Të dashuruar me veten!

20 Dhjetor 2014, 19:16Editorial TEMA
Të dashuruar me veten!

Nga Mimoza Dervishi

 

Kardashianizmi shkruante në shtator Rob Sheffield për “Rolling Stone”, ose egoja që hëngri Amerikën, është tashmë pa frikë një fenomen global. Reality show gjen ngado, për ushqimin, për vallëzimin, modelimin, këngën, gratë e dëshpëruara të të gjitha shteteve, burrat shtëpiakë të të gjitha moshave, njerëz që përpiqen të mbijetojnë në pyll a në ishull, ata që duan të dobësohen, ata që duan të shumohen, cifte që ndahen, çifte që bashkohen, evropianë idjotë që përpiqen për famë në Amerikë, zonjat e Londrës, të pasurit e Beverly Hills, hebrenjtë beqare nga Neë Jersey, 12 femra në sulm për një mashkull, 12 meshkuj në sulm për një femër, ata që kërkojnë shtëpi me qera, të tjerë që zbukurojnë shtepitë, femra që kronikojnë tradhëtinë e bashkëshortit, terapinë, sëmundjet mentale …..,të gjitha para kamerave, të gjitha banale, pa droje, pa turp dhe sidomos pa pikë dinjiteti. Të gjithë turravrap në emër të asaj që quhet famë, e sigurisht edhe pasuri. “Rolling Stone” shkruante se Kardashians janë njerëz që nuk rriten, nuk maturohen, nuk vuajnë, nuk mësojnë kurrë nga gabimet dhe s’kanë asgjë të përbashkët me atë bisnesin serioz të HBO të djelën në mbrëmje. Po kështu edhe personazhet e të gjithë lloj- llojeve të shoë-ve të sipërpërmendura dhe të tjerave që vetë mund ti shtoni (si tua dojë qefi, se ka për të gjithë), janë karaktere të zhveshura nga gjithcka, që nuk pyesin për asgjë, vecse për atë të shumëdëshiruarën famë, dhe sigurisht paratë. Janë njerëz, kryesisht të patalentuar, hera-herës deluzionale, që i kanë mbushur mendjen vetes që shoqëria nuk po i jep hakun, jetojnë me endrrën e të qenit diva dhe janë gati të hedhin nënë e babë poshtë rrotave të autobusit të lagjes për tja arritur. U përfol shume rasti i Bleonës, një vajze shqiptare të patalentuar në 1994-ën dhe po aq pa talent në 2014-tën. I tërhoqi 20 vjet të gjente veten dhe në fakt tani e ka gjetur. Ka gjetur një dritare ku të shpalosë vulgaritetin. Në fund të fundit me të pasmet e tyre Kardashians krijuan një perandori! Por në një Amerikë 300 milionëshe ka vend për të gjithë, dhe ai bisnesi serioz i të dielave në mbrëmje vazhdon solid në HBO apo CNN, sepse jo të gjithëve u ka ikur mendja. Ëolf Blitzer apo Anderson Cooper mjaftohen me punën që kanë dhe nuk shpikin libra cdo vit, nuk bllokojnë panairet sikur të ishin ata heronjtë, nuk bëjnë as promovime pompoze për veten, por promovojnë më të mirët e vendit të tyre, duke kryer kështu jo vetëm detyrën bazë të një gazetari por edhe një mision patriotik. Nuk ftojnë presidentin për të nxjerrë foton në Instagram, por presidenti e ka për nder tu japë një intervistë, dhe kur ja jep, ata nuk marrin tendera apo shtojnë ndonjë kat në pallatin ku jetojnë. E fundit gjë që të bie në sy është sesi jane veshur, askush s’ja mban mend kravatat, këpucët apo orën e dorës. Kur shkojnë në vatra lufte, duken si ushtarë, kur raportojnë mes stuhive, janë me mushama shiu. Dhe ja kanë dalë të bëjnë televizonin serioz të mbrëmjeve amerikane të patronditur aspak nga valët që ikin e vijnë të reality shoë, kësaj egoje që në fakt po ha botën.

Dhe që sigurisht nuk mund të mos përfshinte dhe Shqipërinë. Unë e kuptoj frustrimin e Mustafa Nanos në shkrimin: “Admirimi për ata që dinë të prodhojnë lajm”. E vlerësoj ndershmërinë e tij kur vëren se ai dhe të tjerë janë të privilegjuar boll që kanë një zë dhe një figurë. Sepse nuk është aspak e hijshme ta shfrytëzojnë për ti bërë reklamë vetes apo kthejnë studion e tyre televizive si një vend qokash ku duan të mbyllin hallet dhe vrimat personale, apo qoftë dhe ti krehin bishtin vetes pa të keq, faqe botës. E pra në Shqipëri po ndodh e cuditshmja. Ata gazetarët që duhet të ishin seriozë, tashmë të mbërthyer nga vala  globale “kardashians” duan tashmë ti bëjnë të gjitha, dhe moderatorin, dhe shkrimtarin, dhe  sex-simbolin, dhe të dëshpëruarin, dhe të humburin në peshë, dhe të veshurin bukur…dhe e gjitha kjo sepse e kanë këtë mundësi dhe sepse mund ta bëjnë.

Diku në mes të viteve të vështira ’90, kur të gjithë bridhnim me bicikleta për të kapur lajmin e vërtetë, dhe pinim pa fund kafe tek “Bar West”, një prostitutë me mbiemrin Berisha (nuk është metaforë për Saliun), kalon një ditë para xhamave të kafenesë vetëm me kanatiere dhe mbathje. Na la pa frymë! Në një Tiranë ku kërrciste pushka në mes të ditës dhe ngado ishin ushtarët laramanë të Berishës (ai që njihni ju kësaj radhe), akti i saj ishte pothuaj revolucionar. Rruga për Bleonën tani ishte hapur! Bëri bujë, aq sa një javë rresht, edhe ata që nuk vinin aq shpesh tek kafeneja, u gozhduan aty me shpresë për një sekuencë tjetër të gruas që marshonte kokë lart, vec me mbathje. Buja apo lajmi prodhohet shumë kollaj.

Por nuk është bërja e bujës, qëllimi i gazetarisë dhe këtu bashkohem me Mucin, që ata që e duan këtë profesion nuk mund të heshtin e aq më shumë të duartrokasin, për ata që dinë të prodhojnë lajmet e kotësisë, ku padushim vendin e parë për këtë vit e zë promovimi absurd i një libri për Zogun. Të ftuarit ishin të gjithë të veshur, por shoë që prodhuan nuk ka asnjë ndryshim nga reality që afron një prostitutë në rrugë apo një tjetër në një reality tv. Të gjithë sipas takatit paguhen për prostuticionin e tyre.

“Humble” nga anglishjtja do të thotë përunjësi, ose modesti. Eshtë zhdukur nga qarkullimi në televizionet shqiptare. Nuk egziston më si kulturë, nuk reflektohet asgjëkundi.  Dhe bashkë me të është drejt zhdukjes edhe ai i pakti bisnes serioz i mbrëmjeve televizive shqiptare. Të gjithë janë kaq të dashuruar me veten, gati në marrëzi.

Dikush duhet ta thotë që gazetaria, politika, letërsia, muzika, arti i vërtetë, jeta e vërtetë, nuk është në garë me bleonat, ciljetat, tunat. Le të jenë dhe ato. Në këtë botë ka vend për prapanicat e të gjithëve. Po nuk ka arsye që të gjithë të bëhen si ato.

Nodshta që të shpëtojnë nga kjo epidemi, le të zhvishen njëherë të gjithë live, nuk do tua merrnim për keq, do ta quanim thjesht krizë moshe. Ndoshta kështu do nxirrnin jashtë sistemit të tyre kardashianizmin, që fle brenda gjithësecilit. Dhe pastaj le ti ktheheshin punës. Sa më shpejt, aq më mirë. Sa më në moshë të re, aq më i suksesshëm bëhesh kur të rritesh. Pse jo edhe kryeministër po të duash.

49 komente në “Të dashuruar me veten!”

  1. astrit says:

    Moza, si gjithmone e shkelqyer dhe shqiptare e vertete.

    1. itali says:

      bravo mimoza por asnjeri se kuptoi se qerosi se nuk i mblodhi te gjithe per promovimin e librit por per te treguar sa ndikon ai ne pushte.kjo eshte shqipria jone qe pushtetaret varen nga nje pseudo gazetar. po kryeministri jone munde te shkonte ate dite te vizitonte ndonje shkolle ose te rinte me cunin e vet se bente figure me te mire..

    2. ish komshiu te thertorja says:

      Mooooooooza, ke qene mire sot?

    3. raimond vlonjati says:

      Artikull i nje njeriu te vogel me reminishenca nga koha e diktatures se Dulles

      –Cdo njeri ka jeten e tij , dhe e ben si ti vije per mbare
      Ci duhet kesaj se ca ben Bleona apo Ciljeta ?

      I thoni kesaj se nuk jemi me ne kohe te Dulles , ku njereit merreshin me jeten e te tjereve , por jemi ne demokraci ku cdo njeri e ben jeten si ti vije per mbare , derisa nuk shkel ligjet e shtetit

      1. Pa emër says:

        Pac nje vajze e u befte si Bleona o Raimond vlonjati! Mbase atehere do te kuptosh.

        1. elinor says:

          spaskam nerva te te lexoj me lodhe qe ne fillim, shume uje. Sje ne USA ketu qe na flet si e jema e Zeqos ne maje te thanes.

  2. Teta says:

    Nje shkrim perfekt, nje analize e sakte e kotesise se “pushtetit te katert”.Turren te gjithe pa dallim rangu ne ahengje e perurime librash e kompanish.Nje pjese i kuptoj(nishani, fullani, fevziu, frangaj…) por te tjeret( Rama,Meta, Peleshi…) nuk i justifikoj dot.

  3. Domndoci says:

    Ju lumte Mimoza. Nje shkrim i goditur dhe befasues ne keto kohe te prapanicave te te paturpeve (meshkuj e femra). Vazhdo e nderuar Mimoza, te godasesh po me kaq art, keto kope primitive lakuriqesishe!

  4. Kardashi says:

    Pse je bere kaq xheloze moj Moza. Mos ka ndodhur ne Shqiperi dicksa, qe nuk ndodh ne te gjitha kanalet televizive te botes? A, me fal. Problemin e ke me Ciljeten, Tunen, Bleonen, Fevziun, Zogun . Besoj, se tash e mbrapa, gazetaret, para se te shkruajne, duhet te konsultohen me Mozen.

    1. To the "Kimmye West by Northwest" culture says:

      Po per shkrimin e Mozes cfare mendon ti Kardashes?
      Nga gjithe ai hartim me teza te mbeshtetura me argumenta besoj qe nuk mund te nxjerresh si konkluzion vetem xhelozine e shkrimtares…
      Varet se cfare vlereson ne jete!
      Nqs udhehiqesh nga nje egoizem i rendomte mendoj qe konkluzioni eshte xhelozi!

  5. Ervin says:

    posi jo ne kete vend ka vend per prapanicat e te gjitheve, por te dalin ne tv prapanicat qe punojne jo ato qe pallohen
    http://bit.do/Praparnicat-e-te-gjitheve

  6. Agimi says:

    Sa keq qe kemi shume pak gazetare si Moza!Moza je brilante!

  7. pionier Lubonja says:

    SINTEZA E SHKRIMIT:’…le te xhvishen te gjithe njehere live’
    —————————————————————
    Kjo mund te ndodhte vetem kur ne nje nga mbremjet ‘mondane’ te ‘nishanllinjve’ qe kane perdhunuar shumicen e femijeve shqipetare,te hynin dy apo tre xhihadiste te veshur si ‘babagjyshe’.
    ATY DO SHIHNIM ZHABAT E FEVZINJVE,KOLISTEROLIN E NISHANLLINJVE,PALAT E ZONJAVE TE PARA E SHTATEMBEDHJETA me gjokset e lidhura nyje DHE MBAS HEQJES SE KORSEVE PLASJEN E PLENCAVE QE DO QELBNIN JO ME BATHOREN POR TERE EUROPEN!!Ndersa takemi i fatosat e blushat nga frika do benin shurren por nuk arrinin te gjenin bibilushat sepse edhe si pedofila femijet e pa ngrene 25 vjet i perdhunojne me gishta.

  8. sot says:

    Sot edhe Fullani ishte ne ballo!

  9. katarakti says:

    A e mbani mend romanin “Panairi i Kotesive”?! Kjo eshte bota sot. Dhe vaniteti eshte kthyer ne nje dukuri nderkombetare. Duket se niveli intelektual i shumices se njerezve ka rene shume. Ose ia kane ulur qellimisht. JO vetem Kardashianet, Miley ciruset, Paris Hiltonet, çiljetat dhe bleonat tona, por kjo flame ka prekur te gjitha sferat e jetes shoqerore. Mjafton te shohesh filmat qe prodhohen sot. Krejtesisht jashte realitetit. Me supermene qe mposhtin gjithe boten, me avatare dhe perralla me mbret. Perpara keto filma fantastike u kushtoheshin te vegjelve si nje lloj perralle e ilustruar. Sot keto filme shihen dhe pelqehen nga te rriturit. Ne Perendim sot sa me i degjeneruar aq me i respektuar je. Njelloj si ne filmin “Gruaja me e bukur” ku prostitucioni trajtohej si çdo lloj profesioni. Shtypi dhe televizioni, qofte ne Shqiperi, qofte ne Perendim, eshte mbushurur me prapanicat e njeres dhe tjetres. Te thuash se te gjitha problemet dhe krizat i kane zgjidhur dhe po merren tani me gjene me te rendesishme. Dhe çudia eshte se ndaj ketyre fenomeneve qe nxisin degjenerimin dhe veset, shoqeria vendase nuk indinjohet. I pranon sikur tua kene hequr trurin, apo tua kene shpelare. Por ndryshe eshte puna kur flitet kunder te huajve, sidomos atyre te besimit islam. Atehere ngrihet nje furtune dhe histeri e vertete!!!! Duket sikur ka nje dore qe ne prapaskene i leviz gjerat ne drejtimin qe asaj i intereson.

    1. analist says:

      Fiks ashtu eshte! Ajo dora e padukshme qe e njohin te gjithe eshte dora e lobit çifut, e lobit qe ka mberthyer keq Wall Street dhe Ameriken, shtypin e median boterore mesynim krijimin e rendit te ri liberal boteror ku te gjithe te jene kthyer ne robote te nenshtruar te rraces se zgjedhur çifute dhe elites oligarkike shumekombeshe (dmth pa komb fare).

  10. d.goreezi says:

    Oferte ,kerkese ,eshte formula e kesaj epoke qe jetojme.Kur ka konsumatore gjithmone do gjendet dikush qe e shet.Mundohuni te edukoni konsumatoret qe te zgjedhin produktin e duhur dhe mbyllen vete dyqanet me skarco.Nderroni kanalin kur nuk ju pelqen dicka dhe mos e shani duke e pare .E shani apo e mburrni eshte njejte per ta ,por mos I shihni….

  11. Sasha says:

    Ajo qe mund te them pas kesaj qe sapo lexova, eshte nje faleminderit e madhe. Jam e lumtur qe ne Shqiperine time ka ende njerez me mend ne koke dhe qe I perdorin ato ashtu sic duhet. Se na zuri frymen injoranca dhe injorantet bythendritur qe I jane bere rende edhe tokes me injorancen e tyre e Jo me njerezve.

    1. ----------- says:

      Sasha Shqiperia nuk eshte e jotja eshte e jona…dukesh qe je ne delirin e ish nomenklatures komuniste dhe me sa duket perfiton nga shkrimi per te nxjere mllefin tend ndaj ndonjerit qe midese tende komuniste nuk i vjen per shtat.

      Se dyti kjo autorja jeton aty me ty ne AMERIKE e jo ne Shqiperi, sa per te mos mbetur injorante ta dish kete gje.

      Edhe dikur ti e soi yt superinjorante i keni renduar shume po shume ketij dheu e tani shko e pirdhu dava fshatare jugu e sllavizuar.

  12. Marku says:

    Te lumte ! Nuk di e nuk kam se cte them tjeter pervecse te lumte dora !Duhet ti kthejme vetes ,dmth shoqerise shqipptare, ndjenjen e nderit dhe te moralit dhe kjo nuk eshte e lehte per sa kohe nuk vleresohet e paguhet antivlera!

  13. Tomorr says:

    F A N T A S T I K E
    Mimoza falemnderit , ky eshte shkrim , kjo esse eshte e shkelqyer. Ju kam lexuar edhe me pare dhe gjithemone te kam pelqyer. Keep up se na mbyti kotesia idiotsia injoranca te gjitha bashke

  14. degjo ti zonje says:

    Shkrimin e ke qare por ke ca gabime te vogla themelore.
    P.sh. ti thua qe prostitute ishte ajo berisha kurse ne te vertete eshte ai berisha.
    Prostitute nuk eshte qerreti por vevziu dhe lubonja qe per leke bejne cdo gje.
    Koka tullace e fevzos eshte me imorale se bytha evqerretit.
    Po ashtu dhe mjekra e lubonjes.
    Rama shkoi te merrte pjese ne promovrimen e librit te fevzos. Pra fevzo ja ka kap koken me dere rames.
    Rama nuk eshte njeri I lire. Ky eshte konkluzion llogjik por I sakte.
    Rama shkarkon zvministren per 12 mije leke ndersa ballot per vjedhjen e miljonave behen ne presidencen e precedentit gjysmak

  15. Tradita says:

    Bravo Moza, si te gjithe komunistet me moral te larte proletar,kunder shfaqjeve te huaja mikroborgjeze e borgjezo-revizionite. Pika qe s’ju bie.hipokrite te felliqur. Jua pau hajrin ky popull per 50 vjet. Fare e keqe.beni edhe moral pa le

  16. arsyeja says:

    deshiroj qe kete shkrim ta lexojne sa me shume njerez….mund te mesojme te gjithe…

  17. Aleks Xinxa says:

    Kaqole! Mos kundershtoni pa argumenta e logjike nje shkrim perle te Mozes! Nese nuk keni ç’te beni, kaloni tek shkrime te tjera e mos thoni broçkulla! Behun realiste, te pakten njehere! Edhe pse jeni minorance ne keto komente qe shkruani! Ajde tung!

  18. Tomorri says:

    ka folur gjate

  19. pensionisti i gajasur says:

    E nderuara gazetarja jone Mimoza.E thene shkurt:na kenaqe.Kam kohe qe nuk kisha lexuar nje artikull fejton aq te bukur e te ngjeshur plot me realitetet e sotme ne gazetarine shqiptare.Si ish gazetar(por jo i afirmuar)me dhemb shpesh here kur lexoj e degjoj debate gazetaresh qe kritikojne gazetarine shqiptare.Mbi te gjitha me thumbon ne zemer kur shoh qe penda te levruara e te zonja “gervishtin” leter me marrezira e te paverteta,shumica analiza e shkrime per t’u lepire doren atyre qe i mbajne me buke ose u shesin reklama ne gazetat e tereveret e tyre.Ata te biznesit te gazetarise se shitur,qe e shoqerojne me emisione vetelavderuese ne TV dhe me mbremje “gala” me mysafire te larte,jane edhe me te shpifurit.
    Sot,tek lexoja shkrimin e gazetares Mira Kozhani mbi ballon presidenciale,nje “gala” gallate e shpifur,se si m’u kujtua komedia e te madhit Molier “Borgjezi fisnik”,sidomos ai dialogu i famshem i borgjezit plak qe e pyet te shoqen se si quhej ajo qe po llafosnin bashke dhe i kujtoi se ishte “proze” dhe me pas “Torollake grua,ke 40 vjet qe llap e llap e nuk e ke dite se ajo quhet proze”.Keshtu edhe presidenti ka mesuar te llomotitet ne prozen e shefit te tij dhe nuk ngrihet dot jo vetem t’ia marre ballos se tij,por as te qendroje drejte,qofte edhe kur eshte para shefit.I duhet,helbete ka qene kapter!Kapteret vetem me stervitje rreshtore jane mesuar!

  20. mal. shova says:

    Aman me kete moralin hipokrit ,me shoqerite gjoja serioze me njeriune e ri t. ,nga xhaxhit enver, ,me edukaten morale
    Ja kthejini syte pas ne rrjedhen e historise njerzore sa ka vuajtur njerzimi nga e ashtuquajtura morali shoqerore
    Edukimi familiare (mbylli syte te keqen mami se eshte turp)vishu mire se te shikojne dhe te marrine ne goje,
    Per seksin ne driten e diellit nuk flasim ,sapo bie nata eshte e vetmja gje qe na intereson,Fshihemi per te urinuare, ifshehemi vete trupit tone te ndodhur ne nje burg
    Ne nje burg te ashtuquajtur vlera morale ,ku degjon vetem sepse sepse keshtu do shoqeria sepse keshtu thote zoti sepse keshtu eshte tradita etj
    Po uni cfare ngelet me tere keto kufizime nje numur ne sherbim te
    nje gjendje konstante
    Dhe nje dite kur te vesh te 70te me nje shkop ne dore ,do te te pyesi jeta
    Pse je i pakenaqur nga une
    Cfare bere kur ishe i ri3
    Bera ate qe me thoshte shoqeria feja atdheu e atehere ADIO JETE,
    TE TERA LUFTRAT DHEVUAJTJET QE KA KALUARR SHOQERIA NJERZORE KANE NDODHUR NE NJE BOTE KU KA MBIZOTRUARE GJITHMONE KULTURA E NJE SHOQERIE SERIOZE POR QE NE TE VERTET ESHTE NJE SHOQERI HIPOKRITE E NJE SHOQERIE QE KOMANDOHET NGA KONSERVATORIZMI FETARE QE E SHEH NJERIUNE SI TURRM SI BAGTI DHE QE KA FRIKE NGA LIRIA E INDIVIDI PUSHTETI POLITIK QE KA NEVOJE PER NUMERA DHE VARFERI ,QE TE BEHEN ME TE BESUESHME IDEOLOGJITE E TYRE PER NE PUSHTET,
    DHE SE TRETI PUSHTETI EKONOMIK QE KA NEVOJE PER SKLLEVR MODERNE NE MENYRE QE TE SIGUROJE SA ME SHUME FITIME ,KETA TE TRE PUSHTETE FORMOJNE EDHE ATE QE QUHET SHOQERI MORALE SERIOZE
    KARDASIAN ATE QE POZON DHE PARAQET NUK ESHTE GJE TJETER VECSE TRUPIN E SAJ DHE TE PAKTEN ESHTE E SINQERTE DHE E CILTER KETE E KAM KETE POZOJ DHE ME KETE NXJERRE PARA,
    NDERSA NJE LIDER FETARE APOFE QE GJOJA FLET NE EMER TE ZOTIT NE TOKE QE THOTE SE PERDORIMI I PREZERVATIVES ESHTE MEKAT (EDHE PSE VDESIN ME MIJRA NJERZ) ESHTE VETE NJE MEKATARE DHE HIPOKRITE
    DHE MOS HARRONI SE TERA NDRYSHIMET NE SHOQERINE NJERZORE KANE ARDHUR NGA INDIVIDI QE NE FILLIM ESHTE QUAJTUR IPAMORAL VEGEL E DJALLIT PALAVOS JANE DJEGUR NE TURRAT E DRURIT JANE KRYQEZUAE HE PAS SHUME VJETEVE EVOLUCIONI IJETES JU KA DHENE TE DREJTE
    TURMA ESHTE FASHIZEM INDIVIDI ESHTE LIRI,.

  21. antispiuni says:

    prostituta me emrin Berisha – nuk eshte keq edhe per ate derrkucin e shpellave te vicidollit – curven e madhe te politikes shqiptare!

    Parimi i Karakurves – shkoj me ate qe kam interes dhe me jep me shume: pse nuk mblidhte e mbronte KURVA e Shiqeres te gjithe Kurvat e Spiunlliqeve brenda familjes dhe i beri edhe president, ministra, deputete – QELBESRA.

  22. Ilir Arberi says:

    Shkrim I goditur dhe analize realiste, por nuk besoj do ti ndihmoje Kardashianet tanet, jane shume te paditur ta kuptojne, ka vetem nje menyre, me I heq prej vendeve qe kane zene, kjo eshte e veshtire keshtu qe le te jetojme me llumin televiz qe na ofrohet.

  23. askushi says:

    Shkurt vellezer ata qe dalin ne TV jane te gjithe prostituta dhe sipas takatit, si ato te rruges.
    E kam thene se prostituat behen kudo drejtora, ministra, heronj, pronare.
    Moza Dervishi ka 10000000% te drejte.
    Per njeriun qe punon nuk do me dite askush. Nje kenge, nje film nuk i bejme. Kush eshte kriminel ka dhe filma edhe filma edhe….
    Artikull i bukur

  24. befana says:

    Tani po cuditen me b…..femrash por pak NGA pak do mesohen edhe me b……. pederastesh……kjo eshte shoqeria kapitaliste e cfrenuar. Fundiiiiiiiiiii

  25. Georges says:

    Artikull me brume, me nivel shume te larte intelektual! Me se fundi u bene dy zera nje i Mustafa Nanos dhe tjetri i Mimoza Dervishit.

  26. realisti says:

    Do te desha te shtoja qe ne shkrim anashkalohet, mendoj une, fuqija e parase. Ajo prostituta arriti te fitoje fame por nuk fitoje fara. Ne kohen e sotme nuk eshte fama problemi por paraja. Dezdemona i tha sherbetores se saje “Imshoq ,Otello, me akuzon per nje gje qe s’do ta beja sikur vte me falnin gjithe boten. Ja pershembull ti do ta beje?. Dhe sherbetorja i pergjigjet “te them te drejten zonje me aq pak mundim te fitosh boten te tere nuk do te isha kaq e soigutrte qe s’do ta beja. Pastaj kur te jesh bere zoteruesi i mbare bote kush do te guxonte te te shante per ate qe ke bere?” Fuqija e parase ka bere qe te prostiuojne burra e gra, gazetar e intelektuale. Ky eshte, mendoj une, shkaku i vetete i Kardashianizmit.

  27. TONI says:

    Faleminderit Moza per kete shkrim dhe faleminderit Mustafa Nano-s e te tjereve qe bertasin kunder ketij realiteti qe po na merr perpara sic te merr perpara nje ortek.Me pelqejne keto lloj shkrimesh sepse me pelqen te lexoj dhe opinionet e komentuesve ketu poshte.E kam vene re qe ne keto raste,komentojne njerez qe bejne diferencen me pjesen tjeter nga ana intelektuale e kulturore.Fati yne i keq qe kjo pjese eshte ne minorance!!

  28. ballkan pazar says:

    Eshte e vetmja gazetare (ne shqiperi e vetmja do te thoja) e cila me ben ta rilexoj dy here nje artikull dhe jo sepse nuk e kuptoj heren e pare qe e lexoj por sepse me mahnit thjeshtesia e te shkruarit dhe klasi i mesazhit te percuar ne fund te artikullit. Me pak fjale “godet ne shenje sa here qe shkruan”…..

  29. piktori says:

    Nje realitet lakuriq , nje shkrim briland

  30. MIresi says:

    Mimoza lexova shkrimin tuaj. i ke bere analize brilante gjithcka qe po ndodh ketu te ne. Mbytje te vlerave dhe legalizim te antivlerave femrave qe bredhin kush e kush te nxjerre gjoksin apo te pasmet per pak karriere dhe kjo per fat te keq ka mberthyer politiken dhe artin. cfare populli jemi ne, po cfare te rinj e te reja po shohim te cilat rendin me te madhe pas ketyre pleqeve karikature te politikes per te bere karriere. po shohim se si po ngjisin shkallet dhe neser do jene udheheqes te ketij vendi vetem e vetem per antivlerat qe mbartin. i shohim sesi perfaqesojne forca politike dhe te hapin barkun me kotesine kur bejne takime me personalitet e politikes se jashtme. o zot sa rrenqethese. Ndoqem zgjedhjet ne partine me te madhe opozitare dhe ishte per te vene kujen sesi femra apo te reja pa asnje lloj vizioni neser mund te jene ne qeveri pasi mund te jene dashnoret e njerit apo tjetrit qe i rekomandon si politikane . Ku po shkon ky vend, ndjej keqardhje per te ardhmen e femijve tane.

  31. aleksander matrenga says:

    Nje shkrim perfekt.ndoshta me i miri i gjithe vitit ne gazetarin tone.Urime.

  32. Kosovari says:

    Mimoza Dervishi ka kap nje ves negativ te nje shumice,mund te themi te papercaktuar,qe merren me paraqitjen e jashtme te tyre duke e banalizuar ne skajshmeri paraqitjen e vetevetes(dhe jo vetem te pamjes se jashtme). Z. Dervishi e ka gjet nje shprehje te bukur”kardashianizem”. Qe eshte perhapur si epidemi e qe ska te ndalur. Kjo eshte semundje si çdo semundje tjeter e çdo lloj natyre…! Dukje,dukje,dukje ….,e pafund dhe kjo ndoshta per shkak te inferioritetit te çdo “dukësi”…! Jane bere aq te besdisshem sa me bejne te vjell…! Te lumté Mimoza,vazhdo te shkruash per fenomene te tilla. Ky shekull eshte mbarsur me poshtersi e vese sa qe duhen shume Mimoza per ta parandaluar…!

  33. Gazetari says:

    Mimoza, i ke vene pikat mbi i. Por ke harruar koleget e tjere te tu, te grupuar ne Unionin e Gazetareve. Shikoji pak çmimet qe ndane ata, kujt ia ndane, d.m.th. ia ndane te dashuruarve me vetveten. Dhe natyrisht, shiko edhe te kudondodhurin President Nishani.

  34. red says:

    Mire Moza vetem kujdes me shqiperimet e shprehjeve te huazuara nga anglishtja. “Te hedhesh nene e babe nen rrotat e autobuzit” nuk ka ndonje kuptim ne shqip

  35. palla says:

    nuk e kuptoj sesa poshte kemi rene si shoqeri.titullojme shkrim brilant dicka qe esht poshte mesatares dhe aq me teper tregon dicka normale qe ndodh e shofin shumica e atyreve qe thjesht MENDOHEN.si ne cdo periudhe edhe kjo qe po kalojme eshte tranzite.skemi pse te shpikim bozonin higs per te hedhur ne leter euforite idiote te rrumes “5 minuta fame”.sa e rendomte do ishte sikur te merreshim vesh me njeri tjetrin vetem me nje shikim?cvlere do kishin librat kur shikimi do ishte menyra e te shprehurit?JO O POPULL I LODHUR NGA NDENJA ,PA INJORANT DHE IDIOTE ,JETA DO ISHE FERR.

  36. pensionisti i gajasur says:

    Pas nje artikulli aq te bukur te Mimozes sone,gazetares se nderuar qe ishte perseri aq therrese ndaj te keqes dhe imoralitetit te ligjeruar kudo ne Shqiperi,lexova edhe komentet per te e mbi temen qe trajton.Dikush ka perdorur nje term “te ndyre”, “karakurve” kur ka folur per kreun e ketij bataku.Nuk ka bere ndonje akt imoral.A e dini se si shpjegohet fjala “karakurve” ne fjalorin e shqipes? Jo,ajo fjale nuk shpjegohet me fjalen turke”kara”,pra “e zeze”,sepse eshte ne te vertete shumengjyreshe.Shpjegimi: “Karakurve eshte nje kurve e perjashtuar nga shtepia publike per imoralitet te larte!”Me duket se komentuesi qe e perdori kete term ka gjetur fjalen e pershtatshme sepse kreu i “shtepise publike te imoralitetit dhe korrupsionit te larte” u debua nga pushteti i tij autokratik i mashtrimit dhe vjedhjes megatoneshe bash per imoralitetin me te larte ne historine 100 vjecare te shtetit shqiptar.Bufoni i mbreterve,Fejzua jone me frak e I-phone ne dore,nuk priti dot t’i shkruaj librin qe i takon,sic beri me merhumin dhe idhullin e tij Zog,por ia ngriti “monumentin” karakurves ne tereveren e tij me nje emision marathonomak tek “Opinioni”,qe ka qene dhe mbetet vec opinioni i tij dhe mbrojtesit te tij dore-leshuar,karakurves se politikes shqiptare,te cilit ende i lepiet hapur!C’shembull i gjalle i “eboles” kimkardashiane te gezetarise shqiptare!

  37. beso says:

    çfare eshte propaganda? Eshte droge,metode persertijeje, doze mpirjeje.Nuk ka nevoje ta marresh me hunde apo me injeksion, mjafton syri dhe veshi, te dy te bombarduar nga e njejta gje e perseritur aq here. Kujtuam se me komunizmin propaganda morri fund, ne fakt eshte veçse ne fillim, do kete akoma me, gjer ne pafundesi. Tashme lajm i pazakonte do jete sikur Bleona te dale me pantallona, apo Kardashian te fshehe bythen.Apo Fevziu te beje ndonje liber normal me njerez normale.

  38. juli says:

    Xheims Din Elvis Presli Merlin Monro Bitllls XHimi hendriks Xhenis Xhoplin
    Levizja femijte e luleve ,dhe tere perkrahsit e Filozofise se SARTRIT i cili thoshte
    “NJeriu lind ne jete i lire dhe eshte ai dhe vetem ai pergjegjes per per menyren se si duhet ta jetoje ateTe tere keta e shume te tjere ne fillimet e tyre u quajten nga shoqeria si llumra te shoqerise ,
    Si njerez nuk dine se c thone dhe te pamorale ,
    Sot per ta kemi nje tjeter mendim,
    KUR JEMI TE RINJ DUAM TE NDRYSHOJME BOTEN,
    KUR PLAKEMI DUAM TE NDRYSHOJME TE RINJTE,
    MOS JEMI PLAKUR ,DHE SE KUPTOJME ?

  39. martin says:

    Nje artikull qe eshte I kompozuar shkelqyeshem nga ana profesinale si gazetare.Kam nje verejtje te vogel:Fillimi I shkrimit me Rolling Stone, Rob Shieffield, dhe tej perdorimi I show reality,Andersen Cooper,HBO,CNN te krijon pershtypjen se Mimoza eshte diku komshije me to.

    Pertej pamjes gazetareske keto “alone wolf’ qe shkruajne nga Amerike jane shume por te gjithe jane kunde r vetes dhe te tjereve .Pamvaresisht se jane profesionalisht te ngritur..jane atdhetare te mjere (KAM PARASYSH DHE CA SI PELLUMB KURVA I OKB SOT ME STATUS POLITIK SI PERNDJEKUR) Konkretisht e kam fjalen per kardashizimin e diasporas shqiptare ne amerike te vjeter dhe te re ku mos aktivizimi I saj dhe lufta midis tribuve te mergates shqiptare ne amerike eshte shkaku kryesor qe ai vend eshte tashem I varrosur (shikoni diasporen greke qe eshte teper e fuqishme)
    E kam fjalen per komunitetin shqiptar ne Amerike ku dhe zonja Mimoza ben pjese dhe nuk I shpeton sindromes e kardashianeve te pertej atllantikut.

    Kimi K eshte e pafajeshme qe ka prapanicen me diameter sa nje rrote kineze biciklete nr 30.Po keshtu nuk mund ta akuzojme ate qe ka dashuruar vehten se jemi ne qe ja kemi ngulur syte dhe mendjen asaj dhe ajo e shkreta eshte ne nje fare menyre viktime e diametrit te saj.
    Sindroma Kim K nuk u cfaq papritur ne 2014 por ka nje spjegim n kohe
    dhe hapsire.

    Ndjek historine e Amerikes me imtesi dhe kam vene re se ne vitet 60-70 e ne vazhdim u krye nje revolucjon seksual qe mori permasa katastrofike sa qe sot shumica e ketij brezi nuk jane te sigurte per baballaret e tyre.

    Ne rastin ne fjale nena e Kimit quhet Kris Jenner. Me te drejte shtypi seroz amerikan e quan kete nene monster.Kam lexuar historine e kesaj lavire dhe nuk dihen baballaret se kjo si buce qe eshte nuk mban mend dhe rradhen dhe kohen e dashnoreve se ishte qeflie non stop.
    Hidhemi ne Shqiperi:

    Ky shkrim I M.D me shume ben fjale per incestin politik qe u krye ne pallatin e brigadave me Blendi Esat Toptanziun qe poshtroi boterisht Edi Ramen dhe Meten duke I treguar shqiptareve se bossi I tyre nga 2 prilli 1992 eshte Sali Satana Berisha qe e ka Nishanin nje sherbetor te tij qe dikush e quan dhe president.

    Por jam I bindur qe per Mimozen (dhe shumicen e shqiptarev te thjeshte) qe Balloja ne bordellon e Presidences ishet nje miljard here me poshtruese se te pallati ahmut zogit.Pjesmarrja e shkerdhen berishes,jamgjarper malltezit,kusarit Fullani,gerdecarit mehdiu,kataliztorit Lalla dhe oligarket e shtypit miljarderet (lexo agallaret) Frangaj & fejziu me shume ngjante me DOPOLAVORET e 1940 ose eskuenca nga film”i godfath” se sa ne nje vend qe gjoja nderton DEMONKRACINE.

    Kim kardashianin e lindi BUCJA kris jenner..po kete Karberishianin KUSH E POLLI ??

    Bucja qe lindi Sal Kardashianin tone eshte UDB dhe dita e lindjes mban
    daten 2 prill 1991

    Nqs doni te dini per babain qe mbarsi perbideshin karberishian pyetni hillin,billin dhe elezbiberajn.qe e mbareshtruan ate qe po na shkerdhen nenen per cerek shekulli dhe qe ne ballon e tij te Nishani tregoi se shqiptaret jane nen kthetart e tij te pergjakura.
    Karberishiani yne tregon se ka aq fuqi sa te fshije bythen me analizat e FBI,Te vrase me gestapon e shkelzenit kosta trebickat dhe te bjere nga amerika (virxhinia) eksperte per ta mbuluar krimin dhe ti perdore ambasdoret (lexo nenpunsa te mjere) amerikane si kellefa nje perdrimsh ,kuptohet me miratimin e atyre qe I emrojne keto ambasdore te gjore.

    Nuk kam asnje verejtje per kardashianet e amerikes qe jane te dashuruar me vehten…Problemi eshte te KARBERISHIANI yne I tropjes qe ka 24 vjet qe I eshte nguluar nga mbrapa shqiptareve (dhe mimozes) dhe nuk ka gop some t’ja heqe.
    E vetmja menyre eshte ti drejtojme gishtin babait te Karberishainit se nenen ja dime.

    Por ato baballare te tij jo vetem qe nuk kerkojne falje por germojne akoma te bunkari enverit
    qe me then te drejten I kishte te renda ato te shkretat..qe shqiptaret tani po e kuptojne te Balloja e Nishanit qe KARBERISHAINET pasi na vrane ,na vodhen,na tradhetuan,na tallen ,na poshtruan dhe tani po na shkelin me bythe…qe e kane me te madhe se kardashianet…

  40. Eri says:

    Kardashianizmin ne politike trajtoje me mire,shoqe.Trajtoje pa anesi.Te ndjellesh vemendjen e mediave si qellim ne vetvete,si mjet propagande,per te qene ne qender te vemendjes,per te krijuar nje imazh ne vend te realitetit,po e ndeshim shpesh nder aktoret politik te te gjitha kraheve,nder perfaqesuesit e qeverise te te gjitha niveleve.KM Rama ze vendin e pare.Modenet Bleona e Kim ne nivele qe lidhen me interesat tona jetike,jane problem shqetesues.

  41. ilir says:

    e para, nuk eshte artikull gazetarie por opinion, si shumica e artikujve qe publikohen ne faqet e shtypit tone.
    e dyta, eshte “zbulimi i ujit te nxehte” sepse, per ata qe jane te pakten 20 vjec, eshte e qarte se tendenca e rritur qe njerezit kane ne afirmimin e vetes, pa vlera te shtuara, thjeshte duke perdorur rrjetet sociale, eshte e gabuara kundrejt te drejtes, eshte e keqja kunder te mires.
    e treta, per sa me siper, eshte artikull demagogjik, sepse prek nerva te zbuluara, pa hyre aspak nd thellesi e pa thene asgje te guximshme.
    e katerta, nese ne nje vend si ky yni, ku te gjithe kane nga nga 2-3 faqe te ndryshme ne f.b dhe ku keto faqe jane pe te perditesuara se ato te NYT, atehere i bie qe te kemi nje kryeminister palle, nese kjo eshte mesatarja e shumices.
    e pesta, por dhe e para, PER TE MILIONTEN HERE, kemi nevoje per gazetare dhe jo opinioniste, ndryshe nuk behet…!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje