Nga Mero Baze
Në përpjekje për të gjetur ndonjë arsye për të qenë, përse Lulzim Bashës i duhet PD jashtë Kuvendit, kam ngecur në dy arsye shumë meskine. E para është frika se beteja në Kuvend formon personalitete politike jashtë rrethit të tij dhe i krijojnë problem autoriteti në parti. Arsyeja e dytë është ajo që kemi në mendje të gjithë, frika për t’i thënë jo vendimeve që i merr Sali Berisha, pa e pyetur atë fare.
Të dyja këto arsye janë të besueshmë që janë në mendjen e Lulzim Bashës, por jo në fjalorin e tij. Në fjalorin e tij dhe të Berishës nuk gjen dot më asnjë arsye.
Por për ta ndihmuar atë të kuptojë ç’të mira dhe të këqija ka nga kjo politikë, po i rreshtoj disa të mira që i ofron pushtetit të pakufizuar tashmë të socialistëve, ikja e opozitës nga Kuvendi, përfshi këtu dhe rreziqet që mund t’i shtojë demokracisë në vend.
Siç e pamë të gjithë sot, shumicës iu deshën vetëm 60 minuta për të hedhur poshtë dekretet e presidentit Nishani, të cilat ishin shërbimi politik më i devotshëm që ndonjë anëtar i asaj partie i ka bërë Lulzim Bashës deri më sot. PD, qoftë dhe formalisht, duhet ta respektonte presidentin duke mbështetur në sallën e Kuvendit betejën e tij tërësisht politike, si një përfaqësues dinjitoz i opozitës në presidencë. Në fakt konsumimi i madh i Nishanit dhe penalizimi i tij politik jo vetëm që nuk u respektua, por ai u trajtua si një kapter që e ka për detyrë të bëjë atë që i thonë dhe jo si një president që duhet respektuar së paku për konsumimin e tij politik.
Pa opozitën në atë sallë sot, dukej se hedhja poshtë e dekreteve të presidentit ishte një procedurë rutinë, që nuk ia vlente të debatohej.
Pas këtyre dekreteve, shumica do të ketë në axhendë plotësimin e disa institucioneve konsensuale siç është AMA apo Radiotelevizioni Shqiptar. Falë braktisjes së Kuvendit, gjithçka do të jetë në vullnetin e votës së socialistëve, dhe lodhja njëvjeçare e Genc Pollos dhe intrigat e tij për të bllokuar reformat në këto institucione sërish nuk do të respektohen. Ato do të bëhen të paqena brenda një seance plenare.
Por ka dhe më keq se këto. Beteja më e madhe që po zhvillohet në opinionin publik dhe shoqërinë civile kundër guvernatorit Fullani mund të ndodhë që të futet në axhendën e Kuvendit përmes propozimeve për ndryshime ligjore. Qëndrimi i opozitës jashtë salle, ndërkohë që ankohet se qeveria kërkon të kapë Bankën e Shqipërisë, do të jetë një qëndrim hipokrit dhe frikacak. Pafuqia për t’u përballur me problemet e qeverisjes dhe keqqeverisjes në vend, nuk mund të kompesohet me bojkot dhe krijim strukturash paralele. Beteja pozitë- opozitë është shpikur si betejë në një fushë loje, me një arbitër dhe një speektator që është opinioni publik. Shpikja e Lulzim Bashës, që do krijojë struktura paralele, i ngjan atyre kalamajve që mërziten nga loja kur e shikojnë që do humbin dhe gjejnë një fushë tjetër e top tjetër e luajnë me vete.
Interesat e popullit opozitar sot nuk janë se çfarë ciceronësh gjen Lulzim Basha për të lexuar deklarata apo çfarë mediokrish kërkon të promovojë ai, por kush mund të ndalë abuzimet me pushtetin dhe kush mund t’i vërë gjoksin betejës për problemet reale në Kuvend. Lulzim Basha është një njeri pa halle, por me makthe. Ai nuk ka nevojë për bukë, për punë apo për para. Ai është një miliarder i superpasuruar prej vitit 2005 prej pushtetit dhe nuk e kupton dot Shqipërinë e varfër dhe me probleme. Ai është një politikan që kalon uikendet në Holandë dhe javën në Tiranë, pa prekur asnjë problem dhe pa bërë asnjë betejë në këtë vend. Por pavarësisht pasurisë dhe rehatisë, ai është një njeri me makthe. Është një politikan që ka vrarë, që është akuzuar për vjedhje dhe që nuk ka fuqi të përballet me asnjë problem. Si i tillë, ai nuk e tërheq dot trenin e opozitës në Shqipëri dhe kujton se mund t’ia dalë duke e nxjerrë nga shinat.
Nga gjithë ajo që ndodhi sot në grupin parlamentar, unë nuk e kuptoj se me çfarë arsyeje do të lidhet kthimi në Kuvend. Nëse vërtet kanë frikë për fatin e Strazimirit, e siguroj se vetë Strazimiri mund të mos ketë kaq frikë sa Basha. As gratë e PD nuk janë aq të frikësuara nga të fortët e PS sa ç’duket Basha. Dhe ç’ka është më e keqja, PS as që ka ndërmend të bëjë ndonjë gjest që t’i heqë frikën Lulzim Bashës. Po të ishte në dorë të tyre, do të shtonin gogolët që e trembin atë, ose që i shërbejnë si alibi për bojkotin. Për këtë arsye bojkoti i tij është pa logjikë, pa vizion dhe i pavërtetë edhe tek elektorati i PD. PD është një parti që ka parë sfida më të mëdha, ka parë deputetët që i janë qëlluar për vdekje në Kuvend dhe të tjerë që i janë vrarë në rrugë dhe ka ditur të mbijetojë. Përpjekja për ta trajtuar grupin palamentar si ca çuna mamaje që i rrahin ca laçjanë apo lezhjanë, është fyese. Është fyese se nuk është e vërtetë dhe nuk është arsyeja përse Lulzim Basha po vazhdon bojkotin. Po problemi është se ky njeri nuk ka asnjë raport me të vërtetën në gjithë jetën e tij. Ndaj dhe po e shuan opozitën.
Me habit vetem fakti :si ka mundesi qe rri ende ne detyren e presidentit,ku te pakten mbi 70% e popullit nuk kane as me te voglin respect per te. Eshte nje president pa piken e autoritetit e nje president koti ,kur I thone. Shikoni,edhe partia e vet nuk shkoi ta mbronte ne paelament,pra e konsideron nje loder ne duart e parties,ku edhe partia e vet tallet me te kur jane jo ne public. PO t’i quante te drejta vrejtjet e presidentit do shkonin per ta mbrojtur,te pakten 4-5 deputet jurist…. . Ah,mor Nishan ku je katandisur ! Ce do ate pozite ,kur te gjithe qeshin kur te shikojne ,pa le kur flet qyfyre……
Sinqerisht me vjen keq per ty!
Shume je lodhur Mero per te gjetur nje arsye, pasi eshte me te vertete shume e thjeshte. Opozita e sotme nuk ka goje te flase per asnje veprim te qeverise, pasi kur e kishte vete pushtetin katranosi cdo gje. Prandaj qendron ne “stol” dhe ben deklarata per shtyp se nuk shkon mire me “trajnerin”.
Duhet nje opozite e re ne PD, me njerez qe nuk i ka dale nami i abuzimit me pushtetin, gjithmone nese ka te tille. Perndryshe duhet nje force e re opozitare (shkeputje te disa deputeteve per formimin e nje partie dhe grupi parlamentar te ri) ne menyre qe te beje oponence konstruktive me qeverine.
Mero dhe vete e kupton qe nuk eshte keshtu si thua ketu.
Ti e di shume mire se e keqja keputet kur trashet,keshtu do i ndodhe dhe pushtetit Edi Rames ,keshtu ndodhi dhe me ty qe re squk nga debati qe hape me 2K.Te kujtohet mire se ka me pak se 1 muaj e bere nje shkrim,bere te dytin,u trash e keqja e bere te tretin dhe u keput se u trash.
Keshtu do i ndodh dhe Edi Rames dhe do jeni ju mbeshtetesit e tij te flakte qe do i ktheni kurrizin te paret por Edi Rama do ju marre me vehte ne te tatepjeten qe e pret
Mos u merrni me Edi Ramën por me BAshën që e kanë votuar të shkojë në parlamant jo të rrijë në shtëpi, jeni bërë të gjithë si Berisha që ishte në pushtet dhe fliste pse dilte (apo kishte dalë) edi rama nudo në një plazh nudo. Nuk është kjo ajo që i intereson publikut por që secili të kryejë detyrën e tij.
e cuditshme eshte si ka mundesi qe nuk e kuptojne?
Maxhoranca mund te kaloje qetesisht cdo ligj qe duan, dhe guri i fundit qe ju ka ngel eshte presidenca http://bit.do/po-e-ndihmon-opozita-e-bashes-pushtetin
Lulzim Basha eshte teresisht ne kurthin e Berishes dhe viktime e tij. Nese, ndonese eshte gati 100% e sigurte, Lulzimi humbet zgjedhjet lokale, pra nuk do jete me kryetar i Bashkise, atij i iken thuajse cdo element pushteti. Padyshim qe tere kundershtaret ne PD do ja faturojne atij humbjen, sigurisht edhe Saliu do beje te njejten gje me shume kenaqesi, duke gjetur arsyen per ta flakur nga drejtimi i PD dhe rikthyer vete si i pazevendesueshem. Pa pushtet bashkiak, pa mandat deputeti, duke humbur edhe fronin e bashkise, Lulzimi kthehet ne nje njeri pa asnje vlere, nje qenie koti ne politike.
Pra Luli, eshte ne hall, se e din fort mire edhe vete qe eshte nje kryetar provizor, kalimtar, qe do marre persiper tere fasturen qe per hir te se vertetes nuk eshte e tera e tij, por e babit te Gites.
Per me teper, jashte Bashkise, jashte PD, menjehere Lulzimi(ja) behet objekt kerkimi nga prokuroria/policia per Rrugen e Kombit, per 21 Janarin, per Marreveshjen me Greqine per kufirin ne Detin Jon.
Nuk ka rrugedalje per Lulzimin, ai eshte ne cdo rast i humbur.
ME MIRE DJEPI BOSH SE SHEJTANI BRENDA!!!
U kane mbaruar ilacet,ndaj nuk dine se cfare te bejne!!!
HALL ME BURRE E HALL PA BURRE,por halli me imadh TE MOS MARTOHESH KURRE!
Kjo eshte PeDe-ja e sotme!!
Ja kjo eshte FITORJA ME E MADHE E SALI BERISHES:
-TA SHKATERRONTE OPOZITEN!!!
DHE E ARRITI,por budallenjte akoma nuk po e kuptojne!!!
Po Liken e parlamentit pse e keni futur ne krevat, apo se eshte engjell. Po hajde thuaj derisa eshte futur Arben Ndoka e Tom Doshi…
xhonsonit
si ka mundesi qe keta te ps se kuptojne e ti trubolja e kupton
Demokratet e vertet duhen te zgjohen nga opjumi qe po u japin 2 B-të dhe ti bashkohen Frymes se Re Demokratike.Kjo eshte zgjedhja me e pergjegjshme per te mbrojt interesat dhe prosperitetin e Shqiperise.
STOP Opozites ne sherbim te Berishes dhe Bashes.
Ata duhet te dalin para drejtsise.
O Mero po lere Lulin ne hallin e vete. Nuk di nga t’ia mbaje mavrija. Ne nje krahe Saliu ne nje krahe Halimi( kjo ishte per shaka).
Pretekst me kot per bojkon kete kam pare e degjuar.
Nejse mo hajt. Luli lule mbetet. Sa bien dhembet ujkut te vjeter ketij si mbijne te tijte.
Hajt shendet
Sa oer miliarder jane te gjithe ,socialistet jane bombe fare.
Problemi eshte qe duhet hequr presidenti ,me qellim qe ti hapi rruge
Refofmave ne drejtesi
“Frika” fsheh shqetsimin e berishjaneve,pertej “rrypit” te Strazimirit.
Me keto veprime prej femije te perkedhelur,Berisha kerkon ti paraprije mbrojtjes,per dhenien e deshmive per vrasjet e 21 janarit,kerkon ti kujtoj maxhorances,se eshte e gatshme per “sakrifica” te medha,po te arestohet per vjedhjet dhe vrasjet.
Taktikisht,bershjanet kerkojne te frenojne llogaridhenien ligjore!
@@Mjere Shqiperia se c´fare POlitikane ka Nxjerre??POlitikane Kafenesh..
Po keta “Demokratet” kerkojne te bejne “Demokraci” jashte KUvendit??
Legenna…..Po Parate e Taksapagueseve Shqipetare i Marrin qe te jene ne Kuvend apo Jashte tije???akoma edhe ne Afrike nuk ka te tille “Demokrate”.Po keta bejne “Politiken” e madhe,,,Bojkotojne…
Saleh Talebani, kte e ka akt anti kristian per ardhjen e Papa Françeskut!
Pd po ben me turp çdo shqiptar!
Mero kesaj rradhe nuk paske as edhe nje fije info o i zi. Basha normalisht nuk di gje prej gjeje pse PD-ja me urdher te Sales po bojkoton kuvendin. Sala eshte ne te drejten e zotit ta bojkotoje kuvendin. Ai po perpiqet te perserise historine me Tos Nanon ne vitn 1998, kur e hoqi fiks 380 dite pasi u be Kryeminister. Shalgjati Rama me armet kimike siriane morri nje karton te verdhe, me nje deshtim te mundur e te mundshem ( possible and probable) te vizites se Papa Franceskut ne Tirane, automatikisht Shalgjti merr kartonin e kuq.Me pas do haje petulla qeni i kallajxhiut te PD-se ( Sales. Pyesni Gjergj Lezhen apo Visho Liken tju thote ndonje hollesi me shume! Si sot tre jave do tia ndjejne avazin qemanes se Nasradin Hoxhes ( Sales)shqiptaret, nunci, taljanen t dhe amerikanet ore MEro vellai!
C’merresh me plehra o mero,mos harxho frymen kot, merru me ndonje problem qe shqeteson shqiptaret si;ndotja ambientit,vjedhjet e bankave,vrasjet e bisnesmeneve,korrupsionin e policies, administrates,gjykates,papunesine,etj,keto na duhen.
Akoma ju me opoziten. Por cfare opozite ka ne Shqipri ?Kjo e sot ja eshte si femijet e kopshtit bile dhe mekeq.
Bier selmani I nenes ke te qaj me pare.Opozitepa personalitet .E shkatruar nga te gjitha anet.
PD nuk ekziston – ka nje vetem nje SHPELLE ku rrine dite e nate nje plak matuf i komunistizuar deri ne tru te vogel dhe nje travestit qe fundjavave i ben sherbim sumatrices ne Hollande dhe ditet e javes i kalon me ca zockura si puna e selives, errlles, vorrpsit duke hartuar deklarata idiote … deputetet e PD u kerkohet te masturbojne ne cepat e Tiranes ne grup – kolektiv… HA HA HA
Po te kishe qene mesues i gjuhes shqipe per klasat fillore Ti Mero, gjeja qe do ju kishe mesuar me se miri nxenesve te tu, do ishte lakimi i emrit Opozite. Po thuajse ne te gjithe artikujt e tu ben lakimin e ketij emri.
Opozita
i(e) opozites
opoziten
prej opozites
moj opozite.
Po te komentonte nje tirons i vjeter shkrimet e tua, do thoshte:-“Bath bath po nji kokerr”.
Pa dashur te justifikoj bojkotin e opozites se sotme, po ashtu edhe bojkotin gati 2 vjeçar te opzites se djeshme, me lind e drejta te te bej nje pyetje z. Mero(megjithese jam i sigurte qe nuk do marr kurre pergjigje). ç’fare do ndryshonte prezenca e opozites ne kuvend ne rastin konkret. Cili do ishte ndryshimi nese maxhoranca do i hidhte poshte dekretet e presidentit per 60 minuta(siç shkruan Ti ne artikull) apo do i rrezonte ato per 600 minuta. E sigurte ishte qe keto dekrete do rrezoheshin me pranine ose jo te opozites. E perseris thjesht per aresye keqkuptimi, qe bojkoti i opozites eshte i pa pranueshem.
Problemi me ty Mero qendron ne faktin se te duhet pa tjeter te shkruash diçka per opoziten per Lulzim Bashen apo per Sali Berishen, dhe na paraqet artikuj te ketij niveli, qe edhe nje nxenes i shkolles fillore do tallej me ty mbasi ta lexonte. Ironia me e madhe qe perdor me lexuesit e tu eshte fakti qe permend shkarazi ne artikull gjoja problemet e keq qeverisjes, por faktikisht nuk ke shkruar kurre konkretisht per keto probleme. Aresyen pse, ç’do lexuesi i lind e drejta ta interpretoje sipas deshires.
Ne faqen e pare te gezetes tende, eshte nje vend qe i eshte rezervuar “editorialit” te kesaj gazete. Detyra jote eshte te mos e lesh bosh kete vend, pa patur kurrefare rendesie se ç’fare do shkruash apo me mire ç’fare do zhgarravisesh si ne rastin konkret.
Sipas meje ka vetem nje arsye perse zgjebsat nuk futen ne Parlament-Ceshtja Fullani.
E dine fort mire se do diskutohet per Fullanin dhe per ligjin e Bankes dhe duan ta shmangin kete debat sepse shpirterisht jane te Funallepsur,ndersa oralisht ose gojarisht nuk e mbrojne dot se e dine qe populli ua fut tamponin mu ne goje…Basha nderkohe shijon sexualitetin e tij te dyshimte fundjavave ne Hollande,ndersa berisha i mbush mendjen Argites qe eshte vajze e bukur
Dje me habiti ai torrollaku i Shpetim Bozdos që është nenkryetar i bashkise se Tiranes. I kishin thyer xhamin atij qe ai e quan obelinskun e diktatures. Or koqe kandari por kur ne mes te dites, ajo Jozefina dhe ata mercenaret e shkodres hoqen monumentin e heronjeve te Vigut dhe e degdisen tek plerat, kur e demtuan ate me preje pse nuk u shqetesove.
Je kaqol, tellall dhe i pa afte mor faqezi. Ty nuk te erdhi keq kur nje jave pas vendosjes se atij qe ju e quqni monumeti i 100 vjetorit te pavarsise, ju vodhen pllakat e bronxta qe kushtoje disa mijra lek dhe te vjen keq per bunkerin….!
Beje prap idiot, por beje edhe ate tjetrin, ate te pavarsise dhe mos dil si koqe te zevendesosh kryetarin ne detyre qe vetem rrogen merrr se tjeter gje nuk bene
Ai este krijuR si parlment qelbesirash.Me parate e vjedhura te bangave te popullit u krijua si shumeice qelbesirash.vepron si parlament qelbesirash.Mos shkuarja ne kete parlament qelbesirash eshte detyre e cdo njeriu qe e ndjen veten jo qelbesire.Dhe per aq kohe sa ai vend qelbesrash te kundermoje dynjane nga qelbesirat e qelbesirave njerzit as koken nuk duhet te kthejne jo me te hyjne brenda.
Partia,bashkia,familja po shkojne per lesh…por ne s’kemi ç’ju bejme,e kane vendosur vete.
ore ,po lerini ore ne paçavuren e tyre. poç’kini qe u a shpini ne mend te kthehen ne parlament. nuk i keni pare si lehin ? po per çfar i doni, apo te filloj sali shpella te ngrihet nja 30 here e pastaj te dale me tufen e zagareve nga salla. une mendoj qe qeveria te punoje e qete e te beje ligje te mira per kete vend i duhet edhe qetesia edhe koha. keshtu qe nga kjo pikpamje eshte me mire tu japesh rrogen e te rrine ne shtepi apo ne sh.q.u.p. sa per hollandezin, ai as ka qene e as do behet . po eshte e kote qe i vini rrotull, ky bashari me floket me vaj e ka superuar babe tritolin. saliu (babai i tritolit), as e kish menduar qe ky rrufajni me pasaporta te ndryshme me nje firme te vidhte 220mil , e me mje urdher te shuante 4 jete ne mes te bulevardit. me gjithe respektin z.baze, po nuk ka vlere te zbusesh portretin e lulzimes. ai tashme eshte farketuar ne fabriken e se keqes. po ruani mendte se mos kurdisin ndonje nga ato te sali bishes tani para vizites se papes e te merkelit. pas avioneve te droges e pas thirrjeve per inkriminim duket se po shtohen ca keta biznesmenet e vrare. rastesi? une dyshoj ca. njeriu nga vicidoli e ka perparesi rremujen dhe terrorin. po deshet te vazhdoni keshtu me keta prokurore e presidente vazhdoni. po me duket se vetem sa ia zgjasni agonine te semurit.
Sa e bren dhe Meron meraku per opoziten, duket sikur se ze gjumi
Shperberja e opozites i detyrohet Koqo Kokdhima .Mero,e di qe nuk te pelqen ,por kjo eshte e verteta
Pushtimi komunist vazhdon. Ish presidenti dhe dramaturgu cek Vasllav Havel diku thote : Komunizmi e shkaterron kaq shume personalitetin e njeriut sa ne fund ai e dashuron ate .
Shqiptaret per se shumtijane te dashuruar me Koleke ,Kokdhime ,Gramos Ruce ,Sali e gjith ajo fare e keqe.
MEQE TI POPULL I ZOTI PER GJE S’JE
MBAI NE KURRIZ SE MIRE I KE
KOCO,SALI DHE EDIN ME SHOKE
AJO KAPELE TE PERSHTATET NE KOKE .
Z.Baze,keto i kemi lexuar me dhjetra here,ketu s’ka asgje te re.E reja eshte kjo:para ca ditesh,z.Rozhani nga “Shekulli”deklaronte qe”une dhe ti jemi vrases”.A thua te jete e vertete kjo?Me duket se Rozhani ta theu nje cike majen e kalemit.