Nga Mero Baze
Socialistët dhe komunistët nga një anë dhe demokratët me antikomunistët nga ana tjetër, janë përfshirë në një lojë të shtirur për të kompesuar njëri- tjetrin me histori. Në Gjirokastër sot dy- tri deputetë socialist u gjendën në një ceremoni që përkujton 70- vjetorin e çlirimit të qytetit, ku disa komunistë parakaluan me portrete të Enver Hoxhës në duar. Në fakt kjo është e vetmja mënyrë që deputetët socialistë të shkojnë në Gjirokastër e të kthehen pa probleme në Tiranë, pasi nëse shkojnë thjesht si deputetë socialistë, lista e problemeve që kanë me elektoratin e tyre është aq e madhe sa ata zor se dalin gjallë prej andej. Ata kanë probleme serioze me premtimet për punësim, raportet PS– LSI, emërime drejtorësh të aftë e të paaftë, dallavere drogaxhinjsh e policësh, kurthe ndaj njëri- tjetrit dhe kështu me radhë. E vetmja mënyrë që të duken si udhëheqesa është të shkojnë aty, të dalin në një tribunë, të parakalojnë ca idiotë me portrete të Enver Hoxhës në duar dhe pastaj njerëzit të merren me portretet e Enverit dhe jo detyrat dhe problemet që kanë realisht deputetët dhe qeveria e sotme me qytetarët.
Kështu socialistët shtiren sikur janë nostalgjikë për një datë konvencionale, që lidhet me Luftën e Dytë Botërore në një qytet, ndërsa komunistët ndjehen trima, meqë kanë nxjerrë nga sënduqet e tyre portretin e diktatorit, që në atë qytet e kanë dashur më pak se në çdo vend tjetër të Shqipërisë, pasi e kanë ditur kush është e ç’ka bërë.
Në Tiranë ka një tjetër shfaqje të shëmtuar të demokratëve që shtiren antikomunistë, dhe që u dhimbset fakti që Edi Rama po nderon 40 martirë të Kishës Katolike, vrarë kryesisht nga diktatura komuniste, por disa dhe nga regjimi i Zogut, siç është varja e At Gazullit. Të “djathtët” e Sali Berishës në Tiranë janë më shumë të shqetësuar pse Edi Rama respekton martirët e Kishës, se sa që vetë sa herë kanë qenë në pushtet kanë injoruar të persekutuarit e komunizmit, nuk i hapën kurrë dosjet e krimeve komuniste dhe nuk bënë kurrë qoftë dhe një gjest për të mbajtur larg radhëve të tyre, njerëzit e afërt me diktaturën dhe familjen e diktatorit, siç ishte varkari i fëmijëve të Enver Hoxhës, Sali Berisha. Ata zemërohen pse Edi Rama në Tiranë nderon martirët e Kishës dhe pse në Gjirokastër del portreti i Enverit, po vetë gjithashtu lavdërojnë Ahmet Zogun që ka varur disa prej martirëve, dhe nga ana tjetër duan të bëhen pronarë të tyre.
Në përpjekje për t’u dukur opozitarë, ata sot mendojnë se duke shpallur pronë të tyre martirët e diktaturës, vënë në gjumë popullin opozitar dhe sigurojnë mbështetjen e tyre. Problemi i tyre real sot është se ata nuk përfaqësojnë popullin e opozitës, se po ndërtojnë opozitë jashtë institucioneve dhe vetëm që Basha të rizgjidhet pas një jave kryetar po bëjnë një lojë luftash me bojkotin parlamentar. Opozita e vërtetë në Shqipëri sot ka probleme reale me mënyrën se si duhet të përballet me pushtetin, përse do ta sulmojë atë dhe ku duhet të ndihet e përfaqësuar. Aq banale është bërë opozita në fokusin e saj, sa duket sikur nuk do ekzistonte po të mos martohej Erion Veliaj në Gjirokastër apo po të mos bënte Edi Rama shtëpi në Surrel. Ndëra selia e SHQUP, në pamundësi për të qenë seli opozitare, mendon se mund të bëhet seli propagandistike antikomuniste dhe të përdorë martirët e Kishës, për të siguruar karrigen e Lulzim Bashës.
Vizita e Papa Françeskut në Shqipëri është një ngjarje e madhe historike, jo se gjen këtu Edi Ramën kryeministër apo Lulzim Bashën kryetar bashkie, por se fokuson Shqipërinë si një komb evropian me identitet të pranuar.
Bota ka vetëm 5 sekonda kohë të mendojë kur të shikojë Papën në Shqipëri dhe në ato pesë sekonda as ka për t’i shkuar mendja tek Rama dhe Basha, apo tek Berisha dhe komunistët e Gjirokastrës, por tek fakti që ne qenkemi një vend evropian. Të tjerat janë histori që burojnë nga fakti se ne shtiremi për çdo gjë. Dhe kur shtiresh, diku të del gënjeshtra. Socialistët shtiren më shumë se ç’duhet si antikomunistë në Tiranë dhe u del Enveri me grushtin lart në Gjirokastër, ndërsa demokratët shtiren si idhtarë të besimit dhe antikomunizmit dhe u del idhulli i tyre në varkën dhe minderet e familjes së Enverit si shërbëtor ateist i tyre.
Shqipëria është kjo që është dhe pa gënjeshtrat tona. Ajo është e varfër, e ndarë, indiferente ndaj fesë dhe e etur për t’u zhvilluar me çdo çmim. Ajo nuk është as komuniste, as antikomuniste, as fetare, as ateiste, as demokraci, as diktaturë, as kapitalizëm as socializëm, por thjesht një vend në ankth për zhvillimin e saj.
Ndaj dhe për Papën kemi bërë një Shqipëri të vogël në zemër të Tiranës, ku të gjithë do të jemi të veshur mirë dhe të përunjur e tolerantë para tij. Është e vetmja shtirje e dobishme që po bëjmë!
Shko or legen
Po pse e lexon? me mire mos e lexo se dhe s’e kupton dot se jane te ffella kto ….kallapacke.
Gjirokastra e Enverit,Gjirokastra e Lazaratit
Gjirokastra gjithe jeten e droguar.
Po mire more zoteri po keta te shkrete qe besojne tek Enveri cfare faj kane?. A nuk jane dhe ata njelloj si ata te persekutuarit qe mendonin ndryshe nga Enveri. Po tane kemi thene boll me te persekutuar ,perse duhet te persekutojme keta qe mendojne ndryshe nga pseudodemokratet. E kujt i prishin pune ata me mendimet e tyre. A kane frike se po ngjallet Enveri?.
i madhi Mero bravo..
Mero Baze,hiqe urgjent tog fjaleshin:’ca idjote’ kur flet per njeres te thjeshte te popullit po do qe te mos ngelesh ‘kryeidjot’ qe i ke sherbyer duke i fshire edhe bythen Sali serbit.
Po ja qe ka patur, ka dhe do te kete edhe idiote. Do te thoni ju zotrote, se nuk jane te gjithe. Ashtu eshte por, edhe nje sikur te jete, ai prape idiot mbetet. Nuk di pse u kruhet koka disave. Ndoshta nga miza nen kesule!
Pas shume kohesh, kete radhe te kam lexuar me endje Mero.
Mero, nje gazetar i papare..nje nga te vetmit qe ka jo vetem zgjuarsine per ta shtru qarte e paster problemin, gje qe e ben shkrimin e tij te kuptueshem per te gjitha moshat, jo vetem qe i ie ne koke çeshtjeve me emergjente qe kemi, por ka dhe guximin ti thote gjerat haptas ne sy ashtu siç jane, pa iu dridh qerpiku…respekte
Eshte e vetmja shtirje e dobishme qe po bejme!*****
S kam cte them tjeter vecse -Te lumte o Mero.
Me Enver Hoxhen kane qene,jane e do jene nder shekuj te gjithe ata,qe kane luftuar me ate PER CLIRIMIN E SHQIPERISE NGA PUSHTUESIT E HUAJ DHE BASHKEPUNTORET E TYRE BALLISTO-ZOGISTET!!!
Me Enver Hoxhen do jene te gjithe ata,qe e lidhin jeten e tyre me NDERTIMIN E NJE SHQIPERIE MODERNE ME SHKOLLA E UNIVERSITETE,ME SHENDETESI FALAS,ENERGJI ELEKTRIKE NE CDO SHTEPI E KASOLLE,ME NJE BUJQESI,MINIERA,FABRIKA,UZINA E KOMBINATE MODERNE si dhe nje USHTRI TE FUQISHME,qe garantoi mbrojtjen e vendit per 50 vjet!!!
Kunder Enverit jane tegjithe ANTISHQIPTARET,SPIUNET E SERBIT,GREKUT e fuqive te huaja dhe KRIMINELET E VERIUT,qe bashkepunuan me pushtuesit dhe i vune pushken PARTIZANEVE CLIRIMTARE!!!
NDER E LAVDI ENVER HOXHES!!!
Ne se doni ta SHRRENJOSNI emrin e Enverit nga kujtesa popullore,BEJENI SHQIPERINE ME TE MIRE SE AI,POPULLIN TE LUMTUR,JEPINI FUND URREJTJES KLASORE,FETARE E KRAHINORE etj!!!
Kur te jetoj me mire se ne KOHEN E ENVERIT atehere do ju pershendes juve,gje qe KURRE NUK MUND TA ARRINI!!!
JU JENI ANTI SHQIPTARE TE SHITUR TEK SERBI,ndaj VEZEN E ENVERIT KURRE NUK E BENI DOT!!!
Nuk luftohet Enveri me te SHARA!Kete hiqeni nga mendja perjete!!!
HISTORIA NUK PERSERITET ME:
JU U RRESHTUAT ME ARMIQTE E SHQIPERISE,NDERSA NE TE TJERET ME CLIRIMTARET!!!
Bishti i qenit nuk ju hiqet kurre!!!
mbaje enverin ta kemi fale .Mos fol ne shumes populli e rrezoi
Ti je 1
Bravo Mero !Ne jemi nje mish mash ,prandaj zor se do te marri drejtim e duhur ky shtet.
Gjithesesi ne si popull diten e diel do ta suprizojme boten me veshjen tone
me pritjen entuziaste ,qe do ti bejme Papa Franceskut.Me kete rast te njohi bota kush jane Shqipetaret ,se na mbajne per delen e zeze.
Mero,te lumte. Je i madh. Un se kuptoj pse njerzit injorant promovohen e lancohen lart kurse njerez te kalibrit tend,,,me modesti,rrine ne hije e nuk marin freret e drejtimit te vendit. Te uroj per shkrimin.
vetem Tos Lubonja nuk shtiret……
ashtu po
Nga nje ane ne shtiremi te gjithe.
Nga ana tjeter kemi mesuar si papagalli te themi-TE JESH VETVETJA.
NON SENS !!!!!!
Fiks Mero, sinqeriteti na bie me lire, duke na e rritur vleren dhe cmimin si qytetare te botes. Te tjerat jane lojrat tona te zakonshme. PD-ja nuk ua merr dot votat trashegimise ish komuniste dhe perpiqet t’ia heqe nga goja edhe PS-se (si ne 2011-ten). Kurse socialistet, e shumta qe “fitojne”, eshte se u duket sikur clirohen nga akuzat boshe te demokrateve, te cilat nuk se kane ngjitur ndonjehere qe nga 92-shi e kendej. Sa per viziten e Papes, ajo behet ne kontekstin nderkombetar, kur te krishteret po martirizohen edhe me zi se 40 martiret e bulevardit tone, sikurse bota sot ka shume nevoje per nje model harmonie nderfetare qe trualli yne ka ofruar dhe ofron pa ndonje sforco apo heroizem te vecante. Personalisht me kenaqet syri qe Tirana eshte pastruar dhe zbukuruar per te respektuar veten dhe mikun me te vecante te globit.
OK!
Mero Plaku! Kete here ke pregatitur nje corbe pa shije. Kujte do tja serviresh?
-Leri ne paqe historine, nuk munde te gjykohet nga askushe. Kushe e ndien le te kenaqet.
-Politika ka rregulat e saj, qe modifikoven si skenat ne teater dhe nje aktore per te mbajte vendine punes do shtiret.
-Realiteti jetohet cdo sekonde si ta sjell ora sta sjell moti.
-Mbi te gjithe ka nje zote qe nga frika e te pa njohures i besojeme se kemi frike nga vdekja.
-Keto shkruaj dhe bota ndihet mire e pa ofenduar. E ke te veshtire ta kuptoshe?
Analiz, Shkrim i GODITUR ne Shenje. Komplimente Zt Baze. Te Lumte Pena e Stolisur dhe Mendja e Holle
PROLOG:
PERDERISA KUCEDRA BERISHE DO JETE JASHTE DYERVE TE BURGUT KY ESHTE LAPIDARI QE AMERIKANET,PARIA TIRANES DHE MEDIAT SUMELEPIRESE I NGRENE LEGJENDES ENVERIANE
Nuk ka bythe ku te rrije qe akoma permendorja e tradhetarit Zog qendron akoma ne
bulevard te tiranes dhe nuk I kane vene litarin
Nuk ka bythe ku te rrije qe trafikanti drogdilleri dhe krimineli I 2 prillit 1991 azem hajdari qendron akoma te deshmoret e kombit dhe eshte I vetmi qe eshte vrare si qen rrugesh nga ata trima atje
Nuk ka bythe ku te rrije qe 2 bashkriminelet bash-berishe vazhdojne te bejne ligjin ne shqiperi dhe mero baze quan idiote ca fansa te parrezikshem te enverit jane me te sinqerte ato idiote se ju dhjetoristet e dhjere te dhejtorit qe dhisni ne breke nga mafja berishiane dhe keni lene vetem nje izet haxhia qe po sakrifikon me jeten etij duke bere rolin e te penduarit.Pse nuk flisni nje fjale zoti mero kur shqiperia zjeu nje jave nga intervistat e Izetit.
Po mbushet fiks nje vit qe qeveria Rama mori detyren…..Me keqardhje themi se 23 qershori 2013 nga nje revolucjon popullor me vote per rrezimin dhe denimin Drakules Tropojes,sot shqiptaret me inteligjence minimale kuptojne se “kjo fitore” eshte nje solucjon I gatuar ne epruveta ambasadash me moton 20 vjecare “shqiptaret ne hell te piqen dhe berishajt te mos digjen”
Si erdhi Shtrigu Berishe ne pushtet ?!
Duke patur nderimin maksimal per brezin e pare te luftetareve te L2B qe rindertuan vendin pas 1945 me gjak dhe djerse dhe te rrethuar nga Beogradi,Athina dhe te ndihmuar aksidentalisht nga shteti amerikan I asaj kohe,rreth viteve 70-80 erdhi brezi I dyte I “komunistave qelbesira” qe pervec interesit dhe karrieres se shfrenuar personale nuk kishin qellim tjeter.Tipiku ishte malokari Sali Berishovici qe opinioni e njeh mire rastin Shoshori dhe dr Margarites dy raste keto qe e bejne ate nje moster me permasa Planetare.
Eshte i paqarte momenti kur ky qikllop I pabese i bllokut KQPPSH kaloi nga “nje hero I heshtur” I Ramiz Alise ne nje reservist te billit dhe willit ku nga motoja “opozitare por vellezer-bashkvuajtes-bashkfajtore” u kalua ne doctrinen serbe te dekomunistifikimit te rajersonovic-elezbiberovicit.Kjo doctrine famekeqe qe vazhdon dhe sot eshte hysteria me e pajustifikur ne doktrinat boterore pasi te gjallet po luftonin te vdekurit.
Nqs se do ta shohim me syrin e “monumenteve” gjate ketyre dy dekadave shikojme qe nen “udheheqjen e Qikllopit berishe :
Hoqen Stalinin dhe vendosen Bushin
Hoqen Enverin dhe vendosen Zogun
Hoqen Heronjet e Vigut dhe vendosen drog-dillerin Hajdari.
Hoqen 4 shkurtin 1944 dhe vune nipin e xhaferr deves
Lumturoi Janullen poshtroi legjenden e nolit
Nuk kam asnjelloj kompleksi ce cfare hoqen por ato qe qe vune bie ere se hoqem shenjat komuniste dhe vume shenjat e nje rendi mafjoz,tribal dhe neofashist(duke perjashtuar monumentin e pare qe ishte nje servilizem I papranueshem dhe I shemtuar).
Ne fakt ky artikull eshte nje lluks per nje kriminel qe ka vrare,tradhetuar dhe perdhosur ate komb te tere per dy dekada ku dhe pushteti I katert ai I mediave kane nje nga fajet kryesore duke perfshire dhe zotin Mero.
Nqs para enver hoxhes veme prefiksin Diktator (qe nuk eshte fjale e keqe per ate popull)
,mediat duhet ti vene prefiksin para sa here permendin Berishen pra Krimineli berishe dhe jo perkedhelite..ish kryministri apo lideri histerik I asaj te djathte leshi ne shqiperi me gjysmen e popullit ne asistence.
Kryekrimineli berishe eshte arkitekti me madh qe me superkrimet e tij n duket Enver Hoxha si Engjell.
Me tolerimin e dyshimte dhe te papranueshen qe I ben USA-BE Qikllopit Berishe eshte diskretitimi me I madh qe I behet asaj te ashtuquajture demoNkraci qe fatkeqesisht akoma po mbulohet me ca komedi me shashka lazarati apo me statuse mjerimi.
Perendimi,klasa poltike shqiptare dhe sidomos te perndjekurit politike duhet te zgjedhin ose prangat kriminelit berishe ose shenjterimin e enver hoxhes..aq me shume qe ky I fundit qe ne 1943-44 ka qene objektiv per tu eleminuar nga sherbimet secrete aleate sipas dokumenteve te fundit te dekonspiruara.Mos ka ardhur koha qe kryekrimineli berishe te burgoset si Hero, dhe Enver hoxha I perndjekuri politik prej 70 vjetesh…
Cfardo te kete bere Enveri para 1985 eshte pambarimisht e vogel me keto qe pame pas 1992 qe kemi arritur ashtu si thote zoti Pitarka si ne 1914..jemi nje shprehje gjeografike jemi kolumbia e europes ,thjesht nje qenef I saj qe po vjen papa te veje ‘vulen’ dhe do beje mire te thote troc “Rest in peace Albania’
EPILOG;
PERDERISA EDI RAMA VJEN VERDALLE NEPER HALENE E QELBUR TE BERISHES ME EMRIN KLAN APO OPINION PO AQ TE DREJTE KANE FANSAT E ENVERIT TA QUAJNE ATE BURRIN ME TE MADH TE KOMBIT NDOSHTA DHE TE PLANETIT..
KRIMET E BERISHES,HIPOKRIZIA KOZMIKE E NDERKOMBETAREVE DHE IMPOTENCA BIBLIKE E MAZHORANCES JANE PERMENDORE DIAMANTI PER DJALIN E GJYLOS QE I KISHTE TE RENDA ATO TE SHKRETA
Tash e tutje vene EPILOGU
O komentuesi dreqesia
As fjalen drejtesi nuk di te shkruash ,o analfabet funksional.Nuk jam une qe dua ta rivleresoj Enver Hoxhen sepse Sali Kryeqelbesira eshte arkitekti i ringritjes se permendores se kollosit Enver Hoxha
Shikoni ku eshte katandisur ai vend qe dikur per nje ore ngrihej nje ushtri me 1 miljon ushtare qe as izraeli nuk e kishte nje fuqi te tille.Pa permendur kromin,bakrin,hidrocentralet,naften,flloten ajrore,flloten detare etj etjPor nuk eshte vetem SERBerisha arkitekti i ringritjes Enverit por dhe nje staf i tere duke filluar me rajersonin,elez biberajn,fran shkrelin,fazllicin,janullatosin ,podestat,nikolla geixh,nanon,meten ,bashen,ramen,topallin,rucin,topin por dhe arvizute me blendi koqeziun e deri lubonja me cunin e kico ngjales.
Po ato qe shtireshin dje me Enverin jane po ato zvarranike,hijena,vampire,drakula qe kane 25 vjet qe jane kthyer ne nekrofile.Ja si kendonin atehere hordhia e Cim Pekave,atij hasjonit cunit te hasonit qe eshte beri si gjeli maje plehut sot..
Plot pese shekuj nana priti
Skenderbeut nji vella ia rriti
legjendar n’lufte e n’liri
enver hoxha emni i tij
gjysem shekulli kombi t’pat
lum si shqipja qe t’pat djale
tan’ Shqipnia per ket emer
me dy sy e me nji zemer
ushton vaji, vaditi token
shpi per shpi e ne çdo voter
per ket’ vdekje t’burrit dheut
qau dhe shpata e Skenderbeut
Per Enverin qau dhe moti
tan’Sshqipnin e ka shtang topi
monumenti Nan’ Shqipni
i ban roje birit te tij
asht perkul i perkedhel ballin
thue e ka t’pavdekshem djalin.
Sot ne 2014 shqipfolesit dhe pak shqiptare qe jetojne ne ate vend realizuan dy pika kryesore qe mbeshtetej Doktrina e Shenjte Serbe:1-Shqiptaret jene te ardhur ne Ballkan qe e vertetoi Serberihsa ne deklaraten e tij qe shqiptaret kane GJAK TURKU qe asnje akademik ose intelektual nuk e kundershtoi2-Shqiptaret nuk kane aftesi shteformuese qe u vertetua pas 1992 ku serberisha shkaterroi shtetin dhe ekonomine me teorine e Shock-ut.Sot jemi nje republike jo sovrane ambasdoriale e kthyer ne kombinatin e droges me te madh ne bote per fryme popullsie.Prandaj kete vit duhet te behet shenjterimi i Enver Hoxhes si Perendi e tyre qe i tregoi vendin serbit,grekut,rusit,Ndoshta ka ardhur koha qe dhe administrate amerikane ta vleresoje Enver Hoxhen si armikun e saj me trim dhe me te dobishem te pakten ne lidhje me Bazen e Vlores dhe Daljen nga Tratati Varshaves si cub dhe jo ta shikoje akoma me syzet e pjerdhura te Elez Biberovicit dhe ca amerikareve malokareve shqipfoles te ish mergates qyqeve dhe te ish komitetit te maleve.
Me se i SAKTE!
O MERO
Kush e vrau Azemin sipas teje se me ka ngel merak. meqe flet per cdo mvogelsire por jo per Izetin.
A thua qe edhe ai shoku yt Olldashi te kete vrare vehten si Mehmet Shehu?
Meqe shtiren te gjithe po shtiresh dhe ti?
Me kete pershkrim te shkurter te hipokrizise sone si komb ne te gjitha drejtimet e jetes nga i pari tek i fundit i ke nxjerre lakuriq karakterin e shqipetarit aktual , hipokrit e kriminel A.Zagolli super hipokrit e super kriminel Enveri me banden e tij , dhe pas vdekjes se tij deri sot .
Papa me Enverin nuk shkojne fare http://bit.do/swanepoel-with-bikini
Do na bjerin ndonje leke ne ai qe te vjedhin keta tanet apo jo por per fjale feje e prifterinjsh nuk na intereson me neve asnje gje.
nuk është i vllazërisë myslymane ky or tip!ata ju blejnë me lek,të këtij mksimumi kërkojnë,nuk japin!!vazhdo tek krasniqi ta pret biletën gratis për në siri!mos harro të marrësh dhe familjen!!nëse vritesh ate ti shkon në çenet me ato 100 kurvat e virgjëruara,kalamajt pregatiten të të vijnë pas,kurse gruaja lufton nëpër krevatet e shefave si muxhaidine seksi!!
I ke përlyer të tërë në një çorbë derri e s’merresh vesh se ç’do me thënë. Pse një ateist me bindje qenka i detyruar ti përulet papës? Thua se kjo vizitë do e nxjerrë këtë vend në selamet. Papa do vij e do iki e ne do na ngelen po ato kusure mbi kurriz. Mos ekzaltohemi kaq shumë se e kemi dhe si zakon ne këtë me të huajt.
indiferent ndaj fese…ndoshta ke te drejte por ati i shenjte prandaj do vij te ngjalli pak shpresen e besimit nder njerez.. sa per politikanet ata jane lloj bagetie i vecante qe i falen zotit te parase nder shekuj…
Portretet ne bulevard si dikur me anetaret e byrose politike,po ai stil nga ata qe sot “nderojne” viktimat e baballareve te tyre.
Kjo eshte nje tragji-komedi.
Kisha shume kohë qe s’te lexoja,por ky editorial me pelqeu;)
O Mero disa gjera i ke te mira e te forta,por ca gjera qe trajton ne kete shkrim e ke shume gabim,Historia eshte histori dhe askush nuk mund ta c’vleresoj e ta c’beje,tjetra cdo njeri ka pikpamjet e tij dhe ne nje ngjarje festive do dali te festoj me menyren e tij dhe ne menyre demokratike dhe aq me teper ne nje ngarje qe i kushtohe lufte nacional clirimtare ku figura e Enver Hoxhes ke nje vend dhe rol te rendesishem,prandaj ne kete pik kushdo qe flete e ka shume gabim,se na ndruan Zogun!!!…., e Enveri per aq kohe sa Zogu qeverisi,luftoi dhe e coi popullin ne fitore,vetem kaqe dhe kushdo e bene diferencen,vetem te ligjte e keqadashesit e shqiperise e kane bere dhe po bejne te kunderten dhe prandaj gjerat ven mbrapshte ne shqiperine tone qe e duam te gjithe te bashkuar midis shqipetareve.
Pershendetje z. Mero dhe komplimente me kete analize qe i keni bere realitetit politik dhe social ne Shqiperi me njw kwndeshtrim shumedimensional. Eshte nje menyre e te thenit se si duhen pare gjerat nga cdo shqiptar qe kerkon te ndertoje te ardhmen. Eshte nje nga kryeveprat qe ju keni shkruar dhe qe duhet te vendoset ne panteonin e kultures se editorialeve.
Mero,mos ofendo te tjeret duke e ditur qe edhe vet nuk je i bukur.Ata qe ofendon,enveristet,jane shumica e popullit shqiptar.Ty te kujtohet xhaxhi kur fliste per kalemxhinjte.Meqenese te ka ngelur lapsi ne dore,mos e nxi veten tende.Mundohu te kuptosh popullin,jo vetem interesin tend.Sidoqofte e ke damkosur veten tende.
Bravo Mero,
ky eshte GAZETARI
kjo eshte Gazetaria!
Bravo!
Enver Hoxha ishte nje Spekullator Rrufian,nj parazit qe para 1944 jetonte duke bere nje jete luksoze (per ate kohe) me parate e te tjhjereve duke mashtruar Familjen e tij,farefisin e tij,shoket e tij dhe shqiptaret e tjere te ndershem duke I marre para borxhe dhe duke mos me ja kthyer ato asnjehere,dhe pas 1944 ai Already (I gatshem,i stabilizuar etj) e kishte formuar karakterin e tij te mashtruesit dhe kur mori fuqine ne dore ai si mashtrues u konvertua ne nje Monster antishqiptare sepse ai karakter ate sjellje do te kishte ,ate prodhim do te kishte dhe prodhimi I dihet se si perfundoj shqiperia nen sundimin e tij qe edhe sot e kesaj dite shqiperia eshte si nje vullkan I pashuar nga urrejtja qe e mbolli Enver Krimineli me Banden e tij qeverises.
E TRETA E VERTETA!…
Fat i madh per ty O Nene,
(Her e trete,qe falat Papa!),
Do Zoti,te vjen ne vend,
Buza,qe te iku prapa!…
Dhe ne, shqiptaret, jemi po ai popull qe valvisim cdo flamure per pare ose nga frika.
Mero, Enveri nuk ka jetuar ne Gjirokaster, keshtu qe banoret e qytetit nuk e njohin.
MERO BAZE TE SFIDOI BEJE 1 SONDAZH TE GAZETA TEMA ONLAIN. DHE VENDOSI TE GJITHE. ZOGUN,FATOSIN,SALIUN DHE ENVERIN PASAJ KEMI DERI DIKU TE DREJTE TE AMENCOIM NE MENDIMET TONA. BEJE SONDAXHIN DHE DO E SHIKOSH SE KE DUAN NJERZIT ME SHUME NA KETA TE KATERT.FLM
Finalmente Meroooo, kur je i paanshem shkrimi yt ze vend. Kisha shume kohe qe sme pelqenin shkrimet e tua Mero. Kesaj radhe merr 10 nga 10 te mundshme. Leri sherbesat, bej gazetarin tamam se ate ben mire, degjome mua Meroooo!!!
MERO BAZE,
KE VITE QE JE KRYEGAZETARI ME ANALIZAT ME TE SHKELQYERA DHE OBJEKTIVE!
URIME! VAZHDO KESHTU!
Bravo, Mero! Kur ta rroke ta rroke!, themi ne ketej. Po te mos shireshin te gjithe, politikane e jopolitikane, akademike e intelektuale, sportiste e kengetare… gjendja ne Shqiperi dhe te shqiptaret do te ishte tjeterfare. E keqja eshte se shtiren kinse per interesa te Shqiperise e te popullit shqiptar dhe hallin e kane si te pasurohen vet ne kurriz te popullit dhe shtetit shqiptar. Shteti dhe populli duhet ndalur e stopuar menjehere kete rrjedhe “shqiptaresh” ne kurriz te tyre!…
DRENICA E KUQE
“shtirje e dobishme”!!! Togfjalesh i qelluar, po epiteti mbetet per tu vertetuar ?
Mero ,kam shume respekt per shkrimet e tua dhe i lexoj me vemendje te gjitha cfare botohen te “TemA”,po sot ja ke futur kot.Duket urrejtja jote.
Nga ana ime te them me respekt :”na rrofsh trapin”
Ardhja e Papes duhet te respektohet ne maksimum e me vetedije. Pa dyshim qe eshte shenje respekti per ne si komb ardhja e papes.Difektet tona racore e kulturore jane ku me shume e ku ma pak si te gjithe popujt e tjere qe kane kaluar kete stad zhvillimi qe kemi pasur fatin te kemi ne.Ta presim Papen si e meriton me dashuri e respekt maksimal.
Pergezime per artikullin… por ne lexuesit presim koherence te vazhdueshme. Jo pak here e fshihni Ramen nga zjarri i armes suaj opozitare.
Zoti mero!
Duke qene gjithnje ne te njejten linje me epinionet Tuaja, kesaj radhe nuk mund te mos ndahem pak:
Si i quan idiot ata qe mbajne portrete te Enverit?
A jetojme ne Demokraci? Ata ato pikepamje kane dhe nuk po ua imponojne askujt!
Kjo eshte e padrejte. Te tjerat, qe kane te bejne me shfaqjet e te dyja kampeve politike, jam dakort edhe une, keshtu jane.
Zoti MERO,lexoj cdo dite shkrimet tuaja te them te drejten kenaqem,nje analize e plote e te gjitha problemeve te ketij vendi te shume vuajtur nga politika e pa pergjegjeshme e ketyre 23viteve.Do te doja nga ana juaj te te benit nje hetim mbi shitjen e tokes se kenetes se porto-romanos.Eshte nje siperfaqe prej qindre ha e shitur nga ish kryetari i komunes katundi ri SADIK LLULLA,them e shitur sepse 70perqind e personave qe jane pronare ne ate toke nuk jane banore te kesaj komune,banoret e komunes qejane pronare ne kete siperfaqe toke jane trajtuar nje here me 7501.Pas shitjes saj SADIKU hyri ne loje si sekser i Argites e Fazllicit duke blere qidra ha toke me cmim te arsyeshem.Per ti dhene vlere kesaj toke,per hater te bijes dhe mikut te tij,Berisha e shpalli ate toke zone industriale,vlera e kesaj toke sot eshte 25-30euro m2.Do ti beje nje sherbim te cmuar ketij komuniteti dhe luftes kunder korrupsionit.EMILIO
Te Pershendet sinqerishte Mr,Mero Baze!
Ke thene e nenvizuar nje problem shume preokupante ,jo nje por disa ceshtje qe brejn shoqerin kriptokomuniste e ultra demokratike te disa te quajturve sociliste e demokrate.
Dy paragrafet e fundit jane vlersim i larte politk,ekonomk,psikologjik,dhe social.
Asgje me teper nuk i duhet riparojn OPOZITA dhe POZITA ne
Shqiperin tone te DASHURE .
Uroj qe artikullin tuaj ta lexojn me laps e leter ne dore sa me shume njerz por ne vecenti Opozita e Pozita.
Te mos ishte arti tek shkrimet e z.Mero do bente me mire te mos shkruante me per Salizimin se e mban gjalle. Enveri rron sot se e shame e cfare si thame perdite.. Mirpo Mero te ngacmon kur tregon se ky Saliu beri bust Zogut, qe vrau jo vetem ate priftin por vete pushken e pavarsise, Hasan Prishtinen! Pastaj ketej u thote muslimaneve “Ngrihuni se Rama nuk beri xhamine per Bajram, (dhe askush se merr ta kalbe ne burg per shemtite qe pleheron nga goja), ketej gjen nje intelelektual te ndritur-mertir i budallalekut, Ed Paloken, te qaje se Papes iu pri rruga me fotot e Enverit! Prandaj do vazhdoj te ndjek Meron me kujdes, me shprese se shkrimet e tij do te hap nje fushate “Peshtyni mbi kermen”!.
MERO KE BERE NJE ANALIZE TE MIRE NE DREJTIM TE FEVE DHE POLETIZIMIT TE RASTEVE PO KE DALE NGA CAKU DEMOKRACI KU LEJOHEN TE GJITHA LLOJET E BINDJEVE QOFSHIN KETO KOMONISTE, SOCIALISTE APO DEMOKRATE me periashtim te atyre te dhuneshme fashiste .Nqftese duhet te pranojme ate qe ju ne disa shkrime e percaktoni kolazh demokratik atehere sduhet te analizuar dhe ofenduar keta persona ne idiote e ku e di une se ata dhe familjet e tyre kane mbajtyr mbi shpatulla gjithe peshen e luftes nac clirimtare qe na rjeshtoi ne krah aleateve. Ketu po ngrihet ne piedestal tradhetia dhe krimi dhe nuk shkruan dhe analizon askush per ta si rasti i Zogut e te jere pas tij. Midi atyre martireve qe ka varur portretet Rama dhe qeveria e tij mund te kete dhe bashke puntore te fashizmit e per ti bere qefin papes se jane katolike i vendosima kurse ketyre veteranve i kerkojme llogari pse ngrene portretin e komandanti te tyre te luftes per clirim.
Mero, mos i ofendo ata njereze te thjeshte qe s’na kane bere asgje.
Fajin e kane hajdutet e PD-se, ata po e sjellin Enverin!
Nese ti i thua “idiote” atyre atehere çfare mund te thuhet per deputetet e pd-se, kryetarin e tyre qe jane funderrina sepse ata po i mbajme me taksat tona dhe po na vjedhin.
Manifestimi me portretin e enver hoxhes eshte kundervenie e humneres ku na futen politikanet keto 23 vjet. Keto qeveri antipopullore qe na kane drejtuar ka mundesi te sjellin edhe Leninin jo me enverin. Mjere ku do futen pastaj fullanet e shqiperise.
Tani le te dalin trimat e Enverit qe jane ne PS dhe te bejne nje miting e te protestojne se i ka ardhur armiku ne shtepi, do jete gallate e madhe……
Perfundimisht jemi te pa reciklushem.
pse jan ” idiote ” ata njerez ???? sepse si lepin bythen mavive ashtu sic ben ti ?
jo mor hale jo …sjan idiote !
Preferojne qe te hajne buke misri dhe 1 gote dhalle , pak mish dhe noj vez vetem e vetem qe te jetojne te SIGURTE si ateher , pa vrasje , pa perdhunime , pa droge e pa ndotje , pa helme .
Te gjithe e dine se sistemi komunist nuk ishte ” Parajse ” por ne krahasim me demoKARcine e sotshme ai sistem ishte me te vertet ” lule ” .
Gjirokastritet kane qene te paret qe nuk e jane dashur Enverin ,kopilin
e Gjyles qe e zuri nga ferrat me Bimbashin ,Mbasi e kapen te dy duke bo
Dashni ,Cerciz Topulli urdheroi te vritej Bimbashi ,si qefliu i grave.
Ja dhe teksi i genges origjinale .
Te Rrapi ne Mashkullore
Foli Cercizi me goje
Mylazin largo tabore
Te kuqemi te behemi me boje
Per horlleqe nuk e kemi zakone .
Burra me namuz na thone .
Ke të drejtë Mero te gjithë ne Shqiperi shtiren duke te perfshire dhe ty “pucistin e 21 janarit” qe e keni harruar fare bashke me Edi Ramën.Te kemi mbeshtetur fuqimisht perballe ujkut Berishe por na vjen keq se ju po beheni trim i cartun me Enverin qe ka 30 vjet qe ka vdekur dhe po tregoheni pulastrene si komb me antishqiptarin me te madh te te gjitha kohrave me nder me thane Sali Qelberisha qe nuk eshte sa nje bole e Enverit
Duan apo nuk duan sot një pjesë e shqiptarëve dhe e politikanëve të tyre, në të ardhmen kjo do të quhet një ndër periudhat më të lavdishme e barabartë me atë të Skenderbeut, në mos më shumë. Historia i ka ligjet e saj, si dje, sot dhe nesër. Politikanët dhe gjeneratat e sotme janë të pazotë t’i ndryshojnë këto ligje. Ata janë të zot të përdorin propagandën e sotme si të duan, por janë të PAZOTË TË NDRYSHOJNË LIGJET E HISTORISË!
Sundimi 20-vjeçar i Napoleon Bonopartit i kushtoi Francës rreth 10 milionë të vrarë. Sa shumë e kanë urryer Napoleonin bashkëkohësit e tij, qytetarët dhe nënat franceze që i’u vranë djemtë. Prandaj duke shfrytëzuar këtë urrejtje, Burbonët e internuan atë, me mija kilometra larg Francës, në ishullin e braktisur të Shën-Helenës. Po Franca sot, MBURRET ME BONAPARTIN. Ajo nuk do t’ia dijë për të vrarët, për shkatërrimet, për krimet e tij, por PËR LAVDINË QË I DHA FRANCËS, sa ishte në pushtet. Prandaj e quan Napoleonin kapitenin më të madh të kohërave dhe i ka kushtuar deri tani rreth 200-mijë vepra!
Maksimilian Robespieri i famshëm, shefi i diktaturës jakobine, kryetari i Shpëtimit Publik, për dy vjet me firmën e tij, dërgoi në gijotinë mbi 2400 njerëz, midis të cilëve edhe miqtë më të afërm të tij, si Dantonin, Shometin, Ebertin etj, që kishin filluar të ligështoheshin. I takon kësaj periudhe vendimi i parlamentit francez, për çfarosjen dhe fshirjen nga harta të qytetit të dytë të Frances, Lionit, sepse bëri provë të rebelohej kundër republikës franceze. Është vendimi më i egër që është marrë ndonjëherë në histori. Megjithate, sot Franca e ka për nder që ka patur një njeri të tillë në krye të saj në atë kohë. Robespieri e kosilidoi republikën franceze dhe e mbrojti ate nga reaksioni feudal dhe rujalist. Sot francezët krenohen me lavdinë që u la Robispieri dhe nuk pyesin për krimet e tij!
Sot pas më shumë se 500 vjetësh, shqiptarët, festojnë me madhështi, krenohen me Skënderbeun dhe periudhën e tij. Askush sot nga shqiptarët nuk përmend, sa verë piu dhe sa mish hëngri Skënderbeu, sa kështjella kishte dhe si jetonte ai. Askush nuk përmend sot, se si u’a cungonte Skenderbeu shqiptarëve liritë dhe të drejtat, duke i mbajtur për 25 vjet rresht në luftë, duke i privuar nga liritë dhe kënaqësitë personale. Luftërat atëhere zhvilloheshin në verë dhe pranverë. Në këto dy stina shqiptarët në vend që të shijonin jetën, shijuan për 25-vjet luftën vdekjen, shpatën dhe shigjetën. Askush sot, nuk përmend se sa princërve shqiptarë i’u pre koka, se sa tradhtuan, sepse nuk ishin dakord me të. Ja këto “krime” të Skënderbeut në kohën e tij, shqiptarët e sotëm nuk duan t’i dinë. Atyre sot u intereson VETËM LAVDIA e Skënderbeut jo krimet e tij të atëhershme. Sot shqiptarët e kanë për krenari, që përballë një Europe të trembur, Skënderbeu i bëri ballë, superfuqisë më të madhe të kohës, Turqisë. Vetëm kaq. Kjo ka mbetur. Të gjitha të tjerat u zhdukën, u harruan me kalimin e kohës, me kalimin e brezave.
Kjo është logjika e historisë. Nga kjo logjikë, nuk shmangesh dot. Kjo logjikë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kësaj logjike do t’i nënshtrohet edhe Enver Hoxha dhe brezi i udhëheqëseve të Partisë së Punës që dolën nga zjarri i Luftës Nacional-Çlirimtare, që deshën t’i bënin të gjitha përnjëherësh, që deshën të mateshin me të mëdhenjët e botës, që sa ishin gjallë u matën me sukses me ta, duke i’a ngritur shumë lartë emrin Shqipërisë.
Sot është koha e gabimeve te tyre. Nesër do të jetë koha e lavdisë së tyre!
O gomor ,Napolonin don me e krahasu me Enver dylberin ??
ke te drejte mor zotni ,nuk krahesohet me Napolonin se ne kohe te tij u vrane 10 miljon franceze kurse enveri nga 1 miljon veta anlfabete ne 1944 e coi ne 3.5 miljon ne 1985. ke te e drejte.
Tamam, fiks me Radio Gjirokastren! Keshtu e duan!
ASHTE VU RE PJESA MA E MADHE E PD ASHT ISH SIGURIMSA E ISH BAKPUNTORT E TYRE KTA QE I SHERBYN ME SHUM ZELL ENVERIT.PRANAJ SALA NUK I HAPI KURRE DOSJET SE PD DO ISHT SHKRI.
Je i madh mero si gjithmone aktual
sikur te mundja do beja dy korrigjime te vogla.Titulli do shkonte me mire”Kur shterin te gjithe”,se kane shterur,nuk kane me fantazi as te shtiren,dhe i dyti do qe me mire per idhullin e demokrateve “ne varken dhe minderet e familjes Hoxha”;menderet ne vend te mindereve duket se ka dashur te thote z.Mero,por duket s’ka dashur ta çensuroje moderatori,hhahahahahaa.
Ke te te drejte Mero te gjithe shtiren pervec ketyre martireve qe iken se i vriste berisha ne toke dhe i mbyti italiani ne det.
Edhe qen apo mace te ishin do kishin uluritur organizatat per mbrojtjen e kafesheve ne amerike dhe europe.
Me duket hipokrizi bajate me ato martiret e fese katolike me keto engjej
Në 28 mars të vitit 1997, anija “Kateri i Radës”me 115 persona në bord, në përpjekje për të udhëtuar drejt brigjeve të Italisë, u përplas me anijen ushtarake italiane “Sibilla”. Për pasojë humbën jetën 81 persona mes të cilëve mjaft gra dhe fëmijë, ndërkohë që mbijetuan 34 të tjerë. Prej tyre, 57 trupa u gjetën, ndërkohë që 24 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Në tragjedinë e Otrantos, humbën jetën,
Zeqine Fejzaj, 61 vjeçe,
Blerina Fejzaj, 8 vjeçe,
Zonja Fjezaj, 36 vjeçe,
Mihal Fejzaj, 60 vjeç,
Fatos Fejzaj, 39 vjeç,
Roland Fezaj, 14 vjeç,
Oltion Fejzaj 13 vjeç,
Mimoza Xhavara, 32 vjeçe,
Kamela Xhavara, 9 vjeçe,
Majlinda Xhavara, 4 vjeçe,
Desantila Xhavara, 24 vjeçe,
Firdesa Xhavara 1 vjeçe,
Gerard Xhavara, 4 vjeç,
Majlinda Roshi, 38 vjeçe,
Qemal Roshi, 38 vjeç,
Roland Roshi, 2 vjeç,
Pushime Meminaj, 60 vjeçe,
Donika Idrizi, 40 vjeçe,
Elona Idrizi, 14 vjeçe,
Semiranda Idrizi, 11 vjeçe,
Romeo Andrea, 28 vjeç,
Silvana Andrea, 18 vjeçe,
Kristina Andrea, 2 vjeçe,
Bardhyl Lame, 37 vjeç,
Tushe Lame 38 vjeçe,
Artuela Lame, 35 vjeçe,
Kasiani Bestrova, 6 vjeçe,
Viktore Bestrova, 9 vjeçe,
Konstandin Bestrova, 2 vjeç,
Anife Begotare, 41 vjeçe,
Rezart Begotare, 12 vjeç,
Erald Begotare, 13 vjeç,
Zeman Avdia, 37 vjeç,
Nertila Avdia, 11 vjeçe,
Olsi Avdia, 6 vjeç,
Irma Greko, 21 vjeçe,
Kristi Greko, 3 muajsh,
Bardhosh Deliaj, 46 vjeç,
Burbuqe Deliaj, 45 vjeçe,
Melpo Sejdiaj, 46 vjeçe,
Hanëme Birçe, 41 vjeçe,
Besmir Birçe, 9 vjeç,
Lavdosh Kaja, 22 vjeç,
Robert Bajrami, 19 vjeç,
Miklovan Troqe, 17 vjeç,
Anastas Mërkuri, 30 vjeç,
Lindita Demiri, 12 vjeçe,
Lindita Demiri 12 vjece,
Bektash Tahiri, 47 vjec,
Andi Aliaj 17 vjec,
Teferi Saliu 48 vjec,
Lirim Bulla 17 vjec,
Zini Muça 27 vjec,
Ermal Xxhaka18 vjec,
Fatmir Geraj 28 vjec,
Kastriot Sharraj, 36 vjec,
përparim Mamanaj, 13 vjec,
Zylyma Sulejmani 22 vjece,
Krenar Sulejmani 27 vjec,
Alban Sulejmani 4 vjec,
Mirand Kaçuku, 28 vjec,
Kizeta Sulo 21 vjece,
Klodian Sulo 2 vjec,
Fiqiei Sulaj 30 vjec,
Ervin Sula 15 vjec,
Latif Berberi 53 vjec,
Maze Seferaj 31 vjec,
Brunilda Seferaj 25 vjece,
David Seferaj një muajsh,
Vjollca Kaçupi 22 vjece,
Albana Botrova 22 vjeçe,
Merita Ferko 32 vjece,
Bledar Ferko 10 vjec,
Fredi Ferko 8 vjec,
Viktori Kaçupaj 25 vjece,
Robert Llanaj 30 vjeç,
Kastriot Hasanbashaj 27 vjec
, Klorida Hasanbashaj 24 vjeçe,
Xhuljana Hasanbashaj 3 vjeçe,
Ilir Kicja 34 vjec,
Maringlen Bardha 16 vjec,
Fatbardha Sejdia 21 vjeçe.
Te nderuar shqiptare
as Adolf Hitleri nuk beri kete krim kunder njerzimit ne kete fare feje por kete e beri Italia nje vendi i Natos ,vendi I papes dhe Bashkimit Europjan.
Ishte koha qe perbindeshi Berishe urdheronte avjonet te bombardonin Jugun,te sulmonin Jugun me mercenaret e Veriut.dhe te hidhej lende kimike kunder populates civile.
A ka ngelur ndonje njeri me ndenja njerzore ne planetin e tokes se per “demokrate” e morem vesh se jane te gjithe.
Turp dhe neveri per ate popull,per ate klase politike dhe per ato intelektuale qe pertypin kashte dhe jonxhe ne ate vend te frikeshem me emrin Shqiperi
Mero
Ke bere nje artikullte bukur per tu lexur dhe thjeshte per tu kuptuar.Mete vertete qe Shqiperia eshte nje vend qe eshte i etur per tu zhvilluar.Po sa te jene njerez medioker qe e drejojne dhe sherbetore te perulu qe e mbajne ne kembe kjo corbe do jete.
Ky popull i vuajtur le ta haje corben deri ne fund,deri sa ta kuptoje qe ka dhe gjelle me shije te tjera.
Mero!
Kush ta jep te drejten t’i quash idiote ata njerez qe mbajne fotot e Enverit ne xhep apo ne duar? Pse zogistet e paskan kete te drejte, pse ballistet, pse demokratet apo socoalistet e jo komunistet? Apo per zgjedhjen e Lulit si kryetar bashkie ne Tirane, komunistet ishin burra te mire dhe tani qe nuk jane krah Lulit e Sales jane te keqij e idiote? A do te thote demokraci qe secili mendon dhe perkrah e simpatizon cilin te doje e kur te doje, apo jemi ne demokraci por mendojme si ne diktature. Sepse edhe Fevzo, kerkonte mbreme qe te arrestoheshin komunistet apo nostalgjiket e Enverit.( !!??) Keto jane cudira dhe ti ke rene ne te njejten linje me Fevzon, me antidemokratet qe hiqen demokrate sa per sy e faqe por pelqejne diktaturen? Me befasove me emertimin e veteraneve ” idiote”.
E tmerrshme. Cfare gazetarie.
Derisa I ngrihet busti ne mes te tiranes nje tradhetari, pse nuk ju ngrika fotoja e nje herii?
Apo sepse e mori ky heroi, meren nga coban dhishe dhe e shkolloi pa leke. Po te kish qene kjo demokraci e hidhetarit te madh mere, ky do ishte coban dhishe akoma ose duke vjele ullinjte e grekut.
Merja e ka koken bosh nga jashte e brenda
Mere je I madh. Fantastik.
Degjo tani.
Po behesh si dy pika uji me fevzon.
Koka pa lesh nga jashte e bosh nga brenda.
Do filloj populli te urreje. Kujdes plako.
Do te urrejne si fevzon.