Fshesa e pakuptimtë ndaj gardës së vjetër të PD-së

1 Dhjetor 2014, 17:19Editorial TEMA

Nga Andi Bushati*

 

Mbyllja e procesit zgjedhor të PD-së  të dielën, duket se përmban në vetvete një paradoks: nga njëra anë ai ka fshirë me fshesë figurat kryesore të partisë, që kanë qeverisur për tetë vite së bashku me Berishën dhe nga ana tjetër e gjithë poropaganda e kësaj partie është e përqëndruar në mbrojtjen e këtij bilanci tetë vjeçar. Po t’i hedhësh një sy të shpejtë listave të botuara në shtypin e së hënës, vë re se nga të gjithë të zgjedhurit rishtas, ka vetëm një ish-ministër të kohës së Berishës (Eduart Halimi), po të mos llogarisësh këtu kontributin disa mujor të Florian Mimës, i cili zëvendësoi kolegun e larguar të LSI-së.

Ndaj, kur sheh këtë listë në mendje të shkon natyrshëm pyetja: A nuk ka nevojë Partia Demokratike për punën e përditshme, si sekretarë apo drejtues komisionesh, të atyre njerzve që për tetë vite kanë qeverisur gjithë Shqipërinë? A nuk ka nevojë ajo për ekspertizën dhe lidhjet e Arben Imamit, që mbajti për katër vite mardhëniet me NATO-n? A nuk i duhet, përvoja e Genc Rulit? A nuk i duhen njohja e PD-së dhe kartëvizitat e financierëve ndërkombëtarëve që ka mbledhur për vite me radhë Bode?  Po një kontribut më i madh nga Pollo, Majlinda Bregu etj? Duket qartë se kush ka qeverisur për një kohë të gjatë në krah të Berishës është prekur nga vala e spastrimeve.

Këtu do thoshte ndokush, nuk ka asgjë të keqe. Shqiptarët e dënuan rëndë me votë qeverisjen e Berishës (unë jam nga ata që nuk besoj se votuesit patën shpresë tek Rilindja, ata thjeshtë vendosën të largonin doktorin), modelin e tij dhe të atyre që i qëndruan besnikërisht në krah, dhe do të qe normale që një parti e madhe, që pretendon të rikthehet në pushtet, t’i bindet këtij vullneti.

Nëse votuesit shqiptarë vendosën t’i thonë mjaft korrupsionit galopant, arrogancës, dhunës shtetërore dhe kapjes së shtetit, nuk kishte kuptim që këto t’i merrte në kurriz vetëm Berisha, ndonëse fajtori kryesor, ai duhej t’i ndante mëkatet edhe me njerëzit e tij të afërt.

Në këtë mënyrë po, do të kishte kuptim fortuna mbi gardën e vjetër. Por, në fakt nuk ndodhi kështu dhe këtu qëndron paradoksi. Ende edhe sot Partia Demokratike nuk ndan të njëjtin vizion me shumicën e shqiptarëve që votuan kundër saj. Edhe në faljen që kërkoi për qeverisjen e kaluar, Lulzim Basha e bëri këtë në emër të disa zyrtarëve të nivelit të dytë që qenë shkëputur nga problemet e njerzve dhe kishin bërë nga pak korrupsion. Ai konfirmoi linjën zyrtare të PD-së se nuk ka pasur as strategji të gabuara dhe as abuzim me pushtetin në rangjet e larta. Pikërisht këtë politikë e sheh edhe në të gjitha shfaqet e përfaqësuesve të PD-së në debatet televizive, ku ata janë gjithnjë, me kokën e kthyer nga pas, shumë më të preokupuar për të mbrojtur sukseset e qeverisjes që shkoi sesa për të ngjallur shpresë për qeverisjen e ardhshme.

Po nëse linja e PD-së është kjo, atëherë ç‘kuptim ka kjo fshesë e madhe mbi gjithë gardën e vjetër qeverisëse? Pikërisht kjo pikpyetje ngërthen edhe paradoksin e sotëm të demokratëve. Atë nuk e zgjidh dot fraza ambigue e Bashës për “rinovim, pa bërë harakiri”. Ajo mer fund vetëm duke i dhënë përgjigje të qartë një pikëpyetjeje: ose ata që po eleminohen sot kanë qeverisur mirë dhe për këtë një pjesë e madhe e tyre duhet të jenë në drejtim, ose ashtu siç mendon një pjesë e madhe e shqiptarëve, ata kanë qeverisur keq dhe duhet të largohen në grup.

Por pikërisht kësaj pikpyetjeje nuk ka dashur t’i përgjigjet në një vit e gjysmë Lulzim Basha. Ai as ka guxuar dhe as ka dashur të bëjë një zgjidhje pricipiale. Në vend të një qasjeje strategjike, ai ka tentuar një lëvizje taktike. Kupola e re që drejton PD-në tregon vetëm këtë. Aty janë zgjedhur njerëz që mbrojnë totalisht bilancin e Berishës, por që kanë edhe një plus më shumë: ata janë të aftë të jenë edhe kokëulur ndaj Bashës. Vetëm kjo mund ta shpjegojë largimin e gardës së vjetër. Ata nuk po ikin se gabuan, dje, së bashku me kryetarin e mëparshëm. Ata po spastrohen sepse mund t’i bëjnë hije, nesër, kryetarit të ri.

*Lapsi.al

28 komente në “Fshesa e pakuptimtë ndaj gardës së vjetër të PD-së”

  1. E verteta says:

    E verteta eshte z. Bushati, se cilido qe te zgjidhej, te vjeter, apo te rinj…do kishte gjithnje kritike. Personalisht jam me ju, qe nuk duhej te fshihej trashegimia (pavaresisht se humbja ne zgjedhje qe shume e rende), por edhe axhaminj…boll kemi ne kete qeverisje..

    1. george orwell-animals farm says:

      Qe ka i nderuari Arvizu fuqine e nje perandori ne Shqiperi kjo nuk diskutohet.Derisa ai i hoqi me diktat shallin e kuq te deshmoreve
      shqiptareve ne festen e Clirimit… Mund ti heqi dhe breket Rames dhe Metes.Kurre nuk merret vesh se ku e gjeti fuqine qumeshtori Lule Bashe ti shkele vijen e kuqe zotit Arvizu neprotesten e LHL ne 15 nendor 2013…Ose zoti Arvizu i ka thene vete ma shkel vijen e kuqe,ose ata qe e kane “kaparosur” ne washington i kane dhene nje “grade” me lart Bashes se nje ambasador…ose ai popull eshte monster.
      Kush eshte monstra reale Lulzim Basha …ylli ne ngjitje i Arvizuse ??

      Asnjë politikan tjetër në historinë e shtetit shqiptar, sa do i zi të duket në sfondin historik, nuk e konkurron dot Lulzim Bashën sa i takon vjedhjes së parave të shqiptarëve, krimit njerëzor dhe tradhëtisë kombëtare. Lulzim Basha mund t’i ketë shokët e rrallë edhe në Evropë, si një politikan i cili në një hark kohor relativisht të shkurtër, ka krijuar një profil kaq të lartë kriminal dhe korruptiv. Njeriu që mëton të bëhet shefi i opozitës shqiptare pas 22 korrikut, ka tre llogari të hapura me drejtësinë shqiptare. Njërin skandal, ku ka luajtur me 220 milionë euro me rrugën Durrës-Kukës, arriti ta mbyllte me procedurë, falë komandimit të drejtësisë nga Sali Berisha dhe falangat e tij. Ndërkaq, për dy histori të tjera kriminale dhe tradhëtare, Lulzim Basha nuk është paraqitur asnjëherë para drejtësisë. Bëhet fjalë për vrasjen e katër protestuesve të pafajshëm në bulevard në 21 Janar 2011, si dhe për shitjen e 300 km katrorë det Greqisë në mënyrë të fshehtë dhe mafioze. Lulzim Basha, i projektuari i familjes Berisha për pasardhës i Berishës në krye të Partisë Demokratike, është aktor i dhjetërave skandaleve dhe aferave të ndryshme, por emri i tij lidhet kryesisht me tre çështje, të cilat mund ta fundosin atë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë. Lulzim Basha është identifikuar përgjegjës për vjedhjen e 220 milionë eurove me tenderin e rrugës Durrës-Kukës, për vrasjen e 4 qytetarëve dhe plagosjen e dhjetërave të tjerëve si dhe për shitjen e detit, Greqisë. Ky njeri i ka kushtuar shtrenjtë Sali Berishës për ta mbajtur. Duke parë tek Basha kukullën me të cilën do të komandonte PD edhe pas dorëheqjes formale, Berisha ndërhyri dhe e shpëtoi Bashën nga drejtësia me procedurë. Pas 21 Janarit, Berisha ndërhyri gjithashtu, vodhi zgjedhjet në tavolinë për ta veshur Bashën me postin e kryebashkiakut të Tiranës, post të cilin ai e përdori si antiplumb përballë drejtësisë. Tashmë Sali Berisha është angazhuar për të emëruar Bashën kryetar të Partisë Demokratike, me qëllim për ta shpëtuar edhe disa vite nga drejtësia. Duke parë të shkuarën e tij kriminale dhe korruptive, Lulzim Basha e meriton më shumë se kushdo tjetër postin e kreut të PD, i cili do t’i shërbejë si parzmore para drejtësisë. Rivali i tij Sokol Olldashi, mund të akuzohej kur ishte gjalle se luan kumar me paratë e shqiptarëve, mund të akuzohet për afera me tenderat e rrugëve dhe porte, por Olldashi nuk mund të akuzohet për vrasje dhe shitje të territoreve, siç akuzohet Basha.
      Krimet, tradhetite dhe skandalet e Lulzim Bashës

      1. Shitja e detit, Greqisë
      Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Lulzim Bashës, i cili asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar. Ky fakt u konfirmua nga të dy ministrat në konferencën e përbashkët për shtyp që zhvilluan në përfundim të këtij takimi. Por në faqen zyrtare në internet të Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, deklaratat e Bashës dhe Bakojanis janë fshirë. Ndërkohë, në faqen zyrtare në internet të Ministrisë së Punëve të Jashtme greke këto deklarata janë botuar të plota. Më pas, kryeministri grek Kostas Karamanlis erdhi në Tiranë, në një takim me krerët më të lartë të shtetit dhe qeverisë, në një vizitë dy ditore. Berisha dhe Karamalis nënshkruan marrëveshjen për “sheltin detar” që u konsiderua si skandali i radhës.

      2. Pazaret me Bakojanis, Kushtetuesja konfirmoi fajësinë e Bashës
      Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar fajësinë e Bashës sa i takon pazareve me Dora Bakojanis për shitjen e detit. Në datën 15 prill 2010, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, ka hedhur poshtë si të papajtueshme me Kushtetutën marrëveshjen e lidhur mes Shqipërisë dhe Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të prillit 2010, shkeljet janë të shumta. Ato nisin që me mungesën e rolit të Presidentit të Republikës në hartimin e kësaj marrëveshjeje – nuk i ishte kërkuar plotfuqishmëria për negociatorët shqiptarë.

      3. 21 Janari
      21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Sërish, Lulzim Basha u akuzua si përgjegjësi kryesor për vrasjet, në cilësinë e ministrit të Brendshëm. Edhe pse Grada e Republikës varej nga ministri i Brendshëm, Basha dhe komandanti i Gardës, sot i pandehur për vrasje, ai pasuan përgjegjësinë njëri-tjetrit. Edhe sot vijon të shtrohet pyetje se kush dha urdhër për vrasjet? Të gjitha përgjigjet të çojnë drejt Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Por ky i fundit arritë të shpëtojë, të paktën përkohësisht Bashën dhe veten. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Kupola në pushtet u përfshi në një tjetër aktivitet kriminal, pasi zhduku të gjitha provat që kompromenton qeverinë në vrase. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.

      4. Skandali me rrugën Durrës-Kukës
      19. 9 Tetor 2007: Plas skandali më i madh financiar i qeverisë Berisha me rrugën Durrës-Kukës.
      Protagonist është sërish Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro. Firma nis punën pa pasur një projekt konkret. Fatura mbi 1 miliardë euro. Lulzim Basha shkoi para gjykatës, por Sali Berisha arriti t’ia mbyllte gjyqin me procedurë dhe ta shpëtonte përkohësisht duke e veshur me imunitet deputeti. Por kjo dosje mund të hapet në çdo kohë. Fakt dhe provat janë aty. Lulzim Basha është përgjegjës për zhdukjen e 220 milionë eurove. Nuk mund të ketë gjykatë në planet që mund t’i hedhë poshtë ato prova.

      5. 7 pasaportat e dyshimta
      Lulzim Basha ka shtetësi të shumëfishtë pasi ka përdorur shtatë pasaporta. Të dhënat e TIMS tregojnë se Basha ka përdorur tri pasaporta të zakonshme dhe katër diplomatike. Shtatë pasaportat janë lëshuar gjatë periudhës kohore 13 dhjetor 1995 dhe 10 maj 2010. Nga analizimi i këtyre të dhënave rezulton se këto pasaporta janë përdorur nga zoti Basha, madje njëra prej tyre edhe për blerjen e shtëpisë në Hollandë. Për periudhën 4 gusht 1997 deri më 4 gusht të vitit 2002, Lulzim Basha ka disponuar dhe ka përdorur njëherësh dy pasaporta. Për periudhën 29 maj 2002 deri më datën 4 gusht 2002, Lulzim Basha ka disponuar tri pasaporta kurse për periudhën 10 tetor 2003 deri më 10 tetor 2008, Basha ka disponuar 4 pasaporta, tri nder të cilat diplomatike. Për periudhën 10 tetor e në vijim, Basha disponoi tri pasaporta diplomatike. “Në pasaportën e z. Basha që është përdorur për blerjen e shtëpisë në vitin 2001 ndodhen dy vula shtyrje të afatit të përdorimit. Basha pretendon se ka bërë dy herë shtyrje afati në vitin 2001 e 2002, por në sistem këto dy shtyrje nuk ekzistojnë. Ai kurrë nuk ka dhënë nj sqarim për këtë çështje.

      6. Reprezaljet në administratë
      Lulzim Basha, disa ditë pasi u kurorëzua me vota të vjedhur si kryebashkiak i Tiranës, bëri kërdinë në administratë. Basha shkatërroi me shpejtësi një administratë profesionale dhe me përvojë 10-vjeçare në Bashkinë e Tiranës. Basha angazhoi edhe Florenc Hoxhën, i cili rrahu gratë që nuk pranuan të largoheshin. Ndërkaq, pas mbajtjes peng me forcë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, shkarkoi stafin e Këshillit Bashkiak dhe nisi emërimet e reja.

      7. Mashtrimet si kryebashkiak
      Lulzim Basha ka thyer çdo rekord sa i takon dështimeve si kryebashkiak i Tiranës. Emri i tij lidhet me një sërë mashtrimesh dhe skandalesh. Basha mashtroi për 30 mijë vende pune, zhvendosjen e Stacionit të Trenit dhe të hekurudhës nga lagjet e banuara, ndërtimin e tramvajin Kinostudio-Kombinat, kalimin e kompetencave tek minibashkitë për dhënia e lejeve për ndërtime të vogla, hipotekimi e të gjitha apartamenteve deri më 15 nëntor 2011, uljen e taksave nga 2-5 herë, heqje e 60 taksave, financimin e stazhit për ata që mbarojnë universitetin nga Bashkia, ndërtimin e parqeve të vogla dhe qendrave argëtuese, ndërtimin e një parku tjetër të madh për Tiranën, kartën e studentit, zhvillimi të 14 qendrave urbane dytësore, heqje nga rruga të fëmijëve që lypin etj. Arritja e deritanishme e këtij njeriu është vënia e Bashkisë së Tiranës në shërbim të kunatit, i cili ka disa firma fantazmë që thith të gjitha fondet e bashkisë.

      8. Plani urbanistik
      Është skandali më i madh i Lulzim Bashës pas rrugës Durrës-Kukës. Plani i ri Rregullues për Tiranën, një produkt i errët i kryebashkiakut të votave të vjedhura dhe i familjes kryeministrore, reflekton historinë më të zezë korruptive dhe kriminale në 23 vite pluralizëm, me pasoja fatale për të ardhmen e Tiranës dhe qytetarëve të saj. I kamufluar me zgjatjen e bulevardit deri në Paskuqan dhe i trumbetuar nga Sali Berisha si Kushtetuta e Tiranës, plani për kryeqytetin ngërthen në vetvete planin mafioz të familjes kryeministrore dhe të Saliut të vogël në bashki, për të asgjësuar hapësirat e gjelbërta si dhe për të pushtuar Tiranën me pallate shumëkatëshe. Plani kriminal për Tiranën është gatuar me urdhrin e Lulzim Bashës në zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, Florian Pustina. Konsultimet me qytetarët dhe me grupet e interesit, ishin një mashtrim dhe fasadë me natyrë po aq kriminale sa edhe parashikimet e planit. Plani është hartuar në mënyrë të errët, klienteliste, të njëanshme dhe sipas udhëzimeve të Shkëlzen Berishës, Jamarbër Malltezit dhe klaneve proserbe rreth familjes ish kryeministrore.

      A ka ndonje zog kurve ne planetin e Tokes te hedhe poshte kete dosje dosje kriminale…

      Kjo dosje kriminale eshte portreti qe i ngrene enver hoxhes me rradhe : arvizu,rama ,meta dhe te gjithe keto H andi kapatet e shtypit shqiptar

      1. Rudi says:

        Po filloja ti besoja keto qe thua or mik, se ne fund te fundit emri i tij ka qene ne mes te gjithe ketyre ngjarjeve. Por e banalizove cik me paragrafin e para fundit!

  2. moza says:

    Zoteri ke ngelur me ideologjine e komunizmit, mos zgjedhja e tyre eshte nje shenje e mire, edhe eduard halimi duhej te ishte hequr, ata kane drejtuar si ekip, si servila te njeshit, populli voti kunder tyre, atehere si mund te viheshin prape? apsolutisht mendoje se Basha ka vepruar shume drejte, menyra e qeverisjes se tyre aspak qytetare e bashkekohore,me iden o me mua o kunder meje,duhet te kishte nje fillim per te marr fund dhe kjo ndodhi dhe eshte gje e mire. Ai ekip drejtuesish u provoa nje here dhe vendi nuk ka kohe te beje eksperimente duke i provuar prape e prape, po zgjedhjet per cfare u bene? pikerisht per te larguar kete ekip. Po tu kthehesh interevisave te tyre te dhena here mbas here shikon se ata nuk kane personalitet por thjeshte kane percuar ideologjine e medoten fshate te te drejtuarit te komandantit te tyre te pergjithshem, bile po te ishin me qytetari i gjithe ekipi kur humben zgjedhjet duhet te kihin dhene doreheqjen nga te gjithe funksionet shteterore dhe partiake, prandaj kjo qe po ndodh ne PD eshte nje shenje e mire,bile kufizimi i kohes ne cdo funksion duhet te behet me ligje apo me statut, nuk mund te rrish neper zyrat e PD derisa dele ne pension.Me vjen keq per artikullshkruesin qe paska qejfe qe garda e vjeter,simbas tij, duhet te rrije sa te dale ne pensio,totalisht ideologji moniste qe nuk lejon qarkullimin ne elitave, keqardhje per te qe nuk paska haber se si vendet e tjera i qarkulojne me shpejtesi elitat e kryetaret e partive qe jane kthyer ne tip gardianesh.

    1. petro says:

      O Mozaaaaa! Po pse Basha nuk ishte pjese e tyre?Pjese e humbjes? Ne PD ka humbur sensi i zgjedhjeve te lira, sensi i nje analize te thelle per te percaktuar fajtoret e humbjes.Sigurisht ka pas dhe modele pozitive, po ato tashme jane menjanuar si demode.Vetem pragmatiste dhe te pangopur, vetem prejardhje komuniste per te ndertuar demokomunizmin.Kemi per te vuajtur akoma.Rilindja eshte shume larg.

  3. HILLBILLY says:

    Zoti Bushati!
    Ne zgjedhjet e fundit Salih Ram Gerdeci apo Mr Gerdeci, ? doli e tha se fitorja apo humbja ( qe nuk e mendonte) ishte e tija! Dhe keshtu qe i duhej mbas humbjes me demek te mbante fjalen, por thelle thelle ai fajin iu a la atyre qe kishte rreth e rrotull madie dhe popullit i cili nuk meritonte nje udhejheqes si ai !! ?
    -Doli dhe “burrerisht” deklaroi dorheqjen por ajo ne fakt solli nje regres ne emerimin e figurave drejtuese. Kjutojme ketu kreret e grupit parlamentar dhe madie dhe keshilltarin ligjor te grupit ish bodyguard-in e tij!!
    -Ai iua kishte bere bene qe do ti largonte te gjithe besniket e tij te vjeter per dy arsye:
    1-Se pari duke i larguar iu faturonte “me stil” pergjegjesine e humbjes. Uji del i paster nga burimi por trubullohet rruges, Berisha ndermjet kasandrave etj!! ?
    2-Duhet qe “figurat e partise” te xhirohen per cdo rast zgjedhjesh, madie edhe ata qe kane eksperience qofte dhe nje vit pa le pastaj ca si puna e Zhozit qe kishte stazh me te gjate! Kjo çon uje ne mullirin e dhendrit te tij Malltezi.Keshtu nuk do te kete njeri qe ne kete mandat ti dal perpara Lulit te vocerr! Luli do thyej qafen ASAP dhe natyrisht pas kesaj do te zgjidhet i perhershmi Malltezi, sot shefi i “puneve te kota” ne parti. ?

    Se per pak harrova; po ta takosh Ben Imamin, meqe e permende, ai edhe sot e gjithe diten eshte i bindur se Berisha e vlereson, por Luli i vocerr nuk ja di vlerat! Por ne fakt pas Lulit qendron vete ustai, Mr Gerdeci…!! ?

  4. sinan hibro says:

    Funksionon ne pergjithesi nje lloj aksiome : per aq kohe sa eshte dashur per te instaluar nje semundje te keqe, te pakten aq kohe duhet edhe per sherimin e saj …Dmth… PD ka mbledhur mendjen – te pakten 8 vjet , do te jem ne opozite, prandaj nuk me duhen te vjetrit , nderkohe axhaminjte do kene kohe te rriten !

  5. tikitaka says:

    Problemi nuk jane ata te rinjte.Ata ushtare jane, ashtu sic ishin dhe ata te tjeret.Ushtaret rekrutohen,vdesin,dhe rekrutohen serish te tjere. Problemi jane ata qe i komandojne. Nese ata qe komandojne jane gjithnje te njejtet, ateher cfare kuptimi ka.

  6. human says:

    Keta fytyra te urryera qe u zevendesuan, kane gati 20 vite ne krye te PD-se, si edhe detyrave me te larta shtetrore. Natyrisht qe keta jane te tere figura politike te konsumuara, dhe duhej te zevendesoheshin nje ore e me pare.Brenda vendit ata krijonin urrejtje ne popull, jashte vendit vetem na turperonin.

    Po pyes autorin e shkrimit ; Po pse ku jemi tani ne ish-sistemin e meparshem ku drejtuesit politik martoheshin, plakeshin dhe beheshin gjysher ne drejtimin e partise dhe shtetit?

    Ujet qe leviz sido qe te jete(pamvarsisht nga buron), eshte me i fresket se ujet e ndenjur te moçalit.

    Prandaj ne kete aspekt ideja e autorit te shkrimit, qe merakoset per “garden e vjeter”, qe me se fundi eshte zbythur, eshte krejt pa vend.

    Ne se Ai(autori) ndjente vertet keqardhje per dike prej tyre, do bente mire t’i bente ndonje ngushullim personal me telefon ose ndonje vizite ne shtepi, dhe ta kursente kete shkrim.

  7. Kendveshtrim tjeter says:

    Me vonese,por pritej ndryshimi,pas humbjes se thelle ne zgjedhjet e 23 qershorit.
    “Fshesa” ka larguar spiunet e sigurimit,ka mbajtur hajdut,te ndershmit nuk ekzistojne ne PD.

  8. Bardhi Tolabi says:

    Doreheqja e Berishes dhe marrja persiper e gjithe pergjegjesise per humbjen,ishte vetem nje bllof i miremenduar prej tij.Ne se do te bente bashkefajtore te gjithe kabinetin e tij dhe strukturat drejtuese te PD-se,atehere do te duhej te pranonte se kishte deshtuar plotesisht te qeveriste dhe humbja do te ishte pasoje e keq qeverisjes dhe jo sic e argumentoj ai atehere dhe vazhdon edhe sot e kesaj dite,si mashtrim qe ju be popullit, me premtimet e “bujshme” te Edi Rames dhe PS-se.Cdo arsyetim tjeter eshte i pasakte.
    Pra,keto zgjedhje,jane vetedemaskim me i madh qe i ben vetvehtes Sali Berisha dhe langaraqi pasues i tij,Lul Basha.Kjo eshte hakmarrja turperuese qe ju ben Saliu,pasuesve qorra dhe budallenj,ne PD dhe ne ish qeverisjen e tij.

  9. gent says:

    Projekti është i qartë si drita e diellit – Argita ose i shoqi do jenë në kontroll të PD pas 3 vjetësh dhe Basha do paguhet për lëshimin e karrikes me cash dhe do zhduket në hollandë.

    1. E vertete says:

      Ne protestat e fundit u pa se kush do vije se shpejti ne pushtet.Kjo Qeveri ka deshtuar dhe se shpejti do ia shiqoni llaven e zjarrt roze.Per te tjerat mos u brengosni se mbeteni pa gjum!

  10. Popoja says:

    Po pse o Bushat Basha vete nuk eshte minister i qeverise Berisha?

  11. elvana says:

    Ky eshte skenari I Berishes per te trasheguar karriken familjes. Nuk mund te katapultohet Jamarbri aq shpejt sa duhet nese Zhelefina&Co do ishin atje. Nuk I dihet se kur do ndalet Katovica , nga Jamarbri ke supermbesa e keshtu me radhe ,cdo 8 vjet shqiptaret do te shijojne frutin qe mbollen ne 1992 ne plehun e Ramiz Alise.

  12. Dardhari says:

    Keshtu si e trajtoni ju çeshtjen thoni qe Imami ,Bode etj kane qene drejtues te mire dhe duhet te jene ne drejtim te PDse

  13. fshatari says:

    O Bushat loqja kur do behesh njehere te vetme anal-ist.
    Populli nuk hoqi doktorin por hoqi Plehren dhe i besoi Edi Rames sepse as ti as fisi jot por edhe karafisi nuk kane degjuar ndonjehere artikulim me te bukur te Shqipes se te Edi Rames qe te mbush me besim more loqe qe u dogje e s`u poqe more loqe

  14. era says:

    george orwell-animals farm,shume sakte, jo se nuk dihen ato qe shkruan por mire ben qe i rikujton.

    Sa per Planin Urbanistik te Tiranes, nuk mund te perjashtohet edhe pergjegjesia e Rames, mbasi qendroi per nje kohe te gjate ne krye te Bashkise se Tiranes.

    Nje gje nuk kuptoj me te gjithe ” te djathtet” apo me “antikomunistet” (sa perkujtese komunisti me i devotshem ka qene serbi i tropojes).

    Nuk kuptoj ata qe akome nuk e kuptojne qe mostra serbe dhe zombi qe ka mbas bishtit po mbajne peng nje elektorat te konsiderueshem, nje le ti themi parti demokratike, per interesat e familjes ( jo vetem te mbrojne ato qe kane grabitur por edhe ti shpetojne qelise dhe hekurave).

    Le te mos bejme komente kot ne hava. Kush eshte forca apo individi qe pengon qe te vendoset nje Sistem Drejtesie,ne menyre qe te conte gjerat ne rrjedhen e nje SHTETI NORMAL???!!!
    Ketu eshte ceshtja…….

  15. fllad says:

    Shkrimi i Bushatit si gjithnje profesional.
    Ti fshatari nuk qenke edhe aq budalla qekurse ja ke vene emrin vetes fshatar, po duhet edhe nje emer tjeter pas, trutallash dhe je ne rregull.

  16. Gent says:

    qekur hiku ne serbi ky e ktheu faqen si flamur direkt na u bo GAY!

  17. eni says:

    Respekt per Bushatin, mgjth se mendoj si do te reagonte nqs do te ishin te njejtat emra?
    Sigurisht me duket se Basha nuk ka mbajtur as edhe nje nga premtimet si kryebashkiak, atehere pse promovohen kaq shum stafi i tij ne Bashki ?
    Sa per emrin e Genc Rulit ai eshte truri i ekonomise dhe politikes por ai nuk mund te pranoje promovimin e drogmenve ne gjirokaster. Na ka marre malli ta degjojme ne debate, kur fliste ai vendosej qetesia, pese pika mbi I dhe s kishte me replike.
    Kam bindje time qe eshte terhequr vete, duke perbuzur kllounet.

  18. 21 janar 2011=7 prill 1939 says:

    Lulzim Basha jo vetem eshte nje felliqsire qe ka parametrat e nje spiuni (te diaspores serbo-kosovare-amerikane gjasme antikomuniste),te nje vrasesi protestueve te 21 janarit te nje super hajduti te rruga kombit,te tradhetise ne shitjen e detin por eshte dhe nje NAZISKIN I kamufluar nen petkun e luftes macartiste per shkaterrimin permanent te kombit shqiptar.Heqja e tables se 4 shkurtit,menyra dhe qellimi I saj tregon se dyshja Berisha & Basha jane nje sekt jo vetem proserb,antishqiptar dhe mafjoz por dhe me tipare neonaziste

    Masakra e 4 shkurtit 1944 në Tiranë është ndër masakrat më të përgjakshme, që kryen nazistët gjermanë dhe bashkëpunëtorët e tyre: si Xhafer Deva, Minister i Brendshëm i nazistëve, Kadri Cakrani, komandant i forcave të Ballit Kombëtar, Qazim Mulleti, Prefekti i Tiranës, fashisti Osman Kazazi etj., nën drejtimin e Gestapos gjermane. Natën e 4 shkurtit drejtuesit e xhandermarisë, me lista në duar e me grupe xhandarësh u futën nëpër shtëpitë e qytetarëve të Tiranës, rrembyen djem e burra dhe i pushkatuan nëpër rrugë. Për të futur frikë e tmerr, për të terrorizuar popullin, ata vepruan mbarë, pushkatuan edhe të tjerë që i gjenin në rrugë. I vrisnin dhe i masakronin barbarisht, duke i gjymtuar edhe për së vdekuri, pastaj i hidhnin nëpër kanale, apo dhe në mes të bulevardit. Rrugët e Tiranës u mbushën me gjak. Përmasat e kësaj masakre i pohon të nesërmen Komanda e Xhandermarisë në raportin e saj ku thuhet: “Forcat e xhandermarisë, së bashku me forcat e Regjimentit “Kosova” (regjiment mercenarësh të mbledhur nga Xhafer Deva në Kosovë për të shtypur Lëvizjen Nacionalçlirimtare në Shqipëri, së bashku me gjermanët-shën. red.) dhe me vullnetarët e Ballit Kombëtar, këtë natë kanë bastisur 230 shtëpi, ku kanë arrestuar 478 persona të dyshimtë dhe nga këta 84 më të rrezikshmit i kanë pushkatuar. Nga të 84 të pushkatuarit rezulton se 67 janë shqiptarë, 9 italianë, 4 malazezë, 2 maqedonas, 1 grek (minoritar) dhe 1 çifut. Viktimat kanë qenë nga Tirana 29 dhe 37 nga rrethet Fier, Korçë, Durrës, Shkodër, Vlorë e Dibër”.Në shenj nderimi e përjetësimi të këtyre bijve të lavdishëm, një rruge kryesore në Tiranë, që kalon paralel me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para 68 vjetësh, iu vu emri “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.Kjo është ngjarja dhe historia e emrit të Rrugës “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.Tani, pas 68 vjetësh, më datën 28 dhjetor 2011, me propozim të Kryebashkiakut Lulzim Basha, Këshilli Bashkiak, ia hoqi këtë emër.Ky akt është shumë i rëndë, antihistorik, antihuman dhe antiligjor. Ky emër i jepte kësaj rruge një peshë të rëndë morale sepse mbartte gjakun e 84 bijve të popullit, që e urrenin dhe e luftonin fashizmin, pushtuesin e vendit tonë. Duke i hequr këtë emër kësaj rruge, kërkohet të harrohet historia e saj, të harrohet masakra e 4 Shkurtit dhe autorët e saj, të rivriten edhe njëherë 84 dëshmorët e masakaruar barabarisht atë natë nëpër rrugët e Tiranës. Ky vendim i Këshillit Bashkiak prekë thellë familjet e dëshmorëve, pasardhësit e tyre ndër breza, veteranët dhe invalidët e Luftës, gjithë patriotët e ndershëm dhe shumicën dërmuese të popullit të Tiranës e të gjithë Shqipërisë.Ky akt është antiligjor. Në nenin 11 të ligjit të Statusit të Dëshmorit të Atdheut, të miratuar në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2000, me konsensus të plotë të të gjitha forcave politike parlamentare, pra edhe të PD-së (në opozitë në atë kohë) thuhet: “Në shenj nderimi për dëshmorët e Atdheut, me vendim të këshillit të qarkut ose të bashkisë (komunës), ngrihen, mirëmbahen dhe ruhen lapidarë, pllaka përkujtimore, përmendore etj., si dhe emërtohen mjedise dhe institucione publike”. Është shumë e qartë se ky nen i obligon drejtëpërdrejtë organet e pushtetit për të nderuar dëshmorët dhe jo për t’i shkurorëzuar ata. Për qartësuar edhe më mirë këtë kërkesë, në nenin 12 të këtij ligji thuhet: “Zhvendosja e permendoreve, lapidarëve, pllakave përkujtimore, si dhe objekteve të tjera që kanë lidhje me dëshmorët e Atdheut, bëhet vetëm në raste të veçanta, kur këtë e kërkojnë interesa të larta shtetrore. Zhvendosja bëhet me vendim të këshillit të qarkut… Ky këshill përballon shpenzimet për zhvendosjen. Objektet e mësipërme rivendosen në një mjedis publik të përshtatshëm, para se të fillojnë punimet në vendndodhjen e mëparshme të objektit”. Pra ky ligj nuk lejon të hiqet pllaka përkujtimore, që emërton rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, për të vendosur në vend të saj një pllakë tjetër, me çfarëdo emri qoftë. Mbi dëshmorët nuk mund të dalë askush, me emrin dhe me gjakun e tyre nuk mund të luhet, nuk të lejon ligji, as morali.Por me sa duket, Kryebashkiaku Lulzim Basha, nuk njeh as ligj, as moral. Ai, me këtë rast, dëshiron të rehabilitojë kriminelin Xhafer Deva nëpërmjet honorifikimit të nipit të tij, këtu në një rrugë të Tiranës, që kullon gjak. Pse, vallë, pak rrugë e sheshe ka Tirana, por gjeti rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, për t’i shkurorëzuar 84 dëshmorë e për të kurorëzuar, në vend të tyre, nipin e Devës. Kjo është një intrigë e neveritshme me qellime përçarëse kombëtare. Se vepra e Xhafer Devës në Shqipëri, si dorë e hekurt e nazitëve, me krimet makabre që ka bërë, ka lënë gjurmë të thella. Po edhe Luli, si Ministër i Brendshëm, e ka përgjakur Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më 21 janar 2011.

    Jane te pakuptimta keto artikuj te nipit te Hysniut.Eshte nje lloj sikur nje krimineli (ne rastin tone Basha)te mos ta akuzosh per vrasje por ta akuzosh “me force” se arma nuk ishte e pastruar mire.Kq ardhej eper gazeten Tema qe deshtoi me turp ne misionin e saj fisnik per te cuar ne banken e drejtesise Berishen dhe Lulin..kete Xhaferr Deven junior

    1. E vertete says:

      Per 21 ja….,
      Ti je vetem nje sperme jashteqitjeje partizane dhe staliniste e perziere me flliqesiren Milladin Popoviq,D.Mugosha,Rankoviq etj.qe vrane vetem atdhetaret e trojeve etnike.Partizanet e diktatorit,te dirigjuar nga cetniket dhe shovenistet serb,masakruan dhe debuan me miera shqiptare per ne shkretirat e Anadollit.Partizanet nuk luftuan gjermanet,sepse Shqiperia ishte si nje pikez uje ne shkretire,por lufta civile kunder ballit dhe perkrahsve te bashkimit te trojeve etnike.Nese hapen dosjet do dihet se cfare plehre dhe shpellare ishin partizanet shqiptare,hyzmeqaret e shovenit Tito.Vetem pas LNC-es u vrane mbi 6500 atdhetare dhe u traumatizua e tere popullesia e asaj.Per kete edhe sot, akoma kemi krime dhe abuzime te renda qe behen ndaj prinderve,femijve etj.ne truallin e Shqiperise londineze.Mallkuar qofshin per jete e mot partizanet dhe perkrahesit e tyre kudo qofshin ata,si puna jote e shpellarit dhe tritolistve terrorist te tjere si ti.

      1. 7-21 says:

        komentuesi e Vertete

        Dukesh qe ke dale jashte kontrollit.Nqs je pinjoll fashist kerko te vene 7 prillin dite feste dhe 29 nendorin dite pushtimi…

        Ne mëngjesin e 7 prillit të vitit 1939, apo siç njihet ndryshe në kujtesën historike të shqiptarëve, të premten e zezë, Italia fashiste e Benito Musolinit kreu agresionin ushtarak, duke pushtuar Shqipërinë. Po atë ditë, pas një rezistence të armatosur të bërë prej një pjese të reparteve ushtarake të Mbretërisë së Zogut, si dhe të disa qindra vullnetarëve civilë që morën armët dhe shkuan për të luftuar në disa prej skelave të bregdetit tonë, si në Durrës, Shëngjin, Vlorë, Sarandë etj., forcat italiane zbarkuan në portet kryesore të vendit tonë. Gjatë atij zbarkimi, sipas disa të dhënave që nuk u konfirmuan kurrë, thuhet se trupat pushtuese italiane lanë rreth 53 ushtarë të vrarë dhe shumë të plagosur, të cilët u tërhoqën në fshehtësi të plotë në anijet e luftës dhe trupat e tyre u rikthyen drejt porteve italiane. Vetëm një javë më pas, më 12 prill 1939, në marrëveshje me autoritetet italiane të pushtimit, në Tiranë u formua një Komitet Administrativ nën kryesinë e zotit Xhaferr Ypi, me z. Mihal Sherkon për punët e Jashtme, Zef Kadarjan për punët e Brendshme, Pertef Pogonin për Arsimin, Kosta Markun për Financat, Izedin Beshirin për punët Botore dhe Llambi Aleksin për Ekonominë Kombëtare. Përveç këtyre, koloneli italian, Stamati, u caktua për të organizuar forcat e rendit që do të mbanin qetësinë. Komiteti Administrativ vendosi formimin e një Asambleje Kushtetuese, në të cilën u zgjodhën personalitetet më të spikatura të jetës politike, shoqërore, artit, kulturës etj., nga e gjithë Shqipëria. Kjo asamble, më datën 12 prill paradite, u mblodh në sallën e Kuvendit dhe pasi emëroi qeverinë shqiptare, të kryesuar nga Kryeministri Shefqet bej Vërlaci, vendosi që të zgjidhte një dërgatë (delegacion), të përbërë nga personalitete prej të gjitha qarqeve të vendit, e cila do t‘i dërgonte Kurorën e Artë të Skënderbeut në Romë, Mbretit të Italisë dhe Perandorit të Etiopisë, Viktor Emanuelit III, i cili, në bazë të vendimeve të marra nga Asambleja Kushtetuese, shpallej edhe Mbret i Shqipërisë. Sipas vendimeve të marra nga Asambleja Kushtetuese, kjo dërgatë, e përbërë nga personalitete dhe patriotë të shquar nga të gjitha trevat e Shqipërisë, u nis për në Romë më datën 14 prill. Pasi u prit nga autoritetet më të larta italiane, të kryesuara nga vetë Kryeministri Benito Musolini (Duçja), në mes të ceremonive të shumta i dhuroi Mbretit Viktor Emanueli Kurorën e Artë të Skënderbeut. Këto dy ngjarje; agresioni fashist më 7 prill dhe dorëzimi i Kurorës së Skënderbeut në Romë, mbeten dy nga më të përfolurat dhe me antikombtaren në të gjithë historinë e Shqipërisë.

  19. SHQIPTAR says:

    Bushat je kontradiktor, bipolar dhe dridhe Like. Mund te them qe te mungon dhe kurajo per ti vene shkrimit nje titull qe perputhet me konkluzionin tend. Eshte hileqare ta ftosh tjetrin me ane te titullit dhe ti “argumentosh” te kunderten brenda ne shkrim. Je dhe brez i ri, as sa gjysma Preçit nuk po performon.

    Sipas teje kush do ta mbaje PDn, Grida?! Grida mund te jete brisk nga goja por nuk ka karizem lideri dhe as cilesi ekzekutive.

    Kush do ta mbaje PDn?! Di ti ndonje stukture qe ka vetem drejtor?

    Po thua katarsis ne PD? E beri dhe PS kete gje por nuk pati asnje kundershti nga brenda saj pervec Blushit, kurse sot brenda ne PD jane shpallur kundra 90% e senatoreve me peshe te saj. PD shquhet historikisht per soliditet eksponencial brenda saj, me nje platforme tradite pa hapsira per opinionet moderative.

    PD e beri katarsisin e vet ne 2005 dhe erdhi ne pushtet pikerisht me eksponente te rinj shpuze. PD erdhi ne pushtet me ane te debatit energjik te Majlinda Bregut, Mesila Dodes, Astrit Patosit. Sot keta jane eksponente kundershtare haptazi ndaj Bashes por nuk guxojne te bejne asnje koment per Berishen. Aq kundershtare po sillen keta te fundit me ndryshimet ne PD sa duket sikur jane deputete te PS. Nuk ka analize historike qe ta argumentoje kete sjellje te cuditshme, pervec se ti percaktoje emrin Farse. Kete gje e verteton dhe ti Bushat me farsitetin e shkrimin tend.

    Majlinda Bregu, Mesila Doda, Astrit Patosi po perpiqen taktikisht te mbajne prane vetes elektoratin e Olldashit, duke “kundershtuar” ne dukje hapur Berishen. Kjo gje nuk ka per te ndodhur kurre sepse Berisha eshte gjeniu i pakundershueshmerise.

    Nga ana tjeter rilindja po ekzaltohet pa mase me kundershtite brenda ne PD. Rilindja po lengezohet per dite duke i quajtur arritje te sajat deklaratat e Majlinda-Mesila-Patosit. Perdite me shume degjojme deklarata sesi rilindjes po i vjen shume keq dhe po shqetesohet shume pse PD ne dukje po degradon. Ka mbetur vetem te dale Braçe dhe tu thote: “amani ju dorezojme qeverisjen vetem mos u percani”. Nuk po perdor fjalen Turp se nuk besoj se vuan ndonjeri prej tyre nga turpi, por Donkishote po duken qartazi. As per bythen e tyre nuk jane. Po po Donkishote tragjike e aspak komike, te paafte. Po e fusin vendin ne nje anarki politike, nepermjet retorikave te luftes se klasave: demokrate vs komuniste, balliste vs partizane, clirimtare vs diktatore, 29 Nentor vs 4 Dhjetor, spiune vs spiune.

    Leshojani pushtetin Berishes sepse asnje tjeter spaska bythe ne kte vend te qeverise. Leshojani pushtetin Berishes sepse po vertetohen fjalet e Arvizu se ai eshte burre shteti. Leshojani pushtetin Berishes sa nuk eshte vone ose shpallni referendum popullor qe ky vend te qeveriset nga kualicioni SHBA- Gjermani. Nese skeni bythe te shuani zjarrin atehere i rrini larg se do digjeni dhe vete!

  20. vikitor Hoti says:

    Nipit Te Hysni Kapos nuk i takon te dale ne politike e jo me te jape mend ne kete bote plehu, Por sic duket nipi anon me shume nga i jati ndaj luan futboll me politiken

    1. ilo says:

      Lulosala e beri zgjedhjen e vet,tani do ta tregoje koha nqs kjo parti demokrasalase do arrije te fitoje 20% te votave ..

  21. human says:

    More e Verteta(e genjeshter)

    Perse te djeg suma, ty more lesh kur dikush nga komentuesit i referohet ngjarjeve dhe datave te pakundershtueshme historike.

    Lufta nacional-çlirimtare kundra okupatorit fashist dhe nazist si edhe ballisto-legalisteve qe u bashkuan me pushtuesin,ka qene e drejte dhe kete nuk e luan as topi ne historine e shqiperise.

    Le te perpiqen sa te duan per ta deformuar kete lufte te lavdishme,renegatet si Berisha,Nishani dhe ca sumça balliste si puna jote, por te semes do te gjeni gjithmone.

    Kjo histori e lavdishme e luftes çlirimtare do te trashegohet nder breza, deri sa te ekzistoje Shqiperia.

    A e more vesh more mut ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje