Mbi "dëshmitarët" e sherrit mes prokurorëve

5 Tetor 2014, 20:25Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Dy ditë më parë shtypi përfoli një sherr mes dy personaliteteve të Prokurorisë shqiptare, kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe kryetarit të Shoqatës së Prokurorëve, Shkëlqim Hajdari. Nuk dua të paragjykoj sherrin dhe as sherrxhiun, pasi emocionet janë pjesë e personalitetit të njeriut, por ka diçka që të lë një shije të hidhur. Opinioni publik ende dhe sot pas dy ditësh nuk është i qartë se çfarë ka ndodhur. Versioni i parë i cituar nga burime të besueshme është se në mbledhje është qarkulluar një dokument që kërkonte shkarkimin e Hajdarit nga kryetar i Shoqatës së Prokurorëve dhe ky ja ka atribuar këtë gjest “sindikalist” kryeprokurorit Llalla, duke e fyer atë dhe më pas duke goditur dhe me grusht njëri- tjetrin. Një version tjetër është se Llalla sapo ky e ka përmendur, e ka qëlluar me grusht. Një tjetër version është se nuk janë qëlluar fare. Një tjetër version është se Hajdari ka dashur ta qëllojë, por e kanë mbajtur. Të njëtin version përmendin dhe me personazh Llallën, d.m.th që ky ka dashur ta qëllojë Hajdarin, por e kanë mbajtur.

Në fund del një version i padëgjuar zyrtar, që Llalla nuk ka lidhje me këtë histori, por janë dy prokurorë që janë përleshur me njëri- tjetrin.

Bëhet fjalë për një konferencë serioze të prokurorëve të Shqipërisë. Me qindra prokurorë dëshmitarë dhe publiku nuk ka ende një version të saktë se çfarë ka ndodhur.

E vetmja gjë e sigurt është se diçka ka ndodhur, pra një sherr ka ndodhur. Bëhet fjalë për institucionin më të lartë të akuzës, tek i cili kemi sytë dhe shpresat se do të hetojë dhe zbardhë çdo ngjarje kriminale në Shqipëri. Por, për ironi të fatit, tek prokuroria janë drejtuar sytë pasi ky institucion ka ngritur dy akuza penale ndaj dy deputetëve të shumicës që kanë rrahur deputetin Strazimiri.

Tani i njëti problem është transferuar brenda prokurorisë. Prokuroria duhet deomos të ngrejë akuzë penale ndaj dikujt në këtë histori, ose ndaj Hajdarit, ose ndaj Llallës, ose ndaj dy të tjerëve, siç thotë Prokuroria në komunikatën e saj. Përderisa kemi një sherr shkaktuar për shkak të detyrës, kemi të bëjmë me një vepër penale dhe dikush duhet të ngrejë një akuzë. Por, jo vetëm që nuk po dëgjojmë për ndonjë akuzë, por nuk po dëgjojmë ende ndonjë version se çfarë ka ndodhur. Jemi pak a shumë si në rastin e Strazimirit, ku po të mos ishte kamera e Kuvendit, nuk do ishim të qartë se çfarë kishte ndodhur.

Por, prokurorët duhet ta dijnë se kamera ka pasur dhe aty ku kanë bërë sherr ata. Nëse ata nuk hetojnë rastin dhe nuk mbajnë qëndrim profesional ndaj tij, dikush mund ta trasmetojë atë sekuencë dhe pastaj do të ishte fundi i prokurorisë. Nga ana tjetër, njësoj është dhe sikur të mos transmetohet kurrë, pasi flet për përdorim të pushtetit të prokurorisë për ta ndaluar publikimin, ose për zhdukjen e provavave.

Pra, në të gjitha rastet, jemi para një testi banal për prokurorinë, por që dëshmon për thelbin profesional të saj. A është prokuroria e aftë të hetojë vetveten dhe të jetë transparente ndaj publikut?

Rasti i Strazimirit tregoi se ajo jo vetëm e vonoi hetimin, por në mënyrë vulgare priti një rast balancues nga e djathta për ta shpallur veprën penale të dy deputetëve. Pra, ajo e përfshiu veten në një proces ku bëri politike me veprat penale, duke dëmtuar rëndë integritetin profesional të saj.

Në këtë rast është paksa dhe më keq. Vepra penale ka ndodhur në sytë e gjithë prokurorëve të Shqipërisë, dhe askush nuk e ka parë apo nuk ka dëshmuar deri më sot. A mund të kenë pas kësaj, besim qytetarët shqiptarë tek organi i akuzës?

Përse Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu janë më shumë përgjegjës se dy prokurorë akoma të paidentifkuar që të gjitha palët pranojnë që kanë bërë sherr? Pavarësisht cilësisë së dhunë, gjesti është i njëjtë dhe i dënueshëm njësoj. Është goditje për shkak të detyrës. Gjithkush që e ka bërë duhet të ballafaqohet me akuzën. Në këtë rast bile prokuroria duhet të shkëlqente duke ja nisur nga vetja. Por, në fakt, mjerisht prokuroria jonë në vend që të shkundë politikën nga pandëshkueshmëria, e ka marrë atë si model dhe për vet të saj. Dhe kur akuza nuk ngre dot akuzë për një vepër penale me mbi 100 prokurorë dëshmitarë, nuk mund të ngrejë akuza ndaj 100 deputetëve me nga një, ose asnjë dëshmitar kur shkelin ligjin. Ky rast ilustron gjithçka çfarë kemi në krye të akuzës dhe pas kësaj gjithçka çfarë presim nuk ka se si të jetë optimiste.

48 komente në “Mbi “dëshmitarët” e sherrit mes prokurorëve”

  1. andromeda says:

    Me Llallën nga Grëmshi s’mund të kemi kurrsesi prokurori efikase e të besueshme.

    1. Dielli mbi KORAB says:

      Llalla po qe se ka pak personalitet duhet te japi DORHEQJEN.
      Ky eshte gjest qytetar dhe tregon emancipim.
      Ajo qe ndodhi nuk çbehet dot,por sa ja vlen me nejt ne detyre nje Kryeprokuror i till,qe tashme esht vetdiskretituar.

      1. kingcobra says:

        Nuk kane lidhje eunuket e Berishes me qytetarine apo emancipimin.

      2. psy says:

        Llalla nuk ka berte ende leket qe ka planifikuar,si do ike e te jape dorheqjen?

    2. roberto says:

      Vetem nje VULLKAN I TMERRSHEM,qe t’i fshije nga detyra te gjithe prokuroret dhe gjyqtaret nga DREJTESIA E SHPERFYTYRUAR ,mund te shpresohet se do ndreqet kjo pune!
      Keta qe jane sot KURRE NUK DO BEJNE GJE SA TE JETE KRYE KRIMINELI Sali Berisha !
      Aq me teper ky LLALLA,qe duhet te shporret sa me pare nga detyra dhe te ndiqet penalisht per……… SHPERDORIM DETYRE!!!
      QEROJENI LLALLEN e Berishes!!!

    3. Arian says:

      Llalla eshte cam Andromede jo nga gremshi

  2. Devolliu says:

    Prokuroret e Bamir Topit : 100 000 euro per prokuror rrethi merrte Cim Hajdari ne kohen e Bamirit kur beheshin emerimet.

    1. andi says:

      Devolliu nga Vucidoli. Cim Hajdari eshte njeri i ndershem e jo bashkepunetore i kriminelit Sali. Ju servilet e Sales merrni pare se te atille njerez jeni. Derra e hajduta,dhe shpifni per te tjere.

  3. astrit says:

    Une mendoj se kete problem e zgjidh Andi Bushati.

  4. Bureto says:

    E padegjuar deri me sot, si brenda dhe jashte vendit! Kemi pare dhe degjuar skandale te tilla, neper salla parlamentesh, por gjithsesi ato salla jane arena politike ku emocionet edhe lejohen, se ato ndonjehere behen edhe per interesa personale te deputeteve, por, edhe per show mediatik ndaj elektorateve qe aktoret e perfshire perfaqesojne.Por te qellojne prokuroret njëri-tjetrin, kjo sikur te jepet me ze dhe me figure, do te beje xhiron e botes si nje skandal qe do te perfshihet ne rekordet ginnes.Si rast i paprecedent, nese vertetohet ne masen qe ajo perfaqeson realisht, ky do te jete momenti qe do te vertetoje (inshallah nuk vertetohet)sesa poshte ka rene organi i akuzes, ai qe perfaqeson shtetin dhe qe duhet te perbeje institucionin me serioz, ndermjet institucioneve te tjera kushtetuese. Deri ne kete moment, me keqardhje, mund te themi vetem: Sa keq!

  5. Pa brire je pasha says:

    Nje nga gabimet e piktorit qe sberi pastrim total ne drejtesi dhe administrate
    Por edhe nje loje e qelbur e ish pd-erave qe u kthyen ne lsi-sta qe sot jan te mbrojtur nga ish shtanglisti ne hajdut te bankes se shqiperise sot kryetar parlamenti

    Popull me dele se shqiptaret zor se gjen ne kete bot.
    Nje sukses ky I fundit qe e morri me nje keq qeverisje te sali berishes me 40 hajdutet

    Dhe nje tkurrje e trurit te intelektualve qe sjan ne gjendje te formojne nje parti bazuar ne sherbim te popullit
    Sa me shume te flas aq me shume ju ulen vlerat si humane ,
    Srron njeriu per nje cop buke , duhet nje ide nje bashkim kunder kesaj mareveshje pd-ps-lsi

    Po kontribojme te gjithe me heshtje per zhdukjen e shqiptareve na kjo toke
    Nje turp I madh. Me vjen turp te jem shqiptar

    1. askushi says:

      Mire e ke ti qe o sot o kurre duhet nje force e re politike per te marre votat e shumices se shqiptareve qe nuk votojne as majtas as djathtas se nje m… jane te dyja por a te lene ujqit dhe kriminelet e politikes majtas dhe djathtas te kesh sukses? une personalisht mendoj qe jo per shkakun se politika ne shqiperi realizohet fale tribalizmit mjafton te njohesh kreun e fisit te fuqishmin e lagjes dhe te katunit jepi Leka atij (se per Leka ilir meta hajduti qe duhet te ishte I pari ne burg nuk ka problem) dhe fiton zgjedhjet, sa kohe qe kemi kete nivel te ulet te kultures qytetare dhe te te ardhurave ekonomike ne do te vazhdojme te qeverisemi nga hajdute ala meta dhe kriminele ala berisha dhe basha. Personalisht duke menduar se njoh fuqine ekonomike te instaluar edhe. Si mafie e paster ne pushtet qe nuk do te lejoje kurrsesi krijimin e nje partie politike qe do t’i rrezikonte pushtetin e tyre kriminal se shanset per te krijuar nje parti te re si ndeshkim ndaj politikave kriminale majtas dhe djthtas gjate ketyre dy e me shume dekadave jane te pakta. Uroj ta kem gabim.

  6. tirana says:

    Ke te o mero shume institucione shqiptsre drejtohen nga rrugace qe flasin dhe veprojne sivalabak rrugesh kemi adriatik llallen edi ramen ilir meten saimir tahirin etj deputet.

  7. kukuleci says:

    E mor Mero Baze sa mendje ndritur je.Ate qe s’ben dote politika se nuk e le berishizmi,ate qe nuk ben dot prokuroria,por jo e jo gjykatat,ua kthjellon ti mendjen qytetareve.Pa u shkaterruar çerdhja e drejtesise e shpellari te perfundoje brenda e te jape llogari, se çi ka bere atij kombi ajo shoqeri nuk ecen perpara.Te perulem per sherbimin qe na ben.

  8. kevinjon says:

    O Mero, eshte e detyruar prokuroria te nxjerri ne Media videon ku ka pasur sherr ne ate mbledhje apo jo? Kete na thuaj ne shkrimin tend dhe mos na bej te ballancuarin e institucioneve sa per te bajatizuar kriminelet e Rames ne kuvend. Gjithkush e di se Prokuroria nuk eshte e detyruar, as me ligj dhe as me moral sepse behet fjale per kauze personale qe sqarohet me veprime konkrete institucionale apo nga deshira e te pakten nje personi te implikuar per te bere denoncimin apo jo. Nqs. Asnje nga ata prokurore qe supozohet se jane “rrahur” nuk ben denoncim atehere mbetet ne doren e institucionit te veproje apo jo. Nuk mund te presesh nga institucioni qe te pergjigjet tak-fak se nuk jane te gjithe populiste e skizofren si Rama yt qe punojne nga fejsbuku. Edhe sikur te kallezohet dikush nga prokuroret kjo video eshte deshmi relative qe mund te shfaqet ne nje proces gjygjesor apo jo. Ne rastin e Kuvendit ka pasur nje kallzim penal te te demtuarit dhe prokuroria eshte e detyruar te veproje. E sa per moralin, ne Kuvend prodhohen ligje qe kane veprim te drejteperdrejte tek shumica. Deputetet jane te zgjedhurit e popullit dhe detyrimisht eshte ceshtje publiku veprimi i tyre. Prokurori as nuk zgjidhet nga populli dhe as eshte e detyruar te jete moralisht pasqyre. Nuk gjykon prokurori por gjykata!
    Ti o Mero, perse nuk ja kerkove Ilir Metes videon e rrahjes se deputetit demokrat fill pasi ndodhi ngjarja? Perse nuk i kerkove Edi Rames shpjegim fill pas rrahjes qe i bene deputetit opozitar? Perse nuk ja kerkove videon prokurorise sic po e kerkon tani ne menyre tinzare sa per ta “delendisur”?

    1. xheJ eN Bi says:

      kevinjon —

      Kete llogjike dhe njohuri juridike e kane vetem juristet e plepave. Per te rritur nivelin juridik beni dhe ndonje shkolle nate dhe do dilni me kungull seç jeni.

    2. islam says:

      merua nuk eshte as gjykates dhe as prokuror.po e kuptova kete je ne regull.

  9. maloku says:

    Me tipa si Llalla,Hajdari e Fatmira Hajdari me shoke e shoqe,
    harrojeni drejtesine ne Shqiperi

  10. ARUSHA says:

    TE GJITHE KETA JANE PENGJET E SALIUT DHE HESHTIN PERPARA VDEKJES QE MUND TI VJIJE ATYRE PAPRITUR

  11. shpetimi says:

    NQSE KY GJEST DHE SJELLJE PREJ BANDITESH VERTETOHET, ATEHERE NE DO I VULEN VEHTES SE JEMI NJE SHTET QE DREJTOHET NGA GANGSTERE.

  12. Denis says:

    Fjalet jane te teperta, mbi 200 vete deshmitare,asnje nuk flet. Urgjent duhet te dale filmimi dhe te mbahet pergjegjesi.

  13. Død snø says:

    Ironia me fantastike qe mund te te beje fati. Para nje jave merr te pandehur dy deputete per te njejtin veprim dhe me pas ben vete te njejten gje. Llalla duhet te marre te pandehur Hajdarin, nese ky ka goditur apo fyer njeri, ose te jape :doreheqjen dhe t’i hape rruge hetimit te vetes nese ka goditur ai. Ky eshte nje rast shume domethenes qe nuk duhet kaluar ne heshtje, sepse vertet tregon nivelin e manipulimit te se vertetes. P.s Qe Hajdari i Topit, e meriton grushtin kjo nuk diskutohet, por qe t’ ja besh gropen vetes per nje si ai, eshte idiotesi.

  14. liri says:

    KUR plas grushti nuk ka mareveshje,sepse njeri ben korrupsion ndersa tjetri eshte xheloz pse I pari ben korrupsion ,e ai vete nuk ben dot.PO TI analizojme qeverite shqiptare nga 1912 qeveri te mira kane qene ajo e ISMAIL QEMALIT,DHE E AHMET ZOGUT,TE GJITHA TE TJERAT JANE KU THERRET QAMETI.

  15. lexuesi says:

    Je shumë i saktë z.Baze por puna është se kujt ja thua.Të gjesh njerëz të ndershëm e patriot në shqipëri është njëlloj sikur të kërkosh ujë të ëmbël në një kazan me ujë të kripur.

  16. Zef Kallami says:

    Aty kemi 100 deshmitar spektator dhe asnji deshmitar per te denoncuar realitetin.Kur te gjithe keto per pune e tyre per te zbardhur nji qeshtje kerkojne deshmitar qe i garantohet mbajtja sekret.
    Kaq te ndergjeshem e te devotshem i kemi keto prokuror ne kryerjen e detyres.
    Ne keto kushte.
    Propozoi qe te mbahet sekret deponuesi dhe te shperblehet me 100 mije lek.

  17. Zef Kallami says:

    Aty kemi 100 deshmitar spektator me profesion prokuror dhe asnji deshmitar prokuror per te denoncuar realitetin.Kur te gjithe keto prokuror per pune e tyre per te zbardhur nji qeshtje kerkojne deshmitar qe i garantohet mbajtja ne sekret.
    Kaq te ndergjeshem e te devotshem i kemi keto prokuror ne kryerjen e detyres.
    Ne keto kushte.
    Propozoi qe te mbahet sekret deponuesi prokuror dhe te shperblehet me 100 mije lek.
    Ma me ndershmeri nuk gjindet varinti per cilesin e karaterit te profesionit Prokuror.

  18. joni says:

    Ordinere jane ,,, mga momenti qe nuk njohin komunikimin nepermjet institucionit jane ordinere dhe kaluar ordinerizmit,,, te paktne nuk kane as shenjen me te vogel te pozicionit , qe zoterojne,,, dhe ky eshte nje fenomen i pergjithshem i shoqerise sone,, kryetaret e cdo lloj institucioni kerkojne autoritet me cdo lloj kushti, qofte dhe me grushta.

  19. genci says:

    Mero,
    Shume mire e ke qe ne nje sherr emocionet jane pjese e personalitetit te njeriut. E ke thene shume qarte, por nje pyetje kemi.

    Po kur te rrahu ty Rezart Taci a nuk ishin emocione te personaliteti ?!
    Sepse atehere zotrote bere namin dhe na lajemrove gjithe boten se gjoja na u “dhunua” nje gazetar (palo gazetare mqs ra fjala) se goje corape ke qene e je sipas themeluesit te topit, Tanit.

    Bye

  20. taku says:

    Kjo pune rregullohet me reformen qe do beje Meta hajduti me Brahon dhe Nacon ish sigurimsa te rrezikshem.Pse rama ia la min. e drejtesise plerave te LSI?Per mua me mire te rrine keta qe jane sesa ti zgjedhin te tjeret keto tre figura qe jane me te urryerrat ne Shqiperi.Boll me prapagande.Sikur ja premtoi Spartak Ngjeles ate ministri ju kujtohet dhe rilindasve besoj?Pse e genjeu?Mjere Shqiperia ne dore te kujt ka rene.

  21. Emigranti Bruksel says:

    Une mendoje se kete sherr mundet ta zgjill vetem nje njeri i zgjuar edhe i rrept lart-malleria e tij Shaban Memia .

  22. vemendje* says:

    Ne ke vend te botes drejtesine e bejne prokuroret?
    Ne ke vend te botes gazetaret akuzojne prokurorine per drejtesi?
    Ne ke vend te botes popullit i “lahet” mendja kaq shume sa e bejne te besoj se drejtesine e japin prokuroret?
    NE ASNJE…NE ASNJE…NE ASNJE.

    PROKURORI = AKUZUES
    GJYKATA = DREJTESI

    Perse ne shqiperi reforma gjyqesore flet vetem per prokurorine eshte e padegjuar!?.

    Sa per “temen e perzgjedhur” mund te them:ketu stambolli po digjet e ……….
    (nuk e them per Meron por per temen e editorjalit).

  23. gjon buzuku pri sauku says:

    shtet shqiptarsh mer jahu!
    si bicim komunitet hijenash!
    perfytyro ato hijenat me dhemb te mprehta,gojhapura plot jarg,ligesi,shemti dhe rrezik prapashpinsor ,dinak,te pebes si vet shkerdhatnija,ato hijenat personazhe te filmi vizatimor “the Lion King”,ne antipod te kundert me personalitetin e luaneve fisnike,;perfytyro ato pamje pra dhe te vje ndermend shteti shqiptar,komuniteti shqiptar,shoqerija shqiptare historikisht,dhe shqiptaret si individa gjithandej,.
    kto jan shqiptaret,bijt e nji kafshe,jo shqiponjes por hijenes.
    prandaj edhe serbt i emertojn “shqiptarqiq”
    ndaj edhe Europi nuk i prano ne ksollen e perbashket,shpellen e luanit.
    sadoqe disa prej tyre penetrojn ilegalce ne ndonji skut te shpelles luanore plot luan dhe luanesha europerndimore,ata perseri hijena jargavane ngelen,atje neper skutat e errta te krimit dhe pisllikut…
    hijenat nuk jan as ujqer te fort e te zot,as qen fisnik dhe bukurosh. ato jan thjesht hijena…qe ushqehen me kerma,dhe rrijn ne grup duke kercenuar te tjeret sipas parimit skenderbejan “bashkimi ben fuqin”. te tjeret qe dashurojn lirine erealizojn ate me te drejtat e individit . ndersa hijenat i reduktojn tmerrsisht tre drejtat e tyre si individ duke ingranu vetveten e tyre ne rradh te par ne sherbim te grupit(te hijenave),sepse vet ekzistenca ne grup te heq shum te drejta individuale. je i detyru te rrosh ne nji kuadrat tip ushtarak,ku prijsi,kryetari i fisit,shefi i partis,kreu i shtetit,si kryehijene e rrahur me vaj e me uthull,ben ligjin mbi kedo e per cfardollojgjeje.

    shqiperi moj vendsketerre
    malegur e tok e djerre
    me qytete te permjere
    ku dhe ajri te qelb ere,
    tan shqiptaret te kan dhjere
    dhjere edhe shkaperdhjere
    plot me mut edhe me shurre
    te mbuloj muti flamure.

    “un gjithmone jam i pari”
    tha shkerdhat shqiptari
    “i pari je o shqipetar
    i par me honger kar!”

  24. Berlin says:

    Cfare e ndalon piktorin karikaturist te beje nje spastrim ne drejtesi dhe prokurori ???

  25. liri says:

    Llalla eshte goxha zdap, e mban grushtin.

  26. Qif Kapertoni prej Pentagoni says:

    o shqipni o vend gallat
    edhe kurv edhe shkerdhat
    nisesh per me i hyp kalit
    por han karin e gomarit,
    heu shqipni o vend rrumpall
    e ndertume si gerrmadh
    u nisa per ti hyp trenit
    por vagoni s lu prej vendit
    hyna n det per me notue
    topi i mutit m ka sulmue
    Sala then record n Dhermi
    copt e mutit i bajn shoqni
    porse Sala nuk pjerdh fare
    e han mutin me hajgare

  27. mero says:

    Nese kjo eshte e vertete,Bazuar ne nenin 149, pika 2 e ligjit per prokurine “PP mund te shkarkohet nga presidenti me propozim te Kuvendit per shkelje te Kushtetutes, shkeljeve te ligjit gjate ushtrimit te detyres, per paaftesi mendore apo fizike dhe per akte qe diskretitojne poziten apo figuren e prokurorit”.

    Pra Llala eshte ne kushtet e diskretitimit te pozites apo figures se prokurorit.

  28. Viktor hoti says:

    Une u kam vene vizen te dyve. Llalles kur hapi kafenene ne catine e prokurorise dhe Cim Hajdarit kur e pashe bithe perpjete tek falej ne nje mort para nja njeqind juristeve

  29. Pellazg 100% says:

    Faleminderit për artikullin Mero!
    Po një pyetje kam,
    Përse nuk zhvillohen, ose a duhet të zhvillohen referendume në Albania?
    Mendoj se zëri apo vullneti i sovranit shprehet shumë më mirë dhe më fort, me anë të referendumeve. Mos qofsha i gabuar.

  30. illyrians says:

    Po normale, keshtu eshte kur e mbaron “universitetin” tek plepat.. C’mund te presesh nga keta barinj dhensh..!!

  31. Shkalla says:

    A don ti Llalla te fleshe i qete,shko jep dorheqen.Ajo zona jone andej nuk i perballojne dote keto pislleqe sepse nga ana jone kandari anon nga drejtesia dhe jo nga poshtersia,prandaj shko jep dorheqen dhe fli rehat si miljona shqiptare te tjere qe jane shume here me te zote se ti dhe se une.

  32. teuta says:

    Z.Mero,seriozisht e keni se shqiptaret mbajne shpresa te ky institucion?
    T’i harrojme te gjitha , si asnje drejtues institucion apo sektori qe ka sjelle pasoja te renda me pasoje humbje jete njerezish,deme ne ekonomi apo gjetke nuk eshte vene para pergjegjesise.Vetem fakti se ka vetegjyqesi ,te ngujauar shume familje shqiptare do te thote se institucioni i prokurorise nuk ekziston.

  33. Delli USA says:

    Dy zgjedhjet e Bamir Topit,Leskaj-Llalla,qe te dy mut njeri kake tjetri.

  34. Ilirian Labi says:

    AH,MORE MERO VELLAI . TI I THUA MIRE GJERAT ,PO TE DEGJON NJERI ?
    TE VERTETEN THE DHE PER KOQO KOKDHIMEN ,MIKUN E RILINDASIT RAMA ,PER PALLATET E PA LIGJSHME
    PO NE S’PAME QE TE ZBATOHEN LIGJET
    Kesaj pune ,ne fshatin tim ne Vranisht ,i thone: PIRDH TE CFRYHESH!
    TE fala e te paca.

  35. goni says:

    ku ka tropojan vetem sherr ka. jan mostra e sherreve.

  36. NACIONALISTI says:

    E vertete qe njerezit privohen nga emocionet,por taksat qytetaret i paguajne pikerisht per kete arsye. Gjyqesori duhet te jete i pavarur dhe te mos ndikohet as nga politika as nga emocionet.Ne te kundert ndodh ajo qe po ndodh.Nese ligjet jane kaq te veshtire per tu implementuar,atehere perse i bejne….?

  37. albania -stateless says:

    Ne fund te ketij artikulli me shprehjen e zotit Mero ku thote:

    NQS ORGANI AKUZES NUK NGRE DOT NJE AKUZE PENALE DUKE PATUR DESHMITARE 100 PROKURORE…

    Do te thote qe Prokuroria Shqiptare eshte e degjeneruar dhe “out the order”.

    Duke menduar se dhe parlamenti eshte kthyer ne bordello nga orgjite e berishes te tolerur nga kali I trojes Ilir Meta dhe ne arene gladiatoresh per turpin e dy paleve atehere dhe shqiptaret ndjehen te tradhetuar dhe te poshtruar nga kjo klase politike kusare dhe antishqiptare.

    Shikojme presidencen nje Shvejk I lindur ne kulisa ambasadash per te mbrojtur krimet e berishes me KLD-ne dhe kollonen e gjykateve ku cdo nivel I tyre eshte e “xanun” nga derivate te kupoles kriminale te berishajve.

    Ne nje vale me presidentin kukull eshte dhe ish “kompjutri” I islamikut gazidede-VAL i cili sot eshte njeriu me I fuqishem ne shqiperi pas arvizuse.

    Edi Rama eshte kthyer nje brigadier komumale per te mbuluar krimet e klikes Nazi-Sali –Lulizmit dhe per dekore,pasarela me merkela,obama,merkela per ti hedhur deodarant kufomes se shtetit te vdekur shqiptar qe po kundermon boten.

    Dhe ju gazetaret po beni nje pune tejet anti-atdhetare qe po mbyllni syte para kesaj masakre te zhdukjes se shtetit shqiptar duke e kthyer ne nje rang me poshte se nje vilajet I kohes turqise.

    Dhe ju gazetaret e pas 1992 jeni “deshmitaret” por dhe nje pjese e shkaktareve te gjunjezimit te shtetit shqiptar dikush me veprimet e tij dhe dikush duke mbyllur gojen.

    Le te marrim nje shembull martirizues qe I eklipson 40 shentoret (qe ja futen Papes nga mbrapa) dhe qe injoron te perdjekurit politike se ne shqiperi eshte instaluar nje regjim DEMONkratik shume here se sistemi I enver hoxhes qe kishte burrerine te pranonte se ishte dictator por nuk I linte njerzit si shenjtorja SOFIE QENDRO qe vdiq para nje viti ne mes te Durrsit dhe “zoti” u zhduk sepse nuk erdhi as nje deputet,minister ai qe iku apo qe erdhi,as nje prift,hoxhe,babamond apo dervish,as nje ambasdor apo diplomat I cdo rrangu..

    Po kesht ndodhi fiks para dy vjetesh qe u poshtruan dhe u dogjen dy te perndjekur politike nen verberine & shurdherine e kalase politike dhe shoqerise civile.

    Nga sa me lart zoti Mero degjenerimi total I ketyre 100 “shenjtorve” te prokurorise eshte nje pjese e kapitullimit pa kushte te shtetit shqiptar me presidencen,parlamentin,shikun,kld,gjykatat,bankat .

    Fakti qe verteton se shqiperia eshte ne nje rang kolonie te pashpallur eshte dhe vizita e tre “muskutjereve” amerikane grekofonos apo grekofilos qe po vijne per Himaren >

    A jeni ju zoti Mero nje deshmitar I nje turpi te tille? Prandaj mos u merrni shume inside por shikoni dhe outside

    Perse u shpik tani LHL-Himares Greke ?

  38. Aty nuk gjen deshmitare o Mero.Por z.Llalla e ka zene halli,kujt tia prish e kujt tja ndreq,Gjyshi i llalles i denuar nga zogu si antizogist ,njeri indershem e patriot vdiq ne burg,kurse baba veteran lufte i shkolluar ne tekniken e fullcit mbas lufte u detyrua te arratiset por diktatura e kapi dhe e denoi por te pakteni shpetoi denimit perjete.Tani cfare te beje z.llalla ta pesoi edhe ai ,prandaj mire e paq me te dy palet,mishi te piqet ,helli te mos i digjet,tehane e te pine te gjithe,kush te ngelet pa u ulur ne sofren e miqeve te shkoje ne grope te halese,se keshtu mushka e politikes drute i ka tamam.

    1. V.F says:

      o qullo karpedani

      cfare lidhje ka gjyshi apo babai ?

      kush qenka ku babai i ketij dhalles qe ka qene 1-veteran lufte,2-ishkalluar te fullci,3-i arratisut,4- i kapur,5-i denuar dhe paska shpetuar ???..mos ka qene i infiltruar ?!

      ku e ka lapidarin ky heroi, babai i dhalles

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje