(Përse Berisha dhe Topalli duhet të mos votojnë ndryshimet në rregulloren e re të Kuvendit)
Byroja Parlamentare e Kuvendit të Shqipërisë ka pranuar të miratohen kërkesat e opozitës lidhur me ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, ku mes të tjerash spikat sanksionimi i së drejtës së kryetarit të Grupit Parlamentar opozitar, të flasë pas çdo fjalimi të kryeministrit. Kërkesa është një nga kushtet që Partia Demokratike ka vendosur për t’u kthyer në Kuvend, dhe që Kuvendi po ja plotëson me shpejtësi dhe pa asnjë siklet.
Nuk dua të përfshihem në cilësinë ligjore që ka një ndryshim i tillë, por një qasje krejt hipokrite të opozitës ndaj të njëjtit problem dhe në një gatishmëri politike të tepëruar të shumicës për të trajtuar tekat, si kushte të opozitës.
Për ata që nuk e njohin problemin, bëhet fjalë për një nga tre ligjet e famshme që gjoja po na pengonin të hynim në Evropë, ku opozita kundërshtonte ndryshimet e rregullores së Kuvendit nga Jozefina Topalli, ku jo vetëm që ndalohej opozita të fliste pas kryeministrit, por dhe çdo sulm verbal ndaj kryeministrit konsiderohej fyerje dhe zboheshe nga Kuvendi.
Edhe pse opozita e kundërshtoi edhe pse u quajt antievropine në fund u kompleksua e votoi. Në fakt nuk është se Brukseli u mërzit shumë pse po dëmtohej opozita në Kuvend, dhe nuk është se Berishës i shërbeu se pas kësaj iku nga pushteti.
Por, tani jemi para një situate të pafytyrë. Të njëjtët njerëz që ndryshuan rregulloren e Kuvendit, që vendosën sanksione kundër opozitës dhe e përdhunuan atë publikisht ta votonte atë ligj, se ndryshe ishte kundër Evropës, tani kanë dalë nga parlamenti për llogari të kryetarit të tyre, dhe meqë kryetari i mbaroi punët, duan të kthehen me kushte qesharake për të zhbërë ligjet që kanë miratuar vetë.
Këtu kemi së paku dy probleme morale.
E para, që Berisha, Topalli dhe ata që kanë mbrojtur këtë ligj në Kuvend, të paktën të abstenojnë nga ky debat, ose të marrin pjesë në Kuvend. Nuk dua të them të kërkojnë ndjesë, se pafytyrësia e tyre nuk e njeh këtë gjest, por të paktën të heshtin kur Kuvendi është duke u dhënë një të drejtë që ata ja mohuan opozitës me dhunë dhe duke e poshtëruar para shqiptarëve si antievropiane.
Problemi i dytë është ky i shumicës, që po e miraton këtë kërkesë të opozitës me të njëjtën përulje që gëlltiti sulmet publike kur refuzonin ta votonin këtë rregullore që kapte “për zhelesh” opozitën.
Në thelb ka më shumë rëndësi fakti që shumica të ndryshojë këtë rregullore si një deformim i demokracisë i ardhur nga Berisha, se sa si një kërkesë të po atij që e bëri këtë krim. Krim pa pendim dhe pa ndëshkim, nuk mund të ketë. Meqë Berisha, Topalli dhe eunukët e tij nuk pranojnë as të pendohen dhe larg qoftë as të ndëshkohen, të paktën të mos miklohen sikur po u plotëson njeri kërkesat e tyre. Rrregullorja duhet ndryshuar si standart i demokracisë, e dhënë nga shumica dhe jo si kërkesë për ty kthyer Basha në Kuvend meqë mbaroi punët me Kuvendin, që kishte frikë mos i merrnin partinë. Ata janë sot në një pozitë qesharake, pasi po kërkojnë të shpëtojnë nga kurthi që i kanë ngritur demokracisë dhe opozitës si institucion themelor i saj. Dhe për këtë duhen trajtuar si lepuj, dhe jo si heronj ballëlartë, që u plotësohet kërkesa.
Berisha do futet ne Parlament,mbas 22 nentorit.
Pjesmarrja do jete mbas mitingut qe ai e llogarit te sukseshem,do futet krenar…..
Absolutisht e si gjithnje SHUME I SAKTE z. Baze!
Si gjithmone, analize e shkelqyer,dje per mazhorancen sot, per opaziten. Te lumte Mero.
Per PD, si nji bande antishqiptare ………NO KOMENT!
Mero,sot prisja te shkruaje nje tjeter editorial.
Titulli: “KOOPI I RI I BERISHES QUHET KOORDINATORET”…
Nentitulli:”A do te genjehen per here te trete shqiptaret???”…
Haaaaa o Mero Labi deg me (degr)!!! Nuk po thoni TROC si ajo amerikanja ne kosov (politika e kosoves e DHI)….perse nuk thoni troce o Edi I gjate perse nuk areston (Salen Topallen Lulen dhe halabaket e tipit (mul e piraveci-arbe) ….
PD e ka mare lumi o Mero,le ti bejn ca ti duan,PD eshte ne vdekje klinike. Po e keqa eshte qe kjo qeveri qe ka ardhe spo e kap te keqen na koka po na kembet. Po te fuse kokat ne burge jemi dakort qe te gjithe te ven ne burge,dhe per semaforin e kuq,dhw jo hajdutet e energjise. Po nuk futen ne burge ato koka qe iken kjo qeveri ska per te bere hajer. Te gjithe te pakenaqurit qe po ben kjo qeveri,me prishjet pa leje me gjoba dhe burge per vjellje energjie,po ndeshkoi Saliun me kulishat e tije,do ti harroin ato qe ju prishen. Po nuk vajti serra Berisha ne burge,ne 2017 Rama eshte opozit,me 100% siguri.
Zoti Baze meso nga “gazeta DITA”!? Komentet i vendosin pas nje minute dhe nuk pengo hen si gazeta Tema…,gazeta e juaj eshte si gazeta e (PDse)…..
Rri urt or ti, pushoooo! Se e shef kete thupren…?
Komentet do publikohen vetem kur te japi visto partia… e kuptove tani? Hajt kref bishtin!
po verten nuk e kupton o Mero nr 1? sala ( i vafte shpirti ne ferre) do ti mbushi mendjen Josefinkes( shpirti ne ferre i vafte buces gjithashtu) se nuk e vetem me ty sala, ja dhe mua si po ma punon, dashnori i sime bije. Bote e keqe kjo Josefinke………….
Do gjeje dicka tjeter pas kesaj kerkese, berisha ka mire parasysh parrullen bolshevike “komunisti njesdajutsja” qe do te thote “komunisti nuk dorezohet”.
ky tip nuk pranon dote te jete ne opozite,ky tip dogji shqiperine ne v.1997 dhe kur doli ne opozite beri deklaraten e pare antishqiptare: “do tua ngri buzeqeshjen ne buze” dhe per kte deklarate sajoi dhe sakrifikoi deputetin A.Hajdari per te pushtuar gjith institucionet si parlamentin,k/ministrin,radio televizionin e tje.
kjo krijese gjate gjithe kohes ne opoziten e viteve 1997-2005 asnjhere nuk luajti nje rol konstruktiv,por vetem rremuja,protesta dhe shume veprime antishqiptare.
Kjo krijese edhe kur erdhi ne pushtete ne v.2005,opozites ja mbylli te gjitha portat,ne prlament e kudo.
Kjo vemje edhe sikur 5 deputet te kete,dhe jo tani qe gabimisht ka mbi 40 deputete,kjo vemje e ndyre e tokes shqiptare nuk do te pushoi se rreshturi pa i bere keq ketij vendi.
Kur flitet per PD me vjen per te pjerdhur
Parti me ADN hajduti dhe krimineli
Hej, analist! “Bota digjet, kurva krihet” – do medonte dikush pasi te kishte lexuar titullin e editorialit.
Nga magazinat ushtarake ne Kruje mesohet se jane zhdukur rreth 12.000 kallepe tritoli !!! Jane zhdukur 12 mije bumje me sahat qe mund te shperthejne nga casti ne cast aty ku s’ta pret mendja, dhe ti vazhdon e merresh me “ndryshimet ne rregulloren e re te kuvendit”.
Vjedhja e Tritolit eshte super-skandali i radhes, Mero!
Pavaresisht asaj se kujt duhet t’i faturohet pergjegjesia. Ne fakt Min. Brend. me ne krye z. Kodheli ka bere te sajen, duke ngritur padi per zhdukjen e tritolit. Por te mos harrojme, se kemi hyre ne vitin e dyte te qeverisjes se re, dhe nje padi e tille, e cila duhej te ishte bere prej kohesh, dmth. qe ne momentin kur linden dyshimet e para per shperthime tritoli ne ate zone. Mesohet se deri tani eshte ngritur po e njejta akuze qesharake “shperdorim detyre” kunder tetarit qe i paten varur melcite ne qafe si fullajnit me kompani. Pa le pastaj po te mendosh se sa e turpshme dhe kompromentuese njeheresh ishte padia “e mbetur ne tentative” kunder imam bajalldise…
Keto jane tema te nxehta qe duhen kapur si “demi prej brireve”, dhe jo te vrasesh menjen per ato “dy problemet morale” qe kane sipas teje te ashtuquajturat opozite dhe pozite.
Nje kriminel si Berisha nuk njeh kufi,eshte pa nje fije morali,nje hipokrit I neveritshem.
Turp nje kriminel si Berisha meriton vetem percmim dhe neveri.
Eshte e holle kjo levizje qe po bene pozita e sotmez.Baze!Ajo vertet e miratoi kete ndryshim ne rregullore per te marre fjlen krye…ri i grupit parlamentar te PD ,por njekohesisht kane vendosur qe Kryeministri te mos e marr asnjehere fjalen e per pasoje perseri ata dalin ku kane qene!Me duket se Sala e ka kuptue e ka udhezue Lulin qe perseri me bojkotue Kuvendin e mos me marr pjese deri se paku me 22 Nentor ku ka ftue te gjithe ne shesh!
Ky eshte nje tregues me shume se sa tolerante eshte maxhoranca e sotme ndaj opozites.
Diskutohet per te njejtin ligj te cilin kjo e fundit e votoje vete kur ishte ne pushtet, per te denigruar opoziten e djeshme(sot maxhorance).
Nuk duhet te harrohet se kjo opozite nen kryesimin e PD-se, krijon alibira dhe insinuata sikur kesaj po u shkelen te drejtat nga Qeveria.
Kete e ben, se pari per te mbajtur rreth vehtes elektoratin qe e voton, dhe se dyti per te patur ” nje argument me shume” tek partneret nderkombetare, duke u rrekur tu tregoje atyre se sa antidemokratike eshte maxhoranca e sotme.
Eshte e kuptueshme gjithashtu se lidershipi demokrat qe thur kete strategji, e din shume mire mosefiçencen e politikave te tilla brenda dhe jashte vendit.
Por puna ja kerkon te veproje ne kete menyre, qe te kerkoje si i thone fjales “QIQRA NE HELL.”
Ndersa per qendrimet e pritura te dyshes Berisha-Topalli, per te cilat autori i shkrimit jep disa versione ose sugjerime, une personalisht mendoj se keta dhe klani i tyre i afert jane gjeneratori i te keqes jo vetem brenda PD-se, por per krejt opoziten.
Prandaj as nuk duhet me u lodh fare me ta.Keta fundrina duhen thjesht te injorohen. Do sugjeroja qe kur keta dy pisa te kene radhen per te folur, Kryeministri i vendit te mos qendroje fare ne sallen e parlamentit dhe te jete gjakftohte ndaj çdo provokimi.
Baze;
Per pjesen e pare e ke menduar holle,qe k/ministri te mos e mare fjalen asnjehere ne parlament,ben vaki, po per protesten e dt 22, nuk besoi se do kete rezultat vetem e vetem se kane ftuar dhe Gezim Kalan qe vetem kryetare i sidikatave nuk eshte.
Kryeministri mund te kerkoje te zbardhet rregullsia e lejes ne perputhje me ligjin, por kur leja eshte e rregullt kryeministrit duhet te respektoje pavaresine e institucioneve, ne kete rast te bashkise.
Prap ky i fiksuari.Sala,Luli.dhendri,mbesa,shoqja Liri,PD, dhe pastaj prap dhendri,Sala,Bija ,mbesa,e dashura e Xenit,Luli,…..pastaj prap vetem ben permutacion te personazheve.Fuck Baze$PD.