A është “i pavarur” Komisioni i Ekonomisë?

4 Shtator 2014, 19:30Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Komisioni i Ekonomisë në Kuvendin e Shqipërisë është angazhuar në një betejë të denjë dhe të përgjegjshme parlamentare për të zbardhur papërgjegjësinë e drejtimit të Bankës së Shqipërisë, duke organizuar senaca dëgjimore me drejtues të Bankës dhe ekspertë. Dy ditët e para të këtyre seancave dëgjimore patën plot ngjyra. Dita e parë e kësaj seance “shkëlqeu” nga heshtja e kryeinspektores, e cila duhet të zgjedhë mes shkarkimit nga Fullani apo shkarkimit nga Kuvendi, dhe ditën e sotme zonja Baleta dëshmoi një figurë plot integritet të një ish- kryeinspektoreje, e cila edhe pse kishte mbështetjen e duhur politike nga Berisha, nuk ia ka dalë dot të bëjë detyrën e saj si kryeinspektore e Bankës. Dëshmia e saj ishte e ftohtë, realiste dhe vizatonte qartë karakterin e një zonje me integritet profesional, që nuk ka bërë kompromis me vendin e punës.

Pas dy ditëve të para, sot kemi një iniciativë, që ka të bëjë me kërkesën për shkarkimin nga detyra e saj. Erion Braçe thotë se ajo që ka bërë zonja Golemi, parashihet si shkelje ligji dhe Kuvendi mund ta shkarkojë. Të njëjtën gjë Braçe pretendon dhe për dy anëtarë të tjerë të Këshillit, Dhori Kulen, që provon angazhimin e tij politik, në kundërshtim me ligjin e Bankës së Shqipërisë, dhe Petraq Milon, i cili është pjesë e stukturave të Partisë Demokratike dhe i kalon ditët në takimet e kryetarit të PD nëpër rrethe.

Nëse Komisioni i Ekonomisë i shkon deri në fund kësaj nisme, atëherë Banka e Shqipërisë mbetet pa Bord Drejtues dhe do të lindë nevoja e rikompozimit të tij, nga i cili mund të dalë dhe Guvernatori i ri.

Pra, pavarësisht kësaj skeme teorike, e cila duket si e menduar për shkak të entuziazmit politik që ngjall aksioni politik i Braçes, nevojitet një gjest publik që të dëshmojë se Komisioni i Ekonomisë po vepron poltikisht në përputhje me qëndrimet e grupeve parlamentare të shumicës.

Problemi që ka çështja Fullani tek shumica, është se personalisht çdo deputet është kundër tij, përjashto dy deputetët që e kanë votuar se e kanë mik, por kolektivisht ata janë të heshtur për shkak të kompleksit që kanë nga akuza se qeveria kërkon të kapë Bankën Qendrore.

Për këtë arsye rrezikon që ashtu si veprimtaria e papërgjegjshme e Bankës Qendrore mbrohet me justifikimin se Banka është e pavarur, ashtu dhe veprimtaria e përgjegjshme e Komisionit të Ekonomisë të rrezikohet nga perceptimi se ai po vepron në mënyrë të pavarur.

Nëse kjo histori përfundon vetëm si nismë e Komisionit të Ekonomisë, atëherë brenda shumicës do të krijohet një problem më i rëndë se sa vetë problemi Fullani. Është rast i paprecedent që me energjitë politike të shumicës, të luftohet për të krijuar një perceptim publik negativ për atë çka ka bërë Banka dhe pastaj vetë shumica ta konsiderojë të parëndësishme këtë nismë. Partia Socialiste duhet t’i dalë zot asaj që bën Komisioni i Ekonomisë, ndryshe tani puna ka shkuar larg dhe nëse e konsideron aksion personal të Komisionit, atëherë mund të marrë kosto më të mëdha.

Rruga, në të cilën është nisur Komisioni i Ekonomisë, e asgjëson politikisht dhe proceduralisht Fullanin. Kjo rrugë i heq atij stolin ku ai po mbahet deri më sot, tek korruptimi i Bordit Drejtues dhe ngërçi i shumicës për ta shkarkuar. Nëse Bordi bie dhe i hapet rruga votimit kundër tij, ai pastaj mund të shpresojë vetëm tek qoka e fundit që i ka bërë Presidentit duke i marrë gruan në punë. Por duhet shkuar deri atje dhe pastaj duhet gjykuar nëse ky vend duhet bërë kurban për Zonjën e Parë apo Zonja e Parë duhet bërë shembull se si bëhet një vend.

35 komente në “A është “i pavarur” Komisioni i Ekonomisë?”

  1. zef says:

    JO JO JO JO

    As edhe nje gje nuk ka ndryshuar, eshte po e njejta
    rryme si me pare, eshte RILINDJE KLIENTELISTE.

    1. nd-ih-ma says:

      Zef.Mesa duket kur ke shkruajtur ke qene duke mjelur dhite,e me qe si ke shtrydhur mire,sdo mend se pa qumesht, fajin ta ka Rilindja.Nese ste del me qumesht,merru me pleh se je I tille.

      1. zef says:

        O rilindas apo rilindase,,,E harrove qe deri dje
        keni share Saliun, cfar ndryshimi ka e djeshmja
        me te sotmen???? A po harrova, kryeministri po
        bon plane urbanistike dhe disa foto per sefie,
        pun e rond kjo.

      2. Vlora1912 says:

        Aksioni i Braces(Komisionit te Ekonomise) per te sjell ne binar te ligjit BSH-ne ka te njejten rendesi, me mos me teper, me aksionin e Policise ne Lazarat per te rivendosur sundimin e ligjit ne cdo pjes te vendit.

        Por ne rast se nuk i shkohet deri ne fund kesaj historie, sic ju shkua historise se Lazaratit, atehere demi i funksionimit te shtetit do te ishte edhe me i madh se – ne rast se Policia do terhiqej nga Lazarati pa perfunduar aksionin.

        Eshte e habiteshme se si nje zyrtare e shtetit shqiptar i ben karshillek gjith Shqiptarve, per me teper qe nen hunden e saj per munges te nje kontrolli rigoroz, ne mos ne bashkepunim, jan vjedhur 7 mld lek…

        E cuditshme eshte se, sipas lajmeve, kjo vjedhje eshte kryer ne vazhdimesi gjat 4 viteve te fundit……qe cuditerisht korespondon me emerimin ne detyre te kryekontrolles Hellivar!!

        Edi Rama nuk mund te Fshihet mbas Mullarit te barit te quajtur “pavaresi institucionale kushtetuese”, mbas te njejtit Mullar qe eshte fshehur edhe Saleh Bastardi…

  2. Selamiu says:

    Mero,
    Eshte e thjeshte, me te njejtin nen qe kerkohet shkarkimi i asaj shushkes, te shkarkohet gjithesejcili ne bord.
    …dem i krijuar bankes…. demi moral eshte i pashoq dhe i veshtire per tu “mbrojtur”

  3. Trapi says:

    Mero ,mos ngri pyetje qe ja dime pergjigjet,mysybet do behet….

    1. Vata says:

      Si do behet o Mero? Ja njesoj si u be me Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare qe Rama edhe pas deshtimit te institucionit, edhe pas ndryshimin te ligjit o Brace, rikonfirmoi gruan e Dash Shehit ne krye. Jo vetem qe kjo zonje ka kontribuar maksimalisht ne rrenimin einstitucionit por eshte edhe ne kontestim me kriteret e ligjit, por kjo o Brace e Mero, nuk e ndergjegjesoi Ramen se paterica Dash Shehit eshte shume e kalbur per vullnet in qe deklaron se ka Rama per tia kthyer institucionet publikim e ligjit, mos u merzit o kryetari I bashki se Tirones qe te la ne balte Dash Shehit duke te kritikuar per bojkotin, por ja donate nevoja personale e rikonfirmimit te zonjes se vet!

      1. viktori says:

        zonja e dash shehut eshte zgjedhur ne kohen e PD. ka bere shkolle per ate pune dhe ska asnje faj qe politika se le te beje punen.
        kaq dhe pike.

        1. Vata says:

          Znj Teuta Baleta dje ne sqarimet qe i dha Komisionit te Ekonomise tha: po, eshte cenuar pavaresia e Bankes se Shqiperise dhe eshte pikerisht Kuvendi i Shqiperise qe eshte ne konkflikt interesi (pasi shumica e te punesuareve ne BSH jane familjare te parlamentareve)Keshtu qe kjo znj Shehi, e mori vertet funksionin ne kohen e PD si shperblim per bashkimin e votave te Dashit me PD per zgjedhjen e Bashes ne krye te bashkise Tirane dhe sot po e rizgjedh z.Rama si shperblim per Dashin qe ti dale kunder Bashes sic i doli pikerisht ne nje interviste ekskluzive pikerisht nje dite perpara mbledhjes se Qeverise ku u rizgjodh zonja e Dashit. Shkolla e saj sikur nuk lidhet fare me sa me siper……. Premtimi i Rames per rikthimin e institucioneve te interesi publik u shnderrua ne kompromisin e radhes po te shemtuar politik, ndaj kur thua qe politika nuk e le te beje punen e saj, duhet nenkuptuar qe politika te heqe dore nga nepotizmi politik e familjar qe puna te behet e taksapaguesit te mos ndihen te vjedhur e eperkembur njesoj si ne rastin e Bankes se Shqiperise dhe shume institucioneve te tjera qe nen petkun e pavaresise kane dale te pavarur dhe nga ligji e jane shnderruar ne perandori personale.

  4. Treviso says:

    Zoti Mero, ky ekuacion eshte me shume te panjohura. Shpresojme qe zoti Braçe si ekspert do ta zgjidhe kete ekuacion.

    1. X Man says:

      Ca do bej Brace? Ik mer klluf se ketu ka Marr fund cdo gje?

  5. Qim Hasjon Peka (grupi prasit thate) says:

    Nuk e di do ma botosh komentin por me duket se po lodhesh veten dhe te tjeret o i nderuari Mero.
    Me cpo na shohin syte keto 22 vjet qe edhe pse vrane ,tradhetuan,dogjen dhe vodhen hapur ate shtet dhe ate komb per seri jane krenare.
    Mire ne qe jemi te pafuqishem por cfare beri per dy dekada dashi i washingtonit dhe delja e brukselit ? Nga menyra se si po sillet mazhoranca,demokratet e ndershem,ish te persekutuarit dhe akoam me keq dipllomacia euro-atllantike duhet te nisin pregatitjet per shenjterimin e profetit enver hoxha. Kot nuk i kemi kenduar me kohe xhaxhit une qim peka me grupin per jezusin e shqipnise:

    Plot pese shekuj nana priti
    Skenderbeut nji vella ia rriti
    legjendar n’lufte e n’liri
    enver hoxha emni i tij
    gjysem shekulli kombi t’pat
    lum si shqipja qe t’pat djale
    tan’ Shqipnia per ket emer
    me dy sy e me nji zemer
    ushton vaji, vaditi token
    shpi per shpi e ne çdo voter
    per ket’ vdekje t’burrit dheut
    qau dhe shpata e Skenderbeut

  6. Koco says:

    Zoti Mero mendoj se ky shkrim i juaj me duket pa sens , dhe me shume i demshem se i dobishem . Mendoj kur shkruhet nje shkrim duhet te thuash dicka me vlere , ndryshe e ben te demshem e te merzitshem si dhe ben demode dhe ja ul interesin dhe seriozitetin.

  7. Elona says:

    Si gjithmone, je i jashtezakonshem Mero!

    1. brezi i vuajtur says:

      Ti Elona ben mire te komentosh vetem tek “kendi roze” i gazetes, sepse ne ate fushe besoj se je experte.

  8. endri says:

    O Mero, ka marre fund Fullani. Eshte e lehte kjo per tu kuptuar, problemi qendron ne faktin se shkarkimi eshte shume pak! Me shume se shkarkimi nuk realizon dot Edi Rama… per kete duhet te na vije keq. A e njeh ti Edi Ramen, nuk eshte si Berisha ai, nuk ka llafe, nuk replikon, por po hyre ne listen e tij, ne nje menyre apo tjeter ke marre fund!

  9. beni says:

    Duket se jane ndryshuar bandat nw pushtet…Qeverisja ka ngerc nga faktori meta a LSI…meta doli e mbrojti i pari duke thene qe Fullani e kallxoi dhe eshte ne rregull, nderkohe qe rames nuk ja mban te dali hapur kunder metes, dmth fullanit…po te gjithe e kuptojne qe konmisioni ekonomise, bracja me shoke nuk bejne dot asnje gje si te pavarur.. ata veprojne me shtytjen dhe mbeshtjen e Rames. Prandaj o Rame dil Hapur…nuk e ja njeri qe ti ke merak se banka eshte e pavarur? po gjykatat nuk jane te pavarura? pse del e i ben qepaze cdo dite? natyrisht mire ben, por este argument kunder qendrimit tat per fullanin..

  10. laramani njengjyresh says:

    Mero, lere Komisionin e Ekonomis e shif ku eshte katandisur Top Channel qe ndjek deri ne nevojtore Edvinin, injorohet TVSH, dekonspirohet Topi si TV privat i Rames.

  11. beni says:

    SHKARKIMI nuk I vjen dot fullanit nga komisioni… por nga peticioni I 20 mije shtetasve te republikes te shqiperise ,prandaj populli te dale te nenshkruaje peticionin.

  12. Vani says:

    “… Ram,ne befsh sic beri Sala,
    ik,qe Sala prap te vi…
    U mesuam me ket’ m…
    Nje lug’ une e tri luge ti…”

  13. perkthyesi says:

    PSE I DUHET SHQYPTAREVE BANKA E SHTETIT?

    Ne vitin 1913 Ismail Qemali tentoi te krijonte per here te pare Banken Kombetare me ndihme italiane, por nisma e tij patriotike deshtoi shpejt sepse Banka e Shtetit u vodh nga vete qeveria e pare shqyptare dhe italianet qe kishin ardhur per asistence dhe ndihme ne shtetin e porsakrijuar te rrumpalles shqyptar iken nga vendin yne te lemerisur.

    Ne vitin 1925 Ahmet Zogu me autoritetin e tij hedh themelet e asaj qe sot ne e quajme Banka e Shtetit dhe hedh ne treg monedha shqyptare me emerin LEKU te prera fillimisht ne flori dhe argjend. LEKU shqyptar filloi te funksiononte fare mire si mjet i respektueshem kembimi jo vetem brenda vendit, por me sukses edhe jashte tij dhe Banka e Shtetit kontrollonte prerrjen e tij rigorozisht ne perputhje ne rezervat e Thesarit qe mbante ne bodrumet e saj. C’ndodhi me pas?

    Ne vitin 1946 Banka e Shtetit gllaberohet nga familja e Enver Hoxhes dhe me pak fjale transformohet nga nje Institucion Finaciar me detyra fiskale kontrolli ne nje ARKE KURSIMI e familjes ne pushtet, e cila e kishte bere Vatanin si nje CIFLIG personal. Se cfare ka ndodhur me rezarvat e Thesarit te Shtetit gjate Diktatures Personale te Enver Hoxhes nuk dihet asgje, nderkohe qe ne vitin 1990 Ramiz Alia deklaroi se rezervat e Thesarit ne Banken e Shtetit kishin arritur nivelin zero dhe shpalli falimentimin e ekonomise sone kombetare. Ku shkuan LEKAT e shqyptareve? Deri me sot nuk dihet gje, por dihet se numuri i multimiliardereve shqyptare eshte 55 dhe se kjo shifer e rendit Shqypnine ne vendin e pare Ne Bote per fryme te popullates. Nuk eshte per t’u cuditur se 40 prej miliardereve te RINJ shqyptare i perkasin Partise Socialiste. C’ndodhi me pas?

    Ne vitin 1992 vjen ne pushtet UJKU i vjeter komunist Sali Berisha qe tani kishte hedhur persiper lekuren e nene DHISE dhe premtoi shume ndryshime demokratike, nje nder to edhe transformimin e Bankes se Shtetit ne nje Institucion te Pavarur. Por shume shpejt u pa e qarte se Banka jone Kombetare nga ARKA E KURSIMIT te familjes Hoxha u be ARKA E KURSIMIT e familjes Berisha. Ne terrin e nates Sali Berisha kerkoi te kthente floririn e Ahmet Zogut qe ishte gjetur ne bunkeret e Hitlerit ne Bavari dhe konfiskuar nga anglezet me vendim te Gjykates se Hages. Flitet qe ja ka arrur te marre nje pjese te ketij floriri ne lingota duke e ndare pasurine e popullit tone si byreku ne tepsi me ambasadorin amerikan ne Tirane. Cila eshte e VERTETA? Askush nuk e di, por dihet qe vete Saliu hesht per keto thashetheme qe here pas here dalin ne media si per te vertetuar se:

    ASGJE NUK KA NDRYSHUAR NE TROJET SHQYPTARE QE NGA KOHA E QEPES E ENVERIT

    Viti 1997 me Piramidat e Ridvan Bodes ndryshoi konceptin e shqyptareve per Boten Reale dhe e hodhi kokeposhte Saliun me nje revolte te papare popullore. Erdhi ne pushtet lideri dhe pinjolli tjeter komunist Fatos Nano qe i dukej vetja si garib modern dhe liberal, i cili si pune te pare qe pati ishte te shpetonte Sali Berishen nga lincimi i popullit te revoltuar per te vazhduar i qete me pas hajnine dhe kuserine e pasurise publike njesoj si me pare. Kjo gje e katapultoi shpejt kokeposhte nga karrikja e pushtetit dhe ne 2005-n Saliu rikthehet ne pushtet me kale te bardhe dhe zullumet rifilluan me nje force te papare. Te gjithe i dime si u vodhen LEKAT ne rrigen Durres-Kukes, ne Gerdec, Albpetrol e gjetke, por lakmia e Saliut dhe Bandes se tij nuk kishte te sosur dhe vendosi te plackise edhe Banken e Shtetit me ndihmen e Guvernatorit te caktuar enkas prej tij. Shpejt u pa se Banka e Shtetit nuk ishte nje Institucion i Pavarur kryeshisht me detyre per kontrollin mbi inflacionin, por nje Donatore e Qeverise ne lakmine e saj per te shpenzuar pa hesap per blerje votash per mbajtjen e pushtetit politik. Dhe ja pa e vrare fare mendjen Saliu sajoi shit-blerejen e hotel Dajtit si ASGJEKUNDI ne Bote qe u be e mundur nga papergjeshmeria e guvernatorit aventurier Fullani dhe e servilizmit dhe mungeses se moralit nga Keshilli Mbikqyres. Eshte e qarte se Fullani keto sherbime nuk i ka falas dhe kishte dy alternativa: Te priste ne shtypshkronjen e tij LEKA ne kartmonedha te reja ose te vidhte me murafet Thesarin e Bankes se Shtetit. Varaianti i pare ishte i rrezikshem sepse i linte rruge inflacionit te pakontrolluar, prandaj edhe Fullani ka zgjedhur variantin e dyte duke luajtur me zarat e tij si Bitraj me hidraulike dhe elektriciste nga pas. Por rojtarit Bitraj i hyri lepuri ne bark dhe vendosi te hape gojen dhe nga ky moment situata doli jashte kontrollit. C’ndodhi me pas?

    Te gjithe thane: “Saliut i erdhi ZOGU ne dore!” dhe prisnin nje fushtate te pameshirshme opozitare kunder Edi Rames dhe maxhorances per vjedhjen historike te thesarit te Bankes se Shtetit. Cdo opozite normale ne Bote do ta shfrytezonte kete rast te ARTE per te rezuar qeverine e implikuar ne kete megaskandal financiar. Po por Jo, sepse Saliu per cudine e te gjitheve i doli ne mbrojtje Fullanit me argumenta tejet qesharake sepse Guvernatori kishte qene i pari qe kishte denoncuar hajnine ne banken e tij, njesoj sikur te ishte hetues apo prokuror i ceshtjes. Me pas Ridvan Bode e korrigjoi Saliun duke deklaruar se pavaresia e bankes eshte me e rendesishme se hanjnia ne te. 7 milion USD jane nje palo gje per banken dhe Shtetin degjuam te gjithe te habitur ministrin e financave te Saliut dhe BOSIN qe shpiku Piramidat financiare te 97-s. Po me tej? Ilir Meta, Spartak Braho, Edi Rama me ndihme kombetare dhe nderkombetare “KENDUAN” te njejten kenge per pavaresine e Bankes dhe historia vazhdon si nje komedi albaneze te cilen e kane pare te gjithe, prandaj edhe pyetja qendron aktuale:

    PSE I DUHET SHQYPTAREVE BANKA E SHTETIT?

    kur HAJNAT me pushtet po e vjedhin si magjype hindie?

    1. ihsan toptan leshi says:

      o perkthyes qenefi nastradin fenda

      paranoja juaj per enver hoxhen ka kaluar cdo limit psiqik.

      Leh sa te duash per kohen e tij por atehere kishte shtet te forte qe per i ore ngrihej ne kembe nje ushtri me 1 miljon veta qe vetem me izraelin krahesohet sot.Aq me shume ne kete problem te BSH nqs ka cilesi qe duhet ti ngresh kapelen djalit te gjylos ajo eshte se ai i varte prej koqesh ato qe vidhnin shtetin.

      cfare do te kete bere enveri duke marre rastin me ekstrem ju ish klasa politike e 1930-1940 keni pergjegjsi kriminale per 4 gjera:

      1-u lidhet me pushtuesit dhe ne vitet 43-44 kur dihej qe gjermania po kapitullonte ju nuk u shmanget me inteligjence por i bete duart me gjak shqiptaresh

      2-ju lejuat qe inisiativen ne L2B ta merrte enver hoxha

      3-ju jo vetem qe nuk kuptuat qe ja u futi anglezi qe ne mukje (ne aparence ishte gjoja me ju) por ju u perdoret si mish per top pas 1945 dhe perseri u tradhetuat dhe enveri tallte bolet me ju

      4-Jeni ju shtresa e atyre “reaksionarve” qe pas 1945 nje pjese e konsiderueshme tuaja u bete spiune te tipit top sekret qe moret ne qafe dhe ata qe luftuan kunder enverit ng ajashte dhe ato qe ishin brenda vendit..kujto shokun tuaj te armeve armik kasaruho edhe spiun i rrezikshem dhe disident..

      e fundit nastradin gjytyrymi .KUJT DUHET TI KERKONI LLOGARI VEC VETES TUAJ TOPTANE& TE FELLIQUR !!

  14. Lefteri says:

    Qeveria rri e ben sehir. Banka e pavarur nuk do te thote se eshte banke private e Fullanit,se nuk jane leket e fullhanit. Prandaj Edi rama te mos e anashkaloje apo fullani ka mbushur me para meten e hajdutet e tjere dhe asnjeri nuk ben ze. Parlamenti te behet nje ze me i forte, apo hedh budallai nje gur ne lume dhe te mencurit se nxjerrin dot. Turp per indiferencen e qeverise . Po ska kohe kryeministri se mbeti maje avionit.

  15. lili says:

    Bracja e ka mbeshtejen e popullit per kete Pune,o zotni.

  16. Bureto says:

    Shkarkimi apo mos shkarkimi i inspektores Golemi, e propozuar nga LSI ne ate post, dhe te votuar ne kohen e koalicionit Berisha-Met, do te jene testi i seriozitetit te maxhorances aktuale. Pas kesaj, nese kjo do te rezultoje me sukses, u hapet rruga dhe procesit tjeter ate te konfliktit me ligjin te anetareve Kule dhe Milo si anetare te Keshillit Mbikqyres.Dhe ne fund i vjen rradha Fullanit. Deri ketu me kete skeme mund te veprohet. Dakordesia e I.Metes, ne mbledhjen e kryetareve, per te shqyrtuar propozimin e Komisionit Parlamentar te Ekonomise, per shkarkimin e E.Golemit, do te jete guri i proves, ne te kundert keshtu, vertet Meta del haptas ne mbrojtje te Fullanit, mbasi me pare beri tines mbrojtjen e tij, por procesi sipas skemes qe propozohet do te bllokohet.
    Nje problem i dyte, mednoj une, do te jete edhe interpretimi i nenit 80/3 te Kushtetutes, ku flitet per detyrimin e drejtuesve te Institucioneve per te raportuar ne Kuvend. Si gjithmone mund te abuzohet me leximin e neneve te ndryshem tek ne, nga te cilat burojne te gjitha pandeshkueshmerite. Konkretisht neni ne fjale thote: “drejtuesit e institucioneve shteterore, me kerkese te komisioneve parlamentare, japin spjegime dhe informojne per çeshtje te ndryshme te veprimtarise se tyre sa e lejhon ligji”. ne kete detyrim loja mund te luhet me tog fjalshin “drejtuesit e institucioneve”. A ka parasysh Kushtetuta me kete, drejtuesit e te gjithe institucioneve, si psh ate te kryetarit te KLSh, te SHIK, Prokurorin e Pergjithshem, etj si keto dhe, ne rastin ne fjale, ate te Guvernatorit te Bankes Qendrore?, (pra te te gjithe ketyre ne shumes), apo te gjithe drejtuesit e nje institucioni te veçante,(pra ne njejes) si psh, ne kete rast edhe te gjithe stafit drejtues te BSH? Pikerisht kete pike konsideron Golemi si shkak per mosparaqitje ne Komision. Le te presim.

  17. Hamdiu says:

    Une them se me kete qe po ben Bracja duket se brenda maxhorances ka nje kakofoni. Tjeter gje thote Rama, dmth te presim prokurorine te thote fjalen e saj, tjeter gje po ben Komisioni i ekonomise, qe me duket se ka marre rolin e nje “komisini hetimor parlamentar”. Cfare tha Baleta? Ato qe mund te thuhet per cdo dikaster te ketij vendi. Sa vlere kane ato qe supozohet se kane ndodhur para 2010, per ngjarjen e fundit? Duhej te konkretizonte ajo psh se ne cfare rasti konkret eshte penguar, jo jam penguar ne pergjithesi.
    Une them perfundimisht se Bracja ka merre nje vrap qe s’i takon. Duket se ai ketu ka gjetur nje font pune per keto dite. Maxhoranca ne kete ceshtje duhet te jete ne unison. Pse, duke hequr nje nga nje anetaret e bordit do arrihet te Fullani, apo duke nxjerre pergjegjesiene e tij, pastaj, mbi kete baze, duke ndryshuar ligjin ne konsultim me nderkombatarte (organizma financiare). Po te jete e nevojshem Rama, nese ka kompetence ta pezulloj Fullanin, por jo si me thene me hile, duke i hequr guret paksa me zor. Kjo nuk eshte normnale dhe mendoj se Merua edhe ka te drejte, por ama edhe paraljameron per bumeragun e punes se komisionit.

  18. dajti says:

    I lumte Erion Braçes dhe komisionit te ekonomise. Keshtu te vazhdojne, syte i kemi te gjithe tek ky KOMISION I SHPRESES per kthimin ne normalitet te shkretimit qe la shpellari i vicidolit.

  19. Kristi says:

    Boll more Mero me keto analiza limonade, pa permbajtje dhe pa forme. Lexoje edhe nje here vet ti kete qe ke shkruar, por lexohe me gjakftohtesi dhe jo me pasion province dhe do te kuptosh se ke prodhuar nje analize te nje autori te konsumuar. Prandaj, ben mire te perqendrohesh, te cvishesh nga “inatet e rrugices” dhe te botosh analiza cilesiore, jo me teper se dy ose tre here ne muaj!!

  20. fredi guri says:

    a eshte I pa varur full-hani kokedhima e shume te tjere

  21. liri drejtesi says:

    DEMOKRACIA E Zonjave!
    Demokracia e Hajduteve!
    Demokracia e vrasesve!
    8 vite burg e denuan ne Turqi policin qe vrau nje demonstrues para nje viti ne Stamboll!E gjuajten me shishe boje trupin gjykues, sepse i dha denim te vogel policit! Po kater demonstrues ne Tirane?!.
    Demokracia e familjeve
    Demokracia e obortareve
    Demokracia e kurvave
    Demokracia e dashnoreve
    Demokracia e tradhetareve te kombit
    Demokracia e …, e c’te lodhesh kot. Duhet durim dersa koha te beje te veten, ne token e vet, me njerezit e vet. E pastaj cicerojne si Paloqe, per: Lufta e Klasave.

  22. mali says:

    Perkthyesi e preku shkarazi por ai eshte nje element kyç i perfshirjes se mafiozeve nga gjasme e majta ne gjasme e djathte, me ndihmen e nderkombetareve. Pse o popull çfare i dini nderkombetaret? Pak dokumentare keni pare ku ne rangjet me te larta te shtetit jane mjeshtrat e mafies. Pse del kingu i rruges Elbasanit dhe thote qe banka ka nevoje per stabilitet, se eshte institucion i pavarur apo gogla si keto dhe ne strukemi me goje mbyllur?!

    Ata te firmave dhe peticionit pavaresisht se jane pak te besueshem, qekur me drejtuesit e tyre ri qehajaj i saliut Altin Goxhaj, populli duhet ta shikoje si ushtrim, te mesohet te reagoje. Ai eshte ngritur vetem ne ’97 dhe per armet kimike. T U R P per nje popull 24 vjet vetem dy protesta masive ku i gjithe populli te jete nje.
    Ata qe ngrihen kur theret politika jane me se shumti militante.

  23. Censura says:

    Rrofte rilinda me shoket Edvin dhe Mero ne krye te cilet po i japin censures nje kuptim qe kurre se ka pasur me pare. Bravo Mero qe ben budallain thua se nuk e di pse hesht kryebashkelirindesi Edvin per Fullanin. Hidh shashka Mero sepse ti e di nga pervoja e 97 qe ka edhe njerez qe besojne ate qe thua. Mjafton ti vish pas fijes padronit te rradhes.

    1. bap says:

      o qensur nevriku,ule pak gryken e topit. Cfare ka bere gjakatari naziskin Berishoviq duhet te kishin dale nja 10 mije Avni Rustema per te egzekutuar Sali & Lul Pash tradhetarin….Nqs ti di 10 gabime te Meros une di edhe 100 te tjera por nqs do ishim sjelle si Meroja perballe gestapos Berishes pas 2008,Berisha tani do ishte varrosur me kohe ..Prandaj qensure mblidhe veten dhe nqs se ja kaq atdhetar merr nje kallash dhe dil ne shesh te egzekutosh kriminelet dhe mos u fshih pas tastjeres..Mos ngaterro mashtruesin Rama ne rastin me te keq me djallin e Tropjes dhe devilin Lul Fazllici..have nice weekend qenshurre

  24. Kolaq Dangëllia says:

    Eeeeeeej, o ju të “TEMA”-s, nxirrni një lajmërim në kërkim të ” skypion”-it, se na ka lënë thatë pa anal(q)izat e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje