Shtatë vjet pas shpalljes së Pavarësisë dhe 16 vjet pas çlirimit të saj, Kosova po përjeton depresionin më të madh social të saj, i cili po tentohet që të paraqitet si shenja e parë e dështimit të shtetit të Kosovës. Kriza e tejzgjatur politike dhe zgjidhja artificiale, gati mekanike e saj, bëri që ndryshimi të mos ngjallte asnjë optimizëm dhe mungesa e shpresës të shumëfishohej si epidemi. Në këtë rast u gjendën menjëherë të gatshëm trafikantët shqiptarë, serb dhe ata hungarezë, që provokuan një valë të pazakontë eksodi drejt perëndimit, e cila e ekspozoi këtë depresion në mediat ndërkombëtare.
Por, a është e dështuar Kosova 7 vjet pas shpalljes së pavarësisë?
Absolutisht jo. Një shtet nuk ndërtohet në shtatë vjet dhe depresioni ekonomik dhe social ka përfshirë dhe shtete shumë më të konsoliduara, bile dhe superfuqi.
Kosova ka përballuar këto 7 vite disa nga ushtrimet më të vështira shtet-formuese. Ajo ka mundur të mbajë zgjedhje përgjithësisht të mira, me përjashtime të atyre të vititi 2012 dhe ka zgjidhur me durim kriza të rënda si ajo e vitit 2014. Pushteti gjyqësor dhe ai politik kanë funksionuar dhe njohja ndërkombëtare ka ecur ngadalë, por është shtrirë në shtetet më të rëndësishme të botës. Kosova ka guxuar të hyjë në bisedime me Serbinë për të zgjidhur problemet e ndarjes mes dy shteteve dhe ka arritur të ruajë aleancën me Perëndimin në këtë proces. Ajo ka mundur të krijojë një administratë funksionale dhe prodhoi rutinën e një shteti funksional.
Megjithë problemet që ka, media e lirë në Kosovë është disa hapa para Shqipërisë dhe gazetarët e rinj janë shumë më jokonformistë se të tjerët në rajon. Kosova ka personalitete reale të botës së medias dhe shoqërisë civile dhe një pavarësi të lakmueshme të tyre nga interesat politike.
Por, Kosova po përballet me tri gangrena të rënda: korrupsioni, varfëria dhe islami radikal
E para është korrupsioni, i cili nëse në vendet e tjera çon në pasurim zyrtarësh, në Kosovë shkon më tej, pasi krijon një diferencë të thellë mes shoqërisë ende të pashtresëzuar në diferenca të thella klasore. Kosova doli nga lufta e barabartë në varfëri dhe tashmë po ndeshet me një pabarazi të madhe sociale falë korrupsionit të politikës, dhe kjo i dëshpëron qytetarët më shumë se sa pabarazia sociale në Francë, Gjermani apo SHBA. Kosova është një vend i vogël, ku të gjithë e njohin njëri- tjetrin dhe nuk mund ta pranojnë kaq lehtë diferencën në pasuri dhe korrupsionin publik.
Kjo sëmundje po kthehet në një armik kombëtar për Kosovën, duke u bërë shkaku i gjithë të këqijave. Dhe, korrupsioni në Koosvë, ashtu si në Shqipëri dhe gjithë rajonin, nuk ndreqet duke kritikuar politikanët, por duke forcuar drejtësinë. Vetëm drejtësia mund t’i japë fund kësaj gangrene dhe vetëm kur ajo të jetë e pavarur nga politika, mund të shohim frytet e para.
Gangrena e dytë e Kosovës është varfëria dhe mungesa e një perspektive ekonomike. Kosova gjendet para një kërkese në rritje për punë nga brezi i ri dhe një oferte në ulje për punësim, nga një ekonomi konsumtaore, pa ndonjë perspektivë zhvillimi dhe prodhimi. Kosova sot nuk është as vend industrial, as bujqësor, as turistik dhe peligrinazh i zyrtarëve ndërkombëtarë. Deri më sot të ardhurat kryesore të Kosovës ishin emigrantët e saj në Perëndim dhe mijëra trupa ndërkombëtare të akredituara në Kosovë. Të dyja këto burime po shteren dhe Kosova po përballet me varfërinë e saj. Kjo është një pikë e fortë kthese dhe reflektimi për të pranuar të vërtetën. Kosova duhet ta pranojë këtë realitet dhe të përballet me të me mençuri. Është e vërtetë që klasa politike në Kosovë ka plot përgjegjësi për këtë gjendje, por nuk është përgjegjësja e vetme. Kush e përqëndron fajin vetëm tek politika, rrezikon ta zhysë Kosovën nga dëshpërimi në dëshpërim. Nuk kam asnjë respekt për qeverinë Mustafa- Thaçi, por nuk kam ndonjë shpresë më të madhe tek blloku opozitar, pasi shumica e këtyre problemeve, vijnë nga gjendja reale në Kosovë dhe jo vetëm nga fakti se kush është në qeveri. Qeveria mund të punësojë rreth 100 mijë vetë, por Kosova ka nevojë për shumë herë më tepër vende pune. Për këtë arsye, rritja e depresionit në vend, duke fajësuar pafundësisht politikën, do ta kalojë Kosovën nga depresioni në depresion. Kosova ka nevojë për një realizëm politik, i cili nuk prodhon shpresa të rreme, që prodhojnë pastaj zhgënjime të mëdha. Kosova ka nevojë të përballet me atë çfarë ofron dhe ajo nuk është ndonjë parajsë e premtuar.
Ndryshimet politike radikale janë të nevojshme, por jo të bazuara mbi ëndrra populiste, por mbi politika realiste dhe modeste, aq sa mban kurrizi i Kosovës dhe Shqipërisë.
Gangrena e tretë e rrezikshme për Kosovën është islami radikal dhe polarizimi i shoqërisë në raport me fenë. Varfëria në Kosovë është bërë shtrat i lulëzimit të disa sekteve radikale islame, që po frymëzojnë të rinj të përfaqësojnë ideologjinë e ISIS. Kosova nuk e ka mbaruar betejën për t’u bërë shtet dhe nuk duhet të sillet sikur është Britania e Madhe, që nuk e shqetësojnë disa xhihadistë. Kosova është një produkt i angazhimit të Perëndimit për liritë njerëzore, dhe duhet të jetë e qartë dhe e prerë kundër çdo ideologjie totalitare, aq më tepër kundër një islami radikal, i ngjashëm me fashizmin dikur. Për fat të mirë klasa politike në Kosovë në këtë pikë është e qartë dhe e angazhuar si duhet, por kësaj fryme i duhet mbyllur shtegu në çdo pore të shoqërisë.
Shtatë vjet pas pavarësisë, Kosova nuk është më shteti më optimist i rajonit, dhe as festa e pavarësisë nuk është aq entuziaste. Por, kjo nuk duhet marrë si shenjë e mërzitjes me pavarësinë, por si kriza e parë e një shteti që po rritet. Kosova ka hyrë në vitin e 16 të lirisë së saj dhe kjo është një farë krize adoleshence që i vjen nga ballafaqimi me këmbët e veta, me mbijetesën si shtet. Përpjekja për ta identifikuar depresionin e Kosovës me politikën e ditës, nuk është zgjidhje. Politika e ditës dhe sidomos kjo qeveri, janë vërtet fajtore, por nuk janë përgjegjësit e vetëm të asaj çfarë po ndodh. Nëse do t’i quajmë ata të vetmit përgjegjës, do zhgënjehemi sërish nesër, kur nuk do të jenë ata.
Mero, po nuk u bashkuam nuk kemi gje ne vije sa andej apo ketej. Shtet i madh jo per ego per per treg dhe zbatim ligji se deri tani po qeverisemi tip lagje sepse te gjithe e njohim njeri tjetrin. Shqiperia duhet te ndihmoje sa me shume Kosoven dhe nderkohe te loboje jo per njohje te reja vetem por dhe per domosdoshmerine e bashkimit ne syte e perendimit.
Nje shtet qe ka per Hero Kolaboracionistin dhe bashkpuntorin e UDB.Nje shtet qe coi vete ne Hage Heronjte e luftes.Nje shtet qe zgjodhi per kryeminister nje ish minister te armikut.
NUK KA MORAL PER TI MESUAR RINISE ATDHEDASHURINE.NUK KA MORAL TI KERKOJE ASKUJT SAKRIFICEN. PER 5 VOTA TE QELBURA SHKON THACI VE LULE TE IBRAHIM TRADHTARI.
KERCASIN KOCKAT E TE RENEVE.
Po qeky patriotizmi folklorik i joti na ka pru n’qet dit. Qata qe ti pi qun tradhtar jon kon largpames e ta kane pru mundesin me kon shtet i pavarur.
E qata qe e kane qujt Ibrahim Rugoven tradhetar sot jon bandidat ma t’mdhaj t’Kosoves edhe skan lane tender n\Kosove pa vjedh, jon bo milionere per 10 vjet.
Duhet me t’ardh marre qka po shkrun, se kockat e deshmoreve kercasin kur pseudobashkluftetaret e tyre sot jon bo milionera tu e vjedh vendin evet
i njejti depresion eshte edhe ketu
http://bit.do/kurva-qe-do-kandidohet-nga-e-majta-per-tiranen
Ne 24 apo 7 vjet,vihet re,vetem shpejtesi supersonike ne pasurimin e pushtetarve !
Mero korrupsuoni eshte gangrena, korrupsioni dhe radikalizmi jane pasoje e korrupsionit. E njejta ndodh ne shqiperi.
Nuk eshte aspak pune adoleshence…Keshtu ndodh kur tradhetaret spiune te serbit dhe kuislinge te klaneve serbe ne Europe dhe amerike Berisha,Basha,Mustafa etj votohen dhe respektohen si heronj,,kurse heronjte e vertete hidhen e plehra
Kur shikoj Kosoven qe eshte katandisur ne piken e saj me te ulet qe nga viti zero me vine nder mend barbaret e bandes tropojes berishajt hajdaret mehmetelzet franshkrelat,elezbiberat & matherfuckerat,zogistat,ballistat xhaferrdevistat dhe lulbashistat qe kishin akuzen me te madhe per Enver Hoxhen se ja u shiti Kosoven Titos..
Nxirreni koken antishqiptare te ndyre ku jeni fshehur ??.
Keni gjithe boten perendimore me ne krye ameriken qe ju cliroi ?? ..pse po e mbysni kosoven me duart tuaja ?? edhe tani enveri i ka fajet..pse merret kadareja si gjenerali i ushtrise vdekur me kufomat e shekullit kaluar dhe asnje fjale per Kosoven qe po vet-asgjesohet ?
O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush te ka qitë me krye n’hi?
Ti ke pas kenë një zojë e randë,
Burrat e dheut të thirrshin nanë.
Ke pasë shumë t’mira e begati,
Me varza t’bukura e me djelm t’ri,
Gja e vend shumë, ara e bashtina,
Me armë të bardha, me pushkë ltina,
Me burra trima, me gra të dlira;
Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira.
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti
Ka kenë për luftë e n’luftë ka dekun
E dhunë mbrapa kurr s’i mbetun.
Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë,
I ka shti dridhën gjithë Rumelisë;
Ndër lufta t’rrebta gjithëkund ka ra,
Me faqe t’bardhë gjithmonë asht da.
Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
Shkon bota sipri, me kambë, të shklet
E nji fjalë t’ambël askush s’ta flet.
Si mal me borë, si fushë me lule
Ke pas qenë veshun, sot je me crule,
E s’të ka mbetun as em’n as besë;
Vet e ke prishun për faqe t’zezë.
Shqyptar’, me vllazën jeni tuj u vra,
Ndër nji qind ceta jeni shpërnda;
Ca thone kam fè ca thonë kam din;
Njeni:”jam turk”, tjetri:”latin”
Do thonë: “Jam grek”, “shkje”-disa tjerë,
Por jemi vllazën t’gjith more t’mjerë!
Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
Për me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n’votër,
Me ju turpnue me grue e motër,
E për sa pare qi do t’fitoni,
Besën e t’parëve t’gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t’huej,
Qi nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej.
Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog ndër leqe!
Qani ju trima bashkë me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n’dhe!
E s’i ka mbetun as bukë as mish,
As zjarm në votër, as dritë, as pishë;
As gjak në faqe, as nder ndër shokë,
Por asht rrëxue e bamun trokë!
Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M’ata sy t’bukur q’dini me qa,
Eni t’vajtojmë Shqypninë e mjerë,
Qi mbet’ e shkretë pa em’n, pa nder;
Ka mbet e vejë si grue pa burrë,
Ka mbet si nanë, qi s’pat djalë kurrë!
Kujt i ban zemra m’e e lan’ me dekë
Kët farë trimneshe, qi sot asht mekë?
Këtë nanë të dashtun a do ta lamë,
Qi njeri i huej ta shklasë me kambë?
Nuk, nuk! Këtë marrè askush s’e do
Këtë faqe t’zezë gjithkush e dro!
Para se t’hupet kështu Shqypnia,
Me pushkë n’dorë le t’desë trimnia!
Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n’nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni partia, kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
Qysh prej Tivarit deri n’Prevezë,
Poeme madheshtore!
Qe Kosova dhe Shqiperia nuk jane vende demokratike ne kuptimin e plote te fjales kete e kuptojme te gjithe. Qe problemet jane the gjithanshme edhe kete e dijme. Edhe qe korrupsioni eshte gangrena me e madhe biem dakord te gjithe.
Por te thuash qe nuk duhet kritikuar qeveria/politikanet per korrupsionin eshte e pa pranueshme. Jo se gjykatat jane me mire ne drejtim te korrupsionit, por gjyqtaret nuk i zgjedhim ne por i emeron politika, dhe kjo eshte perse duhen kritikuar politikanet. Biles jo vetem duhen kritikuar por duhen protestuar, luftuar, ber cfare te jet e mundur qe ti mbajme te pergjegjshem dhe ne tension. Politikanet i kemi zgjedhur dhe duhet te jene te pergjegjshem. Po ashtu, nese politikanet reduktojne korrupsionin, eshte e sigurte qe gjykatat do jen me te pa-anshme.
Gjykatat ne Shqiperi jane te korruptuara sepse jane emeruar nga Berisha dhe klani tij dhe i sherbejne atij; sepse jane emeruar dhe mbrojtur nga Ilir Meta me gjithe bllokun dhe ja kane shperblyer Ilirit; jane emeruar nga Rama dhe mbrohen nga Rama. Ja perse duhet luftur me politikanet ne radhe te pare dhe pastaj me te tjeret.
Nuk jam dakord me shkrimet e Temes qe mundohen te justifikojne korrupsionin qeveritar dhe te largojne qytetaret nga kritikat ndaj qeverise. Qytetaret e zgjodhen Ramen sepse besuan tek premtimet e tij dhe betimet e tij se do ishte e zoti te reformonte drejtesin, se do luftonte korrupsionin ne shendetesin e tij falas, ne arsim, e polici, se do rriste mireqenien dhe punesimin (varferia me e madhe, vende pune me pak, policia me e korruptuar, shteti me policor kuptohet me fukarenjte, etj, etj….
Eeeeeee Kosova ka probleme pafund e nuk mund te merret me oportunitet zgjidhja. Lere mero se nuk mund te japesh mend per gjithshka.
Pajtohem me k’te analizen tende z. Mero,Kosova ka bilancin e pagesave nderkombtare me katastrofal ne europe. Fati jone eshte qe nuk e kemi paran tone ne treb se do te falimentonim qe ne vitin e pare te pavaresise. Eshte e vertet qe kemi nje diaspore shume te fuqishme dhe kemi mbi jetuar deri me tani, jo pse eshte lodhur diaspora jone por eshte ndrrimi i gjeneratave ata te cilet ndihmun familjet dhe atdheun jan plakur dhe jetojn me penzionet dhe kursimet e tyre gjenerata e re eshte me pak e lidhur emocionalisht me Kosoven dhe familjet i kan atje ku dhe jetojne ne shtetet perendimore prandaj nuk dergojne aq shume para. Tjeter problem eshte qe duhet ndryshuar politikat ekonomike dhe te behet mbeshtetje e pandalshme ne sektorin e bujqesise dhe perkrahja lehtesime per bizneset e vogla dhe te mesme. Qeveria dhe po nese hap k’to 100mije vende pune qe thua ti z.Mero gje qe pak e besuar sepse nuk kemi shteterore asgje. Qeveria duhet te beje nxitje dhe stimulime per sektorin privat sepse ne udheheqim ekonomine. Duhet te behet dhe nje kriter qe na ka ngulfatur qe prej pas luftes ligji per normen e kredi marrjes nga bankat qe operojne ne vend eshte shume shume e larte kjo vetem i pengon zhvillimin e biznesit asesi stimulon ate.
Nese Kosova eshte ne adoleshence, Shqiperia I bie “u rrite, u poqe, mbete loqe”
Duhet bashkim se keshtu jemi asgjekundi. Kosova e vetme nuk ka c ofron nga ana ekonomike dhe kjo do te krijoj kolaps perhere e me shume.
Oh si nuk kam nje grusht te rende,
E ti bie malit qe nuk bezanë….
eeh
Bravo te qofte per poemthin e bukur e kuptimplote te vaso pashe shkodranit,nje patrioti te pashoq.Komenti juaj eshte I mire,por fatjekqesisht godet vetem nje pale,kur te dy palet Jane fajtore per kete gjendje ne Shqiperi e Kosove. Populli duhet te ngrihet ne kembe per te shembur kete klase te poshter politike,qe te vijne djem e vajza me ide e zemer te re ne krye te vendit. Bekimi.
Na t’bijt e shekullit t’ri…
po pse çudituni per keto ikje ku idiota si halil matoshin e paraqesin si analist dhe hadjutin hashim thaçi si politikan.
Kur ke afer 30% e popullit qe punon ne perendim me rroga 2000-3000euro ne muaj me shtepi te bukura me kerre luksoze. Dhe nji tjeter 30% te banoreve me 50 euro ne muaj qe jetojn ne varferi ekstreme ne Kosove. Me politikan hajdut te korruptuar qe e kane pervetsuar kosoven si prone e tyre. Dhe per tu punesuar duhet te kishe nji te afer ne politike. Si do te kesh shprese??? Dhe kur lexone ne gazeta keshillat e debilave si halil matoshi te tregoj se si duhet qeverisur Kosova njeri ska tjeter por te ik!
Bekim ,qofsh i bekuar dhe faleminderit per vemendjen.
Gjerat jane akoma me thelle se duken ne siperfaqe
Tradhetia e madhe ndodhi ne vitet 1990-1992 kur Kosova u cua fuqishem per clirim nga serbet dhe u sabotua duke ju ngulur thika pas shpine nga tradhetaret Rugova-Berishaj-Biberaj te cilet ne vend te rrjeshtoheshin per clirim perkrah slloveneve,kroateve,boshnjakeve dhe deri diku maqedonasve dhe malazezeve…transferuan grevat e urise nga zgafellat e Stari Tergut ne Kosove ne ate te Valiasit ne Tirane.Krimi i tyre kombetar ishte se per bllokuar kryengritjen e popullit te Kosoves “hapen” frontin e luftes kunder komunizmit qe kishte vdekur me kohe duke e futur vendin nenje lufte te re klasash dhe duke perhapur nje terror antikomunist te panevojshem qe vazhdon dhe sot.Jo vetem kaq por Serbi Sali ndihmoi Serbine me armatime dhe karburant dhe e futi vendin ne lufte civle ne 1997 per te cilen duhej varur publikisht ne sheshin gjergj kastrioti..dhe jo vetem nuk u denua por u gradua qa shume sa qe kur vrau shqiptare ne 21 janar 2011 u dekorua “burre shteti” nga nje ambasador qe vetem i tille nuk ishte..
Ky depresion qe ndodh sot spjegohet dhe nga gafat e bere nga aleatet tane nga qe “clirimi’ i kosoves u la pergjysem sepse:
-Nuk u nenshkrua nje akt kapitullimi i Serbise
-U lejuan ruset te hyne ne Prishtine
-U lejuan francezet te ndajne mitrovicen
-Nuk u detyrua serbi te paguante demshperblimet e luftes
-Nuk u quajt nga aleatet genocid,krimet e serbise ne kosove ku u vrane mijra ,u perdhunuan dhe u perzune rreth 1 miljon kosovare
-Nuk duhej carmatosur UCK
-Duhej krijuar nje ushtri serioze e Kosoves dhe nje pranim i shpejte ne Nato
-Investimet nga Perendimi ne Kosove pothuajse zero..dhe ajo rruga e Ibrahimit qe u be u vodhen gjysem miljardi dollare ….
-Biznesi serb eshte jo vetem dominues por dhe ben ligjin dhe ka pushtuar nje pjese te mediave dhe te politikes
Keto jane shkaqet e verteta qe duhet te trajtoheshin ne editorialin e sot por keto jo vetem nuk thuhen por per te mbuluar keto monstruozitete luftohet akoma me kufomen e Enver Hoxhes qe kur ishte shteti ” 2 vjec” i beri balle grekut amerikanit dhe anglezit ne Konferencen e paqes..kur ishte shteti 5 vjec mundi grekun ne 1949 kur ishte 10 vjec kishte nje aviacjon qe kapte si zogj shkelsit e ajrit dhe kur ishte adoleshnt ne 1961 perzuri flloten ruse..
Por ajo qe e inkriminon komplet shqiptaret ne 5 shtetet e ballkanit dhe aleatet tane eshte kjo leter qe tregon se ne dime qe berisha dhe kelyshi lul ja ne tradhetare te ceshtjes kosoves dhe kriminele dhe bejme sikur nuk i shohim..
Akuza të rënda ndaj Sali Berishës në letrën e djalit te Remzi Hoxhes
9 Mars 2012 – 17:05
Ardian Hoxha, djali i biznesmenit shqiptar Remzi Hoxha, i zhdukur 16 vite më parë, i ka drejtuar një letër të hapur Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, të cilin e ka akuzuar se ka bashkëpunuar me Serbinë.
Në letër thuhet gjithashtu se pikërisht pse babai i tij dinte për takimet sekrete të Sali Berishës me Sllobodan Millosheviccin dhe Kiro Gligorovin (ish-presidentin e Maqedonisë), është vrarë nga njerëzit e Berishës, në atë kohë president i Shqipërisë.
“Me shumë dhembje ju drejtohem sot juve si reagim ndaj deklaratave tuaja për ‘ata që punojnë për Serbinë’, për shkak se nuk dua të bëhem pjesë e politikës tuaj ditore dhe lojërave tuaja për pushtet, megjithatë do të shprehem sepse ju nuk po e thoni të vërtetën. Për më shumë, ishin informacionet se ‘kush punonte me Serbinë dhe për Serbinë’ që ju shtynë të zhdukni babain tim, Remzi Hoxhën”, thuhet në fillim të letrës së Ardianit, drejtuar kryeministrit shqiptar, Berisha, në të cilën theksohet se familja Hoxha për 16 vitesh është përmbajtur dhe nuk i kishte dhënë kahje politike çështjes së zhdukjes së Remzi Hoxhës.
“Me këtë letër/vepër nuk jam duke e mbrojtur z. Rama për të cilin jeni deklaruar se punon për Serbinë dhe nuk dua që kjo të kuptohet si e tillë, por thjesht dua që t’ua rikujtoj juve se kush me të vërtetë ka punuar me Serbinë dhe për Serbinë. Për më shumë, familja jonë nuk është e pozicionuar me asnjë parti politike, qoftë në Kosovë, Shqipëri apo Maqedoni, dhe është ‘mbi-politike’, pra me popullin. Pra, ne nuk jemi as me të majtën, as me qendrën, e as me të djathtën”, thuhet në letër në të cilën i kërkohet Berishës se e ka për obligim t’ia sqarojë popullit Shqiptarë fatin e Remzi Hoxhës.
“Babain tim, Remzi Hoxhën, njerëzit tuaj me ju në krye si President i Shtetit, e keni zhdukur mu për shkak të frikës së zbardhjes së veprave tuaja me Serbinë dhe për Serbinë. Ju, Sali Berisha, duhet t’i tregoni popullit Shqiptarë për takimin tuaj me Sllobodan Millosheviçin dhe Kiro Gligorovin, më 31 Maj, 1993, në Shën Naum të Maqedonisë, dëshmitar i të cilit ishte edhe babai im. Ju po ashtu duhet t’ia tregoni popullit Shqiptar takimin e Bashkim Gazidedes me Arkanin (njeriu që ishte udhëheqës i masakrave ndaj Shqiptarëve), në Shkodër”, thuhet në letër, e cila vazhdon me akuza ndaj Berishës për mbështetje të tij ndaj Serbisë, në kohën sa kjo e fundit ndodhej nën sanksione të bashkësisë ndërkombëtare.
“Ju, Sali Berisha, ishit ata që ndihmuat Serbinë me naftë për ta ndezur edhe më tepër luftën në Ballkan, dhe për t’i mbushur me naftë tanket e paramilitarëve dhe ushtarëve Serb që masakruan mbi 10 000 Shqiptarë, që dhunuan nënat, motrat dhe vajzat Shqiptare, e që dëbuan nga shtëpitë e tyre mbi 1 milionë Shqiptarë, kur e gjithë bota i kishte vënë embargo Serbisë. Ju, Sali Berisha, ishit ata që ndihmuat këta Serbë, që sot janë duke u bërë pjesë e Bashkimit Evropian dhe të cilët akoma kërkojnë ta marrin një pjesë të Kosovës. Ju, Sali Berisha, ishit ata që burgosët Adem Jasharin, Zahir Pajazitin, Hashim Thaçin, e shumë patriotë të tjerë Shqiptarë të cilët u vranë nga po këta Serbë, dhe ndoshta nga nafta juaj. Andaj, ju lutem mos u merrni me këtë temë sepse na e shtoni dhembjen edhe më shumë. Në fund ju pyes juve: ‘Kush qenka ai që punon me Serbinë dhe për Serbinë?”, përfundon letra e hapur e Ardian Hoxhës drejtuar ish Kryeministrit të Shqipërisë, SERBERISHA.
bekimi
Emri juaj Ehh eshte tregues i dhimbjes tuaj te madhe per kete popull te shtypur,te mashtruar e te shfrytezuar barbarisht.Ju lumte dora o trim I fjales dhe I te vertetes. Ju pershendes !
KY KOMENTI I PARAFUNDIT ESHTE EDITORIALI I SOTEM PER KOSOVEN DHE SHQIPERINE,C’KANE QENE..C’ESHTE ..DHE …KUSH I KTHEU NE VILAJETE ?