Një shërbim i padobishëm politik i Prokurorisë

23 Shtator 2014, 18:38Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Prokuroria mund të na kishte kursyer disa minuta emocione pasi njoftoi se do të komunikonte disa vendime për marrje të pandehurish nga zyrtarët e lartë të vendit. 30 minuta më pas ishte një zhgënjim i vërtetë. Tre deputetë, dy socialistë dhe një i Partisë Demokratike, u njoftua se janë marrë të pandehur. Dy socialistët pasi kanë rrahur një deputet demokrat në Kuvend dhe demokrati pasi ka ndërtuar një godinë universiteti pa leje në Fier.

Vendimi i komunikuar ishte nga fillimi në fund një shërbim politik i Prokurorisë në ndihmë të politikës zyrtare dhe aspak një vendim që çliron drejtësinë nga politika.

Së pari, Prokuroria jonë duhet të heqë dorë nga metodat e komunikimit butaforik të vendimeve, duke bashkuar në një komunikatë dy vepra penale që nuk kanë asnjë lidhje me njëra- tjetrën, vetëm e vetëm që të duket e balancuar. Vepra e rrahjes së një deputeti në Kuvend është një akt i shëmtuar dhe Prokuroria nuk kishte pse mendohej kaq gjatë për ta marrë të pandehur zotin Ndoka dhe nuk kishte pse priste dhe një padi ndaj Astrit Velisë për t’i bërë bashkë.

Ky i dyti, Velia, nëse ka bërë ndonjë krim në raport me universitetet, nuk është se ka ndërtuar ndonjë fasadë pa leje, por se mund të ketë dhënë diploma fallco. Por meqë dhe ndërtimi pa leje përbën vepër penale, mund të merrej si i tillë, por jo me kaq bujë. Ajo nuk është një vepër që bazohet në keqpërdorimin e pushtetit, por në shthurjen e shtetit në Shqipëri.

Pra, bashkimi i dy veprave penale në një komunikatë dhe i tre deputetëve nga të dy krahët është thjesht gjest politik, i shtirur, që tregon se prokuroria e ka mendjen se si do ta gjykojë politika dhe jo si të gjykojë politikën.

Së dyti, tre deputetët e marrë të pandehur janë deputetë të parëndësishëm në partitë e tyre. Nuk dua të fyej me këtë deputetët në fjalë, por ne e njohim peshën e secilit deputet pranë kryetarëve, jemi të qartë se bëhet fjalë për tre emra, që nuk shqetësojnë as kryetarët e tyre nëse merren të pandehur. Për të mos thënë se zoti Veliaj, më shumë harxhon kohë duke sharë Bashën se sa qeverinë kohët e fundit.

Pra, dhe në këtë pikë kemi një kujdes të veçantë të prokurorisë për të mos cenuar asgjë nga pushteti politik, po përkundrazi të shërbejë për t’u hequr ngarkesa të tepërta kryetarëve të partive.

Së treti kemi një shërbim tjetër të shëmtuar politik që ka të bëjë me opozitën. Kjo e fundit ka braktisur Kuvendin qysh pas incidentit me Strazimirin dhe arrestimi i dy të akuzuarve si fajtorë, ka në sfond shërbimin politik për të kthyer opozitën në Kuvend. Jo se nuk e duam opozitën në Kuvend, por kjo nuk është detyrë e Prokurorisë, por e politikës dhe vizionit të saj. Prokuroria nuk ka pse kthehet në promovuese të vlerave politike dhe nxitëse procesesh që nuk janë kompetencë e saj. Kryeprokurori dhe prokurorët nuk do të lavdërohen në fund pse sollën PD në Kuvend, por pse lejojnë në PD, në PS dhe qeveri njerëz që shkelin ligjin dhe nuk dënohen.

Së fundmi, vetë akuzat e ngritura janë thuajse ordinere dhe nuk kanë lidhje me thelbin e veprimtarive kriminele të deputetëve apo ministrave tanë. Politikanët tanë nuk janë të rrezikshëm si boksierë apo ndërtues pa leje, por janë të frikshëm në grabitje të pasurive publike, në vjedhje tenderash dhe ankandesh, në preferencat e tyre klienteliste, në kapjen e drejtësisë dhe institucioneve, në mënyrën si japin koncesionet dhe privatizimet, etj. Këto janë krime që burojnë nga pushteti politik dhe jo rrahjet apo ndërtime fasadash pa leje. Ato janë vepra penale që mund t’i bëjnë dhe njerëz ordinerë, që nuk kanë lidhje me politikën. Kur thua që do të dënoj politikanë, duhet të dënosh jo vetëm politikanë, por dhe krimet që bën politika në këtë sistem. Përndryshe mos alarmo shoqërinë me alarme të rrema. Të kufizosh krimet e politikës tek ndonjë rrahje apo ndërtim fasade pa leje, është sikur të vihesh në shërbim të politikës për ta pastruar dhe zbukuruar atë. Dhe kjo i bën edhe më nervozë njerëzit me drejtësinë.

55 komente në “Një shërbim i padobishëm politik i Prokurorisë”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Ta pelqeva paragrafin e fundit Mero..

    1. baton dr says:

      Ligja dënon rrahjen po për fat të keq jo injorancën e zezë ergo Ndoka supermrena kurse lule Veliaj biznismeni i lirë të ndërtojë ….elita!

      1. sa bu lla (salibujar llalla) says:

        A.Llalla,ky Bishtuk i Sali Qen Berishes
        po tregone muskujt e Padronit.Eshte sa qesharake,aq
        edhe i neveritshm besnikeria e Prokurorit ndaj Djallit.
        Kjo nuk eshte ajo qe kerkohet,por eshte Tymnaja
        per te mbuluar krimin e vertete.Saliu hodhi ne ere
        nje Gerdec me gjithe 26 te vdekur dhe dhjetra te
        sakatosur,dhe nga kjo drejtesi u mbulua sikur skishte
        ndodhur asgje! Saliu Vrau 4 Baballare te pa fajshem ne
        mes te bulevardit me duar ne xhepa,dhe perseri nuk po
        shohim te behet Drejtesi.Ne fakt ky eshte nje tjeter turp
        alla Llalla qe e menjanone per te ardhur tek vjedhja e
        Kamerave te Parlamentit per te bere kete palo shou.
        Strazimiri fundja e meritone.Ai eshte pjese e Krimeve te Kulicit
        por ne nuk kemi Prokurore.Fullani eshte megaskandali i papare
        dhe perseri ne nuk kemi Drejtesi.Llalla eshte vete anarshisti
        i erresires ne kete vend.Ai eshte Porta me dy standarte e Drejtesise.Per kundershtaret e Saliut e Hapur dhe per te vetet
        e Mbyllur.Kerkesa per largimin e tij eshte fare pak.
        Ai e ka kthyer Prokurorine ne Ferrin e Gjarperinjeve.
        Por te pakten shyqyr qe tani doli hapur qe eshte i tille.

        1. sa bu lla (salibujar llalla) says:

          Dua te shtoje se berishistanet nga Koka
          i ka mbuluar Turpi.Ndersa nga Shalet-muti.

    2. ela says:

      akuzat mund te jene ordinere, po me mire keto lloja akzah sesa te mos esh fare akuaza http://bit.do/deputetet-qe-rrahen-Strazimirin-ne-burg

  2. h says:

    Llalla qenka me te vertete nje teveqel!!!!!!!!!!!!!!!
    Pse nuk ben doreheqje me mire te ngelet nje njeri i nderuar

    1. Todri says:

      ALLALLA O KATIL E O REZIL ALLALLA, SHKROI THA NOLI I MADH. MEGJITHESE NUK KA LIDHJE ME PERSONIN ESHTE GJEJA E PARE QE ME ERDHI NE MENDJE PER PROKURORINE DHE SHEFIN E SAJ.

    2. andi says:

      Llalla eshte nje Servil e njeri pa shtylle kurrizore,nje nga lakejt e afert te Sali Kriminelit. Mero Baze je shume i qarte e i sakte ne shkrimet tuaja sidomos keto dy vitet e fundit.

  3. cukali says:

    Mero,si gjithmone…absolutisht i sakte dhe inteligjent…
    Mero,e kujt ia thua te gjitha keto…!??
    Ne kete vend e ka marre ferra uraten dhe zor se do te kete ndonjehere drejtesi apo ndershmeri…rastet e pakta qe nuk mungojne tregohen me teper si fasade se sa promovim vlerash ( si puna e atyre te ndjereve Martire qe u sakrifikuan per Fe e Atdhe etj,etj )
    Mero,te lutem,beje kauze tenden ceshtjen antikorrupsion sepse je nga ata te paktet e ndershem qendrestar …
    flmn

    1. ilo says:

      I ndershem nuk e dime ne eshte por QENDRESTAR po eshte!!

  4. Nuk i heq asnje pike e presje ketij Editoriali.Shume i sakte.Prokuroria nuk kap peshqit e medhej qe livallisin pa ju hy ferra ne kembe per krimet qe kane kryer kerto 23 vjet,e shkon e merret me tre deputet te parendesishem.Per mua nuk ka faj vetem Gjykata qe nuk denohen njerzer por edhe Prokuroria qe nuk i mberthen dosjet me fakte qe te mos kete nga te luaj Gjykata.

  5. Dr says:

    Ky vend ka ikur ne rruge pa kthim drejt leshezimit.

  6. Kudhesjoti says:

    Treshja qe la si pasardhes te tij regjimi i berishes ne krye te presidences prokuroris dhe shish mos presim se do te bejne ate qe duhet por ate qe kurdiset ne zyrat e pd per ta fundosur akoma me shume kete vend. Harojne qe populli i mori vesh tani se cilet jane dhe kujt u sherbejne.

  7. fshatari says:

    O Mero edhe Dhalla ka te drejten e tij te bej show
    E imagjinoni kryeprokurorin e pergjithshem tani?…Shikon lajmet ,sheh reagimet zyrtare te politikes,hap telefonin por mbi te gjitha shikon rrjetet sociale sidomos komentet te Tema.
    E Shqiperi-tha
    Te kam dhjere
    Se s`te njoha asnjehere.
    Se mu kujtua kur doli para nja 5 muajsh dhe tha se prokuroria ka hapur ca dosje qe do lekundin ekuilibrat ne kete vend…kaq tha dhe heshti hahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

  8. nje shkrim qe duhet ta vere ne levizje prokurorine sepse eshte duke nervozuar me shume popullin me keto shfaqje

  9. ed says:

    Drama e vërtetë tek ne është se nëpunësit si p.sh. drejtori i BSh apo kryeprokurori i kemi qokatarë. Ata mendojnë se duke bërë qoka mund të fshehin skandalet e vërteta që shkaktojnë.

    Po të ishte pak më i zgjuar kryeprokurori duhet ta mendonte se edhe Fullani me qoka deshi të rrinte drejtor por nuk i eci.

  10. Artur says:

    Z. Baze,
    hera e pare qe jam dakord me ato qe shkruan, dhe nder heret e pakta qe shkruan i pa-politizuar, pa u hakmarre, pa inate dhe objektiv. Uroj te vazhdosh.

  11. kitara e thyer says:

    Eshte me e ndershme te na thoni hani mut….. por ne suratin tuaj te ndyre nuk do ju hedhim mut por do ju pastrojme me metoden mut permbi mut.

  12. Bruins says:

    Lalla- ska byth.. per ate karrike.

  13. tirona zemra ime says:

    Mero shume i sakte me analizen tende, ku dalin qarte dy gjera: ne rastin me te mire je bilush dhe ne rastin me te keq je pall gamori. Pse nuk te shqeteson fakti qe qeveria e re mese haptazi perdor per show metoda mese te dyshimta. Dy shembuj, njera me rikonstruktimin e kryeministrise dhe e dyta hapja e zyrave te punes. Ne te dyja rastet, si kryeministri dhe ministri na betohen qe asnje qindarke nuk eshte shpenzuar nga buxheti i shtetit por jane financime nga jashte. Ketu fillon krimbi te vihet ne levizje per te ngrene mollen. Jane metoda mese te dyshimta, shume te rezikshme dhe ndoshta nga ana ligjore jo te mbuluara. Ketu fillon klientizmi, qe padyshim te con tek rruga, qe e ka emrin korrupsion. Por kjo nuk eshte ne interesin tend sepse ti je pjese e pazareve te pista. Nuk po te degjojme me te merresh me banken, apo qellimi u arrit, leket i morem, tani varja sa te na vi porosia tjeter qe mesa duket nuk do na vonoje.. Tung.

    1. specialisti i krevatit says:

      O qofte Tirone o me ca ke bo nonji gjo mir eeeeeee
      Jeni mesuar me qerpic ju dhe ju vret syte e bukura

  14. Lerelere says:

    Ndoshta keta jane sa per nxehmje. Ndoshta.

  15. unknow soldier says:

    Ka disa editoriale te Meros qe duken shume pesimiste,larg realitetit dhe shmangen nga qendra e gravitetit apo thelbi problemit..

    I rikujtojme lexueseve (dhe zotit Mero) se prokuroria,ashtu si presidenca,shiku,bankat,bashkia tiranes ,KLD,kollona e gjykatave shumica e mediave etj etj kontrollohen dhe drejtohen nga kryekrimineli Berishe.

    Lajmi se Visho Ajazi (truri I shikut naziskin ne 1995-1997) ka pergjuar Ramen dhe ky fundit ka mbyllur sqepin duhet te alarmoje cdo shqiptar qe e do ate vend.

    Tallja poshtruese qe po I bejne KLD-istat fituesve te pjerdhur te 23 qershorit nuk mund te mbulohet se duket me sy te lire.

    Konferenca e fundit e ca gastoreve ambasadore me ne krye Don kishotin e kristaqit per te luftuar korrupsionin me kryekusaret Basha-Berisha eshte me shume se poshtrim.

    Mbas festes pritjes Papes ku u “lumturuam” qe kamunistet paskan vrare para 60-70 vjetesh ca klerike po e njejta dore tinzare ka botuar vrasjen e llazar fundos.Ajo qe du ate pyes : Kush jane keto hijena ,nekrofile dhe kanibale qe hedhin ne qarkullim kufoma per te prishur 70 vjetorin e clirimit dhe per te mbuluar krimet e bandes 2B ?!

    Ne kete editorial por dhe ne fakt Prokuroria po perdor nje recete “barazitarizmi” midis armiqtve te betuar pozite opozite.Keshtu veproi Arvizu dhe fansat e berishes ne amerike ne 21 janar qe arriten te barazonin vrasesin berishe me 4 te vraret e 21 janarit qe I vrau burri I shtetit dhe faji I ngeli Rames….dhe si shperblim I dhane karriken e Makbethit berishe deh ai eshte ulur “pa ja pastruar gjakun.

    Ky presion qe te arrestohen 2 socialiste qe te kthehet opozita ne parlament eshte ‘dirty job” e panelit dipllomatik dhe personalisht te nenpunesit Arvizu qe po sillet si mbret I shqiptareve dhe le ta quajme LMT –leka I trete por dhe kete pune nuk po e kryen hic mire.

    Eshte I njeti stil qe perdoren ca dipllomate amerikene te sektit Podesta qe pasi berisha kreu grushtin e shtetit ne 14 shtator 1998,pas disa muajsh disa prokurore amerikane moren kompetencat e drejtesise shqipatre dhe e thirren berishen te deshmoje Brenda mureve te ambasades qe eshte skandal juridik dhe dipllomatik sa I denueshem po aq I neveritshem..Lexuesi te beje vete vazhdimin

    Pra dhe keto detaje qe jep Mero eshte vazhdimi I nje trajektore kriminale 23 vjecare qe po ndodh ne vendin tone.

    Te gjitha ndodhin se berisha eshte kriminel por jo fajtoret te cilet jane dipllomacia euroatllatike qe e trajtojne shqiperine si vend I dores katert,fajtore jane mazhoranca e sotme me impotencen dhe tradhetine e votes se 23 qershorit si dhe media mes te cileve dhe zoti Mero qe akoma nuk I ka dale dehja nga vizita “rekomande’ e Papes I cili dhe me florinj ta shtroje ate vend nuk mund te mbuloje malet e krimeve te berishajve por dhe as impotencen apo bolenverofagizmin e Edi Rames me Sanco Pancon e tij te Cepanit

    1. Jani says:

      Ushtari i panjohur je per gjeneral. Ka ca ndodhi që i rregullon zoti dhe rrethanat Saliu do shkoje ne burg. Iliri do vdesi. Edi Rama do të turperohet i perdorur nga 2K

    2. Vk says:

      Mire e ke ti! Tia japim te gjitha pushtetet edit se ai eshte i vetmi i drejte dhe i ndershem (se te pelqen ty kuptohet), te festojme si te cmendur 70 vjetorin e clirimit qe s’ka ndodhur kurre (asgje qe ka lidhje me clirimin te pakten) po i duhej gjysherve per te siguruar pushtetin, dhe te luftojme fort agjenturat e huaja qe mbajne berishen si killer duke shkelur perdite e pa shpirt imazhin dhe vepren e komunisteve te ndershem e trima qe na sollen ato dite te lumtur qe jetonim deri sa berisha t’u merte dicka te vogel nga pushteti….. Here tjeter piji te gjitha ilacet pavaresisht se s’te pelqen ngjyra!

      1. Tuc Mak Mark Marku says:

        Komplimente per komentuesin Vk jo per cfare ka shkruar por per inicjalet.Kur ishim djelmosha per te treguar nje njeri kot ose debil i thoshim shkurt vk qe nenkuptonte vari kart, megjithese kerkoj te falur per fjalorin jo te denje per kete forum.Ti flet ose luan rolin e debilit se Rama ka vetem celsat e kashtes se pushteti faktik dhe per disa vjet eshte betonizuar dhe korracuar nga Berisha.Biles fansat Saliut duhet ti ngrene nje lapidar Edi Rames se eshte shume i urte dhe nuk ndihet fare,biles Fatos Nano e thoshte ndonje fjale si “cubat” kunder Sales kurse Edi jo vetem i ka harruar por dhe i ka pshurrur jetimet e 21 janarit dhe gerdecit ,prandaj dhe ty zotni i nderuar Vk eshte per te thene vari kart.Tung

  16. Lym Kepi says:

    Llalla nuk eshte teveqel por po pertyp kumbullat e Jarit te servirura nga gjyshi Sali per ti thene te “Gjatit” rri urte me Kld se edhe te tute edhe te mite njelloj jane. Logjike “invalidi” president e shplare me Llalle ptu rrace “hajdutesh”

  17. Predatori says:

    Te kene qene valle keta te tre ata “tipat” e rendesishem te politikes qe po hetonte Dhalla dhe qe premtoi se do na shashtiste duke bere drejtesi??!!! Na rrofsh pallen o Dhalle me keto show.

  18. Kuksjani says:

    DY fjale edhe une.MERO.!
    Me sa di une keta dy deputet te PS jane denuar nje here nga kuvendi dy jave.Ky prokuror i Saliut se i shqiptarve nuk eshte,me te vertete kete levizje qe po bene me plote kuptimin e fjales qenka PROKOROR MUTI.
    Kure badigartat e Rizat Tacit goditen Mero Bazen ne c;fare nevojtore ishte prokororia?
    Kure dishmitarte po flasin per dite per vrasjet qe ka bere SALI SERBI,ku eshte prokoror nevojtorja qe se mere as ne pytje?
    Kure vedhjet e Imamit qe i din tere populli,si e mbyllen keta qenefe te zotit Maksut.(pa permendur te min.brenshme e te policis shtetit)
    Kur Lulzim Basha vjedhi 230 miljon ero,si e mbyllen.
    Si u mbyll Gerdeci i 26 viktimave,/si u mbyll 21 janari,si po i mbyllin parate qe kerkojne gjugjtaret neper gjugje.
    Na shkatrune keta zager si kombe,merren me nje shuplake qe i dhane nje muti.Po grate qe po perdhunohen e po rrihen si kafshe cdo dite dhe krimineli lihet i lire.Kjo eshte e thjeshte meqense:ligji e kap per ndertim pa leje deputetin e PD,po marre se i rane ne shuplak 2 deputet te PS,po i marre te tre.KESAJ I THEMI !laj mut me shurre.

  19. kthjellet says:

    A te fliet o Mero?!

  20. alba says:

    Shkrimi eshte i sakte , vetem se do donim qe te ishte dhe konkret …edhe se mund te jene te perseritura , duhen, pasi prokuroria anashkalon te gjitha aferat , krime te ish pushtetareve te djeshem ,(qofshin dhe te sotem) qe dhe nje qytetar i zakonshem e ka te qarte …jemi te zhgenjyer nga pafuqia e pushtetareve te sotem …dhe nuk jemi te nxituar , madje durimi i ketij populli qenka per tu admiruar, mbase dhe keta qeveritare e dine , deri sa te jete neper kemb Berisha -gogol dhe ky popull i duruar , pushtetin do mund ta kene te gjate ,por jo te merituar .

  21. lisi says:

    kto na qenkan dosjet qe do ndryshojn shqiperin z.llallallalla perderi sa te kemi ne krye te prokuroris nje njeri qe di te bej vetem llallalla…..llalla ashtu sikur ka mbiemrin te na fali fisi i tij,ne shqiperi krimi dhe korrupsjoni vetem do fuqizohen,turpi i radhes njoftoj dhe konferencashtypi se do arrestoin kete e ate zyrtar te lart,frikacak TURP,TURP,TURP

  22. Devolli me cizme says:

    Dhe une xhec e dinja kete Llallen ! Ketej nga fshati jone tipave te tille u thone: loqe e shfryre. (te me falni per shprehjen por per momentin nuk gjej krahasim me te goditur.)

  23. Çimi says:

    He o mero i pave filmimet apo ti nuk e ke problem se nuk ka ngel kush ne tirane pa te rraf dhe thua te duroj dhe opozita

  24. Rea says:

    Me kujtohet i ndjeri Azem Hajdari kur ishte ne parlament dhe donte ta merrte zvarre Gafurrin dhe me vone Azemi shpetoi nga plumbat!!!!Po perseriten ngjarjet por vetem krahet jane nderruar,Prokuroria po veprone shume drejte per te ndaluar ndonje skenar si ai i Gafurrit dhe ku munde ta pesoje ndonje tjeter ne vende te Ndokes dhe Ndreut,jashte parlamentit aktoret.

  25. Kendveshtrim tjeter says:

    Ky vendim, me kujton ligji antiduan !

  26. beso says:

    Nuk thuaj shyqyr qe po i tremb ndonjecike,pa edhe t’ja veshe kot.Oreksi vjen duke ngrene,te bejne njecik stervitje qe te merren pastaj me peshat e renda…Po edhe dhallet pjese e rrumpalles jane,nuk erdhen nga ndonje planet X,biles dhalla jone eshte nje gote kos e dy shishe uje.

  27. MEMEDHETARI says:

    Autori nuk me kujtohet,por fabulen e mbaj mend:
    “Kafshet e pyllit kur e kuptuan
    Se u pergjysmuan
    Nga ujku,ariu,cakalli…
    U mblodhen ne nje kuvend
    Ku e pane me vend
    Te kritikonin …kukumjacken
    Se i trembte naten…” ?

  28. liri says:

    KJO ishte nje arrestim I vonuar,qe sherben sa per ti thene PD se tani kthehuni se nuk do ju rrahim me ,por do I denojme gjasme.NE burg nuk duhen thirrur peshq te vegjel por peshkaqenet e korrupsionit dhe poshtersive-vrasjeve- te ndodhura ne 20 vitet e fundit.

  29. Aleko Gjoka says:

    LLalla bene lla-lla-lla-lla qe ti thote politikes rini urte e mos me ngacmoni se jukam ne dore,e fillova me keta qe tju trembe!,prandaj mos flisni se fillova me sssss..,lllllll…,lililili…, e pastaj nuk do dini ku ta ndalni vrapin…..!!!???

  30. Joana says:

    O zot .. Na çmenden! Te ikim dhe te hedhim nje gur pas. Tjeter zgjidhje nuk ka.

  31. ana says:

    Jam plotesishte dakort me ju Z.Mero, artikull nga nje njeri teper mendjeholle dhe i thelle do te thoja shqip.
    Por ne nuk mund te presim me shume nga Llalla apo nga Nishani, sepse eshte jashte mundesive dhe kapacitetit te tyre intelektual, pasi ne te gjithe e dime qe ata jane ne ato pozicione thjesht rastesisht.
    Vete fakti qe keta individe kane pranuar pozicionet perkatese te cilat ato mbajne sot, tregon se sa pak respekt kane ato per veten e tyre sepse ulur ne ato karrike ato nuk jane gje tjeter vecse dy persona qesharake ne syte e shqiptareve.
    Ne nuk duhet te harxhojme kohe duke u marre me ta por thjesht se si ti largojme ato.

  32. labi says:

    Qe eshte shou mediatik nuk diskutohet,marre nga fakti : pse s’ishin 4 te marre te pandehur por 3 kush eshte shkaku,po kush i thote vetes shqipetar,mbas fyerjeve e ofendimeve te atij kastravecit Strazimir si do vepronte do i thoshte ”BRAVO”,jemi ne parlament apo ne rruge!!!Pse s’eshte marre kurre i pandehur Berisha qe shane me nena ,motra,gra te gjithe debutetet,apo provokon dhe ai se s’ka rene akoma ne ndonje hundelesh…I kam njohur prej vitesh dy nga deputetet kurre s’kam degjuar ndonje fyerje apo ofendim nga ata ne jeten e perditshme apo jane frikacake,e kunderta jane trima e me shume dinjitet.Pse s’ka nje ligj tu mbyllet goja ketyre rrugaceve ne parlament,apo pritet te kercas pistoleta…Kjo sjellje atje te con…ofendohet burri ne ate fare feje sa e bene burre me zor…

  33. dajti says:

    Editorial perfekt.
    Çdo gje e qarte, turp per prokurorin qe merret me gjera ordinere, me nje fjale shikon qimen me mikroskop dhe nuk shikon traun qe po na merr frymen.
    As na prishet puna se ai strazimir provokatori hengri ndonje shpulle, se me hak e ka llapaqeni. Ai merr taksat tona duke lehur ne kuvend.

    1. arberia says:

      Bravo Dajti,ai Strazimiri i ka hak jo vetem grushtat por edhe ndonje koqe plumbi,pasi plera hedh balte edhe mbi burra nderi,te cilet lane kockat per kete vend.Ai mut nuk merriton te jene ne Parlamentin Shqipetar,por ce do i duhet Sali plakut per te provokuar deputetet qe tu heqi trurin e te gabojne.

  34. katili says:

    MERO S’NA THE,
    LLALLA DO HAJE NDONJE DRU ?

  35. shqipetari says:

    Ju o socialistat e perflakur dhe ti o Mere pordha si nuk u degjove per faljen e borxheve te ish CEZ per marrjen e nje statusi per nje europe qe as ajo vete nuk e di a ekziston ne te vertete dhe do te jem gjithnje ne pritje te nje referendumi popullor a duhet valle te jemi pjese e europes se bashkuar?

  36. mister x says:

    …mundohet vazhdimisht i nderuari opinionist te percjell te vertetat ne veshet e syte e shqiptareve por me kot…HALEJA NUK DON TIA DI NGA PORDHET…Z. BAZE….shqiperia nuk eshte vendi i shqiponjave ,por vendi hajduteve e si i tille kurre sdo te krijoje e jo me te kete shtet ,aq me teper shtet te se drejtes…uroj me te miren te behet por shpresa deri me tash eshte …thuaj se e vdekur…

  37. AP says:

    Ç’kini me Llallën ?!
    Llalla është mall ,made in parlament .
    Parlamenti është epiqëndra e mafies shqipëtare !
    Për ta bërë Shqipërinë llallë , parlamenti zgjodhi LLallën .
    Rrënjët e Saliut janë , sa tek e ashtuquajtura e djathtë , aq edhe tek e ashtuquajtura e majtë. Në Shqipëri ,në kuptimin klasik , nuk ka të djathtë e të majtë , por ka njerëz të ndershëm dhe maskarenj .Prijësit i fryjnë të majtës e të djathtës për të mbajtur në këmbë ushtritë e tyre , për të bërë luftrat e tyre. Ushtritë e tyre janë kopet e turmave pa tru që përleshen mes tyre .Boll me Saliun , edhe më i miri shqipëtar është një çikë Sali , d. m.th. një çikë maskara. Ne jemi terreni ideal për maskarenjtë si Saliu , ne jemi plehu që rrisim Sali- të .
    Bollë jemi marrë me Saliun , të hedhim sytë nga vetja !!!!!

  38. murrizi says:

    Sipas mendimit tim ardhja ne krye te pushtetit te doktorit ka qene nje fatkeqesi kombetare.!Kjo per shume arsye.Doktori beri cfar mundi te hype ne fron,duke menduar shume larg.Largpamesia e tije eshte mbreterimi ne vendin tone.Ai vdes per tu bere mbret.E deshi Shqiperine 1 miljon njerz qe te fitonte kuroren mbreterore.Keshtu sa here ai i fitoj zgjedhjet,nuk po themi se i vuri kutite e votimit nder kembe,ai e coj ne zero vendin.Me cfar qe ndertuar per shume vite ai i zhduku,duke mjellur fike,varferi,vellavrasje dhe qellimi te kishte nen kontroll nje grusht mercenaresh te zbritur nga malet dhe te merrte fronin mbreteror,ndaj dhe i pelqen aq shume Ahmet Zogu.!Tre here u dogj Shqiperia ne kohen e tije,armatosi popullin dhe mercenaret per te vrare e per te prere pa asnje shkak vetem se u bene trima me kallash ne dore.!Nese mbolli urrejtje ne mes krahinash,ai kishte vetem nje qellim.Te zgjase jeten pushtetit te tije,,prandaj edhe tani qe po i bien puplat nuk rri rehat,por hedh gurin dhe fsheh doren.Nese populli e don mbret doktorin,le ta beje,,por do jete me i keq se Zogu.

  39. Der aufhaltsame Aufstieg des Arturo Ui says:

    Hedhja ne treg e kesaj “video” pikerisht ne kete kohe eshte nje skenar brilant qe po perdor Plaku Dogsborough dhe nga ana tjeter nje kapitullim pa kushte I fitimtareve te 23 qershorit 2013 qe edhe pse kane kuptuar qe “nderrimi I pusht-eteve” ishte nje loje e Xhivoles dhe Arturo Ui perseri vazhdojne te genjejne ate popull ne menyre kriminale.

    Ekselenca kriminale e berishes (dhe e fansave e tij te cmendur ne Europe dhe amerike) po bejne qe shuplakat apo grushtat qe hengri Strazimiri (me te drejte) te eklipsojne mijra krime te kesaj kategorie te kryera nga Gestapo Berishes dhe le te permendim faktet demoniake qe tregoi Izet Haxhia (Givola) qe me urdher te gangsterrit berishe ka rrahur me qindra deputete,gazetare,opozitare .

    Barazimi I tonelateve krimeve te berishes me kilogramet e fajeve te PS (partia e spurdhjakeve ) eshte faktori nr 1 qe kemi arritur ne kete gjendje perverse ku ne vend qe hiper-krimineli te jete ne burg te perjetshem,I ka vene me dajak perpara keto Bracet dhe Taulant Pallat qe edhe pse kane votat cudiberese jane bere qaramane te urryer si kalamaj shkolle.

    Le te krahesojme dy deputete te vrare dhe referencat me sjelljen kriminale te PS-istave:

    Sokol Olldashi vritet sipas variantit Kosta Trebicka ( jane egzakesisht po ato mjeshtra te mafjes berishiane & nderkombetare qe vrane dhe Santon) dhe varroset me ceremony sikur te ishte dasem dhe mort..te gjithe te gezuar mazhoranca…opozita..media ku dhe zoti Baze nxorri nje konkluzion te gabuar se ate e vrau shpejtesia..Pra vritet nje PD-ist dhe varroset si hero kombetar..

    Kalojme te vrasja e paster politike (qe dhe Olldashi ka hijen e vet) e Fatmir Xhindit.Edhe pse PS duhet te trondiste themelet e PD me sakrifica arriti te mbaje vetem nje minute ne parlament me “heroizem”..

    Vritet si qen rrugesh sipas modelit te filmit “Godfather” trafikanti ( pishtari I demokracise qe I vuri flaken shqiperise Azem Hajdari dhe I ngrihen disa lapidare dhe e vune te varrezat e deshmoreve te kombit…..ndersa 4 te vrareve nga gestapo e berishes ne 21 janar Edi Rama I ka bere ca pllakeza te vockla qe sa here I “fryhet” berishes vene thundren te kete te gjore.

    Dhe e fundit po I drejtohem personalisht Edvin kristaq aneta rames (E.K.A.R)

    Boll na servire me Papen dhe e mbushe Tiranen me 40 te vrare ne rrethana te paqarta dhe e reklamuat me keq se holokaustin e Hitlerit…po per holokaustin e Berishes perse “te bie te fiket” kur epermend shkarazi ndonje here.

    Tregoi shqiptareve I nderuar E.K.A.R si te rrahen me hekurr naziskinet e Saliut ne 1997 dhe tj’a kishje treguar Papes dhe jo ti cosh Zahon…

    Ka ardhur koha zoti E.K.A.R ti jepni llogari 1 miljon votuesve te 23 qershorit se kush te ka autorizuar te falesh krimet e berishes dhe na server supen bajate me kockat e Enver Hoxhes

    Ky do ishte nje sherbim I dobishem qe duhet ta beni si atdhetar.

    Shikoni fortunen qe po ngre berisha per nje shpulle qe hengri strazimiri dhe ju rrini si xhirafe e trembur,si “cun tirons” qe ju masakroi nje cun tropoje dhe dhisni akoma gjak…

    WANTED KILLER BERISHA — 23 Shtator, 2013 në 6:19 pm
    Ka dicka qe nuk shkon qofte ne reagimet e qeverise re si dhe ne qendrimet teper zhgenjyese te stafit ambasadoreve ne Tirane apo te dipllomacise euro-atllantike.
    Sot tigrat ,zvarraniket dhe hijenat e Sali Berishit po vene me shpatulla pas muri Edi Ramen Por harakiri i Edi Rames eshte se nuk po ben asnje akuze per miljona tonelata krime qe ka bere kupola mafjoze e Don Corleones qe do jete shkaku kryesor qe PS dhe Edi Rama do kete nje fund te shpejte:
    Per tu bindur lexoni keto rrjeshta poshte qe tregojne se nuk ka plumb e litar qe te laje krimet e berishit.Ate qe nuk e beri Beogradi dhe Athina per qindra vjet e beri BAJLOZI I LUGUT TE ZI TE TROPOJES per dy dekada
    TRADHETITE & POSHTERSITE
    1- prishjen e qeverise stabilitetit 91′
    2- fronezimi i janullatusit
    3- aderimi ne konferencen islamike pa referedum
    4- sabotimi i levizjeve per pamvaresi ne kosove
    5- furnizimi me nafte i milloshevicit
    6- vjedhjen e votimeve te 96′
    7- rrahja masive e demonstrueve ne sheshin Skenderbej
    8- rrezimin e shtetit dhe vellavrasja ne 97′
    8- grushti i shtetit shtator 98′
    10-impikimi familjarisht i tij ne holokaustin e gerdecit
    11- miratimi i varrezave te ushtareve greke
    12- injorimi total i ceshtjes came
    13- shitja e detit jon
    14- implikimi me ligjin e plehrave
    15- vjedhje e votimeve ne 2009
    16- masakra e 21 janarit
    17- vjedhja e votimeve 2011
    18- perdhosja e luftes N.CL
    19- glorifikimi i satrapit zog
    20- deklarata qe kemi gjak turku.
    21- Shitja e resurseve strategjike
    22-lidhja me mafiozet e podestes
    VRASJE PERSONALE & SHTETERORE
    23-remzi hoxha
    24-kosta trebicka
    25-fatmir xhindi
    26-komunari ne kukes
    27-oficeri shikut
    28-gjyqtari konomi
    29-26 viktimat e gerdecit
    30-4 protestuesit e 21 janarit
    31-zhdukja e fisit haklajve
    32- nxjerrja ne prite e azemhajdarit
    33-vrasja e 10 komisaerve te policise
    34-vrasja e mbi 500 policeve ne detyre
    35-ngujimi i 3110 familjeve ose jane gjak
    37-1800 te vrare me kanun
    GENJESHTRA & VJEDHJE & MASHTRIME & SPIUNIME
    38-parlameti i ri
    39-stadiumi i ri
    40-xhamia e re
    41 -rruga e Arberit
    42 -rrethrrotullimi ne unaze
    43-h/c skavices
    43-h/c devollit
    44-mullinjte e eres ne karaburun
    45-centrale atomike per tu bere superfuqi
    46-hekurudha tirane-pekin
    47-superfuqi arroresh
    48-mbjellja e 10 miljon rrenje ullinj
    49-deshtimi i censusit
    50-vjedhja e 300 miljon dolarev te rruga kombit
    51-shitja e hidrocentraleve
    52-shitja mafjoze e armatimeve
    53-shitja e reparteve ushtarake + shqup-in
    54-deshtimi i shitjes albetrolit dhe armos
    55- linja e tramvajit Lulit ne tirane
    56-shqiperia 1-euro
    57-denoncimi i Hysen Shoshorit
    58-denoncimi i Margarira Kostaqit
    59-tjetersimi mafjoz i Shqup-it
    60-tjetersimi mafjoz i ambasades kineze
    61-tjetersimi mafjoz i sh.o. Fier
    62-ri-aprovim i ardhjes milionave ton plehrave
    63-cmenduria me emrin e bjeshkeve te nemuna.
    64-perdhosja e eshtrave te A.Hajdarit dhe VK.
    65-lejimi i rajersonit ne fushate elektorale 1992
    66-mos hapja e dosjes se sigurimit shtetit
    67-poshtrimi i Jon Withersit
    68-poshtrimi i Arvizuse
    69-injorimi i greves urise te te perndjekurve politike
    70-pergjegjsia per djegien e dy prej tyre
    71-raportimi ne amb.amerikane per 14 shtatorin 1998
    72-ngritja e bustit te ahmet zog tradhetarit
    73-ngritja e bustit te ish sigurimsit Sabri Godo
    74-Ngritja e bustit te droge-dillerit Azem Hajdarit
    75-rehabilitimi i bashkpntoreve te fashizmit
    76-rehabilitimi i terroristeve dhe diversanteve
    77 –skandali arsidi
    78-vrasja e Olldashit
    79-helmimi ferdinant point
    80-pagesa egzekutimit Santos
    – vijon saga e krimeve

    1. ------ says:

      edhe qe je ti kaq i cmendur, berisha ta kete fajin valle??
      trecereku i atyre qe shkruan jane absurde dhe keshtu rrezohen dhe ato qe mbartin dyshime te logjikshme – pra duke ndjekur metoden tende, ti i bie te jesh i berishes sepse ne fakt e mbron!
      ik bej homazhe te ata “heronjte” e vertete qe “luftuan gjermanin” tani…dement!

    2. murrizi says:

      Eshte akoma me gjate lista e krimeve te bera nga Doktori,ato qe komentuesi evidentoj dihen boterisht,por ka te tjera qe populli nuk i din.Duhen hapur petet e lakrorit..!

  40. a says:

    te dogji o bucko te dogji,ai komentusi qe ka bere me siper dosjen kriminale te dinastise berisha i lumte dora.me kete gjuhe duhet te flase edi rama dhe jo te beje “show” qe po na i shpif.kulmi i edi rames ishte ne mitingun ne kukes ne pervjetorin e kosoves ne fillim te vitit kur e quajti berishen patriot qe ndihmoi kosoven.edi rama duhet te dije qe berisha burgosi adem jasharin,thacin,furnizoi me nafte sllobodanin,vrau remzi hoxhen,sabotoi interkonjeksionin etj.prandaj kane marre yrysh plehrat e pd dhe provokojene sherrin sepse rama quan berishen “hero te kosoves” ndersa ky i fundit nuk ka lene krim dhe provokim pa perdorur kunder rames qe deri sot duket si nje fatos nano e 1997-1998 por me versionin dy metrosh qe nuk e rruan fare…mjekrren.

  41. dorjani says:

    Kam shume pak besim se kjo prokurori do te beje ndonje gje te hajrit shume njeres ishin mberthyer dje prane televizjonit se kush do te ishin ata qe prokuroria ka nisur hetimet dhe kur na dalin emrat e dy deputeteve sikur kjo ne kete vend nuk ka ndodhur ndonje krim prej shume kohesh,por vetem goditja e nje njeriu qe ndoshta edhe ne parlamentin europian mun te kishte ndodhur nese dike fyen dhe ofendon,por per prokurorine nuk ka asnje problem nese vidhen miljonat e parave te popullit,apo abuzohet ndaj qytetareve duke i genjyer dhe mashtruar.kur vriten njerez ne mes te rruges nga dora e politikaneve me 21janar prokuroria se bashku me gjykaten japin denime qesharake sikur kane demtuar ndonje peme te rruges,ne kete vend ka njezet vjet qe vetem vidhet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje