimore duhe te zbuloje deri ne rrenje se kush jane nxitesit dhe urdheruesit e vertete ,duhet te kerkojne edhe ndihme te specializuar e te mos mjaftohen vetem me zbatuesit e krimit,duhet te dali koka e vertete e krimit,sepse vetem atehere do te kete qetesi dhe UDB-ja me agjentet e vet Penicilinen etj do ta kete te veshtire te kryeje krime dhe s,do dalin edhe kelyshet e rinj shkelzenet qe te nxitine perkrahin pleherat e shoqerise qe desttabilizojne vendin .Te therritet ne parlamen Llalla dhe te jape llogari se perse hesht per 21 janarin,per deklaratat e Izet Haxhise per implikimet e Saliut ne shume krume e vrasje si dhe per te gjitha dosjet qe po i mban te mbyllura per shume ministra te Saliut dhe po qe nevoja duhet te shkarkohet per keto fshehje qe po u ben krimeve te shumta dhe te mos merren me disa bashkiake te majte per abuzime,qe edhe ata te ndeshkohen ,por ka nje radhe si ne kohe e deme qe i kane sjelle ekonomise e rendit.Si mund te heshtet per vjedhjen e shekullit te bere nga Basha ne bashkepunim me drejtuesit e firmes se rruges se kombit prej 230 milion euro ,qofshin dhe amerikane e ne qencin te lidhur me lobe e sterlobe amerikanesh.Ciletdo qofshin e te lidhur edhe me Obamen a Bushin ,jane kriminele se kane vjedhur djersen e popullit shqiptar,prandaj dhe dosje te tilla nuk duhet te mbeten te mbyllura dhe pervetesuesit te na japin leksione per luften ndaj korrupsionit sic ben profesori i korrupsionit,z.Luli qe jep leksione antikorrupsion ,kur kete s,e lan as lumi e as perroi ,prandaj dhe flet i kontraktuar se e di mire se kush eshte dhe qe duhet te kaloje nje here ne gjykate ,te vertetoje pastertine dhe pastaj edhe une do ta votoj ,ne te kundert te heshte se s,i vend fjala,vecse shnderrohet ne nje klloun qesharak i neveritshem…

  26. arusha... says:

    Mero si gjithnje bravo…Sali Berisha dhe banda e tij nuk arestohen se kane mbrojtjen e Bushit plak dhe familjes se tij…Bushit plak Sali krimineli i dha cimenton qe nuk prodhohet cimento por arme per llogari te Bushit,i dha gjithcka por ajo marveshja e detit eshte vetem per llogari te Bushit…Dhe pa vdekur ai nuk ka paqe ky vend…

  27. hari boo says:

    Kjo eshte nje opozite qe i ben opozite vehtes.
    Jemi te paret qe e arrijme kete. Dhe nuk ka si te ndodhe mdryshe kur nje vend e dominon injoranca, gopslleku dhe mbi te gjitha urrejtja ndaj kujtdo qe prek interesin e semure.
    Bravo vazhdoni keshtu, sidomos ju politikanet. Berisha, Noka, Doshi e co.
    Pika qe nuk ju bie.

  28. Diplomati says:

    Nje punonjes i nje ambasade te huaj, me thote dje:- Si spjegohet qe ish-kryeministri juaj del ne mbeshtetje te krimit. Si spjegohet qe banditet ndjehen te mbrojtur nga nje krah i politikes.
    -Sepse jane te atij krahu- i pergjigjem. Dhe mos harro se vota nje krimineli apo hajduti eshte e vlefshme njelloj me voten e nje te ndershmi apo nje ruajtesi te rendit.
    Pra PD-ja. Duke qene se nuk mer vota nga pjesa e ndershme e popullsise, mundohet te beje per vete lumpenin, llumin e popullsise.

  29. FAKETI says:

    Keto makabritete te pa imagjinushme per kete popull kaqe te vuajtur ekonomikisht edhe shpirterisht qe me mijra bashkekombes humben jeten per nje cope buke ne mbare boten tani i duhet te tmerrohet nga TRITOLVENESIT duke e bere jeten ferr per te jetuar i sigurte e per te punuar i qete.Te gjitha keto jane MEKATE dhe qe nje dite do ti paguje me JETEN e atij qe ven tritolin apo te femijeve te tij po c’faj ka femija (ai eshte ENGJELL i paster si qelibar) kur cmendet i jati apo i afermi i tij prandaj rujuni nga mekatet.Konkluzionet qe nxjerr M.Baze per drejtuesit e ketyre Makabriteteve jane me se te verteta atehere pse nuk veprohet c’fare presin organet e drjtesise qeverija NATO Amerika BE apo kur te pushtohet edhe shqiperia nga ISIS, kamikazet jane ketu ne parlament ne SHQUP e pse jo edhe ne Qeveri.Del A.Ristani ben moral per drejtesi si nuk ka turp qe del para shqiptareve ky njeri qe si kamikaz i shqupit i vuri minen te gjith procesit zgjedhor te vitit 2011 dhe si shperblim e bene dhe sekretar te PD pasi e ndriti si zv.minister i Perbrendshem mbase atje pregatiti edhe kamikazet.DRJTESIA DUHET TE VEPROJE SA ME SHPEJT SA NUK ESHTE V O N E.

  30. t..... says:

    Alphade ! Saliberishovici esht armiku, krimineli, tradhtari e monstra me e madhe e te gjitha kohrave te historis shqiptare ……..
    Alphade ! Shqiptaret e sotem, jan populli me bythqir i ter kohrave te historis shqiptare !
    Nuk esht rastesi qe udhehoqi drejt humneres kte popull dhe nuk do jet cudi qe perseri te vi ne krye te tyre, sepse shqiptaret jan nje qen i rahur,te pabes,te nenshtruar, qe shiten per nje grusht miell e qe vrasin per nje grusht miell ashtu ne erresir,qe te te qajn diten !I shtypur deri ne berthamen e qelizes qe ka depertuar ne gen,nuk ka aftesin ma te pjell nje burrr, te nxjerr nje hero !! Edhe ti Izet “trimi”,po flet i futur ne llogore qe kur monstra te ushqente ,shikoje vetem barkun tend e sapo ndjeve qe po te vinte radha, ja mbathe e jua le shqiptareve ,kur mundet te ishe heroi i tyre !Sa pare ben tani,kur ky perbindesh ka ndertuar nje barrikat shqiptaresh bandita qe akoma e mbrojn ,akoma heshtin,e akoma pazarojn me te !

  31. Tarrasi says:

    naebej nje editorjal Mero se perse policia e sajmir Mut Tahirit theu theu xhamat dhe nxori studentet me forc nga greva Aman pash zoti Mero Butha

  32. O mero po si nuk hoqe dore nga keto shkrime pacavure?kjo teoria e sabotimit te rendit publik nga opozita eshte teori e shekullit te kaluar mor burr..ja e shumta te besoi ndonje militant i rilindjes asgje me shume.nje gje te ben pershtypje ke kjo histori qe tritol venset e farmacise u zbuluan per 5 dite.ndersa vrasesit e santos aha u zhduken palene gjurme pfffff ..

  33. ropize says:

    shoku mero dua te me kthesh nje pergjigjeje-au kap vrasi i santos.pse nuk mund ta kapin.sa shpejt u zbuluan dhe u kapen banda e tritolit.mos valle eshte me e cmuar muri i farmacise te tahirit se jeta e nje njeriu.mos duhet te shkruash edhe per nderhyrjen e forcave te policise ne qytetin e studenteve,apo edhe keta studente kane te bejne me banden e tritolit.shoku mero je nje sahan lepires i edi rames.turp per gazeten tende dhe ty vete.je nje qen besnik i komunisteve dhe enveristeve.se si do ta kryej opozita punen e saj nuk te marrin leje nga ty dhe pacavurja jote.lexoj me kujdes ato qe te ka komentuar skopionsi,te cilat qendrojne.

  34. SHQIPTAR says:

    Te lumte pena Z.Mero

    Opozites ti vije turp qe e ka kthyer pozicionin e saj politik ne sherbim te vetes e aspak ne sherbim te vendit. Opozita eshte kthyer ne nje fenomen singolar interesi personal te tipit Islami, Doshi: kane marre vota nga elektorati per te mbrojtur veten, aspak elektoratin.

    Perbuzje per Nishanin qe dekoron biznesmenet shqiptare qe jetojne ne rusi e skane arritur asgje ne politike.

    Perbuzje per akuzat dhe presionin ndaj Putinit: “nese nuk na perkrah, do te te quajme vrases te opozites”. Gjithsesi paralelizmi opozitar ktej nga ne rezulton ndryshe per sjelljen e maxhorances larg dhunes ndaj opozites.

    Perbuzje per kreun e opozites qe skuthesisht ben sikur nuk sheh cfare ndodh ne vend dhe nxit greva politike me pseudo studentet e vitrinave

  35. -fuck your tritol demokracy- says:

    Besoj se gjërat janë më thellë sa mendohet se pas shpërthimeve të fundit kushdo ka të drejtën të bëjë pyetjen e zakonshme: kush qëndron pas tyre, kush është frymëzuesi a ka një skenar të destabilimit të vendit dhe kush qëndron pas tij; cilat janë falangat e krimit dhe cila është maska e tyre; përse shqupasit janë kaq entuziastë për këto shpërthime dhe kur është përgatitur deklarata e bërë nga Paloka; para apo pas ngjarjes, dhe në fund të fundit, nga e gjithë kjo që po ndodh kush është ai që përfiton?

    Është një ngjashmëri jo e rastësishme me atë që ndodh sot. Fakti është i qartë dhe i dukshëm; sa herë që PD-ja ka qenë në opozitë, aq herë edhe kanë filluar shpërthimet, gjithnjë pas humbjeve ka pasur plan të qartë destabilizimi dhe tentim për grusht shteti. Rënia në opozitë është parë gjithnjë nga një grusht falangistësh pranë shefit, si gjëma më e madhe e tyre vetjake dhe në fakt, që më parë se të krijohen strukturat militante të dobishme, janë krijuar grupimet goditëse të ndërthurura me sistemin policor dhe të drejtësisë në vendin tonë.

    Pas zgjedhjeve të para pluraliste Shqipëria u bë sheshi i djegjeve, vjedhjeve, plaçkitjeve, u bë arenë e një turme goditëse, e cila përmbyste gjithçka të gjente përpara dhe që kishin në ballë figura të njohura të PD-së së djeshme. Viti 1991 dhe deri në marsin e vitit 1992 gjendja kishte ardhur deri në shpërthimin e çdo normaliteti si i padëshiruar dhe kështu lindi mendimi se, “le ta marrin pushtetin…”. I gjithë skenari i vitit 1991 dhe më pas ishte krejt i ngjashëm me atë që kishte paraprirë ardhjen në pushtet të Millosheviqit, dhe prania e forcës kishte qenë aq goditëse, sa nuk kishte lënë vend për asnjë çast arsyeje. Jo më kot ky është edhe momenti kur rioshët udbashë, shqipfolës apo jo, gjetën në Shqipëri terrenin më të pasur për të bërë atë që bënë atëherë e që po bëjnë edhe tani, ishte koha kur vetë qënia shqiptar po u dukej njerëzve si një mallkim i përjetshëm,.

    Edhe viti 1997 do të kishte pamjen e njëjtë: tritol nëpër shtyllat e tensionit të lartë, ku ishte prijës Azem Hajdari dhe grupimi pranë tij; dinamit ku ishte e mundur të vendosej, luftë bandash, shumë nga të cilat filluan të viheshin nën kontrollin e pëdëistëve dhe të furnizoheshin prej tyre ende pa ikur nga pushteti, për të pasur një fund tragjik: shtatorin e vitit 1998, me grushtin e shtetit që u zhbë nga droja e ndërhyrjes së jashtme. asnjëherë kombi ynë nuk ka qenë më pranë fatalitetit se në atë shtator të zi, kur, nga njër anë kishte filluar ofensive e fuqishme serbe ndaj zonave operative të UÇK-së, ndërsa nga ana tjetr, vendi ku ishin mbështetur ë gjitha shpresat, Shqipëria, mund të kalonte nën pshtetin e filoserbëve.
    Kjo që po ndodh tani të duket më e zbehtë se ajo që ka ndodhur atëherë. Për dy arsye të ndryshme: e ndryshme nga viti 1991 kur vetë pushtetarët ishin të gatshëm të lëshonin pushtetin, të cilin vota ua kishte dhënë, por nuk dinin se çfarë të bënin me të; e ndryshme nga viti 1997 kur shteti ishte i shpartalluar qëllimisht, për të mos e marrë më veten.

    Klani berishist, që nga falangat që ishin deri dje në strukturat e policisë e deri tek piramida financiare e shtetit, provuan të hedhin në erë ekonominë shqiptare, pasi i kishin vënë “tritolin” në çdo skaj të saj. profetuan për skenar grek, ngjashmëri greke, skandal grek, kapitullim grek, mirëpo çdo gjë si duket po zë një vend tjetër, ku nuk është menduar.

    Në mesin e viteve të pushtetit 8 vjeçar të PD-së, pranë shtëpisë së tij, u vra deputeti socialist Xhindi. Megjithë përbetimin e ish ministrit të brendshëm, sot president i vendit, Nishani, se vrasësi do të kapet së shpejti, asgjë nuk u bë. Megjithëse ishte një vrasje e njohur politike, qeveria e asaj kohe, përmes “zëdhënësve” të saj, edhe në mediat pranë qeverisë, u përpq të përhapë skenarin se gjithçka kishte ndodhur për biznese të dyshimta. Ngjarja u mbyll, dëshmitë u zhdukën, vrasësit iu la rrugë e lirë për të shkuar ku deshti… ishte si një parathënie se zgjedhjet do të ishin të përgjakura.

    Në kulmin e pushtetit pëdëist u vra në Vlorë përmes një shpërthimi, gjykatësi Konomi. Vrasja e tij të çonte drejt aferave me pronat në bregdet, ku ishin mpleksur shumë nga njerëzit e afërt të shefit të qeverisë dhe ku kishin interesa të mëdha edhe fëmijët e tij. Gjykatësit që po digjej askush nuk i vajti në ndihmë, asnjë makinë policie nuk lëvizi drejt tij, asnjë ndihmë e shpejtë. Gjithçka ishte e skicuar deri në detaje.

    Nuk dua të futem në rastin Trebicka… misteri i asaj vdekjeje nuk është edhe aq i fshehtë… fillesa e “aksidentit” ishte në një përmendje të rastësishme të emrit të djalit kryeministror, emër që u shfaq edhe pas vrasjeve në Gërdec.Nuk dua të futem as në ngjarjen Santo. Misteri i asaj vrasjeje kryeqytetase mori me vete edhe të fshehta të tjera, të cilat, pak a shumë, kishin të bëjnë me lëvizjet e pazakonta të parave, sidomos në fillimin e vitit zgjedhor dhe pak pas humbjeve. Shifra kolosale kishin “fluturuar” jashtë vendit, bankieri i guximshëm po bëhej si shumë mik me pushtetin e ri, ai ndoshta mund të ishte “një gojë” që duhej mbyllur, dhe që duhej mbyllur nga ata që kishin interes ta mbyllnin.

    Një pjesë e fajit rëndon edhe mbi qeverinë e re, e cila dalëngadalë po bëhet e vjetër, por që fjalën e dhënë për ndëshkimin e krimit, politik e financiar, e ka lënë për në kalendat greke. Një qeveri që nuk është e aftë të ndëshkojë krimin e ndodhur në shtëpinë e saj humbet shumë, ajo fillon të bjerrë kredibilitetin e saj, humbet atë nyje që e kishte lidhur me njerëzit para 23 qershorit. është fakt se opozita e sotme, si mos më keq, ka ngritur mbi dorën e krimit, pasurinë e saj të pazakontë, ka transferuar qindra milionë euro në parajsat fiskale, ka ngritur një perandori financiare të pashoqe, kanë krijuar një oaz të pazakontë te tyre, kanë ngritur një oligarki financiare që ende është në rrënjët e pushtetit. dhe po merr frymen.

    Ndoshta ka ardhur koha të gjejmë pse-në dhe se kush janë ato elemente të dyshimtë në dipllomacinë perendimore që po bëhen palë me banden 2B se një cerek shekulli nën thundrën e tritolit të dinastisë kriminale Berishajve me Goollsbruke,Dorispacke,Tom Rixhë dhe Damir Fazllicë nëpër kembë jane shumë dhe ka ardhur koha ti themi

    -fuck your tritol demokracy-

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje