Nga Mero Baze
Albin Kurti nuk e ka fshehur ndonjëherë veten. Ai ka hyrë në politikë nga vetorganizimet politike në rrugë që nga koha e protestave studentore në Kosovë në vitin 1997, kur me flokët lëshuar si Bob Marley përleshej me policët serbë . Ai ka vazhduar më pas si veprimtar i krahut nacionalist, si i burgosur politik i Serbisë, si refuzues i statusit ndërkombëtar të Kosovës, si dyshues i legjitimitetit shtetëror të saj dhe tashmë si politikan i opozitës.
Nëse politika shqiptare ka ndonjë revolucionar të mirëfilltë në politikë, që ka ndërtuar gjithçka me duart e veta, është ai. Ka një zgjuarsi natyrale, një formim dhe edukim të pëlqyeshëm dhe një nuhatje për të gjetur vendin që i takon në çdo kohë në skenën politike të Kosovës. Është tipik një revolucionar i majtë, një i ri i gjeneratës refuzuese për establishmentet shtetërore të mbështetura nga Perëndimi. Lëvizja e tij, në thelb është SYRIZA e Kosovës. Ai i ngjan Aleksis Cipras, jo vetëm se nuk mban kollare, por se ka arritur të bëhet shpresë e një gjenerate të re, të cilët nuk gjejnë më dyer për të trokitur, në një shoqëri dinastish dhe lidhjesh klanore.
Më shumë se sa një nacionalist i tipit perëndimor, ai është një izolacionist, një lider që e refuzon bashkëpunimin me Perëndimin, si një mundësi më pak për të qenë sovran. Nacionalizmi i tij, nëse do ta quajmë të tillë, i ngjan në thelb izolacionizmit të SYRIZA-s, që përpiqet të shpëtojë Greqinë nga borxhet duke mos i folur më me gojë borxhmarrësit. Njëjtë, Albini po përpiqet ta “shpëtojë Kosovën” nga detyrimi që ka ndaj Perëndimit, duke i ia prerë drutë shkurt perëndimorëve në Kosovë.
Ka shumë të drejtë dhe shumë mbështetje kur flet për korrupsionin dhe pafuqinë politike të shtetarëve të Kosovës për të qenë dinjitozë, kur janë dhe të korruptuar. Njëjtë si Aleksis Cipras në Greqi, ai është figura e duhur pa kravatë, për të folur për ata që u gdhinë barkëtharë dhe u errën milionerë nga pushteti.
Sa i përket ideologjisë, ai është një majtist radikal i sinqertë, që nuk ngjan me enverizmin e Shqipërisë, por që përdor të njëjtat parime idealiste që ata përdorën për të marrë pushtetin, duke evokuar kështu butaforinë e tyre.
Ka shumë kritika ndaj tij sa i përket protestës së djeshme dhe dhunës që shpërtheu në rrugë. Nuk mendoj se ka ndodhur ndonjë gjë, që s’ka ndodhur askund. Të majtët grekë derisa morën pushtetin, digjnin rregullisht Athinën çdo vit, aq sa u ra pazari dyqaneve në sheshin qendror, dhe sidomos në rrugën pranë Universitetit. Të gjithë e dinin se kur hidheshin molotov, kur bëhej sikur vihej kuja për një djalë të ri 19 vjeçar që i mbeti në dorë policisë, apo kur shëtitej me Llukanikun, qenin që flinte para “Hotel Grand Bretagnia”, nga pas ishin majtistët e SYRIZA-s dhe fraksioneve të tjera komuniste që e kishin dhunën sport të tyre. Aleksis Cipras u ngrit mbi gërmadhat e tyre.
Njësoj si majtistët tradicionalë anti-fashistë, Albini shprehet kundër ndalimit për të marrë pjesë në luftëra ndërkombëtare, duke qenë partizan i solidaritetit nën shembullin e Brigadave të Kuqe, që shkuan të bëjnë Spanjën republikane. Edhe pse këtu ka shumë debat nëse kjo është një maskë për mbështetësit e tij të fshehur myslimanë, ai e justifikon me internacionalizëm, siç justifikon Cipras kundërshtimin e masave të Brukselit kundër Rusisë së tij aleate.
Dhe në rrugën drejt pushtetit kanë shenja të ngjashme. Cipras u lëkund, por refuzoi më në fund t’i bashkohej Koalicionit të Madh në zgjedhjet e kaluara, duke qëndruar në opozitë dhe duke pritur radhën. Njëjtë, Albini tentoi t’i bashkohej një blloku qeveritar, por duke ndenjur jashtë tij, derisa më në fund mbeti në opozitë të pastër.
Unë nuk jam një adhurues i SYRIZA-s dhe natyrisht nuk do të isha një votues i Albinit nëse do të isha në Kosovë. E çmoj shumë fuqinë e tij për ndryshim dhe jam kundër çdo denigrimi dispropocional, që tenton të barazojë xhamat e thyer me zemrat e thyera nga qeverisja e keqe.
Nuk mund të mos e çmoj rolin që kanë lëvizje të tilla, për të çmontuar regjime të korruptuara apo tronditje të kastave të vjetra simetrike që sundojnë gjatë në emër të demokracisë.
Dhe mendoj se kur dikush si Bushati, Blushi apo Lubonja, çmojnë Aleksis Cipras, duhet të çmojnë dhe Albin Kurtin. Të dy janë revolucionarë, mjeshtër të çmontimit të pushteteve të korruptuara, por iluzionistë, që kam frikë se nuk do t’ia dalin dot të ndërtojnë “një botë të re”. Krahasimet e adhuruesve të Aleksit, mes Edi Ramës dhe Aleksis Cipras nuk vlejnë, pasi Edi Rama as do, as di dhe as është “Aleksi ynë”! Ai eshte nje socialist pragmatist, që e ka Perëndimin destinacion politik dhe jo target per ta sulmuar.
“Aleksi” fitmitar i Athinës nuk është një manekin që mund të shëtitet në çdo kryeqytet të Ballkanit, për t’u përdorur kundër liderëve që duam apo nuk duam ne. Aleksi dhe Syrizia e tij, janë modele që kanë të ngjashmit e tyre. Edi Rama, Lulzim Basha, Hashim Thaçi apo Isa Mustafa mund të jenë viktima të këtij modeli apo varrmihës të tij, por jo të ngjashmit.
Kush e adhuron Aleksin, për të qenë i sinqertë, duhet të adhurojë dhe Albinin. Ai është Aleksi shqiptar. Në të kundërt duartrokitjet për Aleksin, ngjajnë si hipokrizi. Në Tiranë ngjajnë si në hall, ngaqë nuk kemi një Aleks të na mundë Edi Ramën, dhe në Prishtinë, si një keqardhje që po na rrezikon miqtë tanë.
Ja thave piten, ja thave
dhe e mburre, dhe e shave,
as e ndote, as e lave,
s’ndreqet dot mendja e cave…
Lufta për pushtet nuk njeh idealizëm e as ideale.
Analisti yne Mero,me mprehtesine qe e karakterizon,e ka kapur “detajin” e qendrimit dystandartesh te nje pjese te analisteve e gazetareve te majte ne Shqiperi.
Megjithate,nuk jam dakord me shkrimin per dy gjera.
-E para,pse te thuhet “Aleksi yne” per Albinin,i cili jo vetem qe nuk qendron me poshte se greku Aleks,por,perkundrazi,eshte ku e ku me dinjitoz?!
Albini eshte ne opozite,edhe pse ka pasur mundesi te ishte ne pushtet;dhe do te ishte po te vepronte si greku Aleks,i cili fale nje demagogjie fyese per intelektin mesatar,sot eshte ne pushtet.Albini yne,edhe pse perdor nje gjuhe populiste,nuk ka vepruar kurre me dy standarte si greku Aleks,i cili tjeter gjuhe perdor ne Greqi me zgjedhesit e tij, e tjeter gjuhe perdor me perendimoret;gjuhe ta ashper kundrejt perendimoreve me popullin grek,dhe gjuhe shume te dyshimte pazari me po ata perendimore qe i sulmon!!-Ky eshte dallimi i madh mes Albinit tone,te cilin askush nuk mund ta akuzoje per te tilla pehlivanlleqe,dhe grekut Aleks,i cili sic po duket na qenkesh nje pehlivan i madh(kujtoni aleancen e tij me te djathen ekxtreme qe ka lider nje te konsideruar fashist nga vete greket…!!).Shkurt,analisti yne Baze,ben gabim kur e quan Albinin “Aleksi yne”.
-E dyta,shkrimi i z.Baze,eshte i cunget.Ai,me te drejte,ve ne dukje qendrimin hipokrit dystandardesh te Blushit,Bushatit dhe Lubonjes,por e le me kaq;nuk vazhdon me tutje;nuk na thote se perse ky dystandard;nuk na e shpjegon.
Kete po jua shpjegoj une,shkurt.Kjo ka lidhje me paragjykimet e ketyre analisteve,dhe shume kolegeve te tjere te te njejtit soj,ndaj Kosoves dhe cdo gjeje qe lidhet me te e me marredhienet e saj me Shqiperine.Keta rrufjane,pavaresisht ambiguitetit ne qendrime,gjysmeqendrimeve,lenies ne heshtje,anashkalimit etj etj,ne fakt,jane kunder bashkimit te Shqiperise me Kosoven.Cdo intelektual,politikan,force politike ne Kosove qe eshte i angazhuar ne ceshtjen e bashkimit kombetar,mesepaku,per ta eshte antipatik.
Albin Kurti eshte shprehur qe moti ne favor te bashkimit kombetar;e ka pike reference ne aksionin e tij politik;dhe,meqe eshte edhe shume i suksesshem,ka shume mbeshtetje dhe simpati,ka integritet te larte,ne te gjitha aspektet,ky shihet si nje “kercenim” nga grupi i kozmopoliteve te majte,te cilet sic te gjithe e dine jane kunder bashkimit me Kosoven.Shkurt,keta kozmopolite te majte qe brohorasin me entuziazem per grekun Aleks,ose heshtin,ose kur u jepet rasti,e sulmojne Albinin tone,i cili ,sic edhe e thame,qendron ku e ku me lart se demagogu grek.
Shembulli per kete,eshte shkrimi i djeshem i Blushit,ku pasi shpreh simpatine qe na paskej pasur per Albinin,e sulmon ate,pikerisht ne me te “shenjten”,nese mund ta them,qe e karakterizon Albinin,integritetin e tij,pakorruptueshmerin e tij nga joshja e pushtetit!E shikoni se me cfare rrufjani kemi te bejme.
Analisti yne Mero,i di keto,por nuk i thote;nuk e di se pse.
Se fundmi,jam i detyruar te shpjegoj per te saten here,se pse keta kozmopolitet e majte ne Shqiperi jane kunder bashkimit.Nuk ka te beje me ndonje shitje-blerje te tyre per interesa antishqiptare(ah,sa e deshirojne nje akuze te tille rrufjanet!).Ajo ka te beje thjeshte me paragjykimin krahinor te nje pjese te konsiderushme te elites politike-intelektuale-mediatike ne Shqiperi.Keta kane frike nga bashkimi,sepse e shohin si nje kercenim “malokesh” (edhe keta qe jane na e kane sjelle ne maje te hundes-thone me vete e mes vete).E shohin si nje kercenim shumeplanesh.I tremb ndryshimi i pehazhit social-politik-eokonomik qe do te sillte bashkimi.
Eshte ky paragjykim,qe i demaskon keta oportuniste te majte,qe jane kozmopolite me krejt boten,por vetem me Kosoven ncuk!E duan e admirojne,e adhurojne grekun Aleks,por e shmangin,e heshtin,e injorojne dhe sulmojne shqiptarin Albin.
Po ju jap nje detaj shume domethenes per hipokrizine e neveritshme te ketyre mashtruesve publik.Si Blushi,si Bushati,si Lubonja dhe si nje mori gazetaresh e analistesh te tjere shqiptare,kur na flasin me admirim per grekun Aleks,nuk harrojne te permendin politikat pro-emigranteve shqiptare ne Greqi!
Shih more aman cfare rrufjanesh qe jane!Duan t’i prekin shqiptaret ne patriotizmin e tyre!Me pak fjale duan te thone:” E shikoni qe i majti Aleks i do emigrantet shqiptare,ndryshe nga greket e tjere qe i kane perbuzur ata?!”.Kjo,te nderuar lexues,eshte nje poshtersi e madhe,sepse luhet me ndjeshmerine e shqiptareve,duke aluduar gjera,qe vete i tallin,i perqeshin ne rrethana te tjera!
Ne kemi “Aleksis” …kemi ALBININ por ne nuk kemi nje popull “grek”(qe megjithese e urrej un prap i jap doren per zgjedhjen qe beri ) . I dhane fund dinastive qe i shkatrruan si popull !
Populli ShqipKAR shet bythen per miell e per grosh ! Skam sesi mos ti them kto fjale kur nje hale si Ilir Meta pas SKANDALIT te bllokut ne sy te gjithe shqiptarve ne zgjedhjet e ardhshme fiton 12 deputet me shume se ne zgjedhjet e shkuara .
Albini komunist!!! Pro mjekrroshave.Ha.ha ha ha.Pastaj ato protestat e Athines I organizonte rinia komuniste KNE e KKE.qe jane kundershtare te Alexi Ts.SIRIZA I mbeshteste me diskutime ne parlament nuk digjte dyqane.Mero ata te dy kane nje gje te perbashket ,qe jane te dy te panjohur per ty.
une mendoj se Merua z.Gorezi ka te drejte ne ate qe syizia eshte e majte radikale,pa sa per ate se kush hodhi bombat Molotov as ti nuk e di Gorezi,bile me shume mundesi ka ti kete vene radikalja se sa e moderuaera.Cipras nuk eshte gje tjeter vecse nje dukuri,opsion por jo me e mira.Mjafton rrezimi I oligarkise,i familjeve te “pocaqiaura” me rrotacion dhe vjedhje qe ai dhe levizja e tije te quhet risi.
persa I perket asaj qe shkruan Merua,une bie dakort me te per te vetmen arsye:se Albini ka nje ngjashmeri me Aleksin dhe beni I blushit apo dikush tjeter kerkojne te jene present me analizat e tyre amatore.
Mero, shkrimi jot, reflekton nje padije, ndaj se majtes ne pergjithesi dhe politikes greke jashte-parlamentare. Ke dal out. Dhe nuk mund te pres tjeter, per sa kohe ti je ekpert pushtetaresh dhe bythlepiresish dhe jo revoluconaresh dhe dinjitetshumtesh.
Analize korrekte dhe sh e besueshme. Te lumte Mero! Te tjeret flasin pa i vlersuar faktet ose pa i njojtur ato.
Albin Kurti eshte nje puro Serbe.
Sa muaj e mbajti Kosoven pezull?
Ky maskara si dhe me ke donte te formonte qeverine/kur ju prish plani ky maskare vjelle vrere Serbi.A ju kujtohet bisedimet qe ka bere ky qe te jete ne qeveri.Me ke?A SERBE zagari.
Klani Serb mbas vdekjes se Sali Berishes po i fryn Ben Blushit, se kane keq eshte po i njejti qe munde tu sherbeje edhe me mire se Sali Berisha, mbasi nuk eshte Karaduze, por ama Karrierist i thekun.
Eshte ndjesi e bukur qe rrallhere te ndodh ta perjetosh ne gazetarine shqipetare ,te lexosh dicka qe ti referohet kaq realisht te vertetes.Cipra ashtu si edhe Albini kerkon as me pak e as me shume dinjitetin dhe krenarin e kombit te vet dhe humanizmin ta bej norm morale dhe ligjore te shtetit .
e kishim nje aleks ambasador te rruga e ebasanit qe ne 21 janar kur killerat berish-basha vrane aleksin e lezhes ,I tha vrasesit burre shteti dhe tjetrit yll ne ngjitje.
Mero po na suprizon me keto editorial kur I thua edit nje here MANEKIN dhe fjaline tjeter I thua PERENDIMOR.
Nuk e prisja kete ‘angazhim’ tuajin me tre editoriale rrjesht per Kosoven ku ke marre nje record negativ komentesh.
Pse nuk ben nje artikull per gjynjezimin e Rames para Visho Ajazit ,nishanit.llalles dhe dyshes kriminale 2B dhe komedine me bunkare dhe shtepi gjethesh..
shkove deri ne luften e spanjes te vitet 30 dhe nuk po thua nje fjale per bashkimin e barcelones qe po del hero I luftes kunder enverit.
Alekset shqiptare ishin 1 miljon ne 23 qershor dhe 1 miljon emigrante.Por alekset e medhenj ishin ao qe u vrane ne 21 janar qe ai Aleksi rruges elbasanit jo vetem qe na mashtroi me berishen por ky I fundit e perzuri me shqelma…prandaj duhet te ngrihen alekset e shqiperise dhe kosoves qe te mos behemi haleja europes dhe qenefi I ambasadoreve qe na ken lene sali-lulserbin dhe isa mulla mustafen si kuislinge te tyre..
E kemi nje aleks….Ai quhet Kreshnik Spahiu ose ndryshe Sulltan Pekmezi me floket me xhel.
Kreshnik Spahiu eshte si Alex dhe Albini,por ketu ndryshojne njerzit si puna ketij shpellarit qe shiten dhe manipulohen pa problem.Pa llogaritur dhe mediat qe jane te kapur ne maxsimum dhe e manipulojne publikun qe eshte injorant dhe do te bej i zgjut.Duke filluar dhe nga ty Mero qe ke frike ta permendesh emrin e Kreshnik Spahiut se ke frike se merzit piktorin,se dhe ti e mendo keshtu si une..
Jam dakord me ju z. Mero,por do tè shtoj diçka tjetèr.Nè vendin tonè nuk ka “Aleksi”me kuptimin e mirè te fjalès.Kètu ka sorra dhe korba qè i brejnè kockat popullit tonè.Kjo èshtè e provuar me shekuj,por nuk duhet tè humbasim asnjèherè vlerat e burrave tè mèdhenj qè kanè punuar pèr kombin duke dhène edhe jetèn.Ju pèrshèndes.
Analize perfekte, realiste dhe me saktesi marramendese!
Respekt Mero Baze
Sipas Meros Albini nuk i pergjigjet aktualitetit dhe ai nuk do ta votonte .
Kosova duhet ta provoje njehere Albinin ,se ndoshta ky mund te jete me i mire se dy kryeministrat ,qe e kane bere kosoven tallavi.
e di pse ti Mero je kundra ALEXIT? dhe cdo alex? sepse TI tashme je i PASUR.dhe mbron KAPITALISTET e vendit. nje here te djathtet, nje here te “majtet” PER TY NUK KA TASHME ASNJE VLERE MORALI. as turpi. ke vite qe i ke ngrene me buk. cmendesh nga ideja se NDJEHESH BOSH. qe nuk ke asnje ideal. qe ke vetem nje mik. ai quhet DOLLAR. po te dhane nje dollar ti sulesh kundra gjithe botes dhe logjikisht kundra gjithe ALEXEVE qe me sinqeritet apo ipokrizi… luftojne kundra KLASES PREJ MUTI( dhe plot para) klases politike…nje mut jane politikane, me droge e kurva merren nga mengjesi deri ne darke, dhe diku nga dreka hedhin dhe nga nje batute properendimore. dhe ti i duartroket. une nuk e njeh ALEXIN e Kosoves. por me thene te drejten, do gezohesha shume nese AI djal do ish nje i majte i vertete, dhe do vinte ne pushtet per te sjelle ne kosove pak drejtesi, barazi, dhe shume pune. te njejten gje uroj dhe per ne Shqiperine. te gjendet dikush qe te ndaje shapin nga sheqeri.
ps.
e vetmja gje qe njeh mire eshte llumi i politikes Titanase. merru me ate llum dhe mos u merr me gjera qe te jane TE PANJOHURA se thjesht behesh qesharak
Kujdes!!!O milet!o valinj,o kadinj!!!Po vazhduat me vjedh….Albini na pret…fundi dihet.Ateizem,komunizem,ose islam-komunizem.Ta provjne Kosove nji here,e na te bajme hajgare.Na kena vujte boll,ata na bajne moral.Hajt tung
Partia komuniste greke mund te jete nje parti dogmatike e konservatorizmit te thelle staliniste por kurre nuk beri vandalizma ne athine gjate protestave te shumta dhe kjo gje njihet edhe nga te tera krahet politik grek
Ajo qe perdori dhunen djegjet sulmet mbi rajonet policore mbeshtetjen e terrorristve te 17 nentorit, dhe shume te tjera qe siriza dhe fraksionet e shumta te saj
Per ardhjen ne pushtet perdori edhe ate qe nje fraksioni i saj e quante kacaket e qyteteve duke ushtruar dhune mbi organizmat qeveritare ,prandaj eshte drejte ajo qe thote z baze
Ketij albinit thojini te rrije urte se po te mos jene nderkombetaret per dy ore ne vende te Isa mustafes do kesh tankset e vucicit
SA PER KRENARINE QE UHET TE KEMI E TO MOS JEMI SERVIL NDAJ EUROPIANEVE E AMRIKANEVE C TJU THEM PER 50 VJET E SHKATERRUAM IMPERIALIZMIN DHE SISTEMIN KAPITALISTE DHE ISHIM FANARI NDRICUES QE NA KISHIN ZILI TERE BOTA DRIDHESHIN TE TERE NGA NEVE KRENARI TE MADHE !!!!!!!!!!!!!!
PRANDAJ KOKEN DREJT PERNDIMIT ME CIVILIZIMIN,
Aman Mero se mos te te prekin Edin. Ne zjarr hidhesh per te.
Greqia ka njè det tè madh, po aq tè madh ka dhe borxhin. Kèshtu qè Aleksi i tyre i ka hyrè “detit me kèmbè”. Ndèrsa Kosova nuk ka det, tè paktèn pèr momentin, kèshtu qè Albini èshtè me “kèmbè nè tokè” e me sy tè pèrlotur. Kam bindjen qè Albini do tè jetè fitues nè zgjedhjet e ardhshme kur do qofshin ato. Kjo jo vetèm pèr meritat e tijè, por dhe pèr pa aftèsinè e dy partive mè tè mèdha tè Kosovès PDK & LDK !!! Kèto parti pèr 8 vjetè nè pushtet nuk arritèn tè kontrollonin gjithè teritorin e Kosovès. Asnjèherè nuk e ngritèn zèrin kundèr krimeve tè shtetit tè “ISIS tè Ballkanit”, ndaj egèrsisè serbe. Ata kriminelèt serbè qè violentuan vajzat dhe nènat shtatèzènè tè Kosovès nè mènyrè tè organizuar dhe tè drejtuar duhej tè diskretitoheshin ditè dhe natè, derisa tè detyronin shtetin e Serbisè tè kèrkojè ndjesè dhe shpagim. Prandaj u ngrit njè ministèr i qeverisè sè Kosovès pa kurfarè pèrgjegjèsie dhe me arogancè tè fyente rèndè dinjitetin e femrès, nènès dhe popullit shqipètarè….. Pèrse kèto parti Pd & Ld duhej tè prisnin revoltèn e opozitès pèr tè shkarkuar min. serb ? Nuk ishin ofenduese fjalèt e tijè ? Prandaj Albinit i takon e ardhmja e qeverisè sè Kosovès, sepse èshtè mè i ndjeshèm, mè i pèrkushtuar dhe mè i sinqertè me popullin e Kosovès…
Artikullshkruesi nuk kuptohet si e sheh te ardhmen e Greqise, Kosoves apo Shqiperise…rregjimet aktuale ne ikje ose jo nuk japin asnje shprese apo perspektive per qytetaret e ketyre vendeve…perkundrazi jane te denushme pasi jane te korruptuara deri ne palce dhe te lidhura me krimin….Nga ana tjeter forcat e reja aktive si Aleksis apo Kurti anatemohen si idealiste dhe izolacionaliste te tipit neo-komunist! Tani nuk po kuptohet cfare duhet bere sepse keta popuj kane provuar ne kurriz dhe hapjen (shqyerjen) e dyerve dhe izolimin! Po ashtu ata kane njohur mire si idealizmin ashtu dhe pragmatizmin material te periudhes pas viteve 1990 (per 25 vjet)….Artikulli nuk ndricon asnje rruge qofte edhe te vaket per te dale nga kolapsi i gjendjes te pashprese ku jane zhytur deri ne gryke keto vende tipike Ballkanike!
Mero !
Edi Rama non si tocca.
Nuk eshte vetem socialist pragmatist por njeri krijues,orator i rangut me te larte dhe bindes,armik i korrupsionit,arkitekt i shtetit,`qen` i punes dhe `fallxhor` i Merkelit.
Edhe nje katervjecar te kishim vazhduar pa Edi Ramen,do na shuhej emri te gjitheve ose do tregonin barsaleta per ne 100 vite rrjesht
Shumë lart “po vret”, o Mero…!!! Je i zgjuar dhe gazetar i mirë… Por egzagjerimi dhe dozat nacionaliste, shpesh të bëjnë qesharak… Alexis Cipras, na pëlqen apo jo, ty, mua apo Bret Stephens…, është një lider i vërtetë që po habit Evropën dhe ndodhet në faqet e para të gazetave të të gjithë botës, Kryetarët e shteteve të fuqishme bisedojnë me të, e ftojnë për vizitë (si Hollande) etj.etj. Ky krahasimi jot i Albin Kurtit, apo Kreshnik Spahiut me Alexis Cipras, është si krahasimi i Berishës, i Shqipërisë me Gjermaninë…(!!!???)
Pse i druhen politikanet shqiptar figurave simpatike si Albini e Aleksi?Sepse keta jane pasqyra ky shikojne fytyrat e tyre te deshtuara e te koruptuara
Kush jane keta more MMMMMMMEEEEEEERRRRRROOOOOO, Bushati,Blushi ,Shkullaku, Lubonja qe na cane bythen me analizat e tyre, pse zbehen Alexis por derdellitin dhe japin mend se koti apo kane nostalgji per te shkuaren e tyre, pushtat,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,.
Mero, na hapet barkun me perdorimin e fjaleve te huaja. Tani po behet mode gati epidemi me fjalen establishment. Ju duket se jeni shume elokuent kur perdorni fjale te tilla? Kaq e veshtire eshte te gjeni fjale shqipe?
Puna aleksit dhe e albinit nuk ngacmon njeri se lajme te tjera pambarimisht skandaloze po shohim oret e fundit.Derisa dhe Obama pergezoi permezersisht Cipran nuk ja vlen qe shqiptaret te shohin Fidel Kastron te Aleksi kur kemi Pinocet berishin neper kembe qe ka 23 vjet qe e ka vrare dhe shurrosur ate vend:nuk ja vlen te merremi me komshinjte kur po na digjet shtepia jone:
1-Renia e nje helikopteri me 1 ton droge ne spanje dhe piloti shqiptar tregon se droga ka mbuluar jo vetem shqiperine por dhe europen.
2-Dhe per te mbuluar kete kapet “nipi i diktatorit” qe dje u mbushen gazetat dhe u gezuan nastrdinet se Ermali kishte biznes miliona dollare ne gjermani dhe skandinavi.Pra kush eshte ai qe i pregatit keto lajme elezbiberce.
3-Saliserbi akuzon direkt vellain e Rames dhe shytat,dadet pobratet per trafik droge se i paska thene njeri ne Boston ?? qe merren me rrjetin e kokaines..
4. Del nga krahu tjeter bashkim shehu si nje fantaznme kadarjane per te turbulluar ujrat ne kete vend qe po shkon per lesh..kush e pruri kete fosile te shekullit kaluar dhe perse
5.Ne vend qe PS dhe edi rama te kishin shkaterruar banden e berishes president,prokurori,shik, gjykata,kld jane tani ne fazen e kapitullimit perfundimtar duke lene serberishen si Dimitrovi ne parlament qe nga i akuzuar po kthehet ne akuzues .
E fundit:
Pse nuk merret Mero me uraganin pro berishes qe po ngrihet ne shqiperi nga “garantet” nderkombetare te Rames por merret me outsider qe nuk ngacmon njeri ne shqiperi ? sa te jete berisha ne pushtet (se nuk eshte rrezuar ne 23 qershor) ne shqiperi ka vetem Haleksa..qe bejne ham ham veten ne gazeta dhe forume..
ALBINI mund te jete Aleksi – i dy shteteve shqiptare, ose i nje shteti neser. Dhe E.Rama president.
Me pelqen shume ky editorial Z. Mero. E meriton te vleresohet ne vecanti: per urtesine e te shprehurit, nepermjet nje sintakse te shtruar dhe te drejteperdjejte, distant nuancave intimiduese, me nje strukture keshilluese miqesore dhe aspak paragjykuese apo kritikuese, per pozitivitetin dhe deshiren per tu solidarizuar me thelbin dinjitoz bashkekombas, per vullnetin e te qendruarit brenda temes pa perfituar nga rasti per tu perfshire ne analogji qe konkludojne ne kritika specifike larg subjektit (pavaresisht titullit). E vleresoj dhe aftesine per ti drejtpeshuar pasojat materiale kundrejt rendesise se merituar te zemrave te thyera. Keni mbajtur nje qendrim padyshim virtuoz, nga i cili mendoj se mund te mesosh shume.
Albini eshte nje shqiptar, produkt i nje kombi me histori te pervuajtur, i ndergjegjesuar nga ndjesi njerezore kundrejt nje populli te varfer e te rropatur. Ai, si pak prej nesh, gjen forcen karshi situates se popullit te tij, te mendoje majtas. Ai, perfaqeson sot ata pak kokrra, qe idealet i konsiderojne te shenjta, pa rene ne banalitetin e shumices nen moton “cti bej une ksaj pune, hajt te mbush xhepat e te shoh punen time”.
Jo! Albini ka deshmuar keto vite, se idealet ne te mire te mases, cuditerisht te rralla mes nje mase te pervuajtur, jane nje rruge e gjate veshtiresish, plot mund personal dhe sakrefica, por jane rruga e vetme drejt paqes individuale duke sjelle paqen e pergjithshme. Nuk ka paqe individuale ne kete vend, pa u sistemuar paqja e mases. Revolucionet jane vepra te idealisteve dhe padyshim Albini eshte nje figure me vlera.
Albini ka vlera, sepse ne vecanti, ai ndjek nje linje te vecante, bezdisese per karrigo-manet, por faktiktikisht te respektuar edhe nga partneret nderkombetare. Ai mbase eshte i vetmi shqiptar qe lobon sakte dhe me efikasitet edhe pse duke e pasur shume here me te veshtire se te tjeret. Pra, ai jep shembullin se nuk eshte e pamundur, nese ke formimin dhe vullnetin.
Ajo qe kesaj here e mendoj se ishte ne disavantazh te “zerit” te tij, eshte momenti. Ne jemi nje komb i vogel dhe eshte e nevojshme te vendosim partneritet dhe mbeshtetje nga miqte tane aleate. Eshte fakt qe pas protestes Albini u ul ne tryeze me miqte aleate. Diplomacia evropiane eshte e shperqendruar per hir te ndryshimeve ne greqi. Eshte e veshtire te degjosh dy kenge njeheresh, ndaj mendoj ne kesisoj rastesh, mund te evidentohesh duke hedhur vallen tende pa qene nevoja te shperqendrosh sfondin me tinguj te tjere. Une besoj, se shqiptaret, kane mundesi sot te impresionojne boten: jo me daulle por duke bere nje ndryshim te lavderueshem nga te tjeret, nepermjet mesazhit te trasmetuar vendosmerisht, ne nje forme te spikatur dalluese. Ne menyre figurative po e formoj domethenien e mendimin tim nen simboliken e te hedhurit te nje “valleje”, qe trasmeton shume dhe nuk zhurmon si bezdi ne veshin e atyre ndaj te cileve ne kerkojme vemendje.
@@aLBINI KA VETEM NJE GJE TE PERBASHKET ME CIPRAS, “Kullaron”:::
!-Shqiperia Relativisht e Vogel, nuk bene dote Revolucjone AALLA-CIPRAS,
kemi Politikane te PESHTIRE:::NUK JA VLEN TI PERMENDESH…
Pelasgian, keni plotesisht te drejte!
komentuesi a TE LUMTE DORA, SUPER KOMENT.
Mero e di shume mire se cfare duhet dhe cfare nuk duhet te shkruaje, por me dhimbset se ka humbur lirine e te shkruarit(dmth LIRINE) dhe eshte bere skllav i zorzopeve qe kane zaptuar Shqiperine.