Kauzat e rreme

7 Janar 2015, 21:19Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Një nënpunëse e Ministrisë së Punës është shkarkuar sipas një procedure ligjoren pasi ka munguar për 73 ditë nga puna dhe ka pasur probleme me performancën e saj si zyrtare. Bëhet fjalë për një zonjë, të cilës opozita i doli në mbrojtje, duke theksuar se ajo u shkarkua sepse kishte firmosur një herë për një tender, por pastaj ishte penduar dhe ishte ankuar. Siç mund të verifikohet rëndom, ajo, pasi ka konstatuar se po shkonte drejt humbjes së vendit të punës, pas shkeljeve që kishte bërë, kishte filluar të bënte rolin e “heroinës” antikorrupsion, duke u penduar dhe për firmën e saj.

Në të vërtetë, ky është në shumicë prototipi i modelit të nënpunësve shqiptarë, të cilët janë gati të firmosin çfarë të duash për të ruajtur vendin e punës dhe të këpusin çfarë broçkulla të duash kur rrezikojnë vendin e punës.

Zonja e cila është aty e punësuar jo për shkak të diplomës së “Kristalit”, por të rekomandimeve të PD-së në kohën që ishte në pushtet, në të vërtetë ka një hall shumë konkret. Do të bëjë politikë me ikjen nga puna dhe nuk e ka keq. Partia e ka futur, dhe asaj duhet t’i kthejë borxhin. Problemi është tek modeli i zyrtarit që duhet të inkurajojmë për të denoncuar korrupsionin.

Rasti në fjalë vlen për PD, por nuk vlen për medien. Nëse PD vërtet kërkon të gjejë heronj në administratë që nuk firmosin tendera reklamash, mund të kërkojë tek ekipi i ri i Lulzim Bashës, pasi ka Edvin Kullurin i cili ka rruar 1.2 milion euro me Frangajt në një javë, dhe nuk i ka hyrë gjemb në këmbë.

Mos të themi se më keq akoma, janë praktikat e Bashkisë së Tiranës, që financon mediet e saj duke shpikur fonde për reklama.

Në rastin konkret, nuk kemi të bëjmë as me ndonjë heroinë dhe as me ndonjë viktimë, por me propogandë partie, e cila depërton dhe në medie.

Një situatë e ngjashme duket se është dhe me videon e skandalit në QSUT. Versioni i pacensuruar i saj, i cili u gjet në celularët e shokëve të vajzës, tregon se vajza ka marrë ndihmën e parë, është intubuar dhe pastaj është çuar në një dhomë për qetësi. Aty pastaj është ajo skena e shëmtuar e shokëve të saj dhe padiskutim, përgjegjësia e personelit të spitalit, që lejon njerëz të tjerë në dhoma. Por, nga shfaqja e parë e manipuluar si përdhunim i personave të panjohur në QSUT dhe deri tek ky version origjinal, ka shumë hije midis, të cilat pastaj shërbejnë për të krijuar kauza të rreme publike.

Sistemi ynë shëndetësor është një gërmadhë e madhe, të cilin nuk kam fare besim se do ta shpëtojë kjo qeveri dhe as idetë e saj për të, por manipulimi me një çështje të ndjeshme, nuk prodhon asnjë kauzë reale. Ky sistem shëndetësor është aq i degraduar, sa justifikon dhe faktin që mund të ndodhin skandale të tilla, siç u paraqit, dhe nuk është e nevojshme të përdorësh papërgjegjshmërinë e disa të rinjve, për të prodhuar një histeri publike.

Po sot në mëngjes, një miku im avokat po më tregonte se një biznesmen, i cili ishte dhe i njohuri im, ka ndërtuar një resort luksoz afër Pezës, dhe një blog i kontrolluar nga njerëzit e Berishës, e kishte shpallur si pronë të Saimir Tahirit. Biznesmeni, i cili nuk ka as njohje personale me Tahirin, ishte alarmuar dhe u kishte telefonuar atyre që kishin shkruar, dhe ata e hoqën lajmin, por dhjetra faqe anonime vazhdonin të shkruanin për “Pacollin shqiptar”. Ky teatralizim i opozitës me korrupsionin është nëj shpërdorim i madh i shanseve për ta luftuar atë dhe për ta bërë betejën reale ndaj tij.

Kauzat e rreme, sidomos kur ngrihen nga opozita dhe media e manipuluar prej saj, i bëjnë dëm kauzave reale, dhe problemeve reale që ndodhin në qeverisje. Unë besoj se se në sistemin e tenderave në qeveri ka një lloj klientelizmi dhe mungesë transparence, por që kjo të goditet, duhet një angazhim serioz dhe fakte reale, jo legjenda urbane. Është e vërtetë po ashtu se gjendja në shëndetësi nuk është më e mirë se ka qenë, por kjo nuk ka nevojë të vihet në dukje duke manipuluar një video tepër të ndjeshme për opinionin. Edhe raportet e policisë dhe prokurorisë me tipa si Shullazi, që gjithmonë arrestohen dhe gjithmonë nuk dinë kush ua ka fut armët në makina, janë vërtet për t’u sqaruar, por nuk sqarohen duke i sajuar Saimir Tahirit pallat në Pezë dhe Erion Veliajt vilë në Dajt, se ato mund të verifikohen lehtë, ku jetojnë e çfarë bëjnë.

Kauzat e rreme nuk është se dëmtojnë qeverinë. Asaj në shumicën e rasteve i mbulojnë vërtet krimet që mund të bëjë. Biles Berisha në kohë të vet e përdorte këtë metodë duke përdorur gjoja media opozitare të shpiknin që Shkëlzen Berisha fitoi tender p.sh, dhe pastaj dilte që ishte një Shkëlzen tjetër. Dhe ndërkohë që Shkëlzeni bënte kërdinë me toka me tendera e koncesione si sekser, Berisha mbrohej se ata që shpifin, e kanë me atë Shkëlzenin që e ka emrin e babës Abdullah.

Por, këtë stil që Berisha mezi e sajonte për të shpëtuar, kjo opozitë po ja bën falas qeverisë, dhe po bën shumë dëm. Pasi në të vërtetë, duke qenë dembelë dhe të paaftë si opozitarë, do prodhojnë kauza të tilla të rreme, të cilat do t’i bindin shumë vonë shqiptarët për gabimet e qeverisë. Atëhere kur mos t’i bëjnë punë askujt.

27 komente në “Kauzat e rreme”

  1. Ramizi says:

    O mero shullazi meriton koment me vete, kot e perzjen me ministrine e punes

    1. isidor says:

      Mero je bere si shullazi i shtypit

  2. 1 milion vota says:

    mero je ber me keq se sandri I klanit shqiperia po perjeton terrin me elektrikun vrasje na bandat dhe ti meresh me nje punojese boll u lepijet pas pushtetit

    1. @shqip says:

      perfundimisht ti mero sbehesh me, lepires ke qene me berishen lepires je bere me ramen, nga kulla e fildishte nuk shihen asnjehere problemet dhe vuajtjet e popullit. kjo qeveri nuk qeveris, gjithcka e ka bazuar ne propagande dhe ti ke qene dhe je si gjithmone nje mjet i ndyre i kesaj propagande. kokrra e legenit kur shkruaje pro sales kokrra e legenit kur shkruan per ramen, je ekstremist, na shkruan llojlloj prockullash. duhet te kuptosh qe njerizit kane irritohen kur i ben per budallenj me keto shkrime. reflekto mor burr e behu gazetar, talentin e ke por si e perdor zotrote.

  3. Astrit says:

    Mero kshu si e ke nisur do perfundosh si Fahri Balliu! Edhe ti i ke aq mend sa te kuptosh qe per te bere avokatin e qeverise (te kujtdo qeverie) eshte sh e veshtire!!!

  4. Mallakastrioti says:

    @Pershendes Meron, si “Dollibash”..e lezova me Vemendje Shkrimin e Mesiperm, dhe e kuptoj Hallin e Nenpuneses..por i Nderuar Mero ju personalisht duhet te “Shikoni” pake edhe ata qe shkurtohen nga Puna ..??Per asnje lloj Motivi…asnje Lloje Justifikimi, nga ana e Punedhenesit..psh.
    1-Nje miku ime qe Punonte ne Sektorin e Naftes, u Pushua nga Puna..pse? theksoj se Miku ime ishte nje Socjalist i Vjeter,dhe per te ardhur ne pune ju “Keshillua” qe te Nderronte Partine pra..per tu bere Antare i LIS.it te Shokut Ilir Meta.Pas diskutimeve te shumta ne Familje(Ka dy femije Student)..vendosi qe te behej i LIS-it..si menyra e fundit dhe rruga e fundit qe i kishte mbetur .
    Si per Mrekulli ai Merre perseri vendin e Punes….
    2-Po nje tjeter Miku ime, qe punonte ne sektorin e Shendetesise Hiqet nga Puna me Motivacjon:”Shkurtohet Vendi i Punes”..thene vetem Gojarisht…dhe me then Shqip:Mblidhe rraqet dhe ik…pa nje vendim me Shkrim, thjesht se dua une…Bukur….he c´fare Shteti kemi..
    @@ti theksova keto Halle “Miqesh” Mero, sepse edhe Shkrimi yte, po me Biseda miqesh filloj..keshtu jemi ne Shqipetaret..jame shume Dakord ta mbajme Miqesine dhe Shoqerine…por ajo qe me Shqeteson eshte:Si Hiqet nga Puna nje Nenpunes qe punon ne te 15-te vjet??Dhe pa asnje justifikim??dhe me keq akoma eshte:Se personi apo Personja e Pushuar nga Puna nuk ka Mjete te tjera Financjare qe te ushqehet…sepse nuk deshi Fati te ishte “Politikane-Bisensmen”..por nje Nenpunes i thjesht..Fakti qe permend ka te beje me mijra “Miqe-Shqipetare” qe Pushohen apo Shkurtohen nga Puna..pa Motivacjon dhe pa asnje Mbeshtetje Financjare…
    @@@Qeveria e Edi rames, deri diku na thane se po ndertojne Shtet-“Socjal”…a e dine Zoterinjte Qeveritare se c´do te thote ne Vetvete “Shtet-Socjal”??Nese jo athere me mire te mos deklarohen..sepse ne nje Shtet Socjal..te gjithe ata qe Hiqen apo pushohen nga Puna, u jepet nje cope “Buke” per te ngren…keshtu ju Politikane qe “Ju hengert Barku”..themi ne Pshataret….me mire Mesoni , vete pastaj Mundohuni tu Tregoni te tjereve, sepse “Qyfyret” tuaj i Paguajme po ne :Te papunet e Demokracise Shqipetare…lol

    1. Adi says:

      Per gjithe ju plehrat qe ankoheni per vende pune; dijeni se jeni vetem ca deshtake qe mund te mbijetoni vetem duke marre ndonje rroge ne kurriz te nje shteti te lodhur dhe atyre qe si puna ime paguajne taksa per te mbajtur kete shtet. Ju ngecshin ne gryke ato qe doni te perfitoni ne kurrizin tone! Plehra te majta dhe te djathta ku di qe jeni!

  5. Olti says:

    Problemi eshte se opozita nuk ka forcen e duhur te debatoje me fakte dhe te ofroje nje alternative te qarte se si do qeverise dhe kush do jete ne ate qeveri

  6. Namiku says:

    Bravo Mero !
    Opozita eshte ne kerkim te kauzave reale dhe, mqse
    nuk eshte e afte te kape te tilla, (te cilat,
    per hir te se vertetes nuk eshte se jane te pakta),
    i sajon ato.
    I ke rene pikes.
    Nje fjale e urte thote:
    “Kur nuk ke c’thua, me mire mos fol fare”

  7. kris says:

    Mero ,me keto suksese qe arrin ne mbrojtjen e pioniereve te Rames do te te marre Berisha ne ekipin e vet mecdo cmim.
    suksese Mero …

  8. Moj kasolle ku na mblodhe says:

    Kisha kohe pa e takuar nje mikun tim mo gazetaro

    U ulem dhe filluam te pinim raki mare se raki e rrushit na ishte bere si fasulet ne darke e pordhet ne mengjes
    Hidh goten e pare e e te dyten e te treten , po dhe muhabetin si gotat e rakise

    Ore I them une mikut kaq vite socialist dhe skandidove nje here per kryetar bashkie qe je dhe njeriu me I rregullt ne kete qytet po ca ben kshu mor daku.

    Me thote miku or vlla po ku ti gjej une miliona lek te hedh kandidaturen ma ktheu
    Po pse I thash kush I merr kto lek , I habitur si shqiptar me vite ne perendim

    Po I merr partia o vlla I do per fushate elektorale gjoja po e di qe I marrin per vete ma ktheu
    Po mire ja I pagove ato milionat po ku do I nxjerrresh mo burr I thash
    Skam ate merak me tha se do bej si gjith te tjeret me tha nje tender dhe I morra leket mbrapsh tha
    Por skam te paguaj tha se shikon ti tha kush behen kryetare bashkish vetem persona me shoqeri te korruptuar

    Se mos te ngeli merak o mero se kujt partie I perkiste ky miku im Dhe kush Iishte kryetari I partise

    Socialist mo mero socialist edhe sot e kesaj dite kryetar ishte ai qe seshte as gjykates as prokuror po kshu jan kto historite e miqve tane puna eshte se shqiperi nuk le pershtypje kjo sjellje dhe kulture por perkundrazi

    Je ne rruge te gabuar o mero ne editorialet e tua mungon personazhi kryesor, enigma dhe mafia e vertet ka mundesi esht padrinua I …………… lere mo nje sy qorr e nje vesh shurdh thone andej na ne

    Shtyp butonin accept ose pranoje po je dakord me kete qe thashe ose
    Ose butonin majtas bllokoje po sje dakort dhe une do ta kuptoj ca partie I perket ti.

    1. jugu says:

      o trim merua ska parti ai shkon nga fryn era ce ve ne siklet mero zine

  9. Dr. John says:

    Nuk e di se per cfare e ke shkruar kete tregim, per shpifjet e PD apo per keq-qeverisjen e PS, per birin Frangaj te PD-se apo per ri-biresimin e tij nga PS, apo per inatet e tua personale. Por di qe nuk i sherben lexuesit fare ky shkrim.
    Dihet dhe eshte e provuar qe kauzat e rrema bejne shume deme. Por demi qe mund ti bejne PD-se apo PS-se apo Frangajt apo ty, mua sme intereson fare. Biles lutem qe tu bej dem sa me te madh te gjithe atyre qe jane vet demi. Sepse do theksuar qe demin me te madh e mban gjithmone mbi shpatulla shoqeria. Dhe shoqeria ska pse te vuaje demet qe i shkaktojne te demshmit.

  10. sherifi says:

    Moj kasolle ku na mblodhe;
    Pa fyerje dhe replika me njeri tjetrin, ne kte koment ose ai miku jot ja ka futur kot fare,ose e ke sajuar ti po kot fare.respekte.

    1. Cerciz Topulli says:

      o sherifo per nje gje te respektoj
      bota ku jeton ti me nje fjale dijenia qe ke ti mbi keta te korruptuar te ben mire
      pse do thuash ti?

      sa me shume te dish ne shqiperi aq me shume te shkaterohen nervat. aty ri mos leviz

      ose je ndonje pilo lala ose @detari qe jan inteligjenca e socialisteve tek tema.
      ishalla nuk je se srron burri me spiunllek e shpifje online.

  11. alfade says:

    Horrat e Berishovicit jane te shperndare gjithandej dhe presin vetem bilbilin e Vicidolasit per te sulmuar te
    armatosur te gjithata qe sigurisht jane te paarmatosur sepse po te kene arma edhe ata maloket dhe jo male-
    soret dhiten neper breke trimoshet e kriminelit vicidolas …..!

  12. 21 janari-kauze e tradhetuar says:

    Eshte e vertete qe opozita me SERBerishen & Lul UDBashin po perdor kauza te rreme por kjo nuk eshte dobesi por nje teater i tyre qe ato po e luajne shkelqyeshem duke u mbeshtetur nen rrogoz nga disa lobe antishqiptare ne Athine,Beograd,Bruksel dhe Washington.
    Nuk eshte e sinqerte kritika e zotit Mero ne kete rast kur nje kope kriminelesh pedeiste per ti shpetur denimit SHEMBELLOR duan te kriminalizojne mazhorancen qe ja ariten qellimit me nderhyrjen e Kukanit dhe Shejtanit.

    Pra zoti Mero te mos merret me KAUZAT E RREME te opozites por te merret me KAUZAT E TRADHETUARA te pozites qe tashme i ka hequr breket

    -para bandes kriminale te PD…
    -para panelit nderkombetar
    -para 1 miljon votuesve te 23 qershorit
    -para 1 miljon mbeshteseve emigrante ne perendim
    -para jetimeve te 21 janarit
    -para te shkrumbuarve te gerdecit….etc

    KAUZA E TRADHETUAR NGA RAMA DHE MASHTRUESI META ISHTE DORZIMI I SERBERISHES NE DYERT E DREJTESISE…..QIKLLOPI I VICIDOLIT SOT DUHET TE JEPTE LLOGARI NGA BANKA E TE AKUZUARVE DHE JO TE KERCENONTE FITUESIT E 23 QERSHORIT SI HITLERI NE 1933

    -SERBerisha ka në ndërgjegjën e tij 22 vjet krime, e jo vetëm shkaktuar prej pushtetit të tij personal të ushtruar dhunshëm, por edhe si pjesmarrës direkt në krime të përbindëshme siç janë vrasja e 26 njerëzve në Gerdec ku protagonist ishte edhe ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili i ka shkarë drejtësisë vetëm për shkak të imunitetit si deputet, çfarë është një skandal sepse nuk ka imunitet që e mbron shkaktarin e krimit qoftë ky deputet, ministër apo kryeministër i një vendi.

    -SERBerisha duhet të dalë para togave të zeza dhe të jap llogari për SHIK-un e tij, këtë mekanizëm monstruoz, që pasi e torturoi, e vrau dhe e zhduku pa gjurmë veprimtarin e UÇK-së, biznesmenin Remzi Hoxha, që duhej të ishte shpallur Martir i Atdheut. Sali Berisha duhet detyruar të tregojë se çfarë di për këtë krim, si e pse e bëri kreu i shërbimit të tij sekret Bashkim Gazidede këtë masakrim barbar dhe për llogari të kujt, të Serbisë apo Sali Berishës personalishjt, sepse kanë dalë dyshime serioze e të besueshme se Remzi Hoxha është vrarë mbasi kish nisur të hetonte takimin sekret të Sali Berishës me xhelatin e shqiptarëve të Kosovës Sllobodan Millosheviçin në Ohër. Me këtë rast Sali Berisha duhet të sqarojë para togave të zeza a ka pas ndonjë lidhje me sherbimin sekret UDB-n të ish-Jugosllavisë e si rrjedhim Serbisë sepse rezulton që edhe në kohën e embargos ndaj Serbisë kompanitë e klanit të Sali Berishës furnizonin me naftë përmes Muriqanit Malin e Zi me destinacion Beogradin, naftë me të cilën punonin tanket serbe që bënin gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës.

    -SS Berisha i duhen vënë prangat për shumë e shumë krime që ka bërë mekanizmi i tij shtetror i kthyer në një shërbim sekret personal, por para së gjithash për krimin e përbindshëm kur vrau katër njerëz të pafajshëm që nuk po bënin kurrgjë në shetituren “Dëshmorët e Kombit” veç protestonin paqësisht. Sali Berisha jo vetëm që ka qënë në zyrën e tij ku ka ndodhur kjo vrasje prej trupave të Gardes, por ai e ka ndjekur situaten dhe janë të gjitha gjasat që mbeten të vërtetohen se ka qënë urdhëri i tij personal për të qëlluat mbi demostruesit paqësor, aq më tepër se ai krijoj rrethana për të zhdukur gjurmët e krimit, akt antiligjor që duhet ti konsiderohet gjithashtu krim.

    -SERBerisha duhet të hetohet në lidhje me vrasjen e Kosta Trebickës, shqiptaro-amerikanit i cili ishte dëshmitar i çeshtjes Gërdeci e kishte dëshmuar se i biri i SSali Berishës ishte pjesë e skemës së kompanisë fantazëm që fitonte para në mënyrë të paligjëshme prej demontimit të armëve në Gërdec dhe u bënë shkaktarë për vrasjen e 26 njerëzve duke përfshinj gra e fëmijë. Për këtë krim të përbindshëm SSali Berisha duhet të jetë në bankën e të akuzuarit bashkë me të birin Shkelzën Berisha i cili është e ngjashme që nëpëmjet rrethit të besnikëve të tij të ketë organizuar “aksidentin” e dëshmitarit kundër tij Kosta Trebicka. Në këtë rast duhet që prokuroria të hetojë se si ndodhi që dëshmitari kryesor kundër djalit të kryeministrit nuk kishte mbrojtje të veçantë në bazë të ligjit që i mbron dëshmitarët e një çeshtje kaq të rëndësishme ku është bërë një krim masiv.

    -SS Berisha duhet të arrestohet e të përballet me drejtesinë përveç krimeve të vrasjes së njerëzve edhe për krimet ekonomike të bëra në kohën kur ai ishte kryeminister dhe korrupsioni ishte metodë pune e qeverisë dhe e ministrave të tij. Akoma më tej SS Berisha duhet të dalë para togave të zeza për të sqaruar cilat janë lidhjet e tij me mafiozin serbo-boshnjak Damir Faslliç, i cili nëpërmjet vajzës së Sali Berishës që bënte avokaten e tij, ka blerë prona në Shqipëri dhe ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të këshillit të Sigurisë kombëtare çfarë përbënte një precedent të rrezikshëm për sigurinë e Shqipërisë.

    Duhet kuptuar nga të gjithë se arrestimi i SS Berishës nuk duhet të bëhet për hakmarrje por për drejtësi dhe se me daljen e SERBerishës dhe ministrave të tij hajdutë para gjyqit në Shqipëri do të marrë fund mëndësia e mos ndënshkueshmërisë të atyre që duke shfrytëzuar forcën që u jep pushteti bëjnë krime njerëzore dhe ekonomike, vrasin, vjedhin e plaçkisin pasuritë kombëtare.
    Sali Berisha nuk mund të falet nga asnjë instancë shtetrore, parlamentare, nga asnjë shtetar apo politikan sepse kauza e drejtesisë është kauza e sovranit, i cili di të zgjedhë, të jap pushtet, por edhe ta heqë pushtetin edhe të rrëzojë me të drejtën e vullnetin e tij si sovran. Askush nuk ka të drejtë të nëpërkëmbë ligjet e drejtësinë duke i falur krimet që janë bërë mbi popullin. Viktimat e 21 janarit 2011 në varr kërkojnë drejtësi, 26 viktimat e Gërdecit kërkojnë drejtësi dhe këtë drejtësi që kërkojnë viktimat nuk mund tua mohojë askush nga qeveritarët apo organet e drejtësisë, në mos një ditë edhe ata do të japin llogari bashkë me krimet e SS Berishës e bashkpunëtorëve të tij Lul UDBasha pa harruar tradhetaret e 21 janarit Edi Rama me kokpalarin Ilir Meta si dhe ca ambasadmorra qe vrasesve ju thane burra shteti dhe yjen ne ngjitje pa u thare akoma gjaku ne bulevard…4 VJETORI I TE CILIT PO AFRON…

    Jashte deshires sone, me cfare ka ndodhur keto 22 vjet mendoj se ajo shoqeri civile e sotme ,ajo klase politike dhe ai panel dipllomatik ka bere nje performace shume here me te keqe se para viteve 90’ qe te pakten kishte shtet,kishte diktature qe te vriste me ligj..kurse sot te vrasin dhe festojne ose te dhurojne karriken e k/m me nje ngjale nga mbrapa.

    Lavdi 21 janarit dhe kauzes se deshmoreve te tij per nje shqiperi te cliruar nga kriminelet e PD dhe tradhtaret e PS-LSI !

  13. astrit says:

    Eshte mire qe meremi akoma me “shpellaret” e Berishes nuk duhet ti harojme por “shpellaret” e Edit i kemi ne pushtet, dhe perdite po na tregojne se jane si “shpellare” me te mire se ekipi i atij tjetrit.Heqjet nga puna e dhenja e nje vendi pune jane shoqeruar me skandale e moral te ndyre.Si te “Majte” vetem emerin kane se si mendesi e sjedhje jane “shpellare” Fjalen shpellare e kam mare nga leksiku i Edi Rames kur ishte ne opozite

  14. VL says:

    bravo adi ke te drejt ….nuk behet shtet me servila.

  15. lengu says:

    qe Veliaj ja ka hyre me top fondeve kjo dihet. sic mund te jete e vertete dhe kjo qe thote mero.

  16. Bliri says:

    PD po te kishte kauza te verteta i luftonte ne parlament dhe ne gjykate, e jo larte e poshte neper media.
    Keto punonjes te pa-afte me mire te ikin vete dhe me koke ulur, ne vend qe te behen vegel e partive politike.

  17. Gerti says:

    Mero, nese te ka zene halli per opoziten e keqe te PD-se e dike gjithe keto gjera per keqqeverisjen e PS-se, publikoji vete e mos prit rradhen. Behu ti opozita, me kete rast shpetojme dhe nga Saliu dhe PD-ja e tij.

  18. martin ph says:

    Pershendes Meron,dhe jo vetem per kete shkrim.Edhe pse jam dakort me shkrimin nuk ishte kjo arsyeja qe po komentoj-por fakti qe kunder cilitdo shkrimi te meros jane te gatshem nje “ushtri” e perditeshme per te komentuar negativisht.Duke e njohur realitetin ne Shqiperi ku edhe per te bere opozitarin paguhesh,konstatoj se Mero vleka me shume edhe se sa mendoja une .Per kete e komplimentoj se ka hapur vende pune ….

  19. mali says:

    Mero,kauzat e rreme jane te zakonshme per partite qe kane rene nga karriket e pushtetit.Kur s,ke cfare te besh ,shkul urof i thone nga anet tona .e SI THUA TI.TE RRINE PA OPUNE ATA QE JANE CAKTUAR PER TE BERE DEKLARATEN E RADHES KUNDER QEVERISE E KUNDER KRYEMINISTRIT rAMA.jO MOR JO ,ATA JANE GATI TE GJEJNE EDHE GJELPEREN NE KASHTE,TE SHOHIN QIMEN NS SYRIN E IJETRIT E TE MOS SHOHIN TRAUN NE SYRIN E VET. Shqetesim jo i vogel eshte dhe heqja e padrejte e dikujt nga puna ,apo sjellja e shemtuar e shokeve ndaj shoqes se tyre ne spitalin e Tiranes dhe cdo qendrim tjeter nga qeveritaret e sotem te cilet ne shume raste kane krijuar shqetesime te pa nevojshme ndaj qytetareve ne halle,por a i shkon kesaj opozite qe te merakoset’ kaq shume ,kur jo shume kohe me pare ben kerdine ne levizjet ,largimet nga puna ne shume sektore,apo shkarkimet e largimet masive nga puna qe beri zoti Lulezim Basha ne bashkine e Tiranes e ne vecanti ,kur LSI DOLI NGA KOALICIONI ME pdNE SI DHE TE GJITHA MINISTRITE U VUNE FSHESEN GJITHE LESEISTVE.dHE DEL SOT luli e ben te shqetesuarin per te larguarit nga puna.Mund te bertasi tere diten,por eshte i pabesueshem se nuk eshte i pastret,apo ka dy zemra ky njeri,ashtu sic nuk eshte i besueshem kur flrt per korrupsionin dhe krimin ,sepse vete eshte i molepsur dhe i zhytur ne to e nuk e ka marre guximin te sqaroje publikun se perse nuk u paraqit ne gjykate per akuzen e pervetesimit a shperdorimit te 230 milion eurove te rruges se kombit.Prandaj dhe kauzat qe ngre Saliu e Luli disa here s,zene vend,shperfillen se ata e kane humbur besimin.Te tjere duhet t,i artikulojne si nga opozita dhe ne vecanti shoqeria civile e sindikatat qe per 8 vite qendruan ne gjume e zgjohen ,kur u heq jorganin Berisha e i nis neper ekrane per t,i qare hallin fukarenjve qe qeveria e tij i katandisi te flasin me vete dhe tani hiqet si i perveluari nga dhembjet per kete popull te mjere qe u fukaralleps per nje vit e gjysme te qeverisjes se Rames e rame ekonomikisht shume shkkalle deri ne recesion nga vendi i dyte pas Gjermanise ku na radhiti politikani me i madh,ekonomisti i famshem berisha me boden,ekonomistin e kooperativave bujqesore.

  20. br8s says:

    mero!
    Shkrimet e tua jane brilante. Te vjen me qesh nga disa komentues dukshem te PD. 8 vjet lam lesh duke i thene qe lexoni Temen qe te kuptoni ndonje gje. Tani qe po e lexojne jane ne autobuz komplet,nuk kuptojne asnje gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje