PD e ka shembullin si zhduket “Familja”!

1 Nëntor 2014, 21:07Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Lexova sot një kritikë me rrënjë mbi rolin e njerëzve të familjes Berisha në rrënimin e Partisë Demokratike. Autori ka qenë dy herë rradhazi deputet i PD-së për Kukësin në Kuvend dhe pjesë e atyre që thuajse po përjashtohen nga PD-ja kohët e fundit.

Në sulmin e tij ndaj përgjegjësive që kishte Familja Berisha në rrënimin e PD, ai i jepte peshë rekomandimeve të dhëndrit, vajzës apo djalit në strategjitë politike të PD-së, në afrimin e njerëzve, në ndërprerjen e karrierës apo katapultim të të tjerëve, e kështu me radhë. Të gjitha qëndrojnë. Është e vërtetë se pjestarët e familjes Berisha, po diktojnë çdo gjë në PD, siç është e vërtetë që kanë diktuar po ashtu deri më sot.

Por, për të kuptuar se ku qëndron kjo fuqi, duhet të krahasojmë ç’ndodh me ndikimin e Familjes në shoqërinë shqiptare dhe çfarë ndodh në PD. Gjatë kohës që Berisha ishte në pushtet, Familja ka diktuar gjithçka. Është e vërtetë që Argita ka diktuar gjithë postet kyce në administratë, kudo ku kishte nevojë të jepej një koncension, të bëhej një privatizim, një ndërhyrje në ligj etj. Shkëlzeni po ashtu kishte si ushtarë tatim- taksat, hipotekat, kthimin e pronave dhe gjyqtarët. Dhëndri merrte gjithë nënkontratat me koncensionet e mëdha që firmoste vjehrri. Gruaja nën maskën e bamirësisë u vinte gjoba biznesit dhe e ktheu atë veprimtari në një rankim biznesesh proqeveritare, një garë poshtëruese për personalitetin e çdo biznesmeni shqiptar.

Por, shikoni se çfarë ndodh një vit pasi Berisha ka ikur nga pushteti. Liria nuk është më askund. Ajo nuk bën dot më mbrëmje gala për fonde “bamirësie”, pasi tani jo vetëm që nuk i shkon njeri, por fillojnë e tregojnë dhe ç’kanë hequr prej. Shikoni Shkëlzenin që po gëzon paratë duke shetiturr uikendeve në Evropë, por u ndërron rrugë njerëzve që u ka vënë gjoba deri në 23 qershor. Është lajm i mirë që ndonjërit ka filluar dhe t’i t’ia kthejë paratë. Shikoni Argitën, ajo nuk fiton dot më 170 milion lekë në vit si pedagoge apo konsulente, pasi tani nuk e konsideron më askush si të tillë. E vlerësojnë aq sa vlen, dhe vlen shumë pak. Nuk di a i japin më rrogë bile. Shikoni Jamarbërin, tani nuk merr dot kontrata prej qindra mijëra euro, që merrte nga ata që sapo kishin firmosur koncensioni nga vjehrri i vet.

Pra, Shqipëria normale, ajo pjesë që e ka mundur Berishën, nuk ka më punë me familjen Berisha. Ata kanë miliardat e tyre dhe po i gëzojnë në qetësi, por pushteti i tyre iku bashkë me pushtetin e Sali Berishës. Dhe ndonjë atavizëm që shfaqet diku në gjyqësor apo administratë nuk është shenjë pushteti, por mbetje gjurmësh.

Kjo vlen për të kuptuar çdokush në Partinë Demokratike, se problem nuk është Jamarbëri. Ai, gruaja e tij, kunati i tij, vjehrra e tij dhe gjithë ç’kanë pjellë pas, janë një tufë parazitësh milionerë, pasuruar nga taksat tona, të cilët derisa nuk do japin llogari pse kanë vjedhur dhe kanë vrarë për të vjedhur, do t’i gëzojnë ato të qeta. Por, ata nuk kanë asnjë sistem vlerash dhe asnjë fuqi tjetër mbi shoqërinë shqiptare veç parasë që mund ta përdorin për krim. Në Partinë Demokratike duhet të kuptojnë se duhet ndarë mendja a duhet të pranojnë më trashëgiminë e Sali Berishës në atë parti apo jo. Nëse pranojnë Sali Berishën, nëse thonë ai është lideri ynë shpirtëror, nëse janë dakord që ai të diktojë në PD, natyrisht do kenë punë jo vetëm me Jamarbërin e Shkëzlenin, por dhe me debila më të mëdhenj se këta. Ata do të diktojnë në korridoret e SHQUP, do emërojnë shokët e bandës së tyre, do shkatërrojnë garën dhe do blejnë pushtetin PD, që të kenë PD, si zyrë të shërbimeve ligjore të Familjes për të mbrojtur krimet e tyre. Në PD nuk prish punë Jamarbëri. Ai aty është si shenjë se Berisha nuk ka lëshuar pushtetin në PD. Dhe derisa ai nuk e ka lëshuar, Jamarbëri dhe gjithë lista e Familjes nuk prish asnjë punë. Ata janë aty formalisht për të zënë ca karrige, që mos t’i zërë dikush që mërzitet me Berishën. Janë pak a shumë si lista e Odetës, që ka për detyrë të ngrijë kuotën e Lulit në PD, që mos t’ia marrin të tjerët. PD duhet të shikojë si ra pushteti i Berishës në shoqëri. Ai është i vetmi model që mund të funksionojë dhe në PD. Ashtu si sot shoqëria ka flakur Familjen dhe nuk komandohet prej saj vetëm se ka rrëzuar Berishën, ashtu dhe PD mund të shpëtojë nga Familja vetëm kur të shpëtojë nga kryefamiljari i saj. Kush do ta bëjë këtë, do shëptojë PD dhe veten. Kush do ta mbrojë këtë në PD, do shpëtojë qeverinë dhe do shkatërrojë PD.

44 komente në “PD e ka shembullin si zhduket “Familja”!”

  1. superi says:

    familja e shpellareve duhet internuar ne Dragobi jo ne Vicidoll – je se duhet me u sjelle si banda e Dulles ne ate kohe, por se keta jane njerzit qe e meritojne totalisht INTERNIMIN… ne Dragobi atje tek shpella pa drita, pa internet, pa TV me bagetite – cjapet e dhite e Dragobise dhe pak buke me shellire ose sherbet…sipas shijes se supershpellares se familjes.

    1. aliu says:

      Familjan e Brejtesve e ka pushtuar nje ndjenje
      e thelle Urrejtje per mbare popullin.Kjo po
      transmetohet edhe tek larva me e re e ketij Soji.
      Nuk me pellcet!-Na thote! cka tregone ende ate besim
      qe ka tek Gjyshi Mizor,i cili Malokezoi pothuajse tere Shqiperine.
      Dhe Sot,qe e ka perziere ate me Qyteterimin e lashte,ka sjelle
      nje amalgam edhe me Grabitqare se vete Origjina.
      Stermbesa,jo me kot na tregone Llapen.Ajo jo vetem
      promovone malokerine,por edhe efektin e fenomenit Llape,
      karakteristike per llojin e kafsheve.
      Ne keto principe,Malokeria dallohet edhe nga fakti
      se ata nuk kane besim tek sinqeriteti i qytetarise.
      Ndaj dhe vete familja duket mjafte e Demoralizuar,
      me nje Depresion te vertete,pasi frika ju ka vajtur
      gjer ne Palce.Ndaj po mbushin rradhet e para ne PD.
      si i vetmi mjet shpetimi.Kjo eshte edhe aresyeja qe
      ata po ngulin kembe per Pushtet! Por ka nje gje: Se per
      Maskaradat e kesaj Familjeje,nuk eshte se ka nje apo dhjete
      deshmi,Per ta deshmone nje popull i tere,keshtu qe asgje dhe asnjehere
      nuk do mund te mbulohet ndonjera prej tyre.
      Tani i themi Argites dhe Lirise: -A e kuptoni ju moj Bushtra
      se koha juaj perendoi?-Nese po.atehere zgjidhni:-
      Ose Tregoni dhe dorezoni gjithcka!Ose kini nevoje te
      Freskoni Trute ne Qelite e Akullt,ku do te jeni ne
      shoqerine e Minjve te Uritur,ashtu sic ishit ju per vite
      e vite me rradhe!Ne kete mesele,duhet ta kuptoni se urrejtja juaj
      shtazarake ndaj nje populli te tere,eshte kthyer ne Kokat tuaja
      Dhe Gjyshi,ky njeri Diabolik po kerkone tu japi fuqi
      edhe Deliranteve te rinj te familjes suaj eshte i deshtuar.kete e dallojme ne buzeqeshjen e tij plote sarkazem,pasi jetone ende me ndjenjen e epersive qe i ka pase dhene Posti qe ka mbajtur.
      Por…nejse.Fundja detyra e jone eshte tju themi:
      Mjafte u Perdrodhet….ne kete Fund te turpshem.

  2. reformer says:

    Saliu eshte si puna e qenit: te e nxjerr nga dera, ai te hyn nga dritarja.

  3. Kendveshtrim tjeter says:

    Grafiku i renies se fitimeve te familjes Berisha,ka tendenca per recension,ne te gjitha zerat.
    Si do ta justifikoj Berisha,kete “katastrof” fitimesh familjare?!
    Ne PD,Berisha se bashku me familjaret e tij,eshte cimentuar.
    Shpresa e vetme per demokratet e ndershem eshte braktisja e PD-s.
    Berishen ta lene me Halimin,Lulin,Ristanin dhe zedhenesen.

  4. Gezim says:

    O Mero u bere bajat me shkrimet e tua mend ja te rri te berisha e Pd ,kaloj viti o Mero nuk na duhet fare ne cbejne shiko cpo ben ky I gjati po na rrenon fare, eshte gjendja e keqe ekonomike qe po rrenon familjet perdite me kete merru e me vjelljet e Veliajt , Ahmetajt, etj .o Mero berisha ne facebook vetem like e vleresime merr po shiko njehere dhe faqen e Rames e pastaj shkruaj pyet dhe njerzit pastaj jep mendimet e tua bajate…..

  5. Billy1 says:

    I forte shume ky shkrim. Xerim i familjes. Injorim teresor i saj. Zhvleresim. Ulje cmimi. Kalim i dates se skadences.
    Pasi arriten majen e malit, ne se duan te jetojne, tani do t’ju duhet te zbresin poshte tij, por nga ana e humneres.

    1. petrit says:

      dhe kur ky zerim (e jo xerim siç e shkruan ti i pashkolluar ) vjen nga nje njeri zero si mero baze do te shote se diçka ka ne kete mes.
      tashme shkrimet e shokut mero jane = zero

      1. i says:

        O ti i shkolluar nuk thuhet shote por thote, apo ty te lejohet lapsusi kurse komentuesit me larte jo

  6. ed says:

    Nje qe e provoi para kohe qe te largoje familjen, pesoi “aksident”!!!
    Eshte rruge e gjate…

  7. odeta says:

    ate e dime te gjithe qe partine demokratike e ka shkaterruar dhe po vazhdon ta shkaterroje familja Berisha

    http://bit.do/lista-e-Odetes

  8. Aleksander says:

    Nuk ka kush ta beje o Mero,saliu i ka tredhur me kohe .Olldashi ishte i vetmi qe mund te dilte mbi kete baltovine qe i mban poshte te tere,dhe saliu kete e dinte prandaj e hoqi qafe .Une uroj ta kete jeten e gjate kryefamiljari sepse ka shume per te pare e degjuar.Sa per pd-ne ,vetem Zoti do t’i çliroje prej kryefamiljarit.

  9. shqip says:

    problemi mero eshte se kush do ta beje kete shkeputje. kryetari aktual eshte me teper nje lolo mendje lehte. me te ne krye pd e ka te sigurte rrenimin. grupi parlamentar edhe pse duket se ka ndasi per sa i perket venimarrjes, nuk dalin dot nga rreshti. kuptohet, kur ligjin e bejne analfabete si noka e paloka kjo nuk ka si te ndodhe. kur jozefina deri dje mallkonte çdo njeri qe ishte kunder liderit suprem , kur bente rrush e kumbulla parate e kuvendit, e kur e kthente kuvendin ne estrade, nuk ka kredo per te bere kritika. kush do ta rregulloje, imami apo bode? qe te dy kapen pas menges se xhaketes se doktor horrorit, per te mos rene ne rrjeten e peshkatareve (prokuroreve). une e kam thene edhe me pare. saliu eshte kujdesur qe njerezit e tij te jene lehtesisht te kapur prej familjes. si mendoni ju, te hash e te pish ( te vjedhesh e te abuzosh), e te dalesh pa lagur? po doktori eshte kriminel , po jo budalla. keshtu qe tere ata qe u bien gotave me luge per te bere gjoja zhurme nuk ndryshojne dot asgje. po edhe njerezit e “rinj” te sapo zgjedhur nga kuvendi i pd jane kryesisht te katapultuar nga jamarberi e argita. keshtu qe ky vend do kete boshllek opozite edhe per disa vjet.deri sa nje force e re konstruktive te fitoje besimin e demokrateve te thjeshte.

  10. Mallakastrioti says:

    @@@Shkrim me te Vertet i Bukur…Nuk kame asnje komente, vetem Pershendes…lol

  11. toronto says:

    Per kete qeveri kur do shkuash ndonjehere mor shemtaraq,o monster e neveritshme.

    1. 23 Qershori 2013 says:

      toronto
      Me duket se te kruhet keq. Ke gje per te thene per familjen monster qe shkaterroi Shqiperine! Nese nuk ke mbylle se kjo Qeveri po vendos shtetin Ligjor.

      1. i says:

        Ju militantet e te dyja paleve jeni njerezit qe i sillni te keqijat Shqiperise. Ti dhe edi jot nuk dini akoma diferencen e shtetit ligjor me shtetin e se drejtes. Shtet ligjor ka dhe korea e veriut. Por ligjet e korese nuk jane te drejta per njerezit. Dmth ka shtet ligjor por jo shtet te se drejtes. Edi po shkel ligjet me vkm te tij duke i dhene ketyre te fundit fuqi mbi ligjin etj etj se teme shume e gjate. Mesoni te shikoni te idhulli juaj dhe te keqijat jo vetem te mirat

    2. Nje qytetar says:

      “toronto” maloku! Ne fillim duhet pastruar haleja ne shtepi,pastaj fillohet e rregullohet shtepia dhe vihen gjerat ne vendin e tyre.Pa u qeruar nga harta politike e shoqerore haleja berishiste,as Shqiperia,por as P.D.-ja,nuk gjejne rrugen e mbare.

  12. sherifi says:

    E kush mendoni se do ta beje kete distancim nga Sali Berisha ne PD o z.Mero,aty u zgjodh kryetar i kesaj partie Luli qe nuk dhote dote asnje fjale nga vetja pa mare lejen e atit shpirteror,aty cdo dite dalin neper konferenca shtypi ata si puna e Halimit,Strazimirit,Vokshit,Bylykbashit e tje qe Berishen e kane Simbol, aty edhe disa zera qe po kerkoin mendim ndryshe po i spostoin.
    kame lexuar dy shkrime interesant te Mesila Dodes keto kohet e fundit,po nuk besoi se jane shume qe e perkrahin kte Mesilen ose kane frike te dalin hapur dhe nuk ndihen.
    per mendimin tim kjo parti mori rrugen e gabuar qe ne zgjedhjen e Lulit,qe dihet se si u zgjodh ne krye, mund te kishte ndonje fije shprese nese ne krye do te zgjidhej i ndjeri S.Olldashi.
    tani per mendimin tim kjo parti ka mar rrugen e qofte largut.

  13. Dani. says:

    MERO JE I MADH ME KETO KOMENTE….

  14. Konica says:

    Mire e ke z. Baze…vetem ben sikur harron faktin qe iku nje Familje dhe u zevendesua po me nje Familje. Keshtu ka qene, keshtu eshte, dhe keshtu do te jete per shume kohe. Realiteti ky eshte.

  15. astrit says:

    I sakte shkrimi. Ne shoqerine shqiptare fisi i dikujt qe ka peshe politike eshte i rendesishem e i mbivleresuar.Te tilla jane shoqerite primitive.Berisha eshte produkt i kesaj shoqerie ku fisi eshte gjithçka. Problemi qendron jo ne mendesine e perfitimit nga i pari i tyre i fisit Berisha por nga fakti se a eshte shoqeria shqiptare ne nje nivel me fisin Berisha.A eshte shoqeria jone fisnore e klanore?.Kam shpresa se nuk eshte te pakten nje shumice e thjeshte Per mua PD e ka humbur qytetarine e civilizimin dhe nuk eshte ne gjendje e nuk e ka deshiren te dali nga mendesia primitive e adhurimit te te parit te tyre. Do te duhet shume kohe ne opozite qe adhuruesit e tij e perfituesit nga ai ti bejne hesapet e tyre me realitetin tragjik te tyre. PD ka nevoje per transfuzion total te korpusit te saj te mendimit e te veprimit. Valle aj ja vlen?

  16. Astrit says:

    Saktesi e tmerrshme e ketij artikulli.
    Berisha kerkon te ktheje PD-ne ne Monarki.
    Tani enderron ndonje takim me ndonje agjenture apo force e jashtme me qellim qe te marre nje mbeshtjetje te forte ne planet e tij gjakesore. Por pak nga pak askush nuk ka per t’i dhene me doren. Ashtu siç e perdoren per vite me rradhe per te shembur dhe shkaterruar vendin e tij kundrejt disa shumave parash me te cilat e joshen ne moment, ashtu kane per t’a flakur tani nga projektet e tyre, ate se bashku me familjen e tij.
    Konfiguracioni politik dhe ai nderkombetar eshte nje ekuiliber delikat dhe asnjehere i perhershem ne favor te Berishes. Ai eshte i dale loje tashme dhe po ndjen se po fillon momenti kur ai duhet te filloje te jape llogari. Ne mos ai, te gjithe femijet e tij, familja e tij shenjte.
    Gjynah qe gjithe kjo mendje e ndritur vizionare e Berishes nuk arrin dot te kuptoje abc-ne e politikes.
    Fundi i tij eshte i afert dhe shqiptaret te cilet ai i quan masa e pakulture e kane kuptuar kete tashme sepse nuk behet fjale per kulture ne raste te tilla, por per eksperience. Kultur

  17. Eshte e tmerrshme ajo mizori qe kane ushtruar komplet Familja e qelbur mbi Shqiperine dhe shqiptaret, por me e tmerrshme eshte, kush akoma nuk e kupton dhe i voton akoma ata!

  18. Astrit says:

    Saktesi e tmerrshme e ketij artikulli.
    Berisha kerkon te ktheje PD-ne ne Monarki.
    Tani enderron ndonje takim me ndonje agjenture apo force e jashtme me qellim qe te marre nje mbeshtjetje te forte ne planet e tij gjakesore. Por pak nga pak askush nuk ka per t’i dhene me doren. Ashtu siç e perdoren per vite me rradhe per te shembur dhe shkaterruar vendin e tij kundrejt disa shumave parash me te cilat e joshen ne moment, ashtu kane per t’a flakur tani nga projektet e tyre, ate se bashku me familjen e tij.
    Konfiguracioni politik dhe ai nderkombetar eshte nje ekuiliber delikat dhe asnjehere i perhershem ne favor te Berishes. Ai eshte i dale loje tashme dhe po ndjen se po fillon momenti kur ai duhet te filloje te jape llogari. Ne mos ai, te gjithe femijet e tij, familja e tij shenjte.
    Gjynah qe gjithe kjo mendje e ndritur vizionare e Berishes nuk arrin dot te kuptoje abc-ne e politikes.
    Fundi i tij eshte i afert dhe shqiptaret te cilet ai i quan masa e pakulture e kane kuptuar kete tashme sepse nuk behet fjale per kulture ne raste te tilla, por per pervoje. Kulturen populli yne e merr nepermjet eksperiences qe ai ka qene i detyruar te jetoje nen regjimet sunduese. Eshte Berisha qe nuk ka kulturen e popullit nga marramendja qe i dha turbina e pushtetit ne te clin ai fluturonte i lumtur dhe bente kerdine.

  19. dritan says:

    Zoti Mero te gjitha keto qe thua jan te verteta. Por duhet ta kuptosh qe u bere bajat me artikujt per berishen dhe familjen e tij, ke nje vit qe shkruan po te njejtat gjera.Be dhe ndo nje artikull qe fe nxitesh drejtesin ti fusi ne burg keta makuterit e berishes…me gjith keto prova qe i ke demostruar ti…

  20. Claus says:

    Nuk e di sa artikuj, shkrime, komente, analiza etj,etj jane shkruar per Familjen. Tashme eshte kthyer ne nje legjende si ne eposin e Kreshnikeve ku bemat e Familjes dhe te Supergjyshit do te shkruhen jo ne Antologjite e medha te shqipes, por ne Antologjite e medha te krimeve.
    Kjo “Rilindje” ka nje problem te madh. Kjo mund te beje aksione policore ne stile te gjera, mund te beje fushata jeniceresh ne mase, pra ne fund te fundit sasine e ka, por kesaj sasie i mungon cilesia. Dhe cfare nenkuptoj me cilesi?

    Ne nje debat paralamentar te nje metropoli europian diku nga shtatori doli nje shifer e llahtarshme per sasine e fuqise financiare qe zoteronin oligarke te fuqishem ne EU.
    Dhe shuma e disponueshme ishte rreth 17 bilione €!!!
    Kur borxhet e shteteve europiane eshte rreth 11 bilione €!!!
    A nuk shihni ketu raporte te c`balancuara midis shtetit dhe individit?

    Per kete nuk besoj se do te me kundershtoje njeri. Po si eshte gjendja ne Shqiperi?
    Padyshim qe ky c`balancim besoj se duhet te jete ekzistent per te mos thene qe eshte edhe me thelle.
    Me sa mbaj mend gjate fushates, Rama zinte ne goje nje 5% qe ne Shqiperi zoteronin kapitale perrallore ne krahasim me vete PBB dhe ne kete Club me siguri eshte edhe Familja, se bashku me Supergjyshin qe ka qene menaxheri kryesor ne tere kete histori.

    Por c`eshte bere me keto Familje te medha?
    Pothuaj asgje. Cdo vit keta dorezojne ca letra tek nje institucion Deklarimesh qe tashme eshte kthyer ne nje mbledhes letrash pavlera ku edhe ato palo pasuri qe deklarohen jane vene ne menyre mese te “ligjshme” ashtu si Gjin Gjonet, Manet dhe ca palo pronare mediash qe jane sot krah qeverise. Ben ndonje zhurme Brace, po zeri i tij eshte si zeri i ndonje reptili ne shkretetire.

    Me 23 Qershor pati nje revolucion. Pati nje revolucion vote, i cili fatkeqesisht ndodhi pothuaj dy vjet pas 21 janarit, revolucionit te vertete qe nuk duhej lene pergjysem.
    Nese 21 Janari do te shkonte deri ne fund sot Familja kushedi se ku do te ishte degdisur si ndonje Ben-Ali apo Janukovic, por ja qe ai vrull u ndal duke u shpetuar koken por edhe pasurite e vena ne kurriz te popullit te mjere.
    Te fitosh zgjedhje me 1 milione shuplaka atehere ke marre nje mandat nga populli qe atyre Familjeve si dhe Supergjyshit t`u tregosh se duhet te hapin xhirollogarite ku i kane dhe ku nuk i kane neper bote, ta justifikojne ate dhe ne rast te kundert ti dergjesh ne bankat e te akuzuarve.
    Mund te beje Tahiri ndonje aksion hetimor neper banka se bashku me antikrimin financiar per te zbuluar tere kete mal milirdash te vena nga 5% e popullsise shqiptare?
    Nuk e besoj, por dhe po e beri parate jane diku tjeter dhe jo ne Shqiperi.
    Ja pra, ky eshte celesi i ketij muhabeti dhe jo shkrimte pafund neper media ku qesh dhe tallet Supermbesa duke mos na kursyer ti shohim edhe gjuhen jashte.

    Para disa ditesh ministri gjerman i financave nenshkroi nje marreveshje me 50 vende duke perfshire ketu jo vetem ministrat e tere BE, por edhe te disa ishujve ne “fund te botes” per heqjen pengeses se sekretit bankar. Dhe ishte masa me e mire qe eshte marre deri me sot.
    A nuk do te ishte mire qe nje mase e tille te perfshinte edhe Shqiperine?
    Natyrisht por ja qe nuk ishte ne ate liste shtetesh.

    Le ti lene aksionet policore ne mase se ato nuk sjellin gje, le te fillojne aksionet digitale ku minisitria e financave dhe zyrat e tatimeve te kene akses ne bankat kombetare dhe nderkombetare per te zbuluar ato vargmale financiare te depozituara nga gjaku dhe djersa e shqiptareve.
    Pastaj le ta shohim gjuhen e Supermbeses qe na reklamon ne rrjete sociale.
    Pas ketyre masave, qe per mua jane hipotetike, ndoshta gjuha e tyre jashte nuk do te jete me me pearcing a ku ta di une, por do te duket si ndonje gjuhe e ndonje ta varuri ne litar.
    Keto jane zgjidhje Mero dhe jo pallavrat e deputetit nga Kukesi, i cili ishte dhe ne komisionin hetimor parlamentar per 21 Janarin dhe pastaj do te shikosh se si borxhi shqiptar do te nivelohet shpejt, mire dhe pa aksione jeniceresh.

    1. beso says:

      Claus,pershendetje!Per hir te se vertetes 23 qershori nuk solli ndonje revolucion,biles PS si parti kishte ndonje mandat me pak sesa kur ishte opozite.Revolucion elektoral ishte ai i lsi,mori 16 mandate.Megjithate,keta zoterinjte qe fituan mandatet nuk u kthyen ne zonat e tyre te falenderonin zgjedhesit,per mua per arsyen e thjeshte se i paguan njehere.Dmth,kur une te paguaj dhe ti me jep ate cope flete qe ta pagova nuk te kam me asnje borxh;kaq ishte kontrata jone.Besoj me kupton se depuete/parlament/qeveri/opozite e derivatet e ketyre jane gjithe-gjithe nja 1500-2000 persona qe me hamendje mund te them se do kene edhe llogari sekrete andej nga parajsat fiskale.Dikush ne nje forum tjeter e fantaksi”plakun”me te dhenat mbi parajsat fiskale,rreth 32.000 mld$ te fshehura nga vendet e origjines,pra ka se ku te mesonin keta 1500-2000 sundimtaret e medhenj e te vegjel qe komandojne masen e hallexhinjve te Shqiperise,tek e fundit me mire shit voten per 20 mije leke te vjetra sesa ta humbesh rastin kot,tek e fundit votat as numerohen.Me aksionin e ri ndaj atyre qe s’paguajne energjine do u mblidhet rripi hallexhinjve,qe kilowat/oren do e pagujane si ne Perendim,por te ardhurat do i kene si ne kohen e Zogut.Kurse halli me i madh u zgjidh,siç e shkruan z.Mero ne nje paragraf,tani boset qe paguanin gal(l)a-tat e bamireses berisha u çliruan nga kjo zgjedhe,por miliardat qe bene berishet dhe keta boss-et se bashku(se jepnin ne shkembim te koncensioneve;askush nuk jep fala)ti hane te qete-kete thote z.Mero-se Shqiperia normale nuk ka me pune me kete familje.Atehere mjafton per berishet dhe domosdo e kane detyrim te mbajne PD-ne dhe ndertesen e uzurpuar te Shqup-it si nje skuader familjare pa te cilen nuk behet dot kampionati politik i Shqiperise pluraliste.Nqs e deshem keshtu pluralizmin,na befte mire kjo merdè qe na ofrojne.Te uroj gjtihe te mirat!

  21. zhelefina says:

    Per PD e kemi thene qe me perpara qe nga 23 qershori qe ajo Parti do kthehet ne organizate baze te familjes Z. Mero meritoni fjalet me te mira per komentet kaq te verteta qe shkruani Ju uroj suksese ne punen tuaj

  22. toni says:

    nuk e di a do të kishte folë kështu po të ishte akoma deputet Artan Hoxha

  23. human says:

    Ish drejtuesit e PD, te cilet po e shohin vehten te menjanuar nga lidershipi aktual, ne se kane ndonje fare burrerie dhe dinjiteti duhet te behen bashke dhe te luftojne kundra klaneve, klientelizmit dhe frymes uzurpuese te familjes Berisha qe ka pushtuar kete force politike.

    Vetem me deklarata kundra bojkotit te PD ne parlament , sikurse ben znj.M.Dode, nuk do zgjidhin gje, por duhet te veprojne konkretisht.

    Ndryshe ne zgjedhjet e ardhshme te gjithe ata do ta shoihin vehten te flakur nga grupi parlamentar dhe PD. Kjo force politike pas kesaj do jete ne pronesi te familjeve Basha-Berisha.Tamam nje imitim i shemtuar i partise komuniste te Kim Jongut ne Korene e Veriut.

  24. Basha i Gjetajve says:

    Prandaj Berisha dhe familja e tij janë kanceri më i rrezikshem për Shqipërinë !

  25. TNT says:

    @Toronto. Me kenoqe vllai qe e shan kete Meron shemtaraq dhe i kerkon te shkruaje per Qeverine..hahahaha…. Ju ka hequr petllen te gjitheve,ju ka bere te lexoni Temen dhe te hani mut gjithe diten. Por jo or jo,derisa te jete gjalle Berisha dhe i lire,dhenderi apo goca e cuni i lumte palla ketij ” shemtarraqi” qe po i bo ate qe as burgu nuk do ja bente.

  26. Shqiptar says:

    Jepe Cezarit ca eshte e Cezarit! Gjenial Mero! Ke nje intuite superiore!

  27. Shqiptar says:

    I uroj qeverise Rama: gjakftohtesi, maturi, durim dhe taktika superiore civile! Inati dhe hakmarrja vetem ushqejne me shume djallin, ky nuk eshte konkluzion i imi por i historise njerezore. Thashe njerezore jo djallezore! Vertete Berisha po bie nga fiku i te ardhurave mujore, por ai dhe familja e tij mbeten miljardere te rangut evropian mbase dhe boterore. Klani Berisha, ne perputhje me kushtet e vendit, luftohet vetem me taktika ekonomike. Bllokim i degeve qe e ushqejne, bllokim te degeve qe e suportojne brenda struktures shteterore ne menyre antiligjore, nderhyrje mes marrveshjeve mbeshtetese nga jashte vendit, kontroll transaksionesh dhe sekuestro te gjithckaje qe nuk i perket. Shume komentues mendojne burgun apo me nxehte per Berishen, une mendoj se Berisha duhet te jetoje gjate, te shikoje sesi behet shteti. Ska nevoje per burg per te tilla personazhe. Ai edhe i lire do jetoje si ne burg, sdo kete me force per te shetitur rrugeve, njerezit sdo i flasin me, do e tregojne me gisht. Personalisht i denoj te gjitha mendimet radikale kundrejt tij, ato vetem prishin stabilitetin dhe vizionin evropian te Shqiperise.

  28. lili says:

    qytetaret e shqiperise e Kane bâ largimin e tyre prej familjes berisha e prej pd-se. Sigurisht se ende ka ne PD njereze qe i Kane’ borxh’ dicka kesaj politique berishiane qe vetem oborrtare ka zgedhur perreth,po per shqiptaret kjo parti eshte e vdekur perfundimisht e asnje opozite nuk do linde prej saj, sepse ndryshe pazari per rahati te Familjes prishet ….
    Pra derisa te vdese berisha do kemi nje parti kot ,qe vetem opozite nuk do jeté!
    Shqiptaret duhet te bien dicka tjeter,po sa te filloje ky dicka do shohim pajtimin e’ blokut’ PD PS lsi kunder kesaj alternative tjeter!
    ‘Bijte’ e ish komunisteve nuk lejojne qe pushteti te ju dale prej dore po kerkojne vetem njehereune njehere ti,
    Mjere shqiptaret!

  29. human says:

    Shqiptar,

    Shume here i kam lexuar me endje komentet tuaja, per mendimet civile dhe te urta qe jepni.

    Por ne kete koment idete tuaja jane teper pacifiste dhe absurde, qe dalin jashte çdo realiteti shqiptar. Per pak sa nuk te shkon mendja, se Berisha mund te kerkoje me “deshiren” e tij te shkoje ne burg.

    Jo miku im, bemat e Berishes nuk mund te shlyhen me keto “denime” edukative qe ju sugjeroni.

    Denimet ndaj Berishes and co, duhet te jene shembullore.

    Tung.

    1. -martin lutter king (albanian version) says:

      I NDERUAR KOMENTUESI HUMAN

      ME E VOGLA QE MUND TE THEM PER KOMENTUESIN “SHQIPTAR” ose eshte i paguar nga ato qe duan dalje te bute te berishes ose eshte nje pacifist nga ato te spitalit psiqiatrik qe ia ka rene laptapi ne dore.Pata ca kunder-komente ne editorial e kaluar dhe ma shpifi..

      Keto SALINJ,LULZIME DHE KY JAMGJARPERI BOSHNJAK(NE MBYTEN KETO BOSHNJAKET) LANE pergatitur dhe veprojne duke zbatuar detyrat e politikes serbe greke por dhe islamike.Gjithcka ketu te neve,komandohet kryesisht nga spiunazhi HUAJ.

      Detyra e ketyre spiunazheve eshte qe tw pengojne zhvillimin ne Shqiperi,ta dobesojne ekonomine,te thellojne kontradiktat nder partiake,te rritet kriminaliteti,te vriten sa me shume shqipetare.

      Dhe ky Basha si kelyshi BERISHES eshte lehtesisht I lexueshem.

      Pra cfare ka bere ky mega tradhetar I qujtuar gabimisht “YLL NE QITJE” nga nje ambasdor qe duket si kumbaro I tij PASI KA LENE DHJETRA JETIME RRUGEVE ne 21 janar 2011 ??

      1. LULZIM BASHA AGJENTI I UDB-së i punësuar në Umnik si agjent serb në shërbim të DISA agjenturave të huaja përveç shqiptarëve dhe Shqipërisë .Lulzim Basha i rekomanduar nga UDB-ja sajoi shtëpinë e verdhë në një fshat të Burelit që luftëtarët e UÇK sillnin ushtarët serbë dhe u hiqnin veshka ,zemra….

      2. LULZIM BASHA SI GJITHONË KONTRIBUTI I TIJË ANTI SHQIPTAR, nuk mori pjesë në konferenca e vëndeve Aziatike në Teheran të Iranit më 2008 për lobimin e Kosovës .

      3. LULZIM BASHA PJESMARËS AKTIV NË SHUMË MARVESHJE TË FSHEHTA ANTISHQIPTARE

      4. LULZM BASHA GJAKPIRSI I GJAKPIRSAVE TË POPULLIT SHQIPTAR si mund të flasë ky njeri se ka luftuar krimin ekonomik, kur vetë ka bërë aferën më të madhe që njeh Shqipëria, atë të rrugës Durrës- Kukës 232milion eurove, që është krimi më i madh ekonomik në vend?

      5. LULZIM BASHA TRADHËTAR I POPULLIT SHQIPTAR FIRMOSI PËR SHITJEN E TROJEVE SHQIPTARE PËR COPTIMIN E SHQIPËRISË.

      6. LULZIM BASHA TRADHËTAR I POPULLIT SHQIPTAR MER PËRSHËNDETJE NË TV NGA KOLEGU I TIJË ZËVËNDËS MINISTRI I JASHTËM NGA ATHINA duke përcjellë për ne shqiptarët legalizimin e varrezave të ushtarëve grekë respekt për ushtarët grekë që ranë për të mbrojtur atdheun e tyre!Cili është Atdheu i grekëve ? Atdheun në Përmet, në Korçë ,në Gjirokastër?

      7. LULZIM BASHA TRADHËTAR I POPULLIT SHQIPTAR lejon tre palë varezat e ushtarëve pushtuesve grekë në SHQIPËRI. Çfarë simbolizojnë varezat e ushtareve grekë tokën shqiptare apo PIRAMIDAT GREKE ?

      8. LULZIM BASHA EDHE SËRBË OSE GREK TË ISHTE NUK DO DILTE KAQ HAPUR POR FAKTET KANË VËRTETUAR SHUMË HERË MË TEPËR SE ËSHTË MË SËRBË NGA SËRBI DHE MË MË GREK MGA GREKU.Si është e mundur që për një tubim paqësor brenda regullave në territorin e Shqipërisë të quhet i jashtëligjshëm, aq me teper kur është kërkuar leje, ndërsa një person që ka kaq vjet që merr pagë nga shteti Shqiptar si Vasil Bollano shkruan e bën si të dojë jo vetëm histori të rreme anti-shqiptare për Himarën, por edhe për gjithë zonëne e Labërisë?!

      9. LULZIM BASHA AGJENTI LOBIT ANTISHQIPTAR SERB DHE GREK Ish-Prefekti i Gjirokastër Spiro Ksera, ish ministër i punës dhe i çështjeve sociale më 18 maj 2008 morri pjesë në festimin e 94 vjetorit të shpalljes së Autonomisë së Vorio Epirit. Si gjithmonë Ministri i Jashtëm Lulëzim Basha nuk dha shpjegime kurrë për Spiro Ksera për aktivitetin antishqiptar .

      10. LULZIM BASHA SKANDALI DH TURPI I MADH I POLITIKËS SHQIPTARE QË I KA DEMASKUAR NË JETË TË JETËVE PËR TRADHËTINË e ndyrë të tyre ndaj Shqipërise, është prezenca ende në detyre e konsullit grek të Korçes, i cili deklaroi hapur në Korçë dhe Greqi qe ”Vorioepiri është Greqi”.Çfarë vërteton heshtja juaj Lulzim Basha paaftësinë apo ortakërinë me grekun?

      11. LULZIM BASHA MAFIOZ MAFIJA E JASHTME KOMANDON MAFIJEN E BRËNDSHME.A mund të akuzonte Beogradi Tiranën për ngjarjen e transportimit të organeve të brëndshme të ushtarëve sërbë në një fshat të qytetit të Burelit( shtëpinë e verdh )
      12. LULZIM BASHA FASHISTI I FASHISTAVE JEP URDHËR MË 21 JANAR PËR TË HAPUR ZJARR MBI PROTESTUESIT SHQIPTAR E URITUR , U MBUSH BARKUN ME PLUMBA.

      13. LULZIM BASHA KRAHU U DJATHTË I KRYETRADHËTARIT SALI BERISHA PJESMARËSAKTIV NË SHUMË VEPRA TRADHËTARE KRIMINALE NDAJ POPULLIT SHQIPTAR .Lulzim Basha vjen në Tiranë si njeriu që nuk ka parandaluar dot krimin e kontrabandimit të naftës që po shkatërron ambientin dhe ekonominë personale të gjithsecilit.

      14. LULZIM BASHA KRIMINEL I KRIMINELAVE NË SHQIPËRI NUK SUNDON LIGJI POR SUNDON KRIMI për arsye në krye të qeverisë janë kriminelat Lulzim Basha është përgjegjës për rritjen e frikshme të krimit të vjedhjes. Si kurrë më parë nuk ka pasur kaq shumë sulme mbi banka, dyqane dhe individë .
      15. LULZIM BASHA LEJON NË VËND TË GRURIT MBILLET DROGË ME DIJENINË E TIJ BOTET QEVERITARE VADISIN PARCELAT NË LAZARAT. Lulzim Basha është përgjegjës për faktin se Shqipëria përveçse një vend ku kalon trafiku i heroinës, është kthyer në një bazë, të trafikut të kokainës, sipas një raporti të OKB.

      16. LULZIM BASHA E KATANDISI SHQIPËRIA NË VËND TË PARË NË EUROPË PËR AKSIDENTET Lulzim Basha a mbajtët përgjegjësi për ministrinë e Rendit për shtimin e aksidenteve?

      17. LULZIM BASHA TRADHËTAR,KRIMINEL, FASHIST ,AGJENT ME REKUMANDIMIN E UDB-së heq emrin e rrugës ,,Dëshmorët e 4 Shkurtit ,, dhe vendos emrin e Ibrahim Rugova.Me këtë veprim Lulzim Basha ka rehabiliton kriminelin dajon e Xhafer Devën Ibrahim Rugovës duke hedhur baltë mbi 86 viktimat e antifashizmit që u vranë më 4-shkurt 1944

      18. LULZIM BASHA NUK JE VULLNETI I POPULIT SHQIPTAR ,POR POPULLIT SHQIPTAR I IMPONOHET KANIDATURA PËR KRYETAR BASHKIE TI NUK MER ASNË % TË VOTAVE POR I VODHËT NËPËRMJET MANIPULIMEVE ME ATE MENGEPERVESHURIN

      19. LULZIM BASHA I EMËRUAR PËR KRYETAR PARTIE NGA KRYETRDHËTARI SALI BERISHA POR KURRË I VOTUAR

      20. Këto janë vetëm maja e ajzbergut po të hapen kartat marveshjet e fshehta antishqiptare del në dritë tradhëtitë e Lulzim bashes në seri…

      LITARI ËSHTË SHUMË PAK PËR TRADHËTARIN KRIMINELIN E KOMBIT SHQIPTAR LULZIM BASHËN.

      PAS LITARIT PER LULIN DHE SALEN LE TA VENE KRYETAR JAMGJARPERIN.

      behet fjale per kriminele qe i kane kryer te gjitha krimet qe permban kodi penal keta mender burra shteti dhe yje ne ngjitje

      1. Shqiptar says:

        I nderuar Luter!

        Qetesohu sepse nuk eshte qellimi im te te mbush mendjen ty, apo te te vij pas fijes nese ty te shpifet. Gjithashtu te jesh mese i bindur: se e kam aftesine te te kundra-etiketoj por karshi teje me duket harxhim ta bej. Ky eshte nje forum i hapur dhe cdokush ka te drejten te shtroje mendimin dhe argumentat e tij. Jam nje qytetar i shqiptar, punoj ne profesionin tim qe nuk ka fare lidhje me te shkruarit ketu dhe jetoj me krahet e mi. Shkruaj ketu me motivin me te thjeshte qe ekziston: dua te ndaj opinionin tim mbi ceshtjen. Eshte dicka njerezore e bej me vullnet te lire, kur kam mundesi apo dicka per te shprehur dhe kaq. Nuk paguhem nga askush dhe paranoja jote (bere mire qe e shprehe) me ben mua personalisht ta deshifroj shume qartazi steriotipin tend dhe ate cfare kerkon te arrish.
        #Ti je nje komentues qe mban emrin e nje personazhi jo-shqiptar, me reputacion boteror ne kauzen e te drejtave civile, por ti nuk shpreh asgje civile.
        # Ti je nga te paktet komentues, qe shkruan komente me te gjate se editoriali dhe kte dukshem ti e ben qe te terheqesh me shume vemendje se vete Z.Mero. Thjeshte me parimin e kohes ne dispozicion per te folur (gjatesia e shkrimit) ti thyen rregullat me egoizem, nje forme arrogance kjo mendoj une qe ti e perdor per ta vene veten ne nje kandar te pamerituar.
        #komentet e tua te zgjatura jane te mbushura me nje kronologji faktesh, qe rralle-kush mund ti zoteroje, gje qe tregon se ti mban shenime apo i kushton kohe pune kesaj gjeje, ndryshe nga nje komentues i zakonshem. Kronologjia e ngjarjeve qe ti shkruan carcaf, ne kete moment me shume tregon per aftesine tende memorizuese sesa shuan ndonje kuriozitet tek lexuesi. Po, sepse cdokush tashme i ka shume te qarta bemat qe ti nuk perton te numerosh cdo here, dhe gjithe zelli jot, per mendimin tim, katandiset ne nje retorike velese.
        # Ti edhe nese kerkon te replikosh me dike shkurtimisht, nuk e humbet asnjehere rastin qe te shtosh copy/paste edhe carcafin tend te retorikes, gje qe krijon pershtypjen se mezi pret sebepin qe te mbarosh qellimin tend carcafor. Kushedi pse?!
        # Ti Martin Luter, sic thua dhe vete: je njeri i protestes civile dhe i ke provuar pankartat qe ne 93shin por tashme je lodhur dhe kete lodhje ke menduar ta zevendesosh me carcafe retorik akoma me te lodhshem dhe per me teper pa propozuar asnje ide-zgjidhje, qe ti mendon se mund ti sherbeje situates. Gjithcka propozon ti njeriu civil eshte psikoza e barutit. Mos valle je nga ata qe ne mungese te kellqeve, duan qe te shpetojne nga vuajtja nepermjet dores se tjetrit?
        # Ti je i lire te shprehesh mendimin tend, por nga menyra sesi kerkon me ngulm ta imponosh mendimin, nga etiketimet dhe ofendimet qe perdor, mendoj se ti ke nje shtyse pertej mendimit spontan te nje komentuesi dhe me notat ekstremiste era barut qe perdor, ti merr ngjyra radikale te rrezikshme. Per ta argumentuar kete gje po te rendis disa pika:
        1) eleminimi fizik i Berishes, automatikisht i le vend te gjitha gojeve te liga qe fajin tja hedhin Rames, i cili, ashtu si edhe drejtues te tjere te partive politike me peshe, nuk e ka ne natyren e vet te lidershipit kete teknike. As Meta nuk e ka, as Nano nuk ka. Pervec PDs, te gjitha forcat e tjera politike i kane gjalle figurat e tyre me kontribut nder vite. Kjo gje eshte lehtesisht e pranueshme besoj?
        2) duke qene se Berisha eshte verior, eleminimi i tij, do sjelle destabilizim dhe anarki, do armiqesoje mbeshtetesit e dy kraheve, do perballe veriun me jugun gje qe per mua eshte e padrejte dhe totalisht antishqiptare
        3) eleminimin i Berishes do te prodhoje nje coroditje totale dhe anarki brenda ne PD: duke qene se PD nuk ka me figura me peshe lideri brenda saj, sidomos pas ikjes se Olldashit, situata pa Berishen mund te perfundoje ne nje konflikt te paimagjinueshme brenda llojit.
        4) Berisha ka drejtuar ngushte duke perfshire familjen e tij, ndaj cdo hakmarrje me terrbim ndaj tij mund te precipitoje si nje genocid ndaj familjes se tij
        5) Familja e tij zoteron pasuri supreme dhe cdo levizje pa rregulla do prodhoje pergjigje pa rregulla e zinxhir
        6) Eleminimi i Berishes, i heq historise se lidershipit shqiptar, fatin per te pasur nje memorial, deshmi te gjalle per brezat dhe elektoratin qe te shikojne cdo dite sesi perfundon i perbuzur nje njeri qe e mbajti vendin peng. I duhet dhene mundesi Berishes ta shikoje me syte e tij sesi historia do ta harroje menjehere.
        7) Me e rendesishmja: dhuna dhe aktet ekstreme jane nje forme e percmuar nga BE. Ato i perkasin te shkuares dhe perbejne mundesi te djegura per cdo vend qe aspiron ti bashkohet asaj.

        # Per mendimin tim, vetem nje grup i caktuar njerezish predikojne barutin per Berishen, ata jane:
        Grupet (jashte dhe brenda) te cilave u intereson destabilizimi i vendit.
        Grupet te cilat u ndruhen arkivit te shantazheve qe zoteron Berisha.
        Edhe ti mesa kuptoj i nderuar Luter, ben pjese ne njerin nga keto grupe.

        Ndjese qe u zgjata disi!
        Zoti te dhente force qe te mendosh pertej terbimit tend personal!

    2. Shqiptar says:

      Human

      Falemnderit per cka shprehni rreth komenteve te mija. Nuk eshte e zakonte ne fakt sepse pavaresisht se ne kete forum ka shume komentues, shpesh here, sipas mendimit tim, komentuesit nuk arrijne ti bashkojne mendimet e njejta me njerit tjetrin.
      Mendimi dhe argumentat qe une shtroj, nuk perpiqem ti shkruaj ne perputhje me fjalorin pacifik apo edukativ, thjeshte perpiqem qe duke analizuar faktoret dhe situaten te ofroj nje mendim racional, apo ate cka une e mendoj si racionale. Lidhur me kete ceshtje argumenta plotesues do te gjeni ne repliken ndaj Luterit, pak me poshte ne kete editorial.

      Tung

  30. Mato Gruda says:

    Ik or Mere Fizi se je bere si leshko me keto editoriale kunder Berishes. Po cmund te presesh nga nje njeri si ty me ate forme koke si kungull Tepelene!

  31. turi says:

    PO dakort tek PD ishte saliu dhe luli I korruptuar,dhe duhen denuar po tek PS nuk ka asnje te korruptuar, a merrte EDI 20% per cdo pallat pse nuk denoncon korrupsionin e djeshem dhe te sotem ne PS?

  32. zamir says:

    Shoqeria shqiptare nuk ka nevoje per shkrimet e tua plot urrejtje plot mllef tu tuat dhe gazetarve te tjere qe perfaqesojne te dy palet politike .Shoqeria shqiptare ka nevoje pune ,edukim ,pune edukim .Sa shkrime ju dhe gazataret e tjere bani per keto propleme .none .Please you did not get tired yet .I think no .Why ,Why .Ti per shkrimet e tua ke qene i paguar nga PD sot paguesh nga PS .Deri kur gazetaria shqiptare nuk ka moral edhe shoqeria nga dalin gazetaret nuk do kete moral .Media ka nje rol shume te rendisishem ne edukimin e nje shoqerie . Please what are they doing to change samething ne shoqerine shqiptere.Kushtoni vemendjen tek puna ,shkolla ,edukimi .vetem duke u kushtuar vemendjen ketu mund te ecim perpara si shoqeri.Faleminderit.

  33. human says:

    I Nderuar MLK(Albanian Version),

    Ju falenderoj per adresimin qe me beni,

    Se pari dua tju bej te ditur qe komentet tuaj i lexoj gjithmone, edhe kur bej nje lexim me zgjedhje.Kjo per arsye se linja tuaj e komenteve, ndaj disa figurave politike te cilet kane bere deme dhe krime te shumta shtetrore, eshte teper e qarte dhe konseguente. Kete fryme te cilen ju percillni, une personalisht jo vetem e respektoj por edhe e mbeshtes fuqishem.

    Por me lejoni tju them, qe jo te gjithe komentuesit mund ti masim me te njejtin kut(ashtu si mund te mendojme ne),sepse edhe ne rrethin tone shoqeror, ne farefisin tone, madje edhe ne familjet tona, jo te gjithe kane te njejtin mendim me ne.

    Per mua teper e rendesishme eshte te distancohemi, ose kur e gjykojme te drejte edhe te debatojme ashper,me dike i cili shohim se mbeshtesin hapur persona ose fenomene te cilat bien ndesh me çeshtje te rendesishme kundra interesave te shoqerise dhe vendit tone(gjithmone sipas kendveshtrimit tone).Askush nga ne nuk mund te pretendoje se ka te drejten absolute ne gjykimin te cilin ne kemi per probleme te caktuara.

    Respekte te sinqerta.

  34. elda says:

    Ah nuk ka lindur akoma dikush qe te jete ne PD dhe te bej cfare po kerkon ti o Mero. Se kur ke qytetar te thjesht te verbuar nga ai masakrues qe e la shqiperine ne kete gjendje me 24 vjet demokraci, cfare pret nga kelyshat e tij qe i ka sjell vete ne pushtet dhe i ka stervitur si te ndjejne dhe pelqejne vetem “eren” dhe idet e tij.Dhe te mendojne se ky na qenka njeriu me i drejt dhe me i pershtatshem per udheheqje.me vjen keq per vendin tim qe eshte ne ate gjendje dhe per ata intelektual te vendit tim qe e dine se kush eshte fajtori per ate kaos qe eshte aty si pasoje e vetem nje emeri “SALI BERISHA ” Qe zoti e mallkofte per gjithe padrejtesive qe i ka ber gjithe atij populli, aq atdhetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje