“Guvernatori” që s’dekreton Nishani!

27 Tetor 2014, 22:12Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Edhe pse qeveria po mban distancën e duhur nga procesi i plotësimit të vendeve bosh në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, dhe zgjedhjen e guvernatorit, duket se presidenti Bujar Nishani do të bëjë rezistencë politike dhe do të shmangë çdo premisë bashkëpunimi me qeverinë për të shkuar tek një kandidaturë dinjitoze. Kryeministri ka ngritur një komision që shqyrton aplikimet për anëtarë të Këshilit Mbikqyrës dhe me shpresë se aty do të gjejë dhe kandiatura për guvernator. Ai u shpreh publikisht i impresionuar nga biografia e një femre në karrierë në sistemin bankar perëndimor me origjinë shqiptare, e cila me gjasa është dikush që punon në sistemin bankar në Gjermani. Ka plot të tjerë që kanë nisur karrierën nga Shqipëria dhe janë të integruar në sistemin perëndimor të bankave si ekspertë të aftë. Nuk është çështja se mungojnë njerëz të aftë. Problemi është se presidenti e shikon këtë proces si një “qokë” që e ka ai në dorë dhe do t’ia bëjë dikujt t’ia dijë për nder, dhe jo si një detyrim që ka për të zgjedhur një kandidaturë dinjitoze për Bankën e Shqipërisë.

Të gjitha shenjat janë që ai do të injorojë çdo kandidaturë të rekomanduar nga qeveria, që nuk ka lidhje politike me qeverinë, qoftë dhe sikur të propozosh drejtorin e Federal Rezervës. Ai e konsideron këtë post me gjykimin e tij vulgar, si një rast për të bërë ndonjë nder, të dikujt që njef apo që që ja rekomandon partia e tij. Për më tepër, skema e Berishës në këtë betejë ka qenë shumë e qartë. Ai nuk u angazhua në mbrojte të Fullanit derisa e pa që ai po shkonte drejt ikjes. Biles nuk reagoi as 7 ditë pas arrestimit. Foli vetëm kur Fullani bëlbëzoi nga burgu që e tradhtuan dhe bëri sikur e mbrojti. Skema e tij politike është të përdorë Nishanin, për të mbajtur guvernatore ish- këshilltaren e  tij, duke e detyruar Nishanin të dekretojë kandidatura të papranueshme për shumicën, duke lënë kështu hapur këtë krizë.

Në këto kushte, shumica duhet të tentojë kompromisin për një kandidaturë profesionale, që vjen nga suksesi ndërkombëtar i shqiptarëve, por nëse Nishani është larg konsensusit, siç duket, atëhere është mirë të operohet shpejt jo vetëm me plotësimin e katër vendeve të bankës, por me thuajse të 9 anëtarët. Kule dhe Milo janë qartësisht të angazhuar politikisht dhe mund të shkarkohen, kështu që bashkë me katër kandidatët e rinj, duhet të shtohen dhe dy të tjerë. Qeverisë nuk i intereson realisht një guvernator politik ose i afërt me të, por një guvernator që ngjall besim tek sistemi bankar. Meqë opozita dhe Nishani janë të angazhuar tërësisht kundër kësaj skeme, atëhere e vetmja shpresë mbetet që Këshilli të eklipsojë mungesën e guvernatorit të tillë.

Një Këshill Banke dinjitoz dhe profesional, do të ishte jo vetëm një garanci që Banka Kombëtare të mos përdorej si “Çetë e Xhelal Mziut” në Bathore kundër stabilitetit financiar, por dhe për të detyruar presidentin që pas humbjes së konsensusit, të kërkojë kandidatura nga brenda Këshillit Mbikqyrës.

Kështu siç po shkon procesi, duket se janë dy filma krejt të ndryshëm. Nga një anë Edi Rama që bën Komisione dhe thërret ekspertë ndërkombëtarë, sikur ja ka garantuar dikush miratimin e guvernatorit, dhe nga ana tjetër Bujari, që merr kandidatura vetëm nga gruaja dhe Sali Berisha dhe as që impresionohet fare nga procesi i ngritjes së besimit tek Banka, ku është angazhuar qeveria. Që ky dëm të shmanget, qeveria është mirë të bëjë atë që më shumë ka në dorë, Këshillin Mbikqyrës, duke e plotësuar me emra seriozë, personalitete të financave dhe duke i dhënë së paku një garanci vendit që Banka nuk është në dorë të shtatë “fullanëve” që paguheshin për të mbrojtur atë. Është e vetmja gjë që ka në dorë të bëj, në kushtet kur presidenti është i angazhuar politikisht kundër kompromisit dhe një profili të lartë guvernatori. Për sa kohë që Berisha dhe Nishani e duan bankën vatër krize me shpresë se do ta përdorin si bombë për destabilzimin e vendit dhe qeveria e shikon si një insitucion që duhet të ngjallë besim, ata janë shumë larg njëri- tjetrit. Ndaj duhet të jenë të paktën të qartë, të bëjnë Këshillin Mbikyrës një institucion serioz dhe shpresdhënës, me qëllim që të mos inkurajojnë Nishanin, ta përdor Bankën si eksploziv për stabilitetin. Siç ja kërkon Berisha!

36 komente në ““Guvernatori” që s’dekreton Nishani!”

  1. Kendveshtrim tjeter says:

    Maxhoranca dhe Nishani,jane si buka e thyer,qe nuk bashkohen me.
    Maxhoranca le ti shkoj deri ne fund,perzgjedhjes se Governatorit,por te pergatitet ta drejtoj me Keshillin e rinovuar BSH dhe me Governator “hije” !

    1. galaktika says:

      Pse mazhoranca nuk promovon referendumet popullore për të rrëzuar presidentin aktual që është pengesa më serioze për reformat dhe leva e Arkimedit për Berishën që e përdor në interes të tij dhe familjes së inkriminuar.

      1. Pilo Lala says:

        Kjo eshte me se e vertete, por ha kohe dhe humbet pike ne Evrope.
        Evropa dhe Amerika po te doje, e akuzon Nishanin per nxjerrje sekreti te NATO apo dicka tjeter, dhe i hap rrugen Qeverise per shkarkim.

        1. humoristi says:

          E rendesishme eshte qe Dueli nuk eshte i Heshtur.
          Te gjithe po shofim kreret e Djathte te mbarsur
          me nje Mllef te papare.Ata cdo Dite po mallkojne
          Njemilionshin qe i shkermoqi.Dhe per cudi po ketij
          Grushti i bejne thirrje per Proteste! Absurde!Nejse,
          fjala eshte tek Nishani,tek ky njeri faktor i katapultuar
          ne ate rang.sa qe jo vetem me Kembe por as me Mendje nuk
          eshte i pavarur.Ushqehet dhe stervitet per te qene Bombula
          e shperthimit ne mbrojtje te familjaritetit.Por duhet ta kuptoje se:
          Banka eshte e Shqiperise! Atehere si mund te komplotoje
          per ta bere Prone te nje kaste? A mund tja dali dot kesaj
          aventure kur perballe ka nje Mazhorance absolute Parlamentare?
          Perse gjithe kjo? A kane ndonje aresye? Po! kane.Kane Interesa…
          separi: Transkasionet do te zbulohen,do apo nuk do Nishan-Berisha.
          sepse edhe ne qofte Guvernatori i tyre,Qeveria ka te drejte
          te kerkoje asistence me eksperte te huaj,ne kete rast,Nishno-Berishes
          ju mbetet vetem te bejne Sehir.
          Sedyti:Do shkerrmoqet pa nje pa dy Nepotizmi,cka as Nishanit
          dhe as Berishes nuk ju interesone.
          se treti:Auditi i eksperteve te huaj do nxjerrin ne shesh cdo
          dallaver qe kane bere Berisho-Fullani me parate e popullit.
          Ja keto jane tre nga dhjetra aresye qe Nishano-Berisha e
          duan guvernatorin Blu te shplare.Ok.por te mos harrojne asistencen.
          dhe ne kete rast,cdo guvernator berishist jep doreheqje cka
          do te thote se arrihet keshtu ne Majen Komike te Komedise berishjane.
          Ndaj themi:Vazhdo Mazhorance,se keta Opozitare per Komedira jane…

          1. Majlinda says:

            Nishani presidenti jone ka bere shpelarje truri nga berisha. nuk mendon kurre me mendjen e tij, por mendimet dhe veprimet i ka te mbrapshta, ashtu sic ka fizikun. nje njeri me gjysem fizik nuk mund te mendoj normalisht, keshtu qe sala i ben shpelarje truri ta kete sa me me pak mendime. por ne kete situate nuk i falet gruas se vet, qe dhe ajo sic duket eshte e mbrapsht dhe nuk ja do te miren ketij vendi. presidenti qe kemi aktualisht duhet te jete per te gjithe shqiptaret, jo per salen dhe gruan e tij. ky do jete presidenti me nivelin me te ulet ne gjithe keta vite demokracie. do iki me turp, dhe diten qe nuk do jete me president as “qurrat ” nuk ka per ti hedhur njeri.

        2. thanas lala says:

          Aty me rri Pilo vellai, Eshte perendimi qe nuk e ka qef stabilitetin ne vendin tone dhe qe vepron me levat e tije ashtu si ka bere me shekuj. Edvini mund te kete deshire te beje gjera te mira po nuk do mundet mbasi eshte nje kone e bindur e perendimit dhe jo adap zot shtepie…

      2. Tironci Lugano says:

        galaktika
        Se duan te kene alibine “Ja sna le presidenti”

    2. klei aliaj says:

      ajo cfare nuk kuptoj une eshte se kur do e heqin kete Nishanin se ky kot ben interesantin se ne fund do behet cfare te thone nderkombetaret

      http://bit.do/guvernatori-qe-sdekreton-nishani

    3. tE Shkarkohet Nishani menjehere. says:

      akoma ky

  2. turkofagos qibani ne byth te shqiptareve says:

    Bukur

  3. lavdosh says:

    Mero,
    si gjithnje kesshillat e tua jane zgjidhja e duhur
    Te shikojme si vene punet. Mos harro qe kemi edhe LSI, batakcinj qe me siguri duan te vene njerezit/besniket e vet dhe tja lene dobicin ne dere Rames

  4. daku says:

    Kush ia ka rekomanduar z.Ramakete experte me origjine shqipetare(minoritare)e cia thone se e ka lene shtetesine Shqipetare prej kohesh!Apo e ka te rrethit te tij kur ka qene “çun Tirone”!Kush nga ministret apo zv/ministret ka te beje me te perfoluren.Urojme qe te mos jete e vertete z.Baze ,apo zotrote e di qe eshte nga ato ane e se i perket moralit T’uaj!

    1. Oketo says:

      Ti daku qeke si ato grate e liga thashethemexhie !

  5. human says:

    Maxhoranca ka shume arsye qe te votoje per shkarkimin nga detyra te ketij majmuni, i cili ka zene karriken e presidentit.

    Ne te kundert, te jete e sigurte se asnje nga reformat e premtuara nuk do te realizoje.

  6. Gimi, says:

    Bujar Nishani…???
    Pjese e litarit qe eshte lene perjashta te thyej qafen mileti.

  7. nrj says:

    Sa i zgjuar eshte ky koke shiniku baze! temen o! di edhe se çka ne mend presidenti! E thone pastaj qe koke shiniket nuk kane tru per asgje ! ja qe nganjehere edhe fjalet poullore nuk jane te verteta !!!KY KOMENT O LEGENA TE ALEANCES SE QELBESIRAVE NE TE CILEN BENI PJESE EDHE JU NUK ESHTE PERSERITUR DHE THENE NGA UNE. SIC MUNDOHENI JU O TE DHJERE. TE SHMANGNI KOMENTET QE NUK LEPIJNE PRAPANICEN E EDVERIT TE DROGUAR DHE TE DINAMITARDIT TE PEGERE SI AI….

  8. beso says:

    Nuk nderrohet treni sepse nuk i adaptohet makinistit,por me gjasa nderrohet makinisti.Do hequr Nishani,do gjetur kjo rrugedalje.I bie qe per cdo nisme te qeverisjes te humben muaj e muaj kot per lojen e kungulleshkes me presidentin.

  9. Nuk kryhen punèt me njè kal tè ngordhur dhe njè kalorès dorac,çdo punè shkon ters,tersi ndjell ters.

  10. BERISHA LARGOHU. says:

    Une habitem si shqiptaret munden te mbajne nje president sakat ne krye. Ka ndonje zhgjidhje per t’ia shkurtuar mandatin ketije plehre? Nuk mendoj se shqiptaret meritojne nje president te tille? Ka nje zgjidhje qe kryetari i parlamentit te t’ia marre kompetencat ketije sakatit derin ne zgjedhjen e nje presidenti brenda 1 muaji?

  11. Emigranti says:

    Komentatoret qe ofendojne ,nuk kane asnje fije argumenrti progresiv per te ndihmuar ne keto probleme kaq te mprehta aktuale per vendin.Eshte me se e qarte tani se cfare presidenti kemi.Nje cope litar nga gryke e saliut.Po kaq e detyrueshme per mazhorancen qe te zbatoje detyren e mundeshme te kushtetutes per te ndryshuar presidentin e Republikes,i cili po i shton vendit krizen e pergjithshme duke perdorur “autoritetin” e tij

  12. Kosova Shqipe says:

    @@@@ Bujar Nishani, qe nuk ke “Shenuar” asnjehere:”Ne kendej nga Pshati themi:TE DHJEFSHA MUSTAQET”..o lango i Sali Berishes…nje gje mor Llumi i Nevojtoreve qe derdhen ne Lane:Nje Kandidate nga Gjermania eshte per tu Pergezuar…nuk ka Bire Nene ne Gjermani te Vjedhi Thesarin, dhe te na Kapardiset si i Pafajshem..do ta Mbysin me Peshtyme…mor vesh o Turpi i Shqiperise dhe Shqipetareve???
    @@@@po mo Mero eshte tama ashtu sikurese thoni ju:Shikohen Miqete e gruas, dhe te Sali Serbit..lol

  13. xho says:

    Ja ke fut kot Mero opozita e ka de fakto guvernatorin me te mire se cdo emer qe do propozoj presidenti .Nishani ne vetevete e di se kedo qe te propozoj ai maxhoranca do ta rrezoj dhe perfundimisht banken do ta udheheqi ajo e cila po e drejton sepse Edi kerkon te duket si bashkpunues por ben sikur harron qe banken de fakto po e drejton njeriu me i besuar i familjes (shume here me e bindur se fullhani) Reskpekt

  14. Alma Mile says:

    Ja ke fut kot me kete shkrim z. Baze, qe kerkon te implikosh presidentin e Republikes per ta detyruar te vendose pa u menduar. Zoti President per transparence duhet me pare ti beje te njohur publikut emrat e kandidateve qe presupozojne te zgjidhen ne nje funksion publik, madje pse jo edhe nje degjese publike eshte domosdoshmeri. Une njoh dy kandidate me profil te larte publik nga Shoqeria Civile qe mesa kam degjuar ata kane aplikuar per postin e guvernatorit te BSH dhe per mendimin tim njerit prej tyre i takon sepse ka qene nga njerezit e pare qe doli publikisht ne shesh per te kerkuar largimin e guvernatorit. Ka nje regull te pashkruar qe kush ben betejen mer edhe trofeun. Ndaj mendoj se keta persona e meritojne kete post guvernatori dhe jo disa vemje qe i shpall politika per te vjedhur dhe per ti sherbyer asaj!

  15. Tironsi says:

    U lodhem se bertituri , Perdorni mbeshtetjen qe u dha i gjithe populli.Mjaft me cfaqje estrade.Mendoj se Tulla Presidenciale duhet qeruar , pasi vetem shkopinj fut ne Rroten e Zhvillimit.Zoti Rama duhet te jete me intensiv ne veprimet per reformen ne te gjitha drejtimet dhe institucionet shteterore.

  16. Arber says:

    Per komentuesin BERISHA LARGOHU: zotrote habitesh qe shqiptaret mbajne nje president sakat!!mua personalisht me ben pershtypje moshabitja jote per kryeministrin qe kemi ne krye dhe qe ka shume shume me teper ne dore se sa presidenti ne fjale. Nese flitet per turp ai eshte njeriu qe turperon shqiptaret sic ka qene turp e gjithe jeta e tij .

    1. exit says:

      Po kur shkoi ne Kine????-Sa shume e ke lepire moj lumemadhe!!! Turp per ty qe harxhon kohen ne menyre te panderprere dhe perserit veten ne menyre te neveritshme!

  17. emer says:

    Sa budallenj qe jeni! Po ku ka financier me eksperience qe jeton jashte dhe qe te doje te lere nje pune te mire e te vije te punoje ne Shqiperi me Ramen e me politikanet e tjere.

  18. eh says:

    referendum per presidentin,te zgjidhet nga populli….te hidhen plerat e sale komunistit…se po na marrin ne qafe,,,

  19. fshatari says:

    Berisha edhe gopin edhe koken e supermbeses do jepte per destabilizimin e Shqiperise.
    Ka bere thirrje ne fb per tu ngritur kunder aksionit te qeverise per hajdutet e energjise

  20. Qytetari says:

    Mero, si kur te jete e vertete qe Rama po kerkon specialist qe te derjtoje banken do te ishte nje mbrekulli por me duket se e ka me gjasme. Ne Shqiperi ka shume ekonomiste te zote dhe te arsimuar jashte. Bile ka nga ata te clet i kane hartuar edhe programin ekonomik me te cilen Rama fitoje por qe per çudi nuk qenkan te afte te jene pjese e drejtimit te bankes se Shqiperise.
    E rendesishme eshte qe banken ta drejtojne njerez te afte profesionalisht dhe me integritet moral dhe jo vegla te pushteteve vijen dhe shkojne.

  21. populli zulu says:

    Mero Baze qe ben analiza sipas qefit.
    Mero, nuk behen analizat si te teket ty apo tjetrit…o Mero ziu.
    O Mero, ne vend qe te shkruash si kodra mbas bregut hidhu nje sy librave e studio pak kushtetuten.
    Eshte kompetenca e Presidentit qe te zgjedhi Guvernatorin o Mero. Keshtu eshte ne te gjithe boten dhe e shkruajtur e zez ne te bardhe. Keshtu jane rregullat o Mero. Mero, nuk jem i ne pyll qe te bejme si egersira. Ka rregulla qe duhen zbatuar ne demokraci, ndryshe shkoni ne Afrike, se Afrike e keni shnderruar ate vend.

    1. pordhe me rigon says:

      Dakort jam parimisht me ty zulu, por Kushtetuta thote qe Presidenti eshte i gjithe popullit dhe vepron per te miren e gjithe popullit e jo per zulu si puna jote me Saliun e Lulushen ne krye!

      1. Popull zulu says:

        Juve ju kane pjerdh trut, po thuaj qe kur te gjen me budallenjt ske cben.
        Pikerisht o tyte, sepse Presidenti eshte i te gjithve duhet ta zgjedhi guvernatorin. Na mbyten budallenjt mor zot ca behet kshu

  22. pordhe me rigon says:

    Pordhe, pordhe… vetem pordhe me rigon themi ne Mero!

    Rama, e para gje qe duhej te bente, do te ishte te zhbente nje president partiak qe e mban ate post ne menyre plotesisht te pamerituar dhe eshte ashiqare qe e konsideron nje istikam partiak per te mbrojtur hajdutet e PD-se dhe pleherat e tjere duke bere qe nje vit ciu-ciu dhe karshillek me majorancen dhe pjesen e ndershme te popullit shqiptar!

    Nuk e di cfare duhet te beje ky palo President akoma per ta shkarkuar nga ky pozicion i rendesishem qe mban, pasi nuk perfaqeson gjithe popullin shqiptar dhe njekohesisht eshte nje president partiak kryekembe i njeanshem e i politizuar.

    Deri sa ky president te jete ne ate karrige, Rames dhe qeverise se tij do ti marre trefishin e kohes per te realizuar reformat e rendesishme qe kerkojme te behen, sidomos ate te paren ne drejtesi.

    Koha eshte flori thote populli o Rama, dhe ne shqiptaret nuk kemi me se c’te presim, kemi humbur shume te tille!

    1. albania -stateless says:

      per komentuesin “pordhe me rigon”

      jam 100% dakort me ju me perjashtim te frazes:

      -rames do ti duhen tre fishi i kohes per te realizuar reformat e medha-

      Bujari bashke me Bashen dhe Berishen perbejne banden 3B e cila ka bllokuar Ramen si nje xhirafe dy metroshe ne nje arene cirku.Po te llogarisim dhe prokurorine,shikun,gjykatat eshte e thjeshte te mendojme qe 23 qershori ishte nje tallje kozmike me shqiptaret qe ka filluar ne 4 dhjetor 1991 kur u prish qeveria e stabilitetit.

      1+1 miljon votuesit e 23 qershorit (+komentshkruesi) kerkojme te deberishizohet shqiperia…ose te clirohet shqiperia nga kucedra berishe dhe derivatet e tij ne presidence,prokurori,shik,dhe ne gjykata.

      njihuni me nje fakt qe te krijon neveri per rilindasit:

      nga gjithe krimet dhe poshterisite e bandes 3B vetem Gjika i vlores dhe ai pedofili i sarandes se Koco kokdhimit jane proceduar….ku shkoi basha,Mziu,imami,bode e deri te gjin gjoni…..Pra kjo eshte jo vetem tallje por dhe poshtrim qe i behet miljona shqiptareve te thjeshte .

      Rruga eshte e thjeshte: cfare beri Rusvelti ne 1933 ose enver hoxha ne 1945 ketu dy burra shteti me te medhenj qe ka nxjerre njerzimi…Le ti lexoje Rama (edhe Mero) eshte thjesht:

      me kriminelet duhet ti flasesh me gjuhen e tyre: Prangat

      Ishte edi rama ne 1990 qe gerthiste:

      DO VARIM KOMUNISTET NE LITAR…

      dhe une i them: Ja ku i ke komunistet..filloje me bujarin dhe berishen
      dhe te mos na caje trapin me ato memorjet e mirela kumbores

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje