Ta duash Visarin vetëm si stoli

14 Shkurt 2015, 19:51Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Ka një tragjikomizëm në debatin e disa zërave të mekur të opozitës, të cilët, të ngelur pa asnjë argument nga refuzimi i Bujar Nishanit për kandidaturën e Visar Zhitit, po përpiqen t’i mbushin mendjen publikisht këtij të fundit, se për këtë e ka fajin Edi Rama. Ky debat, i cili u hap fillimisht nga gazeta TemA, përcaktoi që në fillim se shkaku është motra e Frangajt dhe tërbimi i Berishës pse ja dikton Rama ambasador njerëzit e tij. Për fatin e keq të mbështetësve të Nishanit, ky i fundit bëri të gjitha çfarë ne parashikuam. Shpiku në fillim procedurën e konsultimit, të cilën nuk e ka ndonjë standart kushtetues, pasi në të njëjtën javë emëroi dy ambasadorë, një në Maqedoni dhe një në Izrael, pa konsultime. Pastaj shpiku  refuzimin  nga Kisha, por ngeli përsëri keq, kur Vatikani konfirmoi mbështetjen për Zhitin. Pastaj shpiku që Visari ka përmendur dikur inkuizicionin e kishës, ndërkohë që vet po persekuton kishën duke i marrë tokën, për t’ia dhënë gruas. Unë nuk e di ku e ka thënë Visari këtë punën e inkuizicionit, dhe ku e ka lexuar Bujari, por di që vet kisha ka dënuar inkuizicionin dhe ka rehabilituar disa figura të spiktura të tij.

Në fund u dorëzua. Tha ma sillni Visarin se e emëroj ndonjë amabsador tjetër, por jo në Vatikan se …(se thjesht është motra e Sandrit)

Tani këta që përpiqen të bëhen qesharakë, duke e konsideruar Visarin viktimë të Edi Ramës dhe jo të pakurrizorit Nishani, duhet së paku të ofrojnë disa argumenta.

E para, duhet të kenë së paku një deklaratë të Visar Zhitit që falenderon Nishanin që nuk e dekretoi dhe sulmon Edi Ramën që e ka emëruar. Kjo deri tani nuk ka ndodhur. Përkundrazi, ka disa deklarata të kufizuara të Zhitit, që është gati të shërbejë në Vatikan dhe se Vatikani e mirëpret.

E dyta, meqë quhet që PD është mbështetëse e të përndjekurve politikë, duhet të kenë dëgjuar besoj se të përndjekurit politik, i kanë dërguar peticione Bujar Nishanit të dekretojë Zhitin. Disa nga figurat kryesore të të përndjekurve politikë, i kanë bërë apel publik Nishanit ta dekretojë atë. Ata nuk janë me Edi Ramën, por me PD. Por puna është se po dalin kundër PD në këtë pikë, thjesht se PD e Berishës, Lulit dhe Sandrit, është një çetë klienteliste, që për motrën e Sandrit, i vë flakën historisë së antikomunizmit në Shqipëri. Biles kësaj fushate i është bashkuar dhe e vetmja organizatë historike shqiptarësh në SHBA, Vatra, e cila pret e përcjell Nishanin sa herë shkon për dreka e darka në SHBA. Dhe ata i kërkojnë dekretimin e Nishanit, dhe nuk janë duke thënë që fajin e ka Edi Rama. Këta të PD-së së vulës, siç u thoshte Pollo dikur, duhet të paktën t’i këshillojnë aleatët e tyre politik të mos u nxjerrin bojën.

Së fundi, ata duhet të përpiqen të gjejnë së paku një arsye shteruese përse Bujar Nishani nuk e dekreton Visar Zhitin për në Vatikan. Duhet të thonë fillimisht atë që kanë në mendje, pra që Berisha është xhindosur përse  Rama po emëron ambasadorë nga ish- deputetët dhe ministrat e tij. Pas Leonard Demit, ky është ambasadori i dytë, nga 5 gjithësej që ka emëruar Rama, që i përkasin elitës së PD. Në tetë vite, Berisha jo që nuk ka emëruar asnjë socialist, por asnjë demokrat që si përkiste familjes së tij. Duhet të kenë guximin të përmendin motrën e Sandrit, për shkak të së cilës janë refuzuar dy ambasadorë në Vatikan, njëri se ishte shumë katolik, Adrian Ndreca, e tjetri se është jo aq sa duhet katolik, Visar Zhiti.

Tani në vend që ta falenderojnë kryeministrin që po u emëron një ish- ministër të tyre, përpiqen të justifikojnë pafuqinë e Bujar Nishanit për të lëvizur vet dorën pa ndihmën e Berishës, për ta firmosur dekretin.

Berisha, i cilio qëndron pas gjithë kësaj paturpësie politike, ka mbrojtur këtë javë tre herë Shpëtim Gjikën, një bashkiak socialist, që e kanë kthyer të dënuar në dispozicion, me shpresë se po bën diversion në PS, dhe nuk ka thënë asnjë fjalë për Visar Zhitin që e ka deputet të tij. Por, ka lëshuar djalin dhe shokët e tij të justifikojnë Nishanin që nuk u hap rrugë të persekutuarve, që tenton të respektojë Edi Rama.

Ata po e trajtojnë Visarin në këtë histori si një stoli që PD i duhet vetëm nëse rri varur në qafën e Saliut, por jo si një personalitet që i duhet vendit. Në momentin që qeveria e respektoi për të tillë, ata mallkojnë qeverinë dhe harrojnë të pyesin, ore, ky Visari me kë është dakord, me emërimin apo refuzimin? Se për ta mjafton të mos jetë si stoli në qafën e Saliut, dhe nga Visar ai bëhet kusar dhe deklasohet.

41 komente në “Ta duash Visarin vetëm si stoli”

  1. Tulipani Blu says:

    Klikoni tek linku me poshte per te firmosur peticionin kunder monopolit 35 vjecar te parkimeve ne Tirane:
    https://secure.avaaz.org/en/petition/Bashkia_e_Tiranes_JO_koncesionit_te_parkimeve_ne_Tirane/?lakIdgb&pv=0

    1. Claus says:

      Shume e drejt “tulipani blu”. Mero po merret ketu e nje jave vetem me Nishanin dhe Zhitin a thua se keta jane problemi kryesor ne kete vend.

      Jane kurdisur gjerat, qe PS do te bashkoje voten me Bashen per te gllaberuar miliarda leke pa investuar nje qindarke per parkime ne qender e periferi te Tiranes.

      Shkurt nje miniere floriri dhe natyrisht qe provizionet jane ndare ne mes tyre.

      Eshte vetem nje terheqje vemendjeje per kete skandal te madh nga Mero.
      Apo ndoshta…?

      1. martin says:

        Claus ke te drejte..,problemi i kishes elbasanit dhe emrimi i Zhitit ne Vatikan na eshte neveritur.Jo vetem ato por dhe qendrimi i Rames por dhe ky editorial per here te gjashte qe i kushtohet Nishanit.Cfare tmerri ne Tirane ? Pashe videot e dinamitit te familja tahirit dhe te vjedhja e Bankes…ne te dy rastet ishin grupe apo individe absolutisht pa pervoje perballe nje policie ne gjume ne rastin e Tahirit dhe nje polici private pambarimisht idiote deri sa goditet nje roje me shpulle.

        Ne krahun tjeter gazeta Dita ka arritur inkadeshencen me rrefimet e te penduarit Izet Haxhija qe me faktet e tij berisha nuk mund te quhet kriminel por nje Frankeshterin monster.

        Per ironi ambasadori i ri per karshillek me shqiptaret ka biseduar me
        killerin Berishe per te vendosur marreveshje sipas filmit “nuk ka paqe nen ullinj”

        Nje teme e nxehte qe iku pa u ndjere ishte Dueli midis miljarderit Taci Oil ( beniaminit te Sllobodanka berishovicit) me dy gazetaret Bushati Shkullaku mbyllet me fitoren e presidentit te Parmes me nokdown.Si ka mundesi qe ky hajdut mafjoz I familjes berishes te kercenoi kaq hapur shtypin e lire .Perse EKAR-I yne nuk kerkon 80 miljon dollaret e kaparit te albetrolit qe ishte “siguruar” te banka e Santos…Pse nuk permendet me ‘cuni tirones” nga Rama ?? por e gjen eshpetimin te enveri dhe visho gazidede..

        Per te mbuluar keto krime te berishajve dhe tradheti kriminale te Ramajve shpiken shtepi gjethesh,visho ajaze,del nje Qani nga mallakastra dhe na nxorri enverin nga varri,del nje teodor karroqe nga amerika qe I hengri kockat komandantit te tij,del kardareja dhe thote qe enveri e kishte frike se po ja kalonte me namin,del bashkimi I marjetes dhe thote qe nexhmija kishte zhdukur nje fallxhore….etj etj..Keto me siper nuk jane nje rroman thriller por jane ngjarje reale qe po ndodhin ne ate vend qe po kalon ne nje cmenduri kombetare dhe duhet te dale dikush Aleks apo Albin qe ti thote Stop kesaj menxyre te pa pare.

        Pikerisht per keto probleme duhet te flasim hapur me miqte nderkombetare se pilafi nuk mban me uje.
        Nqs se populli grek pati kurajon ne 1974 te rrezoi junten e koloneleve te Jorgo Papadhopullit (ish agjent I Cias I deklasifikuar) dhe tani ne 2015 te dinastive te Miqotaqeve,Papandreve,Karamaliseve edhe populli shqiptar ka bere disa here perpjekje te hedhe junten e berishes por cuditerisht edhe kur jeta e tij ka qene per fije te perit ka dale dikush qe e ka shpetuar..Kush eshte shpetimtari I tij ?

        Shkurt muhabeti : Berisha eshte nje kllonim I dale nga muaji I mjaltit qe kishin ne vitet 80-90 sherbimet secrete dhe dipllomatike jugosllave dhe amerikane te asaj kohe.Deri ketu nuk ka asgje per tu kritikur.Por te mbrohet akoma ky monstre qe ka 25 vjet qe kryer krime te cdo lloj kategorie dhe duke I vene ne sherbim per mbrojtje don kishotin Edi Rama dhe sanco pancon Ilir Meta kjo jo vetem nuk shkon por eshte thellesisht antishqiptare.

        Skandaloze eshte dhe artikulli i fundit i sapo dale para pak minutash ku thuhet:

        Nishani i pergjigjet flake per flake Rames……

        Hajde flake hajde hajde…aty po digjet shqiperia keto po bejne beteja “legjendare” per 50m katrore ne elbasan dhe nje portofol ambasdori ne nje shtet me baze fetare….nga ana tjeter po jepet koncesioni me poshtrues ne shtetin shqiptare qe nga krijimi i tij…Turp e neveri

        Fundja fundit po me Enverin c’paten ?

        1. Claus says:

          Te pershendes per komentin tend klas, Martin.
          Respektoj mendjet e pavaruara dhe mendimin e pavarur.

          Jane fare pak si puna juaj dhe kjo eshte per te ardhur keq.
          Eshte nje makineri e rende ky manipulim mediatik, qe nuk funksionon vetem ne Shqiperi, por se vetem ne Shqiperi ingranazhet e kesaj makinerie jane si monstra te ndryshkura qe gelltisin c`gjejne perpara.
          Ndonjehere biem dhe ne vete ne keto hullinj, por shpejt mundohemi te dalim nga to.

          Pershendetje dhe kalofsh nje te diele te qete.

      2. Bad Boy says:

        Po ca skandali more lumadh per tre muaj iken Basha dhe ju vjen Shullazi. Pastaj c’do gje kalon nga ju pse beni kete tymnaj.

        1. xheJ eN Bi says:

          Skypion —

          Disa here dyshoj se mbrapa “Skypion “it fshihet Berisha si te komenti i sotem se derdh gjithe zhargonin e fjalorit banal dhe sharjet .
          Po dhe mund te gabohem se Berisha i ka kllonuar te gjithe sherbetoret e tij
          Ti perdor veset e keqia te Berishes kur shpif . Ne se Kristaq Rama ka qene anetar i kryesise te Kuvendit Popullor ,vertet kish te drejte te firmoste ,po vetem per faljen ose jo per nje te denuar me vdekje.
          Si i shkolluar qe je ,ti e di qe nje anetar i Kryesise se Kuvendit Popullor nuk mund te ndikonte ne nje gjyq si ai i Visar Zhitit , se firma e K. Rames nuk gjendet ne asnje vendim te Gjykates . Kete ti e di shume mire si dhe Berisha ,po shpifni se dikush do t’ju besoje dhe kjo eshte nje poshtersi me e madhe se ” cinizmi ” i Rames.
          Perse nuk e ze ne ndonje shkrim se Sekretari i Partise se spitalit deshmoje ne gjyq kunder Hysen Shoshorit , kur te dhembin kaq shume firmat per te denuarit politik ?

          Berisha dhe ju qe e ndiqni hap pas hapi ,jeni kaq budallenj sa Rama ju futi nje kunje me dashje apo pa dashje sa qe ju beri çarçaf si i thote populli.Po ju vut ne zbatim ate qe thote populli se do fle me mullixhiun per inat te sime vjerre.Per inat te Rames telendiset nje Visar Zhiti.

          Populli ka dhe nje shprehje tjeter kur thote se ben sikur te puth doren ,por ta kafshon ,kete beni dhe ju me Visar Zhitin.

          1. kola says:

            o Skypion ,o sal i zi
            sot nje bejte po ta qes
            ba me i pas tre cope si ti
            ne dy ve kambet e ne tjetrin dhjes

      3. Skypion says:

        Nje nder vecorite me te ndyra te Edi Rames,eshte cinizmi i tij.Eshte nje vecori qe ia njohin te gjithe,miq dhe armiq.Cinizmi i Edi Rames u be i njohur qe me 1990,kur per inat te babait komunist,therriste:komunistet ne litar! Thirrje kjo,qe nuk kishte te bente aspak me ndonje bindje e me komunistet e tjere,por me mllefin frojdian ndaj babait.Ky cinizem,me pas,njohu kulme te reja me shkaterrimin total te jetes se nje aktoreje te mrekullueshme dhe te dashur per te gjithe shqiptaret, e me mosnjohjen kembengulese te te birit dhe te detyrimeve ndaj tij, si prind.
        Me lojen e felliqur politike qe po ben ,duke perdorur nje figure te nderuar dhe respektuar mbarekombetarisht si z.Visar Zhiti,ne luften e eger qe i ka shpallur Presidentit,ky cinizem behet edhe me i zi.
        Tashme,nuk kemi te bejme me cinizmin e individit sociopat Edvin,qe fundja,le te tregohemi edhe ne pak cinike,prekte vetem rrethin e ngushte te familjes se tij,POR me cinizmin e politikanit sociopat Rama.
        Cinizmi i Rames duhet pare ne dy aspekte:si cinizem i Kryeministrit horr,qe nuk kursen asgje dhe askend ne luften e tij per pushtet e per sa me shume pushtet,dhe si cinizem i birit te babait katil,qe ne kohen e diktatures persekutonte artiste si Zhiti.
        Sa i perket aspektit pare,kjo eshte e qarte per te gjithe.Por sot u be edhe me e qarte se kurre me pare.Editoriali i zotit Baze e ben te qarte.Ashtu sic dihej,dhe sic e kam thene vazhdimisht,cdo sulm politik i Rames,paraprihet nga nje i tille mediatik i Tema-s,dhe i zotit Baze.Edhe ne gazeta te tjera,natyrisht,por ketu mese shumti.Ne nje lloj gabimi frojdian te pashembullt,analisti yne i nderuar,pohon qe “ky debat u hap fillimisht nga gazeta Tema”.Ne fakt,nje pohim te tille,zoti Baze e ben edhe per debate te tjera te hapura pikerisht ketu.Dhe,njerezit pyesen:po si ka mundesi qe cdo “debat” hapet pikerisht ne gazeten e analistit tone te nderuar?!Pse eshte i tille,dmth i nderuar, valle?!Ndoshta,por shumica derrmuese e shqiptareve qe lexojne shtypin,jane te bindur se kjo vjen per shkak se kjo eshte gazete e partise,e qeverise,e Rames.
        Ato qe nuk mund t’i thote Rama si kryeminister,i thote Merua yne si gazetar.E pasi hidhet pislleku nga Merua,atehere hyn ne loje Rama,i cili kete pisllek e riciklon dhe jua jep per konsum idioteve te dobishem,trushkulurve dhe trushpelareve.
        Sa i perket aspektit te dyte,ky eshte edhe kulmi i vertete i cinizmit ndaj zotit Zhiti.Edi Rama perdor ne intrigen e tij emrin e nderuar dhe te respektuar nga te gjithe te artistit tone.
        Edi Rama – i biri i Kristaq Rames,i ketij skulptori katil,qe pat denuar me firmen e tij kriminale nje poet kur diktatura po jepte shpirt,qe pat denuar me firmen e tij edhe shume e shume artiste e njerez te tjere te pafajshem si Visa Zhiti – sot,ne kohe te demokracise,po i ben Visar Zhitit,ate qe edhe babai i tij kriminel nuk do te mund t’ia bente:po don t’ia perdhos emrin,dinjitetin.Dhe po e ben pa meshire.
        Babai me shoke e burgosen,por dinjitetin nuk ia neperkemben dot – i biri i babait po don t’ia neperkemb kete dinjitet.
        I biri,po ia kalon babait.
        I zene ngushte nga fatkeqesia e madhe qe i ka rene mbi koke(ikja nga kjo jete e te birit te dashur,te vetem),eshte e veshtire dhe shume e dhumbshme te shikosh nje njeri fisnik si zoti Zhiti qe ka rene ne nje kurth intrigash,ku bien vetem shpirtrat e paster e te medhenj.
        Ka patur ca reagime te zotit Zhiti.Ato kane qene reagime tipike te nje shpirti candid qe gjendet krejt papritur i rrethuar nga shpirtra te lig qe i bejne me shenje,e joshin,i lepihen,i qeshin e zgerdhihen.Eshte kjo arsyeja,sepse ka patur ca shkrime nga gazetaret dhe intelektualet e majte te pushtetit,ku kritikohej ,megjithese bute,reagimi i zotit Zhiti.Eshte kjo arsyeja,se pse e ben kaq te lige,te pashpirt,te ndyre,te poshter intrigen e Edi Rames.
        Urtesia mijevjecare thote:nje njeri qe nuk do babain e vet,djalin e vet,familjen e vet,nuk mund te doje askend.
        Nje njeri qe ka dashur te shohe te atin te varur ne litar si berr,nje njeri qe nuk ka dashur t’ia shohe syte te birit(dhe kur ia pa ,ia pa per hir te karrieres politike,me nxitjen e parreshtur te kolegeve te tij),nje njeri qe ia ka shkaterruar jeten nje engjelli te skenes shqiptare,nje njeri qe ka rrahur publikisht grate e tij si te ishte tutor prostituash – pra ky zemerkatran,ky katil si mund te na e dashka Visar Zhitin tone??!!!

        1. Elite says:

          Eke shkrujt si hartimet e partise se sumes

    2. mavromati says:

      Kam qene ne fillimet e levizjes studentore ne vitet 90′ dhe u largova qe ne javet e para te saj sepse u kllonua ne embrionin e saj.Pas 25 vjet shoh me trishtim qe jemi kthyer ne vitet 20-30 te shekullit te kaluar dhe i vetmi qetesues eshte te lexosh “Anes Lumenjeve” dhe te pyesim :A do clirohet ai vend
      DERDEDERET,……berishajt
      FAJDEXHINJTE,….fmn,bb
      JABANXHINJTE…..ambasadoret
      BEJLERET………karaosmanllinjte

      Arratisur, syrgjynosur,
      rraskapitur dhe katosur
      po vajtonj pa funt, pa shpresë,
      anës elbë-s, anës spree-së.
      ku e lam’ e ku na mbeti,
      vaj-vatani e mjer mileti,
      anës detit i palarë,
      anës dritës i paparë,
      pranë sofrës i pangrënë,
      pranë dijes i panxënë,
      lakuriq dhe i dregosur,
      trup e shpirt i sakatosur.

      se ç’e shempnë derbederët,
      mercenarët dhe bejlerët,
      se ç’e shtypnë jabanxhinjtë,
      se ç’e shtrythnë fajdexhinjtë,
      se ç’e pren’ e se ç’e vranë,
      Ç’e shkretuan anembanë,
      nënë thundrën e përdhunës
      anës vjosës, anës bunës.

      Çirem, digjem i vrerosur,
      sakatosur, çarmatosur,
      as i gjall’, as i varrosur,
      pres një shenj’ e pres një dritë,
      pres me vjet’ e pres me ditë,
      se ç’u tera, se ç’u mpaka,
      se ç’u çora, se ç’u mplaka,
      lark prej vatrës dhe prej punës,
      anës rinit, anës tunës.
      Çakërdisur, batërdisur,
      përpëlitur dhe zalisur,
      ËndËronj pa funt, pa shpresë,
      anës elbë-s, anës spree-së.

      dhe një zë vengon nga lumi,
      më buçet, më zgjon nga gjumi,
      se mileti po gatitet,
      se tirani lebetitet,
      se pëlcet, kërcet furtuna,
      fryhet vjosa, derdhet buna,
      skuqet semani dhe drini,
      dridhet beu dhe zengjini,
      se pas vdekjes ndriti jeta
      dhe kudo gjëmon trumbeta.
      ngrehuni dhe bjeruni,
      korini dhe shtypini,
      katundar’ e punëtorë,
      që nga shkodra gjer në vlorë!

      ky ilaç e ky kushtrim
      më bën djal’ e më bën trim,
      më jep forc’ e më jep shpresë,
      anës elbë-s, anës spree-së.
      se pas dimrit vjen një verë,
      që do kthehemi njëherë,
      pranë vatrës, pranë punës,
      anës vjosës, anës bunës.

      1. Para Laci says:

        Sa na kishte marr malli per kte poezi. Te lumt o shoku. Te pakten shqiperia s’po rrin ven numro… Po ecim mbrapsht por po ecim!!!

    3. ashiqare sehir says:

      Si thua ti zoteri qe anet e rrugeve te mbushen me makina varrezash qe i perdorin si magazina rraqesh,apo me makina me tabelen SHITET?
      Ky koncesion duhet bere menjehere.

      1. black_lion says:

        Fakti qe bashkia aktuale eshte e paafte apo qellimisht neglizhente per te menaxhuar parkimet publike ne Tirane, nuk eshte justifikim per ti falur miliarda nga xhepat tane Vjollces se Topit dhe kunatit te Lulit.
        Me pak vullnet mund ta menaxhoje vete bashkia dhe taksat te kalojne per permiresimin e infrastruktures te Tiranes.

    4. MENTORES says:

      Tulipani blu
      Une e firmosa peticionin por nuk eshte i plote. Duhet te fillojme nje levizje shoqeruese, ndoshta nje nisme ne rrjetet sociale me qellim TE BOJKOTOJME DIGITALBIN!Meqe Vjollca e Tanit te Vropit po na ve gjobe te gjitheve, une mendoj se mund ta godasim aty ku e kemi ne dore. Ta shperndajme edhe kete ide.

      1. black_lion says:

        Ndoshta e meriton Vjollca t’ia besh kete, por nuk do i bente nder vizionit dhe qellimit te Tanit (ndjese paste) per te shperndare gjuhen shqipe ne cdo shtepi me shqiptare anembane botes.
        Besoj qe do te mjaftonte nese peticioni arrin pjesemarrje “alarmante” per pushtetin, per t’i dhene sinjalin qe lakmia e tepruar denohet.

  2. Fronti Demokratik says:

    U lodhe shok, u lodhe… Te lodhen kulaket! Por ti, vazhdon e vazhdon i paepur… Po! Ne sherbim te popullit, kunder rrreaksionit!

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Nishani firmos vetem kur mbush borderon e rogave !

  4. dgorezi says:

    Visar Zhiti eshte Presidenti I ardhshem I Shqiperise.Kete e di t Mero por e di edhe Saliu ,prandaj po pregagit terenin ne PD per sharjet dbe llumin qe do leshoje.Se Visari nuk eshte Nishani nje asgje +Sali ,Ai ka qene Dikushi ,dhe sakrifikoi moral per td ndihmuar PD.Por PD si pasardhese e sigurimit te shtetit ,e urren Visarin dhe te denuarit e tjere politik ./

    1. Petro says:

      dgorezi- asnje presje nuk te shtohet.

    2. Bureto says:

      E drejte! Ne listen e deputeteve te Sali Berishes ne zgjedhjet e fundit, ishte me lart se Visar Zhiti, i neveritshmi Kaçi i Zi(vetem se bashkoi votat me te kur ishte kryeminister ndryshe rrezohej) dhe per kete u shperblye. Kete e ka pohuar publikisht vete Kara Kaçi. Atehere ja qe nuk i qan zemra Saliut per personalitete si Visari dhe shume te tjere para tij, te cilet i ka flakur pameshire kur nuk i duheshin më. Kjo monster sot po luan fort duke patur ne dore firmen e presidentit, duke mos qene më vete i tille. Dhe kete fatkeqesi kombetare jemi te detyruar ta vuajme sepse dyshja Rama-Meta nuk po munden, apo nuk duan ta shperbejne. Çfare iu deshen 84 votat atehere, per doganat, tatimet, OSHEE? Edhe keto duhen por nuk jane te parat qe duhej te ishin ne liste. I pari eshte ndertimi i shtetit dhe i institucioneve kryesore te tij, ne krye te te cilave qendron drejtesia. Piruetat dhe sperdredhjet e te dyve dhe e ministrit te Drejtesise se Ilir Metes, nuk na cojne asgjekundi. Te duket sikur po bejne sidomos meta lojen e Saliut. Pse jo, kur te dy kane qenë lidhur me shume afera politike te pista deri ne 1 prill 2013. Rama ose duhet te qendroje fort ne premtimet e tij (kam ndjesine se do vertet t’i realizoje)dhe t’ia kerkoje mbeshtetjen Metes qe po luan ne prapaskene rolin e skuthit dhe ta veje ate ne pergjegjesine qe kerkon koha. Perndryshe te prishi alencen me te dhe vendi te shkoje ne zgjedhje te parakohshme. Tani nuk kam më ndjesine, por bindjen se Rama fiton dhe i vetem, ndonse jo me me 84 vota, por te pakten nuk do te kete neper kembe klanin dhe partine e Ilir Metes. Kemengulja e Rames per te bere disa gjera qe i ka patur ne dore besoj se kane krijuar bindjen ne popull, se ky po te mos kete duart e lidhura, mund te beje me shume. Per kete duhet provuar, duke mos patur shkopinj ne rrota, apo gure neper kembe. Ketu jemi pastaj dhe le te shohim. Po nuk i beri, zgjedhjet per fat kryhen shpesh. Le ta shporrin edhe ate si Berishen. Por e perseris Berisha kendon si gjeli ne maje te plehut se ne prapaskene ka mbeshtetjen e Ilir Metes. Kjo eshte bindja ime dhe do te isha i lumtur te isha i gabuar, nese koha do te vertetoje te kunderten.Shqiperia duhet pastruar nga keto klika mafjoze sa nuk eshte vone.

  5. Doku says:

    Mbani sehir. Lereni te rritet perbindeshi frangaj dhe do shihni se krueministrat qe do vine e do ikin, do jene vetem kukulla , marioneta te tij. Qenia me pa skrupuj , pa moral. Me vetem nje qellim ne jete , te perdpri cdo mjet per te bere para e pushtet.Jepi frangaj , ke teren me se te pershtatshem!!!!!!!!!!

  6. lufter says:

    Kjo ngjarje poshteruese e ka emerin sali,bujar,basha,paloqe etj.Si ka mundesi te katandisen kaq turperishte me kete refuzim kur gjithe mendimet ane e kend brenda dhe jashte shqiperise jan pro emerimit te Visarit si ambasador.Duhet gjetur nje ndryshim ligjor dhe te tejkalohet detyrimisht Nishani.

  7. qytetari says:

    Late kokrren e namit me kete ceshtje!
    Turp t ju vije te gjithe juve qe nga presidenti,kryeministri e te tjere me radhe qe duke u hequr si dashamires te tij keni kaluar cdo kufi te respektit per personin po e perflisni tjetrin pa pushim duke dhene secili pazarin e vet sipas grupimeve politike .
    Lereni tjetrin te qete dhe vazhdoni merruni me njeri tjetrin se ne te vertete keni shume per ti thene njeri tjetrit.

  8. bato says:

    Bujari varet nga Saliu. Saliu varet nga Sandri. Sandri ka parate, korrupsionin, fijet qe lidhin te gjithe ndyresirat e PD dhe te berishes. Visho, Leska, LLalla, e dhjetra drejtore te tjere varen nga Berisha, nga Sandrinoja i Klanit. Vaj medet o Rilindjje qe nuk ke fuqi te cash kete ferre korrupsioni.
    Persa i perket Visar Zhitit( muk e njoh fizikisht), une do i propozoja parlamentit te 84 votave qe ta propozonte per PRESIDENT te Shqiperise! Dhe jo ne vitin 2017, por ne qershor te behet referendum per presidentin qe te zgjidhet nga populli. Visari fiton voten popullore.

  9. Burgagjiu says:

    Po pse nuk e dvet ti zotni kyt visarin vet ? Dvete njeher me ka asht me dr berishen a me ikyt tjetrin. Se bela s.po e din as aj vet.

  10. plaku says:

    qytetari,
    Mendoj qe sapo “ky tjetri”, pra zoti Visari, vendosi te behet njeri publik,deputet i pd-se etj. ai ka pranuar qe mediat ti thone edhe se sa e ka numurin e kepuces. Te behesh njeri publik ka çmimin e vet. Politika ne fund te fundit eshte nje pazar qe te jep ose merr cmimin nje here ne kater vjet. Ne poltike ka vetem interesa dhe jo besnikeri, Besnik eshte vetem qeni. Duhet te dish se Politika nuk ka moral dhe eshte shume labile, prandaj mendoj se Mero ben shume mire qe shkruan per keto gjera, gje qe ne fakt eshte edhe Puna e gazetarit, pra te kritikoje gjerat qe bejne mu dhe qe tju jape mundesi qytetareve qe ti kuptojne me mire gjerat.

    Pershendetje

  11. Kadiu says:

    Mero te pershendes. Deri ketu je pik fare por do te ishte me mire te afroje ne gazete gazetare opinioniste me aftesi analitike ne fushen e financave dhe ekonomise.Ndersa shqiptaret e varfer meren me politike dikush nen rrogoz po ben kerdine me vjedhjen e pasurive te shqiptareve. Fasada gazetareske me histori melunesh duhet te kete me pak. Idiotesite e bujar nishanit ja vlen te publikohen por jo te marrin me shumice faqet e gazetave. Sot eshte lufta per buken e gojes Mero prandaj ka ardhur koha te lihet me shume hapesire denoncimeve te krimit ekonomik. Ne meremi psh me lajmin qe Berisha nuk e ftoj te fejuaren e Shkelzenit as per Shen Valentin por nuk meremi se sa para kontrabande ben Shkelzeni dhe se si kjo qeveri matufe as qe kujtohet te merret me kete gje. Por per cfare eshte qeverisja pastaj? Nuk po zgjatem ketu per penalitete e mangesite e prokurorise por po flas per TATIME per ARINJTE.

  12. Petro says:

    Visari po te jete tamam burre, vihet ne krye te nje grupi tjeter kunder te dy grupeve te dale nga mitra e zeze e PP Turp e faqe te zeze, ju doli boja te fisniket e vertete te Shqiperise

  13. Shaqo says:

    Une nuk e di se cfare lloj koke dhe nervash keni Ju zoti Baze, por te jesh nen presionin e dy kafsheve politike, si Berisha dhe Rama dhe te mos bjere hemoragji cerebrale,Nishani qofte ai qe eshte si e perballon. Sidoqofte, une ve bast se zoti Nishani nuk e ka te gjate. Kjo jo vetem per arsye shendetesore. Nishani e di mire, se po te dekretoj Zhitin ne Vatikan, perkrahja e PD per te vdiq. Dhe nje president pa perkrahje eshte kufome politike. Rama as qe do t’ja dije jo per Zhitin, por edhe per Zahon, perpara karriges kryeministrore. Megjithate, ajo qe te habit qendron ne faktin, se, ndonse te gjithe e dine qe pas vendimit te Nishanit fshihet Berisha, askush nuk e ze ne goje kete fakt. Te jete valle se ka arsye te tjera dhe ne kete rast Berisha dhe Rama jane bere bashke per ta larguar?

  14. !!!!! says:

    Mero tashme cdo dite e me teper behet me skandaloz ne shkrimet e tij ,me influence politike.Patjeter Zhiti duhet te dali jashte Shqiperise me nje funksion ??? Vetem jashte jane privilegjet e njerzve me vlera ne Shqiperi?
    Na kane hikur gjithe ajka e Shqiperise Jashte Shtetit dhe na kane mbetur halabaket ,si mundet ky vend te zhvillohet ???
    Mendoj qe keta duhet te zene pozicione me te rendesishme ne qeveri ku mund ti sherbehet vendit me mire .O POPULL NUK JU DUKET SKANDALOZE QE VENDIN E UDHEHEQIN DROGMENET ,MAFIOZET DHE BIZNESMENET ,NDERSA ELITA E SHQIPERISE
    NUK KANE ASNJE FUNKSION POLITIK.

  15. Aron says:

    Te jete Berisha shef opozite, Rama kryeminister dhe te jesh President? Jooo! Ky eshte mallkim nga zoti! Nje pozicion te tille nuk do t’ja uroja as hasmit.

  16. poeti says:

    BUJAR NISHANI DIHET QE ESHTE “KAPTERI” I ENVERIT DHE I SALIUT, POR TANI BEN MIRE QE NUK DO TE JETE EDHE “KAPTERI” I EDVINIT.

    Edi Rama perpara se te dale sheshit dhe te bleje INDULGJENCA mesjetare pafajesie nga te perndjekurit politike duke e bere Visar Zhitin si nje LOLO ne syte e Botes, me pare pra ky kryeminister qe “qan” me lot krokodili nate e dite per te perndjekurit politike le te beje disa gjera qe nuk i perkasin fese dhe besimit, as politikes dhe mashtrimit pushtetar albanez, por i perkasin MORALIT evropian si me poshte vijojne:

    – t’i kerkoje popullit zyrtarisht dhe publikisht falje per krimet e komunizmit si kryetar i PS-se qe trashegoi Partine e Punes.
    – t’i kerkoje falje popullit qe ka 2 vjet ne pushtet dhe nuk ka ndeshkuar Saliun dhe banden e tij vrastare dhe kusare, perkundrazi e la Fullan Kusarin te lire qe te haje ne qetesi tavat e peshkut.
    – t’i heqe titullin e REZILIT Enver Hoxhes qe e mban si HERO te popullit
    – te prishe Piramiden e tij famekeqe ne mes te Tiranes alla Kolaneci
    – te gropose perfundimisht 29 nentorin e ZI jugosllav me MURTAJEN bolshevike
    – te mos vajtoje si kukumjacke pylli per LANC-in kriminal te Enverit
    – te mos perpiqet te rishkruaje historine me enveristin Paskal Milo
    – te mos ndertoje vila famoze ne kerrthize te Dajtit me “materiale te varfera” kur po i ras brenda mjeranet qe nuk paguajne dot dritat.
    – te edukoje me moralin e BE-se deputetet dhe ministrat e qeverise se tij qe te mos bejne homazhe me fotografine e MONSTRES Enver Hoxha ne dore qe Shqypnia te mos konsiderohet nga Bota si nje fis prej Afrike ZULU.
    – te mos dekoroje kriminelet dhe bashkepuntoret e Enverit me medalje trimerie.
    – te mos emeroje ne administraten publike dhe si ambasadore pinjolle te nomenklatures gjakatare te Enver Hoxhes si nje obligim i vendit tone per antarsimin ne BE.

    A e shikon o Mero Baze sa gjera ka per te kryer Edi Rama perpara se te dale si nje BOS qe kerkon te bleje INDULGJANCA mesjetare pafajesie per te perndjekurit politike te Enver Hoxhes?

    Visar Zhiti po te kishte pak dinjitet duhet t’ja kishte refuzuar vete Edi Artistit emerimin e tij krahas nipit te Tefta Camit si nje REZIL i Shqypnise ne syte e Botes.

  17. mali says:

    Mero ,nepermjet trajtimit te kesj ceshtjeje te mosdekretimit per ambasador te poetit dhe te persekutuarit Visar Zhiti nga ana e jarit,eshte zbuluar perpara opinionit loja e ndyre qe ben Berisha me Jarin zvarranik qe s,u ngrit dot ne kembe e te eci vete ,por mbeti ta marrin per dore si nje sakat i parehabilitueshem,pa shtylle kurrizore dhe qe perdor per te bindur te pabindurit ne shumice se nuk ka gje me kandidatin per ambasador por e ka me Ramen qe e propozon pa i marre leje jarit ,sepse dihet qe ku klloun s,vete dot as ne banje pa lejen e tij e jo me te miratoje nje ambasador te krahut te PD-se pa lejen e sales.Merre me mend se c,president e kryeminister e ka drejtuar per kaq vite kete vend qe u dashka miratim i keti te currufjapsuri,bastardi qe tere kohen ka drejtuar e zbatuar skenare te UDB-se duke i sjelle vendit vetem fatkeqesi e s,do te duheshin shume fakte nga ato qe i di mbare populli si 97-en,Gerdecin 21 janarin kriminal,vrasjen e 4 qytetareve,shitjen e detit,por vetem deshmia e nje i cili si deshmitar okular e me besniket e tij deklaron se ai qe perdori tritolin ne keto vite eshte Sali Berisha dhe falangat e tij qe i pergatiten,sic shprehet Haxhia ne Dajt per te hedhur ne ere jugun e Shqiperise,Vloren dhe duke mbjelle terror edhe sot e kesaj dite ne Tirane e kudo.Eshte Saliu burimi i se keqes se madhe e kercenues real i sigurise kombetare.Kur ky njeri sic thote Haxhiaj bashkepunonte me kriminele te sjelle edhe nga Kroacia e me mbeshtetje nga miqte e tij, si Tom Berisha ,Bukoshi e hordhia ,batalone te stervitura nga UDB-ja,mosmiratimi i poetit Zhiti per ambasador s,eshte asgje e frikshme,prandaj ju gazetaret,analistet,politikanet e cdo krahu,mazhoranca ne vecanti duhet t,i marrin ne konsiderate akuzat qe ben nje nga njerezit me besnik te Berishes i cili per shume arsye ka deklaruar vetem 5% te krimeve ne te cilat Saliu ka qene urdheruesi, zbatuesi ose dhe i nenshtruari ndaj kerkesave te Sllobodaneve ne sherbim te te cileve eshte vene kush e di sa kohe para viteve 90,prandaj jo vetem qe duhet t,i cirret maska e te dali lakuriq ,por dhe te ndeshkohet.Ndoshta do te duhet qe qeveria te kerkoje ndihmen e BE,por nr vecanti te SHBA,-se e ne vecanti te Obames te cilit duhet t,i dergojne nje raport te hollesishem per tr,ia bere te ditur portretin e vertete te tij ,sepse dhe ne Amerike ka qe e mbrojne..Izolimi i tij do ta cliroje kete vend nga kjo e keqe e madhe.

  18. 21 says:

    o nastradini I leshit dhe sapunit rrojes

    ,teorikisht I ke ne rregull ato qe thua,por je personi I gabuar se ti I perket atij brezi te KARA OSMANEVE,

    – luftuat plakun e vlores me haxhi qamilet dhe esat pashe tradhetaret dhe ishit bedelat e sultan neshatit dhe perzute princ vidin e europes

    -vrate bajram currin,luigj gurakuqin,hasan prishtinen,avni rustemin perzute Nolin dhe ajken e inteligjencies dhe prute zogun e kurves nga beogradi me rusete bardhe te vrangelit

    -u bashkuat me vone me italianet qe I pritet me lule si clirimtare dhe cuat kuroren e skenderbeut te mbreti shemtaraq xhuxhmaxhuxh I italise.

    -ja futet dhe italianit nga mbrapa dhe u bashkuat me xhaferr devat dhe vrate pas shpine vellezerit tuaj qe habitet dhe vete gjermanet me kanibalizmin tuaj.

    -ishit ju “mender baballaret e kombit “ qe enver hoxha ju perzuri si lepuj,pra ishte tradhetia juaj qe ja la pushtetin tarrasit

    -si lavire te ndyra shkuat ne Beograd dhe athine qe u bête si kavie eksperimentale nga serbet dhe greket dhe aleatet eksperimentues dhe kryet terror me banda diversantesh dhe ja u futi tarrasi perseri

    -edhe ju qe ngelet ne shqiperi edhe pse hidhnit ndonje kapsolle kunder enverit ai nje pjese I bere “trenazh” neper burgje,pjesen tjeter e bere spiune qe kryen pune te shkelqyer kundra shokeve te tyre si ai Kasaruhoja ai shoku yt qe edhe perkthenit veprat e xhaxhit dhe spiunot shoket tuaj

    -edhe pas 90’ ishit ju qe prute djallin berishe ne pushtet dhe kur e pate pas 25 vjeteshqe ja u futi nga mbrapa thoeni se ka qene komunst

    -ishe ti o vemje qe ne greven e urise se te perdjekurve politike ne tetor 2012 kur shoket tuaj digjeshin si murgjit e tibetit ju I conit kartoline shtrigut berishe.

    Pra sa me siper ju nuk keni asnje lloj morali ti kerkoni llogari as saliut ,as enverit se ju I prute ne pushtet pasi jeni vetem qenie te mjera qe per 70 vjet kakarisni prapa ferrave

    NXIRRE KOKEN NASTARADIN KARAOSMANI TE NJOHIN NJERZIA CFARE GJARPERI JE,

    sipas teje le te ngrene lapidarian

    hamza kastriotit
    ballaban pashes
    sultan novruzit
    haxhi qamilit
    esat pashe toptanit
    shefqet verlacit
    koci xoxes
    hamit matjanit
    xhaferr deves
    panajot plakut
    fecorr shehut
    damir fazllicit
    nikolla gaxojnit
    doris pack-ut
    gollsbrukut
    trafikantit dhe gopi somes.

    Prandaj nastradin leshi nxirre koken si ish fashist I duces dhe spiun I enverit.Shqiperia eshte kthyer ne Kolumbi dhe si Sicilia e viteve 60-70 dhe jo Rama por dhe Obama eshte I pafuqishem te rindertoje ate vend..

    Vetem ai karaduzi I argjirokastres I vinte hakut atyre shqyptareve te tu si dhe atyre malesorve dhe xhambasdoreve qe e kane “dhi punen”

    Koha e enver hoxhes ishte nje periudhe e veshtire por ne krahasin me kohen e sotme dhe te zogut te kurves ajo ishte e keqja me e vogel..por e keqja me e madhe eshte se ti nastradin leshi po ja shton lavdine asaj kohe.

    Ne vend te merresh me super krimin e Lul Udbashin per pushtimin e rrugeve te Tiranes per 35 vjet me keq se fashizmi dhe komunizmi bashke ti merresh me kockat e enverit si nje kanibal.

    HARROJE ENVERIN

    TI BASHKE ME PARINE TIRANES,TE PERNDJEKUTIT POLITIKE +VISARIN DHE DIPLLOMATET EURO ATLLANTIKE JENI ARKITEKTET ME TE MEDHENJ TE RINGRITJES SE FIGURES SE ENVER HOXHES SI NJE PROFET..JO PER MERITE TE TIJ OSE IDENE TIME POR PER MERITEN TUAJ..

  19. Daniel says:

    Bujar komunisti ky vetem preidet nuk eshte

  20. ALBAN DEGA says:

    Opinione

    NJE PRESIDENT VAJMEDET…

    – Bujar Nishani ofendon edhe vete injorancen

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Qesharak…Injorant deri ne idiotesi… Cinik deri ne cmenduri…Krejt sakat nga truri…
    Presidenti i Shqiperise, Bujar Nishani ofendon, fyen edhe vete termin injorance me argumentet e tij prej injoranti total. Cfare mund te presish tjeter nga nje president total failure… Deshtim i tere.
    Cfare thote Presidenti per mosdekretimin e Visar Zhitit heren e pare e mohon heren e dyte… Jo pas nje viti por vetem pas nje jave Cfare thote heren e dyte e e pergenjeshtron heren e trete. Jo pas nje jave por pas dy ditesh…
    “Qeveria nuk eshte konsultuar per kete emerim” tha Nishani. Pasi i doli kallai dhe u diskretitua ne sy te shqiptareve dhe nderkombetareve heren e pare flet si e jema e Zeqos ne maje te thanes heren e dyte.
    Heren e trete nuk di as cfare thote. Si duket nuk ka arritur te kuptoje as udhezimet e bosit te tij, kryepresidentit Berisha.
    I ngazelluer e i ndersyer nga Berisha i versulet si nje qen i cartur Berishe kryeministrit, qeverise, medias…. kujtdo qe demaskon e dencon marrirat e tij idioteske
    Presidenti Bujar Nishani orvatet te heqe e te shese veten me prift se vete Papa. Sipas “Papa” Nishanit, Visar Zhiti paska permendur inkuizicioin.
    Vete Kisha Katolike dhe shume pape te Vatikanit e kane permendur dhe e kane denuar inkuizicionin.
    Vete Papa… Vojtila, Papa Benedikti dhe se fundi Papa Francisko kane denuar dhe bile edhe ndeshkuar mekatet e disa prifterinjve po katolike per pedofili, korrupsion, blasfemi….
    “Papa” Nishani denoncon dhe ndeshkon Visar Zhitin, viktime e inkuizicionit komunist, per ….per…. per se paska permendur fjalen inkuizicion.
    E kur !? Po ate dite e pikerisht kur gjykatesit e tij urdherojne prishjen e Kishes Katolike ne Elbasan per t’ia leshuar trollin bashkeshortes se tij dhe Karaosmaneve te Portes se Larte te Stambollit
    Zot na ruaj mendet e kreseperballe ketij presidenti pa mend ne koke !
    Mjere Shqiperia per kete palo- President qe ka. nje President Vajmedet me vota te trafikuara. Me minimumin prej vetem 71 votash te shitblera nga Berisha e Mafia e tij me antishqiptarja ne historine tone kombetare qe e rrenuan mbi tri here kete shtet.
    Nuk di cfare pret kjo mazhorance me mbi 84 vota te cilesuara e vulosura nga vullneti dhe vota e lire e popullit per ta shkarkuar menjehere kete fosil te Sali Berishes ne krye te shtetit shqiptar!?
    Behet fjale per nje milione vota te shqiptareve!!!
    Bujar Nishani ofendon edhe injorancen me idiotesine e tij.
    Zot falia mekatet… Ai nuk di cfare ben i gjori, do te thoshte Mark Antoni po te ishte gjalle…

  21. SKORPION says:

    I fiksuari Mero,gam gam gam gam.Ne shoqeri ska tjera gjera.Vetem po ta lexosh titullin e kupton se kunder kujt e pro kujt ne menyre finoke shkruan.

  22. lektori says:

    Leksion modest per komentuesin J.N.B

    Nuk ka asnje faj komentuesi Skypion per ato qe thote.Jemi ne ekonomi tregu qe eshte njelloj me ligjin e xhungles.Ne kete rast supermiljarderi berishe paguan analiste te tille sikur dhe paguan killer me pagese ose tritolvenes kamikaze ose me pagese per te eleminuar kundershtaret si Al Capone.
    Problemi me i madh sot eshte se Edi Rama ka kapitulluar totalisht sepse tradhetoi votat cudiberese te 23 qershorit sepse nuk kembenguli per krimet e 21 janarit,gerdecit,haklajt por i mbylli ato me turp.Krimet e perbindeshme te berishes si kalimi i borxhit public mbi 66%,borxhin ndaj biznesit brendshem nje miljard dollar,demet e Cez-it mbi miljon dollare,krimet me albetrolin ,me gjysem miljoni ndertime pa leje,kthimin e shqiperise ne parajse droge qe nxirrte mbi 5 miljarde dollare fitime zoti Rama i mori persiper qe do te thote nje hara-kiri qe fundi do jete teper i shpejte.
    Nqs nuk e keni vene re ardhjen e Tom Ridges para dy –tre javesh mikut te Damir Fazllicit dhe takimi i tij koke me koke me antishqiptarin berishe eshte e lexueshme qe ka filluar nje rrezim “inteligjent” te Rames si ne 1991 dhe 2005 te Fatos Nanos.
    Prandaj dhe inskenohen beteja legjendare me nishane,zhite,vatikane,.
    Thjesht Skypionin duhet te falenderojme se eshte si kukuvajka qe parajmeron zine…ikjen e Rames me turp dhe per here te trete te presim saline..
    Mendoj se komentuesi “mali” ka bere nje koment domethenes qe ka lidhje me SHBA..Duhet ti drejtohemi zyrtarisht dhe miqesisht aleateve tane te medhenj qe ti themi te arrestojne kriminelin berishe qofte si armik apo ish mik te tyre..nje cerek shekulli nen pushtimin e saliserbit jane shume..
    Jemi ne pritje kush do jete Arben Broci ose Azem Hajdari i rradhes..mbi kafken e te cilet do inagurojme per here te trete rrethimin dhe pushtimin e trete te Krujes nga talebenet berishiste..

  23. zorba says:

    Nje loje politike e pandershme me orkestror nga te dyja krahet qe per nje poet jane te pshtira e nuk merren ne konsiderate,heshtja dhe NO koment e poetit shpjegon gjithcka.Ne e duam dhe e njohim si poet,ai ka nje shpirt poeti ne te gjitha punet e tij shum pushtetare nuk mund ta kuptojne,emerojne e ndihmojne kur nuk kane nje shpirte artisti.
    Eshte e kote dhe mjeruse monopolizimi i nje poeti se aktoret behen te mjerushem e antipatik

  24. AnastasPjetri says:

    Kapter Bujari qe mbeti gjithe jeten ushtar.

  25. llazari says:

    ok o mero baze gazeta tena por dhe nentitujt e gazetes tema jane aktuale .por jeni vetem ne pasqyrimet e ngjarjes me realitetet .sepse nuk ka perendi ta caj kete gjendje te krijuar .e keqja me e madhe eshte se vazhdohet te fshihen gjerat me sllogane politike qe nuk kane asnje vlere ;; me respekte gramozi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje