Kur Basha kërkon falje me ngërç

27 Shtator 2014, 19:39Editorial TEMA
Kur Basha kërkon falje me ngërç

Nga Andi Bushati

Më në fund, një vit pas humbjes dërrmuese në zgjedhjet e 23 Qershorit, Lulzim Basha u  ka kërkuar ndjesë nëpërdhëmbë demokratëve dhe qytetarëve të vendit për atë që nuk shkoi mirë gjatë qeverisjes 8-vjeçare të PD-së.

Por, pavarësisht tonit solemn dhe përuljes për të cilën zotohet, kreu i demokratëve nuk është ngritur dot në lartësinë e atij që ka vendosur të kërkojë falje. Analiza për humbjen përshkohet më tepër nga meraku për të mos prekur trashëgiminë e Berishës, sesa nga shqetësimi për t’u bërë i besueshëm për publikun e gjerë.

Le t’i marrim një nga një, argumentat që sjell Basha, në fjalën e tij në konventë.

Në fillim, sa për të larë gojën, ai deklaron se do të qe e dëmshme për PD-në, ta mbështeste analizën e saj për humbjen, vetëm në shkaqet e jashtme. Por, si për paradoks, ai vë në krye të arsyeve pikërisht këto shkaqe: “Mijëra qytetarë, që janë joshur e mashtruar nga premtimet e legalizimeve falas, të shërbimit shëndetësor falas, të listës së gjatë të lehtësimeve për njerëzit në nevojë, e tjera e tjera, sot ndihen të gënjyer. Manipulimi i zgjedhësve, shit-blerja masive e votës dhe efektet e krizës globale, ndikuan në rezultatin zgjedhor “ (flala e plotë në rubrikën lajme www.lapsi.al).

Duke kaluar më pas tek përgjegjësitë e forcës së vet politike, në krye të listës, ai rendit distancën me qytetarin dhe me antarësinë e partisë. Në Shqipëri vërtet nuk ka sondazhe të besueshme opinioni, por çdo mendje e shëndoshë do ta kishte vështirë ta besonte këtë si një nga arsyet kryesore të disfatës së PD-së. Kjo ngjan me llogjikën e një aparatçiku burokrat, që shqetësohet më shumë për proçedura, sesa me vizionin e një lideri që shqetësohet për komunikim të hapur e të sinqertë me publikun.

Por edhe këtë mëkat që e pranon me gjysmë zëri, Basha ia vesh “drejtorëve e zyrtarëve lokalë”, që në fund të mandatit arritën të jetonin “në një botë paralele me qytetarët, deri në moskuptim te tyre”. Pra edhe këtu, “autokritika” e Bashës  nuk ka forcë të ngjitet më lart. 

Po në të njëjtin nivel fajsimi ai qëndron edhe kur flet për moszbatueshmërinë e ligjit. Ai thotë: “Sundimi i ligjit çaloi në disa sektorë të rendësishëm të jetës publike sidomos nga fundi i mandatit të dytë. Kthimi i pronave nuk ruajti ritmet e parashikuara, legalizimet gjithashtu. Rastet e mitmarrjes, abuzimeve dhe korrupsionit që sipas demokratëve erdhën duke u shtuar me kalimin e  kohës,  kompromentuan besueshmërinë e premtimeve tona në sytë e publikut”.

Si argument të fundit, Basha rreshton arrogancën dhe shpërfilljen që u tregua ndaj biznesit të prekur nga kriza botërore.

Dhe këtu ai u vë pikë shkaqeve që sipas tij shpunë në humbjen e PD-së një vit e ca më parë. Këto ai i quan argumentat e nevojshëm që e bëjnë të kërkojë falje me përulje.

Por a janë këto shkaqet e vërteta të humbjes? Natyrisht që jo. Ndoshta ato janë pjesa më e parëndësishme e saj. Sepse në 23 Qershor, shqiptarët nuk u gënjyen (me përjashtim të ndonjë idioti të dobishëm që besoi tek Rilindja) nga premtimet e opozitës. Më 23 qershor ata dënuan me votë dhe në mënyrë plebishitare, Sali Berishën dhe modelin e tij. Ata nuk u zëmruan me “drejtorët dhe drejtuesit lokalë” që ishin vetëm kopja e zbehtë të një peshku që qelbej në kokë. Ata dënuan dhe i dhanë dërrmën një modeli dhe një lideri.

Ata ndëshkuan një politikan që u krekosej çdo mbrëmje në TV, se do të qëndronte edhe tre dekada në pushtet. Ata ndëshkuan një butafori që kur njerëzit varfëroheshin përditë, u bënte karshillëk duke u thënë se jemi po aq mirë sa Gjermania. Ata ndëshkuan një pushtet klientelist që e shndërroi biznesin në vasal të “vajzës dhe të djalit”. Ata ndëshkuan një model që vriste në mes të ditës për të ruajtur pushtetin dhe thoshte se kjo kish ndodhur nga thikat dhe çadrat me helm të opozitës. Ata ndëshkuan një hipokrizi që ua dha privatizimet më të mëdha në vend sharlatanëve që i kish denoncuar më parë.

Ata ndëshkuan një mënyrë komunikimi që e shndërroi mashtrimin në mënyrë të qeni dhe që fshikullonte barabarisht çdo zë kritik në këtë vend. Ata ndëshkuan një mentalitet prej të ngujuari në kullë, që i hapte luftë prokurorëve dhe presidentëve, gazetarëve dhe intelektualëve të pavarur, federatës së futbollit dhe ambasadorit të ShBA-së.

Ky pra qe modeli i ndëshkuar në 23 Qershor. Por ai nuk gjendet kërkund në ndjesën e përunjur të Bashës. Ai ka zgjedhur të rendisë elementët më të parëndësishëm në “autokritikën” e tij në kuvendin kombetar.

Arsyet sepse Lulzim Basha e ka të pamundur të shkojë përtej, tani nuk ka shqiptar që nuk i di. Në to është e kotë të zgjatesh. Por, problemi më shumë se tek zbërthimi i kësaj mundësie, është tek raporti që lideri i PD-së po vendos mes të shkuarës dhe të ardhmes. Sepse në këtë përmbyllje të një proçesi një vjeçar, Basha u kujdes më shumë për të amnistuar të kaluarën, sesa për të ndërtuar të nesërmen. Dhe ky është problemi i tij real.

Pamundësia e tij për të bërë katharsis, po e dëmton opozitarizmin. Dhe jo vetëm në këndvështrimin moral. Mënyra se si ai sheh të shkuarën ka të bëjë para së gjithash me një strategji të mirfilltë politike. Sa më i thellë të jetë kërkimi i përgjegjësive të së djeshmes, aq më e besueshme do të bëhet opozita e sotme.

Në kuvendin e tij të parë Lulzim Basha e humbi këtë shans. Dhe ky nuk është vetëm problem i tij. As i fatit të tij personal. Historia në Shqipëri, ka treguar se vjen një ditë dhe mazhorancat abuzojnë aq shumë sa shemben vetë. E në këtë kuptim, dita do t’i vijë edhe Bashës ta rikthejë PD-në në pushtet. Por, zotësia e një lideri dhe një force politike që do t’i shërbejë, përveç vetes, edhe vendit është që ta bëjë këtë sa më shpejt. Me paaftësinë e tij për t’u përballur me të shkuarën, Lulzim Basha na tregoi edhe njëherë, këtë të shtunë, se e ka ndarë mendjen për opozitë të gjatë. (www.lapsi.al)

55 komente në “Kur Basha kërkon falje me ngërç”

  1. piano says:

    I qenkeni njit sot PD-se si m*ti kepuces e s’po I shkepeni. derdimena..

    1. Po,Po says:

      PO JETOJME KOHE TE CUDITESHME,KUR EDHE “FYELLI” E PANDEH VETEN “PIANO” !

      1. Fazllic(i fundmi i Bashberishës në Uashington) says:

        Dhjetor 2006
        Banorët mbajnë mend ish-ambasadoren amerikane Marcie Ries, që vinte për darkë në apartamentin e çiftit Basha, sidomos në fund të vitit 2006, kur ai në cilësinë e ministrit të Transporteve dhe Punëve Publike, firmosi kontratën për ndërtimin pa projekt dhe faturë të segmentit Rrëshen-Kalimash të rrugës Durrës-Kukës, marrë përsipër nga konsorciumi armerikano-turk “Bechtel-Enka”.

        26 Janar, 2012
        Ambasadori Arvizu, ka takuar për më shumë se 40 minuta kryebashkiakun e Tiranës, Lulzim Basha. Pas takimit Arvizu ka thënë se është diskutuar në lidhje me një vizitë të Lulzim Bashës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
        6 Maj, 2012
        Amb. Arvizu pati një darkë të gjatë disa oreshe familjare me Lulzim Bashen. Diplomati amerikan, i shoqëruar nga bashkëshortja zbriti atje rreth orës 19.00.
        21 Shtator, 2011
        Amb. Arvizu në Tiran eekziston një celulë antiamerikane.

        17 Gusht, 2012
        Ambasadori Arvizu ka paralajmëruar per drejtuesin e ri të SHISH, se ai duhet të ketë parasysh në punën e tij trashëgiminë e shkëlqyer të Bahri Shaqirit dhe të harrojë kohën e SHIK-ut të viteve 90-të, duke injoruar emrin e Visho Ajazit

        27 Prill, 2011
        Ambasadori Arvizu, është parë në mbrëmje në një bar në ish Bllokun në Tiranë duke parë ndeshjen Real- Barcelona së bashku me Lulëzim Bashën.

        24 Prill, 2011

        Ambasada amerikane njofton se mbi pretendimet se Basha është mbajtës i një pasaporte të SHBA sqarohet se Ambasada se SHBA nuk i lejohet të komentoj me tej.

        10 Gusht, 2012
        Arvizu ka zhvilluar një takim me Lulzim Bashen, ndërsa i ka prezantuar zëvendësambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,

        7 Shkurt, 2012
        Mendoj se Lulzim Basha eshte si yll në ngjitje në qiellin politik shqiptar..
        8 Shkurt, 2013
        Ambasadori Arvizu: Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehen të tronditura nga vendimi i Gjykatës së Tiranës për të liruar tre të akuzuarit e Gardës për vrasjet më 21 janar 2011 kur minister I Brendshem ishte Lulzim Basha (hajde tronditje hajde..mbaje veten o burr I dheut…)
        8 Shkurt, 2011
        Deklarata e Arvizu shkaktoi reagime të forta pasi ai e quajtir korrupsionin një problem shqiptar dhe jo problem të qeverisë shqiptare
        Arvizu takon policët, i përgëzon për profesionalizmin gjatë protestave të PS-së
        Ambasadori amerikan, takim informal me efektivat e policisë së Shtetit

        04 mars 2011 17:13
        Pak minuta para nisjes së një proteste të organizatës rinore të Partisë Socialiste para Ministrisë së Brendshme, Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka takuar disa efektivë të policisë së shtetit para dyerve të kësaj ministrie.

        Takimi ka qenë informal e mjaft miqësor dhe ka ardhur fare rastësisht. Diplomati amerikan ka dalë nga Galeria e Arteve dhe është drejtuar nga efektivët, duke i takuar të gjithë ata që gjendeshin në shërbim në hyrje të Ministrisë së Brendshme.

        Forcat e policisë janë përgëzuar edhe zyrtarisht nga Ambasadori Arvizu për sjelljen në mënyrë profesionale gjatë protestave të shkuara të zhvilluara nga Partia Socialiste, përfshirë këtu edhe demonstratën shume te dhunshme të 21 janarit.

        Kur ne pranvere te 2012-s shkoi e gjthe paria Tiranes ne Washington per te bere “rrjeshtore” te Filip Rekeri vetem Basha u prit dhe dhe u percoll nga Arvizu sikur te ishte lindur ne Ambasade apo bodrume inteligjence..

        Deri me sot kerkush nuk e ka spjeguar se ku e gjeti fuqine Basha ti shkele “vijen e kuqe “ nenpunsit te pallatit te endrrave arvizu ne 15 nendor per problemin e LHL…a mos ishte nje kurth me zgjuarsi per te hedhur Ramen..apo pashaporta amerikane qe ka patur Luli ne Hollande me numra ekstra ishte cudiberese ? Edhe pse ne nje fare menyre Basha poshtroi Arvizune ishte ky I fundi qe I beri vizite bashes te shqup-I me nje pako llokume per ti uruar shtepine e dyte te re dhe per ti kerkuar falje se e kishte “ofenduar ne 15 nendor..ishte po arvizu qe me menget eperveshra diten dhe pantallonat e ulura naten kontribuoi qe Bash ate merrte tiranen edhe pse ishte si n je Xhaferr Deve junior.

        Shqiptaret duhet te qetsohen se cdo gje per kriminelin Lul eshte paravendosur qe ai do behet k/m I ardhshem dhe kete e ka vendosur gjirafa 2-metroshe Edirama ne gafen e tij qe dorzoi me tradheti bashkine e tiranes ne 9 maj 2012 dhe qe beri tradhetine e rradhes ne gjirin e lalzit.Por ajo qe I vuri vulen vendimit per Bashen si k/m eshte puthja qe mori “free & live” nga zonja Nuland e cila nuk ka shqisa perceptuese qe te ndjente se ne faqet e Lulit pikonte gjak nga protestuesit te vrare “sipas kornizes ligjore” te xhaferr deves ne 4 shkurt 1944 qe “””1 dite terror eshte 10 vjet qetesi”””.Prandaj Neonazisti Basha hoqi nga harta e tiranes rrugen e deshmorve te 4 shkurtit 1944 dhe vuri emrin e nipit te xhaferr deves dhe me habiteshmja ishte se e miratuan xhandaret e Ilir metes me qe I eshte tekur te festoje 70 vjetorin e clirimit

        Ky kuvend vendosi BASHKFAJTORIN Bashicin , zyrtarisht si vazhdues te veprimtarise kriminale antishqiptare te Berishovicit qe mbahej ne kembe nga rajersonovicet,elezbiberovicet,damirfazllicet dhetani se fundi nga Ediramicet dhe Ilirmeticet.Ne fakt jane keto subjektet e mesiperme qe po I ngrene portretin legjendes Enver Hoxhes dhe jo ata 50 fakira ne gjirokaster qe u sulmuan aq paturpesisht nga hijenat,vampiret,frankeshtein monstrat qe te vetmen pune qe kane bere neshqiperi eshte supa me kockat e vdekura te enverhoxhes qe ja servirin cdo dite 24 ore non stop atij populli pa harruar dhe ato 40 martiret qe ja kishin vene nga prapa Papes miqte e yllit ne ngjitje qe dihet kush jane..

      2. LUL SHAKIRA says:

        HA HA HA HA HA
        DHE CFARE PIANO-JE SE ?
        LUL SHAKIRA
        ME TRE BIRA
        http://goo.gl/mKwsBM

      3. LexusiTemes says:

        nice comment..!!!

      4. A eshte Basha politikan? Apo vrares me kostum politikani? says:

        Bushati e ka kursyer shume Bashen, edhe pse duket kritik me kete shkrim. Basha e sulmoi prokurorine njelloj si Berisha, rasti me i fundit ishte ne pervjetorin e Azemit. Basha e sulmoi si Berisha ambasadorin Arvizu, dhe shkeli premtimin ndaj USA per armet kimike. Basha shpif njelloj si Berisha, dhe perdor te njejtet hajdute si Berisha per te lexuar deklaratat. Basha vodhi bashke me Berishen qindra milion euro, dhe vrau bashke me Berishen ne 21 janar.

        Per te gjitha keto arsye, Basha nuk mund te kerkoje me falje, as per Berishen dhe as per veten. Tani Basha duhet vetem te japi shpjegime ne prokurori dhe me pas para gjyqit per tere krimet e tij. Tere keto shkrime si i Bushatit qe e analizojne Bashen si politikan, jane vetem justifikime per Bashen si kriminel qe duhet te arrestohet si shume kriminel te tjere qe kane bere shume me pak krime se Basha.

        Partia socialiste po e ha turpin me buke duke i harruar premtimet per drejtesi. Qindra deklarata te Rames per 21 janarin po shkojne ne koshin e plerave. Ditmir Bushati e quante Bashen person ne kerkim para zgjedhjeve, kurse tani sigurohet qe ta mirepresin ambasadoret. Keto jane turpi i Partise Socialiste qe pasi amnistoi Ilir Meten, tani amniston edhe vrasjet e qytetareve. Turp.

      5. A eshte Basha politikan? Apo vrases me kostum politikani? says:

        Bushati e ka kursyer shume Bashen, edhe pse duket kritik me kete shkrim. Basha e sulmoi prokurorine njelloj si Berisha, rasti me i fundit ishte ne pervjetorin e Azemit. Basha e sulmoi si Berisha amb Arvizu, dhe shkeli premtimin ndaj USA per armet kimike. Basha shpif njelloj si Berisha, dhe perdor te njejtet hajdute si Berisha per te lexuar deklaratat. Basha vodhi bashke me Berishen qindra milion euro, dhe vrau bashke me Berishen ne 21 janar.

        Per te gjitha keto arsye, Basha nuk mund te kerkoje me falje, as per Berishen dhe as per veten. Tani Basha duhet vetem te japi shpjegime ne prokurori dhe me pas para gjyqit per tere krimet e tij. Tere keto shkrime si i Bushatit qe e analizojne Bashen si politikan, jane vetem justifikime per Bashen si kriminel qe duhet te arrestohet si shume kriminel te tjere qe kane bere shume me pak krime se Basha.

        Partia socialiste po e ha turpin me buke duke i harruar premtimet per drejtesi. Qindra deklarata te Rames per 21 janarin po shkojne ne koshin e plerave. Ditmir Bushati e quante Bashen person ne kerkim para zgjedhjeve, kurse tani sigurohet qe ta mirepresin ambasadoret. Keto jane turpi i Partise Socialiste qe pasi amnistoi Ilir Meten, tani amniston edhe vrasjet e qytetareve. Turp.

      6. Mirosh says:

        E ke thëne shumë bukur të lumtë

    2. Mziu dru me pre says:

      Ne fakt kush tjeter mund te jete m*ti vecse PD qe na eshte ngjitur neve ne kepuce..

      1. black_lion says:

        Domethene ti Bushat je i mendimit qe Basha do e drejtoje PD edhe per min. 3 vjet te tjera deri sa PD te vije ne pushtet? Ndoshta! Por nese kjo ndodh do te ishte nje turp i madh per PD dhe per njerezit qe e votojne! Fakti qe nje lider nuk udheheq, por pret qe pushteti te kalbet per tu katapultuar ne krye, tregon thjesht qe e deshiron pushtetin per te abuzuar dhe nuk ka vizion. Nese i shtojme kesaj edhe te kaluaren e Bashes si hajdut dhe vrases, atehere etaloni i abuzimit te qeverise aktuale ngrehet ne nivele te pakonceptueshme! Cfaredo qe te beje pushteti i sotem (sado te vjedhe e abuzoje), mjafton te mos vrase qytetaret ne bulevard dhe do rizgjidhet pa asnje ngurrim, pasi alternativa e vetme (PD), ka nje “lider” qe e ka treguar mungesen e hezitimit per nje veper te tille.
        Shpresoj qe PD te reagoje shpejt per zgjedhjen e elitave te reja ne krye (pas zgjedhjeve lokale 2015), pasi me Berishen e Bashen ne komande, e gjithe Shqiperia duhet ta mbaje shpresen tek Rama, i cili pa nje opozite te besueshme, mund te behet i papermbajtshem!

    3. roberto says:

      Njeriu me i pershtatshem per t’u bere KRYETAR I PD-se eshte kryetari aktual i Kamzes,Zhelal Mziu(shamikuqja)!!!
      Me kete “GJENI” PD-ja kthehet per 2 vjet ne pushtet dhe KAMZA BEHET KRYEQYTET!!!

    4. Qife Tepelena says:

      Guinpleni Hipokrit

      Vetem ky mund te jete titulli i shkrimit per zotin Basha. Kerkon falje nga qeverisja e keqe e Berishes, deri edhe ajo e Xhelal Mziut, dhe te gjithe kembe e koke, hajdute dhe demokrate te “vorfen” jane bashke ne kongres e ne Keshillin Kombetar. Madje edhe “kopila te PPSH” si Kastriot Islami i jane ngjitur pas bythe bashes, dhe ky ndjehet i kenaqur. Hipokrit. Hipokrit qe qesh. Se dyti, zotnia na foli po nuk na tha gje, se per te folur foli Sali Ram Berisha, njesoj si me pas qene i ati, njaj Rama i humbur i maleve, dhe na dha vijen:sulm. Gjuhe e teknologjise se viteve 50-te, qe do e lere PD akoma me keq, dhe do i detyroje demoleshet te shkojne drejt pijanecit Topi. Hahaha, ish komunistet, me ne krye plehren Berisha, e shkateruan perfundimisht te djathten shqiptare. Te gjithe majtas. Urraaaaaaaaa.

    5. adi says:

      Edhe une jam dakort me ty. Me PD nuk ia vlen me te merresh fare. Te besh gjithe kete shkrim per nje kukull kryetar eshte budallek dhe humbje kohe

  2. astrit says:

    Fiks fare, Bushati!

  3. Labi Vlore says:

    PD-ja e ka te pamundur z.Bushati te beje Katharsis.Arsyet jane te shumta.Ne radhe te pare eshte e pamundur,sepse ne kete menyre ajo degradohet.Mos harroni se PD-ja eshte nje kufome e balcamosur,ne te cilen Katharsisi do te ishte futje oksigjeni ne trupin e saj.Frymarrje.Per nje kufome e balcamosur,nese oksigjeni arrin te hyje ne brendesi te saj,ajo shkrin dhe tretet.Kjo kufome(PD-ja) nuk mund te oksigjenohet.Ne kete kufome te balcamosur,madje,ndalohet oksigjenimi.Kete e tregoi fjalimi i Berishes.Jo vetem qe nuk lejohet Katharsisi,por ai u fry edhe njehere,por kete here ne menyre te hapur dhe pa doreza ndasive Krahinore nder Shqiptare.Eshte pikerisht kjo ndasi Krahinore,qe mban sot kufomen e balcamosur ende ne skene.Pervec ndasive te tjera Komunist-Antikomunist edhe pse ka kaluar tashme cerek shekulli nga rrezimi i regjimit.Sot PD-ja ndodhet ne nje udhekryq shume te madh.Te beje Katharsis kufoma e balcamosur shkrihet dhe tretet,apo te vazhdoje ti fryje ndasive Krahinore si ka bere vazhdimisht keto 24 vjet??Me sa duket Saliu e ka kuptuar me mire se gjithe te tjeret,se PD-ja mund te vazhdoje ende ti mbijetoje skenes politike te vendit edhe per disa vite,vetem nese i fryn percarjes Veri-Jug.Pikerisht kete duhet te vezhgojme nga sot e ne vazhdim.Nese politika e percarjes Kombetare Veri-Jug e shpallur solemnisht sot nga Sali Berisha do te mbaje ende ne skene PD-ne si alternative qeverisese te se nesermes????

    1. Petro says:

      I vaket lab, arsyetimi yt.PD e mbaroi misionin.Eshte kthyer plotesisht ne nje repart ushtarak te Berishes, fatkeqsisht.Oksigjeni i nje partie eshte liria dhe demokracia.Ato jane mbytur nen butaforine e ish komunisteve dhe pasardhesve te tyre.Vendi po rrokulliset drejt kaosit.E majta eshte e coroditur, pa identitet dhe pa asnje ideal te majte.Kush te pasurohet me shpejt.Zoti e shpetofte Shqiperine.Perpara per fitorje te reja!

  4. real says:

    ik mor trap!!!!!!!!!!!!!!!!!

  5. qytetari says:

    Ne Evrope ku duam te shkojme ne ,politikanet kur e kane bere veten per te kerkuar falje japin njikohesisht edhe doreheqjen,por keto plehrat tane nuk ikin edhe pse e kane bo pleh dynjane.

  6. Leni says:

    PD po pengon qytetaret shqiptare te dalin ne protesta per deshtimet e qeverise aktuale. Nuk kemi opozite dhe prandaj qeveria e lidhur me elemente kriminale nuk do t’ia dije edhe kur rrit taksat edhe kur rrit cmimet. Populli te krijoje opoziten! Revolucion!

  7. Ndoci says:

    Analize e sakte, e thelle, e besueshme dhe deshperimisht e vertete per ato qe rendit Bushati.
    Te vjen keq si u katandis keshtu ajo parti tek e cila shqiptaret besuan fillimisht.
    Sidoqofte eshte ngushlluese qe ne kete gjendje nuk e katandisen te gjith ata te rinje e te reja qe e formuan ate ne kushte teper te veshtira. Tanime asnje nga themeluesit nuk aderojne ne te.

    Ku jane, ku behen ata?

    Kuptohet qe tanime ata shohin punen e tyre.

  8. reformer says:

    Analiza e Bushatit eshte shume konkrete dhe e kuptueshme.
    Ajo qe nuk po kuptohet akoma ne PD eshte se duhet nje filozofi e re dhe se ndryshimi i kryetarit dhe lidershipit nuk mjafton.

  9. Eagle says:

    Gazetat e pavarura, saliu, saliu , basha etc por likja po ben kerdine ne qeveri
    Sa lek borxh ka ore aman ajde tja plotesojme , se hajdute me kollare ne parliament dhe me imunitet , si veshtire te gjesh ne evrope,

    Lavazh truri keto mediat sot , u dhje kjo shqiperi.

  10. Kruja says:

    Grupi i zjarrit, partia e kurvave, klani i krimit dhe trafikut kerkoj “falje” pse humbi pushtetin.

    Beri Auto-Amnistine e tradhetise se atdheut, vrasjes se qytatarit, vrasjes se armikut politik, tjetersimit te prones, justifikim te kurverise ne parti etc. etc…. pa fund.

    Partia e Kurvave kerkon pushtetin qe ja ka ‘marre armiku i klases’.

  11. Veritas says:

    Ikni more te paftyre, servila te Rames. Nuk shikoni se si na drejtojne halabaket, horrat, burgaxhinjte. Nuk shikoni se si ne drejtim te institucioneve, drejtore drejtorish, kryetare qarku etj jane vene njerez te denuar per pengmarrje, vrases. Nuk shikoni se kriminalizimi i administrates ka arritur ne ate pike sa po rrezikon te ardhmen e femijeve tane, skeni guxim te perballeni me keto tema, te tregoni keto te verteta po i turreni opozites, nje ves i vjeter i analisteva pocaqire, te pa shtylle kurrizore dhe pa pasion per ta dashur dhe kerkuar te verteten.

  12. Beso says:

    Analize e sakte dhe e vertete! Shume reale Bushati.

  13. maloku says:

    Lul Basha eshte aksidentalisht politikan,kryetar partie.Luli eshte nje njeri i pa afte plotesisht,qe fati(Argita)e futi ne politike dhe bashke me malokun e madh,e perdorin si plasteline.Ky eshte futur me nje valle qe s’del dot me.Perfundimin do ta kete te keq.

  14. alma says:

    “Piano” me kenaqe….

  15. O Popull. says:

    O Bushat fluturues. Ka ndonje te re per Fullhanin, 21 Janarin, Shitjen e territorit Shqiptar grekeve, vjedhjet 250 miloneshe te rrugeve, vjedhje te zgjedhjeve, vjedhjeve…….vrasjeve………………………………..?.

  16. shvejk says:

    Uau moj Leni, per cilin revolucion e ke fjale-per Kinezin, per Francezin, apo te Kastros.Shko e pi ilacet se i paske harruar.
    Sa per Bushatin me ne fund e paska kuptuar pse votuan e si votuan shqiptaret ne 23 qershor.Po me mire vone se kurre.

  17. armando says:

    respekte Bushati , nder te paktet gazetar te pavarur , se shoket e tu cani dhe fevzo me duket se me ne fund dolen hapur sesa ia duan te miren ketij vendi , se nuk iu mjaftojne rrogat mijera $ po duan dhe ndonje kocke tjeter , duke mbrojtur hajdutet dhe sulmuar te ndershmit .

  18. Jani says:

    Bushat ti ngelesh një njeri i mirë po kujt ja thua këtu është mut nga do ta kapësh.

  19. cimi says:

    10* Bushatit. Nuk I leviz dot as presjen ketij shkrimi

  20. xhino says:

    O Andi mos fol per Qelbesiren se populli i di prandaj ja u keputi koqet me 23 qershor Tani PD pritet te kthehet ne organizate jo fitimprurese

  21. Opinionisti says:

    Falja per gabime e Bashes eshte si ajo e Fatos Nanos kur u be kryetar Partie më 1991.

  22. po says:

    po eshte e vertete p.d e sales e shkaterroj ket vend…

  23. ilo says:

    Gabim e ke fjaline e fundit .popllin tone e merr malli shpejt per salahudinin..

  24. tironsi says:

    PD eshte katandisur ne nje partize ne sherbim te familjes se Sale Vucidolit.Cdo veprim i saj shkon ne perputhje me sensin e akrepave te mbrojtjes se interesave te ngushta te Ketyre Preverseve qe ende nuk po marrin denimin qe u takon

  25. the Sun says:

    Me ne fund Bushati iu rikthye analizave realiste duke I thene gjerat pa “dorashka”.
    Ky editorial meriton nje bravo.

  26. demokrat says:

    Kuvendi i PD si Kongresi i 10 i PPSH. Aty filloi dekomunistizimi i PS, shpresoj qe e ardhmja e PD te jete nje demonstrim i perpjepjeve per tu shkeputur nga diktati politik i Berishes. Nese PD ka zgjedhur te jete kopja e PK e Kines, ku Teni e drejtoi partine edhe pas doreheqjes, dhe ku gjendet vend per banalitete te jetes shqiptare si zonjusha Koci dhe ngelen jashte demokrate si Bojaxhi, atehere PD dhe i dyti ne komande duhet te jene te hapur per te shpjeguar jo pasojat por shkakun e disfates se ardhshme.

  27. era says:

    Ate qe ben salshpella dhe lulkallami eshte shume e arsyeshme, ata do mbrojne gjithe cka kane vjedhur, kane vrare dhe shitur.
    Ajo qe eshte e dhimbshme eshte ajo salle, qe pervec “kuleve” qe kane interesa direkte, jane ata te mjere qe nuk kane force?! te thone ate qe mendojne apo edhe ata qe duartrokasin, vetem se u del surrati ne TV.

  28. Lani says:

    Ajo dite qe PD te kethehet ne pushtet e Basha ne kariken e Kryeministrit do te jete shume e larget e zotrote o Andush ndoshta nuk do keshe fatin te jetosh pasi mosha bene te veten.Ndonese si njeri gjysem peshk e gjysem njeri Ti or zoteri nuk permend se PD-ja humbi nga pallatet e ngritura buze detit te kesaj fare te keq qe lahej me benevrek,humbi nga vrasjet qe ka bere gjithe kohen e saj nen pushtet,vjedhjet e pasurise se ketij vendi,shitjet e faljet e trojeve shqipetare per interesa te ngushta kolltuqesh,humbi per pasurite marramendese te krijuara nga shitjet e armtimeve,barutit,armatimeve te renda per skrap.PD-ja mund te vije ne pushtet vetem atehere kur te kene marre denimin e merituar kreret e saj Sali Berisha e ulzim Basha si dallkauket qe per karike vrane,dhunuan,vodhen e rebeluan nje popull te tere.Ndaj mos te te haje meraku se nuk do keshe shancin qe ta gezoshe ate dite o Andush Bushati.

  29. shpetimi says:

    KY LLOJ KUVENDI KOMBETAR I PD-se, NUK GARANTON SHERIM TE PD.
    NJE SITUATE E TILLE BEN QE PS TE MOS KETE KONKURENCE POLITIKE ALTERNATIVE.

  30. kunji says:

    Une sinqerisht jam kunder kultit njeri ne kete rast ”berisha” por prape besoj tek e djathta tek PD sepse e ka vertetuar koha ne arenen nderkombtare qe ajo eshte promotori i zhvillimit por nuk kishte si te ndodhte ndryshe ne kushtet e vendit tone PD u lodh u majm u deh me pushtet ne 8 vjet tani uroj qe PD te ringrihet jo me me deshiren per te ardhur ne pushtet por me deshiren qe te drejtoje kete vend me nje vizion te paster dhe mbi te gjitha duar te pastra. Une verej se te gjithe komentuesit qe jane ketu akuzojne Berishen per ndarje veri jug e nderkohe me shkrimet tuaja e beni diku hapur e diku terthorazi gje shume e denueshme ndaj do ju lutesha para se te komentoni kujtoni thenien ”o sa mire me kene shqipetar” dhe do ndiheni shume mire e me te kthjellet.

  31. Hasiani says:

    berisha do leje ne pushtet edi ramen qe eshte nje dallkauk dhe asgje me teper

  32. vladi says:

    Z.Bushati ju hyni ne radhet e njerezve pa shtylle kurizore ju dhe te tjere si ju e keni demtuar sa keni mundur demokracine ne Shqiperi duke i sherbyer interesave te klanit te Berrishes dhe tani po mundoheni te beni te njejte gje por ne krahun tjeter,menndoj se nuk keni pasqyra ne shtepi

  33. david says:

    bravo Bushat, e ke pike.

  34. BB says:

    Po ku je jqj se ke hum fare!

  35. doli ky putana e medias ,qe bo analistin e rrugeve te sqaroj miletin !
    O Tempora o Mores , o rrace kameleonash ,o qenie e misht pa kocka e shtylle kurrizore ,qe slat gje pa i dhene surratin tuaj asaj shqiperie ,o pjellat e deformuara te njerezimit ,perse duhej te ishit pjes e shqiperise ju .
    Cfar fatkeqsie qe kjo rrace shkerdhatash ,kjo rrace e pafytyre eshte pjes e ktij kombi .

  36. plebishiti says:

    Ashtu si shume gazetare dhe opinioniste te oborrit rilindas, edhe Bushati na servir te njejtin opinion lidhur me voten “plebishitare” qe shqiptaret denuan qeverisjen e djathte me 23 Qershor. E vetmja fraze e mençur e Bushatit eshte kur thote se:”shqiptaret nuk u genjyen(me perjashtim te ndonje idioti te dobishem qe besoi te rilindja)nga premtimet e opozites. Por le te kthehemi te vota plebishitare e shqiptareve me 23 Qershor.
    Gjithkush nga ne e ka konstatuar se ne 23 Qershor nuk fitoi PS-ja megjithese sipas analisteve duhet te fitonte me diference te madhe, per aresye se qeverisja e djathte kishte gabuar ne te gjitha fushat. Po kush fitoi? Fitoi aleati qeverises kater vjeçar i qeverise Berisha.Pse fitoi? Kjo pyetje ka dy pergjigje! Ose kjo force politike punoi mire ne qeverisjen e djathte, dhe per kete u shperblye me vote nga populli, ose kjo force politike i bleu votat(ashtu siç ne vertete ndodhi). Me pak llogjike, nqs do flasim per vote plebishitare, kjo vote duhet ti shkonte PS-se, mirepo kjo nuk ndodhi. Atehere duhet te pranojme qe vota plebishitare shkoi per LSI-ne dhe kryetarin e saj Ilir Meta. Por cili eshte morali ne kete rast. Partia me e perfolur per vjedhje dhe korrupsion ne qeverisjen e djathte, katerfishoi votat. A ka vend ne kete rast te flasim per vote plebishitare. Une them se jo!
    Po sikur te supozojme per nje çast qe LSI-ja nuk do e prishte kualicionin me PD-ne. Ne kete rast koalicioni PD-LSI do ishte sot pa dyshim ne pushtet, dhe PS-ja ne opozite. Pra a ka vend ketu per ti meshuar kaq fort votes plebishitare qe shqiptaret denuan qeverisjen e djathte, dhe akoma me shume, a ka vend ketu per te folur per “Rilindje”? Kush ka mend e kupton, vetem me perjashtim te ndonje idioti te dobishem qe besoi te “rilindja”.

  37. Hulk says:

    Basha nuk ka arsye te kerkoje falje per Berishen. Se e Berishes eshte pergjegjesia per aleancen me LSI dhe mos funksionimin e partise. Basha duhet te ri ngreje partine nga hici ku e pat hedhur Berisha e ta vere ne pune. Te beje politike te drejtperdrejte ne favor te demokrateve e te perfaqesoje vetem interesat e tyre. Berisha ka mbaruar, dhe menyra e punes rrumpalle e tij ne parti gjithashtu duhet te mbaroje.

  38. Persekutimi komunist says:

    Me pelqen Bushati me shkrimin e tij,gati i ka prekur te gjitha bemat e Berishes.
    Nuk quhet autokritik,kur kerkon fajtorin,te dale nga “mashtrimet” e Rames!
    BERISHJANET,nuk duan te vene mend,humbjen ja faturojne “popullit naiv”,jo pangopesise se tyre,per te vjedhur,ne cdo qelize shqiptare.
    BERISHJANET NE PUSHTET,KANE KONKURUAR,ALI BABANE ME 40 HAJDUTE DHE CDO HAJDUT PROFESIONIST.

  39. tania says:

    Te pergezoj per shkrimin, analize e shkelqyer me nje llogjike te ftohte

  40. bekim says:

    Beke
    Basha nuk ka ndermend te reformoje PD-ne,por te mashtroje njerzit per zgjatimin e jetes se tij ne krye te PD-se me ne krye Sali Berishen. Kush ka mend ne koke nuk mund te besoje kete lloj falje te venitur qe nuk e vuri doren mbi plage, por vetem sa e mbuloi te mos duket.Kjo nuk me shqeteson aq shume pasi pritej. Ajo qe me shqeteson eshte fakti se ne te njejten linje,ndoshta edhe me te keqe, ishin diskutimet e kryetareve te degeve te rretheve deri ne neveri me servilizem ndaj Berishes e Bashes. kjo do te thote se ne kongres nuk dolen dobesite e verteta te PD-se,fakt ky qe e pengon reformimin e saj me pasuesit e Berishes.Sasia e numrave te rinj ne antaresime ne PD , sipas Bashes,nuk eshte faktor i vertete i fuqizimit te PD-se.Faktori i vertete do te ishte nxjerja ne shesh e te gjitha gabimeve dhe goditja pa mneshire e personave qe i kryen ato,si ne qender dhe ne baze. Keto nuk u bene,dhe nuk kish si te beheshin sepse kongresin e organizuan ata qe kishin kyer te paberat. Ato sa i ceku pak Basha e ndonjhe kryetar dege. Numrat ne nje parti,nga ana sasasiore,kane rendesine e tyre,por nuk jane decizive.Ajo qe duhet te beje PD-ja eshte ngjallja e besimit tek antaresia e sidomos tek populli se ai eshte nje force e vertete.Goditja e gabimeve e shkaqeve e te shkaktareve qe e bene PD-ne te pabesueshmne me kryetarin historik dhe njerzit e tij te afert ne parti e qeveri qe nuk qeverisen,por sunduan mizorisht nje popull dhe nje parti qe punoi per pushtetin e kesaj klike dhe ne fund u zhgenjye,ishte faktorti kryesor i humbjes.Dua sinqerisht te ringrihet PD-ja , por me kete kongres farse jo vetem nuk mund te fitoje zgjedhjet ndonjehere,por me kete rruge ajo do kthehet ne OJQ,per fatkeqesine e shqiptareve. PD ka njerez shume te mire,por udheheqja i genjen,i mashtron,por edhe i kercenon te bejne te paditurin e militantin,ndryshe e arthmja e tyre ne politike eshte e pashprese.Kush e ngriti zerin u flak nga PD e nga parlamenti.Shembujt jane te pa numurt keto 24 vite,madje edhe ne mandatin e fundit te PD.Kjo PD me kete udheheqje nuk ka asnjhere shans te vije ne pushtet.Duhet rikrijuar e djathta e vertete me njerez patriote qe e duan Shqiperine. Kete mund ta bejne vetem te rinjte e pergjegjshem e atdhetare.

  41. jersey boy says:

    mbase dhe neper dhembe por kerkoi falje dhe kjo eshte fakt por kur do te kerkoi falje valle edi me te tijte ?kur do te kerkoi falje nexhmije hoxha per gjithcka i beri popullit per 70 vjet ?kur do te erkohet falje per krimet terrorin dhe gjenocidin ?dhe pse personalisht nuk jam dakort qe te kerkojne falje sepse nuk e dua faljen e terroristeve tekuq ajo qe kam kerkuar me ngulm eshte hapje e dosjeve ajo qe kam kerkuar me ngulm eshte gjyqi ndaj figures se enverit dhe pleherave te tjera me mehmetin ne krye ajo qe kam kerkuar eshte qe shqiperia ti beje gjyqin komunismit dhe komunisteve per krime kunder njerezimit s me duhet falja e horrdhive bolshevike pasi s jam xhami apo teqe qe te fal xhamite dhe teqet i shkaterruan me themel te paret e edit dhe te paret e neokomunisteve qe jane sot ne qeveri ne parlament dhe ne partine socialiste

  42. Eduard lame says:

    Mire do ishte te kisha durim te lexoja apo te degjoja deri ne fund Bushatin.
    Po ja qe s’kam. Te them te drejten as qe e di se anen e kujt po mban tani. Te majte a te djathte.
    Po te sigurt di ama qe gjithmone i duket vetja Zot per te gjykuar te tjeret.
    Shpesh e citojne si pinjoll te bllokut. Per kete mendoj se ai s’ka faj pse u gjend atje ne ate kohe.
    Por nje fakt i sigurt eshte, qe perflitej shume ate kohe ne Bllok, per shfrytezimin nga ana e tij te nje adoleshenteje 16 vjecare qe punonte ne familjen e tij si punetore shtepie. Dhe pastaj ki durim te degjosh kete kur ben moral pa fund.
    Nderro profesion o pedofil!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje