Ka një betejë të pakuptimtë politike dhe një protagonizëm qesharak të politikës, por dhe institucioneve rreth meritave për zbulimin e laboratorit të drogës diku afër Elbasanit.
E pakuptimtë fare duket së pari beteja e opozitës për të akuzuar qeverinë pas arrestimeve. Fakti që policia ka bashkëpunuar me Prokurorinë dhe palën gjermane në këtë operacion dhe nuk i është dridhur dora për askënd që ka arrestuar, do të thotë që është një polici e lirë të veprojë. Deri më tani nuk kemi asnjë fakt dhe asnjë provë qoftë dhe të tërthortë, që policia nuk ka vepruar me profesionalizëm në këtë aksion. Një parti që ka ikur nga pushteti dhe i ka lënë peshqesh Shqipërisë një plantacion zyrtar droge si Lazarati, i cili mes të tjerash kishte jo vetëm laboratorë droge, por ishte dhe një zonë e paprekshme e krimit ku strehoheshin gjithë personat në kërkim, kur flitet për çështje të tilla, bën mirë të heshti, se minimumi nuk humbet ndonjë pikë. Askush nuk do t’ia merrte për ters PD nëse nuk do ta lavdëronte policinë për këtë akison, por bezdia e të llapurit kot dhe kur ke të drejtë të heshtësh, është në dëm të tyre
Edhe nëse e shikojmë tërësisht thelbin politik të këtij debati idiot, unë nuk kuptoj çfarë pikësh fiton PD në këtë rast. Ajo ose duhet të kishte një bilanc më të mirë të saj në këtë drejtim e të mburrej, ose duhet të kishte fakte të reja që nuk i ka dhënë policia dhe të fliste. Përvojën e pushtetit të saj e ka sterrë, pasi ka qenë i vetmi pushtet që ka ligjëruar plantacione droge. Emra të rinj, përveç atyre që ka dhënë policia, nuk jep. Atëhere çfarë është duke u thënë shqiptarëve? Që PD ka njoftuar gjermanët dhe gjermanët kanë informuar për drogë? Opozitë më absurde se kjo nuk mund të gjendet. I vetmi rast kur opozita ka të drejtë të flasë pas këtij operacioni, është nëse ajo del dhe thotë që policia nuk i ka arrestuar të gjithë, ose kemi prova se pas këtij trafiku fshihet ky apo ai politikan, dhe të japë prova. Kurse kjo zhurmë absurde për të mos lënë qeverinë të thotë që kapëm drogën, është një parazitizëm opozitar, nën nivelin e deputetëve të Elbasanit.
Një tjetër betejë qesharake për protagonizëm ka shpërthyer nga Prokuroria kundër Policisë së Shtetit. Ose më mirë të themi, ka një përpjekje nga Prokuroria të depërtojë në shtyp idenë se meritat e kësaj lufte i takojnë asaj. Dhe për t’u dukur bindës kanë publikuar detaje të korrenspodencës së tyre me palën gjermane, dhe kur kanë filluar hetimin në bashkëpunim me policinë.
Kjo është një tjetër dalldi shqiptare për të qenë protagonist me punën e tjetrit.
E vërteta është e qartë dhe nuk ka nevojë as të zbukurohet dhe as të komentohet. Pala gjermane ka rënë në gjurmë të trafikut të drogës pasi ka arrestuar një pjestar të këtij grupi vitin e kaluar dhe ka kërkuar bashkëpunim me palën shqiptare. Për fat, secili ka bërë detyrën e vet. Prokuroria ka hetuar mirë, policia i është përgjigjur në kohën e duhur dhe operacionin e kanë bërë në rregull. Ky është një hetim i nisur nga pala gjermane, por prokuroria dhe policia shqiptare kanë meritën që kanë vepruar profesionalisht dhe e kanë çuar deri në fund aksionin. Nëse vlejnë të lavdërohen për diçka, është që janë shkëputur nga tradita e dekonspirimeve dhe pazareve me trafikantët, së paku në këtë rast. Për të tjerat, është joserioze të përfshihen në debate publike të cilat bëjnë qesharak dhe këtë pak meritë që kanë.
Institucionet e kanë detyrë hetimin dhe zbulimin e krimit dhe nuk e kanë meritë. Ndaj është mirë të rrijnë larg kësaj zallamahie idiotësh për t’u bërë pronarë të antidrogës. Gjeni një herë pronarët!
Prokuroria e ben kete pune te QELBUR se punon sipas urdherave te Sali Berishes!
Keto mburrje te pa kuptimta nuk tregojne profesionalizem ,por minimalisht AMATORIZEM,ndersa maksimalisht MILITANTIZEM anti shtet!
Prokuroria po te doje te MBURRETka plot,duke i cuar dhjetra dosjet e KRIMIT ne Gjykate,por duke mos bere kete detyre te saj ajo i kundervihet POLICISE SE SHTETIT njelloj si kur te jete KRYEPROKUROR VETE BERISHA!!
Edhe kjo eshte nje prove tjeter bindese qe MAZHORANCA duhet ta SHPORRE KRYEPROKURORIN LLALLA nga detyra nje ore e me pare!!!
Mero djali, Berisha dhe gjysma e PD-se e kane vendin ne qeli ti i jep vlere kur diskuton per ta…….nuk ja vlen.
Por nje gje duhet te te shqetesoi se: Kush do te jete ai ”bole madh” qe do ti fuse ne burg……..!!??? sepse ”gjatoshi” apo Tahiri nuk mendoj se disponojne ”bolet”……..te tjerat jane pordhe me rigone e hi ne syte e popullit mjeran qe sa vjen e shton listat e psonisjes ”me qitap”………….
O tgfs.Kish ndonje vlleh si ty ne grupin e arrestuar mo?
Mos e kruaj kot me vllehet ti Majestiku, se nuk ke sy e faqe te flasesh per ta kur jane treguar me shqiptare se vete shqiptaret… Na duhet ta pranojme se shume figura kombetare qe kane kontribuar per shqiptarine ..jane me origjne vllahe…. Nuk e kuptoj perse kerkojme te bjejme armiq edhe ata qe nuk kane bere asnje pune armiqesore…Pastaj me sa di une, vllehet nuk jane myslymane… sheh ndonje emer jo myslymane ti aty.? me kete nuk dua te shaj myslymanet por thjesht per te vertetuar qe asnjeri nuk eshte nga ata vlleh…. te falenderoj per mirekuptimin.
Vetem qeveria ka the drejte te beje pronarin e antidroges keshtu thua ti Mero?
Mero thote qe pronari i anti-droges eshte pala gjermane , ndersa keta tanet kane te vetmen merite se nuk e dekonspiruan aksionin …
E kuptove more ?
Me fjale te tjera rrofte qeveria. Ik o zoti Baze se po e ben balte kete pune.
O Mero po kto pun i di Sala ma mir. Sala e ka bo ne ket ven prokurorin, gjykatsin dhe avokatin. Lejani Sales deri ne fun ket rol.
E sakte.
Na i can veshet opozita, gam gam, kujton se
Eshte idiot populli.
E keqja eshte se dhe kur te kene ndonjehere te drejt, skemi me
I besuar, se bejne gam gam gjith kohes.
Keto te opozites e bejne kopilin e ta len ne dere. Keni pare
Keshtu.
Pronarèt nuk kanè dalè asnjèherè z.Mero.Gjithmone ne rrjete peshkaqenèt e vegjèl,tè mèdhenjtè i ruan sala me shik e me gjykata.Reformèn ne drejtesi e bène Nishani.
Mire mo Mero mire por shtroj pyetjen se kur institucionet tona do jene zot te vendit te tyre.Policia e ka per detyre te zbuloje,prokuroria te hetoj dhe gjykatat te denojne.Sikur jane ngaterruar redhet e puneve.Gjermani zbulon e heton,prokuroria percjedh policise e policia godet.Kur do shohim nje goditje te bandave nga puna zbuluese e policise dhe bashkepunimit me prokurorine?Kur do kapen vrasesit e ish deputetit te Fierit,te Santos etj.Ky eshte problemi i institucioneve ligjzbatues sot dhe jo dalja me vrap per reklama televizive.Puna e mire nuk ka nevoj per asnje koment.
Me këtë katrahurë që ka mbjell berishizmi, zor se ujdisen kollaj punët. Gjatë qeverisjes idiote të mëparëshme tek ne hyri ‘derri dhe dosa’. Këto janë frutet e këqija të kësaj dalldije berishiane.
Prekurori I LLalles duhet te futet ne burg sa me pare,dhe shpeton shqiperia e halleve shume te medha.
nuk e di kur do shkeputet ndonjehere kjo politika jone nga punet qe nuk i takojne. detyra e politikes eshte te beje reforma te mira,per zbatimin e tyre tja lere institucioneve
@@ ME POLITIKANE MUTI SE NE SHQIPERI nuk gjene ne asnje Vende te Botes,
Me krimin e Organizuar merren organet Perkatese..si Policia, Prokuroria, dhe jo Opozita…ME Deklarata ..apo edhe Politika…kjo nuk eshte pune e Politikes…Ne Shqiperi..secili i Bie Fyellit, sepse nuk kane se c´te bejne..Gjermanet duan qe ti Nxjerrin Koken GJARPRIT NE GJermani…duan te kapin kokat dhe ti presin Rrugen Trafikut te Droges…qe vinte nga Shqiperia…ne Gjermani ke Droge ne c´do cepe…lol
Po pse te djeg ty Mero kjo?
Dikur o z.Baze,para viteve 1990,nje ndermarje prodhuese,relativisht e madhe dhe me peshe per ate kohe,kishte shume sektor,ne disa sektor punet i shkonin shume mire se pergjegjesit e ketyre sektoreve i rrinin punes nate e dite ne koke,ndersa ne disa sektor punet shkonin shume keq, i kritikonte dhe i kercenonte drejtori here pas here keta shefa qe nuk i kishin mire punet,pa rezultat,nje i vjeter i afrohet drejtorit dhe i thote: “leri keta,po bjeru ne koke atyre qe punoin,se duke u folur vetem ketyre,do e lene punen dhe ata qe punoin mire dhe pastaji shkove ne djall,prandaj bjeru atyre qe punoin se keta nuk ndreqen me”.
Mero,ke shume te drejte qe ia thua te gjithve ne kete shkrim:i sakte,serioz.krtikues me vend,por kujt ia thua,Saliut,Lulit apo njeriut pa mustaqe.
Z. Baze nuk kam asnje shkakt qe te perpiqem te bej avokatin e Opozites shqiptare, por e shkuara e afert ka treguar se, kur opozita ka ndo nje rezerve ose hedh pikpytje mbi ndonje veprim apo aksion te Policise se Shtetit, keto rezerva nuk jane te Opozites por jane te Porkurorise dhe SHIK-ut, qe me pare informojne ne kundershtim te hapur me ligjin z.Berisha sesa instancat shteterore. Kjo tregon se dyshimet qe ngrejne Opozitaret jane dyshime qe i kane ngritur Prokuroria dhe SHIK-u dhe si te tilla duhet te merren seriozisht nga Polica por edhe nga media.Ju kujtohet rasit i aeroplaneve te droges ne fushen e Gjadrit? Z. Berisha kembengulte, qe Ministrja e Mbrojtjes te pornoncohej ne publik, nese ka patur te dhena per te tilla fluturime apo jo. Kembenguli aq shume, saqe cdokush mund ta kuptonte qe ai kishte te dhena te pasterta qe Ministrja kishte informacion mbi kete ceshtje, pavaresisht se ajo nuk mund te prononcohej mbi kete ne publik.
Apo rasti i kontenierit me banane, i cili u sekuestrua ne Mal te Zi sepse ne te u gjenden sasi te konsiderueshme kokaine.Te gjithe pohuan se ajo droge nuk kishte destinacion Shqiperin, keshtu edhe versioni perfundimtar zyrtar. Vetem z.Berisha ishte me se i bindur, se ajo ngarkese kishte destinacion Shqiperine.
Dhe nuk eshte e nevojshem te kesh aftesi profetike per te ber lidhjen midis atij kontenieri qe vinte nga Kolumbia dhe rastit flagrant ne fjale.
Por edhe pse Opozita i merr informacionet ne kohe reale nga Prokuroria dhe SHIK-u ajo me nje profesionalitet shume te ulet i prdor ato vetem per kapital politik. Madie duke dale ne deklarata publike pa u permbyllur hetimi zyrtat Opozita ve ne rrezik te larat vete hetimet. Dhe kjo tregon vetem nje nivel shume te ulet profesionaliteti dhe morali nga ana e saj.
Gjithesesi persakohe ne Shqiperi ne krye te Prokurorise dhe SHIK-ut jane militante te PD-es, nje gje eshte shume e sigurt, se cdo akuze ose hedhje dyshimi e bere nga Opozita duhet te merret me shume seriozitet nga Polica dhe mediat.
Me respekte!
NASTRADIN—
Nuk leviz nga istikami,ora te ka ngelurne 6 Prill 1939 dhe pas asaj dite te duket erresire. Nje keshille, kur ora tende nuk ka zemberek ose bateri si keto te kohes ,ti te pakten levize me gishta qe te shkeputesh dhe te ecesh me kohen .
Shenim . Nastradin ,nuk shkruhet SHQYPNIA ,po shkruhet SHQIPERIA ( se para ca ditesh i beje verrejtje nje komentuesi per gabime ortografike ).
KLANI I KOKAINES HOXHA PO PERPIQET TE SHPETOJE PJELLEN E ENVERIT DHE KOKEN E VET ME NDIHMEN E RILINDJES SOCIALISTE TE EDI RAMES.
Ndryshe nuk do te ishin kaq qesharake dhe allogjike deklaratat e fundit te policise dhe prokurorise qe cudisin edhe kalamajte e rruges per KONFUZIONIN e tyre total. Prandaj edhe shoqeria jone civile duhet te zgjohet dhe te ngrihet e tera ne kembe per te pyetur kryeminsitrin tone rilindas:
PSE SHQYPNIA SOCIALISTE PO BEHET NGA FAMILJA HOXHA SI DEPO KOKAINE NE EVROPE PER TE VAZHDUAR KRIMET E ENVERIT DHE PER TE MBJELLUR VDEKJEN KUDO NE BOTE?
Nuk do te kapej kurre pa nje spiun qe i din mire keto pune.
pronaret jane Likja dhe Sala
O Mero jemi tallavaja e Europes,jemi turpi i Europes…diferencen e ben vetem Edi Rama dhe nje grusht njerezish qe po na terheqin zvarre drejt Qyteterimit
Te lumte dora dhe mendja z.Baze!
Kjo eshte e verteta,kalamajte dhe plaku i lajthitur te PD te pakten duhet te heshtin,populli nuk eshte turme kupton cdo gje edhe deputetin medioker te Elbasanit z.Boci qe elbasanasit ja dine nivelin , katandiset si mos me keq duke kerkuar per gjithe vitet si deputet lek nga biznesmenet elbasanas,ky nivel jane medioker ….te pakten te heshtin dhe kete ta bejne edhe ne te miren e imazhit te tyre.
PERMASAT E LABORATORIT TE KOKAINES NE XIBRAKE I KALOJNE KUFIJTE E SHQYPNISE, PRANDAJ ESHTE SHPEJT PER FLASIM PER MERITA DHE TE VEME NE KOKE DAFINA LAVDIE
Qe te sjellesh kokaine nga Turqia permes Bullgarise, Maqedonise dhe ta depozitosh ne Shqypni per ta shitur me pas ne Gjermani kjo kerkon BOLE te medha dhe nje organizmi perfekt te trafikut te droges. Fakti qe vete gjermanet e kane kapur kete trafik tregon se per nje kohe te gjate kokaina albaneze eshte shitur dhe eshte futur ne rrjetin e saj te shperndarrjes ne Evropen Perendimore shume kohe me pare dhe kjo nuk kerkon muja por vite sipas te gjitha analizave ne kete fushe. Vetem injorante dhe debile mund te besojne versionin e perhapur nga Rilindja Socialiste se ky biznes vdekjeprures me nje organizm dhe funksionim super perfekt ka vepruar per disa muaj ne teritorin e vendit tone dhe ne vendet fqinje plus Gjermanine. Vetem pergatitjet paraprake dhe zgjedhja e KUADROVE te besueshme per trafik kokaine kerkojne me shume se nje vit kohe, normalisht 2-3 vjet dhe pas kesaj perzgjedhje fillon te funksionoje rrjeti i trafikut dhe i shperndarrjes. Kjo do te thote se Klani i Kokaines “HOXHA” ka funksionuar shume kohe me pare, sipas gjasave qe ne Kohen e Saliut, dhe jo rastesisht eshte zgjedhur si “ARKETAR” nipi i Enverit me shume fije te padukshme me pushtetin mafioz te dy kaheve te politikes. Prandaj edhe ne kete llogjike lind pyetja serioze per politiken tone kombetare: Pse Shqypnia nuk ka njoftuar Turqine, Bullgarine dhe Meqedonine per te koordinuar veprimet e tyre per zgjerimin e investigimit te kerij rrjeti te rrezikshem mafioz jo vetem per Evropen dhe Gjermanine, por per gjithe Boten? Policia shqyptare eshte trajnuar mjaft mire per kete bashkepunim me policite e vendeve te tjera kur fjala eshte per nje rrezik me permasa nderkombetare, pse atehere ka heshur si “miza ne qyp” policia shqyptare dhe pse policia gjermane e ka mbajtur ne konspiracion te plote hetimin e saj dhe nuk ka kaerkuar ndihmen e shteteve fqinje me shqypnine? Pergjigja eshte fare e thjeshte: Sepse nuk i ka pasur besim vendeve mafioze ish komuniste fqinje me vendin tone, as Turqise islamike si mesalla me dy faqe dhe as RILINDJES socialiste te Edi Rames, bile flitet qe per kete aksion te Krimeve te Renda nuk kishte dijeni as Edi Rama dhe as ministri Sajmiri qe tani nguten te marrin dafinat e lavdise.
KJO ESHTE E VERTETA DHE SHQYPTARET DUHET T’I KERKOJNE FALJE GJERMANEVE DHE BOTES DEMOKRATIKE.
alban mir e ke ti po edhe kroacis ju deshen 7 vjet mbas nderrimit te pushtetit qe e denoi ish presidentin saj me burg
Ermal Hoxha birbo DJALI
per mamin cun SEMBARI
babi i ka blere FERRARI
kokainen gadit SEPARI
me detyre prej ARKETARI
deri kur o SHQYPNI
do durosh ket FAQEZI?
Eshte e turpshme kjo qe ndodh ketu tek ne per rastin ne fjale.Ne asnje vend nuk do komentonin se kush kishte merite per kapjen e laboratorit.Dua te them me bindje te plote qe gjithe aksioni ka qene i drejtuar per gjermaneve.Pse e them kete.Se pari dihet mire qe te ngresh nje laborator te tille i mire organizuar duhet dhe suport me siper pra nuk jane vetem 5 apo gjashte vete.E dyta te gjithe e dime se gjermanet nuk mund tia linin ne dore palo prokuroreve tane e aq me keq policise sone per shkak se ato dihet si funksionojne.E treta persa i perket meritave institucionet tona kane deshtuar totalisht duke filluar qe nga dogana,policia,shik etj.E para hyjne 2 kolumbiane ne shqiperi qe mund te jene te vetmit qe kane hyre ketu dhe ti nuk di se per cfare kane ardhur.e dyta hyn lenda e paperpunuar dhe ti nuk ben analiza se cfare lende perberese ka ajo.e treta laborator ne mes te elbasanit dhe ti nuk di se ekziston .Pra askush mos ti bjere gjoksit e aq me shume te zgjuarin se ne te gjithe e dime sh mire si ka funksionuar e funksionon shteti yne.shtet farefisnor.Ata kane drejtuar aksionin dhe thjesht policia e prokuroria kane zbatuar urdhrat e tyre.
Ai qe kishte Lazaratin,ka edhe Xibraken
PUNEN e kane filluar para nje viti,direkt mbasi kane ardhur ne pushtet socialistet,lidhjen bejeni vete.
SOCIALISTET DONIN TI HIDHNIN HI SYVE EUROPES,SE GJOJA DO MBYLLNIN LAZARATIN,POR ME LEJEN E TYRE HAPEN FABRIKEN E KOKAINES QE BEN ME SHUME PARA SE HASHASHI, mbyllim hashashin qe Europa te na japi para,…por dhe hapim kokainen,…pra te marrim para nga droga dhe Europa ne te njejten kohe,…pra edhe bejme para me droge dhe jemi ne rregull me europen.
Perseri ne vend te dyte,pas gjermaneve,informacioni kete rradhe i ka “shpetuar” Berishes !
Gjermanet e paskan ditur, kane marre masa antiberisha,operacioni doli me sukses.
Mero me fal per shprehjen, keta opozitaret e sotem nuk jane opozitare por gom…….Cdo gje eshte trasparente dhe e prekshme .Ky eshte nje sukses i policise se shtetit si dhe te gjitha sukseset ne Lazarat dhe Shkoder .