24 vjet për tu kthyer tek propaganda

5 Janar 2015, 21:50Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Sot po shikoja në edicionet e mbrëmjes në televizione dy kronika. Njëra kishte të bënte me gazetën e parë opozitare në Shqipëri, dhe tjetra kishte të bënte me një raport mbi deklaratën e sotme të kryetarit të opozitës në Shqipëri. Në thelb të dy kronikat të shërbejnë për të kuptuar se përse i duhej një media opozitës në janar të vitit 1991 dhe përse i duhet në janar të vitit 2015.

Në janar të vitit 1991, gazeta e parë opozitare i duhej opozitës dhe miliona shqiptarëve, të dëgjonin diçka që më parë e kishin të ndaluar. Të flisnin lirshëm për krimet e diktaturës, për nevojën për ndryshim të madh, për futjen në sistemin e ri kapitalist, për rreziqet që mund të paraqiste tranzicioni, për fate tragjike qytetarësh gjatë dikaturës dhe drama të reja të eksodeve masive, që pasuan rënien e komunzimit.

Sot në të gjitha edicionet e lajmeve, pa përjashtim, madje dhe tek Tema TV online, pashë kryetarin e opozitës i cili bëri një deklaratë të rëndë,  ogurzezë, nëse është e vërtetë. Ai tha, që qeveria ka rritur taksat 50 përqind. Të gjitha mediat e transmetuan pa asnjë censurë dhe më e keqja, pa asnjë ballafaqim. Për një qytetar të zënë në punë, që ulet vetëm 10 minuta para ekranit për të ndjekur lajmet, deklarata e kryetarit të opozitës është lajm i zi.

Në fakt, lajmi nuk është as i vërtetë dhe as i plotë, por një spekulim propagandistik, i mundësuar 24 vjet më pas, jo nga censura, por nga një fenomen dhe më i tmerrshëm se ajo për lirinë e shtypit, nga cektësia dhe kthimi i medias në propagandë.

24 vjet pas daljes së gazetës së parë opozitare në Shqipëri, problemi i lirisë së shtypit është transferuar nga etja për të lexuar diçka të ndaluar dhe të thellë, në dëshirën për të lexuar diçka të shkurtër dhe  sipërfaqësore. Brezi im, i cili i përket brezit të parë të gazetarëve të pluralizmit në Shqipëri, është në një farë mënyre arkiva e gjallë e këtij transformimi të frikshëm të profesionit të gazetarit, nga gërmues dhe lajmëtar i gjërave të panjohura, në përcjellës dhe propagandues të gjërave të përcipta, të paverifikuara dhe mundësisht bombastike, që të lënë një farë jehone në veshët e njerëzve.

24 vjet pas pluralizmit në media, opozita sot nuk ka problem mungesën e medias, por mungesën e ideve për të bërë opozitë, qeveria mungesën e aftësisë për të qeverisur, ndërsa media nuk ka problem mungesën e lirisë, por mungesën e profesionit të saj, për të bërë gazetarin dhe jo përcjellësin e deklaratave propagandistike.

Ky zhvillim regresiv, i cili po kthen median profesioniste, me media sociale, në të vërtetë po e bën shtypin shqiptar të padobishëm dhe rrezikon ta asgjesojë atë, nëse gazetarët nuk marrin kontrollin mbi të vëretën dhe të bëjnë diferencën mes llafazanëve delirantë të  blogjeve dhe mashtruesve të politikës.

Por, në këtë rrezik duket se po bien dhe politikanët e rinj shqiptar, të cilët mendojnë se nuk ka më rëndësi çfarë thonë, por kush i lexon gënjeshtrat e tyre.

Dhe këtu lind dhe pyetja për mungesën e përvojës së tyre në raport me shtypin . Përse i duhet sot gazeta RD kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kur ajo nuk është në një gjatësi vale me idetë e tij formale të shprehura publikisht, apo rrethin e tij politik?

Në të vërtetë gazeta i duhet Sali Berishës, jo për lexuesit, jo për mijëra ndjekës që ka në Facebook, por për të bërë diferencën e vijës politike brenda PD-së, se kush duhet të jetë armik, kush aleat dhe kush dikton në PD. Është kjo arsyeja që RD nuk ka rëndësi pse del 300 kopje dhe nuk ka fare rëndësi sa vet e lexojnë. Nëse Berishës i duhet të shpallë dikë të deklasuar, ai ngre telefonin dhe ka RD. Dhe nëse dikush duhet të verifikojë statusin e tij në PD, duhet të shikojë protokollin kinez të festës së RD. Sivjet për shembull, Frangaj rrinte larg Berishës dhe nuk i afrohej, Patozi nuk u ftua fare, ndërsa Grida ishte e preferuara e kryetarit. Grida, që si familje sigurimsash kushedi sa e ka sharë RD kur ka dalë më 1991. Pastaj vazhdon dhe bën politikë. Pra, në koshiencën e tij, ai e ka të qartë se rëndësia qëndron tek gazeta, pasi ajo ka ende rëndësinë e medias, kurse propagandën ja ka lënë rrjeteve sociale dhe medias që është bërë më keq se rrjetet sociale.

Për këtë arsye, ajo festë ndëron vazhdimisht aktorët, sipas rëndësisë që ata kanë për Berishën dhe jo për historinë e asaj gazete, që përveç ditës së parë, s’ka më asgjë të lavdishme.

24 vjet më pas media është bërë një përcjellëse sterile e propagandës së pushtetit dhe opozitës, dhe ky është një rrezik më i madh për lirinë  dhe të vërtetën se sa 24 vjet më parë, kur ajo kishte identitet, pozicion dhe vullnet për të gërmuar. Shikoni edicionet e lajmeve sot më 5 janar të 2015 dhe do të shikoni që një mjek në Lushnjë thotë që bëhet seks në spital, por nuk thotë askush që ai ka qenë nëndrejtor spitali, që Basha thotë se janë rritur taksat 50 për qind dhe s’del asnjë gazetar ta verifikojë këtë gjë, që media thotë se kryetari i PS në Pogradec do të ndërtojë buzë liqenit, ndërkohë që ai ditziu po zihet me Edi Ramën të mos prishë ato që janë buzë liqenit…etj. Mjafton të dëgjosh këto edicione lajmesh që ne prodhojmë, dhe je tërësisht i ç’informuar, se sa momenti para se të uleshe para ekranit apo gazetave. Dhe mendoj se më 5 janar të 1991, ishte më mirë. Qoftë dhe si ditë e parë.

36 komente në “24 vjet për tu kthyer tek propaganda”

  1. viktoriI says:

    E the po kujt ja the o Mero shpata

  2. Albi says:

    Mero, mungesa e profesionalizmit ne media eshte per shkak te mungeses se lirise se vertete te saj. Mediat e sotme jane prone e bizneseve, e kesisoj e interesave te tyre dhe kane vetem e vetem detyre te mbeshtesin politikanin qe mbeshtet biznesin.

    Media te pavaruar ka pak ose aspak. E prandaj gazetaret e shkrete nuk guxojne te thone nje llaf kundra ndonje prej politkaneve, pertej analisteve qe jane pjese e stafeve politike te partive.

    1. Po,Po says:

      JO VETEM KETO,O AQLBI VELLAI.KA MUNGESE PROFESIONALIZMI RRENQETHESE NE PJESEN DERRMUESE TE GAZETAREVE;DHE KJO PO VJEN DUKE U SHTUAR PER CDO DITE,AQ SA PO NA BEHET E MERZITESHME DHE NEVERITESE,SA DHE VETE VPOLITIKA SHQIPTARE.

  3. Une says:

    Si te duash ti eshte!Po pse merreni me opizitat xhanem si ata qe iken e kta qe erdhen e ma do mendja shume te tjere qe do vijne,gazetare sahanlepires turp tiu vije hu mbani iso politikaneve ne nje moment qe duhet te ishit vec ne krah te popullit!

    1. MARA says:

      NJe analize matematike!

      Z.Baze ju duhet te hapni nje kanal televiziv, qe te sherbeje si guide per gjithe televizionet, programacionet e lajmeve te te cilave une nuk i shoh kurre.

      E di qe jeni i varfer, por mund ta mendoni!

    2. Po,Po says:

      Paske qene fare debil zotrote,qe nuk ke sy e veshe te kuptosh se Saliu nuk ka rene nga froni dhe nuk eshte bere i pa rrezikshem.Ai eshte nje mine me sahat per Shqiperine e te gjithe shqiptaret.Mbase ti je nga stani i Vicidolit,qe te vjen keq…,ne qofte keshtu,ta qaj hallin,se tani te duhet te paguash edhe dritat,ujin,taksat lokale dhe detyrimet e tjera si gjithe shtetasit.

  4. gloria says:

    Kishte lezet kur lexonje shtypin apo shikonje lajmet ne kohen e xhaxhit.Shtypi opozitar erdhi si nje arome e ndyre nevojtoreje publike,aspak e domosdoshme,pa asnje vlere,me perfaqesues disa gazetare aventuriere e antishqiptare,nje nga te cilet edhe Mero Baze.

    1. karl zais jena says:

      gloria…TE LUTEM MOS SHKRUAJ PARA ORES 22.30.SEPSE DUKET QARTE QE SI KE MARE ILACET.

  5. Blandi Fevziu says:

    mire o plaku Mero, mire, po me thuaj cfare pi qe here pas here te vret ndergjegja e ftillohesh. Kujt t’ia japim meriten e ketyre momenteve kthejlltesie, kur edhe nje patriark, opinionist i thekur si ti, ka kriza ndergjegjeje e refleksione mbi vendin e tij ne nje shoqeri si kjo… Inshallah nuk e ke medemek

  6. anonim says:

    Meqe jemi te profesionalizmi i medias:

    1. Fjalen “check-oj” zevendesoje me nje fjale shqip, si p.sh. analizoj, verifikoj, kontrolloj apo nje tjeter. N.q.s. nuk e gjen dot nje te pershtatshme atehere mundohu ta shpjegosh me me shume fjale ate qe kerkon te thuash.

    2. Artikullin para se ta publikosh lexoje dhe nje here nga fillimi deri ne fund qe te shmangesh gabimet ortografike. (uleshw)

    Persa i perket te tjerave, ju jeni nga ata gazetare qe i keni dhene jete propagandes ne Shqiperi, ne format e saj me te shemtuara.

    1. bianka says:

      shtypi i shkruar dhe viziv i viteve 90 ka mbartur emocione per cdo ndryshim , konference shtypi dhe ngjarje reale. Gazetare si ty Mero e shnderruar ne nje shtyp partiak ose ku vetem kritikohet dhe villet vrere per opoziten ( pa pike rendesie se kujt krahu eshte). Jam dakort me anonim : mire eshte ta lexosh nga fillimi ne fund ate cfare shkruan dhe pse jo ta mendosh dhe ndjesh. Me sa duket s ke patur oponente Napolon Roshin , Bardhyl Pollon apo Edi Mazin kur shkruaje shkrimet e tua.

  7. beso says:

    Per hir te se vertetes edhe ajo letra e infermiere Baftjares ishte nga ato “anonimet” e Jovan Bregut, katerciperisht ne kah te kundert me “verifikimin” e situates.Dikur qeshnim kur Berisha deklaronte se brenda nje mandati kishte shtruar 10 mije km rruge, pa marre kompasin qe te benim hesap qe i binte sa cereku i perimetrit te planetit Toke.Kryesorja eshte se askush mban pergjegjesi per cfare thote, marrezia ka gjetur mbreterine e saj ne nivelin è larte te politikes dhe organeve te informimit.Shqip fare, jemi rrumpallizuar.

  8. Don Albano says:

    Mediat ne vendin tone jane ”te lira per te publikuar ato gjera qe ua kane dhene messazh per te publikuar”.

  9. lili says:

    Mos shahni blogg-et apo faqet e FB ku cdo dite po mbledhen e po mundohen per ma mire disa atdhetare qe mundohen me sjell pak drite ne kete merr rrenash te shtypit shqiptar qe nuk lexohet me nga gati askkush…

  10. martin lutter king .J * says:

    Keto dy detaje qe ka kapur artikull shkruesi jane dy pika te vogla ne oqeanin e poshtersive qe kane ndodhur ne shtypin shqiptar gjate ketij pothuaj cerekshekulli.Edhe pse shohim nje fare talenti per te pare disnivelin dhe metamorfozen e shtypit nga 5 janari 1991 ne 5 janar 2015 perseri eshte nje krater gjigand te asaj qe thote Mero ,me ate qe ka ndodhur dhe po ndodh me shtypin dhe politiken qe te dyja keto kane arritur te perbejne nje oligarki kriminale qe ben ligjin si n je mafje me kollare e amerikes se viteve 30 ose ajo siciliane ne vitet 60-70 ne Itali..

    Gabimi i pare ne kete artikull eshte se L.Basha duke ju referuar cfare ka shkruar z.Mero ne shkrimet e gazetes se tij ne 10 vitet e fundit eshte se ky nuk eshte KRYETAR partie por TRADHETAR shqiperie,vrases,hajdut,spiun dhe deri ne tendenca neonaziste.Eshte e panevojeshme te rrjeshtojme krimet e KRYETARIT LUL se duhet nje rroman qe kushdo te njihet jane mijra faqe ne kete gazette qe vertetojne antishqiptarizmin ekstrem te Lulit edhe pse eshet ne pozitat e nje manekini qe drejtohet nga lobe serbe dhe greke te disa grupeve interesi ne Washington dhe Bruksel.Nqs do kishte shtet dhe drejtesi ne Shqiperi duhej arrestuar L.Basha per krimet e tij 101% te dokumentuara ose duhej future forcerisht ne burg Mero Baze si shpifes ordiner qe me genjeshtrat e tij ka demtuar sigurine kombetare.

    Gabimi i dyte eshte ne lidhje me propaganden bajate kunder komunizmit ne ate kohe qe u realizua nga qarqe ekstremisht antishqiptare duke u perfshire ish bashkpuntore te fashizmit,te serbit,grekut,ish diversante,terroriste si dhe nje kontigjnet criminal I BRENDSHEM nga rradhet e PPSH te perfaqsuar nha turbo-koministe dhe spiune si Berisha,Hajdari,Biberaj,mehmet elezi pra ajo qe quhet banda e tropjes e shoqeruar nga pardesy bardhet e Ramiz Alise xhe xhupzinjte e sigurimit te shtetit qe per pak jave u dorzuan ne sherbimet secrete te fuqive te huaja falas ose si “heronj te heshtur” qe vazhdon dhe sot.
    Ishte krimianle atehere zbatimi I teorise se dekomunistifikimit te vendit qe perfshinte nje lufte te re dhe te eger klasash dhe nje propogande gebelsiane per
    CEKUN E BARDHE,
    PER XHON MEGOUN,
    PER TEORINE SHOCK TE NIVELIT ZERO
    PER VARREZAT GJIGANDE TE MALI ME GROPA
    zbatimi I te ciles nga BANDA E VERIUT eshte shkaku kryesor qe ai vend eshte shkaterruar perfundimisht.

    Ne vend qe antishqiptaret kriminele Berisha dhe Basha te ishin futur pas 23 qershorit ne Biruce per krimet te renda,ustallaret e tyre qe I prune ne pushtet ne 90’ dhe po I mbrojne me cdo cmim ne 2014-2015 po bejne nje propaganda kriminale duke ne trembur me gogolin e Enverit.Ndyresia me e madhe ne kete maskarade kombetare eshte e Edi Rames qe per aresye te pista te panjohura eshte bere nje kryekanibal antienverist I cili po komandohet me pult qe per te mbuluar krime monstruoze si 21 janari dhe gerdeci organizohen “ballo funebre” si me 40 shenjtoret e Papes,me bunkartin e atomikut e deri te poshtrimi I festimeve te 70 vjetorit,heqja me polici te portretit te enverit si dhe heqja poshtruese te shallit te kuq nga qafa me urdher te kujdestarit arvizu..
    Skandalet e fundvitit si pranimi I dekriminalizimit te parlamentit,mos ushtrimi I votes se 23 qershorit,kapitullimi I Rames pa kushte ndaj klanit mediatik criminal te KLANIT,kapslliku qe po ju ben Nishani dyshes Meta-Rama si dhe buletinet e luftes dhe degjenerimi ne institucjonet e mjeksise duhet te alarmoje fituesit e 23 qershorit dhe demokratet e ndershem se vendi po shkon drejt nje destabilizimi te frikshem per here te trete dhe te fundit dhe duhet te shpallet gjendja e jashzakoneshme ose te jape doreheqjen pa kusht Edi Rama.
    Cfare duhet te ndodhe tjeter ne ate vend qe jo vetem te huajt por dhe mbi 1 miljon shqiptaret e emigruar prej cerekshekulli ta quajne ate vend si spital psiqiatrik ?
    Ku eshte pare qe kryekriminelet Berish & Basha te akuzojne dhe kryqzojne Edi Ramen dhe te bejne thirrje per rrezimin e tij…se i ka falur krimet e tyre ekonomike , ato te tradhetise dhe sidomos ato te egzekutimit me vrasje si 21 Janari ??
    Nuk eshte pune propagande e kamikazit Basha apo komedia e 1991 e hedhjes se kufomes se komunizmit qe ne ate kohe ishte dekompozuar.
    Detyre e atyre pak njerezve atdhetare qe kane ngelur minorance eshte te thone te verteten macabre;

    AI VEND KA FALIMENTUR TOTALISHT DHE TE KERKOHET ZYRTARISHT NGA AMERIKA KINA DHE GJERMANIA QE TE NA PUSHTOJNE ME MIREKUPTIM OSE TE COHET AI “MONSTRA” NGA VARRI PER TA VENE NE RRJESHT ATE POPULL QE NUK KA AFTESI SHTETFORMUESE DERISA KRIMINELET BERISHBASHA VRANE NE 21 JANAR DHE PO URINOJNE MBI JETIMET E TYRE SE BASHKU ME ED TRADHETARIN,ILIR MASHTRUESIN DHE ATE MIKUN E ARJAN CANIT QE E SHKELI ME KEMBE DJALLI BERISHOVIQ

    * Ky koment nuk eshte per propagande apo reklame por nje shprehje revolte per dyshen Rama-Meta qe po kryejne nje tolerim kriminal se bashku me panelin dipllomatik ndaj Djallit Berishe dhe Devilit Lul qe pasi vrane 4 shqiptare dhe terrorizuan fjalen e lire & te drejten e protestes tani urinojne mbi jetimet e martireve te bulevardit.

  11. Latif Bora says:

    Njerez si puna jote Imer nuk jane “arkiva e gjalle” e degjenerimit te medies. Njerez si ty, qe as diplome nuk ke ne zanatin qe ben, jane shkaku i gjalle e degjenerimit te medies o Imer. Ti dhe ca te tjere jeni perfaqsusit e asaj qe ti vet po ankohesh. Ju keni qen dhe jeni medieja e vetme, si ather qe ke qen me Saliun dhe tani qe kalove ylberin o Imer. Shkrime bombastike dhe te cekta si keto qe sajon ti shpejt e shpejt per konsum ne blogun tend qe i vjen pas avazit Qeveriut. O Imer.

  12. fshatari says:

    Edhe mediat edhe politika mendojne se Shqiptaret jane budallenj prandaj nuk investohen per profesionalizem…dhe ne fakt kane te drejte por Shqipot nuk jane budallenj por skutha ,mashtrues,frikacake dhe kryesorja Analfabete funksional

    1. shqip says:

      ne nje shoqeri si e jona, me problematiken e saj dhe kapacitetin intelektual te shoqerise, eshte e lehte te manipulosh. madaje fare e lehte do thoja. keto qe po them nuk jane ndonje shpikje e imja. eshte nje realitet ku me se miri meshirohen injoranca me djallezine. ku i “verberi” sheh ne momentin qe ja hedhin. shume nga ne qe i perkasim brezit dy sistemesh, i kane ne mendje shkrimet e para te shtypit “te lire” . lexonim me nje fryme pa kuptuar ne te vertete se fahri ballinjte po shtronin terrenin degjenerues per shqiptaret. fale kesaj medie lopçari prishi çdo gje qe kishte te bente me zanatin e tij. mjeku u kthye ne kasap tregetar pikerisht fale “rilindjeve demon-kratike”. arsimtari nuk kish me sens te edukonte brezat ne vijim. paraja u fut si norme ne çdo qelize te shtetit. fale “medias se lire” shqiptaret perjetuan turpin para botes duke djegur vendin e tyre. media qe me buje bente thirrje per çensure, u be pale me regjimin berishist. madje disa ballinj apo çiçore dilnin hapur ne mbrojtje te krimit shteteror. sot pas 1/4 shekulli personazhet jane po aty. kane kostume me te mira. vene edhe xhel ne floke. po jane po ata. ata qe e nisen me zell te tjetersonin qenien njerezore. ta drogonin me lajmet non stop 24 ore. ku paradite uleshin ne krah te kim jongut shqiptar e baltosnin opoziten. ku flitej per grushte shteti imagjinare, e ne darke harronin ç’kishin peshtyre e fillonin lepinin “pjatat”. edhe une e pash çfaqjen teatrale te radhes. jo me deshire, po i imponuar nga nje neveritje qe kam per aktoret kryesore te saj. e keqja eshte se shqiptari harron. edhe me keq per ata qe luajne hipokritin. po si mund te behen bashke berisha e frrok çupi? apo zogaj e nje sere figurash te perçudnuara nga lideri skizofren. atehere pajtohem me meron ne ate qe veç medie e lire nuk mund te quhet kjo e jona. eshte nje biznes i paster qe drogon mendjet e dobta te popullsise me formim te ulet. po gjeja qe me indinjon me teper eshte se keta vagabonde gazetare jane aq te ulet sa nuk imagjinohet nga nje mendje normale. tani qe kane rastin te bejne shtypin opozitar, bejne vetem rolin e qaramanit e te qurrashit ndaj qeverise. madje per perfitime qe dihen disa kane nderruar edhe kursin. per te konkluduar, do thoja pa hezitim se media ne shqiperi eshte bashkfajtore me politiken. fale kesaj medie te pa moralte , berishiçet e klani i tyre , vrane me armet e shtetit. vodhen me duart e shtetit. po mbi te gjitha firmosen tradhetine ne zyrat e shtetit. ndersa fevZINJTE, ballinjte e minjte mblidhnin therrimet e ketij kulaçi pa shije, qe binte nga goja jargashe e sali bishes. nese ata gazetare te shume perfolur per pjesmarrje ne puçin me çadra e stilolapsa , kane sadopak integritet e moral ,duhet qe te sjellin ne vemendjen e opinionit ata martire qe u vrane ne mes te dites. 21 janari eshe ndoshta ngjarja me kulmore ku me se miri u çfaq regjimi me tipare fashiste i berishes. media, nese ka te lire, nuk duhet ta lere lulzim bashen te mbreteroje i qete ne sh.q.u.p. ai eshte nje nga personat e implikuar direkt ne urdherin per te qelluar turmen e pa aratosur. nese nuk behet atehere mund te them me plot bindjen se radhet e sahan lepiresve po behen edhe me te gjata. uroj si lexues i temes qe te pakten ta beni ju z.baze.

      1. ok says:

        shqip i ke then gjerat kometuesi “shqip”….me perjashtim te kohes kur doli aleanca demokratike ne 1992 dhe me pas stafi i gazetes ‘koha jona’ deri ne 1996-7 ka patur nje media te guximeshme qe pati pasoja katastrofike si psh djegia e gazetes se nikolle lehesit dhe haleksander frangut qe njerit desh e zhduken familjarisht tjetrin e burgosen…por dhe tre gazetare te saj i masakruan si ne kohen e hitlerit ne 1933….erdhi pastaj 1996 ne sheshin skenderbej ku u thyen kafkat e precit,imamit,pashkos dhe qindra te tjereve dhe cudia me e madhe ishte qendrimi pambarimisht hipokrit e admistratave te usa dhe europes perballe perbindeshit berishe…..ajo ishte koha e erret per Mero Bazen kur ne mars 1997 duhej ta braktiste Berishen per luften civile,pushtimin e jugut e deri te tentative per hedhje lende kimikesh…Habia me e madhe eshte se keta tipa si Frangaj,Lesi,imami,zogaj e qindra te tjere qe si zgjebaruke pranuar poshtrimin e tyre per hire te parave te pista…edhe ne 21 janar keto gazetare mjerane edhe pse ‘lahen ne vaska floriri’ mbajten anen e vrasesit berishe duke injoruar dhe kolege te tyre ‘fukarenj’ si fatos mahmutaj qe shpetoi nga zoti….shkurt muhabeti pushteti i katert pra ai i mediave jo vetem nuk egziston por eshte bere pjese e veprimtarise kriminale te parise Tiranes ku Edi Rama si nje xhirafe dy metroshe po luan rolin e pajtuesit me ujqerit dhe hijenat e PD qe shume shpejt do t’ja hane mishin gjalle
        I vetmi ze i shtypit te lire jane mediat on line ku me se shumti emigrantet jashte vendit i thone gjerat hapur sic thoni dhe ju qe nese nuk denohet regjimi fashist i berishes dhe skuthit basha ai vend do vdese pa e kuptuar..lexo cfare tha para pak minutash zvarraniku Adi Krasta per te kuptuar qe edhe ato qe kane pak talent ne fushen e gazetarise jane bere me te ndyre se vete monstra berishe me lul bashicin e tij

  13. astrit says:

    Opozita, shtypi opozitar, Berisha,Basha, supermbesa, klani etj etj more njerez ka njevjetegjysem qe shqiptaret i larguan nga pushteti me te drejte sepse nuk e meritonin te drejtonin kete vend.Por sot kemi nje qeveri e cila po zhgenjen votuesit e mosvotuesit e saj me performancen e saj te pa shprese.Kemi nje ekonomi e cila te tmerron. Ska ndonje te keqe te merni me pasagjerin por kujdes me shoferin se te ben hatane te hedh ne gremine e kete e ben me nje buzeqeshje e nje njeriut te pa pergjegjshem e te pavetedijshem per veprimet e veta

  14. tonu tr says:

    Qe media eshte e politizuar kjo nuk do As Mend e as Kalem kur thote populli…mjafton te shohesh pronare Televizionesh e Gazetash se pas ciles force Politike bejne Elozhe ,,,Perfitimi ekonomik i Mediave ne Shqiperi eshte me i Rendesishem sesa misioni qe ka media informimin e publikut ..

  15. monkey attack says:

    Vetem Mero eshte i pavarur =))

  16. Aldo says:

    Mero ka patur lufte bandash dje ne Tirane…ke degjuar gje ti???
    Ndonje editorial per kete çeshtje…apo ti i ke vene vetem nje qellim vehtes OPOZITA….jam kuriaoz edhe pas sa vitesh do vashdoje inati personal ndaj opozites…meqe je i pavarur ndaj te pyes…

  17. era says:

    Mero mos u bej xheloz, merre martin luter king-J. ne staf, si te jashtem.

    Komenti i tij meriton te jete kryeartikull.

    Do te jesh i nderuar dhe te ndertosh te njejten gje qe ke bere 4 vite me pare, SHTYP TE LIRE TE NDERSHEM TE PAVARUR. Te mos besojme se luften qe ke bere me pare e ka pasur personale.
    Do te jesh vertet heroi i shqiptareve. Nuk eshte e lehte se edhe ti ke familje, femije, por te jesh i sigurte se do te kesh nje mbeshteje shume te madhe.
    Ky vend po shkaterrohet perfundimisht……..

  18. Ne PD po bjene Tupana.... says:

    Mero.Je shume mire,porse me nje Qiri nuk mund
    te ndricohet fundi i nje Tyneli me plote Mistere!.
    Je i sakte kur thua se ka Gazeta qe bejne perpjekje te
    Turpeshme per te perdhosur realitetet.Dhe kjo,nga qe
    tek ata gazetare vlone nje lloji Gjaku i Marezise!
    Pikerisht tek keta vihet re fenomeni i agravizmit,
    ku Ligesia e njerit i bashkengjitet ligesise tjetrit
    per te shumuar ligesi te tjera.Dhe pse? Vetem te mbrojne
    Berishen dhe familjen per tu shmangur sa me shume Drejtesise!
    Mirepo ka nje fakt:- Te kaluaren nuk mund ta ndryshoje askush,sado
    i lig qe te jete(si puna e Artan Hoxhes Kandidati,bashke me eksiqin F.Balliun,pa harruar Gorillen Shkullaku qe Kalamajte hyne ne Prehrin e Nenave kur ai shfaqet ne Ekran).As Frazologjite,Postulatet,por as edhe Imagjinata qe lustrohet me menyra te perdredhura te mashtrimit,kurre nuk ju bejne Derman per te ndryshuar sado pak nga ato zullume
    qe sot duken vertete te frikeshme.Me tej: Me qenese Luli eshte si Studenti me Korespodence ne PD. ka ofruar nje njeri me Maske qe i
    thone Grida Duma,e cila po behet si me thene;Violine e pare ne ate
    Orkester qe shoqerone Finalen e Rrumpalles.Dhe keshtu ne drejtimin
    e Orkestres kemi vajmedetin Lulezime Bashen,kurse Regjizori
    i pa ndryshuar Sali Hile-Inatoqari!Keshtu
    Me Ristanin behen Kater,
    Vajmedet per PD. qe po behet edhe me e varfer.
    Dhe po qe se vazhdojne keshtu
    Per dy Sene e bejne Pluhur!

  19. Zani Burimi says:

    MERO,
    Mendoj qe artikulli ka nje pasqyre e qarte e dekompozimit te medias sot pas 24 vitesh gjoja demokraci.Arsye te tjera, veç atyre qe keni shkruar ju (dhe jane reale), jane dhe disa te tjera,si:
    Deformimi i mediave te ndryshme nga afshet politike te pronareve te tyre, te cilet kane bere lakadredha per perftimin e goxha pareve ne kapjen ne ere te momenteve te kenaqjes se orekseve te kryetareve
    Dobesimi dhe renia graduale e gazetareve te mirefillte dhe te renies se moralit te disa te tjereve te zotet.
    Brezi i vjeter disi para teje dhe shokeve te tu kane bere varavinga dhe nuk kane asnje shtylle, jane jovertebrore. Mjafton te marresh si shembull Frokun e çupit…Ju qe keni mndesine per te bere nje analize te tille, mund te keni nje teme te mire per te na iluminuar per keto e te tjera.
    Pershendetje!!

  20. Blerim says:

    Media esht e lir te mos jet e lir. Media esht fitim parash dhe mundohet te bej pervete nje audience sa me te gjere per te fituar sa me shum. Ne shqiperi historikisht PS gjithmon ka pas me shum votues. Mediat jan me te sigurta me PS se fitojn me shum lek.

  21. SHQIPTAR says:

    Popullsi e vogel, shume gazeta ne treg, fuqia blerese eshte e vogel ndaj ska sesi media te mbijetoje nga shitjet. Duke bere ca llogari te thjeshta, pavaresia ekonomike e gazetarise mund te vihet disi ne vije nqs gazetaret grupohen ne grupe me te medha duke ulur numrin e subjekteve lajmprodhuese ne treg. Me pak gazeta, me te perqendruara shitjet, me te fuqishme grupazhet konkuruese.

    Nepermjet propagandes, lajmi degradon, por media edhe pse te shumta ne numer, arrijne te ushqehen aq sa te mbijetojne ose edhe me teper, disa syresh edhe te pasurohen mbreterueshem.

    Te pakte jane ata shqiptare qe sakrefikojne interesin personal per nje te mire madhore.

    Po ja ta marrim shembull: zbriti nga qielli nje media (gazetar) qe mbron te verteten dhe mban qendrim te drejte. Menjehere ky gazetar sapo ka krijuar konflikt me forcen politike te ciles i ben kritika. Politika do ta kercenoje dhe meqe ska me heroj, gazetari i detyruar do ndryshoje kurs duke mos prodhuar me lajm te vertete dhe dinjitoz.

    Pra hakshe, nqs nuk ekziston sistemi i drejtesise, i cili siguron lirite e cdo kujt, ska sesi te kete gazetari dinjotoze dhe te drejte. E bukura njeriut eshte se vjen nje moment qe te ardhurat nuk i bejne me pershtypje, por kerkon kebaqesine profesionale qe te ndjehet i perbushur.
    Ne ka nje grup interesi qe duhet te kerkoje fort sherimin e sistemit te drejtesise ata jane mediat dhe gazetaret.

    Deria atehere, le te mbushen titujt me kronika te zeza, vrasje, prerje, djegje, plasje, zjarre, kercenime, perversime, pranga. Kushedi propaganda merr nje forme tjeter ne funksion te politikes, ate te dhunes psikologjike, per te tredhur opinionin qe te rrije urte ndersa kamzhiku shkon ne palce.

  22. mali says:

    MERO.ANALIZA JUAJ ESHTE OBJEKTIVE,E VERTETE,SEPSE NGRE NJE PROBLEM QE SHUME LEXUESVE GAZETAT PO U ZVERTITEN E S,PO I LEXOJNE ME ,SEPSE KA SHUME SHKRIME QE S,THONE ASGJE VEC PROPAGANDES BAJATE PER INTERESA TE NJERES PARTI A TJETRES SIPAS INTERESAVE QE KANE.le te vrase e te prese SALIU NE MES TE DITES E NE bulevardin e KOMBIT 4 QYTETARE TE PAFAJSHEM zoti Balliu,Artan HOXHA shkullaku,Arjan Cani e plot sahanlepires te tjere nuk mund ta denonin dot kete krim makaber te ish kryeministrit Berisha,sepse ata kane humbur cdo ndjesi njerezore,jane shnderruar ne propogandues ,mbrojtes te krimeve qe behen nga ustai i tyre,vetem gazetare e analiste s,mund te jene kurre.Dhe perseri vazhdojne te perrallisin ne gazeta dhe ekrane edhe pse u ka dale boja si lustraxhinjte me te felliqur te propagandes berishiste. Edhe pse disa gazetare jane te rinj .nuk po i shpetojne dot varesise nga politka si dikur gazetaret e Zerit te popullit qe do te perconin vijen e PPSH SE NE MASAT… tURP E PER FAQE TE ZEZE,QE EDHE PSE PO BEHEN 25 VITE NE DEMOKRACI,SHTYPI S,E KA FITUAR LIRINE TIJ.gAZETARE PA DINJTET SHFAQEN GJITHE ANDEJ QE PER BUKEN E GOJES I THONE E DERRIT DAJE ka dhe shume te tjere qe sjellin fakte e bejne analiza te cilat lexohen me vemenje e te bejne te mendohesh e te reflektosh.Ne nje fare menyre ndikojne ne edukim.informim kulturim te lexuesve,sepse perdorin argumenti dhe gjuhen e paster pa zbrazur urrejtje,vrer e helm per kundershtaret e seciles paleKa ardhur koha qe shtypi te jete i lire ,jo per te share e kercenuar,per te percjelle urrejtje e mllef por te jete me dinjitoz e t,i sherbeje informimit te lexuesve.Gazetari apo analisti i mllefosur nuk pelqehet me GJUHA E bERISHES DHE E bASHES LE SHUME PER TE DESHIRUAR.jane pergjegjesit kryesore per kete gjendje te ekonomise e politikes deshtake qe per karrike e pushtet te familjes se tyre kerkojne te nxitin revolte e te fshehin krimet qe kane bere.TURP TE KENE SHUMICA E DEPUTETEVE TE ps QE HESHTIN .o jane te pazote ose te perlyer e kane frike per t,i vene me shpatulla per muri,por po i mbyt Saliu e Luli qe jane te zhytr deri ne gryke ne korrupsion e krime.

  23. alfade says:

    Banda pedeiste e Berishovicit, kriminelit e hajnit me te madh qe ka pare ndonjehere Shqiperia ne keto 102 vjet
    pavaresi ! Mashtrim, dizinformim, kercenim,shpifje monstruoze ,sabotime, antishqiptare me damke, agjente te
    te husjve, atdheshites,detfales ,etj.etj . Kjo ka qene rruga 24 vjecare e pedeisteve !!! Shkaterrim Anarkizem,
    bajraktarizem, diktature primitive, vrases, plackites se pasurise kombetare, arrogante, mafioze,nje njolle e zeze
    ne Shqiperine e shumevuajtur nga gangot pedeiste !!

  24. alfade says:

    Shenim: Shtypi shqiptar, nje shtyp leshterik,parazit, blihet e shitet per 5 aspra !

  25. mars 97 says:

    Gazetari i meposhtem nuk eshte masakruar as ne kohen e hitlerit as ne kohen kohen e enverit por ne kohen e drakules berishe qe disa ambasadore pambarimisht te papergjegjshem e quajten burre shteti.

    Ka vite qe asnje koleg i tij qe nga miljarderet e stafit te koha jone si Frangaj apo Lesi nuk kane shkelur deren e ketij fatkeqi.Tmerri me I madh eshte se Visho Ajazi i gestapos se shikut ka qene drejtues kryesor ne masakrimin e ketij gazetari.Kush te doje le ta verifikoje ?

    Quhet Zamir Dule.

    Me një fytyrë tejet të bardhë sa të ngjall dhe frikë, por edhe keqardhje njëherësh për atë se çfarë i ofroi profesioni i gazetarit të guximshëm, ai të pret i frikësuar gjithsesi në shtëpizën, të cilën e ndan varfërisht me nënën plakë të veshur me të zeza. Ai të jep dorën dhe më pas struket në shtratin e tij, i frikësuar nga ndonjë e keqe, që duket se i ka lënë hidhërimin më të madh përherë. Ndonëse vështrimi i tij humbet, ndonëse ai me dëshpërim të thotë se tashmë nuk mund të lexojë që prej një muaji, ndërsa mjegulla ka kohë që i është bërë si shok i pandarë. Ai është në prag të verbimit. E rrahën në vitin e mbrapshtë ’97, duke e shokuar me goditje të levave të hekurit në kokë dhe në trup, punonjësit e SHIK-ut. Dhe këtë ia bënë mu në mes dhomave të komisariatit të Policisë numër tre në Tiranë, fakt i cili është në dosjen e Prokurorisë së Tiranës, e cila fillon, pezullon, rifillon, e mbyll dhe rihap këtë dosje tragjike të djegies së redaksisë së gazetës së parë të pavarur e më të madhe në Shqipëri, “KOHA JONË”. Zamiri ka një pension të posaçëm të lidhur nga ish-kryeministri Nano në vitin 2004, porse gjendja fizike dhe sidomos syri deri në verbim, duket se nuk ia rregullojnë shikimin ato pak lekë që merr nga shteti. Por në këtë gjendje, ai ka nevojë për të gjithë, për kolegët e tij të dikurshëm, por edhe të sotëm; ka nevojë edhe për Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë, i cili edhe vetë u godit nga bandat qeveritare të vitit ’97. Kryeministri ka nevojë të përdorë një fond të vogël që ta shërojë, duke përdorur gjithë mekanizmat shtetërorë.

    Dëshpërimi ka kohë që e ka mbuluar Zamir Dulen, gazetarin që provoi gati vdekjen dhe që mundi të mbijetojë falë rastësisë, natën e djegies së gazetës “Koha Jonë” në vitin 1997. Ai pret atje në shtëpinë e tij, një dhomë krejt e vogël, ndonjë lajmës nga Tirana që të mund ta shërojë, që të paktën të shikojë, të lexojë.
    Zamiri po humb edhe shikimin

    Mbijetesa e tij është gati fatale për të, teksa ai ndihet mirë vetëm brenda një hapësire të vogël të një dhome të ulët me disa orendi të viteve ’70-të, ku i qëndron pranë si gjithmonë nëna e tij, Qerimeja. Ai ka lënë leximin dhe librat e tij të shtrenjtë, me të cilët ndante ditë-netët e gjata, i vetëm me një nënë të moshuar dhe pa miq, të cilët e kanë harruar në kujtesën e tyre të së shkuarës. “S’mund të lexoj dot më, kam probleme me sytë”, – kaq mund të të thotë Dule, i cili hyn sërish në atë botëzën e tij plot mister dhe enigma, ndërsa prej shumë kohësh shtëpia e tij nuk ka më as televizor. Varfëria duket se për ironi i ka gllabëruar dhe të vetmin mjet që mund të argëtonte disi gazetarin, i cili dëgjonte me kujdes lajmet. Por, fati edhe këtë herë nuk është me të. Madje, në këtë shtëpi të fundosur nga shumë fatkeqësi të njëpasnjëshme pas vitit ogurzi të ’97-ës, kur Zamiri do linte njëherë e përgjithmonë Tiranën dhe jetën e tij prej gazetari kronikash të zeza, kjo s’është asgjë. Zamiri rrëfen me shumë lakonizëm se televizori u është prishur dhe se nuk mund të shohë më; por për fat të keq, nuk ka as edhe një radio për të jetuar jetën e të gjallëve, për të patur informacionin, burimin e jetës së tij të dikurshme. Sa për internet, rrjete sociale, Facebook etj., këto janë fjalë të panjohura për ish-gazetarin, sepse nuk ka patur shansin t’i shohë dhe provojë si gjithkush, qoftë dhe si bashkëfshatarët e vet. Ai mezi gjen shtratin e tij, që qëndron i pandryshuar prej vitesh me disa nënkresa të vjetra e të dala boje, ndërsa në një dritare mban fletore dhe shënime të shumta. Por dhe ky “privilegj”, si një tjetër zakon i të shkuarës, po i privohet. Zamir Dule nuk mund të shkruajë asgjë, as ditarin e tij të thjeshtë pa ngjarje reale dhe personazhe jetësorë. Ai tani nuk mund të shkruajë dhe as të lexojë. Të afërmit e tij bëjnë apel për ndihmë, ndërsa ata shprehen se Zamirin e kanë harruar të gjithë dhe në këto momente, ai ka nevojë për ndihmën e shtetit.

    Traumat në familjen Dule kanë qenë të njëpasnjëshme. Pas asaj që pësoi gazetari, iu vra vëllai, teksa nga gjithë ky lumë hallesh, u nda nga jeta edhe babai i tij. Ajo që mund të thuhet tashmë për të është se Zamir Dule ka nevojë për ndihmë, për kurim, për vëmendje. “Të paktën të ketë sy të shkruajë dhe të lexojë. Ju lutem ndihmojeni”, – thonë të afërmit e tij. Dëshira që e mban në jetë këtë njeri të ndëshkuar dhimbshëm, është ajo e botimit të librave të tij. Në një raft të një bufeje të vjetër dhe të pluhurosur, ai ka radhitur në ca fletore të trasha veprat e tij. Njëra e ka titullin “Apologjia”, “Busti” quhet një tjetër, por natyrisht ai nuk të lë t’u afrohesh për të parë se ç’thonë këto vepra të mbetura thjesht në ca rreshta, të shkruara në ditët e vetmisë së gjatë të tij. Nëse tenton ta pyesësh për ditën kur u dogj gazeta “Koha Jonë”, ai nis e shqetësohet së tepërmi dhe më pas, do ose të largohet nga shtëpia, ose të jetë i vetëm në atë dhomën e tij të errët, ku edhe dielli i ka kursyer rrezet e veta. Sa shumë i dhembin ato ngjarje Zamirit, saqë tanimë jeton me dyshimin e njerëzve të SHIK-ut që do i behin në derë papritur dhe do nisin nga torturat çnjerëzore, të cilat e lanë në një botë të frikshme dhe pa kthim.

    Ai ka humbur shumë në jetë, profesionin, karrierën, jetën e tij të gjallë, shokët, miqtë, ka humbur shpresat, familjarët e vdekur, ndërsa i kapërcen ditët në një fshat të largët kufitar, me ca kujtime të vrara të një kohe kur e masakruan punonjësit e SHIK-ut, për të mbetur si një trup i ekzekutuar qyshkur. Ai është dhe nuk është. Shpreson se librat e tij ku ka dhe kujtime do të botohen një ditë, por nuk beson se do ketë buzëqeshjen dhe hovin për të ecur rrugëve të kryeqytetit, për të raportuar lajmet në redaksi. Ajo ishte kohë tjetër dhe mbeti në zjarrin e asaj nate marsi, kur u dogj redaksia e “Koha Jonë”, bashkë me jetën e tij…

    Ishte koha kur hidheshin themelet Nazi-berishizmit qe sot po merr stafeten xhaferr deva junior…ministry I brendeshem vrases I 21 janarit Lul bash Fazllici.

  26. Dr. John says:

    Detyra e gazetarit eshte te thote lajmin krudo sic eshte, sic e sheh kamera dhe sic e degjon microfoni. Detyra analistit te bej analizen e lajmit. Detyra opinionistit te jap nje opinion te vetin per lajmin. Detyra e politikanit, militantit, te shiturit, maskarait, langaraqit eshte te shtremberoje lajmin sic i intereson atij.

    Mirepo ketu cfare ndodh. Meqe politika dhe pushteti paguan, atehere jane vene te gjithe ne sherbim te atij qe paguan dhe qe ka ose qe mendohet ta kete pushtetin. E si mund te pretendosh gazetari profesionale me kete lloj mentaliteti, nuk ke se si. Ti merr veten dhe koleget e tu. E kuptuat qe Edi Rama do merrte pushtetin dhe bet rolin e furres ku te piqte Rama taven e vet megjithse e dinit shume mire qe ne ate tave ishte edhe Ilir Meta. Sepse menduat qe do hani edhe ju nje pjese nga tava. Dhe cfare mund te presesh tashti nga ju. Ata qe kane ngrene do vazhdojne te sherbejne, ata qe nuk kane ngrene do kthehen kapen te e drejta. Por e drejta nuk mund te jete kur tju interesoje ju o Mero. Keshtu bere dhe me Sali Berishen ti. Nuk e kam personale me ty se bashke me ty edhe te tjere edhe une isha per ndryshimin e madh nga regjimi komunist. Por cfare ndodhi, ndersa une u ndjeva i mashtruar kur shikoja se cfare sistemi po ngrinte Sali Berisha dhe kujt i sherbente ai, ju i sherbyet me zell e nuk shikonit se cfare ndodhte por i interpretonit gjerat sic i interesonte kryetarit, deri diten e qejf-prishjes. E njejta gje me Ramen, e besuam i dhame voten per te hequr Salen. Por ke qene ti i pari qe mbyte cdo ze tjeter qe nuk i shkonte as Berishes as Rames nga pas. Per ju Rama ishte i derguari i zotit. Dhe ja ku jemi. Ka plas nje propagande e demagogji per te mbajtur pushtetin dhe per te mos mbajtur asnje pergjegjesi por vetem reklamohen fitore dhe suksese sa te ze frika se dhe pak dalim prap fanar ndricues.
    A nuk ishte ti qe ke denoncuar transmetimin me kaseta te parapregatitura nga selite e partive. Pse nuk i tha askush nga media partive “JO, Nuk jua transmetoj kasetat qe me sillni”. Qe ketu fillon fija e lemshit Mero dhe tashti themi pse nuk funksionon gazetaria dhe media. Po ndersa PD dhe PS kane te drejte te kene gazeten e tyre politike, te pakten pjesa tjeter ska pse te jete ne sherbim te tyre, sepse nqs njerezit kerkojne lajmin e partise se vet atehere do kishin sukses gazetat partiake. Por eshte e kunderta, njerezia kerkon lajmin e pavarur prandaj te lexojne ty e te tjeret si ty. Por nqs ti i ushqen me ushqim nga tava PS ose PD atehere c’u pa ketu. Cfare kerkojme, te mbulojme ujkun me kostum qengji derisa ta coje te gjithe kopene ne gremine? Prandaj nuk jeni te besueshem sepse nuk jeni ne te njejten gjatesi vale me popullin dhe me hallet e tyre, por i sherbeni atyre qe ju paguajne, pushtetit, qeverise, hajdutit, te papergjegjshmit. Nuk gjen dot sot nje gazete apo media qe te jete thjesht e drejte, as majtas as djathtas por drejt, qe ti nxjerre te palarat kujtdo qofte, me te vetmin perkushtim qe ti sherbeje vetem te vertetes.

  27. Olti says:

    Per sqarim : -Rritja nga 10% ne 15 % e tatimit mbi fitimin , mbi te gjithe llojet e te ardhurat te realizuara ( nder to edhe tatimi mbi fitimin nga interesat e deopozitave ) eshte rritje e taksave me 50% .Kjo eshte a-ja e statitistkave ekonomike.Kete gje e mesojne studentet e vitit te pare te ekonomise.Po ti shtosh kesaj faktin se ne krahasim me rajonin dhe me shume vende te tjera,keto taksa jane shume te larta ,kjo eshte uluritese dhe me e pakta qe mund te thuash eshte injorance .

  28. zyraja (inxhinjerja kombinatit) says:

    Faleminderit olti.Ke bere nje zberthim shkencor si te ai skeci qe 30 kamiona do ti ndaje ne 40 bataliona.Por e ke mire se ka filluar injoranca qe kur Rama mori pushtetin kemi rene nga vendi i dyte pas gjermanise.Te me falesh por kjo qe ben ti nuk eshte propogande por pordhogrande dhe te vjen era cjap vicidoli.Sidoqofte te falendorojme per mundimin duke shkelqyer ne idiotizmin tuaj fenomenal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje