E reja e zhvillimeve mes Shqipërisë dhe Serbisë në rajon, është se konflikti shqiptaro- serb, për herë të parë pas vitit 1912, po kalon direkt mes Shqipërisë dhe Serbisë, dhe jo mes Serbisë dhe Kosovës.
Prej vitit 1912, të gjitha problemet mes Shqipërisë dhe Serbisë kanë qenë probleme që kishin të bënin me Kosovën. Ato lidheshin me spastrimet etnike të kryera në disa faza që nga 1913 e deri në vitet 70, me iluzionet e Luftës së Dytë Botërore për bashkim kombëtar përmes gjermanëve dhe pastaj gënjeshtrës së Titos përmes partizanëve, për bashkimin në Federatë, duke ju bashkangjitur Kosova, Shqipërisë.
Edhe në vitin 1999, kur konflikti shqiptaro- serb arriti në kulm dhe kur 2 milionë shqiptarë të Kosovës u zbuan me dhunë, konflikti ishte më shumë mes Serbisë dhe Perëndimit, se sa mes Serbisë dhe Shqipërisë, si palë e vetme përballë saj.
Kosova u ju hoq nga duart Serbisë, duke krijuar një precedent ndërkombëtar të panjohur më parë, që u kufizon sovranitetin vendeve që nuk dinë të mbrojnë liritë dhe të drejtat e qytetarëve të tyre, por i diskriminojnë.
Pesëmbëdhjet vjet më vonë, Kosova është bërë shtet i pavarur dhe një realitet që megjithëse nuk gëllitet, po përtypet nga Serbia, duke hyrë në bisedime dypalëshe.
Përplasja e fundit dhe rritja e retorikës serbe ndaj shqiptarëve, ka orientuar përballjen mes Shqipërisë dhe Beogradit.
Në vetëdijen e këtij orientimi të ri prej serbëve, është padyshim ideja se ne dhe Kosova jemi një, dhe është më mirë të përballen me ne, se sa me një pjesë tonën, me të cilën e kanë humbur betejën.
E vërteta është se Shqipëria nuk ka më ndonjë problem themelor për të zgjidhur me serbët pas zgjidhjes së problemit të Kosovës, dhe përballja e tyre është thjesht një përpjekje për të ekspozuar unfikimin “de facto” sipas tyre, të Kosovës me Shqipërinë. Si e tillë, kjo është një betejë për të rritur presionin mbi Perëndimin dhe për t’i treguar atij, se ndërhyrja në Kosovë solli një Shqipëri të vetme, të dyfishuar dhe problematike.
Kjo është e vetmja mënyrë që Serbia të ketë mundësi të faktorizohet si një vend i viktimizuar në rajon. Në kulturën politike serbe, vetëviktimizimi është një teknologji politike, që në Kosovë e vizatojnë aq mirë me një thënie të moçme: “Shkjau edhe kur të vë poshtë vetes e është duke të mbyt, thërret ejani më ndihmoni se më mbyti”.
Por, a mund të rifaktorizohet Serbia si viktimë e shqiptarëve në Ballkan?
Gara reale mes shqiptarëve dhe serbëve është aleanca reale me Perëndimin. Shqipëria e ka reale këtë aleancë. E ka në përmbajtje dhe në formë. Edhe kur liderët e saj nuk i përmbushin dot detyrimet e Perëndimit, nuk e kanë çështje refuzimi ndaj doktrinës së Perëndimit, por çështje korrupsioni ose pushteti politik, pas të cilit rendin. Por, garat dhe betejat ata i bëjnë në emër të Perëndimit dhe votohen nën këtë emër.
Në Serbi, Perëndimi nuk është përmbajtje, por formë. Shumica e udhëheqësve të Serbisë, janë ose pasardhës të Milosheviçit, si Daçiç, ose të partisë së Sheshelit, siç është kryeministri dhe presidenti aktual. Në ndryshim nga Milosheviçi dhe Shesheli, që ishin të bindur në atë që bënin dhe thonin, këta janë ca kopje të shëmtuara të tyre, që duan vetëm kapitalin politik të tyre dhe pastaj të bëjnë kompromis me Perëndimin. Milosheviçi ishte i bindur në atë që bënte. Ai ishte një dinosaur nacional-komunist, që i vuri zjarrin Balkanit, por ishte i qartë në atë që bënte. Shesheli po ashtu. Ai ishte një ultranacionlist serb, i ditur, me një të shkuar disidente të mahnitëshme për Jugosllavinë dhe një egërsi etnike të frikshme. Pasardhësi i tij në Presidencë, është një figurinë qesharake, ndërsa pasardhësi i tij në Kryeministri është si të krahasosh Aldo Bumçin me Sali Berishën.
Ky lidership i Serbisë ka problem serioz identitetin dhe besueshmërinë në Perëndim. I vetmi problem real perëndimor në Serbi ishte trendi i Boris Tadiçit, i cili për fat të keq të Serbisë dhe për fat të mirë tonin, nuk votohet nga serbët.
Nga ana tjetër, serbët kanë vetëm një shans të na vënë përpara, dhe të fitojnë betejnë historike me ne. Ai është rasti kur ne mund të çmendemi dhe të humbasim aleancën me Perëndimin. Të sjellim në pushtet autokratë të korruptuar apo sharlatanë që thirren në emër të nacionalizmit etnik. Për fat, nuk kemi tendenca të tilla, edhe për faktin se shoqëria shqiptare është shumë vigjilente ndaj kësaj tendence. Berishën, që tentoi në fund të mandatit të dytë të bënte sharlatanin nacionalist dhe autokratin e korruptuar, e ndëshkuan rëndë. Shoqëria serbe bën të kundërtën. Zgjedhje e fundit të tyre nxorrën në krye partinë më fashiste të Evropës, lideri i së cilës është ende në Hagë, dhe shikon i trishtuar se në dorë të kujt ka mbetur pushteti i partisë së tij fashiste.
Është kjo arsyeja që përballja e Serbisë me Shqipërinë, edhe pse është një trend i ri i provokuar nga Serbia, nuk ka për të rezultuar fitimprurës për ta. Lidershipi aktual i Shqipërisë, është një lidership modern, mendjehapur dhe pa asnjë dilemë për orientimin evropian të Shqipërisë. Mund të mos ja dalin të jenë të shkëlqyer apo të suksesshëm, por s’do të ndodhë kurrë të kthejnë rrugë e t’i japin Serbisë shansin e zonjës evropiane në Ballkan.
Ndaj dhe Vuçiç u lodh kot të lodhte nervash kryeministrin e Shqipërisë, për ta hedhur në anën tjetër të llogores. Thjesht i dha kohë vetes të qetësohet dhe të provojë të luaj në atë fushë ku është i dënuar të luaj. Nuk e deshi më konflikt shqiptaro- serb, por Shqipëri- Serbi. Mirë bëri. E kemi më lehtë kështu.
Z.Mero pergezime e ke shkruar bukur fort.A te kujtohet Diplomacia e Ping-Pongut(Kine -SHBA) ? Ishte bukur .Sporti coi ne lidhje reale diplomatiko-Politike dhe i beri mire stabilitetit ne Bote.Ndersa ne rastin tone Serbi-Shqiperi , ndeshja e futbollit ishte nje shans dhe nje shtytje per ti treguar vetes dhe botes se ne Rajonin e Ballkanit ,gjerat po ndryshojne per mire.
Serbet si rrace kapadaijsh nuk e durojne dot jo supremacine po as paritetin ne marredheniet reciproke.Ata jane mesuar dhe kane dashur te japin Tonin , te Komandojne dhe pertej kufijve te tyre.Gjithcka qe u be ne keto dite ka qene e orkestruar nga pala serbe per te na nxjerre para botes si ngaterrestare dhe te paghendur , po rane vete ne gracken qe ngriten.Normalisht te gjithe partneret e jashtem e kuptuan hilene e tyre dhe i shuplakosen.Ku eshte Ai Vucic apo presidenti serb qe akuzuan shqiptaret pabesisht?. Ballona e intriges u plasi ne duar. Ne duhet ti japim mbeshtetje Qeverise Tone qe te vazhdoje ne menyre dinjitoze perpjekjet e nisura per tu integruar ne Europe.
Z.Mero Baze, serbeve bravo u qofte qe jane nacionalista. Dhe jame I sigurte qe shumica e shqiptareve jane po ashtu. Po problemi jone eshte se ndryshe nga serbet politikanet tane jane ca legena qe nuk duan tia dine per komb e per flamur. Dhe mendja mu mbush me deklaratat kurva si te ministrise te jashtme, te integrimit, e te mos flasim pastaj per federaten e futbollit qe eshte turpi ktij kombi. Cfare demi I ka ardhe serbise se ka ne krye politikane nacionaliste? Apo se Europa po I perkedhel koine ore e minute, apo se I dhane statusin para nesh, apo se po e favorizojne per cod gje ne kto 100 vjetet e fundit? Boll me me ato deklarata bajate qe Shqiperia eshte faktor stabiliteti ne rajon. Po nuk respektove veten nuk ka per te respektuar asnjeri. Do kisha dash qe politikanet tane te ishin nacionaliste sa gjysma e politikaneve serbe. Mbase pas 20 vjeteve kur iki ky brez qe e ka mendjen vetem te vjedhe. Rroft Shqiperia etnike.
Mundesite qe te ndodhe jane te medha mbasi me sjelljen e tij kryeministri yne po na hiqet si legenvip pra si nje:-LEGEN ✩✩✩✩✩-
(LEGEN ME 5 YJE)
Legen, piskuriq tradhtar I ketij kombi ka qene dhe mbetet klani I Saliut. Deklaratat e supermbeses e tij eshte pasqyra me e qarte se ke perfaqson ky klan horrash ne Shqiperi.
Edi ti dhe soji yt ti haje M…. ose ta lyejne buken para se ta hane me jashteqitjen e tij.
More i nderuari Mero,kush e krijoi incidentin me ‘dronin’ kosovaret apo shqipetaret?Kosovaret me qe kane shtetin e tyre pse i kerkojne ti nxjerin geshtenjat me duart e Rames?
NGA E NXJER KONKLUZIONIN TI QE SERBIJA KA KONTRADITA ME SHQIPERINE KUR NE KEMI 24 VJET QE NA DREJTOJNE SERBET ME SUPERMBESAT DHE FAZLLIQAT E GJYSMA E ELEKTORATIT SHQIPETAR SALISJAN E FEVZI KANE VOTUAR 24 VJET ‘TAVARISH’ SALI?
Para dronit gjithe stadioni klithte “Vrite vrite shqiptarin”. Gjujtja e sendeve ne terren gjithashtu ndodhi para dronit. Harrove kete zotrote apo ndoshta pajtohesh me huliganet serbe?
perpjekje deshtakesh http://goo.gl/djVNkM
paske sh gabime ortografike kete here
Mero e ke qare.Nuk e di por kur je perballe serbeve dhe Saliut me nje fjale” 2S “pena jote kap perfeksionin .Le te vazhdojne dhe ca kohe serbet keshtu ,qe ne te mundim te shijojme keto analiza te shkelqyeraaaaaaaaaaaaa.
Analize e dobet ,ne vend qe te ulnim tensionin me serbine nuk bejme asgje…,hapi I pare per uljen e tensionit do ishte largimi nga ekipi I shqiperise I te gjithe lojtareve te kosoves si nxites direkt te tensionimit te tifozave,dhe z.DUKA duhet te largohet si pergjegjes direkt I perberjes te ekipit,sot ekipi I lacios I kishte pezulluar te dy lojtaret;cana dhe berisha, patriotizmi duhet te shoqerohet se pari me ligjshmerine. MENDOJ dhe qe ministrja I rinise e sporteve duhet te japi doreheqjen per kete skandal te rende.
Nuk po te kundershtoj per keto qe thua, por te pakten argumentoji. Per cfare arsye duhen bere gjithe keto “reforma” dhe cfare do te sillnin?
Cana ishte me te kuqe nga ndeshja e kaluar ku mori dy te verdhe, Berisha ishte ne fushe, por meqenese do shesin marketin ne janar do i duhet te rrije ne stol, se sja blen njeri me marketin. Ata jane cuna te kombetares, dhe sa per dijeni ngjarjen e filloj Balaj me Lilen, pastaj erdhen cunat qe me ate goje te pa lar tenden i quan te kosoves, ata jane nga rrethina e kosoves por jane shqiptar sic jemi dhe ne Shqiptar te Shqiperise…
Mos e vendos doren ne zjarr Mero per sa shkruan me siper. Perendimi e mban afer Shqiperine, por do qe te afroje Serbine. Shqiperia eshte ne taven e perendimit dhe neqoftese ajo duhet te cenohet per te afruar Serbine, perendimi nuk ka per te hezituar qe ta bej kete. Aq me teper, qe edhe pavaresia e kosoves nuk eshte finalizuar ende. Kam frike se Shqiperia ka per ta paguar kete perplasje, me bekimin e perendimit kuptohet.
Xhelozia serbe,pas perkrahjes gjermane,ka ndezur “luften” shqiptaro-serbe.
Serbet,si lider te botes se trete,nuk pranojne konkurence shqiptare ne ballkan,ku ne unision me politiken greke,kane kohe qe diktojne per fatet e te tjerve.
Shqiperia e madhe,per ta,eshte realitet !
Vija imagjinare gjeografike,qe ndan shqiptaret,nga nje shtet ne tjeterin,ka filluar t’ju duket si rezatim lazer,qe do tju prese duart dhe kembet.
Ata jane mekataret me te medhenje,ndaj shqiptarve,nuk kane besim se prifti i tyre do ti fal.
Lufta per ti mbushur mendjen perendimit,se Shqiperia e Madhe,do sjell destabilitet ne ballkan,perballe integrimit evropian,eshte nje lufte e fituar nga shqiptaret
KJO QE DCKA E KURDISUR MIR PAK DIT ME PAR OPOZITA GREKE I KERKOI SHPJEGIM QEVERIS GREKE SESI KA MUNDESI U ANASHKALU GREQIA DHE JU LLA SHQIPERIS NJE ROL IVECANT NE BALLKAN posi ka mundesi elle qeveria serbe direkt mrena pak minutave akuzoi vedhain e EDI RAMES kjo qe pra qe ti ulte autoritetin para kancelarive evropiane por per fat te mir nuk ja arriten qelimit djadhzor te tyre
Nese Rama vepron sipas logjikes se tij, e kemi te fituar kete beteje me serbet. Uroj fitoren e kombit tim.
Boris Tadic eshte nje politikan moderrn qe di te beje politike.. Serbet duhet te degjojn lidershipin e tij..
Tadic eshte i bere nga i njejti matrial (mut) si Vucici vetem me paketim tjeter.
mua me duket qe populli dhe pushtetaret qe perbejne ate shtet nuk kan ndryshuar fara per 100 vjet ,po te njejten arsyetim e reagim,nje provincializem nje fshatarizem prej budallejsh,perfundimish mua me duket qe jemi me lart,per vetmin fakt se ne shqiperi ka zera o opinjone te kunderta keta mor vllah pjerdhin te gjithe ne nje ode e ne nje moment,PRA FSHATARIZEM SLLAVI PREJ BUDALLAI,po neve na vjen shume mire ky lloj fshatari sllav dhe budalla..
Gjithmon me ndodh qe kur lexoj z.Mero Baze, cdo shkrim i tij, merpo cdo shkrim i tij me duket mahnites ne maximum i arrire. Gjithmone e admiroj dhe e falenderoj per analizen dhe spjegimin e sakte dhe fuqimisht bindes qe i ben problemit qe trajton .
JU falenderoj, z. Mero dhe ju uroj suksese ne misionin e juaj te veshtire.
Z.Mero,shkrimi eshte shume i goditur,por kame pershtypjen qe edhe europa nuk eshte aq e kulluar per te vene ne kandarin real keto konflikte te sajuara nga serbia,ke zera qe vazhdoin te kembengulin dhe tja faturoin shqiperise incidentin e ndeshjes dhe po e bein ate objekti fluturues qe valviti nje flamur te vetem shqiptare midis mijera flamujeve serb sikur ne ate objekt te ishte vendosur nje bombe berthamore per te cfarrosur serbin.
dhe ketu del problemi i dipllomacise tone qe komi neper europe dhe me gjere qe besoi se nuk jane ne nivelin e duhur.
Perpjekje e saliserbeve per t’u faktorizuar si viktime e ri-enverizmit
*
U desh kjo beteja e Beogradit qe te mesonim se serbet kishin zaptuar me kohe qofte qendrat e zerit te agjensive te lajmeve me kryesore te botes ,qofte zedhensit e BE ,qofte dhe kupolen e UEFA-s.Para pak ditesh disa gjigande te informacjonit si CNN,AP,Reuters duke percjelle viziten e Rames theksonin se kjo vizite behej pas 7 dekadash kur ishte takuar diktatori brutal komunist Enver Hoxha me liderin karizmatik Josif Tito…pra vini re nje gjuhe urrejtje jo profesionale per dy lider komuniste..Prapa ketyre lajmeve qendrojne ose gazetare te ish jugosllavise ose monstra shqipfolese si Benet Koleka qe arrin orgazmen kur ja nxin faqen diktatorit te tmerrshem dmth atij djalit te Gjylos..
**
Pas lajmit kryesor ,qe ishte shtyrja e takimit Rama-Vucic ne 10 nendor nje lajm kontraversal vjen nga Shengjini ku pseudo-presidenti Bujar Nishanberisha beri nje dekorim te shpifur duke dhene nje flamur te pamerituar klerikut Zef Plumi per “ Shpetimin e kombit” ….etj etj.Nuk me intereson fare kush ka qene ky prift pasi ka plot drite hije por ajo qe me ben pershtypje eshte kanibalizmi I Nishanit kunder :tendencave kriminale,provokuese dhe antihistorike per rehabilitimin e Enver Hoxhes.
***
Per kete qellim po I drejtohem ketij presidenti faqezi se pak jave me pare pame dyzet “martiret” klerike qe na I shpifen ne viziten e Papes.Them na I shpifen se ky ritual u be njehere ne 1993 me Papa Gjonin dhe prej asaj kohe kane rene mijra martire te tjere qe nga deshmoret e 2 prillit 1991 e deri te vrasja mafjoze e Santos nga banda e berishajve ku dhe ky palo president ka pjese ne kete bande kriminale.
****
Kush po e reabiliton Enver Hoxhen?
Ne rradhe te pare eshte banda kriminale 2B qe edhe pse teorikisht ka leshuar kryeministrine ne shtator 2013 ,faktikisht ka 2/3 e pushteteve duke filluat me handikapatin president,prokurorine,shikun,Kld,bashkine e Tiranes,shumicen e mediave,bankat,krejt gjykatat pa harruar kalin e trojes Ilir Meta qe ka uzurpuar parlamentin,ministrine e drejtesise dhe pjesen e luanit ne adminstratat e cdo niveli.
Pa denuar kete bande per 11 superkrimet e saj si me poshte:
1-Krimi I vrasjes ne 21 janar 2013
2-Krimi I holokaustit te gerdecit
3-krimi I tradhetise detit jon
4-krimi tradhetise per detin jon
5 -krimi ekonomik I 300 M $ te rruga kombit
6-genocidi ndaj fisit haklajve
7-zhdukja e shtetit shqiptar ne 1997
8-puci shtetit 14 shtator 1998
9-grabitja e bashkise Tiranes
10-sabotimi I UCK 1994-1997
11-Furnizimi me nafte I milloshevicit
*****
Kushti iBrukselit për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropiankushtëzohet zyrtarisht me ar-
restimin e Sali Berishës, babait të korrupsionit, krimit, përgjimeve,shitjes së territoreve fqinjëve,
trafiqeve të armëve, vrasjeve politike në bulevard, shkatërrimit dhe përvetësimit të pasurive publike
në Shqipëri. Parlamenti Evropian I kërkon zyrtarisht dhe publikisht Shqipërisë të arrestojë dhe të dënojë
ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrat e tij të korruptuar e deri te sheiket e drejtesise..Dhe nese kjo nuk realizohet atehere:
-dipllomacia euroatllantike
-mazhoranca e 23 qershorit
-demokratet e ndershem te PD
– media
-shoqeria civile
-te perndjekurit politike…
do te jene ato qe jo vetem po rehabilitojne Enver Hoxhen por po e shenjterojne ate sepse sipas Indro Montanellit ,analistit legjendar italian ishte I vetmi shqiptar pas Skenderbeut qe I bashkoi shqiptaret dhe luajti si I barabarte me superfuqite dhe per kete nuk duhet te hetohet si e beri..
Aq me shume sot kur 99% te fajit ne Beograd e kishin Serbet (dhe Fuqite e Medha qe e perkedhelin akoma) dhe perseri ata, 1% te fajita tone po e bejne 100% dhe do denohet me shume viktima se agresori.
******
Kjo ndodh se ne nuk kemi shtet,ekonomi,financa,ushtri,dipllomaci..thjesht jemi katandisur ne nje territory qe mbrohet nga Nato dhe nje k/m qe e komandojne si “dron” euroatllantiket dhe nje ish k/m kriminel qe po tolerohet ne menyre kriminale nag ata qe prune ne pushtet me masakren e prillit 1991 qe ishte nje puc I mirfillte shteti me arome beogradi.Pikerisht mos arrestimi I monstres viqidolit eshte kurore margaritaresh qe “kopetentet perendimore” po I vendosin Enver Hoxhes
Pra ka ardhur koha per
-de-berishizim,…………….(monster)
-de-lulbashizim……………..(devil)
-de-elezbiberizim,(fis i trubuve te tropojes)
-derrajersonizim ,(ish beogradas para 1991)
-defazllicizim,….(washington rezident)
-de-islamizim ………(radikalistet)
-de-gaxojanizim (greko amerikan i rrezikshem)
qe me nje fjale te ringjallet shteti shqiptar qe do jete arma e vetme per de-enverizimin e vertete te vendit.
E qelluar analiza Mero!
Serbia e transferoi jo me deshire konfliktin shqiptaro serb ne Shqiperi -Serbi, ai i tille ka qene gjithnji. Kosova ka qene shkaku por asnjehere nuk ka patur nje konflikt Serbi -Kosove. Qeveria e Zogut gjeti qetesi nga diversioni serb vetem kur kuptoi se do kishte cdo gjashte muaj trazira ne Tirane, njehere nga dibranet, njehere nga mirditoret, njehere nga dukagjinasit, njehere nga Malesia e Gjakoves, sa here kur donte pushteti serb dhe atje ku arrinte dora e Serbise,persa kohe Mbreti i shqiptareve nuk hiqte dore edhe de jure nga Kosova. Ne mes te luftes se Dyte Boterore, komunistet jugosllave dhe ata serbe i futen ne vellavrasje shqiptaret pas te vetmes perpjekje per bashkim qe kishte yll polar Kosoven.Shqiperia komuniste e Hoxhes nuk gjeti derman nga lojrat e Rankovicit dhe Mugoshes,perpjekjeper destabilizimin e Shqiperise pavaresisht ngjyres dhe qeverive kane qene nje konstante e perhershme e Beogradit. Problemi i beogradit nuk eshte Kosova, me te cilen Beogradi ka te gatshem solucionin ushtarak, problemi eshte Shqiperia politike.destabilizimi politk i Shqiperise, dhe ndryshimi me pahit i kursit properendimor i saj permes nxitjes se nacionalizmit te rruges ne shoqerine shqiptare dhe fondamentalizmit islamik ne Kosove jane opsioni politik i llumit nacionalist qe drejton Beogradin.Ajo qe i druhet Beogradi eshte inkorporimi paqesor i Kosoves brenda kufijve te Shqiperise, pasi nje Shqiperie moderne europiane 100 mije serbe te kosoves me teper sesa dem do ti sherbejne si nje model shembullor i trajtimit te pakicave. Beogradi synon nje shkembim territoresh, pasi nuk ka aftesite ekonomike per ta mbajtur gjalle nje konflikt te heshtur me Kosoven qe i kushton 20 % te buxhetit.Prandaj eshte acaruar dhe kekron te prese nyjes gordiane.Kjo shpjegon edhe nervozizmin e klases politike serbe dhe jo vetem.Serbia kerkon te mundshmen sot, dhe maximalen neser kur ne rast te nje konflikti boteror ku ajo shpreson qe te ndaje kufi me ariun rus ne lindje dhe daljen permanente ne Adriatik.Eshte mire qe Europa po i provon te gjitha alternativat e saj te karrotes me Serbine, por ka ardhur koha te kuptoje se opsioni i nje Shqiperi europiane me mje gjenerate te re politike, e ndrushme nga klanet provinciale qe jane te paafta te gjejne nje konsensus minimal politik, eshte opsioni me europian, me qytetar, me i lire, dhe siguron nje paqe afatgjate.Ky opsion i shpeton 100 mije serbe nga getizimi qe Serbia ju ka imponuar dhe i shnderron ne qytetare europiane te nje Shqiperie europiane me nje Kosove qe e largon nga te qenit peng dhe target i Serbise.
@Demokrat, koment me lucid nuk kam pare tek Tema.
Ne pyesim, pse pas lajmit te pare per problemet ne ndeshjen Serbi-Shqiperi, bota pergjithesisht i dha te drejte Serbise? Pse serbet jane me te besuar ne Europe se sa shqiptaret?
Dhe nje shkak eshte sepse ne te palarat e shtepise tone i nxjerrim ne pazarin e botes.
Shikoni! PD kur ishte ne pushtet, cfare nuk thoshte neper bote, duke share opoziten.Te njejten gje po ben edhe sot qe eshte ne opozite. Nuk le rast pa share punen e qeverise, ne cdo takim brenda dhe jashte vendit. Ja pardje psh. E degjuat cfare tha ne takimin e Lul Bashes me senatorin amerikan. Vetem ankesa e sharje per pjesen tjeter te popullsise shqiptare qe nuk mendon si ai.
Cfare mendon bota pas kesaj? Keta grindavec, rrihen e zihen mes vedi, pa le pastaj me serbet.
Askush ne bote nuk e ben kete qe ben Sali Berisha dhe Lul Basha.
serbet vuajne fatkeqesisht ende nga deliri i madheshtise si gjermanet ne kohen e hitlerit apo si putinizmi tani fatkeqesisht evropa ia ka krehur bishtin por amerikes nuk ia hedhin dot luftrat e 90 i cuan atje ku e meritojne dhe ata nuk e kane ngelltitur akoma por kush jane preja me e lehte jane shqipetaret se shqipetaret per pushtet e para shesin cdo gje sic eshte shitur kosova disa here si nga zogizmi komunizmi pluralizmi kosova e shqiperia jane shtete per merite te drejtesise amerikane por qe ne vete i kemi kethyer ne mut mysybet shtete dhe amerikes i kemi vertet shume borc shqipetaret kane vetem nje rruge rrugen e diellit dhe jo te anadollit
Mero Baze, me lejo te lutem te kujtoj nje fakt Historik, qe diktatura e Enverit nuk e tha kurre. Eshte fakt, se Stalini u prish me Titon per shkak te idese se Titos per krijimin e Federates Ballkanike, ku, nen udheheqjen e Titos, do te benin pjese Bullgaria, Rumania, Jugosllavia dhe Shqiperia. Stalini ishte kunder kesaj federae, sepse nuk donte nje Federate te forte ne kufijte e Bashkimit Sovjetik. Si gjithmone ne politike, Stalini i dergoi leter te gjithe vendeve socjaliste duke akuzuar Titon si revizjonist. Kete leter e perdori me shume zgjuarsi Enver Hoxha, i cili menjehere harroi bashkepunimin e deri atehershem me Titoan, gjeti budallane dhe injorantin Koçi Xoxe dhe shpetoi koken dhe karriken e tij ( Enveri ).
Jam plotesisht dakord me shkrimin e Meros, por desha te theksoj faktin se populli serb e ka te veshtire te zgjedhi midis rusit, qe e ka patur aleat historik te sprovuar, kane pothuaj te njejten kulture, kane te njejten fe dhe ndoshta histori. Serbia ne perendim, nga pikpamja historike, mund ta kem gabim, ka patur “mike” vetem Francen. Italia dhe Austro-Hungaria, lavdi zotit, per interesat e tyre krijuan shtetin shqiptar ne vitin 1912 duke ju kundervene kerkeses serbe per dalje ne detin Adriatik.
Pra nga pikpamja historike per serbet, mendoj une, me e sigurte eshte miqesia me Rusine se sa perendimin. Mendoj, se eshte fat per popullin tone qe serbet nuk kane per momentin udheheqes visionare dhe kjo beri qe ata, sic thote Mero me te drejte, humben Kosoven. Une mendoj se populli kosovar u trgua shume visionar ne kuptimin, qe me ndihmen e armes se DEMOGRAFISE ( rritje e popullsise shqiptare ne Kosove duke patur shume femije )u be dale nga dale ndryshimi i raportit te serbeve dhe shqiptareve qe jetonin ne Kosove. Serbet, si gomere qe jane, e lane Kosoven pa industri dhe zhvillim, gje qe beri qe shume serbe te largohesshin nga Kosova dhe shkonin ne republikat e tjera ose Serbi gje qe permiresoi raportin serbe me shqiptare ne favorin e kosovareve.
Une jam me mendimin e “Clausit” se tani bota perendimore ka vene ne plan te pare dhe eshte shume e ndjeshme per te drejtat e njeriut, gje qe per fat nuk e kuptoi Miloshevici, i cili si idiot qe ishte, shtypi popullsine e Kosoves. Europa nuk mund te lejonte qe ne gjirin e saj te perseritej Olokausti si kunder cifuteve. Miloshevici ishte aq gomar sa lejoi gjenaralin Mladic qe brenda dites ne Srebrenice te vriste mbi 6mije burra dhe djem myslimane, faji i vetem i te cileve ishte se kishin lindur myslimane.
Tani, desha te shkruaja dicka qe nuk do tju pelqeje fare kosovareve. Kur Kosova mori me te drete pamvaresine, gruaja ime zvicerjane ishte e shqetesuar se mos kosovaret radikalisojne Shqiperine. Ndoshta ajo pati te drejte, sepses neper panelet televizive te Shqiperise kam vene re, ndoshta e kam gabim, se kosovaret qe jane ne panel reagojne ndryshe nga shqiptaret e Shqiperise ne panel. Kosovaret jane me radikale, kerkojne sa me pare “bashkimin e kombit” duke harruar se ishte perendimi i cili i dha pamvaresine Kosoves dhe jo UCK-ja. Mos harrojme se Europa dhe Amerika kerkojne pa tjeter qe Serbia te mos lidhet me Rusine por me BE-ne. Kur u be bashkimi i Gjermanise, perendimi e GENJEU Rusine duke i premtuar qe Nato nuk do zgjerohet dhe afrohet kufirit rus. Premtim qe perendimi nuk e mbajti duke e justifikuar kete se popujt e ketyre vendeve deshen vete te futen ne Nato.
Cdo popull dhe qeveri ka interesat e veta dhe kjo e drejte e tyre duhet njohur dhe patur parasysh ne bisedime te ndryshme.Lenini ka thene se çeshtja nacjonale eshte pika nevralgjike e cdo populli. Qeveria shqiptare duhet te kete gjithmone parasysh se shoqeria serbe eshte e re ne moshe dhe se rinia serbe eshte e orjentuar nga perendimi, ajo do e jetoje e mire, te kete makina, te beje pushime jashte shetit, te kete shkolla te mira. Rusia ka fatin e mire dhe te keq qe ka pasuri nentokesore. Te keq sepse kjo i ka bere ruset me shekuj dembela si dhe arabet. Me sa kam degjuar Rusia ka nje industri leshi dhe historikisht ka patur gjithmone nevoje per teknologji moderne gjermane.
Me falni se e zgjata.
Peshendetje
Analizë logjike e shkëlqyer, bazuar në historinë lakuriqe mes dy vendeve, por sidomos mes Serbisë politike dhe shqiptarëve.
serbet thone kosova eshte serbe une i pergjigjem -shko mere shoku leri llafet – mos u mer me idiotsira se lat nam ne mes te europes
O Mero, e thamë që shkruan bukur, me seriozitet e realitet… Por mos “merr shumë, krahë”, sepse fluturon “me presh në bythë”, pastaj… Bobo ç’thashë, do të ma presin komentin…(?!)
Me mire qe ndodhi keshtu.Bota diplomatike dhe politike duhet te njohe me thelle rrenjet e realitetit.Tashme duhen veprime ndryshe. Pikesepari Serbia ka nevoje per mbeshtetje ekonomike te qendrueshme nga Perendimi, pasi nuk eshte nacionalizmi ai qe duket ne horizont sesa eshte mungesa e perspektives ekonomike dhe e zhvillimit te ketij vendi qe per pasoje reflketon anarki e sharlatanizem.
Putin po luan bukur kartat ne planin moral, porse ne ate financiar nuk eshte i afte te bej gje.
Integrimi ekonomik dhe infrastukturor i vendeve te Ballkanit ndermjet tyre dhe Europes moderne, nen projektin Gjerman mbetet imperativ.
Analiza e z. Mero eshte brilante.
mesazh miqsor per komentuesin plaku
Duke qene se pas shtyrjes se vizites se Rames ne 10 nendor ra shume fluksi i komenteve per incidentin zhurme madh te Beogradit dua te bej disa verejtje.
Per ndarjen Stalin-Tito shakku kryesor ishte se perendimi me Jugosllavine mbylli daljen e rusit ne adriatik ne rruge tokesore duke krijuar perden Itali-jugosllavi-greqi-turqi.Me vone u mbyll ne 1961 dhe porti i vlores si baze ruse nga hoxhe enveri.Pra perendimi dinak pagoi titon me flori ne vitet 50′ dhe guximin e shqiptareve ne 1961 e shperfillen.
Ne komentet tuaja i nderuar 68 vjecar perdorni shume shprehje duke perdorur dhe gjuhen e huaj dhe ju eshte kthyer ne nje mani qe ju ben te bezdishem
Me ate “love” me Clausin do te propozoja pasi ti banon ne Zviserr dhe ai ne jug te gjermanise jepni adresat njeri tjetrit dhe kurseni komentet ne kete forum se u bere bajat aq me teper qe fut histori me gruan zvicerjane sikur ti je i vetmi shqiptar ne bote i martuar me “jashtoksore”.E fundit shume here e shan ate dikattorin e dashur megjithese ke bere palle ne kohen e tij dhe ndoshta ke shkelur ndonje kafke te ndonje shoku.Mos harro se sot kur bota pa perjashtim po tall bythen me ne hapur fare me rastin e beogradit te pakten ta mbyllni gojen per xhaxhin se ai vend paska me shume antishqiptare se adhetare qe edhe pse serbet e serbise i mposhtem ne beograd per fat te keq serbi i shqiperise ben akoma ligjin e mafjes ne shqiperi.
fucklaus &….
Kisha keto gjera :
– Kur francezet ofendohen pa te drejte thone : “Merci pour le compliment”.
– Me jep ndonje link ne lidhje me “perden Itali-jugosllavi-greqi-turqi.”
– Ne vitet “50” nuk pati ndonje “guxim” te shqiptareve por nje dobicllek te Enver Hoxhes per te mbajur karriken. Shqiptaret e shkrete nuk merrnin vesh se cfare behej me fatin e tyre.
– Per sa i perket gjuheve e huaja, mbreti CHARL i 5-te i Anglise ka thene :
” With a new learned language, one wins a new soul” Me nje gjuhe te re te mesuar njeriu fiton nje shpirt te ri. Mos je valle cmirzi ?!!
– Nuk e dija se ne forum kemi nje njeri qe ben CENZSURE qe te na tregoj se cfare te shkruajme dhe cfare jo.Mos po e mbivlereson shume vehten ??!!
– Mendoj se e rendesishme ne jete eshte qe te jesh ne rregull me ndergjegjen tende dhe fatmiresisht une e kam kete fat.
– Kam mendimin, por jo fakte, se e ndryshoke shpesh emrin ne forum. Kjo sepse une kam afer kater vjet ketu ne Forum dhe kete “emer te nderuar” nuk e kam ndeshur.Ne se po, konfirmon se je grek.
Pershendetje
I nderuar plak
po me kujton ate filmin shqiptar kapedani kur i thote ai plaku atij djalit “mos e kalo faqen nga lufta e vietnamit te nderzimi artificjal” keshtu dhe puna jote,mos te duket vetja i mencur..lexo komentin e demokratit lart dhe besos poshte dhe mos u merr me leshin e rusit.lexo me shume dhe shkruaj me pak se komentet te Tema nuk jane per te kaluar kohen dhe shitur pordhe si puna jote.tng !
fucklaus….
Po mbivlereson vehtveten more djale. Kush je ti, qe te me urdherosh mua se cfare do shkruaj dhe cfare jo ??!! Asnjeri nuk te detyron te “blesh” pordhet e mija.
Mallkimi me i madh qe perdorte gjyshja ime, rahmet paste, ishte : “Te hyfte vehtja ne qejf ishallah.! Te siguroj se ajo ishte e zgjuar dhe kishte shume eksperience jete.
Pershendetje
plaku,perseri te nderzimi artificjal ngele,po te tregoj nje histori te shkurter se nuk kam kohe: Dikur nga vitet 71′-72′ kengetari virtuoz FR na kerkoi nje mendim per nje kenge qe ka kenduar per Vietnamin ku thuhej midis te tjerash:
“Ne vietnam o shoke,
bombarduan prape sonte
shqetesimin tone
me kitare ta kendojme…”
Isha i vetmi qe i thashe se do vije nje kohe qe do tallesh me kete kenge,,,,e di me tha por kam hall tjeter.
Dhe puna jote..te kesh jete te gjate por do vij nej kohe qe do jesh ti qe do te qeshesh me nje pjese te komenteve sepse disa prej tyre ja vlejne,,pra ideja ime (jo urdher)eshte mos kaloni masen nga balloni ne beograd te leshi rus ,,tng
Jam shume dakort me ju Mero por ideja eshte qe aleanca me perendimin te mos shkoje deri ne servilizem…
plaku,nje elektricist italian kur po benim llogje me shpjegoi se si industria e leshit dhe pambukeve kaloi nga shkolla italiane drejt supremacise se teknologjise gjermane.Eshte e vertete qe gjermanet dominojne teknologjine e perpunimit te leshit e pambukeve,pa qene prodhues te tyre.Ky kishte mbaruar shkollen per kete pune dhe me shpjegonte sesa e sofistikuar eshte kjo teknologji qe operon ne mbare boten,dhe ne Kine e Indi.Me duket kurioz kendveshtrimi i z.Mero mbi rivalitetin serbo-shqiptar,ne fakt Serbia me Shqiperine e ka pasur gjithmone,edhe pse sebepi eshte gjendur Kosova.Shqip muhabeti,se flitet pak dhe nuk eshte ne agjenden e politikes konformiste,serbet e dine mire qe po nuk dominuan per nje afat jo te gjate do kene probleme te thella.Renia e Serbise ne pozita mbrojtese mund te kushtoje Vojvodinen.Nga ana tjeter nuk ka det,nje vend pa det eshte pa nje gjymtyre.Ata e dine mire se ne jemi gjeografikisht periferia e Evropes,zona kushinete ku ferkohen edhe problemet e qendres;problemi eshte se qeveritaret shqiptare jane hapur shume si vaji ne lakra me slogane panevropiane dhe po shesin iluzione foshnjore.Shiko,nje problem ne ndeshje dhe sa i brishte eshte ekuilibri gjeopolitik.Plaku,kjo qe shkruan z.Mero nuk ka taban nqs e shikon problemin nga situata aktuale.Duket qarte se BE po e perkedhel Serbine per ta shkeputur nga orbita pansllave e ndoshta eshte marifet serbo-rus qe ka zgjedhur kete lloj presioni.Tashme qe Ukraina nuk do kete stabilitet,keta duan qe problemi i tille brenda sferes se influences te mos ekzistoje.Edhe Uefa nuk eshte aq shurdhe ndaj politikes,se gjithshka eshte politike.Do perpiqet te mos i zemeroje serbet,sepse atyre u duhet prere hovi i sentimenteve pansllave,qe lindin edhe ne nje ndeshje futbolli.Ndersa per Shqiperine as e çajne koken fare,e dine se nuk kemi alternativa te tilla per karshillek,e jo sepse qenkemi evropiane qe nga koha e Neandertalit.Plaku,qe ne vitet’800 ne politiken gjermane hyri fjala Lebensraum,hapesire vitale,nuk ekzistojne perandorite pa hapesiren vitale,se shkermoqen.Shikoni investimet e kompanive te medha evropiane ne Serbi dhe krahasojini me ne,me ne qe gdhihemi e ngrysemi duke i mesuar europianizmin atyre serbeve”primitive”.Ne jemi akoma duke qepur kopsa ne fasonerite,ne Serbi prodhon makina Fiati dhe Peugeot.N’a kish blere vjehrra nje tas plastik per te zene kos dhe une e shoh nese rafiguron nje gote dhe nje pirun,kjo tregon se eshte plastike e omologuar per ushqime,ky tas nuk kishte asgje nga keto,veç nje etikete letre me germa cirilike.Shiko sa prapa jemi ne,nuk kontrollojme dot nje tas kosi,pa lere te hapim syte ne fushen e shahut diplomatik.z.Mero kujton se serbet po qahen shume neper Evrope se ja,po u biem ne qafe ne shqiptaret.Seriozisht e keni?Ata po dominojne prodhimtarine,po ngordhin fuqine prodhuese te vendeve fqinje,biles te favorizuar nga industrite perendimore,qe edhe keto kane njeqind tentakula te lidhura me politiken e vendeve te tyre.Nuk eshte loje kaq e thjeshte,kur ta kapim ne do kemi mbetur akoma tek bishti i ures.Keq apo mire serbet e dorezuan Milosheviçin,Mlladiçin e ndonje tjeter,te ishin kaq primitive nuk do reagonin.Tani bejne sikur i kemi prekur ne nerv,ne fakt eshte zhurme e kalkuluar,ata duan veriun e Kosoves,provo t’ua leshosh dhe shiko qe do u ulen nervat.Per mua ata e dine qe fuqia ekonomike i ndryshon ekuilibrat e forces ne fushe,atje duhet te rivalizojme seriozisht.Tek e fundit,lufterat jugosllave ishin luftera per territor,kush te zgrapte me shume,siç u be tek ne per pronen e perbashket.Ne kohen e Enverit strategjia e mbrojtjes llogariste pa medyshje faktorin kosovar,po ashtu serbet e dinin mire qe po te hapnin hesapet me Kosoven do kishin prapa shtetin eme,mirepo kur nacionalizmi serb nuk kish me nga t’ia mbante e hapi luften dhe ta themi hapur,Shqiperia nuk ishte,se dikush tjeter qe kujdesur te çarmatoste ushtrine.Po e mbyll se e zgjata shume,por me duket se po luajme evropiançe me naivitetin e femijeve qe kujtojne se kukullat jane qenie te gjalla.Evropiane i ka keshilltaret serbi,evropiane dhe ne,si ka mundesi qe nuk merren vesh keshilltaret midis tyre?!Te uroj gjithe te mirat
Beso,
Plotesisht dakord me shkrimin. Me pelqeu shume krahasimi i “kushinetes” dhe shprejhja se “po luajme europjance”. Ku u gjen keto shprehje more mik. Une mendoj, se ne loje eshte “talenti” qe te ka dhene zoti. Nje filosof grek ka thene : “Qesh me fatin.”
“Beso” po te tregoj dicka e fresket ne lidhje me gjermanet. Shteti dhe bankat gjermane kane cdo vit nje “teprice” financjare prej me se 300miljarde Euro. Kjo “teprce” financohet e tera ne bote dhe sidomos ne BE.
Tani ne Gjermani po behet nje diskutim i madh qe :
a.- Bilanci ne fund te ketij viti te jete “Zero” ( ata e quajne Zero e zeze ). Pra Gjermania pas 45 vjetesh per here te pare nuk do marri borxhe duke shitur bonot e saja.
b.- Ne vend qe te jete bilanci Zero, m.q.se Euro per momentin eshte shume e lire, duhet shfrytezuar rasti qe te merret sa me shume borxh i lire dhe te investohet per te ardhmen. Ne se ti sot merr 100 Euro borxh e afat 10 vjecar ti paguan cdo vit vetem 85 Cent. Kuptohet kjo eshte per Gjermanie dhe jo Italina, Francen, Spanjen etj.
“Beso” ta thashe kete muhabet per te te treguar se cfare “problemesh” ka ekonomia gjermane ne krahasim me ekonomine italjane qe ti e njef me mire se une.
Te uroj nje jave te kendeshme.
plaku,ti e di se kam kenaqesi te bisedojme,me vjen keq qe Claus sulmohet nga diversantet e forumit,por ti e di qe liria e debatit e ka kete çmim.Njehere,meqe mu mbush mendja te perkthej diçka shkova drejt e tek nje autor famoz anglez,kuptohet,une perktheja nga italishtja.E dergova ne nje gazete online dhe u botua,por ne ate forum une isha prezent me nje nick shume te shkurter.More çfare i punuan perkthyesit(dmth mua)ti nuk di shqip,po s’dike shqip fare;kush publikon kete paçavure thoshte nje tjeter,etj.Plaku,shkrimi ishte voluminoz dhe une solla ne nje format ate me te rendesishmen.Sinqerisht,me erdhi keq per veten dhe mundin dhe iu pervesha njerit,kuptohet,me nick-un qe kisha ne forum dhe po mbroja perkthyesin(dmth veten time).I kam bere nje loje fjalesh qe ai i shkreti nuk e mblodhi veten kollaj,loje me tapin,kur ne shqip i thone tap shisheje,tape topi(dmth s’ke haber fare)ose tape fare(je super i dehur).Plaku,meqe ne forum kisha kohe dhe s’ishte kollaj te me shanin,ky replikuesi me kerkoi ndjese,por akoma ngulte kembe qe perkthyesi nuk dinte shqip(!!!).Pranoj qe shqipja eshte miniere e pafundme,por ti me ke lexuar,e paket eshte mundesia te mos di shqip.Keshtu dhe kjo puna e diversanteve te forumit,siç i quaj une.Une kam pasur nje nick tjeter ketu kur ti e nderrove,por e mbajta per humor vetem tek Lifestyle dhe kaq.Tani nuk e perdor me.Plaku,ne nje liber mbi etiken protestante dhe shpirtin e kapitalizmit Maks Weber sjell shembull nje ese te Benjamin Franklin mbi fitimin dhe shpenzimin e kohes.Franklin thote se nqs ti merr x para per 8 ore,e pastaj je i kenaqur me aq dhe kursen,prape ke humbur thote ky.Puno edhe 3 ore me shume dhe do fitosh para te tjera,qe edhe po ti prishesh,diçka i ke shtuar vetes.Nuk e di,per mendimin tim une nuk jam tip tahmaqar,ne sensin qe kenaqem me pak dhe ngushelloj veten se nuk i prish parate kot.Njoh njerez qe jane gati te punojne 20 ore ne dite,veç tu mbushet dora me para.Plaku,une kam shkruar e botuar diku nje satire per Edin kryeminister kur ky akoma nuk kishte shpallur perberjen e qeverise,ne njefare menyre kam qene kritiku i pare,edhe pse ti e di qe jam me bindje te majta.Kjo per faktin se te tere ne forume filluan ti sugjeronin aksh minister e aksh sekretar,a thu se Edi do ia niste me konkurs ne Fejsbuk.Ne fakt dikur shpresoja se do beja rruge ne gazetari,por rruget morren rrjedhe tjeter.Me mire keshtu,ne te dy jemi dashamires te shtypit,kjo eshte e qarte dhe pranojme qe nuk ka artikull perfekt.Merr dy grupe dhe ushqeji,njerin me literature dhe tjetrin me hamburger.Pas nje viti do shikosh sesa larg jane grupet nga njeri-tjetri,kjo eshte fuqia e Dijes.Plaku,te pershendes edhe nje here
beso,
Ne lidhje me dy grupet dhe ushqimin me literature dhe hamburger, me vjen nder mend thenja e filosofit grek Aristoteles i cili thote :
” Shumica e njerezve jeton per te ngrene dhe une ha per te jetuar”.
“Beso” nje filosof i ri gjerman me emrin Precht thote :
“Neve edukojme egoisem ne shoqerine tone dhe themi se lakmia eshte dicka e zakoneshme.”
” Ai nuk eshte per Diktaturen e konsumit.
” Ka njerez qe punojne vetem per te patur nje rroge dhe nuk shofin ndonje kuptim per te punuar. Ne se njerezit do kishin nje te ardhur baze do benin vetem punet qe atyre do tju pelqenin.”
Para nje jave ne tv zvicerjane pashe nje psikoanalsit plak cifut qe tha :
” Sa me e madhe eshte brenda nesh jeta e pa jetuar, aq me e madhe eshte frika nga vdekja, ose ndryshe sa me shume ne pendohemi qe nuk kemi jetuar ate qe donim te jetonim, aq me e madhe eshte frika nga vdekja. Jeto jeten ashtu sic don ta jetosh ate pa patur pendesa me vone.”
Eshte nje thenia egoiste por e vertete.
Gjithe te mirat, mik
P.s. Shpresoj se administratori do kete kohe ta botoje.