Në fillim dolën të tepërt gazetarët. Moda e re e komunikimit publik, që futi Edi Rama në Partinë Socialiste vite më parë dhe që u kopjua nga Berisha e Basha, i nxorri jashtë loje gazetarët që raportonin nga selitë e partive. Para tyre shfaqej zakonisht një vajzë e bukur, që kishtë bërë prova para pasqyrës, lexonte një tekst dhe ikte me vrap, pa marrë as përgjegjësi të sqaronte çfarë tha dhe as guxim të thoshte diçka më shumë.
Pas zhdukjes së gazetarit i erdhi radha zhdukjes së kameramanit. Nga këto konferenca, filluan të dërgohen kasetat nëpër redaksi apo të prodhohej sinjali me livestream, duke e marrë të gjithë falas.
Tani po zhduken dhe montazhierët nga televizionet. Kasetat po vijnë gati, të montuara me gjithë siglat e televizionit përkatës nga zyrat e partive. Lulzim Basha, së paku po ia arrin ta bëjë këtë çdo ditë.
Për hir të së vërtetës, këtë modë e nisi Edi Rama qysh në vitin 2009, gjatë fushatës elektorale, nën panikun se gazetarët e lehtë apo media e kontrolluar nga Berisha, i çorodiste mesazhet politike. Kam qenë vazhdimisht kritik ndaj kësaj metode, e cila tentoi të zbutej në vitin 2013, duke ofruar edhe kasetën, por duke lejuar edhe gazetarët të raportonin për takimet elektorale. Disa televizione kombëtare justifikonin transmetimin e tyre me balancimin e kohës televizive, ndërkohë që publiku merrte një produkt të gatshëm, të manipuluar politikisht, që nuk kishte të bënte fare me realitetin.
Lulzim Basha, i nisur të kopjojë çdo gjë nga Edi Rama, që nga shëtitjet nëpër Shqipëri, tek nxjerrja e recitueseve të deklaratave e deri tek prodhimi i lajmeve me kaseta, po thyen rekorde të reja. Ky, jo vetëm që po bën teatër me kaseta të prodhuara në Bashki nga frika e përballjes me njerëzit dhe lejimin e medias në takime, por po kalon në forma më ekstreme dhe të keqpërdrimit të fëmijëve për qëllime politike siç ishte rasti i djeshëm.
Një media lokale në Shkodër e denoncoi përse nuk e kishte lejuar të filmonte takimin, ndërsa televizionet lokale dhe qendrore të Tiranës, pa asnjë brerje ndërgjegjie transmetojnë sot, të dielën, kronika të prodhuara në Bashki për ngjarje që kanë ndodhur të shtunën në Shkodër dhe ku kamerat e tyre nuk janë lejuar. Përfytyro që “Top Chanel”, “Tv Klan”, “Ora News” apo “News 24” kanë investuar në studio lëvizëse dhe goxha teknikë që të jenë të parët për lajmin që ndodh. Dhe pikërisht tek një pjesë e rëndësishme e ngjarjeve të vendit, që kanë të bëjnë me opozitën, jo vetëm që nxjerrin jashtë loje gjithë teknikën e tyre, por nxjerrin edhe profesionin, duke ia besuar lajmin, pikës së montazhit në Bashki.
Lulzim Basha po del nëpër qytetet sipas stilit të Edi Ramës dhe mirë bën. Media duhet ta ndjekë nga pas dhe duhet të raportoj bashkëbisedimin e tij me qyetarët, që të mos prodhohen kaseta nga ato që një kryetar partie i njohur si i tillë për 20 vjet të thotë në kamerën e Bashkisë; “unë jam një socialist i zhgënjyer”, apo që një vajzë 10 vjeçe të qajë para Lulzim Bashës për bukë dhe ky tipi që ka lënë 8 fëmijë jetimë me dorë të tij, pasi u ka vrarë prindërit, bën sikur preket e i rrëshqasin lotë.
Ky është një teatër i shpifur, për të cilin nuk ka faj Lulëim basha. Ai në këtë vend nuk ka bërë kurrë ndonjë gjë i pari. Metodën e prodhimit të kasetave e ka marrë nga Edi Rama, kurse lehtësinë e transmetimit të gënjeshtrave e ka dhuratë nga media sipërfaqësore shqiptare.
Fushatat propagandistike me kaseta të prodhuara janë fushata reklamash politike. Nëse Basha ka dëshirë t’i bëjë ato, le t’i bëjë. Le të paguajë kohën televizive dhe televizionet ta transmetojnë nën siglën reklamë, siç e parashikon ligji për Televizonin në Shqipëri. Një televizion nuk mund të transmetojë një produkt të gatshëm të ofruar nga një subjekt politik dhe ta shesë atë për raportim gazetaresk. Ajo që po bën Basha aktualisht dhe ajo që ka bërë Rama në fushatën elektorale së bashku me Berishën, është një shkelje e hapur e ligjit dhe e ndershmërisë së gazetarëve me publikun.
Kur një qytetar ulet të shikojë lajmet në një kanal televiziv, ai beson se po shikon politikën redaksionale të televizionit dhe raportimin e gazetarit dhe jo kasetën e Kunatit prodhuar në Bashki dhe shitur televizioneve që ia bëjnë si nder pa para. Basha ka boll lekë dhe për të paguar lajme të tilla. Do ishte më e ndershme t’i paguante dhe ne t’i shikonim kaseta të tilla nën siglën “reklamë”, jo nën maskën e një raportimi gazetareskë. Dhe meqë nuk jemi shumë larg fushatës, kjo gjë është mirë të përfshihet në ndryshimet ligjore për sjelljen e medias në fushatë elektorale. Por meqë kjo është në dorë të politikës, dhe mund të dështojë. Por një gjë është në dorën të medias; të mos transmetojë asgjë që nuk e ka prodhuar vet. Këtë mund ta bëj, nëse nuk do që të bëhet e padobishme shumë shpejt edhe për politikanët. Kështu si janë katandisur televizionet, janë vetëm rrjete transmetimi gënjeshtrash të partive. Për këtë punë ato kanë rrjetet sociale dhe nuk u hyjnë shumë në punë televizionet. Diferenca mes gazetarëve dhe rrjeteve sociale, është pikërisht përgjegjësia dhe besueshmëria e raportimit. Një pasuri që gazetarët shqiptarë po e dorëzojnë me dorë të vet, si një kokë të ofruar në sini, për t’u prerë nga politika.
DIHET QE RJETET SOCIALE JANE BERE TANI ME TE BESUARA SE ;GAZETARET;
Mero, ta njohim vendin e liderit ne gazetarine politike shqiptare, fuqine dhe shpejtesine e jashtezakonshme te penes, por kete editorial te sotem e ke te dobet. Fjalia e fundit eshte 100% e vertete, por ke dhene vetem pasojen, pa germuar ne shkaqet e verteta:
GAZETARISE SHQIPTARE I KA SHKUAR CILESIA ME POSHTE SE “MEDIOKRE”. Nuk sjellin me lajme nga terreni por vetem nga rrjetet sociale, gazetari investigative anemike, mosverifikim te lajmeve te degjuara neper klube, dhe analiza bajate dhe te shpesh te paguara.
Ja 2-3 shembuj te fresket, ku gabojne edhe per lajmet sportive:
– Ti bere nje editorial te mrekullueshem per rastin e protestes ne Fakultetin e Gjeologji-Minierave, por me sa mesova me vone ishte i bazuar ne fakte gjysem te verteta. Fakulteti nuk ishte larguar qe aty, por thjeshte ishte zvogeluar (reflekton interesin e studenteve per kete dege) dhe kjo ka filluar shekuj me pare qe kur eshte vendosur Shkolla e Magjistratures aty.
– Gjate javeve te fundit tema e Kombetares se Futbollit ka qene shume e nxehte. Ne te gjitha TV qe kam degjaur komenteve para, gjate dhe pas ndeshjes me Serbine dhe Francen thuhet qe vendi trete i grupit shkon ne play-off dhe kemi shance te mira sepse do te luajme me ekipe relativisht te dobeta. Nuk ka asnje gazetar qe te thote “nuk ka play-off” per vendet e treta, por 1 nga vendet e treta kualifikohet direkt sipas nje formule te mirepercaktuar.
– Ne rastin e meadaljeve te arta te marra ne boterorin e peshengritjes ka nje diference gjigande midis medaljes kampion bote te marre nga Daniel Godelli dhe asaj te Romela Beges. I pari ne Olimpiade perkthehet medalie ari, e dyta ne Olimpriade do te thote thjesht pjesemarrese. Askund nuk e degjova kete.
Mero gazetari, Luli e ka pake LITARE…, trupi I ti duhet prere me gershere te ndryshkura Labe.Po ju kapedana(komentuse) Cfare do te thoni per Lule Bashen?
O Litar djali mbaje vetem …….
Ke tè drejtè z.Mero por jo vetèm gazetaret raporues por edhe ata analist janè bère tè pavlerè nè publik pèr lojèn e fèlliqur qè bèjnè.Populli i shikon dhe i vlerèson,merita e tyre èshtè zero,po bèhen shumè tè neveritshèm,nuk ja vlen ti dègjosh.
Luli ka filluar fushaten,kurse Berisha eshte ne “proteste”,ka ftuar krye sindikalistin e “pavarur”,qe tani s’ja varrin as shoferet e furgonave 8 + 1.
Rregjistrime mund te bej vetem Fiks-Fare,po te deshiroj Filipi.
Filmime ku nje shesh 50m,duket sikur eshte 500m,filmime me kend te shtrire.
Te ashtuquajturit gazetare sot jane specie ne zhdukje, sepse lepin ata qe i paguajn. Gazetaret sot s’kane bythe te shkruajn te verteten kur bie ndesh me ate qe ju paguan dhe qe ju jep privilegje. Pse nuk e ke bere kete shkrim ti qe quhesh gazetar qe atehere kur e paska nisur Edi Rama kete loje dhe qe ty te paska bere pershtypje qe atehere por ke heshtur, por e shkruan sot kur Lul Basha e ka kopjuar nga ai. Nuk te duket pak si shkrim vet-diskretitues ky tashti. Nuk te duket se je gazetar i njeanshem. Prandaj do shuhet kjo gazetaria juaj. Dhe mire e tha ai akademiku qe foli per librin e Fevziut, si gazetat qe njerezit i blejn per te fshire bythen. E drejta eshte nje dhe jo kur te intereson e shef e kur nuk te intereson mbyll syte e fut penen ne xhep. Po ti i paske thene Edi Rames atehere neve ne gazete nuk na ke thene gje, tamam si ai dhendri qe i paska thene vjehrrit qe nuk ka djath dhe na e serviri sot per ta quajtur te persekutuar. E kupton tashti qe jeni te gjithe dhendure ju, te gjithe njesoj. Ndryshon vetem emri i vjehrrit. Prandaj do ju marri lumi dalngadale ju gazetareve dhe reportereve bashke me gazetat e mediat tuaja aspak profesionale. Tamam leter higjenike qe perhapni eren e atij qe e ka perdorur.
O Mero mos fol se si jane katandisur rrjetet sociale ,shiko si je katandisur vete ,ne nje vasal i Rilindjes se leshit,qe din te beje vetem
krahasime me ishqeverine .Kjo nuk mund te quhet Rilindje qe i ka ngelur ora mbrapa .Te turpshem ata ,akoma me te turpshem keta .Mjere ky popull qe shikon vetem teater politik.
Mire e ke o Mero po Rama i con akoma kasetat gati edhe tani qe eshte kryeminister. Pse nuk e permend kete ti?
Duke filluar nga ty Mero Bazja…po ndjek politiken e partise ne lidhje me lazaratin.sa ishte hashashi u shqyet si qente per lazaratin..tani qe ska me nuk shkoni me te shikoni se ca ben policia ne ate fshat dhe si po shkel ligjin cdo dite.para disa ditesh Arben Mecaj kish shkruar se si eurot e lazaratit ndikojne ne ekonomine shqiptare..ju as qe u interesuat qe ta botonit sepse linja e partise nuk te lejon te shkruash dicka pozitive per lazaratin..perfundimisht jeni plehra te gjithe, dhe mos ben virgjereshen .ti je kryeservili tyre.tung.
Cfare pozitive ka Lazarati more merhum, ishte turpi i Shqiperise dhe tani po dalin sikur po vuajne, pyet ndonje refufagjat ne Evrope se te thone cfare do bente nje shtet evropian me keta funderrina parazitare qe fitojne miliarda dhe po na tregoni se paskan mbetur tani pa buke dhe na paskan qene faktor i rritjes se ekonomise?
Ne vend qe tu vije turp per origjinen qe e katandiset emrin e Lazaratit si mos me keq, paske goje per tu ankuar?
Shtrojuni punes o dembele qe mesuat edhe femijet tuaj me hashash!!!
Nuk presim qe plehra komuniste si tipi jot te vleresojne lazaratin ..por me pak shifra 4.5 mild euro hynin valute ne tregun shqiptar dhe shperndaheshin qe nga fshatari i renuar e deri te ty qe e konsumoje .apo je i kokes ti ?parimi komunist predikon te gjithe njesoj por njesoj te varfer dhe jo te pasur ,sic e doni ju popullin te gjithe lypes .sa per jashte tre zona ne greqi dhe disa ne itali prodhojne me shumice por populli dhe mediat e duan vendin e tyre nuk jane plehra si puna jote .ske pare gje akoma se sa shtrenjte do ta paguaje shqiperia shkaterimin e lazaratit .uroj qe dhe ti dhe familja jote te jete pjesetare e lypsave te ardheshem ..tung
Me kujtohet kur debatonim ketu per zgjedhjet lokale.Biles me pare, se ke do kandidonte PS per kryebashkiak.Une isha per Shalsin, meqe vinte nga eksperienca si nenkryetar, pasi Edi duhej te perqendrohej ne drejtimin è PS, por e dime tanime historine si shkuan gjerat.Basha beri ate fushaten me kaseta, biles fitoi pak muaj pas nje masakre evidente ne bulevardin kryesor te Shqiperise,qe ka dhe emer te shenjte,”Deshmoret e Kombit”. Ne gjykimin tim Bashen e morren per dore dhe ai vecse dha trupin me qira per ate farse elektorale, qe ia dhane ta fitonte sic fitohet nje ndeshje e trukuar. Ku ishin keta gazetaret e raportit kur u loz kjo estrade me ambasadore llereperveshur? Nuk ishin z.Mero, sepse mediat nuk kane pavaresi e nuk ka si ta kene.Mediat dhe politika ne Shqiperi jane dublantet e njera-tjetres dhe ndajne benefitet. Kur Bashen e bene te fitoje si kryebashkiak 3 muaj pas masakres se 21 janarit atehere keto grupe jashte e brenda vendit jane te afta per ambicje edhe me te medha. Paguajne, blejne, bejne shantazh ose tek e fundit, ofrojne marreveshje te fshehta. Mos u tallni me Bashen, se do ta kemi jo larg te parin e vendit; ata qe e levizin me spango si ne teatrin e kukullave jane ustallare te rregjur. Bej vetem pyetjen: per interes te kujt ka “Bashe” ne fushen e shahut? Nje gazetar i mire investigativ do dinte te jepte pergjigje.
Kam mendimin se Lule Bashes duhet ti kercasin zogun e Fevziut. Meqe ky Fevzo korani eshte mesuar me zogun e Zhyljenit ndoshta e suporton edhe kete te Lules meqe ia kane marre dore te dy kesaj pune.
Luli e ben shume shumtuar manipulimin e opionionit, po aq di. Me te rrezikshem jane keto mavite dhe LSI-ja, qe kane lidhur pas vetes mediat me para, reklama e favore, por mbi te gjitha kane filluar publicitetin e terthorte ne rrjetet sociale.
Ndersa une mendoi se ky Lulka,pa dashje po tallet me kte pjese te miletit,dhe arsyeja eshte e thjeshte.
1- A u thote dote qytetareve ky qe 8 vitet qe lame pas ishim shesh me lule dhe keta per nje vit na mbuluan me ferra?
2-Me cfar alternative del ky neper takime,se neve po degjoim vetem prishjen e ndrtimeve pa leje,pagesen e energjise elektrike dhe rritjen e taksave.
3-ne keto takime qe ka bere,a i ka bere njeri ndonje pyetje qe:”sikur ne kte moment te maresh ti pushtetin o Luli,cfar do besh?.
Mero djali,ti shquhesh për gjetjen e “brimave të çelësave” të dyerve politikë të politikanëve. Kjo më pëlqen.Po të lutem gjeji edhe Lulkës një foto nudo,siç ja gjete Ed Ramës atëherë,ta shohim lakuriq njëherë. Se në Hollandë ka plazhe nudosh dhe kushedi,meqë edhe Lulka si student atje nuk ja ka var shumë studimit,mund të ketë qënë atje me të “dashurin” e vet.Pafshim njëherëpërnjëherë.Dhe…se harrova, na gjej SKYPIONIN.
Ore Mero me HORMONE kudo edhe ne politike , bile hormopolitizimi n’a nxorri të paret në planet , të dytet pas Gjermanise te paret per energjine berthamore ne vrasjet ne bulevard ne not e plot e plot fusha te tjera. Lere LULIN të lumturohet nga hormopolitizimi
O Mero edhe gazetaret e mediave nuk jane profesional ne raportimet e tyre bile bile jane dezinformues…nuk e di por me duken edhe cipeplasur nganjehere,edhe qerose edhe fodulle edhe te panxene…si vete shoqeria Mero e ke parasysh…
Me kte media e cila nuk arrin qe ne fund te muajit, nuk arrin te paguaj puntoret e saj, eshte normale qe keshtu do funksionoje. Pra eshte nje “marveshje e padeshiruar” qe mediat sot bejne per hir te mbetjes se tyre ne treg. Pa diskitim qe kjo e ben median te dobet e te keqperdoret nga kta politikane te cilet ja dijn mire vleren asaj. Per mendimin tim, kjo qe po ndodh nuk eshte asgje pervecse nje stil diktatorial i moderuar, ne dhenien e informacionit. Tu hedhesh hi syve popullit eshte shume e ulet, e medias i del per detyre te mos behet pale me ta, por te beje detyren e saj te shenjte, te informoje publikun me informacione te verteta, e te mos behet “lopata” qe hedh balte, ne doren e politikes.
A mund te fajesohet Basha apo Rama edhe per faktin se gazetaret, pertojne, nuk duan, nuk lejohen apo nuk munden te bejne punen e tyre?
Nje gazetar serioz mundet shume lehte te thote se nuk e lejuan te merrte pjese ne takim, nje televizion mund te ktheje mbrapsh kasetat e servirura dhe te manipuluara e keshtu me rradhe.
Sot per te ruajtur vendin e punes mbi te gjitha duhet GUXIM!
Prandaj duheshe nje dore e forte ne AMA qe te mos lejonin te tilla lajme te montuara e te pa verteta qe mashtrojne publikun. Si dhe te vinte gjoba e saksione ndaj cdo menie vizive qejepnin lajme te montuara dhe fjalor te felliqur para shikusve te tyre kushdo qofshin ato.
I nderuar z.Baze me vjen keq qe trajtimin e kesaj çeshtje e trajton nen siglen Berishjane,Luljane e Ramjane!Kjo eshte arritur fale paaftesise Tuaj per ti bere balle sulmeve te pushteteve,fale mefshtesise gazetareske e presioneve te presidenteve te ketyre mediave qe me kollaj kishin e kane te transmentojne kaseta se sa te prodhojne lajm!Sot ne bote profesionalizmi nuk i le shteg ketij pazari qe bene politika me pushtetin e katert por demaskon ç’do dite makinacionet e tilla duke i bere ato te dalin jashte loje.Nuk ka faj Luli apo Buli qe pergatisin kaseta te montuara por ekipet gazetareske te atashuar neper tv te ndryshme qe brenda kostumit te gazetarit kane teseren e partive perkatese e per pasoje kjo edhe i pengon te thone te verteten!Bejeni lajmin siç eshte dhe do te shikoni qe vetvetiu kasetat e montuara do te djegin vetvehten si lajm i pavertete.Qe te zhvillohet demokrcia ne Shqiperi dy jane shtyllat kryesore ,drejtesia e liria e fjales nepermjet mediave te pavarura e profesioniste.
Vlera e gazetarise ka rene edhe pse shkrimet dhe emrat e gazetareve jane prone e pronarit te gazetes i cili percakton jo vetem politikat por edhe detajet e nje shkrimi. Gazetaret jane thjeshte robote qe marin komanden dhe kryejne punen. Nuk eshte faji i tyre, i ka keto fukaralleku si dhe shteti i kapur nga mafia.
Edhe Meron q
Vlera e gazetarise ka rene edhe pse shkrimet dhe gazetaret jane prone e pronarit te gazetes i cili percakton jo vetem politikat editoriale por edhe detajet e nje shkrimi. Gazetaret jane thjeshte robote qe marin komanden dhe kryejne punen. Nuk eshte faji i tyre, i ka keto fukaralleku si dhe shteti i kapur nga mafia.
Edhe Mero qe eshte veç te tjereve, nuk eshte 100% i lire te shkruaje ate qe ne e dime shume mire qe e desheron ta shkruaje dhe qe ne ja kerkojme me ngulm, por nuk mundet.
Kur shkruan per reformen ne drejtesi nuk i bie kokes ku eshte e keqja(tek e di populli ai e di edhe me mire)por i bie njecike nga kina.
Gjerat jane ber lemsh, e qe nuk e zgjidh dote kush e ka fajin, po ajo qe mund te thuash eshte qe as gazetaret qe e konsiderojne veten profesionist nuk bejne perpjekje te jene te tille, e as politikanet nuk perpiqen te bejne dicka me te perparuar po ngelen preh e ketyre marifeteve te vogla.
Pra te dy palet jane ca te flasesh e ca shohim ne tv edhe kur x a y nuk cojne kaseta.
Shumë mirë i thua gjërat ti Mero por do ishte më mirë të filloje nga gazeta tema të rregulloje shumë gjëra.shiko gazetën tënde lajme qesharake, drejtëshkrim katastrofik i gjuhes shqipe,fjalori shum i ulët i komenteve dhe ti as e vë ujin në zjarr ti rregullosh dhe ti mos shfaqësh. Ështe kthyer gazeta jote si ato faqet “CHAT” në internet. Nxirri gazetarët e tu në terren të sjellin një lajm serioz dhe hiq dorë nga lajmet copy paste. Hiq dorë nga “kallashi”e kurva të tjera si puna e saj,bëju njëher bojkot gjith lajmeve që kanë të bëjnë me kurvat si ato të politikës dhe ato të tallavave. Merru vetëm me problemet serioze të popullit se për fatkeqësi kemi boll. Dhe kur të kesh bër gjith këto gjëra atëhere boto dhe këtë shkrimin tënd më lart.një gazet quhet serioze jo nga sasia e lexuesve por nga cilësia e shkrimeve dhe cilësia e komenteve.
Nuk e besoja se ne kete gazete do shkruhej per keto “gabimeza” te vockla te Lul GJAKATAR-TRADHETARIT..
Per nje portret ne nje qoshe te ceremonise hodhi rrufete njeriu me powerfull ne shqiperi A.arvizu..
Po ato jetimet e 21 janarit qe shohin portretine yllit ne qitje cfare do mendojne..
Ne gop te semes Enveri me komunizmin e tij…tani ka ardhur koha te themi ne gop te semes dhe Saliu me Lulin e tij..por kjo jo vetem qe nuk ndodh por Arvizu (me sakte ata qe e e emrojne ate) i mbrojne keto krimeinele me cdo kusht dhe cdo cmim..
Kush ti kerkoje llogari Arvizuse per sjelljen e tij me dy standarte..Gazetaret ?? jo zoterinj gazetaret ne shqiperi jane kthyer zagare..
E pate ne 21 janari 2011.
Aristokratet gazetare bosa pinin kapucino ne kafet e Tiranes duke pare
ndeshjen si gladiatoret dikur…
I vetmi qe i tha Arvizuse STOP KINEZERIRAVE per 21 janarin qe barazoi viktimen dhe vrasesin..ai nderpreu marredheniet “dipllomatike” me gazeten SHEKULLI..CFARE INKUZICJONI…asnje gazetaruc nuk foli.
Mero mos te ngelet hatri por GAZETARIA SI PUSHTET I PESTE ESHTE KTHYER NE PUSHTET TE PISTE ku dhe ti ke kontributin negativ ne dac si dhjetorist ne dac si analist pamvarsisht nga kthesa pas 2006.
Shkurt gazetaria eshte kthyer ne nje bande mashtruesit ashtu si banda e drejtesise qe jane kthyer ne ure te pushteteve…Prandaj njerzit prapa me nostalgji sepse nuk ka as drejtesi as gazetari…
O Mero vertet politika (Edushi dhe Lulushi) kane faj per kete pune te manipulimit te miletit me kaseta te gatshem, por edhe gazetret reporterekane kusuret e tyre. Kur djali Luizes vrau katervete. Reporteret e Shqiptarkes.com dhe te A1 Report 3-4 ore pasi dhane lajmin e pare me titrat dhe me stand-up ne vendngjarje ngulnin kembe qe italiani kishte vdekur nga infarkti. Reporteret e Kar-lo Bol-inos nuk e ksihin pare si duket trupin e pergjakur te italianit as plagen ne krah tejshpuese (me dy brima plumbi dmth), as plagen tjeter ne gjok. Nuk kishin marre info nga policia as nga prokuroret ne vendngjarje as nga burri i kengetares vlonjate present ne tavoline me italianin e vrare, as nga italiani tjeter, qe shpetoi gjallle, as nga ai ish polici i Sales, qe sherbente si bicim bodigardi ne lokal etj.etj.
Keto jane reporteret e terenitdhe pronaret e mediave perkatese o Mero. Lulushi dhe Edushi gjejne shehs dhe bejne pershesh!
Nuk eshte aq e veshtire te zgjidhet nje problem i tille. Dy gjera mund te beheshin; 1) kanalet televizive te mos pranojne lajme te tilla, ose 2) kaseta te editohet ne menyre te tille qe te kete nje tekst pergjate fundit ku te thuhet se si eshte realizuar ajo dhe se kanali transmetues nuk garanton vertetesine e imazheve.
Problemi eshte se kanalet televizive nuk shohin permbajtjen e kasetes por ate te zarfit me ‘cash’.