Lulzim Basha nuk thotë ndonjë gjë për t’u kritikuar, sikur të mos jetosh këtu. Ligjërimi i tij politik është një grumbull fjalish që konstatojnë gjëra që duhen bërë mirë, apo që kritikojnë gjëra që janë bërë gabim. Në shumicën e rasteve janë qëndrime që nisen nga gjykime të dhëna më parë nga media apo nga trende të imponuara prej tyre. Edhe kur sforcohet të bërtasë, nuk i del zëri. Edhe kur përpiqet të jetë i qetë, nuk duket i relaksuar. Duket sikur asgjë nuk bën me zemër dhe asgjë nuk thotë me shpirt. Ndryshe nga Berisha, që vendoste pasionin para fabulës politike dhe përdorte gënjeshtrën kur e vërteta nuk ishte me të, ky dhe kur ka të vërtetën me vete, duket sikur gënjen, dhe kur ka arsye të ketë pasion për atë që thotë, duket sikur e bën nga halli.
Po shikoja qëndrimet e tij të fundit, pas kthimit nga Brukseli.
Së pari, përpjekja e tij për të gjetur një alibi për t’u kthyer në Kuvend është qesharakae, pasi arsyet për t’u kthyer po modifkohen dita- ditës, duke i ikur larg arsyes përse dolën. Të gjithë jemi dëshmitarë se opozita la Kuvendin pas dhunës mbi deputetin Strazimiri. Dhe ka një sens të bëhet një gjest në këtë rast , gjest i cili mori fund kur prokuroria filloi çështjen penale ndaj këtij akti dhune. Këtu merrte fund arsyeja dhe e kishte të hapur derën të kthehej kokëlartë. Por, vendimi i prokurorisë i qëlloi ters, pasi ishte para Kuvendit dhe Bashës i duhej bojkoti të mbaronte Kuvendin dhe të plotësonte listën e Këshillit Kombëtar, duke kthyer në shefe kuadri në parti, administratoren e bizneseve të gruas dhe Kunatit, e cila duke e konsideruar Këshilin Kombëtar biznes të familjes Basha, futi aty motrën, burrin, punëtorin e skenës së koncerteve, elektriçistin e kështu me radhë. Hallall të ishin demokratë, por janë të gjithë ish- punonjës të Fugës kur ishte tek “Mjafti”. Përfshirë dhe Odetën, që ishte sekretare e tij.
Pasi e mbylli dhe listën e Kuvendit, i ka mbetur pa plotësuar Kryesia dhe sekretarët, dhe i duhet ta shtyjë dhe ca javë bojkotin, që të duket si radikal. Kaq është e gjitha. Tani më të mërzitur prej bojkotit janë demokratët, se sa socialistët. Ata, për hir të së vërtetës nuk kanë qejf ta kenë në Kuvend dhe ca kohë sa të mbarojnë ca punë të tyre. Dhe Basha duket se nuk po ua prish.
Së dyti, kërkesa e tij zyrtare për të ndryshuar rregulloren e Kuvendit, dhe kërkesa e tij që pas çdo fjalimi të kryeministrit, të flasë kryetari i Grupit Parlamentar të opozitës, në parim është e drejtë dhe është kopje e kërkesës së opozitës së djeshme, kur Berisha ishte në pushtet. Në atë kohë jo vetëm që nuk u pranua kjo gjë, por opozita u kryqëzua pse e kërkonte këtë gjë, duke e akuzuar se dëshironte të bllokonte tre ligjet që të mos merrnim statusin. Tani kjo që kërkon Basha nuk ka asgjë gabim, por shembulli që ka dhënë dhe mënyra e ndyrë se si e ka trajtuar opozitën partia e tij, i bëjnë njerëzit pa vesh kur flet për gjëra të tilla dhe nuk ngjit asgjëkundi. Rregullorja e Kuvendit ka qenë normale, po të mos e ndryshonte PD dhe të ndalonte me ligj biles dhe të kritikohej kryeministri, duke i nxjerrë “për zhelesh” përjashta. Dhe kur tani kërkon të vësh drejtësi për një krim që e ke bërë vet, duhet së pari të kërkosh ndjesë që e ke bërë atë me duart e tua dhe duhet t’i falenderohesh shumicës nëse ta bën këtë nder me duart e saj. Basha flet si për një krim të kësaj shumice, që duhet ta ndreq Basha, ndërkohë që flitet për një krim të partisë së Bashës, për të cilin nuk është penduar, por është i dëmtuar, se tani e ka kundër vetes. Dhe kur njerëzit shikojnë të njëjtën fytyrë, një herë duke mbrojtur një krim dhe pastaj duke e luftuar atë, thjesht neveriten dhe fjala e tyre nuk ngjit askund.
Më e trishtueshme ishte prononcimi para medies dhe disa fjali standarte, që po ashtu nuk kanë asnjë gabim brenda. Mes tyre shquante fjalia se në këtë vend nuk do amnistohet asnjë zyrtar që shkel ligjin dhe se të gjithë duhet ta dinë se një ditë do dënohen për ato që kanë bërë. E thënë kjo përshembull nga Eduard Selami, ngjan diçka pozitive dhe duhet dëgjuar. E thënë fjala vjen nga Helidon Bushati, po marr kot një deputet të ri nga Shkodra, mund të dëgjohet me vëmendje. Por, e thënë nga Lulzim Basha jo vetëm që nuk të fut frikën, por abuzimi kthehet në shpresën e vetme për karrierë.
Si mund të frikësohet dikush, zyrtar në pushtet, kur Lulzim Basha thotë se për çdo shkelje që bën, do dënohesh një ditë. Njeriu që flet është akuzuar për 220 milion euro abuzime dhe si fajtor frikacak nuk pranoi të gjykohet, por mbylli gjyqin me procedurë, gjyq që mund t’i hapet në çdo kohë, nëse këtu do ketë ndonjë ditë prokurorë. Njeriu që kërcënon ishte ministër i Brendshëm dhe vrau katër qytetarë në protesta. Ka lënë tetë fëmijë jetimë për të siguruar miliona për dy vajzat e tij që jetojnë mes Holandës dh Tiranës dhe pastaj kërcënon se në këtë vend nuk do shpëtojë askush nga drejtësia. Ka një akuzë konkrete javën e fundit nga dy biznesmenë amerikanë, se Damir Fazlliçi u ka marrë një milion euro për një kompani telefonike në kohën që Basha ishte ministër i Telekomunikacionit dhe Kunati i famshëm ,administrator i Fazlliçit. Ata thonë se Fazlliçi ua mori duke u thënë se i duhen qeverisë për fushatë. Basha nuk denjon as t’i përgjigjet medies që e ka investiguar rastin dhe që është nëj medie prestigjoze e rajonit. Si mund të ngjallë frikë ky njeri tek zyrtarët që po i presupozojmë se abuzojnë? Ky është modeli i shpresës së tyre, ky është idhulli i tyre, ky është shembulli që në këtë vend mund të vjedhësh, të plaçkitësh, të vrasësh dhe jo vetëm të mos të të hyjë gjemb në këmbë, por këto t’i kesh si hipotekë dhe për t’u bërë lider opozite.
Është kjo arsyeja që opozita e këtij djalarucini nuk ngjit, pasi ky ka më të forta shembujt kundër opozitës, se sa fjalët pro saj, ose në emër të saj. Ai e ka historinë e tij 9 vjeçare në politikë, të mbushur me shembuj dhe vepra që ulërasin për vjedhje, mosndëshkueshmëri dhe vrasje politike. Çdo që gjë që thotë pas kësaj ngjan si një film pa zë, ku fytyra flet vetë. Dhe nëse kanë shpresë hajdutët e kësaj administrate, gjobaxhinjtë apo larg qoftë dhe vrasësit e këtij pushteti, nëse ndodh ndonjë herë, ajo shpresë është shembulli i Lulit dhe fati i tij. Është e vetmja gjë që frymëzon.
Bashen do e mari ne qafe pederasti Kunat. Eshte super i paafte dhe ka rreth vetes kunatin me nje trrume te paaftesh te tjere qe do ja shofi hajrin ne zgjedhjet lokale
OH SA BUKUR JA KE QENDISUR MORE MERO ,TE LUMTE AJO PENDE.
Opozita nuk “Ngjit” pasi nuk e lejone Shamataja!
Shamataja e Corroditur e Bashes,ka ngordhur Nervin
e atyre qe e duan PD ndryshe, te pershtateshme me
rolin e saj fisnik.
Po duket qarte se ku shperthene Shamataja,Bje Serioziteti!
Ndaj po thuhet se Basha dhe Shamataja jane vepra e Berishes.
i cili ja dedikone vetem familjes se vet.
Qofte tek njeri ashtu edhe tek tjetri asnjehere nuk do veshe re
drejtepeshimin!Cka u jep atyre autoresine e shpikjeve
te mashtrimit.Vete loja e Bashes,eshte e pershtatur mjafte mire
ne Orkestren berishoviane! aq sa sot ky instrumentist
quhet Solist i Saliut. Dhe,meqe ky eshte bere nje vegel
e rendesishme,nuk mund te mos themi qe eshte vete Berisha.
i ketij paraardhesi te Shamatase,qe eshte edhe amalgami i
produktit te Mashtrimit.Ndryshimi midis tyre qendrone vetem
tek fuqija e zerit,qe kondicionone forcen e goditjes.
Megjithate Stili i tyre eshte i njejte;Te dy te thone:
Do me per Belulin?
Shyqyr o Mero qe jua the troc, se kishin nje vit e kusur qe te akuzonin perse i bie opozites e jo qeverise. Tashme besoj e kane marre pergjigjen/rrugezgjidhjen jo vetem kritiket e tu, por edhe ata demokrate qe nuk dine c’te bejne ne kete situate!
Ne pritje te reagimit te ketyre demokrateve…a do fillojme te mbledhim disa fakte per gafat e pushtetit aktual?
Si nuk po shkruan asnje fjali per lukunine e kesaj qeveri mo shoku Mere cfare te pengon apo je analist qe nuk sheh pertej hundes tende.
Shkelqimi kunder erresires,sala,basha,pd me pd,bashen,berishen,rpt….rpt.Cdo gje tjeter shkelqyeshem.
Timone qe vetem hane,presin ne nje krah nuk cojne gjekundi,kthehen andej nga u nisen.
Shume e thjeshte! Ka filluar fushata elektorale qe zor se kjo qeveri do i kete ato “shuplakat”! Ministri me i “suksesshem” Tahiri nuk do kandidohet per kryetar bashkie pasi edhe Edi me MERON e dine shume mire qe humbin bindshem po ta bejne kete gje! Populli nuk ka me nevoje per Mero Bazen se e hoqi Saliun!
Mero Baze ben mire te kapi ndonje zanat….
Shume bukur. Asnje nuk beson brockullat e Lule Bashkies, me fal Bashes, se bashkine e ka braktisur prej kohesh.
po mire mo se ajo eshte puna e opozites te kritikoje punen e qeverise
http://bit.do/nuk-ngjit-opozita
E forte ishte kur Luli shkruan para dy ditesh ne faqen tij ne Facebook: Rama ti lere llogjet ne Facebook per te loboje fort tek UEFA!!! Po pse me Lul, ti ku po i ben llogjet?
@ E verteta mbi te gjitha.
Po cfare sugjeron ti mor kokebosh, te harrojme shume shpejt per cfare i ben dhe vazhdojne ti bejne akoma Shqiperise, ata qe sapo jane larguar nga pushteti ?.
a e di ca te sugjeroj une . qe te kundershtosh kte mut qeverie qe po don tna e thaje edhe ate qe ka ngelur , a i shifni cthone per gjobat ndaj nesh po i 10 fishojne per shoferet 100 mijeleke se ke parkuar keq, 100 mije leke se ske fikese zjarri ne makine , po ne kte vend ska zjarrfikese e ambulanca ,, pse more si mjafton ksaj qeverie te ndritur ai cmim gangrene karburantesh si askund tjeter.
qe mos te marresh gjoba zbato ligjet , dhe ketu mbyllet historia . po mqs ti kristian dhe shume kristiane te tjere ishit mesuar me ata policet buratine te sali bishes, ju duket e rende qe ligji ka filluar te funksionoje. kaq per ty. ndersa do tju ftoja ju te tjereve te beni edhe pak durim. durim edhe disa muaj sa te shporret nga bashkia edhe talebani i fundit lul bashar. mos u merzisni, nuk eshte kryetar me kohe te plote. eshte part time. do iki edhe ky per ca kohe si puna e selamit. qendrimi ketu eshte me rrezik per te. partia dru me pre do ta nxjerri ne ilegalitet. “komunistet” do ta kerkojne per ti bere “gjyqin e popullit”
Sa per informacion une skam marre asnje gjobe deri me sot dhe per sa kohe tjem i vetedijshem sdo e bej. Po puna esht qe une slejoj tme fyej inteligjencen time ca rospie qe sdine as si te flasin sic jane policet tane e jo me tme argumemtoj ligjin. Une thjesht po sygjeroja te jemi realist se cdokush qe i jep asaj makine e di mjaft mire qe hallet jane tek sinjastika e rrugeve e jo te shoferet. Kshu qe ndryshe nga ti une sjam dakord se me mjafton ate qe ma fut shteti me blozin e zi.
Jo ti harrosh por te kerkosh llogari pse nuk po futen ne BURG! Po kush do ta beje kjo Rilindja??? Nuk e kupton Meron qe thote se Luli nuk ngjit dmth ka filluar fushata? Asgje mos harro por edhe naiv mos u bej
Zoti Basha u kthye nga Brukseli duke u fryre tamam si nje gjeldeti para gazetareve .I gjori .Harron se kjo fryrje mbaron para vitit te ri…
@@@Pershendes Meron, dhe ne te njejten Kohe Pyes:Mero a u Ngrite ndonjehere Lulezim Basha qe te Pergenjeshtroj Qofte edhe Formalisht Akuzat qe i behen nga Shtypi???ky Njeri me fytyre “Behoti” qe nuk i Ndryshon Asnjehere dhe me nje Gjakftotesi te Frikshme, eshte i gatshem ti beje te gjitha, ne kete pike Ai eshte me te VERTET Personi i Duhur dhe ne Kohen e Duhur per Postin e Duhur, i gjetur nga Sali Berisha, me te mire nuk ka ku te gjente…
po e Mbylle me nje Thenje te Famshme te Korleones(Mafioz):Krimi dhe Politika jane e njejta Gje…uroj qe te mos jete Keshtu…lol
Ore,po pse nuk i bini ne koke problemit?!E verteta eshte qe,UDB-ja,pasi e shtrydhi si limonin Saline,i duhej nje kandidature e re per ta cuar deri ne fund shkaterrimin e kombit shqiptar.Ajo ka investuar per Lulushin,duke e shkolluar e stervitur jashte,e vuri ne prova te veshtira ne Kosove e Shqiperi,e kompromentoi rende ne rrugen e krimit,dhe… kur u bind,e realizoi kete me doren e spiunit te vjeter(cerdhe familjare spiunesh)Sali Ram Berishes.Kjo eshte e qare si drita e diellit.
E VERTETA MBI TE GJITHA,po na trego o i uruar cila eshte lukunia qe ja u kalon lukunive te ketyre banditeve.Ae kupton mor zoteri qe keta hajdute e kriminele po flasin per rregulla e demokraci sikur vine nga ndonje planet tjeter dhe jo sikur ishin keta batakcinj qe perdoren voten e popullit per tu pasuruar.Keta plera e kane vendin ne burg dhe tu konfiksohet pasuria,per keta te soteshmit ka kohe se antikombetari Sali Berisha e la gjendien katastrofike sa duhet tju lihet kohe qeverise se soteshme per te treguar punen e saj.Nuk mund te ecet perpara me injorantet e Saliut ne administrate e prokurori.Ngushellime
kryetar e grup parlamentar po humbasin edhe ate pak electoral qe kishim, prandaj demokratet duht te protestojne per menyren e opozites qe po behet.
Une i referohem vetem shprehjes:”nese ketu do te kete ndonje dite prokurore”,mire more z.Mero,po edhe ju mendoni se nuk do te kete ndonje dite drejtesi ne kte vend,po nje milion shqiptareve qe votuan per tu bere nje dite ky shtet cfare do tu thuhet.
Eshte lluks i madh per Lul Ba-shkijen qe pasi vrau si minister I brendshem,tradhetoi si minister i jashtem,vodhi mbi 300 miljon dollare ne rrugen e kombit (vjedhja me madhe ne planetin e tokes hapur fare) si minister transporti,tani ben gallate me keto qe thote Mero me siper qe eshte humbje kohe te merresh me to..
Eshte tradheti e ndyre e votuesve te 23 qershorit 2013 nga dyshja Rama-Meta qe ne vend te kerkonin me te gjitha forcat denimin e nazi-berishizmit & serbashizmin perpiqen ti tregojne mbi 1 miljon votuesve se po “luftojne” ne parlament jo per krimet e berishes qe vrau dhe tradhetoi por per shkeljet e biznesmeneve si Fratari qe arrestohet si Bin Ladeni sot dhe lirohet si Mandela te nesermen.
Dipllomatet dhe sherbimet inteligjente te amerikes dhe europes duhet ti japim fund gallates tragjikomike cerek shekullore me shqiptaret.
21 janari 2011 eshte nje akuze direkt per fuqite e medha.Ai eshte nje gur prove qe verteton se ne shqiperi nuk funksionon demokracia por demonkratizmi qe eshte disa here me i poshter se fashizmi dhe komunizmi bashke.
Pa u denuar ekskluzivisht xhaferr deva junior-Lul BASH FAZLLICI per egzekutimin te 4 shqiptareve se bashku me burrin e shtetit te LMT leka i III-te arvizu na jep te drejten te besojme se Enver Hoxha ishte nje dikator i dashur dhe i nevojshem per ate popull gjytrym per ate klase politike antishqiptare dhe per ate dipllomaci perendimore qe Serbi po tall bolet me te duke i trembur me surratin e Putinit.
Mero i dashur.
Nuk me tremb aspak ky manekin qe komandohet si droni i beogradit qe nga koha kur kishte ne hollande nje pashaporte amerikane me “vule serbe”
Eshte e frikeshme qe ky vrases “gazmor” quhet yll ne ngjitje nga Leka i III-te pasi vrau kater protestues,dhe puthet ne sheshin e bashkijes nga zonja Nuland qe rehabilitoi “rebelin” DJALURCIN basha se i shkeli vijen e kuqe nenpunsit te shkrete arvizu ne 15 nendor 2013 me rastin e LHL.
Mero i qafsh hallin kriminelit “djalurcin” ,cunit te Xhelalit qe tremb dhe ambasadore te tipit Arvizu.
Ajo qe ka ne dore Mero eshte qe ta trajtoje Bashicin si kriminel jo si djalurqin “kundravajtes.
Nqs vazhdohet me kete variant te strucit qe fut koken ne rere si mazhoranca ,shoqeria civile dhe mediat duke tolerur nje devil si basha apo monster berisha shume lehte nga te gjithe keto kriminele si ambasadoret e akredituar ne tirane,mazhoranca,demokratet e “ndershem” te permjerrurit politike do te preferoja “kriminelin e dobishem” Enver Hoxha qe i dha leksione jo vetem shqiptarve por dhe west-meneve si behet nje shtet i fuqishem edhe kur ishte i rrethuar nga te kater anet me armiq dhe kur rrethanat i kshin ngecur praktike dhe teori te gabuar.
kriminale
Por shkelqimin me te madhe te EHoxhes ja ka dhene dyshja KRIMINALE Bash-berishe dhe dyshja tradhetare Rama-Meta qe jane drone te felliqur te gjeopolitikes qe na serviret “me lezet” si mender demokraci qe po lulzon nga Lulzimer qe i kane duart me gjak shqiptaresh.
Po ku ishte ore vëllezër ky Lul mërhumi? Në Bruksel thonë. Në një takim të partive të të njëjtit drejtim. Parti që një nga një po humbin në vëndet e tyre si humbi Basha në 2013-ën, e ky shkoi, ju qau hallin e ata i thanë: futu në parlament, punët nuk bëhen nga jashtë parlamentit. Një gjë desha të di: paguhen këta deputetë që nuk bëjnë punën për të cilën populli i ka zgjedhur?
Të lumtë o Mero se asnjë rresht i yti s’ka nevojë për koment, ne shkruajmë për të të dhënë mbështetje…vazhdo denonco krimin, padrejtësinë nga do që të shfaqet. Kritika konstruktive e shëndosh shtetin.
Shkur ore Mero Basha eshte si ai muti pas kepuce (me nder teje e te gjithe lexuesve).
Ne politike nuk mund te hedhesh asnje hap pa pasur me vehte ate qe perben bazen e cdo veprimi, ‘e drejta morale’. Mjerisht, ata qe drejtojne sot PD, nuk e kane me kete te drejte. Cfardo te thote Berisha, qofte edhe gjene me te drejte dhe te arsyeshme, ate nuk e beson me njeri. Sepse te shash dite dhe nate Fatos Nanon dhe me pas te dalesh bashke me te si bashkepuntor per te miren e vendit, duke e quajtur kete politike, kjo eshte pak te thuash e turpshme. Ate dite qe Berisha doli me Nanon ne Presidence, ishte momenti i vdekjes se tij politike. Natyrisht ai ka perkrahes, por kurdohere ata nuk kane per te qene ne ate mase sa ta sjellin ne pushtet. Nese PD vazhdon ta lidh fatin e saj me Berishen, pas cdo zgjedhjeve ajo do te vazhdoj te tkurret, derisa te kthehet ne nje parti te pavlere.Me keqardhje, por Berisha tanime eshte personi qe shkermoq sa hap dhe mbyll syte, ate qe eshte baza dhe te con derjt suksesit politik, pra, ‘e drejta morale’.
Rama/Meta,morale?
Po zoteri, per ate flas me siper. Rama/Meta eshte po aq e moralshme sa Berisha/Meta. Apo ju mendon si e liga, kur behet nga Berisha, nuk mund te konsiderohet e lige, dhe kur po te njejten gje e bejne te tjeret eshte nje akt i pamoralshem? Rama/Meta disi edhe honepset sepse ata te dy socialiste jane, por Berisha/Meta cfare emir ti vesh? Eshte fakt zoteri, se Berisha eshte “armik I betuar i se liges”, por ama, kur e bejne te tjeret, sepse kur e bene vet, kerkon te vleresohet si politike e sukseseshme.
Atehre qe te biem dakort,Berisha/Meta=Rama/Meta ? Meta duket si emerues i perbashket,po i njejti xhol ne te dy lojrat,perseri Meta si me Berishen e keq edhe me Ramen e mire,ku qendron ndryshimi midis Rames dhe Berishes, te dy thane Meta eshte i keq,kur se kishin partner,po ashtu tha dhe Meta per per te dy kur nuk ishte partner me ta.
Nuk te duken njecike si njesoj te gjithe ?
Zoteri! Me duhet t’ju them se ju keni absolutisht te drejte kur vini shenjen e barazimit midis te treve. Ne mardheniet e tyre as qe behet fjale per moral. Shprehja lapidar angleze, “se politika me e mire eshte ndershmeria”, per keta tingellon si nje thenie qe bene cdo njeri te shkulet gazit…
Per te qene fare i hapur, une shpirterisht i perkas PD.Kuptohet, shqetesohem per menyren fatkeqe se si aktualisht bene politike PD. Shqetesohem per faktin e thjeshte se si mundet qe individe, te cilet e kane mashtruar fare paturpesisht kete popull, pa ja bere, sic thuhet, syri “terr”, kthehen dhe kerkoje nje ribesim nga ana e tij. Kjo eshte aq e padrejte dhe e paarsyeshme, sa nuk ka kandar ta ngreje. Ndaj them, duam apo nuk duam ne, i vetmi nga ata qe jane ne drejtim te PD, i cili ka te drejten morale ti drejtohet ketij populli per nje besim te ri, eshte Eduard Selami. Kam parasysh ne kete rast garden e vjeter. Por ta mbeshtesesh politikberjen tek nje makine qe grin pambarimisht fjale, si Grida Duma,ose tek nje individ si Arben Ristani, me e pakta qe mund te thuhet ne kete rast eshte mungesa e plote e pergjegjesise per te ardhmen politike te kesaj partie.
Ka frike se do shkoje ne burg bertet I akuzuari Jo per nje krim por per disa be qofte se merret serizisht nga prokuroria she pastaj nga gjykata se ka shume “Gjin” atje
Opozita e Lulit nuk ngjit, sepse ai mendon se te gjitha detyrat qe ka PD si force opoziatare, mund ti zgjidhi vetem nepermjet “miqve ” te tyre te partive popullore europiane, duke mos marre pjese as ne parlament.
Vendi yne aspiron te beje hapa drejt integrimit europian.Por nuk kemi degjuar ndonjehere qe ne keto vende anetare te BE-se, Opozita te kete zgjidhur problemet e vendit duke sulmuar Qeverine apo maxhorancen.
Opozita e Lulit nuk ngjit, sepse ai po ben nje lufte kulisash edhe brenda forces politike qe perfaqson. Nqse Berisha “larg qofte” nuk eshte me(sepse e therret Perendia ne ate bote), Lulin e permbysin kundershtaret e tij brenda PD-se pa kaluar 24 ore dhe ai do drejtohet ne “atdheun” e tij te dyte.
Opozita e Lulit nuk ngjit, sepse ai nuk ka dhene hesape per shume krime qe ka kryer gjate qeverisjes 8 vjecare, duke qene tre here Minister ne disa Institucione te rendesishme(M.Jashtem; M.Brendshem; M.Transportit).
Opozita e Lulit nuk ngjit, sepse e kaluara e tij ne Kosove eshte shume e dyshimte.
Eh luli eshte ne rregull dual citizenship,nji dore ne petlla nji ne bakllava
Si shume te tjere,perfshi dhe mua
Ju popull idiot bani gam gam kot
Jo vetem opozita e lul fazllcit nuk po ngjit ,por dhe editorialet e tuaja kunder dyshes antishqiptare Sal & Lul nuk po ngjisim me.Fakti qe dhe lexuesit kane bere deri ne keto momente vete 26 komente.Pse ndodh ky fenomen?!
Duke qene nje nga mbeshtetesit e fuqishem per fitoren 23 qershorit 2013 qofte te Edi Rames,qofte dhe ne faqet e kesaj gazete per rrezimin e kucedres berishoviq,sot jam 101% perqind i zhgenjyer.
Votuam per denimin e bandes SALUL dhe jo per rrotacjon pushteti tip “arvizu” sepse kjo bande nuk ka bere gabime por krime qe nuk ka lume,det apo oqean ti laje.
I ngjit apo jo opozita Lulit nuk ka rendesi per te.Ai thjesht kalon kohen me gallate me Ramen dhe Meron sepse e ka marre “dipllomen” e k/m te ardheshem.
E tha ne shesh te burrave honorable Arvizu pasi Luli vrau 4 veta si komandant operacjoni ne 21 janar se ai eshte ‘YLL NE NGJITJE” dhe keto fjale ngjisin me shume se opozita gazmore e Lulit dhe editorialet monotone te Meros.Per gazeten Tema kemi respekt por duhet nderruat “tema”.Luli eshte kriminel por jo fajtor…Fajtore jane hipokrizia kriminale e te huajve qe na trajtojne si vende te dores peste dhe mazhoranca qe ka tradhetuar ne menyre te pabesueshme 1+1 miljon votuesit,21 janarin,gerdecin e me rradhe.
Perfaqsuesit e opozites nuk kane moral,jane njelloi si prostitutat,kur mbajne fjalime dhe betohen per ndershmeri !
Po o Mero por ke filluar dhe nuk po ngjit me as Ti tani.Cifti Rama- Meta po te pelqen me duket, dhe na flet per moral.
Pse nul te ngjit ty o semudje ngjitese nul do te thote se nuk i ngjit nje milion shpullave se i jane kthyer kokes ,te cilet idhane voten aleances se qelbesirave dhe se jane penduar me kete qe i Kane bere vetes.