Hakmarrja e Fullanit!

12 Shtator 2014, 19:21Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Më në fund Fullani i mundi. Aty, i mbyllur në një qeli burgu në Tiranë, i tradhtuar për një javë nga të tërë, i braktisur nga miq dhe politikanë, të cilëve ai u shërbeu, ai më më fund ia doli.

Ditën që ai shkoi në Gjykatën e Tiranës, askush nuk e priste para gjykatës. Berisha, i cili dhe për Xhelal Mziun çoi 50 vetë, për Fullanin nuk lejoi askënd të shkonte aty. Frangaj, Fevziu dhe gjithë eskorta e tij mediatike, që me paratë e Bankës së Shqipërisë kanë bërë uikendet me jahte të shtrenjta në Mesdhe dhe në hotele të Evropës, po ashtu heshtën. Ishte e pashembullt që në një çështje që ndante opinionin publik, kishte vetëm një pakicë që kritikonte, mes të cilëve dhe unë, dhe një shumicë që heshtte, që ishin miqtë e tij. Kjo është ndoshta e vetme betejë publike në historinë e medias dhe politikës ku viktima nuk kishte asnjë avokat publik.

Dhe kjo braktisje vazhdoi thuajse 6 ditë, derisa Fullani lëshoi disa mesazhe të koduara nga qelia, se ishte i tradhtuar dhe do fliste. Edhe pse dukej paksa banal në mesazhin e tij, të cilin e bëri dhe më qesharak avokati i vet, që fliste për zilira estetike dhe erotike, në të vërtetë Fullani ia arriti t’i trembë miqtë e tij, që e braktisën.

Dhe e enjtja ishte një ditë e madhe për të.

TV Klan, i cili heshti pë rnjë javë, duke shpresuar se Fullani mund t’i merrte me vete pazaret me ta, shpërtheu në mbrojtje të tij. Edhe pse pa asnjë argument, ai qëndrim ka shumë rëndësi jo vetëm për Fullanin, por dhe për shoqërinë shqiptare. Ai është ndoshta i vetmi zhvillim pozitiv i kësaj krize, pasi një palë mori guximin të mbrojë krimin. Më e keqja ishte ajo që po bënin, që kishin fshehur kokën si struci me shpresë se me Fullanin kundërshtarët e tij do mbaronin punë shpejt dhe ata do të shpëtonin milionat që i kanë grabitur kësaj shoqërie përmes tij.

Kryestruci i kësaj historie, është dhe njeriu më i pabesë i këtij vendi, Sali Berisha, që në mënyrë të pazakontë u shtir si i sëmurë për shtatë ditë, mbylli telefonat dhe bënte sikur nuk kishte ndodhur gjë. Njeriu, që merret me hollësitë më perverse të këtij vendi, që përgjon dhe “periodat” e grave të kundërshtarëve, u zhduk nga qarkullimi sapo prangat shtrënguan duart e Fullanit, me shpresë se me të do të mbarohej punë shpejt. Por sistemi funksionoi kundër tij. Edi Rama e ruajti distancën nga kjo histori qysh nga fillimi. Edi Rama i qëndroi larg kësaj historie, duke bërë nervozë socialistët dhe fatkeqë opozitarët, dhe moderoi akoma më shumë qëndrimin pas arrestimit të tij nga prokuroria e Berishës. Ishte ky qëndrim viskoz i Edi Ramës, që ndali revanshin dhe i la zbuluar “miqtë” e vërtetë të Ardian Fullanit, që menduan se po lajnë hesapet me të përmes duarve të Ramës. Edhe pse ishte në të drejtën e tij të shkarkonte Këshillin Mbikëqyrës dhe të thërriste seancë të jashtëzakonshme për Guvernatorin e ri, Edi Rama vazhdoi sikur të mos kish ndodhur asgjë. Kjo i la si peshku pa ujë gjithë ata që e përdorën Ardian Fullanin si depo parash për bizneset e tyre në politikë dhe media, dhe shpresuan se me të do lanin duart me ndihmën e të tjerëve. Kjo ndihmoi dhe Ardian Fullanin t’u dërgonte atyre mesazhin e koduar se po tradhtohej.

Dhe sot jemi të qartë. Një bandë mediatike, e cila është modeli më i shëmtuar i gjithë historisë së Shqipërisë se si një media që përfiton nga pushteti, zapton prona dhe bëhet milionere, kërcen përpjetë kur drejtësia vepron me arsyetimin se këtu kanë vjedhur të gjithë dhe nuk ka pse arrestohet vetëm njëri. Më i pabesi prej tyre Sali Berisha, ndërkohë fare papritur shërohet, hap telefonat pas 7 ditësh, “mëson” çfarë ka ndodhur dhe thotë dhe ai një budallallëk sa për t’i treguar Fullanit se nuk e ka braktisur, ndaj nuk duhet të flasë.

Gjin Gjoni, i caktuar të bëjë shërbesat në gjykatë, u tërhoq dhe shorti u rihodh duke caktuar një trupë të re gjykuese. Pra, mjaftoi vetëm një presion i vogël nga viktima dhe vazhdimi i presionit nga opinioni publik, që secili të shkonte në vend të vet. Frangaj dhe banda mediatike, që turpëron median shqiptare, zuri vendin që i takon si mbrojtëse e hajdutërisë, Berisha vendin që i takon si kryehajdut, dhe Fullani vendin që i takon si mbajtësi i çelësit të Kutisë së Pandorës.

Ndaj nuk ka asgjë për t’u shqetësuar nga ajo që ka ndodhur. Ka ndodhur një gjë pozitive, e vërtetë dhe dobishme për shoqërinë. Palët janë ulur në karriget e tyre. Ndryshe pas disa muajsh do dëgjonim se Fullanin e shkarkoi Fevziu me Lubonjën, dhe Sandri ndihmoi Ramën të kuptonte çka ndodhur në bankë.

Tani gjithashtu jemi të qartë se Berisha kërkon ose destabilizimin e Bankës, i cili nuk u arrit me arrestimin e Fullanit prej tij dhe shpresën se do ikte gjithë Këshilli Mbikëqyrës, ose të bëjë urgjent avokatin e Fullanit, tani që ai kërcënoi se mund të flasë sepse u ndje i tradhtuar.

Gjithçka çfarë ka ndodhur është një leksion dhe për Ardian Fullanin. Është një leksion që nuk tregon vetëm se miqtë e tradhtuan në ditët e tij më të këqija, por dhe një kujtesë që sekretet zakonisht marrin me vete ata që duan t’i ruajnë me çdo kusht. Ato nuk vlejnë gjithë jetën si shantazhe. Sekrete të tilla janë njëpërdorimëshe. Pastaj herën e dytë, vrasin të zotin. Është dhe tetori perpara, dhe kemi përvjetorin e të ndjerit Trebicka që kërcënoi Familjen me sekrete.

78 komente në “Hakmarrja e Fullanit!”

  1. Qife Topanxha says:

    Zenin ne burg! Hajde Zirkon dhe Altin, hidhuni dhe kerkoni qe te arrestohet Zeni, si trafikant dhe hajdut. Ky eshte denimi maksimal per Sali Berishen. Fajet e eterve i lajne bijte, o Sali.

    1. shkolla e partise says:

      Urdherin per arrestimin e Fullanit e ka dhene vete Berisha o Mero.
      Ushtar Llalla nuk mund te trimerohej ndryshe.
      Fullani ishte mik i Metes jo i Berishes.
      Berisha nuk ka pse trembet prej tij, Meta po.
      Ti vete ke bere nje portret ca muaj me pare ku thoshe qe te ishte per Berishen, Fullani nuk e merrte mandatin e dyte, por nderhyri Meta per shkak te gruas se Fullanit qe gjykonte videon e tij.
      KEshtu qe Mero vllai, ose je perdorur pa dashje nga Saliu ne kete histori, ose e di dhe pale pse i bie fyellit ne nje vrime

      1. BOJKOTONI TV KLAN says:

        Tv Klan duhet bojkotuar nga te gjithe, sepse eshte nje TV qe ka vjedhur parate e Shqiptareve dhe mbron gjithmone hajdutet sic po mbron edhe Fullanin kesaj rradhe.

        Eshte turp qe Edi Rama vazhdon te shkoje tek ky televizion i korruptuar. Nqs ska gjykata qe ta denojne TV klan, te pakten Edi Rama s’duhet te shkoje tek Fevzo.

        Bojkotoni TV klan

        1. Net says:

          Provoni te Hetoni se ku shkuan leket e AUTOSTRADES SE DURRSIT… qe duhet te shkonin per te rregulluar “AUTOSTRADEN”, i thencin se e kane bere si rrug lagjeje, por SHKUAN per te RREGULLUAR “AUTOSTRADEN” e TV KLANIT per ta bere HDD se kjo na mungonte ne. Dhe kjo vetem me LEKTE E KETIJ POPULLI QE PERDORET VETEM SI LOP PER TU MJEL…

          HETOJINI DHE SHIKONI SE KU JANE DHE KUSHA UA DHA ATYRE TE TV KLAN-it.

          O JU QE MENDOONI SE PO GENJENI KETE POPULL… Kot nuk thote populli vesh ka edhe muri… Por prisni se do tu vije dita…

      2. Marko Boçari says:

        Po foli fullani mori fund njiher e mir maloku dhe shpura e tij qe ka 24vjet qe vret e vjedh ne ket vend

    2. Edi Rama says:

      Ka qene “Opinion”-i me i qelbur qe mund te kem pare ne ate TV.

      Mbledhur badakçinjte e Shqiperise per te diskutuar a beri mire apo beri keq Prokuroria qe arrestoi Full hajnin!!!!!!!!

      Turp,turp,njeqind here turp.

      1. besnik says:

        Pergjigja me e duhur eshte distanzimi nga deklaratat e “kryeplakut” dhe bandes se tij mediatike ( klan&fevziu e company) Duke i dhene kohe organit te prokurorise e gjyqesorit ti vazhdojne punen e nisur Duke shpresuar ne “PAMVARESINE” e ketyre organeve te “pavarura” ( edhe pse eshte habi qe pushuan hetimet per Imamin e kompany)…..

    3. Epiriiiiiii says:

      Hhahahahahah je i PaPrare fare. Mero Djali…….. si ishte ai Muhabet……. Berisha Meret, Pergojon edhee PERIODAT e Grave te kundeshtarve. hahahahahahaha ca Burr Kurve qe eshte. hahahahahaha

    4. Kasollja says:

      Katrahure ne Opinion te Fev-Ziu,ku Frangaj Denglaxhiu
      u be si Prefekt i panelit.Duhej bere sic donin.
      Ndaj;Nderhynin!Cirreshin!dhe tundnin Gishtin,per te thene
      se ketu jem Une!Po,Fullhajni ne qender.Me siguri Sali banditi
      e ndiqte .Madje mori frymezimin qe te nesermen(sot) i Catallosur
      u vervit si bishe ne mbrojtje te Fullhajnit,me te cilin e
      lidh Sekreti!Paraja!Orexi dhe Pronat! Transkasioni po se po!
      BurgosjaeFullhajnit -Dhimbje evertete,Perkujtimi i A.Hajdarit
      vetem si per Sebep!Fullani i gjalle nuk duhet te deshmoje! se eshte e madhe vjedhja,ndaj edhe bashkepunimi eshte i pandare!Kjo e ka tronditur Saliun.
      Me Fullhajnin nuk ka si te komunikoje.Edhe Frangaj nuk ka faj;I iku
      miku qe ja shtronte pa hesap.Fev-Ziu Dhelperak!e perdridhte Shoun ku
      gjithsesi Fullhajni te dilte i Lare! Bishtuku Kandidat,si gjithmone nen efektin e Haloperidolit,Sy te Catallosur dhe nga Goja vetem Vrrere!
      Kjo eshte detyra e tij,e ka qysh nga femijeria qe si Spiun ju rrit
      Madheshtia!Te gjithe pra Karavidhet e Shportes se Saliut.qe A.Stefani
      dhe Y.Rakipi i Shkunden si te kapur Gafil!…
      Do bejme nje Shou tjeter bertiste Fev-Ziu me teme mbi kredite e keqija neper bankat e niveleve te dyta!Dhe gati sa nuk tha se te ftuar do kemi edhe guvernator Fullhajnin! Dhe e di pse? Sepse Frangaj artikulonte fantazine e tij,gjoja do vije koha qe per nje vend pune do paguhen dy Rroga! Sa qesharake! madje gati sa nuk e nxorren qysh mbreme nga Burgu!
      C,fare Torrollakesh.Mbajne Sekretin pa cka se vetem nje popull i tere eshte ne dijeni te atij mega Skandali te Fullhajn-Sali FevZi,Frangaj,Basha Balli!Sa shume qe jane keta Batakcinj.

    5. il Gusto says:

      si qen fliste ai Aleksnderi edhe sonte tek Zone e lire nuk ka pushuar,…
      http://bit.do/Fullani-do-hakmerret

    6. Tarrasi says:

      Nuk sherohet kanceri me aspirina.Le te arrestohet kush te doje,po nuk u arrestua Saliu,ideatori i kesaj makinerie vdekjeprurese,nuk gjen qetesi ky vend.Ngrihu Avni Rustemi nga varri.A ka burra ky vend?

    7. O Mero djali; Ti ke shume te drejte se e njeh shume-shume mire bishen Berisha dhe cakenjte Mediatik Frangaj+Fevziu+Balliu+Cupi+Lubonja+Hoxha (qe realisht sot jane biznesmene me para te vjedhura ketij Populli nga Berisha me femijet dhe kusherinjte e tij), por ka disa dite qe edhe Fatos Nano nga Viena-Austri komunikon intesivisht me orar e pa-orar me Berishen e Bashen (fut ketu dhe Kac Islamin qe i ka shpetuar e i ka thene nje miku te tij qe: “”SHEFI ne Viene eshte terbuar per arrestimin e Fullanit, ketij debili qe ka ngelur per vjeshte disa here si ne Gjimnaz edhe ne Fakultet dhe nuk di se ku eshte Banka e jo me ta drejtoje me dy-mandate… SHEFI ne Viene po i telefonon fuqishem te gjitheve qe ka lidhje e sidomos Medias, atij pra; Fevziut dhe Frangajt, ketyre u eshte dhene FLAMURI per te bere shantazh Prokurorise e Gjykates… Nje ZOT e di si do shkoje kjo mesele, por po u denua dhe foli sado pak Fullani, do marri me vete shume, shume po te them, se eshte vjedhur shume sa nuk dihet fundi… Ne loje eshte futur edhe gruaja e tij qe si torollake qe eshte ka folur poshte e larte se e ka situaten e kapur mire ne cdo Gjykate tashme, dhe se ka perkrahjen e ish-SHEFAVE dhe 99% te Mediave qe per Fat i kemi Ne ne dore… E kupto vete ti – i drejtohet Kaci bashkefolesit te tij Mik- se sa para te pista e te vjedhura qarkullojne ne kete vend…). Mero djali besoj se edhe kjo eshte mjafte domethenese se ku ka arritur Mafia Berisha+Nano ne kete vend dhe rreziku i kesaj Mafie qe kontrollon gjithcka, ku ne krye te saj pervec dy-SHEFAVE (Berisha+Nano) ka dhe shumicen e pronareve apo analisteve te Mediave, sidomos Klan-Media-Grup qe udheheq.

    8. Bureto says:

      Kush nuk ka pare ne Tv Klan, emisionin “Zone e lire” te dites se djeshme, ua rekomandoj ta shihni te perseritur. Kulmi arriti, kur Berisha, qe mesa dukej e kishte inicuar vete ate sekuence, nderhyri ne ora 1.00 te nates, ne telefon per te ndihmuar debatin. Aty do te shikoni sesi Berisha, Frangaj dhe Fevziu tregojne ne TV e tyre, edhe njehere fytyren e tyre te zhytur deri ne fyt me m…Se edhe turpi turperohet kur e teperon. Por jo! Kjo skote nuk njeh kufi. Turp!!!

  2. shkodrani says:

    Nuk kam pa emision ma te dhime se ai i mbramshmi kur Koqe Frangaj dhe Cim Gjotosh palloshi mbronin idene se arestimi i Fullhajnit asht ba nga Edvin Kristaq Rama.
    O palloshat e lales.
    A keni ndigju ju per do miliarda qi jan vjedh ne njat banken e Fullhajnit?
    Po ne dum me dit ku jan njato pare or taj.
    Po ne dona me dit, a do te kthehen njato pare njaty ku ishin, se jan paret tona or kaqola pa koqe.
    Nuk e di se ku e gjeni njat kurajo me dal e me than brockulla ne njat palo tv klan.
    Ju marte ene ju Fullhajni me vehte,or paci faqen e zeze

    1. Diabolik says:

      Aleksander Frangaj, Blendi Fevziu, Artan Hoxha etj me kujtojne gjeresisht ate shprehjen se : Bijte e prostitutave do te ekzistonin perhere edhe nese keto te fundit do te zhdukeshin pergjithmone nga qarkullimi …..

      1. Luli i Sales says:

        Ke harruar MERO BAZEN …

      2. ARUSHA says:

        KUSH E KA THENE KETE SHPREHJE TE LUTEM ?

  3. albania says:

    Drejtesia te veproje njelloj per te gjithe pushtetaret.Para fullanit duhet te arrestoheshin shum te tjere sepse nuk eshte vetem ky qe ka vjedh.

    1. mara says:

      jam dakort…por habitem qe si nuk nje nje fije turp o Mero…se plaku Mere nuk behesh dot.Te shan, te lan ,te lyen dhe pastaj te rreh shpatullat.Ky je ti

  4. Aty says:

    Me shume se e qarte. Kur gjithkush e shpall hapur pozicionin e tij, gjerat behen me te thjeshta dhe diversionet nuk mund te ngjisin. Rama ruajti gjakftohtesine edhe ndaj mllefit tone si shoqeri civile, sikunder ruan edhe te drejten e ligjshme te vazhdoje me reformen ne drejtesi. Pa harruar se i mbyturi te mbyt.

  5. Billy1 says:

    E pane te gjithe se Berisha dhe Basha jane kunder popullit. Vjedhjen e bankes dhe arrestimin e Fullanit e quajne hakmarrje te Rames. Po pse Fullani degjon Ramen per te vjedhur banken?

  6. bankieri says:

    Kjo lloj llumnaje me berishovicin ne krye,dhe frangovicet dhe gjithe banda e hajduteve eshte ne merak te madhe,se mos e hap llapen hajduti full-hani,dhe i bejne shoqeri ne qeli.

  7. Kris says:

    Poshtersia, e Blendit, me dirigjent Berishen dhe Sandrin,te ben, te shikosh ,se kush eshte Lubonja apo Artan Hoxha.Prokuroria, arrestoi Fullanin, pasi gjyqtarja firmosi arrestimin e tij.Por, krimi ne Shqiperi ,e ka emrin Berisha.Keta analiste, qe jane te shitur te Blendi,lexo Berisha,jane llumi I shoqerise shqiptare.Klani dhe Sandri e kane vendin ne burg.Mbreme, prokuroria duhet ta kishte pritur Sandrin jashte ,per ta arrestuar,per ti kerkuar atij te vertetoje akuzat kunder prokurorise.

    1. mara says:

      nuk e harroni refrenin :fajin e ka Berisha!

  8. aldo says:

    Te rende e ke doren oMero por sepse tingellon perfekt nje zot e di

  9. muzapopullore says:

    Fullanit I duhet printuar nje kopje e ketij kryekriptogrami – Fullani ka shansin te behet hero. Zbraze Fullani barkun mos ma harro Frangajn dhe Fevvzo.impotentin. Ske si harron Berishen dhe Eli-sa-beten kuptohet. Te erdhi dita tju q…. ketyre moterq……. qe ste lane brime pa te perdorur.

  10. ari says:

    shum i zgjuar u tregua kryeministri me menyren e tij qe nuk po fliste, i la kundershtaret me goj hapur nuk dinin per ca ta akuzonin kur u arrestua fullani. po dhe pak e kurrdisur ky arrestimi jam i sigurt qe kryeministri e dinte qe ne fillim qe do arrestohej nga ajo mbajti ate qendrim, dhe la 7 dit berishen te mendohej se ca duhet te fliste. ketu ne shqiperi jan mjeshtra te intrigave do ti kishte zili dhe cia keto metoda qe perdoren ketu

  11. Shkrim fantastik .
    Lodra bie per ata qe kane veshe.
    Groshet e keqia dozen mbi uje.Tani le ti mbledhim dhe ti hedhim ne plehra.
    Ne keto momente populli eshte I qarte: Kriminelet se shpejt I ne bangon e te akuzuarve.
    E drejta nuk harron megjithese ndonjehere vonon. Por perseri themi se nuk eshte shume vone.
    Shqiperia se shpejti merr fryme lirisht. Cdo gje do te shkoje ne vendin e vet.Ingranazhet e demokracise do te punojne rregullisht.

  12. babec says:

    Saleh Sunit El Talebi ne burg nje ore e me pare!!!

  13. Aleko says:

    Me hapur se prononcimi Berisha Frangaj ska ku shkon.Besoj se edhe lolot e tyreqe i adhurojne mund te kene kuptuar dicka.Urojme qe te vertetat te dalin ne shesh dhe ti mesoje gjithe populli shqipetare.LE te marrin cka meritojne gjithe mafiozet qe i kane frymen ketij populli per 24vite me radhe.Le te shpresojme….

  14. Butrtinti says:

    I nderuar Z. Mero ! Edhe Sali Zagari, Antishqiptari me i terbuar e di mire se ne qofte se prokuroria do ti shkoj deri ne fund ketij muhabeti nuk ka nevoj te flas fare Full hajni ajo e di se ku mund te merren te dhenat per zullumet e tij Berisha leh per te trembur Prokurorin S’dihet mund tja arrij qellimit . Ati kemi llaaaaa llan metej kemi gjonin se fundi kemi edhe curukun President Por kemi edhe disa te majte si Ilua . Jane pune shume te thella keto ,o mero djali.

  15. Merushja nga Mbrostari says:

    Shkrimi me i mire qe kam lexuar per kete vit. Bravo Mero. Sa per opinjonin e Fevzos ay mbreme u varos perfundimisht per Shqiptaret normale. Codi si e hengri doci Fevzo. Ay zakonisht e shet lekuren shtenjt.Sa per Sandrin ai nuk cuditi njeri: Gomar ka qene dhe gomar do te mbetet.(Apo ishte opinion me urdher nga lart?). Ngjante me uverturen kur qysh te nesermen filluan ne kor te pellasin gomeret e medhenj.

  16. Vasili says:

    I pa ariteshmi MERO,fleminderit o vigan i gazetarise shqiptare.Ndoshta e teproj por nuk gaboj kur them se gjith shtypi shqiptar para k/artikujve dhe analizave tuaj duken thjesh si kopjce apo shtojce e gazetes.TemA.Me kete zberthim qe i ke bere daljes se qoftelargut ne skene mbas nje jave si dhe quravecit te Klanit me opinionet mjerane te Fevziut,doli zbuluar koka e mafies ne shqiperi.UA sa bukur dhe me ne fund FULLHAJNI foliduke e nxjere keshtu ariun nga strofka.Urime o meshirimi i halleve te popullit qe te jemi borxh per jete per punen titanike qe po ben edhe njehere FALEMINDERIT.

  17. shpetimi says:

    Ne kete turbullire ujrash te ndyra, balta dhe llumi i felliqur Sali Berisha dhe media e tij e ndyre TV Klan, precipituan dukshem duke dale haptas ne mbrojtje te Fullanit.Pjesmarresit e ketij paneli, po e shesin teper lire integritetin e tyre duke qene te pranishem ne keto palo emisione, ku edepsezi Frangaj i kanos per ndonje fjale qe ata thone dhe hiresia e ketij pisi nuk eshte dakord.
    Tani kjo bande me ne krye Berishen eshte gati te bejne cdo gje per te cilen mendojne se mund te zhdukin gjurmet e vjedhjes dhe destinacionin e parave te vjedhura.Mos u cudisni kur te sulmojne prokurorine si edhe autoret e vjedhjes te burgosur.Shteti duhet te marre masa ekstreme per mbrojtjen e prokuroreve dhe krimineleve te prangosur te cilet dine shume gjera.

  18. CARLHAINZ says:

    O MERO.BUKUR FULLANIN E NJEH SI EDHE SHUME GJERA TE TJERA,BRAVO VAZHDO KESHTU.POR COI ATA INVESTIGATORET E TU NEPER NDERMARJE,KU PUNETORET SHFRYTEZOHEN DHE NUK I PAGUHEN SIGURACIONET(PER PENSIONIN)E TYRE E KAM FJALEN………PADRONET ETYRE PASUROHEN GJITHNJE E ME SHUME NDERSA PUNTORET ETYRE (SKLLEVERIT)RREZIKOJNE TE PUNOJNE NJE JETE PA SIGURIME SHOQERORE.DMTH PA TE ARTHME …PA PENSIONE….ISHA NE SHQIPERI KETE VERE.NE NJE PLAZH(TROPIKAL)NUK KAM ASGJE KUNDER CMIMEVE…POR I TERE STAFI ISHTE I PA SIGURUAR….TE LUTEM NDIHMOJI FUKARENJTE………SEPSE DO TE JEMI PRAPE NE QE DO TE PAGUAJME PER TA (DUAM ZDUAM)

  19. Ariu says:

    Ne kushtet kur gjerat jane delikate (ne kuptimin e zhvillimeve ekonomike ne vend) duhet nje patriot ne krye te bankes qe te mos kete meshire per ata qe abuzojne dhe e dine qe banken mund ta perdorin si te duan, por qe edhe garanton popullin e tij se eshte ne te njejten ane.

  20. tata says:

    Tani mbas programit qe beri Frangaj ,duke i dale ne mbrojtje Fullanit debil
    sikur hoqi nje barre te rende para Fullanit ,tani eshte i justifikuar qe
    mbrojtjen publike e beri ,packa qe nuk mund ta ndihmoje aspak. Frangaj,Fejzo vetem sa diskretituan veteveten ,megjithese atyre i ka dale boja me kohe .Fullani duhet te jete i ndergjegjeshem ,qe kjo dite do te vinte per te ,Fajet i ka vete qe eshte i lindur budalla . Prej atyre qe Fullani pret te ndibmohet ,ato kane rene vete nga kali ,nuk e ndihmojne
    dot.Le te shpresoj se mund ta ndihmoje Eriku duke shkuar ne kishe .:D ? ?

  21. blendi fejziu=sala qeros says:

    Ca pyetje per ndonje lexues kompetent dhe dashamires:

    A eshte e verete se Blendi Feziu e ka rrogen mujore 30-40 mije dollare ne muaj ? ….dhe nese eshte e vertete a duhet te taksohet super rroga e tij dhe nese duhej taksuar a duhet te arretohet per evazion fiskal 10 vjecar si Al Capone..

    A eshte e vertete qe gjyqtari i Vlores Konomi ka patur nje sherr me fejziun per tokat…dhe eshte paguar killeri profesionist nga ai dhe gestapo e tokave te dinastise berishajve ??

    1. ana says:

      Po ..eshte shum e vertet…!!!

  22. esmi says:

    je i madh o mero baze. vetem ti e kryqezon kete sal vicidolin.

    1. tirona zemra ime says:

      Sala ja cau Meros te gjitha brimat dhe Mero bertet jo jam e virgjert. Po gojen ja ka ca me shume qe te ulurasi akoma me shume.

      Turp gazetar i “pavarur“.Trego per cilen tutor punon o kara kurve.
      PSE FMN iku me vrap?????? Guvernatori sido qe ta kete emrin eshte Simbol i nje institucioni te pavarur. Arrestimi i Guvernatorit per akuza qesharake ka trembur te gjithe finanzieret e institucioneve te huaja. Pse nuk eshte arrestuar shefja e FMN mbas akuzes qe i eshte ngritur ne france per korrupsion?????
      Thuaj Edit edhe nese dukje po mban distance nga ngjarja me guvernatorin ai eshte plotesisht i involvuar me kamikazin e tij Erion Brace dhe Emerlinda Meksin.Pse nuk thua nje fjale per Meksin qe i beri presion keshillit.Keto jane gabime amatoresh qe po ben Edi dhe tymi nuk do te vonoje…..

  23. perkthyesi says:

    EDI RAMA NUK KA PSE TE VEPROJE ME “DORASHKA” POR DUHET T’I BEJERE ME GRUSHT FOR TAVIOLINES SE TIJ KRYEMINISTRORE QE JA DHA SOVRANI.

    Per kete gje le te hedhe nje sy nga Kroacia qe fet e fet zbuloi ne Vrimen e Miut ku ishte fshehur ish Kryeministri Sanader dhe e denoi po fet e fet me nje proces gjyqesor fare te hapur per kuserine e fondeve publike.

    Po Saliu jo vetem qe ka vjedhur si bandit enverist, por ka vare njerez te pafajshem njesoj si Enveri? Prandaj ka ardhur koha qe ky DEMON komunist te ndeshkohet per krimet e tij bashke me Enverin, jo me ane te FINTEVE “VISKOZE” te moderuara sipas teorise “Fshihu pas Gaxhoit”, por duke ja perplasur ne sy Sali Kriminelit te VERTETEN LLAHTAR, TE “NGRURTE” dhe te pandyshueshme:

    MOS QESH ME SHQYPTARET O SALI KRIMINELI, POR QAJ ME LOTE SIC QANE GERDECARET KUR I GROPOSE ME BUMJEN TENDE DHE TE SHEKLZENIT!

    Kete gje duhet urgjenitsht ta beje Edi Rama qe te rifitoje besimin e miletit, mjafton te shikoje kroatet, por edhe shume popuj te tjere qe kane guzimin te mos fshihen “Pas Gaxhoit” me “VISKOZITETE” debile dhe pa kuptim per te ndeshkuar kriminelet e tyre me pushtet. Kjo pozite do ta afroje me teper se kurre vendin tone me BE.

  24. perkthyesi says:

    EDI RAMA NUK KA PSE TE VEPROJE ME “DORASHKA” POR DUHET T’I BJERE ME GRUSHT FORT TAVOLINES SE TIJ KRYEMINISTRORE QE JA DHA SOVRANI.

    Per kete gje le te hedhe nje sy nga Kroacia qe fet e fet zbuloi ne Vrimen e Miut ku ishte fshehur ish Kryeministri Sanader dhe e denoi po fet e fet me nje proces gjyqesor fare te hapur per kuserine e fondeve publike pa patyr fare nevojen e finteve “VISKOZE” qe permend ketu Mero Baze.

    Po Saliu jo vetem qe ka vjedhur si bandit enverist, por ka vare njerez te pafajshem njesoj si Enveri? Prandaj ka ardhur koha qe ky DEMON komunist te ndeshkohet per krimet e tij bashke me Enverin, jo me ane te FINTEVE “VISKOZE” te moderuara sipas teorise “Fshihu pas Gaxhoit”, por duke ja perplasur ne sy Sali Kriminelit te VERTETEN LLAHTAR, TE “NGRURTE” dhe te pandyshueshme:

    MOS QESH ME SHQYPTARET O SALI KRIMINELI, POR QAJ ME LOTE SIC QANE GERDECARET KUR I GROPOSE ME BUMJEN TENDE DHE TE SHEKLZENIT!

    Kete gje duhet urgjenitsht ta beje Edi Rama qe te rifitoje besimin e miletit, mjafton te shikoje kroatet, por edhe shume popuj te tjere qe kane guzimin te mos fshihen “Pas Gaxhoit” me “VISKOZITETE” debile dhe pa kuptim per te ndeshkuar kriminelet e tyre me pushtet. Kjo pozite do ta afroje me teper se kurre vendin tone me BE.

  25. plaku says:

    Sapo e pashe panelin “Opinion” ne internet. Nuk e di por une nga ky panel pashe se :
    – Ky Frangaj eshte nje derr harbuti dhe arroganti qe vehten shok ka. Prdor nje fjal0r rrugaci, ngrihet ne mes te emisjonit dhe shkon e pi cigare, ngrihet dhe pa leje te drejtueesit te emisjonit shkon tek Artan Hoxha, dhe ndersa te tjeret diskutojne, ky injorant konsultohet per dicka me Artanin.Ishte hera e pare qe e shifja dhe degjoja kete harbut te lindur.
    – Nga te pese pikat e akuzes del kjarte se Fullani eshte arrestuar kot nga policia me urdher te prokurorise.
    – Prokurori me kete arestim beri nje autogol.
    – Mendoj se Fullani do te lirohet dhe gjyqi do ti behet duke qene i lire ne shtepi.
    – Te gjithe anetaret e panelit kishin ardhur te pa pregatitur me perjashtim ndoshta te Artan Hoxhes, i cili edhe kete radhe, ndoshta pa rene shume ne sy mbronte Berishen.
    – Paneli, tregoi nivelin e ulet te publicistikes shqiptare.

  26. Kendveshtrim tjeter says:

    Duke njohur me themel shkallet e gjykatave shqiptare,Berisha zgjodhi “heshtjen” ne shkallen e pare,per ti dhene urdher Apelit,per lirimin e Fullanit.
    Gjykata e Apelit eshte dyfish e kapur,Gjin Gjoni duke e pare Fullanin se s’ka gomisteri qe ta “ngjite”,u terhoq,per ti hapur rrugen gjyqtarve te “shortit”,vartesve te gruas te Fullanit.
    Pushtetet e “pavarura” jane te kapura nga Berisha,per te mbrojtur familjen dhe mbeshtetesit e tij.Ai ka pervoje enveriste ne kapjen e pushteteve.
    Nderhyrja e Berishes eshte provokim, per te mesuar se deri ku ka aritur prokuroria,me provat e saj.
    Ne kutit e BSH,patem fatin te mos i shikonim te mbushura me gazeten 55,RD etj por kjo shpure ka zhvatur leket per te mbijetuar ne lluks.

  27. gora says:

    o Mero poi semure eshte more nuk te besohet! ai u lodh e u semur nga thyerja e rekordeve te notit.

  28. eli says:

    Kur do te futet ne burge ujku plake …..Fol Te verteten Fullan qe te rasin berishen brenda

  29. kalopi says:

    Prokuroria shqiptare eshte para nje prove te madhe.Do beje drejtesi apo do te gjunjezohet si gjithmon.populli pret ndryshimin e madhe.Ju e vendosni.Ne shresojme.

  30. ona says:

    Emisjon me te felliqur se ai i mbremshem nuk kisha pare ndonjehere,fullani qe eshte gomor dihet por me sa pame mbrem fullani eshte krye gomar qe eshte mare me frangaj,nuk di ku mund ta futesh frangaj,,,,,por nje gje dihet qe sales dhe shokeve ju duheshin keta gomer,jam dakort me nje parafols qe prokurorija duhet tja vinte hekurat qe ne ate momen idioti te lindur frankaj,,,,,mjere populli i shkret ne dore te kujt ka rene.

  31. -Shkrim i bukur..,por edhe kam qeshur me lot.O zot ku te shkon mendja..

  32. gs says:

    faleminderit per keto shkrime shume te mira z baze

  33. gjithckandodh says:

    Po a ka me perdhosje te figures se Azemit,kur mblidhen per te dhe qajne per fullhajnin.Si mund ta lejoje e shoqja e Azemit ket njeri qe me dashje ai injoron qellimin e te mbledhurit per ti bere respekt nje njeriu qe ai vet berisha,kur do e lavderon kur do e poshteron. Po ti vini re me shum vemendje,ku dhe ka dal nje fjale e urte popullore qe thote se ;derrat nje turi kane’,nuk e shikoni se kush e mbron fullhajnin,te gjithe te jeni te sigurte se kane mare para nga fullani,deri aty sa per te ngritur shqiptaret kundra shqiptareve.Mero,kam respekt sepse ke qene korrekt me kohen,por ketu ky vend nuk behet.

  34. Aleko Gjoka says:

    Me ne fund politika kriminale dhe kriminelet e hajdutet qe i largoj vota e 23-qershorit,por qe rojne te lire se jane majmur me para dhe kane kapur sistemin e drejtesise,idolen ne mbrojtje FULL-HANIT sepse po rezikohet vetja e tyre,kjo eshte poshtersia me e madhe qe po ibehet ketij vendi e ketij populli..,dhe fajin e ka mazhoranca e 23-qershorit qe nuk veproj qe ne fillim me shpejtesi dhe ashpersi kunder ketyre qelbesirave qe kane vjedhur e vrare dhe akoma nuk po vepron,po vonon dhe u jep kohe prape te ngrihen e te organizohen e te destabilizojne vendin.Duhet shpalle gjendje e jashte zakoneshme e duhet vepruar per te pastruar e riorganizuar gjithe institucione e kapura e te koruptuara nga ish qeveria qe iku dhe te filloj puna per te vendosur drejtesin ddhe shtetin ligjor,perndryshe e mori ferra uraten…!!??

  35. alieni- says:

    qelbesirat nuk ngihen qelb ndaj dhe mbajne negjmijen gjalle se bashku me ruqin e doklen pa perjashtuar kryeqelbesiren rama q

  36. liri says:

    FULLANI duhet te tregoi cfare di per politikanet shqiptare….,se punen dhe denimin do e marre se nuk ben,por tregimi I duhet te pastroi ndergjegjen.

  37. vlora says:

    Shume i sakte Z.Mero.Berisha ngriti siparin me delenxhinjte e “OPINION” dhe pastaj doli hapur vet.Dhe gjeti pikerisht diten e Azem Hajdarit.Gjynaf per kte te shkretin qe Berisha qe diten kur vdiq e ne vazhdim e perdhunon pa meshire.Kjo qe po ben banda e Berishes nuk eshte gje tjeter veçse presion gjykates se apelit per lenien te lire te hajdut-Fullanit.Kjo tregon se sa shume i kane zhytur duart ne thesin e bankes.Shkateroi vendin me lejimin dhe vjedhjen e firmave piramidale dhe po kerkon perseri po me faktorin “LEK” ta groposi perfundimisht.HARAM,HARAM qumeshti i nenes.

  38. Blandi Fevziu says:

    O Mero, jepi nje mundesi atij Erjonit te spiegohet x shpenzimet e dasmes, ndryshe na dhjeve me ate lugen e corbes qe hengre atje…

  39. liri says:

    Nese Fullhajni, tregon si u vodhen leket le te falet, por te kete kujdes nga supa me bythe pule se eshte e helmuar. Pastaj do “themi mo e ha o fuli mo e ha.” Kujdes me sapunin se te bie ne toke e si dihet.

  40. Tani Mahmutaj says:

    Mero kerko debat ne “Opinion” me Berishen, te garantoj berisha trembet.

  41. hataqi, gjilan says:

    Nuk i pash n’Opinion, por pata “fatin” t’i shoh tek Çani. Marre e faqe e zezë. Aq histerikë ishin Frangaj e Fevziu sa edhe unë që objektivisht jam outsider ndaj çështjes fillova të pyes veten ç’kanë këta njerëz, ç’i ka gjetur kështu që kërcejnë si me i thumbue grerëza. Ia dhjenë konceptin e emisionit Çanit që ngeli si ata fëmijët që bëjnë nevojën papandehur e i hapin sytë për shkak të fajit. Këta e kanë një zor të madh që janë çartur kështu, mbase Baze ka të drejtë që do Fullani është filli që mundëson zhvillimin e lëmshit.

  42. toni says:

    Kur pashe Frangajn se si mbronte Fullanin me erdhi shume mire,menyra me e mire per te pare se si shkojne punet ne ate vend eshte kur degjon brockullat e analisteve te tille.Frangaj si nje gjel pa krah nuk e kupton se ai me ate qe beri nuk e ndihmon Fullanin po shton urrejtjen ndaj tij,njerezit e thjeshte e kuptuan shume mire se si dhe nga kush eshte drejtuar ai vend deri me sot.Frangaj Fevziu dhe te tjere si keta nuk e kuptojne se ndoshta i vjen rradha mbas fullanit.Rama do te bente gabim trashanik nese shkon ne emision te Fevziut,nuk ja vlen te merresh me te mbasi i ka dale boja.

  43. milka says:

    Shume argumenta qendrojne, por nje gje nuk i fal shkruesit te artikullit, ketij mercenari te paepur, nuk i fal konformizmin me krye plehren ILIR META. Pse nuk flet mercenari Mero per lidhjet e Fullhanit me Meten, ketyre batakcinjve te rendomte miliardere??? Saliu nuk ka me fuqi te merret me mizat dhe jo me me guvernatorin e bankes…. o pupullll mos u merr me kaloresin e rene nga kali, perqendrohu tek ata qe kane dhe gurin dhe arren…

  44. fshatari says:

    Mero analize perfekte por nje pyetje kisha une
    Mire Sander shkerdhata dhe Fevzi legeni qe jane futur ne mut deri ne fyt ne kete histori po Lubonja syrrocka cfare ka?
    …edhe Bushat anal-istin nuk e pashe
    Po Sander B…Q…ri a duhet hetuar nga Prokuroria kur tha publikisht se ne Prokurori jane te gjithe horra dhe qelbesira
    Ndersa Fevzi suma tha se keto 25 vite ne jemi perpjekur te mesojme qe ne Shqiperi te behet drejtesi e mire hahahahahaaaaaaaaaa
    E kuptoni o te matufjepsur sa larg kane shkuar keta?- u duket vetja udheheqesit shpirterore te Shqiptareve

  45. Liridon says:

    1 – Ne Tirane eshte kapur nje bankier Hajn.E gjithe banda e tij se fundmi jane angazhuar te krijojne rremuja.Sot po marrim vesh qe paska edhe hajna te cilet perkushtimi i tyre shkon deri ne vetplagosje.Eshte fare kollaj te vertetoni kete fakt.Pyesni banoret qe kane blere banesa karshi viles Gold :Sa kane paguar per nje m2 ?Shikoni me sa ja ka paguar bankieri hajn,ndertuesit president sip.e blere nga banka.Te ashtu quajturit tifoze dikush me dashje e dikush pa dashje po bejne lojen qe ashiqare e filluan edhe disa media.Kam ndjesine se ne keto tip shfaqesh se shpejti do ta manifestojne edhe tifozet e skuadres te financierit te kooperativave buqsore. 2 – Se shpejti pritet qe kombetarja jone do te ndeshet me Serbine. Rremujat qe kane pregatitur serbet per kete rast qe te dalin me te sukseshme me pare duhen eksperimentuar.Terreni me me pak kosto per to natyrisht qe eshte nje terren shqiptar.Eksperimenti u krye me sukses. Federata e futbollit te Serbise e ka siguruar qe tani argumentin per te fajsuar shqiptaret ne rremujat e pritshme gjate ndeshjeve Serbi – Shqiperi apo anasjelltas. Konkluzioni :a-Ne keto kushte shteti shqiptar sa me pare duhet qe hajnat dhe bashkepuntoret e tyre ti jape denimin e merituar si dhe te marre masat per demontimin e skenave destabilizuese te Shqiperise sipas oreksit te personave apo shteteve te cilat historikisht kane punuar per nje shtet sa me te dobet shqiptar.b-KM aktual te shkoje te Klani me kushtin qe aty te futen edhe kamerat e atij televizioni i cili ka transmetuar ne kohe reale problematiken e Bankes te kombit tone.

  46. Lek Sioni says:

    Dhe nuk kishte se si te ndodhte ndryshe, o Mero. Sapo banda mediatike u informua per mesazhet e koduara te marjonetes saliniste, u leshua si qen i terbuar per te dale gjoja hapur ne mbrojtje te tij.

    Por a mund te kete “opinion” te besueshem, kur drejtuesi i emisionit kercenon te ftuarit duke tundur shkopin ne dore?

    Opinion te tile nuk ka, dhe s’ka se si te kete. Kjo maskarade qerosash ishte me teper nje paralajmerim me kontekst kercenues per intrigen e radhes, se sa nje mbrojtje e paster hajduterie. Leksioni qe eshte dashur t’i jepet atij qe e ndjen veten “te tradhetuar dhe do rrefehet” duket se reh pak me larg…

    Thone qe koha eshte deshmitari me i mire.

  47. veterani says:

    Mendoj se me shum se ne kete artikull duhet ta lexoj me vemendje Fullani po citoj MERON:”Gjithcka ka ndodhur eshte nje leksion dhe per Ardian Fullanin.Eshte nje leksion qe nuk tregon vetem se miqt e tradhetuan ne diten e tije me te kqia,por dhe nje kujtes qe sekretet zakonisht marrin me vete ata qe duan ti ruajn me cdo kusht.Ato nuk vlejne gjithe jeten si shantazhe Sekretet te tilla jane nje perdorimshe. PASTAJ HEREN E DYTE VRASIN TE ZOTIN.Eshte dhe Tetori perpara dhe dhe kemi pervjetorin e te ndjerit TREBICKA qe kercnoi Familjen me sekrete.

  48. gonja says:

    O Prokurori e mjere.Te arrije nje pederast si Frangaj (tek i cili vertetohet shprehja qiji nenen te te thote baba sic ja beri Berisha me te tijte kur e dogji rrahu e perdhunoi ne 97-en)qe tju thote juve rrugace bandite e bira kurvash dhe ju te mos reagoni tregon se i meritoni keto etiketime dhe i keni pak.

  49. rita says:

    Shumë e saktë sentenca: “Sekreti që do të mbahet me fanatizëm për vete, vret të zotin”…! Fullani të lexojë mirë këtë…!

  50. astrit says:

    Mero. Do t’i bejsh sherbim te madh kombit duke marre drejtimin e TVSH. Krimet qe ka bere aty Beci per padronin e tij Frangaj, mund t’i auditosh vetem ti.

  51. celsi i dollapit says:

    Mero
    Beje vetem disa pyetje per Alaudin Malaj:
    Perse ceshtjen Fullani nuk do e gjykoje Gjin Gjoni ?
    Nese Gjin Gjoni i caktuar per kete ceshtje ka hequr dore, atehere do te caktohet nje nga gjyqtaret e tjere H.Demiraj ose M.Saraci, me te cilet eshte ne trup gjykues.
    Perse vetvendoset Alaudin Malaj dhe Sh.Miri?
    Nese e ka vendosur vetveten A Malaj (qe nuk ka te drejte), atehere c’pune ka Agim Bendo, qe nuk eshte pjese e ketij trupi gjykues, por eshte nje tjeter gjyqtare?
    Verifikoje ne sekretarine e Gjykates se Apelit dhe do te rezultoje se caktimi i kesaj treshe eshte bere pa asnje short. Jane caktuar ata qe do Alaaudini, sepse edhe kete e kane urdheruar.
    Kaq per sot.

  52. bledi says:

    Mero,

    pyetje te thjeshte,
    do te zbulohet vjedhja qe ka ndodhur ne Bangen e Shqiperise
    apo do ta mbuloj mafia pas ndrimit te drejtuesve.

    vetem e folura e Fullanit , “me kane prere ne bese”
    keto jane fjalet e vetme te Fullanit deri tani,
    tregon qe kemi nje organizim mafioz ne vjedhjen e Bankes.

    Bitraj ka mbushur thaset kur i kane thene,
    ka mbushur pastaj edhe ndonje per vete.

    pse nuk behen publike deklarimet e Bitrajt
    apo edhe mund te fshihen fare nje moment te dyte.

  53. bledi says:

    Fullani eshte thjesht pjese shume e rendesishme e nje organizimi,
    masonerie shume te rezikshme.

    ka te miren po ti lidhesh nje litar
    mund te ngresh pas tij edhe shume te tjere.
    te shonim. gallat.

    paret nuk ka shanc qe te kthehen.

  54. bledi says:

    Pse nuk e hetojne pasurine e Fullanit se kuptoj.

    dihet qe ai ka bere nje deklarim fallco pasurie.

    prokuroria qartazi po e favorizon.
    ti kontrollohet pasuria te gjithe drejtuesve te bankes,
    se ne banke u pa qe kane dale leket me thase nje here ne dy dite.

    dhe te gjithe kan kapur ndonje gje si duket.

  55. shqipetari says:

    O komunista te qelbur po si nuk degjoj nje fjale te vetme per Don Ramen qe harxhon 1 milion euro ne dite me carter per qejfet e tij po ju do ti paguani ata para o shkerdhata

  56. Viktor hoti says:

    Nga na mbiu ky perkthysi ? Burrat dalin si burrat e jo si putanat me psuedonime .Nuk lahet hajduti duke akuzuar te tjeret per vjedhjs

  57. O POPULL; DUKE LEXUAR SOT SE ISH-SUPER BODIGARDI (NJE VRASTAR SI DHE SHEFI I TIJ) IZET HAXHIA FILLOI TE FLAS ME NE FUND PAS 15-VITESH, SE KUSH ESHTE BERISHA DHE FAMILJARET E TIJ SIDOMOS DJALI XHENI.

  58. d.ademi says:

    Maloku po pret me padurim qe te dale Fullani qe ti fuse plumbin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje