Nga Mero Baze
Dhjetëra-mijëra qytetarë të Kosovës iu përgjigjën sot thirrjes së grupeve opozitare për të protestuar para zyrave të qeverisë së Kosovës. Në qendër të zemërimit ishin dy çështje që kanë të bëjnë me raportet shqiptaro- serbe në Kosovë, ajo e sovranitetit juridik mbi Trepçën dhe deklaratat acaruese të një ministri serb në qeverinë e Kosovës, Jabllanoviç.
Në të vërtetë, të dyja këto çështje nuk janë shumë bindëse për një protestë aq të gjerë. Protesta ishte përtej fuqisë që kanë këto dy kauza, për të mbledhur mijëra qytetarë në shesh. Më shumë sesa to, qytetarët i ka nxjerrë në rrugë mungesa e një entuziasmi, që duket se nuk po ngjallet nga qeveria e re, e cila është një koalicion i sforcuar mes dy kundërshtarëve, dhe gjendja e rënduar ekonomike në vend.
Dy çështjet që u përdorën si shkak, në të vërtetë janë në interes të qeverisë së Kosovës që të protestohet, më shumë sesa në interes të opozitës. Mustafa dhe Thaçi nuk janë të lumtur për deklaratat e Jabllanoviçit, i cili ndërkohë ka kërkuar ndjesë. Dhe nëse protesta kaq e madhe është ndaj tij, kjo është një avantazh për drejtuesit e qeverisë para ndërkombëtarëve, pasi mund ta ilustrojnë me këtë, presionin nacionalist përballë të cilit gjenden.
Por, realisht deklarata e Jabllanoviçit është acaruese, si çdo deklaratë serbësh për Kosovën. Nuk është as më e hidhura, as më e moderuara. Pakica serbe në Kosovë është aq e instrumentalizuar, sa nuk llogaritet si një pakicë e integruar, por një pakicë që vazhdon t’i bashkangjitet qeverisë së Kosovës, dhe këtu nuk ka vend për kaq shumë zemërim. Thjesht, ose do pranojnë t’i kenë serbët aty, ose jo. Kjo e dyta është më e rrezikshme se patetizmi kundër një ministri truthatë, që nuk mendon me kokën e tij.
Pra, protesta kundër Jabllanoviçit nuk është se e vendos në siklet qeverinë. Ajo thjesht e lehtësojnë atë nga presioni ndërkombëtar që ka, për përkëdheljen pa fund të serbëve.
Po kështu është edhe çështja e sovranitetit mbi Trepçën. Ajo është një çështje që mbartet si një problem nga formimi i shtetit të Kosovës dhe ndarja me Serbinë. Nuk besoj se ka qeveri në Kosovë që do të heqë dorë nga Trepça dhe as nga zgjidhja e atij problemi. Sa më e dobët të jetë Kosova, sa më pa autoritet të jetë qeveria e saj, sa më problematike të jetë ajo për ndërkombëtarët, aq më larg Trepçes do të jenë në vite. Ndaj dhe në këtë pikë, protesta nuk është se e dobëson qeverinë duke i kujtuar detyrimin sovran që ka për Trepçën.
Të dyja këto çështje janë çështje luksoze për shoqërinë e Kosovës dhe nuk do të nxirrnin kurrë mijëra vetë në shesh.
Por, e vërteta është se sheshi sot është mbushur jo nga këto dy çështje populiste, por nga problemet konkrete që po ndeshin në qeverisje qytetarët e Kosovës. Problemi i tyre është se qeveria e re nuk ngjall entuziazëm dhe se vendi është ende nën darën e një stanjacioni të zgjatur. Rinia nuk ka shpresë dhe po largohet drejt Perëndimit, ndërsa reputacioni i Kosovës po vihet në rrezik nga korrupsioni, qeverisja e keqe dhe imazhi i një vendi që prodhon xhihadistë për në Siri. Kriza e zgjatur gjashtë mujore për formimin e qeverisë, futi në depresion shoqërinë e Kosovës, pasi fituesit u sollën si humbës dhe humbësit si fitues. Për gjashtë muaj u pa se interesi themelor i liderëve të Kosovës ishte në fakt pushteti dhe jo përgjegjësia ndaj vendit.
Të gjitha këto arsye kanë zemëruar qytetarët me politikën dhe ka një zhgënjim real ndaj saj. Ata që ishin dje në shesh para qeverisë, ishin për këto shkaqe. Ata kanë probleme me faturën e energjisë, me asistencën sociale, me papunësinë, me shërbimin shëndetësor, me hoxhallarët që u shpëlajnë trurin fëmijëve dhe me politikanë, që ta fikin me zor edhe nëse ke ndonjë fije shprese brenda vetes. Është kjo arsyeja që i nxorri njerëzit në shesh dhe kjo arsye duhet lexuar me kujdes. Ana populiste e protestës nuk është se e dëmton aq shumë qeverinë, sa pretendojnë opozitarët. Qeveria e Kosovës është e dënuar të jetë qeveri multi-etnike dhe nuk mund të përdoret populizmi për të zhbërë një standard, që është arritur me bombat e NATO-s kundër një politike tjetër populiste dhe puritaniste serbe mbi Kosovën. Nga ana tjetër, as xhamat e thyer prej protestueve nuk e dëmtojnë dot protestën, siç shpreson qeveria. Në çdo protestë ka njerëz të dhunshëm që shkojnë deri në këto akte, por kjo s’ka lidhje me protestën. Nuk mund të barazohet dëshpërimi i njerëzve me përgjegjësinë për disa xhama të thyer, siç përpiqet Sali Berisha në Tiranë që të barazojë disa gurë mbi skafandrat e policëve më 21 Janar, me katër të pushkatuar prej tij.
Protesta duhet lexuar mirë, si një protestë e shqiptarëve ndaj qeverisë së shqiptarëve, dhe jo si një lëvizje populiste për puritanizmin e qeverisë së Kosovës prej problemeve të mbartura nga krijimi i shtetit të ri të Kosovës. Nëse këmbëngulet të jetë e tillë, është më shumë pro-qeverisë sesa kundër saj. Nëse i qëndron të vërtetës, se pse qyetarët e Kosovës ishin në shesh, atëherë ajo do ta dëmtojë realisht qeverinë, e cila dremitjen e saj të stampuar në portretin e kryeministrit, po e kthen në një gjumë të thellë letargjikë për Kosovën.
Ku janë analistët”, pyet diplomati…
Në tetor dy ministra të Qeverisë së atëhershme të Kosovës morën pjesë në një konferencë në Beograd. Nga ana e një diplomati të një shteti europian kjo vizitë u quajt rezultat i dialogut Beograd-Prishtinë. Ky diplomat akuzoi “analistët dhe kritikët e dialogut” në Kosovë që nuk i kishin bërë jehonë shkuarjes në Beograd të ministrave kosovarë. Rezultat i dialogut, qe besa, është edhe vizita e ministrave të “Srpska Listës” në Beograd të dielën, ku ata faqe botës treguan se ndaj kujt janë luajalë: ndaj qeverisë së Aleksandar Vuçiqit dhe jo kabinetit të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit, pjesë e të cilit janë dhe prej të cilit marrin rrogat. Rezultatet e dialogut në Bruksel po shihen: mungesë totale e lojalitetit të ministrave serbë ndaj shtetit të Kosovës. Madje edhe sjellje si sabotatorë. Me vite të tëra ata e kanë sabotuar në veri të Kosovës çdo përpjekje sado të zbehtë të bashkësisë ndërkombëtare për rend. Tani, pasi janë legalizuar, ata po e vazhdojnë sabotimin edhe në qeverinë e Kosovës. Rezultat i dialogut në Bruksel është edhe ky fakt: çdo kosovar që dëshiron të udhëtojë nëpër Serbi me veturë duhet të paguajë së paku 120 euro sigurim. Kjo nuk është liri e lëvizjes, por liri e pakufishme e autoriteteve serbe për plaçkitje të qytetarëve të Kosovës. Që nga viti 1999 vëllai i Hashim Thaçit ua ka marrë mërgimtarëve disa qindra miliona euro në kufi në emër të sigurimit për veturë në Kosovë. Por, kur një serb nga Uzhica, Kraleva, Beogradi, Nishi apo Batajnica ka ardhur në Kosovë me veturë mafia e sigurimeve e prirë nga Gani Thaçi i ka thënë: “Dobrodošli”. Kur para festave të vitit të ri mijëra mërgimtarë vijnë në Kosovë nga Europa perëndimore, ata në kufi me Serbinë duhet të tregojnë letërnjoftimin, sepse pasaportën e Kosovës Serbia nuk e pranon – dhe pëlqimin për këtë e ka dhënë Hashim Thaçi në Bruksel. Por, as me letërnjoftim nuk mund të kalojnë kosovarët nëpër Serbi, sepse ata duhet të marrin një lejekalim nga autoritetet serbe. Për të marrë këtë letër të mallkuar mërgimtari duhet të durojë deri në 5 orë acarin para sporteleve të policisë serbe në pikat kufitare mes Hungarisë dhe Serbisë dhe Kroacisë e Serbisë. Këto janë rezultate të jashtëzakonshme të dialogut!
E.R.
PS. Ndalohet citimi nga portalet.
keto dy ditet e fundit kane ndodhur dhe thyerja e ca xhamave ne kosove por dhe hapja e shtepise se gjethit qe quhej dikur shtepia spiunave.
mendoj se evenimenti i shtepise gjethit ishte mijra here me i rendesishem se thyrja e xhapamave nga albinet e kosoves.
Sjellja e denueshme e Rames ne kete perurim hipokrit i ka kaluar permasat e lejueshme.. e ka dhi punen sic thoshte nje dipllomate amerikane per gallate
Falenderimi qe EDrama i beri Visho Ajazit dhe prania e mostres Bashkim Shehu ne kete perurim karagjozash i dha fund cdo dyshimi qe k/m i sotem eshte nje drejtor komunale dhe nje show-men per pasarela dhe sallone mode tip kumbaro.
Po mire o ED palloshi a mund t’ju thuash shqiptareve se ku jane eshtrat e Remzi Hoxhes qe nje kumbaro tjeter dhe visho ajazi keto kamikaze te berishes si vampire u sollen me nje luftetar te UCK
Po mire o ED palloshi a mund t’ju thuash shqiptareve se pse deklarove vitin qe kaloihr Kukes per Kosoven se Berisha eshte nje veprimtar qe ndihmoi fuqishem ne clirimin e kosoves kur ne fakt me visho ajazin furnizuan milloshevicin me karburant dhe sabotuan ,spiunuan & perndoqen levizjen e Uck.
Dhe e fundit per Meron:
Kur ne jemi te pushtuar plotesisht nga serbofili berishe dhe Edrama sot shpalli kapitullimin te shtepia e gjetheve perse merresh me albini dhe isa mulla mustafen e kosoves kur nejemi mijra here me keq se ta.Mos prisni i nderuar Mero qe kur EDrama te falenderoje dhe fazllicin qe te beni nje artikull “te forte” ?
Solidaritet me Protestuesit..
1-nje Minister kudo qe te jete, duhet te zbatoj Etiken, dhe jo te Shaje Njerezit…Serbi Serbe Mbetet…Duhet te jape Doreheqjen ose te Shkarkohet…
Percillja ne televizion protesten ne Prishtine para Kryeministrise dhe pashe si demolohej kryeministria e Kosoves nga protestuesit e policia vetem shikonte,nje moment paramendova te ishte Sali Berisha kryeminister i Kosoves ne ato qaste do bente ploje ,do shkonte gjaku vade sa veshtire do e kishin ti numronin te vraret.Ai vrau e sakatosi ne Tirane njerzit ne Bulevard perballe kryeministrise qe rrinin me duar ne xhepa pa u thyer asnje xham i nderteses se Kryeministrise ,nga friga se po i marrin karrigen.E shihni qfare bene mendja e prishur e nje njeriu.
Kur te rrezohet kjo qeveri kaq interesante ne kuptimin teatral gazetari Mero Baze me cilen parti do te bashkohet ne kerkim te copes se byreçkes?
Zoti Baze. Do te ishte ne nderin tuaj qe sot te kishit shkruar nje editorial per puthjen e turpshme Rama-Ajazi-Shehu.
Keni kryeministrat qe meritoni:njeri qe mendon te bejne Art me gjerat me te tmerrshme te komunizmit,tjetri te rilidhjet si kur ishte komunist i devotshme i serbise,me miqte e tij!
Si ne Kosove edhe ne Shqipri nuk dijm te protestohet,sepse njerzit qe i organizojn ato nuk kane qellim qe me ane te ketyre protestave te ndalet nje e keqe,por gjithmon i perdorin per qellime te tyre te ngushta politike dhe rezutati eshte dhune ndaj policise,demolim te pasuris etj.
Te lumt Mero. Burhan Kavaja nje udheheqes qe koaloj mbi 50 vite me Trepcen tha, ;mafija politike e hodhi Trepcen ne oborrin serb.