Kur opozita “hyn në ujë”!

4 Shkurt 2015, 20:50Editorial TEMA
Kur opozita “hyn në ujë”!

 Nga Mero Baze

 

Qeveria dhe opozita janë përfshirë në një debat në distancë, lidhur me gjestet simbolike të opozitës për të ndihmuar zonat e përmbytura dhe atë që konsiderohet si “shou” politik në fatkeqësi të tilla.

Në një koment të tij rreth kësaj situate, kryeministri u angazhua se qeveria do të jetë më pak prezente në ekrane dhe më shumë në terren. Ndërkohë, kryetari i opozitës mblodhi Grupin Parlamentar dhe bëri thirrje për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, pasi u kthye nga njëra prej zonave të përmbytura në jug.

Në të vërtetë, në situata të tilla, solidariteti nuk bën dëm. Edhe gjestet e opozitës që çojnë disa pako ushqimesh, nuk mund të kritikohen. Por, ajo që irriton njerëzit në këto raste, është një lloj përpjekje për ta përdorur solidaritetin ndaj njerëzve në nevojë, si një vazhdim të betejës politike.

Në situata kur vendi përfshihet nga fatkeqësi, debati politik fokusohet vetëm për gjëra të rëndësishme, që mund të kenë ndikim mbi situatën.

Në rastin konkret, banorët nuk presin shumë gjëra nga politika dhe në fakt nuk kanë çfarë presin, sidomos nga opozita. Ata presin ndihmë nga pushteti dhe nga solidariteti i mijëra qytetarëve, qofshin këta edhe opozitarë që duan t’i ndihmojnë.

Ndihma e opozitës në këtë rast është shumë e mirëpritur, por mënyra si ajo serviret nuk është përpjekje për t’u dëshmuar si ndihmë, por përpjekje për të dëshmuar një pushtet paralel. Disa detaje qesharake të ngritjes së Shtabeve të Emergjencës nga PD-ja apo administrimi ndaras i ndihmave, nuk është solidaritet, por thjesht politikë që vë në siklet gjithë palët, sidomos ata që ndihmohen.

Për të qenë serioz, duhet të themi se situata në Vlorë dhe Fier nuk është ende në kufijtë e mbijetesës, por është një situatë me plot probleme që duhen menaxhuar me kujdes dhe operativitet. Në këtë rast, opozita do të bënte shumë punë sikur të forcohej pranë Shtabeve zyrtare të Emergjencës dhe të jepte ndihmën e saj, qoftë dhe fare simbolike. Në këtë rast vlen më shumë solidariteti se sa makaronat. Por, edhe nëse nuk ka mundësi të shkojë në terren, le ta bëjë mbështetjen ndaj zonave të përmbytura dhe nga Tirana, dhe nga ekrani, dhe nga salla e parlamentit, kudo që ndodhet. Njerëzit kanë nevojë të dëgjojnë se ndaj tyre ka vëmendje dhe kjo ka shumë rëndësi.

Nga ana tjetër, është detyrë e opozitës të jetë vigjilente; të shikojë nëse ka diçka që nuk shkon në operacionet e shpëtimit, të shikojë nëse ka korrupsion në ndarjen e ndihmave etj. Kjo është vërtet një detyrë opozitare.

Është po ashtu detyrë e opozitës të bëjë debat nëse këto fatkeqësi janë shkaktuar nga neglizhime të punëve të qeverisë. Ky është një debat, që mund të bëhet pasi të përfundojë emergjenca e kësaj situate.

Është po ashtu shumë humane, që opozita të mbledhë ndihma, të shkojë t’i shpërndajë ato qoftë dhe vetëm, edhe pse mirë do të ishte t’ua çonte Shtabeve të ngritura për këtë çështje.

E vetmja gjë qesharake dhe e padobishme është që të sillesh si pushtet palalel në mes të ujërave të Vjosës, që kanë vërshuar fushave. Të shkosh aty, mes njerëzve të përmbytur, për t’u thënë atyre që ne nuk e njohim këtë qeveri që iu shpresoni t’iu shpëtojë se kemi një qeveri tonën dhe ta kthesh përpjekjen për mbijetesë në garë elektorale, është qesharake dhe bezdisëse dhe për vet viktimat e përmbytjes. Kështu nuk zmadhohesh si opozitë. Kështu thjesht hyn në ujë!

36 komente në “Kur opozita “hyn në ujë”!”

  1. Claus says:

    O Mero, po ta kthesh koken prapa, a nuk po sillet opozita e sotme, si opozita e dikurshme e Rames?

    Perse beni sikur harroni ato qe keni thene per qeverine dikurshme?

    Me mire ta kishe lene vendin e editorialit te bardhe, se sa shkruan keto dyfytyresira qe zor se kaperdihen nga njerezit.

    Ne kete rast nuk merret nen lupe opozita por qeveria. Kjo qe ben nuk ndodh askund.
    Kjo eshte te vesh vetulla, por nxjerr syte.
    Por c`ti besh, kur syte ti ze verberia politiko-klienteliste.

    1. MAJAKOVSKI says:

      Ti Claus mos flit keshtu.E harrove se sa eshte kritikuar Edi Rama per ndodhjen prane Sali kriminelit ne ngjarjen e Gerdecit kur i vuri doren ne shpatull atij per ti thene nuk je vetem.Opozita e sotme eshte opozite e degraduar.

      1. raimond vlonjati says:

        O Mero po kaq i pacipe qenke ti more ?

        Lere ore opoziten ti, po meru me ket pushtet qe po le nam ne bote , qe po i le njerezit te luftojne te vetmuar me pasojat e permbytjes
        dhe nuk shpall
        Gjendjen e Jashtezakonshme ne menyre qe te vije gjithe bota moderne te na ndihmoje …..

        Nxite ore ate hurin e gjate te shpalle gejndjen e Jashtezakonshme qe te vijne te na ndiohmojne bota
        , se po vuajne njerezit per shkak te pordheve te ketyre palacove qeveritare qe jane njerez pa – shpirt fare

    2. d.gorezi says:

      Edhe une me ty Claus jam ,eshte gjynah te sulmosh kete opozite te mjere.Por Merua eshte I pashpir e nuk di gjynah.

      1. freemind says:

        a kokrrat e idjotave!

    3. nard noka ,noke nardi says:

      A keni ndonji info jane ato dy pllucat ,Brace dhe Palla,Balla desha te them. sikur nuk po nigjohen keto halabake, se kur kishte permbytje ne veri keto te hynin ne by**e,duke llomotit.

    4. Po,Po says:

      Clous,me sa duket je Cloun i cirkut te shpellarit Sali,qe kerkonte te rikthehej ne fronin e kr.ministrit qysh te nesermen e humbjes me 23 qershor.

      1. troc says:

        Jam me ty poppo,claus trapushi eshte nje i mirepaguar i mbeturines sali dhe jashteqitjes lulzime.

    5. Kryqi says:

      Ra shiu e ka fajin Saliu
      Saliu si rrufe pritse,cdo problem i qeverise tokezohet te
      Saliu,kjo eshte zgjdhja

    6. Mondi says:

      Natyrshem qe dhe opozita ka problemet e saj por……pergjegjesite i ka pozita qeverisese dhe syte dhe “shigjetat”duhet te jene drejt saj.Miku im Mero thumbo qeverine qe te pergjysmoje propaganden dhe te ktheje ne realitet 15% te premtimeve.

    7. Skypion says:

      Shqiptaret po behen deshmitare te nje sjellje te paprecedente te qeverise Rama.Kryeministri,qeveria qe drejton,nuk po shpallin gjendjen e jashtezakonshme.Kjo eshte papergjegjshmeri ndaj detyres,kjo eshte pashpirtesi ndaj mijera e mijera shqiptareve qe po bejne lufte per mbijetese.
      Eshte e paprecedente,sepse eshte hera e pare qe ndodh nje poshtersi e tille,ku qeveria nuk kryen obligimin ligjor ndaj popullit te vet ne rast fatkeqesie natyrore.
      Nuk ka ndodhur kurre me pare,qe ne raste te tilla te mos jete shpallur gjendja e jashtezakonshme.Kjo po ndodh tani.Kjo po ndodh me qeverine e Rilindjes,kjo po ndodh me qeverine e Edi Rames.
      Ne fakt,me shume sesa papergjegjshmeri,pashpirtshmeri,poshtersi,cinizem, ky eshte nje KRIM.
      Te gjithe pyesin: pse Kryeministri Rama nuk shpall gjendjen e jashtezakonshme?!Shumekush nuk e kupton.Ne qe e kuptojme po jua shpjegojme.Rama dhe qeveria e tij nuk shpallin gjendjen e jashtezakonshme,sepse kur behet nje akt i tille familjet e demtuara nga permbytjet duhet te demshperblehen,ashtu sic e parashikon ligji.
      Edi Rama nuk shpall gjendjen e jashtezakonshme,sepse nuk do te demshperbleje;nuk do te harxhoje para per fakirfukarenjte qe kane humbur gjithcka nga permbytjet.
      Ja cfare edepsuzi kemi Kryeminister!Ja cfare katili kemi per Kryeminister!
      Po,shume nga naivet dhe trushpelaret e trushkulurit,mund te thone qe nuk ka para e s’ka c’te beje.Po mire more skllever e bij sklleverish(por,pse jo,edhe respijesh),kur nuk paska para,ku i gjen ato miliona e dhjetera miliona euro qe u jep klienteve qeveritare e qe po denoncohen dita-dites nga shtypi?!
      Para ka,por jo per te mjeret fshatare qe humben gjithcka nga katastrofa.
      Para ka,por ato jane per sarhoshet e pushtetit.Para ka,por ato jane per klientet e qeverise,per biznesmenet e oborrit qeveritar,per Kokedhimat,Doshet,Abazet…por edhe per mottren keksi te Taulant Balles apo dasmen keshtjellore te Erjon Velise,per vellain e ketij te fundit dhe per nje lukuni vellezerish,motrash,kusherinjsh,dajosh,xhaxhallaresh,burramotrash,motraburrash e dreq e shejtan … por edhe per peshkun e egjer qe Rama ha,qe ja hengert dreqi n’bark,kur arratiset andej nga bregdeti,por edhe per drekat dhe darkat e pafundme qeveritare anekend Shqiperise,bile edhe jashte saj!
      Paraja po darovitet gjithandej,dhe ata qe i marrin ne kete gjithandejshmeri jane te gjithe njerez te qeverise.
      Ky spektakel darovitjesh qeveritare eshte kulmi cinizmit.
      Le ta shijojne ata 1 milion trushpelaret qe kakka ju eshte thare ne bithe e prapeseprape thone ‘bravo qeveria’!
      Le ta shijojne edhe indiferentet e shumte,te cilet aq stoike jane ne indiferencen e tyre,sa edhe po t’ua heqesh brekt dhe t’ua rrasesh permas,prape indiferente rrine!
      Le ta shijojne edhe argatet dhe mercenaret mediatike,qe ne vend qe te merren me katastrofen,shkarrashkruajne per nje kopil mashtrues grek qe do na rilindka Europen!
      “S’ka para Qeveria- thoshte para ca ditesh ne Opinion bolsheviku Andrea Stefani,ku flitej per cmimin e naftes – prandaj duhet t’i gjeje diku ato”!Po ta pyesesh bolshevikun Stefan, se pse nuk shpallet gjendja e jashtezakonshme,prape te njejten pergjigje do te jape.Te tille pergjigje do te japin te gjithe stefanet e medias,madje edhe “liberali i djathte” Bazja yne!Sikter fare e keqe!

      1. dstd says:

        cfar demshperblimi do ky milet dritshkurter? eshte ber baterdia me pyjet, lumenjt, kanalet E dinin fshataresia qe nuk ndertohet shtepia ne fusha pasi ajo pako gje qe esht ruhet si syt e ballit, por ku moren token qe u ndau koperativa ndertuan shtepit ku u donte qejfi. me par bejleret pronar te tokave nuk i linin fshataret te ndertonin shtepi ne fusha. asnje lek per ta sepse kjo situat perseritet vitin tjeter

      2. Vjosa says:

        Falemnderit Skypion per DRITEN mbi te VERTETEN e mjerimit shqiptar.!

    8. abc says:

      Problemi eshte se opozita po luan nje rol te konsumuar dhe teper bajat per te gjithe qe shohin teatrin politikaneve te Tiranes.O zot te vijne zorret ne gryke kur sheh e lexon deklaratat hipokrite te burrave e grave te politikes.Duhet nje fryme e re ne politiken shqiptare,por rinia ate pak mend qe ka e mat me gotat e pijeve ne lokalet e bllokut,te rinjte nuk kane nje shteg ku te derdhin energjite e tyre se eshte mbyllur cdo gje nga korrupsioni e nepotizmi ,me keq se ne kohen e Dulles.
      Dhe mos kujtoni se bota ha bar,meqe doni te hyni ne Europe,askush nuk ju mer seriozisht,ju lene sic ju lane 50 vjet ,te hani vehten me dhembe,e te kalbeni shpirterisht e moralisht,e vetmja rruge eshte Zgjohuni,bashkepunoni,mesoni,punoni,duajeni njeri tjetrin,mos lejoni tju vjedhin e tju rrjepin pa i rene gjmb ne kembe,kerkoni llogari deputeteve qe ju perfaqsojne ,mos pranoni tju vijne tju flasin te rrethuar me roje,ata duhet tju sherbejne.

  2. KATHERINA DIE GROSSE says:

    Lulushja e Sales Groshes,doli ene kerkon qi,Edi Rama duhet te shpall gjendjen e Jashtzakonshme.
    Se Luu-shja ja dorzoi shtetin me inventar PS.
    I lane dhe fondin per Fatkeqsit natyrore.
    Posi.posi….
    Sali Grosha asnji kokerr fasule si la magazinave te shtetit.
    Pfui ky qelbanik,ka surat dhe shkon ne jug te Shqypnis.
    Kjo osht koha e maskarenjva.Mbasi te vjedhin dhe te vrasin vij dhe ta qajn hallin dhe te japin udhzime.
    Lule Bushtra duhet qujt ,Balua i Shqupit qi lef per se thati-
    Mbasi vodhen dhe u pasurun çmendurisht ne kurriz te shqiptarve,tash duhet me jua plotsu dhe deshirat Lulushes dhe duhet qi n’byth.
    Sorry gazeta Tema po kta te hajduta te mallkum nuk kan as din as iman.
    Jan rrac e bastradume dhe nuk kan tru as sa pula kto legenat e PD-.

  3. kujtimi says:

    VJOSA eshte lumi I dyte pas drinit per sasine e ujit qe rrjedh ne meter kub per sek,dhe pas tij eshte shkumbini,pra keta tre lumej duhet te kishin vemendjen e posacme te qeverise ndaj permbytjeve,e vetmja pergjegjese per kete situate te krijuar eshte QEVERIA me ministrine e bujqesise,mjedisit,qe flene gjume gjithe vitin pa bere asnje pune ne vere kur lumejte shterojne dhe ku mund te besh prita te thellosh lumen,apo te betonosh paretet anesore te lumit,ose te mbjellesh peme.Kishim experience permbytjet ne Shkoder,se kishin per here te pare,ai ministri I bujqesise PANARITI duhet te shkarkohet menjehere se eshte komplet I paafte.

    1. u morem vesh sa u pordhem !? says:

      ty Kujtimi, si kujtim po t”le nji kujtim meqi i dike mire kto pune: na rrofsh trapin per vere se n”dimer na mba nxehte; a m”kuptove, a se lexo ti se c”shkrun KATHERINA DIE GROSSE, se nuk e la me inventar Lulushja, edhe sla asnji kokerr groshe, a e kupton ti o kokerr. lexoje kete o kokerr dhe mbaje kujtim qi te kujtohet si kujtim. byth palare lulushje

  4. Teta says:

    Klaus po ta kthesh koken prapa , kjo qe thua ti eshte nje genjeshter e madhe.Opozita e djeshme nuk eshte sjelle kurre si opozita e sotme. Po te jap vetem nje shembull qe edhe ti me siguri e kujton. A e mban mend Gerdecin ? Po veprimin qe beri Edi Rama si kryetar i opozites ne ate kohe a e mban mend? Vajti takoi Sali Berishen , i dha doren , i rrahu supet , ofroi ndihmen e opozites sado modeste te ishte ajo. Me thuaj Klaus e imagjinon dot Lulin te kryej te njejtin veprim ?

  5. mali says:

    Permbytja eshtenje fatkeqesi natyrore qe s,meer lejen e askujt ,por njerezit ,qeverite e radhes kane per detyre qe te marrin masa parandaluese dhe kur ndodh e padeshirueshmja ,duhet te merren masa per te patur sa me pak deme e sidomos per te shpetuar jetet e njerezve.Si te iki furtuna e te qetesohen gjerat e njerezit te kthehen ne vatrat e tyre mund te hapet nje diskutim per te nxjerre mesime ,por dhe pergjegjesi qe here tjeter te jemi me te pergatitur per te perballuar qamete te tilla qe perseriten jo rralle here.Per sa i perket angazhimit te qeverise per te perballuar kete drame natyrore,po vihet re se po e sfidon eqersine e natyres.Te ndihemi mire te gjithe qe nuk pati humbje ne njerez ,se dhe Amerika qe eshte ajo qe eshte edhe para dy ditesh pati 7 viktima te rrebesheve te bores e furtunes.Keto stuhi te padeshirueshme sjellin shume probleme dhe e mira eshte qe te gjithe qe kane munesi duhet te japin ndihmen e kontributin e vet qe te demtuarit ta kalojne sa me lehte.Vec qeverise edhe pse me vonese u duk ne vendngjarje dhe opozita,por me teper se per te dhene ndihmen e vet ,per te inkurajuar e ndihmuar nga afer njerezit u shfaq si vezhguese,spektatore dhe uleritese per te mjergulluar ate qe dukej qarte si drita e diellit se njerezit qe u eshte ngarkuar detyra per emergjencat ishin ne krye te puneve,bile dhe deputete te zonave u gjenden prane njerezve per t,i inkurajuar qe te leviznin nga shtepite e per te organizuar strehi min,ushqimin e gjithcka qe ka te beje me jeten e tyre.Deputete te PD cuditen pse nje pjese e madhe e njerezve ka shkuar tek te afermit a gjitonet per t,u strehuar dhe s,jane derguar ne kapanone,hotele ,konvikte a gjetke.Harrojne keta te uruar se shqiptaret jane me teper humane sa i mendojne keta borgjeze te rinj,harruan strehimin e kosovareve qe u hapen dyert duke strehuar nga 5-10 veta se ka tradite mikpritjen,buke e kripe e zemer..Gjenin ndonje hallexhi qe me te drejte e ka qene i pakenaur per 100 arsye dhe e trumbetonin me te madhe se nuk po u jepet ndihme njerezve.Mire moj deputete qe vajte e fotografove edhe lopen e mbytur ,por c,ndihme dhe ti vete A ndihmove nje te vetem per t,i dhene buken e vaktit qe s, kishte ngrene Njerez shpirtzinj e te vegjel mund te shfrytezojne fatkeqesine e te tjereve per te bere politike ,kur ata njerez kane te tjera nevoja e jo te politizohen e keqpeerdoren nga politikane driteshkurte.Cohuni te gjithe ju deputetet tane,jepni ne mos nje rroge te pakten gjysmen e rroges e jo se do t,u zgjidhni hallet e zhdemtoni demet,por te tregoheni nje here humane e jo te ulerini si kope ujqerish e v ne vecanti ndonje ulkonje qe thua se nuk ka bere gjume mbreme pas emisionit ne njuz 24,kjo shpetimtare qe vetem helm e vrer nxori nga goja e saj e shthurur e qe s,i sherben perballimit te permbytjes.Misioni i saj dukej i qarte.Te mohonte gjithcka qe ishte bere ,kur opozita nuk kishte bere asgje vec ulerimat qe mbillnin frike e tmerr.. Mblidhni mor mend e kokes,behuni bashke e jepni sa te mundni per te kaluar pa dhembje kjo qe ndodhi e pastaj beni bilancin me fakte se kush dha me shume.Populli atje eshte dhe i shikon e gjykon per kedo jo nga fjalet e zhurma ,por se sa i ke qene prane ne hallin e vet dhe ta kthen reston.ZGJEDHJET PO AFROJNE .tE SHOHIM SE SA IA KENI zgjidhur kerkesat…

  6. albcan says:

    Bravo Mero. Ti je opozita me e mire e opozites.

  7. alban says:

    lulushen qe fshihet pas fustanit te Salhese i marrte muti kembet.Si nuk ka turp .U bene vrasesit te qajne hallin tone….Hidh or dreq ato miliardat e vjedhura e na shpeto.Mos bej sikur na do me peshtyme e me jarge se vetem te tilla jepni falas ju QENéR-dreqi

  8. Emigranti says:

    PDja eshte njesoj si partija fashiste Veza Arte ne Greqi qe ndante ndihma vetem per ata qe kishin pashaporte Greke
    Nuk i ndan absolutisht asgje . Saliu ne kuvend sillet njesoj si Mihallojako me isterizem vetem nuk mund te bej krahasim ndermjet Lulkes dhe atij ( trimit ) qe reh grate Kacidhjarit se Lulka kethen Bythen ndersa Kacidhjari behet trim me grate

  9. Suferina says:

    Shkrim i shkelqyer, megjithese e verteta eshte thene me dorashka gazetareske. Fatkeqesi natyrore ka edhe ne Amerike e do kete gjithe kohen kudo. Do kete edhe qelbesira politike qe do i shfrytezojne ato per kapital politik. Mire ia bejne ketij populli mjeran qe nuk iu jep dermen.
    Ti tulli duhej te ishte: Opozita ka hyre ne mut, jo ne uje.

  10. Dreni says:

    Kujtim! Lumi i pare per prurje meter kub ne sekonde, eshte Buna, pastaj Drini, Vjosa, Semani, Mati, pastaj kanali i Shkumbinit dhe Erzeni.

  11. Tironci Lugano says:

    Problemi eshte se ti Mero ngele gjith jeten ne uje.Sado qe rrekesh ta nxjerresh sadopak koken siper ujit ehe ngelesh po ai..nen uje me pak fjale

  12. detari says:

    Te gjithe po beni politike dhe nuk jepni asnje mendim se si duhet ndihmuar keta qyqare.Duhet solidaritet kombetar dhe pordhe politikanesh elektorale.Opozita kete di te beje,vetem te shaje se nuk ben dot asnje pune tjeter,nuk ka elektorat as per ta votuar dhe jo me per te ndihmuar.
    Pse debatoni me njeri tjetrin per dicka qe nuk ja vlen

  13. Kariz Matik says:

    Citat: Në rastin konkret, banorët nuk presin shumë gjëra nga politika, dhe në fakt nuk kanë çfarë presin…

    C’jane keto qe shkruan Mero, ti beson vertet ne ato qe thua?

    Po nese te shkretet njerez nuk presin ndihme prej qeverise, te kush tjeter duhet t’i mbajne shpresat? Ke pocaqirat e opozites, ke organizatat jo qeveritare, apo llapaqenerit e mediave, qe mbeten duke u fryre bilbilave te qeverise?

    Te demtuarit nga permbytjet duhen ndihmuar, dhe kjo duhet bere me te gjitha mundesite dhe fondet qe ka ne dispozicion qeveria.

    Nderkohe qe qeveria kroate fal të gjitha borxhet publike qytetarëve të varfër, përfshi energjine elektrike, ujin, ushqimin dhe tatimet e shtëpise, pothuajse te gjitha mediat publike shqiptare, perfshi ketu edhe gazetat TemA dhe Dita, “nuk ua ben dora” te shkruajne qofte edhe nja dy rreshta per bujarine dhe humanizmin e qeverise kroate.

    Boll me taktikat terhiq e lesho, boll e drejtuat gishtin qortues vetem nga opozita. Ajo mund te kete bere njemije e nje te zeza gjate qeverisjes se saj, por tani kemi nje qeveri tjeter, prej se ciles pritet shume me shume, dhe jo vetem ndihma e zonave te permbytura.

  14. arusha... says:

    O lulush po te iken 4 vjet ne bashkine e Tiranes dhe nuk le asnje gjurme…plus ju te shqupit nuk keni te drejt morale te shfrytezoni kete situat…Permbytjet tuaja ne veri nuk kane asnje lidhje me keto te jugut….Ju i shkaktuat vet nga babezia per te vjedhur se nuk kane qene kure keto reshje…athere po te ishte nje qeveri e pergjegjeshme nuk do te ndodhnin….Ju edhe kur ju ndodhi te gjitha ndihmat i vidhnit vete ose i benit selektive…E njejta gje ndodhte edhe me zhdemtimet po njesoj..Pastaj te presim kur qeveria thote e kemi situaten nen kontroll ,,,Jane ata qe mbajne pergjegjesi…Nuk e kuptoj perse kembngulni per gjndjen e jashtzakoneshme????!!!Ju keni te drejte te revoltoheni nese do te dalin fakte si ju dilnin juve per abuzimet me emergjencen dhe vjedhjet fglisni dhe beni namin edhe per kete qeveri

  15. Shqip says:

    kur qenit qe i kan mar kocken nga goja nuk mendon gje tjeter veç si ta rimar ate nuke i behet von se çbehet perqark ai do kocken

  16. SHQIPTAR says:

    Pershendetje edhe njehere Z. Mero per ndjeshmerine e analizes.

    Zhvillimet vazhdojne. Forca argumentuese e analisteve si ju, i tregon rezultatet menjehere: qartesisht tek modifikimet qe bejne ne qendrimet e tyre palet politike menjehere te nesermen (sidomos opozita). Modifikimet e qendrimeve, mendoj une, nuk eshte se tregojne reflektim por adaptim te sjelljeve ne ndjekje te se njejtes linje interesi. Hakshe, hakshe, pasqyron nje dialektike menaxhuese pa konsistence kurrizore, por thjeshte dhe dukshem me formulen: “nga dega ne dege”. Nese dy oponente, duan te debatojne duke argumentuar qendrimet e tyre, eshte e domosdoshme qe debati dhe rrjedha e argumentave ti permbahet dialektikes, perndryshe debati nuk ekziston ose devijon, argumentat nuk marrin rolin e duhur si ingranazhe te analizes dhe problematika fluturon duarsh drejt mohimit. Pra perfundimi: asgje vecse delirim.

    Po behet tendence gjithmone e me shume, qe pozicionet politike te mos jene te se njejtes linje nga dita ne dite. Sot mbahet nje qendrim me argumenta te sotshem, shkruan nje analist me fuqi argumentuese, pastaj te nesermen ndryshon qendrimi paleve drejt nje shtegu tjeter. A ka disfate me te madhe se ta debatosh oponentin duke fluturuar pa lidhje nga tema ne teme?! A ka disfate me te madhe se ta mohosh argumentin e tanishem sikur se ke nxjerra nga goja dhe pastaj te hidhesh tek nje argument tjeter pa lidhje?! Per mendimin tim, nje oponent i tille jo vetem qe ska formim, ska respekt per veten, ska kurriz, ska respekt per ceshtjen por ska as respekt per ata qe e mbeshtesin e presin prej tij. Nje oponent i tille, me te tille shpalosje dobesie, haptazi ofendon inteligjencen e mbeshtetesve te tij. Oponente te tille, pervec se perfaqesojne kultin e destruktivitetit, tjeter gje nuk mund te perfaqesojne. Ja pse nje oponent i tille e ka aq me merak degradimin arsimor te mases, sepse nje mase injorante te lejon te flasesh kodra mbas bregut pa e kuptuar kush eshte kodra dhe cfare lidhje ka me bregun. Ktu ka nje gabim te madh strategjik mendoj, sepse nuk eshte analizuar mire aftesia e shqiptareve: shqiptaret mund edhe ti mbash ne injorance, por shqiptaret lindin pickedhi nga natyra. Instikt mbijetese ky qe shpesh i mbron edhe nga prania e injorances.

    Po drejtohet ne nje dege te rradhes, situata e permbytjeve. Argumenti i dites po behet ceshtja e gjendjes ja jashtezakonshme: duhet shpallur apo jo. Akoma me teper argumentimi i mos-shpalljes tenton te lyeje qeverine me faj. Tenton ta emertoje si hile faktin qe kryeministri nuk po e shpall. Argumentimi eshte se hileja qendron tek mos-deshira qe ka kryeministri per ti demshperblyer te prekurit, a thua se kryeministri do ti nxjerre nga xhepi i tij fondet e demshperblimit. Ato dreq fondesh do dalin nga arka e shtetit dhe nuk jane te kryeministrit, por te te gjithe taksapaguesve shqiptare.
    Kryeminstri besoj nuk gjendet perpara nje arke shteti te mbushur deng dhe menaxhimi qe po i ben situates eshte me i gjere: duke ruajtur ekuilibrat ekonomik te te gjithe shqiptareve, me aq se e lejon gjendja e arkes. Padyshim ruajtja e ketij ekuilibri ka te beje edhe me panikun psikologjik qe mund te shkaktoje nje gjendje e jashtezakonshme. Mendoj se ka nje dallim te madh mes gjendjes se jashtezakonshme te 97s dhe permbytjeve te ketyre diteve. Mendoj qe shpallja e gjendjes se jashtezakonshme do krijoje edhe nje klime paniku politik qe nuk i sherben klimes se rajonit.

    Mira Kazhani e shkruaj shume te gjetur: biznesmenet, te cilet kane ngritur mbreterite kapitale te tyre brenda butaforise se ketij vendi, o sot o kurre duhet te marrin rolin e donatoreve ne kontribut te daljes nga situata. Solidarizimi financiar i tyre ndaj situates, ndoshta eshte nje mundesi e arte qe ata te rehabilitojne disi imazhin perandorak te vetes.

  17. erli says:

    Z. Baze mjaft se na merzite tani. Nuk e kupton qe `PD fobia` juaj ka arritur aty ku nuk mban me. Mos humb ne keto fobira sepse rrezikon te mos lexohesh me e te ` dalesh ne pension` shume heret.

    Cfaredolloj mllefesh e inatesh qe te keni , dreqi ta haje nje profesionisti nuk i falet qe te vihet keshtu perfund prej tyre

    gjithmone e njejta melodi ………….

    besoj Shqiperia ka nevoje per shume me teper se sa keto lloj `analizash`

  18. shefi says:

    O z. Mero, jam dakort me sa shkruan , por mendoj se problemi i shqiptareve sot nuk jane delet e Novoseles , por njerzit qe po shpopullojne vendin dhe po ua lene gati te huajve .Ne kete kendveshtrim me autoritetin dhe patriotizmin tend qe te karakterizon beju nje thirrje te gjitha autoriteteve shqiptare te gjejne mundesite per te ndalur kette eksod masiv te shqiptareve. Varferi ka kudo , por kjo s’do te thote te lesh vendin tend per nje cope buke . Ku eshte patriotizmi i ketyre kosovareve qe sigurisht nuk perfaqesojne shumicen , mos valle ata jane me keq se Pressheva …..

  19. Kariz Matik says:

    NJE LAJM TJETER I RI, me qe gazeta TemA vemendjen e saj e ka perqendruar ne ceshtje “shume me te rendesishme”, sic eshte ajo e replikave te deputeteve ne parlament.

    Nderkohe qe sipas deklarates se nje deputeti ne parlament, shume qytetare shqiptare po dergjen qysh prej gjashte muajsh, Qeveria e Kosovës sot iu bashkua nismes humanitare te qeverise se Kroacise, dhe vendosi t’i fale borxhet qytetarëve te saj, te cilet nuk kane shlyer pagesat e konsumit te energjise elektrike, ato te tatimeve mbi pronën, dhe ato te doganave. http://www.shekulli.com.al/p.php?id=213028

  20. ups says:

    Verej me keqardhje se shume komentues te kesaj gazete nuk kapen pas problemeve kryesore por merren me fakte anesore.Ajo qe tingellon keq me opoziten eshte se ajo si me permbytjen por dhe me cdo problem kombetar qe del per zgjidhje ato e trajtojne si qeveri paralele dhe kurre nuk bene as 1 milimeter ndonje lloj marrevshje apo tolerimi por vetem lufte pa kompromis per te rrezuar qeverine Rama me cdo kusht…biles benin thirrje qe diten e neserme te 23 qershorit.
    Ajo qe zoti Mero po i shmanget per nje periudhe te gjate kohe eshte fakti se qeveria paralele e saliserbit eshte disa here me e forte se qeveria e ngjalave rama-meta dhe nuk eshte vendi ta argumentojme sepse eshte shume e lehte dhe ka mijra fakte.
    Kryesorja eshte qe Edi Rama mori votat cudiberese per te futur ne burg saliserbin dhe jo te lejoje qe sot ne parlament saliserbi sillej me deputetet e mazhorances sikur te ishte nje ujk i futur ne vathen e deleve.
    Permbytja eshte nje fenomen natyror dhe ka gjunjezuar shpesh dhe shtete teper te fuqishme por tek ne permbytja me e madhe ka 23 vjet qe e ka pushtuar ate vend qe nga 2 prilli 1991 dhe vazhdon dhe sot.
    Kujtuam se ne 23 qershor 2013 u cliruam nga permbytja berishiane por jo vetem jemi genjyer por dhe jemi mashtruar ne menyren me te ndyre te mundeshme nga paneli nderkombetar qe drejton ate vend per cerek shekulli duke organizuar tragjikomedine me koqen e kandarit Ilir Meta per te fituar nje miljon shu-plakat e pjerdhura te edi rames qe tani jane futur ne uje.
    Me vjen keq per kometuesin Claus qe eshte bere shok me qenin e Pavllovit -Skypin dhe fakti qe ka lehur i pari ne kete forum spjegon dhe aresyen pse jane ftohur dhe dy miqte e tij beso dhe plaku

  21. Kariz Matik says:

    Me qe gazeta TemA eshte akoma ne pritje te “degradimit” te ndonje deputeti te opozites, shfrytezojme rastin per ta ndihmuar me LAJME TE FRESKTA

    Editoriali i pak diteve me pare titullohej: Kunati kupton rrezikun e portalit stopkorrupsionit.al

    SOT, pas pezullimit nga puna te mesuesit qe denoncoi drejtoreshen e shkolles “Dhora Leka”, per shkak se i detyronte nxenesit te vishnin bluza ku ishte stampuar fotografia e tij, mund te thuhet me plot gojen, se skepticizmi i “kunatit” per faqen e propozuar nga kryeministri per te denoncuar online korrupsionin, nuk na paska qene fare pa baza.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje