Shpikja banale e Marifete Jahjagës

11 Dhjetor 2014, 20:15Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Një nga kryetarët e partive opozitare, që kanë gjashtë muaj jashtë parlamentit, e arsyetoi sot nevojën e kthimit në Kuvend para datës 18 dhjetor, kur u skadon dhe mandati i deputetit, me faktin që në Shqipëri do të vijë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe ata duhet të jenë në parlament. Biles, për ta bërë më komike gjithë këtë situatë, e përmendi këtë dhe si një kontribut “për çështjen kombëtare”, një term që tani nuk ka kuptim kur përmendet nga politikanët shqiptarë.

Si çdo histori që përsëritet, edhe kjo e bojkotit pa shkak të PD, po kthehet në histori komike. I ka kapur të gjithë një siklet i paparë se si ta justifikojnë kthimin në Kuvend.  Po i bien më qafë Merkelit, Bashkimit Evropian, Shultzit, parlamentarëve të tjerë evropianë, dhe në fund janë katandisur tek Atifete Jahjaga, si për të na mbushur mendjen se kthimi i tyre nuk bëhet se ka nevojë parlamenti , por se ka një interes të madh ndërkombëtar dhe kombëtar, që fare papritur, koinçidon me afatin e djegies së mandateve.

Kjo ja heq dhe atë pak seriozitet që pati ikja e tyre nga Kuvendi dhe që lidhet me dhunën ndaj një deputeti. Për të respektuar së paku atë pak shkak që kishte, është mirë të kthehen pa dhënë asnjë shpjegim. Askush nuk ka për t’i pyetur pse u kthyen, dhe askush nuk do besojë Aldo Bumçin kur të thotë ndonjë budallëk ndërkombëtar për këtë çështje. Të gjithë e dimë përse ikën e përse do kthehen, ndaj kjo estrada e gjetjes së një ndërmjetësi ndërkombëtar për t’u kthyer vetëm sa bën gjithçka qesharake.

Por, në këtë mes edhe më qesharake bëhet përdorimi i vizitës së presidentes Jahjaga në Tiranë pas një jave.

Zonja Jahjaga është një figurë e pangjashme politike me dikë nga Shqipëria. Ajo nuk është një presidente e zgjedhur, por e përzgjedhur për të qenë presidente e një vendi, i cili ka boll telashe me tekat e politikanëve të vet. Ajo u zgjodh fillimisht si produkt i një marrëveshje që ofronte një mandat të shkurtuar për të, por pastaj marrëveshja ra dhe bashkë me të dhe aktorët e saj. Zgjedhjet e reja prodhuan një realitet të ri politik, i cili futi vendin në krizë, dhe presidentja për 6 muaj ishte i vetmi person legjitim i atij vendi, që nuk zgjidhte dot as krizën dhe as qeverinë.

Ajo nuk është aq ushtare sa Bujar Nishani kur vjen fjala për të qenë formalisht presidente. Ndaj saj nuk ka ngarkesë negative në Kosovë, për shkak se thuajse s’ka asgjë në dorë. Të gjithë bëjnë kujdes të kenë një raport protokollar me të.

Ka evoluar shumë prej kohës që u përzgjodh si presidente nga një ish- ambasador amerikan në Kosovë. Lexon më lirshëm, vishet më mirë, flet më qartë, dhe del më shumë në televizion. I pëlqen Shqipëria dhe vjen zakonisht për shopping tek TEG apo për pushime në Dhërmi dhe Durrës. Është një grua modeste, të cilën pak vet kanë mundur t’i zemërohen në Kosovë për atë që nuk bën dot.

Ti japësh një mision politik ardhjes së saj zyrtare në Shqipëri, si presidente e Kosovës, dhe më keq akoma, ta përdorësh këtë si alibi për t’i dhënë fund një bojkoti qesharak, në të vërtetë e bën shumë joserioze situatën. E bën joserioze, pasi zonja Jahjaga vjen rregullisht çdo muaj në Tiranë për hesap të vet, dhe po të ishte ajo çelësi i kthimit të opozitës në Kuvend, kishte lënë një fundjavë argëtimet e saj dhe ishte marrë me këtë punë.

Nga ana tjetër, zonja Jahjaga ka nevojë për leksione të gjata ta kuptojë këtë krizë. Duhet t’i shpjegoni pse ikën nga Kuvendi, kush rrahu kë, pse pastaj më vonë kur ata u morën të pandehur nuk u kthyen, çfarë kërkesash janë shtuar rrugës dhe pse të gjitha këto duhet të bien, po tha një fjalë ajo. Zonja Jahjaga ëhstë një grua modeste, të cilën fati e ka përkëdhelur vetëm kur është bërë papritur presidente, por pastaj nuk është se ka patur shumë fat me rëndësinë e saj. Kjo do të jetë një kompetencë e pakuptueshme për të, shumë e madhe, por dhe shumë e pashpjegueshme, përse duhet ta zgjidhë ajo këtë punë. Vetë në Kosovë nuk ja doli dot për gjashtë muaj ti ulte të vetët në një tryezë e të merreshin vesh për qeverinë e dalë nga zgjedhjet, dhe nuk e kupton se si do t’ia dalë këtej kufirit të futë në parlament opozitën, e cila ka gjashtë muajve rrugëve.

Zonja Jahjaga është grua e mirë dhe nuk përton të përcjellë çfarëdo fjale që ti vënë përpara, dhe ndjehet e nderuar për këtë gjë. Vetëm se votuesit e opozitës që janë në Shqipëri, do ta arkivojnë këtë ngjarje jo si vizita e presidentes Atifete Jahjaga, por si shpikja e “Marfietit” Jahjaga për t’u kthyer në Kuvend. Dhe maksimumi do qeshin.

 

 

43 komente në “Shpikja banale e Marifete Jahjagës”

  1. . says:

    Pune verioresh te pabese qe historikisht kurre

    nuk kane punuar per te miren e Shqiperise …

    si Satrapi-Zog qe vodhi dhe la vendin ne meshire te pushtusit.

    1. Shpellar Tirone says:

      Mire e ke ti, po ne promovimin e trillimit letrar per satrapin tradhtar Ahmadinexhad Zogolli kishte dhe nja dy “cuna tirone”, qe te linin pershtypjen sikur ja kalonin shpellareve

    2. Vlora says:

      Po ti cfare je mor pusht qe percan dhe fyen me shume se gjysmen e kombit? Ku e merr kete fryme xhanem?
      Eshte humbje kohe te merresh me funderrina te tilla, si autori i shkrimit dhe ketij komenti!

    3. Besnik says:

      Si te shpetonin mandatet e legenave te opozites??? Duke sjell marifeten edhe ata nuk kane kosto politike qe futen ne parlament

      http://tinyurl.com/Atifetja-bie-pre-e-lojes

    4. Pirro says:

      Tani kjo ndasia e Enver Hoxhes Veri-Jug duhet te marri fund se sic thua ti per satrapin Zog te them dhe un per satrapin Enver e shume satrape te tjere
      Matrapaze ka kudo dhe ne shqiptaret i kemi pak qejf matrapazlleqet, por e verteta eshte qe veriu mund te jet pak me inferior ne aspektin intelektual ne krahasim me jugun, por gjithsesi mendjemprehtesia dhe zgjuarsia jo detyrimisht te ben njeri te mire

      1. Qytetari says:

        Enveri ka pas shume te keqija, por kete mos ja faturoni. Enver Hoxha ka qene i kujdesshem nder te gjithe udheheqesit e ketij vendi per te ekuilibruar krahinat dhe prejardhjen fetare ne shqiperi. Edhe ne Byro kujdesej te kishte perfaqesues nga te gjitha krahinat.

        Vertet pati represion ne vitet e para te pasluftes ne veri, por ato ishin rrjedhim i bashkepunimit me pushtuesin. Me pas ishte Enveri qe ndertoi miniera, sharra, hidrocentrale, etj ku verioret paguheshin me paga nder te lartat per kohen. Nje minator ne minierat e shumta te veriut paguhej sa nje minister.

        Kjo urrejtje dhe ndarje veri jug ka lind pas vitit 1990. Ne ate rregjim njerezve nuk i bente pershtypje ne ishe nga Tropoja apo nga Tepelena, ne ishe Shkodran apo Vlonjat. Ishim me gjithe vellezer dhe respektonim e nderonim njeri tjetrin

    5. Naim Frasheri says:

      Hahahahahaha e Bone dhe Jahjagen si Ciljeta keta , hahahhaha Bravo Sale arrite ta peerpunosh edhe Jahjagen arrite ta futesh edhe ate ne UDB ,

    6. ! says:

      Nuk krahasohet asnje satrap me qoftelargun qe vodhi, torturoi e vrau nje popull te tere per afer gjysem shekulli. Krimineli me i madh qe ka njohur historia e Shqiperise quhet Enver Hoxha, i lindur ne lagjen Palorto ne Gjirokaster.

      1. zani says:

        Shko more handikapat. Qoftelargu i Gjirokastres e mori nga viti 1200 dhe e solli ne shekullin e XX.. ceceni Berishe e ktheu perseri ne mesjete. Hidhi nje sy sot. Vecmas tallava hajdute dhe xhami.

      2. ivani i madh says:

        o idiot i lindur vertet ishte diktator Enveri po te pakten minimalja qe beri s dha dhurata trojet e Shqiperise serbeve e grekeve si te dashurit e tu satrapi Zog e krimineli Berisha. Pa per vrasjet po te behen statistikat e drejtae te pa anshme besoj se keta te dy te tute rezik kane vrare sa 10 fishi i tij dhe shkatruan sa 100 fishi i tij.

    7. andi says:

      More pyk si qënke mor djalë, akoma me vriorët e paske problemin. Sa për kujtesë sa ka Shkodra vetëm, politikan, aktore, sportiste,muzikante, kulla, histori, nuk i ka gjithë ballkani ta marresh bashke me gjithe ato plehrat e plehut te lavdishëm xhaxhit kasap. Duhet ta dish se figurat e veriut jane te gjthë prodhime te vendit tonë jo si’ç ishin figurat e nderuara te rilindjes nga jugu, por që vinin nga diaspora. Kur ske nonj gjë më te mirë për të thënë kalo nga velo se di shumë ai

  2. refree says:

    Jahjaga nuk ka per te kuptuar gje edhe sikur t’ja shpjegojne nje muaj te tere. Djallezia dhe sofistikimi i paturpshem i atij qe e ka shpikur kete stratagjeme dhe qe jeton ne Tirane eshte e pamundur te kuptohet kaq shpejt. Dhe per kete nuk eshte faji i Jahjages.

  3. SuloKapedani says:

    Z.Atifete bènè njè rrugè dhe 2 punè qè tè mos lodhen kot ata tè B E -sè me lul bashen.

    1. feniks says:

      Ardhja e Jahjages ne KUVENDIN E SHQIPERISE,per te justifikuar FUTJEN KOMIKE te opozites se RRUGEVE dhe per te shpetuar atyre mandatet do te jete SKANDALI i radhes i kesaj presidenteje si sherbimi me ANTI SHQIPTAR E ANTI DEMOKRATIK kunder interesave te shumices se popullit shqiptar!
      Ta kete per TURP vetem se po perflitet se do te vije me kete qellim!
      Po te mos ishte kjo,ajo duhet ta shtynte viziten me arsye te sajuara!!

  4. Dean says:

    PD-ja duhet te zhduket nga skena politike ne Shqiperi.
    Ajo eshte 1 “parti” klanore-feudale dhe nuk ka asgjo te perbashket me te Djathten moderne.
    E Djathta duhet riorganizuar ose me mire duhet KRIJUAR sa me shpejt qe mos te mbeten socialistet per 20 vjet ne pushtet.

    1. andromeda says:

      Dakord me Dean-in, dhe ky ishte rast ideal që t’i digjej mandati e të zhdukeshin nga parlamenti se vetëm për ngatërresa dhe intriga janë. Por ia gjetën Marifetin me Jahjagën. Të dalë dikush e ta paguaj këtë injorante që të mos vij në Shqipëri dhe shopingun ta bëjë në New York a në Paris dhe palo-opozitës t’i digjen kartat në dorë. Sa të lumtur do të ishim sikur kjo të ndodhte.

  5. ona says:

    Z.Jahjaga bene nje rruge e dy pune 1.dhe kryesorja te beje pazari dhe e 2.nje vizite per kafe ne parlament,kjo trgon qe europa ja ka fute te 2 kembet nje nje kepuce lushkes qe ai te hyje sa me shpejt ne parlament.

  6. eduart demaj says:

    E ndriten per vete kosovaret dhe do vijne te na japin mendje neve kur skane per vete vazhdon komedia shqiptare

  7. akil ylli says:

    Jeni fantastik Z.Baze! Ju lumte!

  8. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Mbase kane gjetur,nje menyre per te “hyre e per te dale” kur i “ngihet” Berishes.

  9. DRENICA E KUQE says:

    E, ore Mero djali! Dikur patem marifete me UDB e me KOS, me Rugoven e me Bukoshin e sot na dolen edhe marifete me Jahjagen qe po na e hupin me kos!…
    Hajt, merre vesh n’kete lesh!!!

    DRENICA E KUQE

  10. Fan says:

    vazhdon ” renia e lire ” e trustit te geshtenjave.

    as kooperativistja Jahjaga nuk e shpeton dot. kot merziteni me te. ajo pershesh po hante kur i ngarkuan kete detyre.

  11. K. Mehalla says:

    Shkrim i bukur. Atifete apo Marifete Jahjaga dihet se eshte debile, por meqe kosovaret njihen si injorante, ndoshta Berisha apo Lulka e perdorin per ndonje marreveshje te tipit Black&white per te shpetuar historiografine e PD.

  12. liri says:

    Aman. Kush e vret per opoziten. Kemi shprese te Edi te na rregulloje me reformat brenda mandatit te pare. Ju jane ftohur vezet e duan te vijne t’i ngrohin. Me shendet.

  13. BUJARI JU DEGJON says:

    “Trimat” e PD-se duan te fshihen poshte fustanit te nje gruaje…
    Por Presidentes nuk ka kush t`i shkruaje… ?

  14. Vullneti says:

    Bravo Mero,
    E kreve punen edhe per sot. Je lodhur e keputur gjithe diten per keto rreshta te cilet pasqyrojne sakte nivelin intelektual te nje gjeologu. Vazho bir e bej propagande se gazetari nuk ke ditur kurre te besh.
    Te fale Enter-it qe ta paguan te tjeret.

  15. Mallakastrioti says:

    @@Mero Kosovaret “Gjeten” nje Presidente…??dhe c´fare Presidentesh..e para tu thoj te gjithe Kosovareve..po..po..ashtu eshte…ose me mire i thote:Tamam..Fjale Turke qe perdoret ehe nga ne Shqipetaret..por duket se Zonja Presidente nuk duket se u “Zgjodh” fare rastesisht….Emri i saj si dhe Mbiemeri me shume tingellojne Turqisht se sa Shqip…
    @@-Afiet..Afiete…Afiet Ollsun.(.Te befte Mire)nga turqishtja…keshtu Mero Baze..duket se Roli i Zonjes Afiete Jahjaga, si ndermjetesuese ne Politikanet “Rrugace” te Tiranes,do te jete me nje Zgjidhje Shume me e mire se sa Presim…Pastaj ..zonja Presidente duket se ka “Vendosur” qe me te vertet te tregoj Muskujt e “Presidentes”dhe kesaj radhe Bash-Mixhilisit te Tiranes…Aferim te qofte zonja Presidente…lol

  16. LORA says:

    Opozita e nahijes brekedhjere u zvarrit si zgjebe pas nje gruaje si Elvira Gega e Sarandes,pergjate muajve gusht shtator,,,ne nevojen imediate per te sfumuar skandalin e kuserimit marramendese (te pakten kater-vjecar)te BSH-se.
    E trajnuar ,tash e tutje per t’u zvarritur pas grave,do t’a shohim kete mender-opozite ,ne kete fund viti ,te kapet pas fustanit te Atifetes.
    Me vjen vetem keq per poshterimin qe po i behet,dite pas dite,votuesve te kesaj opozite hajdare.

  17. miri shkodra says:

    Po ai satrapi Enver nga jugu, pat punuar per te miren e Shqiperise,o i paemer?

  18. tomorri says:

    Me pelqen shume pershkrimi qe i ben presidentes se Kosoves. Une vete jetoj ne kosove dhe e di shume mire sa reale/te mprehta jane vezhgimet qe ke bere ne kete artikull per te dhe e di po aq mire se ne cfare loje qesharake po perdoret nga keta te paskrupujt qe e ka tepruar me gjithcka. Bravo Mero.

  19. Vlora says:

    Eshte trishtuese per nje media dhe nje gazetar si Mero Baze qe ben nje shkrim te tille. Jo se kam e kam vleresuar me heret kete fare flugeri, por qe te arrij deri ketu, duke denigruar Presidenten Jahjaga dhe nje opozite te tere, kjo nuk ishte pare e degjuar ndonjehere. Dmth i bie qe Mero Baze uron qe opozites ti digjen mandatet? Dmth te shporret nga Parlamenti? Apo ku eshte llogjika ketu?
    Vertet beson Mero Baze tek kjo mufka (do te thoshte Muc Nano), dhe ben shkrime te tilla?
    Erdhi apo nuk erdhi Presidentja e Kosoves ne Tirane, opozites nuk i digjen mandatet; per asnje arsye, per asnje shkak. Jo se jane burra te mire opozita e sotme, por per fatin tone te mire, kane perenduar ato kohe kur pushkatoheshin deputetet. Pak me serioz o Mero, sepse nuk te lexon me njeri, vetem nje tufe e vogel militantesh qe shajne ne kor PD-ne.

  20. astrit says:

    çfare ka ketu per tu indinjuar? Prisni moral politik nga klasa politike shqiptare?Prisni ndershmeri per hallet e shqiptareve? Mos haroni se ne i kemi votuar keta!Çdo popull ka klasen politike qe meriton!

  21. aqo says:

    Eshte marifeti I Nishanlliut ky,i instruktuar nga ustai I tij…………

  22. Na bashkoi "Grupi Ciftelia" says:

    Qe kjo zonje e projektuar si predidente prej ambasadoreve te huaj s’ja ka haberin nga politika shqiptare, dhe do gelltise e peshtyje ne menyre naive cdo pacavure qe do i vere perpara grupi extremist ciftelia, kjo s’do as laps e as kalem.

    Por meqe kjo na ardhka gati nje here ne muaj “per argetim” ne Tirane, mos vjen gje te shijoje ndonje “karkalec deti” dhe ndonje “poce vere” ke ambjentet e tjetersuara te shqupit?

  23. peja says:

    O Mero djali, kjo marifetja nga banesa e vet e humb rrugen deri ne presidesce e lere me te behet sebep per ndonji qellim te mire.Po keta te opozites ne shqipni e kane gjet marifeten me i “shpetu” haj mjere shqipnija !

  24. gogo says:

    Ore Vullnet,si te duket ty ”niveli intelektual i nje gjeologu”?!Cdo gjeolog,edhe ai me i dobti,zotrote te jep uje ne bisht te luges,o mavri, se ne ate Fakultet kane mesuar djemte me te mire e me te zgjuar, pamvaresisht se kane qene me te varferit,por pikerisht per kete arsye kane mesuar edhe me shume se sa femijet e perkedhelur te kastave te te dy periudhave.Merua,o Vullnet i pavullnetshem,eshte nga penat me te spikatura sot per sot,qe te grryen e jo vetem sa te gervisht,si plot te tjere!Por,ti,me sa duket,do te jesh ndonje shkarashkrues,qe te vrasin syte shkrimet e denja ,si keto te Meros!

  25. tomorr says:

    Te dogji Mero ziu. Ti dogji kartat ne dore sepse e ka anulluar viziten. Te emen jo parashikues te madh te kemi ty …..Marifetci Bazen.

  26. Reality says:

    Cfare lajmi eshte ky. Lajm i shekullit te kaluar. Une lexoj ne te gjitha portalet se Presidentja e Kosoves e ka anulluar viziten dhe do ta beje vitin tjeter kurse ketu eshte Editoriali Kryesor. Jeni per te dhene flash news apo per t’i ushqyer orekset e ekstremisteve te majte te cilet nuk lene gje pa sajuar dhe thene dhe per zonjen e nderuar vetem se eshte nga veriu. Po satrapi enver qe e shndrroi ne majmun ate popull dhe e coi neper burgje dhe internime eshte satrap i mire se ishte i kuq.Ai nuk shiti troje por te gjithe Kosoven dhe Camerine vetem qe te rrinte ne pushtet vete. Po te ishte lidhur me perendimin te gjithe e dine qe ndryshe do shkonte puna e kufijve te Shqiperise. Por ai zgjodhi pushtetin personal dhe i shkerdheu te gjithe Shqiptare.

    1. kapterr bujari ju ndegjen says:

      dy fjale per komentuesin reality.

      E shikojme qe i paske lexuar gjithe pordhalet se po te vjen era Viqidol.Editorialet nuk jane per te dhene news po per analiza te situates psh:kur kjo Jahjaga nuk ngre dot breket e veta ne Kosove pse do me ja rregulluar breket Edit ?
      Kurse per Enverin ,qe nuk eshte tema ta diskutojme sot po te them se as amerika as te perndjekurit politik nuk e munden as te gjalle dhe as tani qe ka 30 vjet qe ka vdekur.Edhe ai bunk’arti qe e hapen arkeologet Rama dhe Arvizu po behet pelegrinazh per te pare hallatet e Enverit,se bota i gjykon udheheqsit se sa fuqi mbrojtese qe ka,dhe jo si ju qe keni hequr breket para te huajve duke filluar nga Amorefetja
      Me rastit e fundfestave te vitit po te coje nje kartoline per ate qe i shkerdheu nonen serbit dhe grekut dhe qe i vuri ne rrjesht malsoret dhe ambasdoret

      Te ziun Enver c’e gjet,
      Dhe te majtet i thane, plac….
      Pa le me,nga krahu tjeter,
      I hyne varrit me kerbac!

      Ju hodhen “Trimat”, persiper…
      ( Sa ish gjall’ i hengren mun )
      50,vjet u mbeti hipur…
      Edhe,nuk u’a ndau hun…

      Ku te ha e ku te dhemb…
      (S’po din ku te futen djajt)
      Ligesit nuk gjenin vend,
      Me te djatht’ e me te majte…

      Pa i thane e c’nuk i thane,
      Kriminel e diktator…
      Dhe servil,qe hiqet bran (!)
      dhe i poshter,edhe horr!…

      Kur nuk paten me c’ti thone,
      (Llafet ,mateshin me pash),
      Thane: ” Mor ky enveri jone,
      Paskej qene dhe dele – dash!…”

      Dele – dash, dy metra burre?!
      E po kjo,s’ka byth te rrije!
      Jo se,eshte thenur qekur:
      – Shume syresh… i ngjajn atij….

      ” Genjeni, por jo kaq trash!”,
      U thosh nje Kirurg,ne ze…
      ” Se per dreq une vet e pash,
      Ky horr,horri,s’ish pa gje….”

      ” Kur i beme autopsine,
      (Mjeku tha si neper ghembe)
      Shqyem syt,se u habim…
      Coc i varej neper kembe!…”
      ……………………………….
      Ket’ te fundit,them hallall…
      per te gjithe ju nastradina.
      Ca per qejf e ca per hall…
      Mbajani,o funderina.

      Nese ju,dot nuk e mbani,
      Jepjani, sali nopranit,
      Ta ket’ me vehte, helaqi.
      Nashti,me te dal’ te xhanit…

  27. statelesh says:

    BREAKING NEWS

    Lajmi i fundit te marreveshjes me 5 pika midis PE-PS-PD eshte lajmi me ogurzi ne trevat shqipfolese ne dhjetevjecaret e fundit.

    Po perdhoset ne menyren me te ndyre te mundeshme fitorja e 23 qershorit 2013 nga klika e tradhetareve Rama-Meta dhe nga trojka e dipllomacise huaj te cilet po tallen me ate popull jo vetem me marifetet e Jahjages e Nishanit dhe te Lul Bythes (ish pashaport,amerikan,mbajtes) por po shkelin mbi gjakun e derdhur ne bulevard ne 21 janar 2011 ku vrasesit berisha dhe basha nen zgerdhimjet e ambasadoreve hipokrite dhe nen breket e mbushura te edi rames u vrane si ne 4 shkurt 1944 nga xhaferr devat junior.

    Lul Bytha dhe Edi Suma barazuan 4 te vrare ne 21 janar me nje shpulle te strazimrit ne wc e parlamentit. God job Edi Rama !..Mos e dhisni punen mister Arvizu…

  28. Dritan says:

    Te lumte Mero,
    Marifetja e paska lexuar shume shpejt shkrimin tuaj, dhe besoj se ishte ky shkrim qe e beri
    ate te shtyje viziten ne Tirane.

  29. suzana(Kosove) says:

    Cfare shkrimi i poshter i nje komunisti b…lepires!
    Ku ke te drejte ore Qeros te fyesh Presidenten e nje vendi tjeter vetem per llogarite tuaja? Pse ti ke hall aq te madh per menyeren se si u zgjodh Presidentja e nje vendi tjeter? Pse nuk shikon ti punet tuaja dhe te merresh me Afganistanin tend te quajtur Shqipni?…ptuuuuu rrace pederash…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje