Nuk e njeh, nuk e ke idenë kush mund të jetë?
Një nga sipërmarrësit e fuqishëm (të vetmit) të organizimit të panaireve në këtë vend. Kompania e tij (e tyre) dhe panairi Klik Expo Klik mundohet çdo fundviti të sjellë një nga ato pamjet surreale të ekonomisë dhe zhvillimit plot bollëk alla shqiptar. Herë të sforcuar, herë të përulur, herë të blerë e herë të shitur ata të dy, pra Luani dhe Elona ia kanë dalë. E kanë nisur sipërmarrjen e tyre te Piramida më 1995-ën kur president i vendit ishte Sali Berisha dhe sponsorizuesi i tyre rahmet pastë…firma piramidale Xhaferi.
Luani pavarësisht emrit të frikshëm që ka kurrë nuk ka qenë aq trim sa të mos i duhej oportunizmi dual i vjehrrit të tij, shkrimtari i njohur Dritëro. Besoj e mbani mend kur u përfshi në skandalin e prodhimit të pasaportave shqiptare nga kompania gjermane Bundes Druckerei gjatë 2001-shit . Pastaj vitet kalonin dhe çdo shirit të panairit e prisnin politikanët e pushtetit derisa vetë Luani ia bëri baaaaam!
Kur atdheu ziente nga vjedhjet e votave që Berisha bëri me anë të Ben Ristanit për hesap të Lul Bashës në verën e nxehtë e të ndotur të 2011-ës, kur atdheu u përpëlit pakëz i gëzuar nga letra e Ismail Kadaresë tek i shkruante hajdutit Basha tërhiqu…ky pra, Luani, e mori Lulin dhe ia çoi peshqesh për vizitë Dritëroit dhe Sadies. Bënë llogje, pinë raki, u tallën me humbësin e supozuar dhe pa pikë cipe në faqe na u gdhinë të djathtë si familje e si krushqi.
Ecejaket vazhduan kështu nën hijet e palmave të pushtetit të Berishës derisa krushqia u prish me të djathtët. Qershori i vjetshëm destabilizoi disi punët por shyqyr zotit kemi vjehrrin gjallë.
Dhe ja ku jemi. Mirësevini në Klik Expo Klik 2014 ku Shqipëria buzëqesh e zhvilluar dhe e shëndetshme vesh më vesh. Kësaj here nuk kemi shumë sipërmarrje private por institucionet publike kanë bërë gjëmën. Luani nuk është i vetëm, por në krah ka Minsitrinë e Zhvillimit urban dhe Turizmit, ka Ministrinë e Jashtme që ekspozon për publikun e brendëshëm(Ditmiiiiiiiir a je mirë?), Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Punëve Publike. Është derdhur para publike pa fund aq sa nuk do të keni kohë të vizitoni gjithë pavjonet në dy katet e Pallatit të Kongreseve. Niseni të hyni të njihni ekonominë dhe ndesheni me qeverinë.
Dhe më gallata e gjithë gallatave të këti fundnëntori e dini kush është?
Ju të dashur qytetarë shqiptarë taksapagues duhet të paguani 1000 lekë për të hyrë e të shikoni nga afër çuditë e dhëndërit.
1 mijë lekë të shikoni fotografitë sesi policia u vendos gjoba në rrugë
1 mijë lekë të shikoni fotografitë sesi pret faturat CEZ-i
1 mijë lekë të shikoni fotografitë sesi duket bregdeti i Jalës
1 mijë lekë të shikoni fotografitë sesi punojnë disa hallexhinj në një asfaltim rruge
1 mijë lekë të shikoni fotografitë sesi qëllon pa pagesë me një kallash një ushtar shqiptar me pagesë
1 mijë lekë të shikoni fotografitë sesi një fermer nga Lusnja ushqen një lopë hollandeze
1 mijë lekë të shikoni fotografitë sesi duken kërnackat e bashkisë së Korçës
1 mijë lekë të shikoni fotografitë sesi duken guackat buzë detit të bashkisë së Durrësit
1 mijë lekë të shikoni fotografitë sesi një sanitare lan shurën e një pacienti në një spital publik…
Pra ka paguar lekë qeveria për të bërë reklamë, por duhet të paguani edhe ju të dashur bashkëkombas të shikoni sesi duken reklamat me paratë e taksave tuaja. Sa për dijeni po u kujtoj se 1 metër katror Luani e shet 100 euro në ditë nga 22 deri më 27 nëntor, ndërsa për sipërfaqet ekspozuese po u këshilloj të shkoni ti shikoni me sytë tuaj.
Si, s’keni lekë se u duhen për festa? Prisni një minutë ju lutem!
Kam disa pyetje për ty i dashur kryeminstri Edi Rama:
1-Nëse nesër do shkosh ta vizitosh panairin do mundesh ti thuash Luanit të Elonës tua kursej njerëzve 1 mijë lekshin dhe ti lerë dyert hapur për njerëzit?
2-Kur erdhi Papa Francesku harxhove miljona të rregulloje fasadat dhe të pastroje Palatin e Kongreseve. A ka mundësi që këto panairet thujse pa bukë, të bëhen në një qendër jashtë Tiranës, në biznes privat? E them këtë pasi po na kushton disa herë një panair i tillë. Një herë duke na shkatërruar një godinë luksoze dhe një herë duke paguar për një biznes privat. Meqë është privat të shkoj të gjej një ndërtesë private ose ta bëj vet në Periferi të Tiranës. Qoftë dhe sikur të vej në ndonjë pronë të Doktorit sic shkoi Tregu i Uzinës Dinamo. Ështëmë mirë se të paguajmë dhe ripaguajmë për të.
3-…A ndjeheni keq kur Lul Bashës i shkojnë mileti në miting. Patjetër që po, se hyrja në protestë është falas. Kunati i Lulit nuk është aq makut porsi Luani, tigri i qeverisë që ua përlan 1 mijë lekëshin e fundit hallexhinjve!!!
Hahahahahahaaha, panairi i kukullave. Kurre nuk shkel ne nje panair fodulleku, ku nuk ka asgje per tu pare. Prodhimet e leshit.
Pupupup, cna ka gjet me keto ide te shpelara
Ore Mane, prap qellove si kalama! Une habitem me kete mendsi komuniste qe ke. Je dhe cun i ri! Pallati i kongreseve paguhet shume shtrenjte per ti hapur dyert panaireve te ndryshme (nuk i ben gratis) ndersa panairi i librit eshte aktivitet privat dhe pronari i tij mund ta vendose cmimin sa ti doje bytha, mjafton qe te paguaje 20% tek shteti per cdo shitje. Riskun per cmimin tek dera e ka marre vete persiper duke marre parasysh qe aty mund te mos shkeli askush dhe ai leket e qirase tja paguaj nga xhepi pallatit te kongreseve…
Mane te keshilloj te merresh me institucionet shteterore si posta shqiptare psh. Qe komisionin e dergesave e kishte bere 50 leke nga 20 a 30 qe ishte (edhe pse ska shtuar asnje sportel apo komoditet) . Merru me energjine elektrike qe po i rrisin cmimin, merru me premtimin e rilindjes per heqjen e taksave per kater produktet e shportes (qe nuk u hoqen kurre) , merru me shendetesine qe nuk u be falas dhe eshte per ibret ! Mund te merresh dhe me Alban Skenderajn qe edhe pse ja financonte koncertin recital ministria e Erion Velise, e kishte vene bileten 1000 leke. LERE REHAT. PRIVATIN SE ME TAKSEN E. TIJ PAGUHET BYTHA JOTE
Kush karin eshte ky Luan “Koqja”?
eshte Luan Mehmeti burri i dyte i vajzes se Dritero Agollit, Elones. Ose me sakte ish burri i pare i Lajla Pernaskes.
Mese e vertete,te paguash per ato qe expozojne mallin e tyre,cudira pa fund
SUPER
E kuptoni o popull pse nuk denohet Berisha? Fare e qarte ka mbeshtetjen e socialisteve te vjeter te tipit Dritero, Ruci, Ben Blushi etj, te cilet Jane te nderthurur keq me interesa ekonomike. Nga ana tjeter eshte Meta e keshtu me rradhe. Lemshi eshte mbeshtjelle keq.
shume e sakte !
Blendi,je 1-ish daku.
Mos tu thaft kurr boja e penës dhe drita e mëndjes.
Sakte. Nje verejte: meqenese e kujtove tregun Dinamo, duhet te shkruash me shpesh per birbot qe llogarisin popullin si leshko. Do kete edhe pelivanlliqe te tjera si puna e tregut, ku cvendosjet apo pazare behen per betonizimin e qyteteve qe lulet,liket, e laqot kame-leone te mbushin thaset.
Te lumte Bledi.Kjo eshte nje kritike e vlefshme per Qeverine dhe Kryeministrin qe nuk duhet te perkedhelin kurre lepiresit e pushteteve te cilet luajne zgerdhihen me varferine e tejskajshme te popullit.Jam i majte dhe nuk ndihem mire kur degjoj te tilla gjera por une fjalen tende e besoj se si i thone nje fjale ju jeni brisk per koke.
Po ku je more Bledi, ke kohe qe na ke humbur ,shkrimet e tua jane plot vertetesi dhe humor .
MEGJITHESE kam respekt per ty more Bledi,por me kete shkrim …..me duket se ke pas dhimbje te forta dhemballe……..
Ky Blendi nuk mbush dhe aq mire,por te rrime shtrember e te flasim drejte:-ka plotesisht te drejte.Mos shkruaj me per kete jave Bledi.
Luan Muhametaj
…bir Selman i nenes, ke te qaj me pare, njerin e kesh nip e tjetrin e kesh djale…
bravo Bledi!
Tani ky stili i Z.Agolli per te ” respektuar ” karriken Kryeministrore
te rralles, eshte i njohur.
Po çfar t’i bejme, eshte moshe e thyer tashme.
Ca goje te liga, thone qe kete ves e ka patur qysh ne rinine e tija.
Por ca huqe edhe falen, kur ke bere disa pune te mira.
hahahha…o Mane po pse ja vjedh pseudinimin Tigri te vetem te qeverise te madhit Ben Ahmetaj apo mbiemri me Muhametaj!!
Sa te kemi ministra groteske e karagjoza qe duan vetem te dalin ne televuzione e te bejne leke me reklmama keq e me keq do veje kjo pune.
Po e kane ish ekspoziten shqiperia sot.Pse nuk organizohen atje panairet.Pse i prishin ato pak institucione cilesore per nje biznes te nje ishskenderbeksi qe u be fotograf e me vone biznesmen panairesh.Ky eshte shembulli se si kane shkerrdhyer ne kete vend cdo gje qe eshte prone publike.
Burre me te poshter se ky Luan iKLIK EXPO KLIK nuk gjendet!
Bravo Bledi!Te na thone ne fund sa kontrata jane lidhur!
Ja ke fut kot o Mane! Te lexojme e te pelqejme se perpiqesh te shkruash per raste personash por qe perbejne dukuri qe kane shtremberuar nje shtet e nje sistem, por jo si ky rasti me lart ku rekesh te na mbushesh mendjen se opurtunizmi i nje sipermarresi na paska mbajtur ne fuqi Berishen apo solli ne bashki Bashen! Nese ke ndonje merak me Driteroin, nuk e kuptoj perse i shton mbrapa dhe emrin e Sadijes apo nese ke ndonje merak me Luanin perse i shton mbrapa emrin e Elones? Apo tani eshte pak larg 8 Marsi dhe ai artikulli jot per grate?
Nqs do te meresh me raste oportunizmi, ke te fresket rastin e Gimes se RedBullit qe po tenton te beje ligje qe i shkojne per shtat vetem biznesit te tij, se tek pallati i kongreseve zhvillohen lloj-lloj panairesh e nuk eshte ky i vetmi. Panairi nuk eshte uje, buke apo drita qe cdokush duhet ti konsumoje, ndaj edhe kete “indinjim” per cmimin 1000 leke (te vjetra)nuk e kuptoj nga e ke…..Mos merr edhe ti kot me la hesape personale!
O daku, “shqiperia sot” eshte rrafshuar qe ne kohe te qoftelargut sb. Eshte bo parking ne pritje te lejes se shkerdhimit me falni ndertimit. Sa ta sqarojne ata lart se kush dorovit me shume ketu poshte dhe do bejme ca kulla 55 kateshe ku njerezit do jetojne si milingonat kuptohet nese gjejne vend parkimi te unaza re.
Bledo je i modh!!
Nje e dhime dor per dor!
Edo, per ty Rama e kom fjalen, kujdes shoku se mos dehesh.., se ta shkru Bledi pastaj, s’ta perton!
Ke shume te drejte Z.Bledi.Te gjithe biznesmenet qe kane darovitur Qeverine e Qoftelargut qe u shporr , i jane rrethe qarkue Qeverise Aktuale. dhe zoti Rama merret me retorika …. , menje fjale ia fut pordhes si Don Kishoti.E kemi marre vesh qe zagaret qe u qeruan kane qene Tartabiqe , po me duket se po zevendsohen nga te njejtet malukate qe kane marre tesera te tjera.Po nuk morret masa konkrete ndeshkimore karshi Hajduteve , Grabitsave ,Rrushfetxhinjeve e tj., nuk keni per te patur gje ne terezi.
bravo Tema
po c’pret nga Agollet dhe kelyshet e tyre! Si e nisen, do ta grisin. Laj e lyej e rrembe. Tani ben nje poezi Driteroi per Ramen dhe mbyllet puna eketij “patriarku” maskara
Shkrim me idjot me lidhje fare kot s’mund te lexosh me kurre…Gazetar leshi…
dalipi
Kam disa jave qe jam “ftohur” me gazeten Tema pasi eshte rrjeshtuar gabimisht ne hordhine e atyre qe vazhdojne gostine 22 vjecare me kufomen e Enver Hoxhes.
Para viteve 80-90 kam qene i shokuar jo nga bemat “e tmerreshme” te atij sistemi ne ate kohe por nga paturpesia e disa kokave si Kadareja apo Agolli qe ishin bere njesh me regjimin.I takoj atij brezi qe keto i shikojne keto si dy korifenjte e letrave por dhe dy nga me percuesit me te pacipe te “vijes partise” ne masat popullore.Biles keto kane qene me Envere se Enveri.
Kanibalja ndodhi ne pragun e kalimit nga sistemi nje partiak ne pluralizem kur keto “dy bobolet” e Enverit ishin nga te paret qe braktisen anijen kur ajo ishte permbysur.
Qofte Agolli dhe Kadareja nuk mund ti shpetojne krimit te tyre ne “monsterzimin” e Enverit.Biles dhe Arvizute qe shqiptojne pa pike turpi fjalen monster per Enver Hoxhen kane pergjegjsi kryesore se ai u be i tille nga nje rrethim monster 40 vjecar…Ai ju pergjigj monstrave qe e rrethonin me te njejten menyre.
Ka rreth 2-3 muaj qe ka nisur nje fushate vampiroide karshi Enver Hoxhes per te denigruar 70 vjetorin e Clirimit.Ne krye te kesaj hordhie cuditerisht nuk jane vene te perndjekuri politike por pikerisht ato qe e ndihmuan me veprimet e mos-veprimet e tyre “lulzimin” e Enverit.
Ishte nje “dirty job” qofte e Edi Rames dhe Arvizuse qe i vinte nga mbrapa ne Bun’kar’tin e Enverit.Ne nje kohe qe permendorja e Ahmet Zogut ketij tradhetari ngrihet ne Tirane perse te gjitha baterite duhet ti harxhojme ne Bunkart kur ai ishte pere te mos lene shqiperine si Zogu qe ja mbathi.Fakti qe Berisha nuk eshte ne burg akoma eshte nje vlersim kozmik per enver hoxhen…Trima kanibale me “kriminelin’ e vdekur Enver dhe zorraxhin me kriminelin e gjalle Berishe..
Ne keto perverset nuk mungoi dhe Blendi Mane qe na i peshtirosi ne nje fotografi me telefonin e “dulles”
Kjo eshte shqiperia e ndyre e Bledi fejziut dhe Blendi Maneziut.
Ky i fundit bashke me Ed Ramushin nuk kane mendere te burgosin Berishen kete monstre shteti te arvizuse qe eshte gjalle por tregohen trima me varrin e Enverit.
Jane keto poshtersi qe kane ndodhur keto 22 vjet ku sindromi “agollizimit” nga nje boleferkues i Enverit khehet ne vampiroid duke u krekosur dhe si disindent eshte shkaku kryesor qe ai vend eshte kthyer ne Monsterland.
Edhe stafi i ekspozite-beresve te Elones dhe kollovarit Luan tregon se biznesi i piste i tyre eshte i mbeshtetur ne dy bazamente ne Sali Bashen dhe ne Edi Meten dhe kjo tregon se 23 qershori 2013 ishte nje bllof i gatuar ne guzhina te pista ambasadash ku dhe vuvuzela si Blendi Mane,Mero Baze,Enver Robelli,Tak ngjala,tos lubonja e deri te mesilat dhe bujar nishani jane vene rradhe ne sofren e shtruar me kockat e enver hoxhes qe me shume po ja shtojne lavdine ne kete 70-vjetor .Dhe ai qe foli nga Bun’kart eshte per ti then vari’kart.
?
Konseguent ne idealet e tua Bledi dhe per kete te falenderoj !
Nqs eshte keshtu sic thote Bledi,eshte vertet shume keq.Ate qe ben qeveria duhet ta shohi vet populli dhe jo ta reklamoje ne panaire.Kjo quhet demagogji!Bejne mire mos harxhojne parate per te mbushur xhepin e ndonje tjetri!!
Bledi,je Njesh ! i thua gjerat sic jane…!!
..Bravo Bledi..!!
I persosur ky demaskim i lavireve te pushteteve qe vene e vijne nen dritehijen e Administratoreve te ketij vendi!Me pelqeu ekspozimi qe i bene Luani, luaneve te qeverise, por do te doja ti sygjeroja qe te kishte shtuar edhe nje pavion per 21 Janarin se si Sala telekomandonte armet e snajperave duke qelluar mbi protestuesit e 21 Janarit e njekohesisht pinte birre me Administratorin e ketij vendi dhe raki me vjerrin e Luanit.E pra i dashur Blendi a s’eshte kjo demokracia qe mbollem nen hijen e Palmave te lavireve e lavireve enkas per keta qeveritare?A se shikon i dashur se si edhe pianeci Fatos edhe Rama ehte bere pale me Saline duke premtuar heshtje per vjedhjet,vrasjet,privatizimet e deri tek shitjet e trojeve shqipetare gjeneraeve te lojrae te fatit!S’me ngelet gje tjeter veçse te uroj me vargjet e kenges se vjeter ” Bjerri gajdes gajdexhi”dhe uroje te te lexoje ky kodosh populli qe ka me te shtrenjt telenovelat turke se sa jeten e tij!
S’ka koment,
as për përmbajtjen
as për shtilin e të shkruarit.
Të lumt.
Ku jeni o RilindoQoor-Shurdha
s’ju delka zoni sot!
—- te telendisni Pikturistit per pune te njejte si te shpellarit sb?
Ngaterroheni dele, e dij, se ky o piktor (leshi) kurse shpellari qe doktor (dhish)!!
Partia t’ju rroje dele mos j’u lonte zoti pa fatoser e edviner
pa kalamaqerit jau boni kurban, e dij, xhahili nuk ka brina…
(truni nujç, nuk ka pyke qe ha, i ziu)
Eeeeeeeh une i ziu, kur te mbyt Xhahileria,
atdheu o ne rrezik!
Prandaj tallin leshte shpellare e rilindoqorre, mbaron njoni 8 vjet- vjen tjetri si Mesia me kembore e brina…
Mire na e bojne derisa
ky popull- dele shkon mbas Daulleve- premtime & pallavra,
gjysma mbas cjapit blu, gjysma mbas cjapit mavri,
Eh c’mire jau bojne o papagaj te cpuplum!!
Me krra-krra: rrofte edvini – rrofte saliu, nuk ka gjo tjeter vec KESAJ Xhungle !
Te dy kopete jane Hijena mafiozo- sharlatane,
mblidheni mendjen,
o cjeeeeeepe te zgjebur,
vec te ngjyera me bojna,
o deeeeeele!
Kur ta merrni vesh, do i kini shpetu femijet!
Me nji ‘bled’ nuk vjen Pranvera!…
Njoni qe i qan hallin bledit per dhimbje dhemballe i them: ti lali kujdes trunin,
se te paska shku per lesh, sepaku per lesh!
(derisa ndin dhimbjen e bledit por jo te trunit tat, mik)
Te uroj bled, per liridashjen!
Mase i shpeton nga zgjebja ca deeeledasher!
Bravo, or çun! Ke qëlluar me çomange dhe ua bëre kurrizin më të butë se barkun. Në i kanë zënë veshët me dyllë dhe në kanë syze të zeza, punë për ta. Ta dinë që populli ua lexon teskeretë nga xhepi!
Po po ti lexoje populli, ti zjeje e tu pije lengun leximeve.
Shume bukur e ke shkruar. Organizatoret duhet te paguajne qe te kene pjesemarrje sa me te madhe ne panair, e jo te paguajne njerezit, qe po denjojne t’ua hedhin syte mallrave te ekspozuara aty. Pse ne fillim te viteve 90′ jemi akoma kur s’kishim pare gje me sy.
Por njerezit me mire ato pare t’i mbajne e t’i blejne ndonje hamburger serb me salçiçe aty para salles, se edhe ato i shesin sa nje pjate e zakonshme me mish dhe garniture ne restorantet e zakonshme te qytetit.
shqiperia nuk ka pasur asnjer trazicion te gjithe ata qe kan patur pushtet ne ate kohe kan dhe sot,te cilat ikan ber monopole,prandaj duhet nje revolucion qew te gjithe ata qe ikan sherbyer ati regjimi po i sherbejn akoma dhe sot interesat jan me te medhaja.prandaj ky brezi iri qe ka punuar jasht duhet te perplaset me keto fundrina te ati sistemi qe na la mbrapa dhe po na le akoma,prandaj mos kini besim tek asnjeri,se nuk do jubejn gje, torte e hane ata qe jan mesuar.
Mire o Bledi ja qeshem, e perqeshem, u gajasem, po eshte lluks sarkazma, i keshillohet vendeve me rehati ekonomike, vendeve ku niveli i larte kulturor i njerzve i fal autoritet sarkazmes. Ktu spo pyesin per shkelje ekstreme ligji o Bledi, su ben syri terr per ironi e sarkazma. Nuk mendoj se gazetaria sarkastike ne kete moment mund te beje ndonje sherbim qofte edhe ne aspektin sensibilizues.
Ceshtjet serioze, duhet trajtuar me seriozitet, perndryshe tallim veten.
edhe kjo qeveri i ka ber duart pise jo me gjak por me taksat e institucioneve qe do ti paguajne luanit dhe luaneshes e tej