Opozita informale brenda opozitës

2 Shtator 2014, 19:54Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Vazhdimi i bojkotimit të Kuvendit nga Partia  Demokratike, më shumë se sa një arsye që lidhet nga shumicën, është një arsye që lidhet me Shpëtim Idrizin dhe hyrjen e tij në Kuvend. Prej dy ditësh, mbështetësit e vendimit të bojkotit në Partinë Demokratike po flasin për një opozitë informale dhe po e justifikojnë qëndrimin e tyre jashtë Kuvendit me faktin se një pjesë e tyre kanë hyrë pa lejen e Bashës në Kuvend.

Artikulimi i tezës për opozitën informale i referohet Shpëtim Idrizit, i cili u përfshi në projektin e ndryshimit të hartës administrative dhe shumica pranoi të ndryshojë nga 47 në 61 numrin e njësive administrative pas propozimit të tij.

Përtej këtij propozimi, Shpëtim Idrizi nuk ka votuar ndonjë ligj tjetër të shumicës parlamentare, por ka vazhduar të shkojë në Kuvend, duke mos përfillur vendimin e bojkotit.

E vetmja opozitë informale që po lind, është ajo brenda opozitës, ku Basha po përpiqet të zhurmojë kritikët e tij me një papagall me porosi siç është Fatmir Mediu. Kryesia e Partisë Demokratike u detyrua të mblidhet sot së bashku me disa kryetarë partish aleate, për të mbrojtur politikisht vendimin e bojkotimit të Kuvendit. Interesante ishte se qëndrimin e kryesisë së Partisë Demokartike e komentoi i pari Fatmir Mediu, i cili e quajti të drejtë, pasi sipas tij po tentohet të krijohet një opozitë informale në Kuvend.

Më pas këtë e përsëriti dhe Pollo, i vetmi personazh i politikës shqiptare, ende aktiv, që ka mundësuar krijimin e një opozite fallco me ndihmën e pushtetit në vitet 1999– 2005, duke i vjedhur PD dhe siglën e saj.

Debati i djeshëm brenda grupit parlamentar të PD dëshmoi se PD ka ende një grup parlamentar politik, që di të ndjejë përgjegjësitë e veta dhe që ka nevojë të marrë vendime të argumentuara. Për të shmangur këtë debat brenda grupit parlamentar, Lulzim Basha duket se i është drejtuar aleatëve të mbetur të tij, dhe sidomos Fatmir Mediut, për t’i mbyllur gojën partisë së vet. Duke i premtuar atij vendin e aleatit të preferuar në koalicion, Basha po e përdor Mediun, siç e përdorte Berisha para Gërdecit, si një lloj nënkryetari të PD-së, për t’u mbyllur gojën kritikëve brenda partisë.

Mediu, i cili nuk ka as parti, as vota, por vetëm një dosje me dënim katërvjeçar si trafikant në Itali dhe një gjyq të shtyrë me procedurë në Shqipëri si vrasës për arsye përfitimi, që mund ta fuste 6 vjet në burg, është i vetmi njeri në hall që është gati të bëjë çfarë i duhet Bashës, boll që t’i sigurojë dhe një herë një copë vend në parlament. Për këtë ai është gati të bëjë gjithçka, deri dhe rolin e njeriut të dytë më të rëndësishëm pas Bashës në opozitë, duke prodhuar në të vërtetë të vetmen opozitë informale në opozitë.

Ata që kanë kritikuar Bashën dhe Berishën në mbledhje rreth vendimit të bojkotit, janë politikanë me përvojë të opozitës dhe jo opozitarë me përvojë për pazare si Mediu. I vetmi rrezik për opozitë informale në Shqipëri është shpikja e opozitarëve të tipit Mediu, të cilin me Bashën e bashkojnë vetëm heqjet e imunitetit në Kuvend dhe shpëtimi nga burgu përmes procedurave, kurse me PD nuk e bashkon asgjë. Përpjekja e Bashës për ta përdorur atë si aleat opozitar në vendimet që as vetë Basha nuk i ka marrë, krijon me të vërtetë acarim brenda opozitës.

Një parti e madhe si PD, nuk mund të orientojë politikat e saj për inat të Shpëtim Idrizit, që ka votuar reformën administrative, dhe për qejf të Fatmir Mediut, që do të kapë statusin e opozitarit të privilegjuar pranë PD. Një parti e madhe si PD, me plot figura politike brenda saj, duhet të ketë objekt të luftës së saj qeverinë dhe politikat e saj.  Opozita nuk mund të vërtitet nga halli i Shpëtim Idrizit si opozitar i preferuar nga qeveria tek ngrefosja e Fatmir Mediut si opozitar i privilegjuar nga Lulzim Basha. Këto mund të jenë halle të Bashës, por jo të opozitës. Një opozitë e madhe nuk mund të zëvendësohet nga askush nëse bën opozitë, dhe një karafil si Mediu nuk mund të zëvendësojë askënd, edhe nëse emërohet opozitar. Për të bërë opozitë, Bashës i duhen ide dhe jo karagjozë që të zhurmojnë kritikat ndaj tij.

30 komente në “Opozita informale brenda opozitës”

  1. Kruja says:

    Sakt Mero. Mediut I duhen hedhur hekurat sepse ka hedhur ne ere nje fshat te tere per ‘pune’ te pista. Ky pisanjoz e ka vendin ne burg.

    1. Marko Boçari says:

      Ky mediu paska qen me ter mënd fatmir, ai duhej te denohej vetem per ate surat prej provinciali 25karatësh qe ka, dhe gjera si droga, gerdeci apo bythlepirja vetem sa e bejn ineresant ket lloj fshatari

      1. shqip says:

        NE FILLIM TE VERES. fraza; koken e tyre hankshin. me domethenese nuk behet. te zihen e te grihen derisa te shperbehen fare. shqipetaret do shpetojne po ju hoq ky çiban qe quhet p.d.

  2. "BALASHI" says:

    Mediu dhe Basha ti lene karagjzlleqet e te pergjigj
    en para drejtesise. Po t’ u dhimbseshin shqiptaret nuk vrisnin e grabitnin. U ngopem me falsitetin e tyre televiziv. Na dine akoma si ne 1992. Turp per keta kriminele qe hiqen si te dhembshur..

  3. zef says:

    Ore e opozites,
    duhet te kurdiset,
    se tani PD-ja,
    shumkeq po braktiset!

    Nga te gjith nivelet,
    ka rrjedhje cdo dite,
    sic duket nuk duan,
    te jene ne opozite!

    Mbase opoziten,
    nuk e kishim pritur,
    dhe per sakrifice,
    sjan te pergatitur!

    Lulashi eshte ne situate,
    krejt te sekelldishme,
    se sot opozita,
    eshte e paperfillshme!

    Lulush postin kush ta dha,
    ta futi vertet,
    per te fshehur fajet,
    si i marre bertet!

    Por ai PD-n,
    krejt e shkatrroi,
    dhe me pakperlotje,
    cdo gje e kaloi!

    Nuk mund te zgjidhej,
    kryetari ri,
    persa koh i vjetri,
    nuk shkon ne pensioni!

    1. Yllka says:

      O Zef po te kerkon Ben Duka.

  4. Shqiponje says:

    Akoma se ke kuptuar se nje opozite informale eshte nje fitore tjeter rama meta
    Se ke kuptuar filmin pse meta shkon mire me saliun
    Se ke kuptuar kujt I ben mire kjo opozite informale
    Te gjitha te cojne ne nje mareveshje pd, ps, lsi
    Vetem ty o gazetar te kam pare editiorale fletrufe vetem per opoziten , megjithse kjo opozite se meriton ndihmen e gazetaris dhe voten e popullit
    Bej nje pyetje vetes pse e mbajne bashen akoma aty? Mareveshja
    Kujt I intereson kjo mareveshje? Pd ps lsi
    A jan kto mareveshje ne te mire te popullit? Jo jan hajdutllek me mareveshje
    Ajt boll me me opoziten po ke cik cip fillo nga lart jo nga poshte

  5. bato says:

    Nga t’ja mbaj i mjeri Medi? Ka ne kurriz Gerdecin dhe Zenin. Ka nje gjyq qe ne mos sot, neser do i behet. Dhe i ul kurrizin Bashes qesharak. Pastaj, ky mavri nuk ka as parti e as elektorat. 24 vjet parti dhe njehere nuk e ngriti zerin per pronat, me qe eshte parti republikane(!?). U be deputet nga PD dhe mbron ate palo parti qe e quajne Republikane dhe qe fle nen nje jorgan me Monarkine!!!???

    1. Veterrani i LUFTES! says:

      Ah, morr shokeni… Saliu po na pengon. Ay, vellezer, e ka fajin!

  6. andromeda says:

    Lodhesh kot o Mero të shpëtosh PD e bashibozukëve. Ajo parti ka marrë fund një herë e mirë dhe duhet zëvendësar me njerëz sojllinj. Mos na kujto Mesilën e palmës, Patoz frikacakun, Majlinda sultiashin, e sidomos Xhozi baxhellën dhe ndonjë kopuk tjetër që duket sikur hedhin ndonjë mendim ‘ndryshe’ por s’mund ta heqin dot maskën e hipokrizisë që Berisha ia ka rrasur në fytyrë. Nuk rikuperohet ajo parti me kësi sojsëzash e laviresh. Duhet qilizëm dhe futje e frymës së re dhe sidomos e qytetarisë që të krijohet një opozitë konstruktive në Shqipëri.

  7. MARKO says:

    Hodha nje “lule”(Lulezime Basha) ne ferre… A te zinjte ne… na mbiu ne dere….

  8. Jani says:

    Ata janë langonjtë e komunistit Berisha .Pd nuk ka asgjë të përbashkët me themelimin .Ata që e themeluan u vranë u pren u degëdisën si qyqarë u shkatëruan jo pa qëllim dhe u ka ngelur të lexojnë Temën duke parë Meron si shpresë per mekëmbjen e së djathtës.( të më falin komentusit komunist të Temës por Mero nuk është komunist )…..

  9. bariu says:

    OPOZITA nuk ka asnje ide,…. me kot kerkon ide meroja, ata dine vetem te vjedhin,kjo eshte ideja e tyre,tani duhet te kemi ne qender te vemendjes qeverine… ,nqs qeveria socialiste e ndryshon situaten per mire Brenda 4 viteve,do e shikojme por neqofte se asgje nuk ndryshon, [ekonomia-papunesia-rendi-rruget- ndotja ]atehere nuk ka mbetet gje tjeter vec te ikim jasht nga syte -kembet.

  10. hajduti says:

    pune korrakesh

  11. malesor says:

    i nderuar Mero. je nje gazetar teper i mprehte por mos u kenaq nga komentuesit e politizuar. une analizes tende si heq asnje presje por bie niveli analizes kur je teper personal dhe me fyerje. jo se me Mediu por gazetaria s duhet te degjeneroje ne standartet e saj. keta qe behen me katolik se papa dhe te lavderojne pa nxjerre asnje fjali jane mbeshtetes qe s mbajne mend asnje shkrim tendin pervec atij qe sapo lexojne. une ne gjermani kam lexuar ne vutin 2004 nje shkrim rreth teje per sms me.kallashnikov qe te vinin ndaj shkruaj pa mllefe se dhe keta te os mos kujto se c jane

  12. Mazllëmi says:

    Mero, përpiqesh (me zgjuarësi), të na mbushësh mëndjen se në PD, ka “politikanë seriozë dhe opozitë serioze”… Këtë e bën për “nostalgji”, e beson vërtet (gjë që s’ma ha mëndja, sepse je i zgjuar), apo për interes…???!!!

  13. psy says:

    U lodhe o Mero duke u perpjekur qe te zgjosh opozitaret e vertete….por duhet te pranosh se ne opozite nuk ka asnje qe s’e ka ngrene lugen e çorbes se prishur,as miku yt Patozi nuk mundet,diku duhet te jete i ngecur…ose ka frike se zhduket si Olldashi.I bije qe te fusin brenda Sali Berishen qe te çlirohet disi opozita….por ti kujton se nuk e dine socialistet se si t’a degradoje deri ne vdekje kete parti? Lere Salen-gogolin midis tyre dhe nje nga nje do terhiqen per te mbijetuar.Tani Sala i duhet me shume maxhorances.

  14. doktor frojd says:

    Z. Mero, urime.Të përgëzoj për luftën e pa epur, e pa kompromis që bën me elementët më të diskretiruar të politikës shqiptare,të tipit Mediu, cilët prej mëse 20 vitesh ende ndyjnë Kuvendin e Shqipërisë.

  15. LSN says:

    Po e trajton artikulli Fatmir Mediun si me qene nje dordolec i Lulit ashtu sic pretendon gazeta te kete qene dhe i Saliut.

    Zoteri, Mediu (njohur si peshkaqeni ne ca rrethe te ngushta)nuk e ka problem fare si ja perdorin figuren politikisht pasi teper e me teper ne gjera te erreta ai kryeson. Shkurt eshte ai qe me zgjedhjen e vet, lejon kush ta perdori politikisht.

    Po nuk e dini ju zoteri qe peshkaqeni ka xhelata qe i ka nje telefon larg. I ka ai nga te gjitha llojet.

    Mediu eshte aty per doren e rende qe ka. Peshkaqeni V.2

  16. Faja says:

    O mero akoma ne Macull ti……e ke kthyer gazeten Tema opozite,Tema sali…..ku eshte Meriua qe kemi njohur !

  17. Kristi says:

    Ik o Mero se je bere shume bajat! Cdo dite boton artikuj qe i ngjajne zhurmes se nje kanoceje te ndryshkur qe rrokulliset neper rruge. Duhet te studiosh dhe te analizosh fakte dhe faktore para se te botosh editioralet.

    1. cokja says:

      me duket se po shkruan nga pozitat e nje demokrati te zhgenjyer nga vete demokratet.

      duhet te flasesh me objektivitet. shpresoj te debatojme prap bashke

  18. bekim says:

    Bekim
    Mero,je gazetar shume I mire dhe I drejte.Shqiperia ka nevoje per nje opozite serioze dhe vertete demokratike.Mendoj se ju po perpiqeni per nje opozite te forte qe mund te ngrihet vetem duke reformuar PD-ne,por me duket nuk ke kuptuar se me Ata qe Kane vegjetuar prej 24 vjetesh ne ate parti me DIL e HYR,dhe me ata,qe Berisha i mori nga hiçi dhe i beri deputete e ministra per te mos patur debat e demokraci ne PD, nuk mund te reformohe ajo parti.Reformimi behet nga poshte duke u shkrire ajo parti,e cila u ç’demokratizua nga Berisha duke i vene vulen me emerimin e Bashes dhe drejtues,qente e rrahur , te cilet do ta shuajne ate parti ngadale derisa te kthehet ne OJQ.I dashur Mero,mos shpreso me as te Luli,as tek Ruli,as tek Pollo e pollare te tjere qe nuk guxojne te thone troç mendimet e tyre.Sa per Topallen,Boden,Patozin e zagaret e tjere te Berishes as mos shpreso se do bejne gje.Ate duan rikthimin e posteve dhe privilegjeve te tyre e jo demokratizimin e PD-se se nuk U intereson aspak.Ata qe Jane demokrate duhet te krikojne nje parti vertete te djathte,por jo me figura te vjetra.

    1. us says:

      mesazh per komentuesin bekim

      Jam me nje mendje me ju persa shkruani me siper por do te shtoja dhe disa ide te tjera:

      Zoti Mero ka deshiren e mire qe jeta politike ne Shqiperi te vazhdoje normalitetin por eshte mision i pamundur…Pse ?

      -PD qe ne fillimet e saj lindi si nje levizje kombetare per ndryshim sistemi dhe u kthye ne nje parti tribale te familjes berishajve.

      -Pa hyre ne hollesi vetem per pese aktet e meposhtme:
      1-krimi i vrasjes ne 21 janar 2011
      2-krimi i holkaustit te gerdecit
      3-krimi i tradhetise ne ceshtjen e detit jon
      4-krimi ekonomik ne rrugen e kombit
      5-genocidi shteteror ndaj fisit te haklajve

      …..e bejne PD dhe gjithe kupolen e saj nje detashment antishqiptar dhe me e vogla duhej te ishte shkrirja e PD si parti kriminale dhe normalja duhej te ishte qe s’ali baba me 40 hajdutet e tij duhej te ishin prapa hekurave..

      …por kjo nuk mund te ndodhe ne nje vend ku eshte instaluar nje regjim ambasadorial ku kreret e klases politike duke perfshire donkishotin Rama dhe sancopancon Meta bejne teater qe po e lozin shume keq dhe ne menyre te lexueshme.

  19. Kendveshtrim tjeter says:

    Opozita i ka shume perzemer hetimet parlamentare,por per çudi nuk po shfrytezon rastin Fullani!!!!!!
    Apo mospjesmarrja e saj ne Parlament,eshte per te mbrojtur Fullanin.
    Ne shtator ajo ishte e pergatitur te fillonte protestat,tellalli i saj,Kryetari “Sindikatave te pavarura”,filloi nga tam-tamet e burive.
    Opozita kerkon te demostroj ne rruge,por dhe ketu nuk ka bythe,atehere ulni bishtin,rini dhe mos hani m…!
    Me sa duket dhe Parlamentin e kini teper,krimet dhe vjedhjet,kane vende te tjera.

  20. i zhgenjuari says:

    O ZEF VJERSHAT BUKUR I BEN POR KUJDES SE KESHTU I BEME VJESHTAT DHE PAS CLIRIMIT KUNDER OPOZITES DHE E PE SI MESUAM pSE NUK NXIRRNI MESIM DHE MERRENI ME OPOZITEN DHE JO ME QEVERINE. A E DI TI ZEF SE PO TE MOS KISHTE NXJERR OPOZITA ME FAKTE DRETORIN E PERGJISHMEM TE KONTROLLIT TE USHQIMEVE TREGU DO ISHTE MBUSHUR ME PRODHIME SKARCO NGA KY DRETOR VLONJAT I DENUAR PER PRODHIMIN E TYRE. A TE KUJTOHET TY ZEF VJERSHETARI KUR KJO OPOZITE ISHTE NE PUSHTET DHE DO MEERRESHIN VIZAT PER SHQIPTARET KETA QE JANE NE PUSHTET ISHIN NE GREVE URIE (DEPUTET E PS) A TE KUJTOHET MOR ZEF SE OPOZITA E DJESHME VONOI PER DY TRE VJET PER TRE LIGJE QE TE MOS SHKOJME NE EUROPE DHE KJO OPOZITE NUK BOJKOTON PER EUROPEN POR PER DIKTATUREN QE PO INSTALOHET. HAPI SYTE OR ZEF DHE TE GJITHE ZEFAT E TJERE PER MOSPERSERITJEN E NGJARJEVE SE DO JETE SHUME VONE.

  21. shpetimi says:

    zoti Mero,

    Sugjeroj te trajtoni ne editorialet tuaja tema sociale, mbi varferine,papunesine, shendetsine etj.POPULLIT i ka shkuar thika ne kocke, dhe nuk mban me.
    Merru me Qeverine, sepse opozita eshte inekzistente.

  22. Tradita says:

    Po ju pse nuk e pyesni Meron. Ti je marre moro me politike ke qene kandidat per deputet. Pse nuk merr ti frenat e nje opozite te vertete dhe i mund socialistet. Leri Pd te harrohet.
    Vetem kete pyetje te bejne dhe ti te pergjigjesh ata do ta kuptojne se ti po tallesh me keta militante te gjore.

  23. çuni says:

    SI KA MUNDESI QE TE GJITHA EDITORJALET E MEROS MERREN ME OPOZITEN E TURPSHME PER JU QE DONI TE MBULONI PAZARET DHE MASHTRIMET E QEVERIS DUKE U MARR ME OPOZITEN VRTRM NE SHQIPERI NDODH QE MEDJAT TE BEHEN NJE ME PUSHTETIN DHE TE SULMOJE OPOZITEN TURP TURP TU VIJE GAZETARE SAHAN LEPIRES

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje