Serbët ja dolën të humbasin!

14 Tetor 2014, 23:48Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Serbia ja doli të rikthehej në ditët e saj të errëta, duke kthyer një ndeshje sportive në betejë kundër shqiptarëve. Në një sërë gjestesh që nisën një javë para ndeshjes, Federate Serbe e Futbollit i parapriu klimës nacionaliste, duke rritur tensionin dhe duke u fokusuar tek rreziku i përplasjes me tifozët shqiptarë.

Më pas, ditë pas dite e orë pas ore, çdo gjest i Serbisë ishte në funksion të rritjes së tensionit dhe përgatitjes së një klime lufte për ndeshjen.

Ata filluan të provokonin qysh në aeroport, deri tek dera e hotelit, duke ndryshuar në fund dhe hotelin ku qëndronte ekipi kombëtar.

Sapo ndeshja filloi, u fishkëllye në kor himni ynë kombëtar, çka përbën një gjest jo vetëm të dënueshëm, por dhe primitiv sa i përket sjelljes ndaj një vendi fqinj.

Kulmi natyrisht arriti kur ekipi ynë po i afrohej seriozisht golit në fushë dhe po dominonte lojën. Stadiumi u kthye në një bandë gangësterësh, të cilët ishin gati të shqyenin 11 lojtarët shqiptarë në fushë. Si qershi mbi tortë në këtë moment, u shfaq nga qielli një flamur kombëtar shqiptar, mbi të cilën u vërtitën të parët futbollistët serb, ata që duhet të qetësonin publikun dhe të fokusoheshin tek ndeshja. Në një stadium me një mijë flamuj serb, një flamur shqiptar prishi gjithë ekuilibrin dhe nxorri errësirën serbe në fushë.

Mbi kokat e futbollistëve tanë u vërtitën karrige, gurë, shishe dhe huliganë që hynë në fushë. Ndeshja u ndërpre dhe Serbia natyrisht që do të penalizohet duke na dhënë tre pikë në tavolinë. Ata duhet po ashtu të ndëshkohen zyrtarisht që të mos luajnë më në fushë me tifozë deri në përfundim të eleminatoreve.

Por, përtej kësaj humbje, e cila nuk është dhe aq humbje e ekipit serb, por e Serbisë, ka një humbje më të madhe, që vjen nga mentaliteti serb për të mos pranuar përballjen dhe fqinjësinë me shqiptarët. Është miti serb që kërkon të ngrejë lavdi mbi humbjet. Të gjitha ngjarjet e tyre të mëdha që ata përkujtojnë i mbështesin mbi betejat e humbura. Kryemiti i tyre është humbja e betejës në Fushë Kosovë dhe kryevepra e fundit e mitizimit të humbjes është urrejtja që shfaqën ndaj një flamuri, duke e kthyer ndeshjen në betejë historike, që do ta kujtojnë gjatë.

Ata nuk e menduan asnjë çast si ndeshje futbolli, por si një thirrje të historisë së tyre të mbushur me humbje për ta rikuperuar atë. Asnjë zë i arsyeshëm dhe asnjë gjest qetësues nuk erdhi nga intelektualët serbë apo qeveria serbe në këtë situatë. Asnjë thirrje për të qenë një komb europian. Asnjë shenjë se kishte dhe një palë kundër asaj që ndodhte ndaj 11 djemve shqiptarë, që nuk i lanë të visheshin as kuqezi. Të gjithë ishin dakord në heshtje ta kthenin atë ndeshje në betejë. Dhe ja dolën ta kthenin. Ja dolën të humbnin. Ja dolën të shfaqeshin primitivë. Ja dolën të bëjnë histori me një humbje të re. Siç kanë gjithë hsitorinë!

74 komente në “Serbët ja dolën të humbasin!”

  1. Gimi says:

    Kombetarja na beri me te vertet krenar sot.
    Bravo çuna!
    Shqiperia eshte me Ju sot!
    Forca Shqiperia!!!!!!
    P.S Vlora akoma po feston Kombetaren ne Sheshin e Flamurit.

    1. Labi Vlore says:

      Ne keto momente i nderuar Mero,nuk po festoj aspak.Kam vllain me te vogel te rrethuar nga 200 xhandare Serb qe po e ruajne ne nje Hotel te Beogradit nga tifozeria Serbe.Dhe te mendosh qe eshte i vetmi Shqiptar ne ate Hotel.Per ne Aeroport do e shoqeroje xhandarmeria Serbe nen sigurine me te rrepte.Nje Shqiptar i thjeshte ka nevoje te ruhet ne Beograd nga 200 xhandare te armatosur gjer ne dhembe.

      1. loni says:

        Zoteri shpresoj qe gjithcka te shkoje mire per vellain tend. Kjo eshte dhuna e tifozeve dhe policeve serbe ndaj lojtareve tane.
        https://www.youtube.com/watch?v=uDs5mwNRY7U

      2. Kartoline per saliserbin says:

        Mos u tremb o Labi Vlores ?!

        Te garantoj 1000 perqind se nuk do ta gjeje asnje gje vellain.

        Xhardarmeria serbe ben mire qe e shoqeron vellain se ai shtet nuk i kontrollon huliganet e tij se ultra serbet ashtu dhe agimi i arte i grekut jane psiqikish te semure.

        Pas 1992 nuk na ka bere aq deme serbi me grekun sa na ka bere SALISERBI qe sot ka ditelidjen..pra 70 vjet me pare ka dale mga shalet e sheqeres xhebraili i vicidolit.

        VLERA E KRIMEVE TE BERISHES PAS 1992 ESHTE NJE MILJON HERE ME E MADHE SE AJO QE BENE SERBET NE BEOGRAD

        Pas fitores së Tradhetarit Sali Berisha në vitin 1992 është bërë një listë e zezë kundër ilegalëve dhe pjestarëve të LPK-së dhe është penguar dhe ndaluar kushdo që ka bërë përpjekje që në Kosovë të kalonte ilegalisht armatim për njësitet ilegale të LPK-së në atë kohë Sali Berisha në Shqipëri i strukturoi mirë pacifistët dhe strukturat e UDB-së të cilat ishin filiale të UDB-së së Prishtinës dhe Beogradit. Për këto zhvillime, besoj se është koha të shprehen dhe flasin ata njerëz që kanë qenë më kompetent se unë. Edhe Lista e Zeze e patriotëve të organizuar në LPK, por edhe të organizuar në LKÇK ekziston dhe është mirë të bëhet transparente.

        Nga Kosova në 1991 kanë shkuar drejt Shqipërisë dy grupe të organizuara,me vullnetarë nga Kosova dhe nga diaspora. Meqë tani Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti u bënë figura të njohura, sot këto dy grupe për të cilat po flas etiketohen si grupi e Adem Jasharit dhe grupi i Zahir Pajazitit. Gjatë qëndrimit dhe kontakteve në Shqipëri njëri nga grupet ka dhënë informacione të sakta për antarët e në Kosovë dhe me të arritur në Kosovë kanë nisur ti arrestojnë dhe ti përndjekin. Ndërsa grupi tjetër që nuk dha emrat e vërtetë të veprimtarëve të tij gjatë vizitës në Tiranë, u shpëtoi arrestimeve dhe përndjekjes. Si pasojë e dekonspirimit në atë kohë, ka filluar dhe përndjekja e Adem Jasharit në Drenicë.

        Berisha në vitin 1992 është takuar personalisht me Zhelko Raznatoviç Arkanin dhe një oficer të UDB-së të quajtur Ratko Djokiç. Takimi është bërë në një periudhë që ne të LPK-së sapo kishim nisur organizimin konkret në terren. Takimi është zhvilluar në Shkodër tek një lokal pranë ish-pularisë së Shkodrës. Lokali ka qenë në pronësi të Myftar Çelës i cili ka qenë dhe President i klubit “Vllaznia” dikur.

        Tradhtari Sali Berisha dhe oficeri i UDB-së Bashkim Gazidede nuk di se përse opinionit në Shqipëri nuk i bën përshtypje arrestimi i Adem Jasharit dhe Zahir Pajazitit në Tiranë, e shumë pak ndalen për të analizuar lidhjet e Sali Tradhetarit me Serbinë, si dhe takimet që ai ka patur me oficerët e lartë të UDB-së. Fenomeni i thyrjes së embargos së OKB-së nga Sali Berisha është kulmi i tradhtisë dhe dëshmia më e madhe e miqësisë që ky dhëndër i Milicës (vjehrra e Saliut) kishte me nëntokën e zezë të UDB-së. Kur të bëhen analizat historike, ky shembull i rrallë do të trajtohet si Kryetradhëtia më e madhe që një prijës i shtetit të Shqipërisë ka bërë në kuadër të tradhëtive të mëdha që na kanë ndodhur në mesin tonë, si Komb dhe si Shtet.

        Qeveria Bukoshi-LDK dhe partia e Sali Berishës, veçanërisht Sali Berisha dhe LDK-ja kur e panë që UÇK-ja po forcohet në terren dhe as FARK-u që ishte krijuar si kundërpeshë ndaj UÇK-së nuk po arrinte rezultate, bën një plan strategjik, kuptohet me direktivë të Bogradit. E vetmja mënyrë për ta dëmtuar luftën e UÇK-së në Kosovë ishte lufta civile në Shqipëri, ndaj grushti i shtetit më 14 Shtator 1998 që u bë sëbashku me Sali Berishën dhe Bujar Bukoshin kishte këtë synim. Si kurban i kësaj lufte u zgjodh Azem Hajdari.

        Kush jane skenaristët dhe aktorët e grushtit të shtetit të 14 Shtatorit 1998. Interlokutor në organizim dhe një njeri kyç i kësaj vrasje ishte ish-truproja i Berishës, Izet Haxhia, i cili pas ngjarjes është fshehur për shumë kohë në Kosovë, nga bandat e FARK-ut dhe UDB-së. Sali Berisha nuk është vetëm bashkë-skenarist i 14 Shtatorit, por edhe bashkpuntori i ngushtë i Arkanit, Bulatoviçit, Ratko Djokiçit dhe bashkë me këtë nëntokë të Serbisë , nuk ka bërë vetëm kontrabandimin e naftës dhe furnizimin e ushtrisë serbe me karburant, por në bashkë-kordinim me Serbinë, me qëllim ka thyer embargon e OKB-së, që ishte vënë kundër Jugosllavisë së atëhershme. Ndër aktet më të turpshme të shtetit shqiptar të bëra ndonjëherë në histori.
        Sali Berisha është urdhëruesi direkt i pengmarrjes së Remzi Hoxhës. Madje vrasja e tij ishte një mesazh i qartë për të gjithë ne sepse pas vrasjes së Remziut ishte e qartë se nëse do guxonim të operonim në Shqipërinë e drejtuar nga Presidenti Berisha do kishim të njëjtin fat dhe të njëjtin trajtim si ai që na bënte UDB-ja në Kosovë. Por jo vetëm këto akte por dhe një sërë veprimesh të tjera të Berishës në vite e tregojnë qartë se kujt ka zgjedhur ti shërbejë ai.
        Berisha është përgjegjës, jo vetëm për vjedhjen e votave dhe zjarrëvënien e Shqipërisë, masakrimin e opozitës, por edhe përgjegjës për 4000 të vrarë në vitin 1997. Gërdeci po ashtu. 21 Janari dhe vrasja e 4 qytetarëve me duar në xhepa. Shpërblimi që i bëri ekipit të të rinjve që punuan në UNMIK-un e Kosovës, e që drejtohej nga vajza dhe dhëndri i tij, të cilët në UNMIK u punësuan përmes lidhjeve serbe. Ata punuan në departamentin e UNMIK-ut që mblidhte fakte dhe falsifikonte prova për kriminalizimin e luftës në Kosovë, janë dëshmi të qarta, janë fakte të pamohueshme, se Berisha është kokë e këmbë i lidhur me Bogradin.

        Po përmend vetëm disa nga puntorët e shtetit shqiptar që u punësuan në UNMIK, në Departamentin për kriminalizimin e luftës së UÇK-së. Argita Berisha-Malltezi, Lulzim Basha, Edit Harxhi, Znj. Baleta, Jamarbër apo Jamserb Malltezi.. Pra, i gjithë ekipi i këtij grupi, vjen dhe merr drejtimin e shtetit shqiptar, pra vijnë në krye të Shqiperisë ata që në UNMIK u punësuan përmes Beogradit.Fakti qe Lulzim Basha eshte kryetar I PD dhe kryetar I bashkise Tiranes qe eshte motorri I shqiperise tregon se akoma bejne ligjine ne Shqiperi.

        Serbia ka pretendime, sepse e ka kartën e fundit, sepse kartat e tjera i janë djegur. Karta e tyre e fundit, shpresa e tyre e fundit është që ta ndajnë Kosovën dhe aleatin më të mirë për këtë kohë, njësoj si në kohët e mëparshme, kanë dhëndrin e vetë, Berishën. Serbia ka dy opsione për ta zbehur imazhin e Kosovës. Opsioni i parë është fondamentalizmi islamik, që dikur e ka mbjellë në Shqipëri Berisha me Gazideden. Opsioni i dytë është mitizimi i idesë së Shqipërisë së Madhe. Nëpërmjet këtij miti ata duan të alarmojnë Bashkimin Evropian dhe të përfitojnë ç’të munden duke synuar sigurisht copëzimin e Kosovës. Ky është qëllimi i tyre përfundimtar, sepse qëllimet e mëparshme të cilat i kishin më ambicioze i kanë anulluar dhe e dijnë mirë që duhet ti harrojnë, pasi serbët më parë as që e mendonin se Shqipërisë do i dilte në krahë me mbështetje të pakufizuar faktori përcaktues i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

      3. MENTORES says:

        o Mero, per te qene te sinqerte, ai nuk ishte flamuri kombetar! ishte harta e Shqipes etnike! e theksoj per te qene edhe ne korrekt deri ne fund. jo se ndryshon ndonje gje e madhe, serbet me gjithe mend kane probleme shume serioze brenda llojit te tyre, nisur nga ajo qe treguan mbereme. po dhe ne mund ta pranojme gjithsesi se si akt, ai flamur etnik ne mes te stadiumit mund te quhet edhe provokim.
        une nje gje tjeter kam merak, duhet te fillojme te ctensionojme situaten edhe ne ketu brenda. ne ndeshjen e kthimit nuk duhet absolutisht te kete asnje episod te tille edhe pse mendoj qe do provokohemi.

      4. XUME PROTOPAPA says:

        ISHTE THJESHT NJE POSHTERSI SERBE

        E gjithe kjo matrahure eshte organizuar nga UDB-ja serbe per te denigruar Shqiperine, shqiptaret dhe futbollin tone.
        Le te arsyetojme me mendje te kthjellet gjithe ndodhine si nga ana teknike ashtu edhe nga ajo e sigurise, pa hyre ne ate te qellimit final qe programuan sherbimet sekrete serbe dhe pertej tyre.

        Quadrikopteri eshte i tipit “Phantom 2” dhe mund te blihet nga kushdo per pak me shume se nje mije euro.
        Karakteristikat kryesore te tij jane:
        – Pesha me bateri = 1242 gram
        – Shpejtesia maximale = 15m/sekond
        – Frekuenza e funksionimit = 2412 MHz-2462MHz
        – Distanca e komandimit ne hapsire te lire = 700 metra etj.

        Ja dhe linku me te dhena per kete tip quadrikopteri qe u perdor:
        https://www.steigerlegal.ch/2014/07/10/drohnen-schweiz-verschaerft-regeln-per-1-august-2014/

        http://www.hobbyhobby.it/contents/it/p1026_DJI_Innovations_Phantom_2_Vision_.html

        Duke ju referuar hipotezave te deri tanishme, siç eshte ajo e komandimit nga jashte stadiumit nga nje auto, apo nga kisha qe gjendet ne ane te stadiumit, nga vete karakteristikat e ketij quadrikopteri del se nje gje e tille eshte e pamundur, sepse kisha eshte shume me e ulet se vete stadiumi (google street view) e per makinen as qe behet fjale.

        Nuk besoj te jem i vetmi shqiptar i apasionuar ne robotike dhe aviomodelizem, dhe jam tejet i qarte se nuk mund te komandohej nga jashte stadiumit nje aparat i tille.

        Me siguri eshte startuar nga terraza e stadiumit dhe komanduar nga ai pozicion, natyrisht nga serbe te sherbimit sekret qe kishin planifikuar nje katrahure te tille, e cila me se fundmi deshtoi mizerisht.

        Sharlatanet maqedone apo kosovare qe marrin persiper kete ngjarje, jane thjesht fyçko qe me idiotesine e tyre i sherbejne me qellim apo nga trushkalluarsia qellimeve te felliqura te serbeve.

    2. NoNo says:

      Kur te vine ti presim si mik qe kur i hapim deren e respektojme. Te bejme loje te bukur, te fitojme dhe tu tregojme atyre dhe gjjthe evropes plake kurve kush jane barbaret e vertete.

    3. Boletini says:

      Realiteti eshte ky:UEFA delegate Harry Been told journalists: ‘It is a regretful situation on which we will report; the referee, myself and the security advisor. The circumstances were such that we couldn’t continue the match.
      ‘You all saw what happened and I cannot comment on who is to blame or what to blame. I will submit a report with my colleagues to Uefa and Uefa will decide what will happen further.’

      UEFA delegat Harry Qenë u tha gazetarëve: “Kjo është një situatë për të ardhur keq në të cilën ne do të raportojmë;arbitri, une dhe këshilltari i sigurisë. Rrethanat ishin të tilla që ne nuk mund të vazhdonim me ndeshjen.
      “Ju të gjithë e pante se çfarë ka ndodhur dhe unë nuk mund të komentoj se kush duhet fajësuar apo per çfarë ta fajësojme. Unë do të paraqes një raport me kolegët e mi te UEFA-s dhe UEFA do të vendosë se çfarë do të ndodhë më tej. ”
      Nje fakt tjeter eshte se te gjitha axhensit boterore te lajmeve,deshtimin e ndeshjes ja mveshin momentit kur nje drone me flamur te shqiperis etnike shfaqet mbi fushen e beogradit dhe ket e trajtojne si me takt dhunim i cili solli kaosin.Konkluzioni:Ne po festojme dhe zoti e dashte qe kjo feste neser apo pas momentit te dhenies se verdiktit te jete akoma me e madhe por nuk eshte cudi dhe nje rezultat ne disfavorin tone apo nje perseritje e ndeshjes pa tifoze.

    1. Epiriiiiiii says:

      Na rruafsh Trapin ti me ato Video te ISIS-it se Shqiptaret si lidh asgje me AArapet che ISIS-et

    2. Toni KS says:

      Ti je serb. Cof me mllefin tend.
      Bravo cunave tane.

    3. Blue Jasmine says:

      Na merzite me kete vidio. U djegsh e u pervelofsh megjithe mjekerckapet bashke.

      BRAVO CUNAT E KOMBETARES. Na dhuruat shume emocione kete nate.
      Canes i lumte dora qe e mbrojti flamurin me gjithe shpirt.
      Urime se bete histori ne kete kampionat Europian.

    4. dardhari says:

      ti permise na ruash tr——–in
      ne sa do qe ju injorantet te reklamoni keto shemtira nuk do merzitemi
      juve tregoni fytyren tuaj prej krimineli qe kujtoni se duke lyer duart me gjak do shkoni ne xhehnem si ju thone hoxhallaret tuaj mjeker pa lare dhe ijnorante me shume se ju

    5. B. says:

      Ju lutem redaksia fshiheni kete video! Vec perdhos gjithcka shqiptare tamam ne formen propagandistike qe u shkon serbeve per shtat!

      Turp qe ka shqiptare qe nuk jane te afte te kene identitet kombetar edhe ne raste kur ky eshte i nevojshem!!

  2. Rroft Shqiperia says:

    I madh je Mero

  3. Tironci says:

    Nje flamur i cmendi imagjino armaten kuq e zi.

  4. Albann says:

    E thashe qe atje po krijohet atmosfra e njie kampi nazist…ku po fitove ekzekutohesh…Duka s duhej ti linte lojtaret ne meshire te fatit…Ndeshje s duhej te zhvillohej ne serbi po Duka eshte ai qe eshte..kenaqej te merte 3 pike ne tavoline pa jetes se lojtareve vari topet..
    Ai duhet arestuar…

    1. safiu says:

      po flet kot, ndeshjen e vendos uefa nese do zhvillohet ne serbi apo ne vend tjeter.

  5. Vizioner says:

    ….Por, tani ketu Moderatoret gjarmane te sportit tek RTL, nga informacionet qe moren thane se, Shqiperia ska dash me dale me ne fushe per te vazhduar lojen, prandaj mund te denohen shqiptaret me rezuotatin 3:0 !!!

    Gjethsesi, bravo cunat shqiptare per ate qe dhane ne fushe dhe mbrojtjen e simboleve te kombit.

    Jam kranar qe jam Shqiptar!

    1. Pelasgian says:

      si do dilte Shqiperia te lozte me ata BARBAR qe i goditen me cdo gje qe paten ne duar ???????? ASKUSH SDO TA BENTE !!!!

      Ju kujtoj se provokimet nga ana e tyre nisen qe me fishkellimin e himnit e deri tek hedhjet e tymuseve ( PERPARA DALJES SE DRONIT ME FLAMUR SHQIPTAR ) .

      SERBIA DUHET TE HUMB 3 – 0 SEPSE S’ESHTE HERA E PARE QE SHFAQET ME KTO SKENA BARBARESH PARA SYVE TE BOTES !

  6. nardi says:

    Nuk besoj i dashur Mero se serbia ka pasur ndonjehere dite te bardha,te erret kane qene gjithmone,sherxhij,intolerante dhe te neveritshem.

  7. Mallakastrioti says:

    @@@ Respekt per Skuadren Shqipetare….Nuk ka “Shtet” Kosove..ka vetem nje SHQIPERI ETNIKE..Serbia asnjehere nuk pushon se Luftuari kunder Shqipetareve…eshte Marrezi te Besojme Politiken Aktuale Europjane ,Europa ishte ajo qe na ndau..porleti themi ne Europes se tani jemi Gati te Bashkohemi..vetem keshtu do tja dalim Mbane Serbeve dhe Grekerve..
    edhe njehere Respekt per Shqipot qe na Nderuan sote ne Beograde…

  8. tit qerosi says:

    po, mero ! drejt dhe sakte !!!

  9. N Shabani says:

    Bravo nje shkrim shume i drejteperdrejte po kujt ja thua ata jane maskarenj qe e kane mendjen tek Serbia e madhe dhe tek Putini.

  10. lufter says:

    Serbet kane ngelur si ne shekullin e gjashte kur erdhen ne keto troje nga greminat e uraleve me these ne koke e rrobe prej gjinesshtre.Ata jane njesoje per atje nga erdhen e jo per europe,serbet jane kunder europes dhe e urrejne ate.Kjo serbi per dhjete vjete i vuri flaken Ballkanit dhe shqetesoi gjithe boten,vrau me mijra dhe shkaterroi qytete ne ish jugosllavi deri sa u detyrua bota ta godas me ane te NATO-s.Kjo eshte serbija,ajo nuk europianizohet,por dhe europa si shume e perkedhele kete te pandreqshmen Serbi.Per vec veprimeve antiqyteteruese qe kulmuan sot ne stadiumin e Beogradit,ne shkallet e tij dogjen edhe flamurin e NATO-s.Skuadra jone ishte ne prage te fitores,ata vepruan me profesinalizem,me dinjitet si dhe mbrojten me trimeri te vetem flamur shqiptare qe u shfaq ne ate ambjent dhe nuk ja lane ne duar perdhunueseve serbe.

  11. Pelasgian says:

    Gjithcka nisi kur serbet e pane te qarte se kombtarja SHQIPTARE kishte shku per fitore atje dhe ata kurre sdo ta pranonin humbjen me Shqiperine ne Beograd !

    Serbia lozi deri ne minuten e 25 me mbajtje topi te shterp dhe pati vetem nje rast goli ndersa Shqiperia krijoi tre raste goli nga minuta e 25 e deri tek minuta e 40 duke dominuar lojen !

  12. arif says:

    PO ME REHJE NA KAQ NUK MUND TJA BENTE AS ZOTI SERBIT
    0 3 NE TAVOLIN
    DENIMI I FUSHES PER SHUME KOHE
    NA LUFTA PER NE FRACE 2016 DOLEN
    ME I RAHUR NA SOTE SESHTE RAHUR SERBI NANJEHER
    BRAVO DJEMA SE NA BETE KRENARE SOTE.
    KUR TE VINE SERBET NE SHQIPERI TE TREGOJME QYTETARI,SE ASHTU I CMENDIM FARE
    FORCA SHQIPERI,KAMPIONIA E GRUPIT.

  13. plaku says:

    Edhe tani nuk arrij te kuptoj se si nje popull mund te manipulohet kaq lehte nga ultranacjonalistet serbe.Ka te drejte Merua kur flet per inteligjencen serbe. Ku ishin ata ? Si nuk thane nje fjale ne media per te qetesuar popullin. Pse ja la inteligjenca serbe opinionin publik serb ultranacjonalisteve serbe ?! Pyes vehten se si ka mundesi. Ky e ka burimin kjo urrejtje kaq e madhe ne mes te Europes. Ka te beje kjo me fene, kulturen, traditen ose me cfare? Di qe dikush ka thene se çeshtja kombetare eshte pika nevralgjike e cdo populli. Me kujtohet qe kur filloi lufta e pare boterore, socjal-demokratet gjermane, qe ishin shume te forte ne jeten politike gjermane, thane se nuk mund ti flisnin popullit gjerman kunder luftes, se kishin frike se humbnin mbeshtetjen e popullit.
    Une shpresoj se ne si popull shqiptar nuk e kemi virusin nacjonalst ( ne jemi patriote dhe jo nacjonalste ) dhe kete e treguam ne zgjedhjet e 23 qershorit ku i dhame partise Aleanca Kuq e zi me pak se gjysem perqind te votave.

    Uroj nga zemra, qe ne ndeshjen ne Elbasan, neve ti tregojme botes, se neve si popull qendrojme shume me lart se serbet. Uroj qe me ekipin kombetar dhe tifozet serb te sillemi si europjane dhe se miresjellja eshte rruga e drejte dhe jo urrejtja nacjonale qe ushtruan serbet ne stadiumin e tyre.
    Me ka pelqyer shume artikulli shume dinjitoz dhe korrekt i Mero Bazes.
    M.gj.ate kam nje lloj frike, se flamuri ne fushe ishte loje e serbeve, sepse ata e pane se nuk ishte loja qe shpresonin ata dhe deshen te provokojne lojtaret tane, te cilet e ngriten akoma me lart emrin e kombit tone ne bote. Bravo djemte dhe hallall qumeshti i nenes.

    Uroj qe kombetarja jone te fitoje ndeshjen ne tavoline. Une kam pare ne tv vete, para disa vjetes, nje ndeshje per kualifikimet per kampjonatin boteror midis Zvicres dhe Turqise. Ndeshja u zhvillua ne Stamboll dhe per kualifikim Turqia duhet te fitonte pa tjeter. Ndeshja ishte shume e ashper dhe doli ne barazim me duket. Kur lojtaret do dilnin nga fusha lojtaret turq dhe tifozet, qe u futen ne fushe, qelluan lojtaret zvicerjane. Di me siguri, se UEFA e denoi ashper ekipin kombetar turk, per nuk e mbaj mend konkretisht. Tani eshte vone qe te shkoj ne Google dhe te kerkoj.

    Duhet te jemi krenare me djemte tane, hallal qumeshti i nenes.

    Pershendetje

  14. EleΥΘeriskeΨi says:

    Shtrembërim i qëllimshëm i të vërtetës;; Etika e konsideron genjeshtren te panatyrshme, sepse shtrembëron të vërtetën e pengon kërkimin e saj për të qenë baza e qëllimeve të çdo filozofisë. Ne disa raste genjeshtra ka si synim rastin e fshehjes te nje realitetiti degradues. Në fushën juridike, për të siguruar krizën e të dhënave objektive në dekadat e fundit jan bere eksperimente mbi teknika të ndryshme njera prej tyre eshte narkoanalysi ku pyetet personi në një situatë imianaisthisias duke përdorur barbiturate (serum i te vërtetes).

    Nje pershtypje te tille ndjen dikush me shtypin shqiptar ketu edhe disa dite ku bombardizin dhe narkosen lezuesit me nje propagand te peshtire duke shperfytyruar krejt realitetin shqiptar me narko-analisis.

    Te tille gje ben me ardhjen e Pontifikas.. te tille me ndeshjen me Serbet !
    Te ngresh flamurin e shqiperis se madhe ku simbolizon kufijt e ottomanis eshte mese normale per shqiptaret.
    Injoranca dhe mosnjohja e identitetit do i lere shqiptaret primitiv dhe sherxhinj te Ballkanit.

    1. Toni KS says:

      Ore bythe greku ti do na mesosh te verteten neve?

    2. redi sheheri says:

      Se clidhje ka flamuri i shqiperise etnike me otomanine vetem nje gojor grek e di>>>>

    3. Mrroklla says:

      Shko or plere e ndyre aziatike.

    4. Shqiperia=Illyria says:

      Fuck you!

    5. Safo says:

      Cudi si nuk e ka kape Merua kete moment qe kriza ishte krejt e pompuar te pakten nga ana shqiptare. mjafton te lexoni titujt e artikujve te javes se fundit ku jepet mesazhi: “kjo nuk eshte vetem ndeshje”.
      Ne stadjum (ne hapesiren mbi fushen e lojes u shfaq nje flamur qe shpalos aspiratat kuq e zi: nje shqiperi te madhe.
      Nuk besoj se Fifa do jete aq dashamirese me shqiptaret sa eshte Merua sa te mos i kushtoje vemendje ketij gjesti provokativ ballkanik qe perdor sportin per qellimet shoviniste.

  15. plaku says:

    Sapo pashe ne tv italjan TV 7 ku u tha se flamurin dhe dronen ne stadjum i ka sjelle vellai i Edit. Une di se vellai i Edit Jeton ne Amerike.Tani eshte ora 01:00 e Dates 15 tetor.

  16. bv says:

    Mero, kur do ta korrigjosh këtë “ja dolën”, o vëlla? Ia dolën, shkruhet.
    Kujdes me drejtëshkrimin dhe fjalët e huaja se na çmendët!

  17. shqipsovari says:

    race e pa sheruar, e poshter, e degjeneruar, e humbur…!

  18. Dhb says:

    Mbas kesaj qe ndodhi, Kryeministri Rama duhet te konsideroje seriozishte anullimin e vizites ne Beograd. Per fat te keq serbet jetojne akoma ne mentalitetin barbar qe ne fund te fundit shpreh inferioritetin e tyre. Nje gjykim me gjakftohtesi eshte i nevojshem ne momente te tilla por mendoj se nje vizite e Rames ne kete moment eshte pa kuptim. Forca Shqiperia

  19. nothing says:

    Mero, flamuri i Shqiperise se Madhe nuk eshte flamuri shqiptar.
    Ne tere panelet televizive gazetaret dhe analistet kane marre rolin e hetuesve dhe prokuroreve. Nuk eshte gazetari kjo o Mero.
    Ne TVSH doli ne linje telefonike Kacaj dhe po ta kishin afer analistet dhe prezantuesja edhe mund ta kishin shqyer per mendimet e tij te ftohta.

  20. petraqi says:

    mero te kam vene re, kur nuk kupton ndonje ngjarje perpiqesh dhe sforcohesh ti japesh interpretimin tend (deri diku te kuptoj). Serbet pervec betejes se FusheKosoves ne shek 13, qe nga 1878 e deri ne 1999 kane arritur vec fitore ndaj shqiptareve. Kulmi arriti kur instaluan dhe nje regjim satelit komunist, packa se u doli jashte kontrollit, per shkak te patriotizmit dhe makiavelizmit te Enver Hoxhes/kontroll qe u rimorr me vone me Ramiz Aline. Rrota e historise per shqiptaret ka nderruar qe me vdekjen e Titos (shenjat e para) dhe perfundimisht ne 1999, me sulmet e NATOS. Shqiptaret jane me te pershtatshem dhe me te dobishem per Rendin e Ri.

    1. Toni KS says:

      Edhe serbet jane te pershtatshem per rendin rus aziatik. “Fitoret” e tyre ishin ne fakt fitore ruse ndaj osmaneve. Ashtu u ben faktor ne Ballkan. Tash kane nderruar kah dhe jane duke u kthyer ne origjinen e tyre primitive te ciganeve ortodoks. Ne vetem mund te ju urojme rruge te mbare per atje.

  21. Artur says:

    Mero,
    keto shkrime te nderojne, penda jone e mprehte mjaft u perdor per politike, per inate e qejfmbetje. Ka plot hapesire ti sherbesh te gjitheve.

  22. analist says:

    Mbajeni mend kur UEFA te denoje Shqiperine; si gjithmone ashtu si na e ka bere historikisht Europa!

  23. petrit says:

    Po pse u be provokimi i tifozerise Serbe me ate fare avioni dhe me flamurin me harten e Shqiperise te Madhe dhe fjalet qe jemi autoktone? Keta kishin shkuar ne Beograd per te luajtur nje ndeshje futbolli dhe ifozet per te pare ndeshjen apo per te provokuar nje sher?
    Lojtari serb, nuk po e demtonte flamurin shqiptar, ai vetem se po e mblidhte per ta larguar nga fusha me qellim qe te vazhdonte loja.
    Por reagimi i lojtarit shqiptar ishte reagim primitiv dhe i llogaritur qe me pare, sepse ne ate cast, e theksoj ne ate cast, nuk kishte arsye per reagim te dhunshem. Flamuri jone nuk po dhunohej!

    1. para se te komentosh dicka mendoj se duhet te kesh pak njohuri per ate qe deshiron te komentosh, mund ti japesh cfaredo lloj ngjyre qe te intereson ose te pelqen, por futbolli eshte nje sport me rregulla , dhe me lejo te te informoj se cfaredo lloj objekti qe hidhet ne fushe , asnje nga lojtaret nuk e ka te drejten ta prek me dore , pervecse gjyqtarit qe ja kalon komisionerit te fushes ta mbaj shenim , prandaj nuk mund ta konsiderosh veprimin e lojtarit serb sikur e beri me qellim apo jo uljen e flamurit pas nje kercimi qe dhe nje basketbollist do kishte zili, dhe aq me pak nuk kishte pse gjithe ekipi serb te vraponte pas flamurit shqiptar , keshtu qe rregullat jane rregulla dhe duhet te luash brenda tyre, per te vetmin fakt qe jane bere ti ndjekur !

    2. Mrroklla says:

      Ore ti kokmut, aty as bluzen nuk na lan me vesh, provokimet e rrahjet filluan qe ne fillim. Harron ti surratqen se cfare u be ne Genoa ? Qenka ok me djeg flamurin Shqiptar por jo ok kur valvitet ? A jeni ne terezi ju o sllavoqenohreket qe zhgarravisni ktu ?

  24. dajti says:

    Serbet jane te gjithe njelloj dhe nuk ndryshojne kurre. Kush mendon ndryshe gabohet. Ky duhet te jete mesim per shqiptatet qe ta duan me shume vendin e tyre dhe nkeri-tjetrin.

    1. Toni KS says:

      Kete thonim edhe ne kur TV Klan ftonte plakushin Zdravko Colic. Atehere nuk kuptoheshim si duhet. Sot JEMI NJE.

  25. benny says:

    Flamuri KUQ E ZI mbrohet me gjak.
    Ishin keta 11 LUANE SHQIPTAR : 11 SKENDERBEJ, 11 ISMAIL QEMALE 11 ISA BOLETINE
    11 MIC SOKOLA 11 BAJRAM CURRA, 11 ADEM JASHARE QE ISHIN GATI TE JAPIN GJAKUN E
    TYRE QE FLAMURI JONE KUQ E ZI ME SHQIPONJEN DY KRENARE TE QENDRONTE SA ME LART.
    RESPEKTE PER LUANET SHQIPTARE

  26. dajti says:

    Ja dhe Pertriti qe e sheh ngjarjen nga kendveshtri i leshkos kozmopolit.

    1. H says:

      Tamam, edhe petriti donte te fliste po pordhi.

    2. Artan says:

      Cflet kot,Petriti eshte serb qe flet shqip

  27. Tarzani says:

    Te lumte o Mero Baze me kete shkrim ashtu sic di te shkruash ti ne keto situate. I lumte Kombetares tone per ate qendrim qe mbajti. Serbet nuk jane komb per ne Europe Ata nuk duan fqinjesi te mireAta duan vetem te dalin mbi te tjeret dhe kur e shikojne qe s;jane te zote perdorin te gjitha format. Sulmet, dhunen, agresivitetin e tyre primitive. Ky ishte turpi I Serbise qe jane nje kombe qe uren te tjeret. Bravo Kombetarja. Ju e mbrojtet Flamurin Shqiptar e nuk e late ate te perbaltej nga huliganizmi serb.

  28. mesjetari says:

    serbet ende jetojne me Humbjen ne Fushe Kosove – jane thelle ne shpellat e shpirtit te tyre te zi.

    Kafshet nuk mund te luajne futboll…

  29. grekovllahos says:

    Ka dite qe nuk komentoj dot se ma ka bllikuar emailun mero se shava bedelin e tij turkofagos.

  30. grekovllahos says:

    Lexoini te gjitha artikujt ne tema disa dite para ndeshjes. Te linin pershtypjen se keta djem po niseshin ne nje lufte ku varej nderi dhe fati I komvit. U ushtrua nje presion mbi keta djem qe nese humbnin, nderi dhe fati I shqipetareve kishte mbaruar.
    Media shqipetare ka rene ne duar te njerezve qe nuk njohin asnje vlere.
    Kete dem qe beri media shqiptare do duhen vite per tu riparuar.
    Nese shqiperia do ta humbte ndeshjen, keta djem do te ishin po kaq te nderuar sikur te kishin fituar.
    Ne kete ndeshje te thjeshte argetuese nuk varej nderi dhe fati I kombit.
    Turp per gazetarine dhe te ashtuquajtur intelektuale qe kemi

  31. Alban Dardani says:

    — Qarqe te caktuara nderkombtare, me interesa shumplanshe per nje Ballkan ( pse jo dhe Evrope)te trazuar(destabilizuar) do nxisin , inkurajojne, mbeshtesin vazdimisht interesat e LOBEVE ULTRA-NACIONALISTE te Serbis dhe Greqis.- Me keqardhje , por ka te ngjare qe ekipi jone kombtar jo vetem 3 pikshi nuk do ti jepet por edhe ta baras peshojne me ate Serb.

    — Duke pare skenarine se si u para pergatit opinioni (situata) mjedisore, deri menyren e zhvillimit e te prishje se ndeshjes, ska pik dyshimi , qe shteti e politika ultanacionaliste serbe ka patur si synim te fitoje kapital politik brenda e jasht serbis, te nxise e mbaje te ndezur frymen nacinalshoviniste ne vecanti frymen e urrejties kuder KoSOVES dhe trevave shqiptare ne teresi.

    — Aktualisht Eshte momenti me i pershtatshem qe e gjithe media, ne vecanti oganizmat perkatse te sportit ,shtetit dhe shoqerise civile ti japin pergjigjen e qendrimin e duhur e dinjitoz, duke mos rene ne kurthin eskenaret e tyre te felliqur.

    — Qendrimi djemve te ekipit tone kombtar na ka bere krenar, na ka prekur e perlotur.
    – JU LUMTE DJEMA. !!! – DO MBAHENI MEND PER SHUME KOHE JO VETEM NE HISTORINE FUTBBOLLIT TONE KOMBTAR .
    — URIME, PERSHENDETJET TONA TE PERZEMERTA.

    Ne emer edhe te nje grupi bashkatdhetaresh nga USA
    Alban Dardani NY.

  32. Krajl Nikolla says:

    Ndoqa per kuriozitet lajmet ne agjensite me kryesore te lajmeve Ruse. Menjehere mbas anullimit te ndeshjes u botua lajmi se arbitri e ndaloi ndeshjen mbasi ne fushe u hodhen petarda nga tifozet Serbe. Nje ore me vone ministri i jashtem Serb deklaronte se nje grup Shqiptaresh me veshje e simbole te UCK u ndaluan ne aeroportin e Beogradit dhe pastaj u lejuan te shkonin ne tribunat VIP me nderhyrjen e ambasadave te huaja. Mbas kesaj ata cpalosen ne stadium flamurin e Shqiperise se madhe gje qe shkaketoi iritimin e publikut. Per kete FIFA dhe organizmat e tjera te sportit duhet ti jepnin fitoren Serbise. Menjehere mbas kesaj deklarate ne gjithe mjetet Ruse te informimit u botua lajmi se organizator i hedhjes se drones me flamur ishte Olsi Rama, vellai i kryeministrit Shqiptar ardhur nga SHBA per kete pune, dfonen e hodhi nga kulla e kishes se Shen Nikolles dhe ai u arestua ne tribunen VIP baske me tre bashkepuntore. Konkluzioni eshte se dhd ne rastin me te paster te rugacerise dipllomacia Serbe mobilizon forcat dhe aleatet per ta kethye ngjarjen ne favor te tyre dhe konkluzioni i dyte se mercenarizmi ne media qenka semundje boterore me perjashtime te rralla dhe nuk kemi pse zemerohemi me keta tanet.

  33. Krajl Nikolla says:

    Lajmi i fundit: Olsi Rama dhe 3 bshkepunetoret u liruan se avokatet e Beogradit qenkan ne greve!!!!!!!!O Perendi sa i zgjeruar paska qene budallalleku!!.

  34. Jimy says:

    O Petrit podgoricani, flamuri respektohet kudo,kjo eshte dicka normale e sidomos ne sport.

  35. Kruja says:

    serbi dhe greku qetesohen kur te bashkohet Shqipria. Atehere do te ket paqe ne ballkan pasi do te kene frike ta prishin ate.

    ata shqiptare qe ende nuk kane kuptuar nevojen jetike te bashkimit besoj se duhet ta kene kuptuar tani. Dy shtetet duhet te bashkohen sa me pare ne nje Bashkim, per te huajt UNION.

  36. e verteta says:

    Biznesmeni kosovar me banim ne zvicer premtoi 1.000.000 euro per ekipin shqiptar,hallall e pacin e meritojne.

  37. Vlora says:

    O Mero! Keni nje jave qe po na cani trapin me kete ndeshjen me Serbine. Nuk kam pare ndonje gazete apo media serioze ne bote, e cila te merret me nje ndeshje futbolli per nje jave te tere, dhe te shkruaj jo ai tha keshtu, ky tjetri beri ashtu e jo ky tha keshtu. Keto gjera vetem ketu ne Shqiperi ndodhin. Dikush i fryn dhe financon urrejtjes te Shqiptaret per fqinjet tane dhe eshte e natyrshme qe urrejta te sjelle vetem urrejtje. Eshte nje ndeshje futbolli dhe kaq. Nacionalizmat dhe turmat injorante nuk kane te ardhme ne Ballkan, nga cilido shtet qofshin ato. Vetem shoqerite primitive, rreagojne ne kete menyre per nje ndeshje futbolli, ku turmat e tifozeve kokeboshe bejne edhe gjera me te medha.

  38. Fyle says:

    Per ate harten e shemtuar qe fluturuan mbi stadium, ai ishte nje provokim i paster, aq me teper qe ishte nje harte e cila nuk perfaqesonte flamurin Shqiptar. Ishte nje harte e cila nxit urrejtjen dhe konfliktin ne Ballkan duke u ballafaquar edhe me historine. Megjithate une jam i mendimit se ajo harte nuk u vendos aty nga ndonje Shqiptar, por ndoshta eshte bere qellimisht edhe nga ndonje tjeter. Mire eshte te dale e verteta se kush e beri ate gjest, dhe ai personi duhet te mbaj pergjegjesi penale, per nxitje te urrejtjes qofte ne Serbi apo Shqiperi.

  39. tomsojeri says:

    A e dini o komentues se me shkon nje mendje qe ai flamur ne fush esht improvizim serb per tja aritur asaj qe u be !Mos ju vi fare cudi sepse ne biseda qe kam ber per me njohsit e ksaj fare me kan then qe “serbi ther femin e tij ti tregoj botes se ja vrau kundershtari” qe te behet i besushem (sepse ska komb qe e ben kte ) e ata e bejn !E bejn, te justifikojn egersin dhe dhunen makaber !E bejn qe te na nxjerin ne fajtor e provokues ! Sidoqoft e sido qe te ket ndodhur ajo cka ndodhi mbrem esht nje diskretitim i madh per ta dhe per ata qe i sherbyen atyre ne kuriz te ktij populli ! Esht diskretitim per nje udheheqes shqiptar qe paturpesisht del e thot qe Fazllicin serb e kam mik dhei fal atij pasurin e shqiptareve !……

  40. Çiljeta says:

    Mut…….si gjithmonë…!

  41. Shqiptari says:

    Kom nji kurjozitet: – ku e mban fevzoHijena
    librin ku ‘kastriotmyftaraj’
    ja ka nxjerre kellirat e 7 brezave; dhe gekmek fevzoIluminaqori, rron ene fevzoKorani Starove- Hoxhes, hihihi vesh ene pantallona kuqashe, i shkojne….
    — shitet se po digjet prej kombetarizmes,
    me sa digjet gropa qenefit!!!…
    Pthu!

  42. fshatari says:

    Me erdhi keq per serbet se e di si jane ndjere kur pane flamurin Shqiptar qe i rrinte mbi koke gjithe stadiumit.
    Jane ndjere sikur gjithe Shqiptaret po ju qinin motrat sejcilit prej tyre por po i lehtesoj pak duke u thene se po te ndryshojne pak kendin e veshtrimit mundet te ndihen mire-per kete duhet te pyesin motrat e tyre -Si jane ndjere ato?
    Nqs serbickat jane ndjere mire nuk ka arsye qe serbet te ndihen keq

  43. Shqiptari says:

    Ok mero,— Në një stadium me një mijë flamuj serb,
    një flamur shqiptar (me te verteten e Autoktonise mbi Shqiperine Natyrale (minimumi))
    nxorri errësirën serbe në fushë.
    —-Asnjë zë i arsyeshëm dhe asnjë gjest qetësues nuk erdhi
    nga intelektualët serbë
    apo qeveria serbe në këtë situatë.
    Asnjë thirrje …Asnjë shenjë se kishte dhe një palë kundër
    asaj që ndodhte ndaj 11 djemve shqiptare…’

    Une i shpreh ngushellimet e mia serbeve jo barbare, edhe se turpi bie mbi ballin e tyre!!

  44. bledi says:

    AMAN O SHOKU MERO SI KENI HARRUAR PA PERMENDUR PAK KRESHNIK SPAHIUN SE NE KETO RASTE DUHEJ TE DILTE I PARI PO PASKA NDRRU MENDJE NE MINUTEN E FUNDIT

  45. magjypi says:

    Ky Petriti do te jete ndonje zvarranik serbo-Grek,shko gamisu o Petrit ti dhe soji yt barbar..

  46. tomsojeri says:

    OR KOSOVAR ! Lexoni, lexoni,e perseri lexoni cka shkruan “kartolina per Saliun” Lexoni se juve ju ka ngel sahati ke Sali Berisha e spo ka Zot tju zgjoj nga tifozlliku i mar per kte tradhtar qe ju kalli vendin ,shtepin, e shum shum “dhurata”qe sdoni as ti besoni e as ti pranoni !Keni ngel te “rug e kombit” a thu se e ndertoi ai me paret e veta dhe qe u vodhen mbi 200 milion dollar !Keni haruar qe Majko ishte inisiatori i saj qe vuri ushtrin te ndertoj ne koh te tij nje pjes ruge qe lidhte Tropojen me Gjakoven ! Nuk mund te thuash kto te verteta per kte kriminel e tradhtar se ju rrezik te mbysni ! Ska me keq qe e kam ndjer veten ne nje bised me intelektual kur u hap kjo tem ! Lexoni pra lexon si ka funksionuar tradhtia ,pastrohuni nga ky tifozllik i marr ndaj ktij miku te madh te Fazllicit e pastaj le te mendojm per bashkim !Jam delizionuar ,jam zhgenjyer sepse Kosoven e doja me shum nga vendlindja ime e nga prejardhja ime Jugore !
    Te me falin ata kosovar qe kan kuptuar realitetin e jan cliruar nga kjo “simpati paredoksale !

  47. rapatushi says:

    O Zot çfarë shteti primitiv! Ende me mentalitetin anakronik të vitit 1913…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje