Përse Berisha ia la Bashës, “faturën” e parkingjeve me pagesë?

18 Shkurt 2015, 21:17Editorial TEMA
Përse Berisha ia la Bashës, “faturën” e parkingjeve

 Nga Mero Baze

 

Sali Berisha bëri kujdes që Lulzim Basha të mos shpëtonte pa lagur nga çështja e parkingjeve të Tiranës. Edhe pse ishte vetë njeriu që e shtyu Bashën drejt këtij projekti përmes njerëzve të familjes së tij, të përfshirë në interesa të drejtëpërdrejta, ai bëri kujdes për herë të parë në jetën e tij politike, që fajtor të vetëm për këtë projekt të shpallte Lulzim Bashën.

Duke folur në një emision televiziv, Berisha tha se Basha gaboi me projektin, pasi nuk u konsultua me qytetarët e Tiranës. Edhe pse cinike si deklaratë, ajo në të vërtetë synon të mbajë në këmbë atë motiv për të cilin Berisha e shtyu Bashën drejt këtij projekti, bërjen e tij një kandidat të pashpresë për Tiranën.

Në luftën e ftohtë mes Bashës dhe Berishës në këtë çështje ka shumë ngjyra dhe detaje të cilat dita-ditës bëhen më të dukshme.

E para është, që vetëm familja Berisha deri tani, është propozuesja e vetme që Lulzim Basha të jetë kandidat për kryetar Bashkie. Këtë e ka bërë fillimisht dhëndri biologjik i Berishës, të cilin e ka futur së fundmi në PD, Jamarbër Malltezi dhe më pas vet Berisha. Basha jo vetëm që nuk ka reaguar ndaj deklaratave, por ka bërë gjeste gjysëm ilegale kundër tyre. Fjala vjen, po bën disa sondazhe nga partia për kandidatët e mundshëm për Tiranën, ku përjashton veten. Nuk ka bërë asnjë koment rreth rikandidimit të tij dhe nuk ka lënë të kuptojë se do të kandidojë.

Ndërkohë që karshillëku i Bashës në këtë pikë është i qartë, Berisha vazhdon të thotë se ai është kandidat i PD-së për Tiranën dhe bën sikur lavdëron punën e tij.

Rasti i debatit për parkingjet e Tiranës, që në të vërtetë është një temë vetëvrasëse për Bashën, është rasti që bën diferencën. Berisha mund të dilte dhe të fajësonte Ramën, të thoshte fjala vjen nuk qe i vendosur ta hidhte poshtë menjëherë, por vuri dy këshilltarë dhe gjëra të tilla siç thonë mbështetësit e Bashës në media. Madje, gjithë pritshmëria e atyre që mendonin se ka një marrëveshje Basha-Rama, ishte që Berisha të ishte denoncuesi. Në të vërtetë, nuk kishte ndonjë marrëveshje të tillë dhe e gjitha ishte një nismë e inkurajuar nga familja Berisha. Basha u tërhoq pikërisht kur pa skemën ku e futi Familja me këtë projekt. Ndaj dhe Berisha këtu bëri diferencën me qëndrimin e tij. Ishte qartazi i artikuluar, që përgjegjësia ishte e Bashës. Dhe ky është treguesi më i mire, që ai ishte në dijeni të gjithë asaj çfarë po gatuhej dhe nuk është duke e qortuar Bashën pse e nisi, por është duke i lënë faturën që do t’i linte dhe po të mos tërhiqej.

Por, kjo histori bëhet dhe më e pakëndshme po të kemi parasysh fundin e deklaratës së Berishës, që vlerëson Bashën për një tipar që nuk e ka vetë. Duke komentuar tërheqjen e Bashës, Berisha thotë se Basha është një politikan i tipit të ri, që reflekton. Në të vërtetë, mostërheqja është kryetipar i Sali Berishës. Ai nuk është tërhequr nga asnjë vendim politik gjithë jetën, dhe pse shpesh e ka paguar me çmim të rëndë, ai dhe Shqipëria. Nuk është tërhequr më 1996 nga ripërsëritja e zgjedhjeve që ia propozoi SHBA, nuk është tërhequr më 3 mars nga rikandidimi si president duke futur vendin në luftë, nuk është tërhequr nga PD pas humbjes më 1997 e kështu me radhë deri më sot. Gjithë biografia e tij politike ka si data të shënuara, datat kur ai nuk pranon të tërhiqet nga vendimet e tij. Dhe ky njeri që e ka ndërtuar jetën mbi mostërheqjen nga asnjë vendim qoftë dhe i gabuar, vlerëson tek Basha faktin që nuk është i vendosur si Berisha, por tërhiqet. Kjo tallje e Berishës me Bashën, është përkujtesë për detyrimet që ai ka ndaj zotimeve që ka marrë para tij. Dhe çështja e parkingjeve është një pikë e fortë që ndan jo vetëm interesa financiare të Familjes, por edhe projektin politik për ta mbajtur Bashën në PD si një humbës që mbështetet vetëm nga ata. Ashtu e kanë më të sigurtë si kukull dhe më të dobishëm për t’i shërbyer të ardhmes së tyre. Dhe në këtë pikë kanë të drejtë. Berisha i propozoi Bashës bojkotin e zgjedhjeve si i vetmi shans që ai të mos provohej si lider në këto zgjedhje. Basha u tërhoq nga presioni ndërkombëtar dhe po e çon PD-në në zgjedhje. Në këtë pikë Berisha ka të drejtë t’i kërkojë kandidimin, për ta fituar besnik pas humbjes. Dhe nuk harron t’i kujtojë se parkingjet janë përgjegjësi e tij. Kjo fjali është si një gur në qafë për dikë që e hedh në lumë.

 

 

21 komente në “Përse Berisha ia la Bashës, “faturën” e parkingjeve me pagesë?”

  1. liri a vdekje says:

    V.F.C. BASHA DHE BERISHA jana kufoma politike beni mire ti shperfillni ku jane ata esht tritoli

  2. Flamur_Vlore says:

    ‘I MBYTURI TE MBYT’ THOTE POPULLI,KETA JANE TE GJITH TE MBYTER DHE THURIN INTRIGA SESI GJASME KA KUSH MBYT E KUSH SHPETON E KUSH LAGET E KUSH S’LAGET

  3. kris says:

    per mua ka rendesi qe do te kemi nje kryetare bashkie bjonde.
    Ne krye duam nje bjonde,
    lesheprere dhe vakabonde

    1. kriminel says:

      nuk rruhet fare…

  4. .......... says:

    E di qe jemi deri ne fyt me filmat e berishes dhe te bashes. Ndonje e mire I vjen vendit nga pislleqet dhe pazarlleqet e tyre. Asnje e mire. Per sa I perket diskretitimit, mendoj se s’ka ngelur gje pa dale dhe I njohim fare mire pa bere asgje akoma. Manovrat e ketyre te shiturve I sherbejne vetem atyre Jo popullit shqiptare.
    Presim te denohet berisha Jo te beje politike perdite si burre I ” mire”. S’na dha ndonje opinion per bemat e tritolit, refyer nga Izet Haxhia.

  5. Alfred says:

    Ndonese nuk jam dakort autori thote se meqe Berisha tha qe fajin e ka Basha atehere familja e tij ka qene e perfshire ne historine e parkingjeve. Pak e cuditshme sepse po te ishte keshtu atehere ose Basha nuk do ishte terhequr fare ose Berisha do e mbronte meqe e paska futur vete ne kete telash. Ju lutem pak me serioz me lexuesit.

    1. Aua ;) says:

      O Ferrdi, pak me serioz me veten tende! ?

  6. gegaa says:

    Plasi dhe ketej.aksident rrugor per bashen

  7. Kunati says:

    Te doliu llafe zoti Mero te doli. U be xhind Saliu qe ja la punen ne mes ky dhe tani do ti lere faturen

  8. Gimi says:

    ceshtja e parkimeve ehste e qart. Aty ishte Zeni si fiancier dhe Berisha si timonier per ta mbajtur Lulin peng pasi ta derrmonte opinioni. Tani qe e drodhi keta ja lane kopilin ne dere

  9. Zoti Baze koketaze says:

    Po mire mo zoti Baze. Ti boton dhe shkrime e tuat dhe te Bushatit. Ti gozhdes ai patkoit. Ti thua e ka be Doktori me Luliun, ai thote Rama. Nje gje se marr vesh. Ky Bushati duhet te merret vesh o me ty o me Doktorin cfare shkruan se na beri remuj.

  10. filozofi analfabete says:

    A doni ta kuptoni pse eshte Berisha pas kesaj afere? Shume e thjeshte. Shikoni ska asnje ze nga PD as pro as kunder. Po ta kishte be Basha do ta kishin shqyer. Kaq

  11. Kenga e Mjellmes says:

    ka nje llogjik me te thjesht per te kuptuar Berishen ne kete rast. Ai eshte duke i treguar Lulit se po pepriqet te prodhoj nje model te ri te nje lideri qe terhiqet dhe do thyej koken. Ajo fjalia qe Luli nuk eshte si tetjeret terhiqet ishte perl. Dmth Luli nuk eshte kar si une

  12. h.v says:

    nuk ka asnje deklarate nga PS nderkohe, qe eshte shumice ne keshillin bashkiak. ishte pro apo kunder. nuk dime as cfare mendon Partia Socialiste. Ajo as nuk ka dale te thote qe “kjo ishte nje afere e bashes” As kete nuk guxon te thote. kane folur vetem individe me deklarata personale. Kryeministri heshtje e plote. as nje twitter nuk beri per kete ngjarje. Nga historia e disa skandalave te meparshme – Rama hesht vetem kur i ka te gjitha te vertetat kunder.
    Pyetja eshte : pse analiza e mesiperme dhe ajo e meparshme ja faturon vetem PD kete afere/

  13. Sandri says:

    SOS

    Keto jane hamendesime bajate te editorialistit Ymer qe mezi pret qe Berisha te beje nje pordhe dhe Ymeri me vrap te shkruaje te shkruaje editoriale qe nuk i honeps njeri.
    Shikoni o njerez masakren qe po behet tek diga e liqenit sepse kjo eshte emergjente ndersa puna e parkingjeve u mbyll. Vraponi ne proteste!

  14. Bad Boy says:

    Prape me keto budalleqe. Po iku ai muhabet ndro kaset se na lodhe

  15. Albi says:

    Je i modh fare Mero. Nje jave qe kishte plas lajmi nuk u morre fare po merreshe me Visar Zhitin. Tani qe gjithe Tirana e di qe pas planit te parkingjeve qendron Top Channel, ti fillo merresh me Berishen.

  16. E verteta says:

    Berisha ka shume kusure. Ai tha Shqiperia 1 Euro. Fshati SOS qe e ka nje pronar legjitim, SRB-i e ka dhene 1 EURO ne vit per 50 Vjet. I shkruajne Sales per kete ai kurre nuk pergjigjet. Cfar i thoni juve kesaj? Vjedhje. Mos i hengert as ai as ajo Goca e tij. Ilace kanceri i befshin per vete e femije.

  17. lira says:

    Mero po ti je lab o burre i dheut, nga nje koment ke frike?!
    Nuk bo burri keshtu!

    Hapa Gazeten DITA kishte komente nga me te ndryshmet nuk ishin censuruar.(po te postoj nje ne kujtim te doktor Florit per trimat e PS dhe LSI.
    Mero me vjen qe ate librin Viti ’97 Prapaskenat…qe renuan shtetin t’ja fal ndonje gabeli ti bej kaush te shesi fara luledielli.
    Perse nuk shkruan prapaskenat e vitit 2013e ne vijim, qe po vazhdojne te rrenojne ate çike qe ka i ka mbetur shtetit?
    Po ne fakt perse duhet ta presim ate nga ty. cfare ke ti me te vecante se te tjeret. Menduam se ishe nje lab trim dhe idealist. u shgenjyem si
    Flori
    Lexoje komentin
    RAMA :Qe une u them dilni ne demostrate !!!!!!
    META : Fitore mbi fashizmin,mbi spiunet !!!

    DOKTOR FLORI
    E NISA RRUGEN PASTER ME IDEALE TE ZJARRTA
    DUKE ECUR AMBICJET ISHIN TE PASTRA
    VIJNE ATY KU FOLEN, SHKELIN MBI PARIME
    KETU KA VETEM PAZARE
    NUK KA ME QELLIME
    TRADHETAR NE SY TE NJERZVE
    TRADHETAR PERPARA ZOTIT
    DO KORRNI CFARE DO MBILLNI O TRADHETAR TE LOTIT !!!!!!!!!!!!!!
    DIKUSH ME THA RRI URTE
    THASH ME MIRE MOS FLAS
    PO PSE DREQIN TE DUROJ ,KUR SHPIRTI PO ME PLAS ???!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    ZEMERTHYERI

    RIP DR FLORI !!!!
    Dhe Rama ne ceremonine e ikjes se Florit i u drejtua “miku im” Ai nuk ishte miku jot, ishte i paster idealist i zhgenjyer nga kjo bote( nga ju politikane) ashtu si A.Klosi.

  18. skifteri says:

    ***…Nje e keqe behet ende me e keqe po te mbrohet.Por saliu qe eshte I mire kampion ne pune te kqija,eshte I mire dhe ne pune te mira me Lulin!!!!Te dy jane kriminel ne nje these,te dy jane vjedhes ne nje these,te dy jane firmetare te shitjes teritorit,te dy jane vjadhes votash te popullit,dhe rrjedhimisht do ta mbrojne njeri tjetrin deri ne qmendi!…@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@

  19. Mallakastrioti says:

    @ pyetja eshte :ne vete lulezim Basha,do te rikandidoj per Tiranen apo jo???duket se Luli i “Vocerr” kerkon ti “Beje Mutin ne Koket saliut” dhe te shkoj ne Hollande te gruaja e tije, dhe shijioje DOLCE-VITA,se sa te merret me Plakaruqin dhe Politiken Shqipetare…te PD-se..lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje