Keqkuptimet reciproke të medies me Edi Ramën në Kosovë

26 Dhjetor 2014, 20:37Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Ka një vërshim komentesh negative të medies nga Kosova mbi takimin e Edi Ramës në Prishtinë, dhe sidomos komentet e tij të shpenguara gjatë debatit me medien apo qytetarë të ftuar në takim. Disa kritikojnë stilin e tij të vrazhdë apo cinik, të tjerë klientelizmin apo shoqërinë me Batonin, dhe të tjerë vështrimin e tij mbi pozitën e shqiptarëve në Ballkan.

E gjitha tregon se ka një keqkuptim dypalësh mes shqiptarëve të Kosovës, që duan ta shikojnë Edi Ramën si kryeministër të të gjithë shqiptarëve dhe doemos serioz, autoritar dhe burrë shteti. Dhe Edi Ramën, që e shikon Kosovën si një shtojcë të shoqërisë shqiptare në Tiranë, ku doemos media duhet të jetë si e Tiranës, politikanët po si këtu, e mbi të gjitha, që mendon se ia njohin jo vetëm meritat, por edhe huqet.

Një skenë ilustruese e shkëlqyer e këtij mentaliteti, ishte kur Edi Rama kthehej nga Serbia përmes Preshevës dhe pastaj nëpër Kosovë, i shoqëruar nga dhjetëra vetura me flamuj kombëtar. I dërmuarr nga rruga dhe udhëtimi i gjatë, ai u prit në Prizren nga Enver Hoxhaj me disa politikanë lokalë, të cilët duhet ta shoqëronin në drekën e vonuar të tij. Sapo u ulën dhe nisën të hanin, zëvendëskryeministri i Kosovës u ngrit në këmbë të çonte një dolli për Edi Ramën si kryeministër të të gjithë shqiptarëve, për “aktin heroik” që kishte kryer në Beograd. Rama, në të vërtetë jo vetëm që nuk e la të ngrinte dollinë, po ia preu vrazhdë, siç e ka zakon “lëri këto budallallëqe tani, por na bjer të hamë se vdiqëm…” Dhe kur e pa hutimin e tij në fytyrë, u kthye nga gazetarët që kishte në krah, duke i thënë: “shikoni si janë bërë, vdiqën për të ngrënë. Lërini këto tani…”

Kjo mizaskenë ilustron më së miri konfliktin që ai prodhon natyrshëm në një vend ku duan ta shikojnë edhe si udhëheqësin e tyre, me huqet e tij tokësore për ta dominuar një mjedis, me veset e veta, dhe jo me virtytet e veta.

Në këtë aspekt, shqiptarët e Kosovës duhet të gëzohen që në Tiranë është një kryeministër që nuk dëshiron të jetë dhe i tyre. Dhe nuk ka asnjë pengesë për t’u sjellë siç sillet në Shqipëri, plot cinizëm, arrogancë dhe veneracion ndaj dikujt, edhe pse pa ndonjë shkak. Ashtu është gatuar dhe është mirë që e ruan gjithandej identitetin e tij. Përpara tij, Shqipëria ka pasur një kryeministër si Sali Berisha, që ka hyrë në konflikt real me çdo lider në Kosovë, se donte të ishte protektor i tyre. E tentoi me Ibrahim Rugovën derisa ai “i vuri kufirin tek thana” dhe nuk e pranoi në Kosovë sa ishte gjallë. Tentoi ta bëjë me Hashim Thaçin e kështu me radhë. Edi Rama është mirë që nuk e ka ndjenjën e paternalizmit mbi Kosovën dhe politikanët atje, dhe akoma më mirë që sillet ashtu siç sillet gjithandej, krejt anormal për të qenë një kryeministër siç i ëndërrojmë ne “burrat e shtetit”.

Deri këtu unë nuk kam asnjë rezervë për Edi Ramën, edhe pse kolegët e mi në Kosovë më duken të skandalizuar. Nuk kam rezerva as për fjalimin e tij dhe kritikat për vizionin e shqiptarëve drejt Europës, edhe pse e ka tepruar duke e analizuar si shkrimtar rrezikun e lodhjes së Ballkanit drejt Europës.

Ajo ku Edi Rama gabon, ka të bëjë me moskujdesin që ai tregon për të kthyer lidhjet personale, në mesazhe kombëtare, dhe në dëmin që shkakton pa qenë nevoja me këto mesazhe.

Kur them se ai nuk është paternalist ndaj politikës së Kosovës dhe i ka bezdi elozhet si kryeministër i gjithë shqiptarëve, kam parasysh që kjo është një vlerë perëndimore e tij. Por, atë që nuk e bën me politikën, e bën pa dashje me medien në Kosovë, duke rënë pre e lidhjeve të tij klienteliste, të cilat edhe kur nuk i merr seriozisht, i bën serioze për shoqërinë. Media në Kosovë nuk është si media në Shqipëri. Ajo është më serioze, më profesioniste, ende më raportuese se e Shqipërisë. Dhe më e vëmendshme ndaj rreziqeve që i vijnë për lirinë e shtypit, nga kapja e pushtetit. Edi Rama mund të bëjë çfarë të dojë në Shqipëri me medien, pasi këtu ka një rregullator që ia merr hakun pasi votohet. Këtu mund ta marrë Sandrin jo në paradhomë siç ka qejfi të vetëkritikohet, por dhe në krevat, mund të grindet e të bjerë në dashuri me Top Channel, Temën apo Bolinon, mund edhe të bëjë humor të zi me secilin nga ne. Nëse ne kjo gjë na pëlqen, aq na vlen lëkura. Nëse nuk na pëlqen, kemi ku ia kthejmë reston. Në Kosovë duhet të bëjë kujdes, pasi adhurimi i publikut për kryeministrin e Shqipërisë, është në kontradiktë me preferencat e tij klienteliste për dikë që njeh në Kosovë. Nuk e kam fjalën për Batonin si mik të tij, timin, apo të shumë gazetarëve në Tiranë, por për fenomenin që bën dëm në Kosovë. “Klan Kosova” është një investim i Klanit të Tiranës në Kosovë, i cili ka qenë më i mirë se i Tiranës sa i përket anës profesionale. Tani ai i përket një grupi biznesmenësh të Kosovës, që e kanë blerë dhe që kanë pozita kyçe në biznes në Kosovë. Përtej tyre, Kosova ka grupe mediatike të konsoliduara dhe profesionale, siç është grupi “Koha”, “Zëri”, “Express” dhe media të tjera, të cilat janë dukshëm më të mira dhe më serioze se ato të Shqipërisë. Kur kryeministri jonë shkon në Kosovë, i këput një dorë gallatë me Batonin, pastaj shkon viziton dhe magazinat e kompanisë që janë kthyer në televizion, jep një mesazh tmerrësisht të rëndë për modelin e shtypit që mbështet dhe rrëzon gjithë fasadën e tij perëndimore karshi politikanëve në Kosovë. “Klan Kosova” nuk është një medie për t’u përgojuar, por nuk është një model për t’u respektuar nga një kryeministër. Ata janë punëtorë të medies, financuar nga një grup milionerësh dhe aq.

Edi Rama duhet të sillet ndaj medies në Kosovë, ashtu siç sillet ndaj politikanëve, i barazlarguar dhe pa ndonjë preferencë paternaliste. Përfshirja e tij në lojëra të tilla të vogla klienteliste, si për “gallatë me Batonin”, e bëjnë atë pa nevojë, një personazh qesharak në Kosovë. Dhe vë në dyshim gjithë bagazhin e tij real kulturor, politik dhe mbi të gjitha, sqimën e tij si njeri i ardhur në politikë prej shtypit.

E njëjta simptomë duket se u vërejt edhe në festën e Vitit të Ri që organizoi në Pallat të Brigadave, ku tek tavolina e gazetarëve të Kosovës ishte një gjymtim i vërtetë i asaj që përfaqëson shtypi i Kosovës. Ishte një listë prej Batoni, i cili di t’ua tregojë vendin atyre në Kosovë, që nuk e respektojnë për hesap të tyre. Kur vjen fjala për lidhjet me Shqipërinë, trajtohen për hesap të Batonit. Ky është një gabim i rëndë. Ishte mirë të mos ftonte asnjë gazetar nga Kosova, se nuk është kryeministër i tyre. Ata i ftoi për t’i plotësuar dëshirën Batonit për disa shokë të vet, por u bë qesharak, pasi dëshmon jo vetëm mosnjohje të Kosovës, por dhe një dëshirë për të mos i njohur realisht ata.

Zgjatimi i këtij gabimi është ajo çfarë bëri sot në Kosovë, ku kishte shans dhe ta korrigjonte gabimin. Futja e tij “si një elefant në një dyqan porcelanësh” në medien e brishtë të Kosovës, është një ngatërresë fatkeqe mes autoritetit që ai ka si kryeministër i Shqipërisë dhe mesazheve që jep pa e vrarë shumë mendjen, madje duke i futur dhe një dorë gallatë.

Aq perëndimor sa është, kur e trajton politikën e Kosovës si një lider jo paternalist, aq joperëndimor dhe me vese është kur bie fjala tek media, e cila i duket si zgjatim i medies që ka futur mes shalëve në Shqipëri. Është kjo arsyeja që nuk ua shpjegoj dot kolegëve të mi në Kosovë, pse i bën këto gomarllëqe kryeministri im. I vetmi ngushëllim është që nuk është kryeministër i tyre dhe është mirë që edhe vet, nuk do të jetë i tyre. Së paku kështu bën më pak dëm.

41 komente në “Keqkuptimet reciproke të medies me Edi Ramën në Kosovë”

  1. GENI Karagjozi Austri says:

    ZT. MERO,ke bere nje analize profesionale dhe interesante,por ke haruar te nenvizosht se Kryeministri yne ka nje ves te lindur ose i edukuar keq,eshte Fodull dhe shume i vetekenaqur.

    1. bakja says:

      z.Baze. Si me ndryshe mu duke sot!
      Ndofta ke ngateruar pa dashur exitin dhe ke mare ate
      qe te cone tutje nga greminat e Vicidolit!
      Por,gjera qe ndodhin dhe mos u merzit,nuk
      je as i pari dhe as i fundit.Ne gazetari nuk ka kolicion
      kjo ngaqe te gjithe kini vetem nje Front.
      dhe ky dihet,por jo front per te mbrojtur cdo gazetar.por Shtetin.
      Ne fakt ju e njihni shume mire edhe Ramen!Ai me rastin e ketij
      fundviti,ngaqe i urrene Hipokritet dhe Dallkauket,gjene rastin
      ku me nje Ironite holle di ti vere ne loje qofshin Sipermarresa
      apo dhe gazetare,te cilet gjithe Vitin,nuk lene gje pa trrilluar
      si e si ta baltosin figuren dhe punen e tij.Dhe ky rast i jepet njehere ne Vit,ku te fshikulloje jo mbrapa kraheve,por balle per balle,
      madje aq te realizuar per nga vertetesia sa i detyroje te qeshin
      veten e tyre!…Ky pra eshte E.Rama. Tani ai sigurisht qe ka filluar te beje perpjekjet e duhura per te eleminuar edhe disa gjera jo te mira
      dhe ky eshte goxha ndryshim.(ne kete rast ka ndikuar eksilent-Media)
      eshte fjala per ata gazetare qe jane klasifikuar si hipokrit
      apo dallkauk,qe te mos improvizojne lirshem kadenca duke ju shmangur te vertetave,jo vetem ne drejtim te Rames,por ndaj cilitdo sado i thjeshte qofte.Raste te tilla ka shume dhe kjo nuk eshte Gazetari.
      Ne fakt Rama eshte krejt ndryshe nga cka kemi pare.
      Performanca.Perkushtimi.Etja per te bere nje Shtet ku si
      Busull te kete Ligjin,eshte z.Rama,i cili po shpalos nje erodicion
      te kapaciteteve superiore,cka dote thote se te diktone nje
      vemendje serioze.Nga e gjitha kjo rezultone se eshte
      Rama,ai qe ne pjesen me te madhe u jep atyre vlerave qe thame:
      Nje fuqi gjalleruese me nje Karakter Optimist.
      Ndaj,z.Mero;Fshikullimin nuk e ka bere pa qellim,por me deshiren
      qe edhe ata,te ngrihen ne nivelet sa me prane Realietit!flm.

      1. Kapit tupalla says:

        Po ku është këshilltari i Ramës Skelzen Maliqi??

    2. BESIANA GUSHI says:

      GUREZEZA SHUKE DHE LOTET E FILIPIT

      Shukja e Gurit te Zi njihej nga te gjithe bashkefshataret e saj, ndihmohej nga te gjithe. Edhe pse kish ngelur e veje prej disa vitesh. I duhej te rriste kater femijet vetem me punen ne kooperative. Mbillte, korrte, prashiste, ujiste, mblidhte driza e dege te thara si rezerve per tu ngrohur ne dimer e per te gatuar ne vere. E vetmja pasuri qe i kish lene i shoqi para se te semurej rende, ish nje gomarice.

      Filipi, djali i komshijes, here pas here, fshehtazi i dhuronte ndonje dore kashte per gomaricen, po jo rralle edhe ndonje kothere buke qe ja hiqte rracionit te perditshem te doses qe mbanin ne shtepi.

      Pikerisht dosa e Çakulleve te Gurit te Zi dhe Filipi ishin bere te njohur jo vetem ne gjithe fshatin por deri edhe tek Vau i Dejes, ku rinohej edhe kryetari i partise se ardheshme demokristiane Nard Ndoka, e me tej.

      Bente çudira dosa e Çakulleve, aq sa kur Holliwood-i shume vite me vone xhiroi filmin “PIG” (Derri inteligjent), per Filipin ishte nje “karte e vjeter”, nje histori e perjetuar me pare, nje plagjiature e kolosit kinematografik amerikan.

      Ndodhi qe nje dite gomarica e Shukes se Gurit te Zi te semurej keqas, nuk ngrihej dot as edhe ne kembe. Trishtimi gelltiti jo vetem Shuken e gjore, edhe Filipi u nderzye nga deshperimi. Theriten menjehere veterinarin e fshatit, nje fare Engjell Agaçi, nga Lapardhaja e myzeqese, te vizitonte gomaricen e semure te Shukes.

      Filipi i ndjekur nga dosa e tij degjoi keshillat e veterinerit te thekur: per tre dite duhej ti jepnin gomarices ilaçet dhe me pas ne se gjendja nuk do permiresohej, gomarica duhej vrare, se ishte rrezik te infektonte edhe kafshet e tjera te fshatit.

      Shukja duke ndjekur posrosine e veterinarit Engjell, ja vuri ilaçet ne nje tas mu prane gomarices se semure. As ja hidhte syte e mizepickuara gomarica e shtrire. Dosa e Filipit, qe kish degjuar porosite e veterinarit ju afrua dhe me xampen e djathe ja afroi mu para gojes ilaçet. Asnje reagim, avujt e dala nga goja e benin me te rende situaten per rreth. Ne nje moment, nga ata qe kish zene nam dosa e Filipit, filloi te ngrinte e te ulte koken, per ti treguar gomarices me gjuhen e saj qe ilaçet e benin te ngrihej e sheruar. Asnje reagim. Heshtje e plote.

      Edhe diten e dyte e njejta histori. Nuk ndryshoi asgje edhe diten e trete. Dosa e Filipit te Çakulleve te Gurit te Zi e shqetesuar pa mase per mos reagimin e gomarices se Shukes, ecevinte me xampat e saj sa tek koka e gomarices sa tek dera me kashte misri per te vezhguar rrugen. Dhe ja qe ne largesi pa te afrohej silueta e Engjellit, veterinarit vendim marres.

      Kesaj rradhe perpjekja e doses ishte tejet e deshperuar. Gjithnje me gjuhen e saj u perpoq ti tregonte gomarices fundin qe e priste pas pak.

      Me nje fuqi te mistereshme gomarica u ngrit menjehere ne kembe, e filloi te rrotullohej e te hidhte shkelme si ne ditet me te mira te saj. Te gjithe ngelen te magjepsur, Filipi dhe dosa gati sa nuk shuheshin nga gezimi.

      Epo, tha veterineri Engjell, me zymtesine e nje kasapi, te festojme sherimin e gomarices se Shukes me therjen e doses….

      Nje currile loti vijezoi mollezat e Filipit..

  2. RILINDJA says:

    Z:MERO -RAMA-ESHTE NJE ITHULL I JUAJI I TRUTHARIT ANALFABET -BATON HAXHIU DHE I NJE POPULLSIE PAKICE NE KOSOVE:PER DALLIM -BERISHA ISHTE I MIRREPRITUR DHE I RESPEKTUAR PRANDAJ DHE SHPALLEJ QYTETAR NDERI NE PRISHTINE,PRIZREN,GJAKOVE,DEQAN,-ne TETOVE.BERISHA ISHTE ORATOR I SJELLSHEM SERIOZ DHE I RESPEKTUAR.

    1. Afa says:

      E kujt i plasi se Sala ishe burre i dinjitoz e i respektuar. E ke marre vesh se ca kane bere kalamjt e tij ketej nga anet tona???? E ke pare se si e ka lene shtetin dy here pasi ka lene pushtetin ketu???? Nqs ju pelqen Saliu, ju lutem merreni sa me pare, shetiteni andej te beje qoka dhe mos na e sillni me.

      1. Argita_B says:

        Eshte e drejte e shqiptareve te Kosoves apo autoriteteve te respektojne e te nderojne ne funksion te principeve te tyre.
        Nese nje antishqiptar si Berisha, nje ish sekretar i Partise komuniste, dikush qe ka duart me gjak shqiptari konsiderohet i nderuar ne Kosove, kjo nuk mund te jete pergjegjesi e shqiptareve te Shqiperise, as e atyre te Kosoves, po e atyre qe e nderojne, pasi ka nga te dyja anet e kufirit qe e nderojne. Perndryshe nuk mund te kishte ndejtur mbi 15 vjet ne pushtet.

    2. Besi says:

      Nuk bëhet fjalë aspak për profesionalizëm më të lartë të medias kosovare në raport me atë të Tiranës. Përkundrazi, media kosovare është frikamane dhe nuk merr guzim të denoncojë asnjë veprim kriminal të biznesit apo të politikës kundër publikut. Një emision si psh. “Fiks-fare” është i papërfytyrueshëm në Kosovë. Nacionalizmi i politikës, po edhe i medias kosovare, është nacionalizëm romantik, snobist e propagandistik, shpeshherë edhe folklorik, kundrejt nacionalizmit pragmatik të Edi Ramës, i cili thjesht e di mirë se me njohjen e Kosovës nga Serbia, përkatësisht, me heqjen e Kosovës si problem rajonal, i hapen rrugët e zhvillimit më të shpejtuar edhe Shqipërisë, ashtu si dhe gjithë rajonit. Pra kjo është arsyeja që ai e përsërit pa ndonjë kompleks kërkesën e tij për njohjen e Kosovës, e cila në Kosovë edhe keqkuptohet duke i dhënë një dimension që nuk e ka. Nuk është aspak e rastit që një nacionalist folklorik kosovar, si ia që fshihet pas “Rilindja” ta gjejë pikërisht te primitivi Berisha nacionalistin e duhur. E shprehur në terma letrarë, politika dhe humori i Edi Ramës i përket postmodernizmit, ndërsa ai i politikanëve dhe intelektualëve nga Prishtina, romantizmit me ngarkesa patetike.

    3. refugjati says:

      O rilindja Berisha orator? keshtu don ti se kaq kupton. meso te shkruash se nuk shkruhet “DEQAN” por Deçan.

    4. feniks says:

      Po ashtu ishte Berisha,prandaj ju nuk e kuptuat kur ai FURNIZOI TANKET SERBE ME NAFTE PER T’JU VRARE JUVE NE 1999-ten!
      Jeni mesuat t’ju SHTYPER BAJRAKTARI,o kosovare ,prandaj doni Berishen e jo Ramen!
      Ate qe beri Rama ne Beograd per ju NUK E KENI BERE JU VETE PER 100 VJET e as keni per ta bere kurre!!

    5. karl zais jena says:

      per RILINDJA:NUK DUA TE DAL NE MBROJTJE TE ASKUJT.POR MENDIMI IM PERSONAL ESHTE SE IBRAHIM RRUGOVA,EDI RAMA.JANE THJESHT IDHUJ NE SHQIPERI E KOSOVE.TE TJERET SI BERISHA E ATA NE KOSOVE JANE LARG 100 VJET DRITE ME KARIZMAT E E IBRAHM RRUGOVES E EDI RAMES.KURRE NUK VIJNE ME NJEREZ TE TILLE,ESHTE FAT PER TE GJITHE SHQIPTARET.MEGJITHE TE METAT QE C’DO NJERI MBART ME VETE.

    6. Opinionisti says:

      Edhe serbët i kanë ndihmu kosovarët më shumë se Berisha.

    7. Zhelefina says:

      Harrove te shtoje , qe Berisha eshte edhe antishqiptar ,…nje antikosovar i thekur.Jane te pa numurta faktet qe e provojne kete.Fatkeqesi per ata qe s`duan te shikojne me larg se sa xhepat e tyre.

  3. Drenicak says:

    Pjesa dermuse e mediumeve ne Kosove udhehiqen ose jane epronar familje serbosllave dhe eshte normal se i pengon nje kryeminister shqiptar.

  4. arita says:

    I nderuar ja ke huq krejt ti dhe disagazetar te kosoves. Gjelozia ju mbyti leni njerezit te qete.

  5. beci says:

    Analize perfekte!

  6. lili says:

    Edi e ndin vetin mire me pseudo jokonformistet e yugokosoves te viteve 70¡…kjo tregon pra sa démodé eshte Loja e tyre kishe alla evropiane-sipas yugokosovaret alla bâton e shkelzen ! Free yourself men,kosova e kosovaret sot jane nje mije here ma evropiane se keta 2 dinosaure,qe kur n’evrope nuk Kane jetuar e Kane per horizont evropiane beogradin e viteve 70! Shumica tjeter e gazetareve te kosoves Kane jetuar,Jane trajnuar edhe shetisin shlire n’evrope,pra nuk impresionohet me stilin e 60 vjecareve tone qe ende ju duket vetja teenager e modern,kur nje fakt behen karikatura e modernizmit!…kur je modern,nuk bejsh mbremje idioteske me gazetare keshtu …

  7. gjithashtu malok says:

    o rilindja. pervecse i sjellshem eshte po i njejti njeri qe nuk donte pavarsine e kosoves, qe ishte kunder rambujese, qe ka vrare disa njerez te uck nga vit 1993 deri ne 1997. qe per te vjedhur ndonje pare nuk lejoji interkonjeksionin AL-KS. pa permendur naften serbeve. ju vazhdoni mbani saliun se ai jua pallo mir nonat te gjithe kosovareve. kurse ky i gjati ju thote troç sa palla kari jeni, dhe sa te prapambetur jeni kur i shihni genjeshtaret si shpetimtar.

  8. faro says:

    Te lumte Z.Mero! Nuk di se me cpune merren keshilletaret e Kryeministrit. Apo vetem e mburrin me servilizem per te nxjerre perfitime. Stafi i keshilltareve duhet te perbehet nga njerez qe nuk kane interesa karrjere apo financjare. Vetem te tille mund ta kritikojne lirshem dhe pa u frikesuar se do u heqe perfitimet.Ndaj problemi qe ngrini eshte ndihme e madhe per te.
    Te lumte!
    Uroj qe ta degjoje,mgjse them qe e ka sh te veshtire. Por eshte e domosdoshme ta vere ne jete.

  9. diar says:

    Rama nuk duet te krijoj raporte me kosoven permes sharlatanve si Baton Haxhiu

  10. HAJDUTI says:

    z Rama ,,,nje kryeminister qe ben dhe gabime…nje njeri qe ende akoma i gjalle mes nesh rreshket diku pa e vene re..por jo pa e korigjuar….ai eshte ne syrin e cdo gazetari dhe ne pikjato te cdo njeriu ose politikani ne shqiperi…me shkurt ne syrin e cdo snaiperi….z rama ti din te rregullosh te ndreqesh por me e mira din te ecesh perpara sipas modelit e gustove te tua…

  11. Tomorr says:

    Z. Baze jam plotesisht ne nje mendje me ju dhe shpresoj qe Rama te lexoje shkrimin tend dhe te reflektoje.Une jam nje mbeshtetes i rames por kurrsesi nuk mund te pranoje kete menyre komunikimi. Ne perendim nqs nje politikane flet keshtu i bie shume vlera si politikane. Politkani eshte edhe diplomat. Kur rama u drejtohet atyre qe duan ti ngrene dolli ne vend tu thote me falni nuk me pelqen kjo gje, lereni ju lutem u thote lerini ato budallalleqe.
    Shpresoje qe rama te veje re me shume atyre qe thote kur u drejtohet te tjereve.Ka nje mosperputhje midis rames intelektual dhe rames se si komunikon ndonjehre. Nano ishte prototipi i fodullit -sepse i dukej vetja i zgjuar por nuk ishte gje tjeter vecse nje pleher.Ju lutem z.rama rilindje -do te thote edhe te rilindim menyren si komunikojme

  12. Fakt says:

    Ee mor Mero…sa i lexueshem je kur je i vertete. E ke qare kete analize qe te ka dale nga xhani.boll u more me lul bashen e gjore se ske dhe cfare thua me per ta. Ktheju kryeministrave se te ka me hije. Shpresoj te te lexojne e te reflektojne., Megjithese, konkluzioni yt ” Rama dominon me vese , jo me ato pak vyrtyte qe ka” eshte thelbi i gjithe sjelles se tij politike e publike. Ka kryeministra ballkani sa te duash qe e kane futur median mes shaleve dhe qe udhehiqen nga klientelizmi por ky i joni, pavaresisht formes kopjace e siperfaqesore prej perendimori, mund te jete i vetmi qe ka per zemer e per hall, te ushtroje pushtet kic e te tregoje dhembet e arrogances e te komplekseve ne te njejten kohe me njerezit e medias. Kjo i vjen vetem pse Nuk i vjen mire fare kur e qesendisin dhe e kritikojne. Kete nuk e duron dot dhe lufton me sjelljen prej bullies te sportistit te gjate qe po aq te gjate e ka listen e pasigurive dhe te frikerave te veta .

  13. Al says:

    Nje analize shume e mire . Vesi dhe virtyti i Edi Rames – kush do te triumfoje ?

  14. Socialisti bythpambuk says:

    NUK eshte gje tjeter , vecse nje psikopat i lindur.

  15. astrit says:

    Me pelqeu artikulli dhe sidomos fraza “Perse i ben keto gomarlleqe kryeministri im”

  16. eno says:

    O Mero a ka mundesi te besh nje artikull apo disa investigime mbi punen e bashkise se Tiranes. Para dy ditesh miratuan planin e 2015 nderkohe qe nga ai i 2014 kam pershtypjen se skane realizuar asgje. Merruni pak me shume me realitetin e perditshem dhe me pak me analiza politike. Jetojme te gjithe ne nje qytet ku ska akoma trotuare, drita ne rruge e ku uzurpohet ende cdo dite cdo cm i lire nga ndertime monstruoze. Per te mos folur per gjendjen skandalze te rrugeve, pisllekut apo lagjet ku ka kaluar inuku qe duken sikur jane bombarduar.
    Nese me te vertete doni te sulmoni Bashen duhet ta sulmoni tek mungesa totale e tij si kryebashkiak. Sme intereson fare se cfare mendojne kosovaret per kryeministrin tone. Eshte thuajse e krahasueshme me ate qe mendojne malazezet apo maqedonasit. Por natyrisht qe me intereson te dije se ne cilin shekull do te jemi ne gjendje te themi qe jemi kthyer ne nje vend normal me stamdarte jetese te krahasueshem me vendet e tjera ne rajon dhe europe.

  17. razo says:

    Ca thua o mero gazete serioze Espress e cile eshte vetem ne web dhe as nuk shtypet????

    E verteta eshte qe gazetat ne Kosove shume rralle i blen kush dhe nuk kane asnje fuqi reale.. Nje e vertet tjeter eshte qe jo vetem qe nuk jane serioze por jane skandaloze per nga niveli i raportimit. E verteta tjeter eshte se lobi Serb ka nje ndikim shume te madhe tek to dhe gjithe kjo vale shpifjesh e trrillimesh eshte e organizuar. Vetem lexoji titujt me ato shpifjesh banale tipike sllave.

  18. NO PASION says:

    CDREQIN VAKSINE NA KA BERE XHAXHI QE SADO KEMI SHETITUR BOTEN KEMI STUDIUAR NE UNIVERSITETE EVROPIANE … PRAPE BIEM NE KURTHIN E VAKSINES SE XHAXHIT QE E TRASHEGOI SHOKU SALI ME PO ATE ZELL SA AI QOFTELARGU…KUR NUK JEMI DAKORT ME NJE KRYEMINISTER QE SILLET SI NE.. BEN SELFIE ME KUNDERSHTARET E TIJ …QESH E THUMBON..PIKTURON…VISHET TRENDY POR KEMI NOSTALGJI NJE TE PLAK GANGESTJER E TE PAUDHE QE KUNDERSHTARIN E DO TE VDEKUR…E QE I TREGOI VENDIN EDHE IMPERIALIZMIT AMERIKAN…KUR NUK DUAM QE KRYEMINISTRI YNE TE COHET NGA GJUMI NEN RITMIN E RITA ORES APO EMINNEN POR NEN MARSHIN LUFTARAK E TE INTERNACIONALES…KUR NUK DUAM QE KRYEMINISTRI YNE TE VISHET ME NGJYRA TE CELTA POR ME NGJYRA GRI E ME JELEKE LESHI..KUR NUK DUAM ATE QE NUK JU DRODH SYRI E GOJA NE MES TE BEOGRADIT KU SERBET KUPTUAN SE KUSH JANE SHQIPTARET POR DUAM ATE QE SHITI DETIN FQINJEVE GRABITQARE E NAFTEN ARMIQVE SHEKULLORE…KUR NUK DUAM ATE QE THOTE SE NUK ESHTE FUNDI I BOTES NQS SE NUK JAM KRYEMINISTER PAS 4 VJETEVE POR DUAM ATE QE THOTE SE SA TE KEME FRYME NE KETE BOTE DO TE JEM NE POLITIKE…,NATYRISHT GABIME KRYEMINISTRI YNE KA DHE DO TE KETE…RENDESI KA QE ESHTE I THJESHTE SI NE..DHE NUK BESOJ QE KUR TE LARGOHET NE DO TE QAJME ME KUJE ….SI PER QOFTELARGUN….

  19. Gezuar 2015! says:

    ‘Sinqeriteti’ (qe i ka shpetu prej lodhjes dhe arrogances, po edhe prej se eshte i qarte per Lojen duke qene mrena)
    I KM e ka folur te verteten!!
    – Llapa ja ka leshu, lodhja bashke me fodullekun (: te tjeret jane cungje),
    sak ka thon’: “lëri
    këto b u d a lla ll ë q e tani,
    por na bjer të hamë se vdiqëm…”
    E per ta mbuluar ate lakuriqse qe leshoi, gazetarve: “shikoni si janë bërë, vdiqën për të ngrënë.
    Lërini k ë t o tani…”
    Ne e dime qe sak e ka Palloi bishtYlbers (qe nuk eshte aty per burreshtets
    por se ‘E mbajne’,
    yll ne ngjitje a ne zbritje, do duket …)
    Kjo qe po thu ti mero:
    ‘Kur kryeministri jonë shkon në Kosovë,
    i këput një dorë g a ll a t ë me Batonin,
    pastaj shkon viziton dhe magazinat e kompanisë
    që janë kthyer në televizion,
    —jep një mesazh tmerrësisht TË RENDE
    për modelin e shtypit që mbështet
    dhe
    —– rrëzon gjithë fasadën e tij perëndimore
    … “Klan Kosova” nuk është një model
    për t’u respektuar nga një kryeministër.
    Ata janë punëtorë të medies,
    financuar nga një grup milionerësh
    dhe aq’
    nuk e di a mjafton per Rindoqorret te kuptojne dicka qe Pikturisti tall l…
    si tere te tere zhgani i mafiozKaragjozeXhambazet e Pulitikes Shq.ket cerek sheklli
    —edvinPalluaDrogsi, varkarShpellari, nanoBixhozciKerma, bashTulipanKrokodili, likeNgjalarFlorini
    & 3 kopete blu, mavi, roze (3 skuadrat e Lojes ‘Demonkracia shqiptare’.
    E provume tashma qe KETA ja kalun atitenver, atit ramizHijena & non’ nexhmijeVampir-Pantera)
    Sa per ket ‘sinqeritet’ te Edvinit,
    nuk eshte keqkuptim, mero, perkundrazi.

    Padyshim qe Palloit nuk i bo pune ca folim ne mero, po ne ket pune kina,
    me ja vu pasqyren para surratit …
    Eeeh,
    na e ka bo nji dhurate Pikturisti KM:– e kena fitu NE
    ate te zi bastin me zar- Sharlatanit e rradhes…( dy vjet te shkuara rama ligjeroi se kish vue bast me mortjen & historine) uhuhuh, u’ i mjeri!
    Sdq jane kthjellu ca deele Rilindoqorre ket mot…Urime gjthsesi.
    Urim per 2015:
    Gezim, shnet e mendje t’forte, miq, mot mo pak qorrsa!
    Liri- Drejtesi- Zhvillim, Pune nuk dhurohet…
    Ja roberia- ja mejdani, burra!…

  20. analiz_gjaku says:

    Hë mo z.Mero tu keqkuptuan kolegët, shkruaj ajvrar për ato që përmend @eno e çështje të tjera, apo mos je keqkuptuar dhe vet ti që ke bër analiz kaq të holl

  21. tironstepelene says:

    shum fresk ke fillu ti bosh Edvinit o Mero,po osht dimer e do na ftofet ne tajare Edvini

  22. Mero gezuar per shume vjet rritjen e cmimit te energjise per 2015, i juaji edi rama……ah harrova beji te fala dhe zgjedhesve te Rilindjes

  23. Diferenca qe vret... says:

    Edhe nje BRAVO tjeter, Mero Baze…

    Keta qe nuk (duan te te) kuptojne ne keto lloj fshikullimesh prej profesionisti, me siguri e duan Edi Ramen si shembellues i Enver Hoxhes.

    Mero Baze, qe i ka dhene provat se e ka nxjerre jashte loje Sali berishen, si imazh kryeministror te deshiruar dhe as te nevojshem, ben sa mund per ta paralajmeruar Edi Ramen qe te mos ngjaj me te. Nese Rama do vazhdoj ta identifikoj qeverisjen se vazhdimesi gallatash eshte pune e tij, por Mero po i del borxhit.

    Mero Baze eshte nga njohesit me realist te realiteteve kosovare, teksa Rama pa asnje dyshim e njeh prishtinen shume pak edhe se Berisha. Kjo nuk duhet vene ne dyshim, edhe pse tashme nuk i hyne ne pune Te Dorehequrit.

    Mero Baze, ende beson se Rama deshiron t’i bej mire punet, gje qe mua si me i larget prej tij, ende me duhet kohe e prova ta besoj kete gje.

    Une ende dyshoj se Edi Rama, edhe pse mund te jete me modern, me i shpenguar dhe me libertarian ne forme, eshte po aq autoritarist – ne mos me shume- se Sali Berisha. Verisha shtirej, bente aferakun edhe me opzitaret e shtypit, ndokend e kompromentonte, kurse Rama kerkon t’i ironizoj te gjithe(jo thjesht te ironizoj, por ti neperkembe nen sarkazmen e Njeriut Nr 1 qe tashme e ka pushtetin dhe mund te bej c’te doj me te) per te treguar se ben edhe pa ta: pa ata te gjithe, pa shtypin, se gjoja ai e di se c’eshte shtypi shqiptar! E pastaj?

    Pse Rama ka zgjedhur keshilltare te tire prej asaj nahije?! Cfare ka bere per te korigjuar dicka pasi merr indikacione te tilla, si ky i sotem i Mero Bazes?

    Eshte zor, shume zor te nxjerresh nje tjeter Edi rame, prej atij qe eshte ne natyre te vete…
    Por le te shpresojme, madje une e shoh te paqortueshem mero Bazen, edhe kur ben sa mund ta permend “koken atje lart” te shoh ku shkel “kemba e tij atje poshte…”

  24. Rrushit Bilibil Gramshi says:

    Besiana,
    perseri e papune?! Gjithsesi eshte per t’u vene ne dukje se ke ndryshuar fushe; nga ajo e shkencave egzakte ne perpunim te folklorit. Hulumto,hulumto,…..se ku i dijet, ne fund te fundit cfar ka pasur Ezopi me shume se ty?

    1. BESIANA GUSHI says:

      NDJEJ KOMPASION PER TY

      bilbil qenefesh nga Gramshi. Paske rene ne fund te komenteve, si ajo masa likuide e prostates e grumbulluar prej vitesh ne depozitat e varura si domatet e qelbura, me kancerin e sigurte qe te pret.

  25. perendimori says:

    Mero, nuk e di se mbi c’baze e quan ti Edi Ramen kryeminister perendimor.
    Une kam 23 vjet qe jetoj ne perendim. Nuk kam pare asnje kryeminister gjerman, hollandez, apo anglez qe te kete ndonje tipar te afert me Edi Ramen. Nuk mund te interpretosh nje ofendim halabakeror si ai qe i beri Enver Hoxhajt, apo menyra si sillet ketu ne Shqiperi, si virtyte perendimore. Nuk ka asnje kryeminister perendimor, qe perdor kete gjuhe dhe te sillet ne kete menyre si ky “perendimori” juaj.

    E verteta eshte se Shqiperia eshte shume shume prapa Perendimit. Dhe nuk ka se si te prodhoje kryeministra perendimore. Shqiperia eshte thjeshte nje Kooperative. Dhe ka per kryeminister nje Kryetar Kooperative. Kaq!

  26. z.Baze; PER SA KOHE DO JENE NE KETE JETE MONSTRA SI BERISHA E NANO ((ME FAMILJE BIOLOGJIKE E POLITIKE BASHKE)) DHE DO I TOLEROJME, DO MBETEMI KETU KU JEMI TE FUNDIT NE EUROPE DHE SHUME TE NGJASHEM ME VENDET ME TE KEQIA TE BOTES. EDI RAMA I VETEM NUK MUND TE PASTROJE BERISHIZMIN DHE NANOIZMIN QE JANE PASARDHESIT ME TE DENJE DHE ME KRIMINAL TE BLLOKUT, PASI E KEQJA E PRODHUAR NGA KJO DYSHE MONSTRUOZE E PPSH + SIGURIMI I SHTETIT ESHTE TASHME SHUME E MADHE, POR JO E PA.PASTRUESHME QOFTE DHE ME “SAKRIFICA” QE DUHESHIN BERE QE NE DHJETOR 1990 APO PRANVERE 1997.
    -KURRE NUK ESHTE KURRE- -E KEQJA DUHET SHKULUR ME RRENJE- -PSEUDO DEMOKRACIA ESHTE ME E KEQE SE DIKTATURA- -SKA KEQARDHJE PER SA PASTRON, SE PASTRIMI TE SHPETON-…

  27. SHQIPTAR says:

    Qofsh i bekuar Z. Mero!

    Si pa e kuptuar, brenda ketij shkrimi ne dukje gazetaresk, ju mrekullisht kesaj here, keni shmangur rutinen e analizave politike, duke ofruar nepermjet nje modestie te fshehur thjeshte dhe ciltersisht, elemente te psikanalizes, kaq te vyer per komunikimin dhe bashkejetesen njerezore. Jemi qenie qe bashkejetojme ne grup, ndaj eshte i pamohueshem detyrimi i gjithsecilit prej nesh per ta kuptuar formimin e tjetrit sipas rrethanave te tjetrit, pa ja mohuar ekzistencen dhe pa i veshur atij (tjetrit), asgje sipas kutit tone, apo ate cka jemi vete. Une nuk jam tjetri, une jam une dhe ka vetem dy menyra per te vijuar ekzistencen: ose te shkoj te jetoj ne pyll i vetmuar, ose te bashkejetoj ne grup domosdoshmerisht dhe minimalisht duke bere perpjekje per ta kuptuar domethenien e ekzistences se tij. A nuk eshte po aq sa detyre, aq edhe respekt per tjetrin te perpiqesh ta kuptosh domethenien e tij? Absolutisht po, madje eshte shume me shume: eshte respekt per veten ne rradhe te pare, eshte respekt per jeten, respekt per te kaluaren dhe te tashmen, per te verteten, respekt per bashkejetesen ne komunitet, respekt per te ardhmen.

    Me lejoni ju lutem ti kthehem heroit, kryeministrit tone! Me etiketimin hero nuk dua te fyej bindjet dhe konsideraten e te tjereve, te cileve mund tu duket i tepruar etiketimi qe sapo bera, por kryeministri eshte atje larte, ne duart e tij qendron pushteti dhe mundesia per te drejtuar, per te drejtuar te tashmen dhe te ardhmen time, te te gjitheve ne qe jemi ketu poshte e nuk e zoterojme kete mundesi qe ka arritur ai. Nuk e mohojme dot qe ai eshte protagonisti. Shpesh, si nje shqiptar i denje, perpiqem ta mohoj te verteten duke perdorur armen time qorre, fodullekun, por nuk eshte se zgjidh gje me te. Madje fodulleku me shume shkaterron ate qe kam ngritur sesa me ndihmon per ti dhuruar vetes, qofte edhe ne forme autosugjestioni, respektin dhe konsideraten qe meritoj. Pra le ta gjejme forcen dhe ta quajme protagonistin tone hero, duke e vertetuar kete gje me metoden e anasjellte, dmth: perderisa protagoniste nuk jemi ne, protagonisti eshte ai, heroi. Te bejme sadopak perpjekje per ta njohur dhe per ta kuptuar heroin sepse keshtu fitojme te gjithe. Tek deshira dhe vullneti per te njohur qendron sekreti i perendise, qendron e Verteta, qendron Dija.

    Heroi jone ka lindur ne nje familje intelektuale, qytetare, me prinder te formuar qe ia ja kane dale te ndertonin lidhje dhe perkrahje, me prinder qe i kane mundesuar librat, artin dhe elementet edukativo-formues. A nuk eshte kjo nje dhurate e vyer per cdo femije qe te rritet me kushtet e duhura? Absolutisht po! Eshte nje pasuri qe te rrethon qe ne embrion dhe shume pak ne kete bote kane fatin ta kene.

    Formimi gjate femijerise eshte pasuria me e madhe e njeriut, ai formim qe ne kemi kohe qe nuk duam ta vleresojme me. Cmund te presesh nga nje lider i keqformuar qe ne femijeri, pervec simptomave fatale qe do ti shfaqe gjer ne vdekje. Pra kesaj here, fati e deshi qe heroi jone te kete nje femijeri te privilegjuar. Por nuk qendron ketu thelbi i ketij privilegji. Thelbi qendron tek dhurata gjenetike qe i trasheguan prinderit e tij. Heroi jone eshte nje njeri me nje fizik mbreselenes qe jo kushdo mund ta kete dhe qe jane faktori kryesor per cdokend qe te ndertoje paqen shpirterore me veten. Komplekset dhe traumat me te demshme per formimin tone rrjedhin nga deficensat fizike qe kemi, nqs jemi krenar per fizikun qe kemi do te jemi te vaksinuar me pas nga shume faktore te ardhshem zinxhir.

    Pra heroi jone eshte krenar se ka nje familje dinjitoze dhe nje fizik dinjitoz. Shume komplekse dhe trauma qe prekin 99% te njerzve ne kete bote per te nuk ekzistojne. Kjo gje i atribuon heroit tone mundesine per te qene mbi shume te tjere, automatikisht.

    Fal gjurmeve te familjes, heroi jone u dha me etje ndaj librave dhe dijes. Mjafton ta degjosh menyren sesi e formon sintaksen e fjalise dhe e kupton menjehere se ai eshte nje njeri i ditur. Kjo arritje, qe tashme nuk eshte e trasheguar por tregon perpjekjet dhe vullnetin e tij drejt fisnikes, eshte elementi i 3te qe pozicionon ate mbi te tjeret.

    Fale medias, apo faktit qe ne jemi nje popull i vogel, eshte e qarte qe heroi jone nuk ka pasur nje rini te ndrydhur dhe te izoluar. Ai ka treguar etje per ta jetuar jeten, per ta eksploruar ate mes njerezve, pse mos ta konsiderojme edhe etapat e tij mes rinise franceze, si nje komb elitar ne historine boterore. Atje ai ka pasur mundesi te afshohet me mendimin, kulturen dhe aspiratat bashkekohore. Kjo eshte pasuria e 4tet qe zoteron heroi jone.

    Heroi jone, eshte fakt qe ka nje sfond edhe sportiv, element qe e ben cdo njeri te shendetshem dhe e ndihmon te ekuilibroje aftesite fizike me ato shpirterore. Kjo eshte pasuria e 5te.

    Ne kete pike, le te jemi disi mirenjohes dhe ti lejojme pas hapsire edhe Frojdit, per te kuptuar me mire nese heroi jone ka ndonje pasuri tjeter teper domethenese. E kam fjalen per perbushjen seksuale, te heroit tone dhe shendetin e tij hormonal. Nuk mendoj se e teproj duke thene se deficitet dhe komplekset seksuale pjellin tek njeriu sjelljet me monstruoze qe ekzistojne. Gjithkush e di qe heroi jone eshte i plotesuar seksualisht, se ai ka pasur gjithmone aftesine per tu shoqeruar me femra te deshiruara nga masa. Prandaj mund te pohoj me bindje se heroi yne, e zoteron edhe kete pasuri te 6te, ndoshta nga me te rendesishmet.

    Tani me lejoni ju lutem ta pozicionoj heroin dhe 6te pasurite e tij mes turmes shqiptare. Ah sa i veshtire eshte ky moment, duhet ta pranoj, sepse eshte pothuajse e pamundur te gjesh nje personazh te dyte shqiptar qe te krahasohet me 6te pasurite e heroit tone, madje fatkeqesisht mund te mos gjej as shembuj te krahasueshem edhe ne 2 apo 3 pasurite e para. Ketu fillon gjithcka. Zoterues i nje superioriteti te gjithanshem, mes meskinitetit traumatiko-kompleksivo-destruktiv qe e rrethon, superiori e ndjen veten natyrshem zot dhe pikerisht superioriteti i tij behet nje hendek i stermadh me te tjeret. Natyrshem dhe pa asnje faj, superiori ne kete moment ndjehet i plotfuqishem dhe per te fillon nje vuajtje e tmerrshme nga pamundesia per tu kuptuar nga te tjeret. Mendjet e ndritura thone se kjo eshte vuajtja e virtuozeve, eshte mallkimi i intelektit. Nga distanca e tejskajshme e formimit te heroit tone me mjedisin, vujtja dite pas dite, vit pas viti fillon te lere shenja tek ai: fillon te humbase durimin, qetesine per ti degjuar te tjeret, fillon te humbase buzeqeshjen, kontrollin per tu pergjigjur qete, aftesine per te perfillur, flegmatizmi shendrohet ne impulsivitet, lekundet etika komunikimit, pashmangesisht shfaqet arroganca. Ne fund te fundit ai eshte njeri, pavaresisht se virtytet e tij e bejne ate te duket si zot. Per hir te se vertetes, duhet te pranojme qe ne jemi nje popull disi harbut, pa respekt per intelektin dhe tjetrin, popull me aftesi per ti rene shkurt permes kopuklleqeve, spekulimeve dhe shpesh gjejme vetngopje vetem nepermjet profanizmit, bufonllekut dhe perdhosjes se meritave te tjetrit. Shpesh ne mjaftohemi te konkurojme me arritjet e tjetrit duke refuzuar qorrazi te konkurojme me jeten. E pare keshtu, nje njeri superior si heroi jone, nuk ka sesi brenda formes se tij njerezore te mos perfundoje ne arrogance.

    Tani deshiroj ta paraqes kete tablo te plote “hero-mjedis”, sipas nje kendveshtrimi te domosdoshem per ekzistencen e nje lideri. Nje lider mund ti lejoje vetes te gjitha veset dhe mangesite, por nuk duhet ti lejoje kurre vetes te bjere ne arrogance. Ne jemi fajtore per mekatin e tjetrit, qe do te thote se nuk e gjejme dot nese e beri veza pulen apo pula vezen, prandaj eshte detyre e superiorit ta nderprese mekanizmin zinxhir te konfliktit te te gjeje forcen per te amenduar tek vetja, elementet e e cojne ne arrogance. Nese kete fuqi nuk e zoteron nje njeri i ditur, atehere kush mund ta zoteroje tjeter?! Nese ka nje sjellje te sigurte qe mund te sjelle deshtimin e nje lideri, ajo eshte arroganca ne trasmetimin e lidershipit te tij.

    Duke hedhur nje veshtrim nga eksperiencat dhe precedentet e meparshem, format e lidershipit shqiptar kane qene kryesisht sipas formules se “Qenit dhe kockes”. Pra nje formule me baze mercenarizimi. Qeni, bindet per aq kohe sa ti ke mundesi ti hedhesh ndonje kocke, gjate kesaj kohe qenin mund ta trajtosh si qen, mund ta percmosh, ta tallesh, ta poshterosh etj etj. Mund edha ta shash nga gruaja dhe prap qeni te duron sepse eshte qen dhe di te jete vetem qen. Megjithe ekperiencat e meparshme per aplikimin e formules qen-kocke, ato kane perfunduar fatalisht, sepse ne nje moment mungese kockash, qeni te kafshon fatalisht. Me kete arsyetim mund te kuptojme edhe historikun e lidereve te shkuar dhe format e shkurtra te jetegjatesise se lidershipit te tyre.

    Ndryshe dhe me jetegjate mendoj se eshte lidershipi me formule baze “kalorsine”. Besoj nuk ka nevoje te arsyetoj diferencen thelbesore ndermjet nje qeni dhe nje kali? Kuptohet qe kalorsia kerkon vullnet dhe forcen e liderit per te mos menduar egocentrikisht. Nese nuk sillesh poshterues dhe egocentrik ke mundesi te ndertosh nje skuader kuajsh me te cilet mund te udhetosh i sigurte dhe gjate. A ekzistojne njerez me karakter kalorsiak ne shqiperi? Po ekzistojne qe cke me te, ndoshta ne kete moment me shume se kurre. Ata vertete mund te mos jene te shumte, vertete mund te jene te padukshem, por mund ti gjesh shume kollaj nese nuk kerkon ne dengun e militanteve.

    Po ju kerkoj edhe njehere vemendje, per tu kthyer ne element teper te rendesishem, qe eshte i domosdoshem per nje politikan ne menyre qe te mund te jete lider dhe te prodhoje lidership.

    Kur numeruam pak me siper 6te pasurite e heroit tone, lash dicka pa permendur, ate te pamohueshmen, pasurine materiale. Vertete heroi jone trashegoi nga familja kushte te vyera, por asokohe njerzit materialisht ishin te gjithe ne nje nivel. Lind pyetja: a mundet dikush te zoteroje pushtet dhe te beje politike me xhepat bosh? Jo nuk mundet, sepse keshtu funksion kjo bote, duam apo sduam ta pranojme.

    Po ta mendojme liderin si nje vinc te madh, qe ka forcen per te levizur ngarkesa te medha, kjo gje nuk mund te behet pa respektuar ligjet e fizikes: qe vinci te mund te ngreje pesha te renda ka nevoje qe ne kurriz te kete kondra-pesha te renda. Sa me e rende kondra-pesha aq me i afte eshte vinci te mbaje pesha.

    Ne votuesit, nuk duhet te merakosemi ne absurditet per kete fenomen, por si te thuash, sipas mendimit tim, duhet te fokusohemi me shume qe vinci mos te jete prej letre sepse ahere as peshat nuk i mban dot dhe kondra-peshat shkojne dem.

  28. Rrushit Bilibil Gramshi says:

    Besiana,
    ti me befason me dijet qe mbart.Po zbuloj se paske njohuri edhe per organet gjenitale mashkullore dhe semundjet e tyre por s’kam as me te voglin dyshim se e ke perfituar nga eksperienca personale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje