Fullani dhe një diferencë mes Bashës dhe Berishës

25 Gusht 2014, 20:28Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Hetimi, sado i paragjykuar i skandalit të Bankës Kombëtare, po zbulon përditë fakte që tejkalojnë pritshmërinë e atyre që shpresonin se mund ta shpëtonin Guvernatorin e Bankës me “Kodin e heshtjes”. Së paku dy zhvillime të reja janë rrëqethëse. E para, që Banka ka fshirë filmimet e dhomës së sigurisë, që vrojtohej nga kamerat, dhe që shifra e pareve të vjedhura mund të jetë shumëfish më e lartë nga sa është deklaruar nga një audit i përciptë nën presionin e panikut të zbulimit të skandalit.

Tani përveç fatit të drejtësisë, Guvernatorit, por dhe Këshillit Mbikëqyrës, po u mblidhet laku nga beteja parlamentare në shtator.

Formalisht socialistët dhe LSI nuk kanë deklaruar mbrojtje për Fullanin, përkundrazi kanë bërë thirrje për dorëheqje të disa anëtarëve të Këshillit, ose kanë paralajmëruar ndryshim ligji për Këshillin, çka të lë të kuptosh se ata kanë një plan B për ndryshim rrënjësor në Bankë.

I vetmi që e ka mbrojtur publikisht Fullanin është Sali Berisha, i cili jo vetëm që “ka vlerësuar” faktin që skandalin e zbuloi vetë Banka, por ka bërë thirrje për ta lënë këtë çështje në dorë të drejtësisë.

Nën presionin e tij, PD duket se e ka sulmuar qëndrimin e shumicës si një përpjekje për të marrë kontrollin mbi Bankën.

Por kryetari formal i opozitës, Lulzim Basha, është i vetmi që nuk ka folur për këtë çështje. Edhe një herë që i është dashur t’i referohet, ai ka bërë ç’është e mundur të mos kuptohej se çfarë mendonte.

E parë paksa më gjerë nën optikën e fenomenit Fullani, Basha është nga të paktët poltikanë që Fullani e ka konsideruar të parëndësishëm dhe nuk e ka futur në rrjetën e korruptimit të tij banal, si fjala vjen t’i merrte vëllain në punë apo mamanë banakiere më Bankë, siç ka bërë me shumicën. Duke qenë i lidhur me Klanin që kishte kontakte me Berishën, Fullani e ka injoruar Bashën si një faktor pushteti. Bile i është dukur dhe më pak i rëndësishëm se Nishani, edhe pse ky i fundit sillet si kapter i tij. Edhe Nishanit ia mori menjëherë gruan në punë, për të qenë konfident me të.

Por përtej këtij banaliteti, njerëzit rrotull Bashës flasin me një mosdurim edhe politik të Bashës ndaj kësaj situate, duke marrë një kosto, për të cilën ai nuk është i gatshëm të paguajë. Disa deputetë të afërt me të po flasin dhe publikisht për ikjen e Fullanit, ndërsa Basha po shtrëngon gjuhën mes dhëmbëve të mos flasë ende për shkak të daljes së fortë të Berishës hapur pro Fullanit.

Në këto kushte, nëse beteja shkon në Kuvend dhe nëse do të duhet të votohet për shkarkimin e Fullanit, vota e shumë deputetëve të PD nuk është e sigurt më pro tij.

Ajo që Basha kërkon të shmangë, është se nuk kërkon të përdorë Fullanin për t’u kuptuar diferenca mes tij dhe Berishës në mbështetjen e kësaj kauze. Ai do të preferente një konsensus për Guvernatorin e ri, në vend të një ndarje që mund t’i ndodhte në Kuvend brenda grupit të tij parlamentar mes tij dhe Berishës.

Në varësi të fuqisë që do të kenë faktet e publikuara deri në shtator për skandalin e Bankës, Basha mund të marrë vendim për t’u kthyer dhe për të marrë pjesë në seancë, çka e asgjëson politikisht Fullanin, ose të qëndrojë jashtë për të maskuar diferencën që ka me Berishën në këtë pikë. Është thjesht çështje llogarish, nëse atij i intereson të hyjë në konflikt me Berishën për Fullanin apo jo. Nuk është është as çështje parimesh dhe as qëndrimesh. Ai nuk ka asnjë dëshirë t’i gjendet pranë Fullanit në këto ditë të vështira për të, por po ashtu nuk ka as guxim dhe as dëshirë të gjendet përballë Berishës për shkak të Fullanit. Është një nga ato dilemat e tij të përditshme, që e vrasin pak nga pak dhe ia shkatërrojnë profilin e të qenit lider, që duhet të marrë vendime.

 

40 komente në “Fullani dhe një diferencë mes Bashës dhe Berishës”

  1. Aty says:

    Mero, i ke mesuar ndjekesit e kesaj faqeje me tharmin e mjeshterise tende, sa te gjithe presin te te lexojne kur ti shkruan edhe per gjera jo dhe aq te rendesishme si komplekset e Bashes ndaj Berishes etj etj. Une vete te vleresoj shume per prodhimtarine kaq cilesore dhe nervin qytetar qe mban gjalle tek lexuesit e tu, qofshin pro apo kunder teje.

    1. Raimond Vlonjati says:

      Po pavaresisht se si do votojne per Fullanin depudetet e PD-se qe jane pro Bashes,
      Mero haron se jane ata te Edushkes qe do e mbrojne Fullanin, keshtu qe Fullani nuk iken nga kreu nepermjet votimit ne Parlament

    2. Sajmir says:

      Po ngele duke u marre kush foli e kush jo nga opozita po nuk te degjuam njehere te piesesh pse nuk kerkon Rama doreheqjen e Fullanit. Se keta te djathtit e kane te vetin pa e mbrojne. Po Rama te kujt e ka qe e mbron ? Te Anetes ?

    3. jon says:

      Mero , definitivisht ti je nji Eliot Nes i shqipris. Ai (Nesi)detektiv ne kohen e vet kur shteti amerikan nuk arriti asgje ti bente kriminelit, vrasesit,narko dilerit etj etj ALL KAPONEN, e futi ne burg per nji “imtesi” mospagim tatimi dhe pastai te tjerat duelen vet.Prandaj edhe keta kriminel ne nivele te larta do fillojn te hasin ne me shume Eliot Nesa – trima. Njeni nga keta je Ti.(Sipas meje) .Mero shendet .

    4. Kapit Tupalla says:

      Një shembull për të ndjekur:
      http://www.cageneve.ch

  2. ari says:

    AS RAMA E META NUK DUAN TA HEQIN FULLANIN AJO U KUPTUA GJASME NUK KA LIGJE ATA NUK NDESHKOJNE NJERI TJETRIN SE ESHTE SIC THOT POPULLI KJO BOTE ESHTE PORTOKALLE DHE GJERAT RROTULLOHEN PRAP
    KORRUPSIONI(OSE VJEDHJA SHQIP)NUK ZHDUKET ME NE KETE SISTEM(GJASME DEMOKRATIK)
    DEMOKRACIA ESHTE MJERIM PER MILETIN DHE HAJDUTLLIK PER ZENGJININ

  3. Raki mare says:

    Bashen e ka kap fullani me transfertat bankare qe ka bere lulja si gjithe te tjeret jashte shtetit
    Lulja bazen e ka ne hollande dhe ndaj se mendon shume si jan punet tek partia apo bashkia apo me tramin apo me fullanin
    Ai mezi pret ta heqin nga partia dhe bashkia dhe te bej jete hollandeze duke pritur perqindjet nga ato investime qe ka bere ne shqiperi
    Ti mero se ke kap akoma punet e lules
    Ai nuk eshte budalla ai eshte shejtan budalla por mbi te gjitha nuk eshte manjak paraje si meta berisha rama e kushdo
    Ai ka nje plan dhe koha do e vertetoje
    Po hape cik kete muhabetin me fullanin na e para se shume u zgjat

  4. en says:

    Mero, e para nuk thua qe edhe Ilir Meta e ka thene qe Banka e gjeti vete vjedhjen dhe drejtesia duhet te beje punen.
    E dyta merresh me numrat ne parlament, kur e di mire qe 85 vota mjaftojne per te marre vendimet e duhura, keshtuqe nuk i duhet asnje vote prej PD-se. Atehere del pyetja; mos valle LSI nuk eshte dakort me shkarkimin e Fullanit dhe ndryshimet ligjore, dhe keshtu socialisteve u duhen vota nga PD-ja????
    Mero ia ke fut kot sot, je konfuz dhe aludon per Ilirin ndersa dihet qe ketij nuk ia mban bytha per kesi gjerash tani qe ka humbur edhe peshe, ose ka hyre ne uje.

  5. - homeri- says:

    — po mire mo MERO …. po thuaje te plote ate mbeshtetesit e FULLANIT … ishte i pari hajduti ILIR META qe tha se vjedhjen e zbuloi vete banka … dhe skuthi i tij SPARTK BRAHO qe thosh te shkarkohej vetem antaret e tjere te keshillit mbykqyres , po jo guvernatori … pastaj km. tha se banka eshte pushtet i pavarur .. pra te beje cte doje me paret e popullit …pastaj per votime te tilla , grupi parlamentar voton i detyruar … problemi eshte se mazhoranca vete eshte e percare … dhe do perfundohet vetem me disa rregullime ligjore …. e keshtu fullani do jete perseri guvernator… e keshtu te kenaqur ata qe vodhen e trasferuar parat , te kenaqur BERISHA e META … i kenaqur dhe EDI RAMA . per ndonje allishverish me fullanin , si i shpetuar i tij

  6. DETARI-vl says:

    Mendoj se gazetari i zberthen ne detaje shume nga keto ceshtje,pasi ai i njehe shume shume mire ate stane e ate corbe kur ishte pjese e tyre

  7. damiri says:

    Kjo e Fullanit eshte ne fakt nje diference midis dyshes Berishiviq-Bashoviq por ka dhe dhe diferenca te tjera me pikante:
    Nese Berishoviqi erdhi ne pushtet duke shkelur mbi kafkat e 2 prillit 1991,ky tjetri lul bash shkija erdhi duke ja numuruar ne lule te ballit 4 fakirave te 21 janarit .
    Nje ndryshim tjeter sinjikativ eshte se ndersa Berishoviqi perqafohet “malsorce” nga burra te fuqishem si Jonathan Moore,ndryshe e perjeton Luli Fazllicit kur puthet me delikatese nga zonja Nuland qe shqiptaret te nenkuptojne se vrasesi i 21 janarit,tradhetari i detit jon dhe grabitesi i 300 miljon dollareve te rruges kombit do jete k/ministri i ardheshem i shume shqipfolesve dhe pak shqiptareve.
    Nje pyetje publikisht per Meron dhe lexuesit e tij:
    Kush eshte ndryshimi midis Bashiqit qe vodhi me doren e tij 300 miljon euro ne RR.K dhe Fullan “Fukarait” qe te tjere i kane vjedhur banken deri tani nje shume parash shume te vogel se Bashoviqit.
    Pra kush eshte ndryshimi midis elefandit hajdut lulzim bashiqit dhe miut pa perkrahje Fullan Budalla.??
    A mos ka lidhje me nje ambasdore me emrin Rais qe ishte mike e Fazllicit dhe shkonte per nate te shtepia e Lulit kur ishte minister tranporti deri sa i mori firmen per “aprovimin” ?

  8. Jimi says:

    Pse ti Mero nuk e beson qe shuma e vjedhur ne banke eshte maramendese!?
    Pse ti Mero mendon se erdhi nje dite dhe Bitraj n e vrau ndergjegja per ate qe po be4nte dhe erdhi nje moment qe ju dhimbsen leket e popullit dhe per kete arsye ai vajti e u veterrefye ne prokurori!?
    Jo mor Mero, ata qe realizuan vjedhjen (kupola) pas 23 qershorit nuk kishin me siguri per te mbuluar ate,prandaj per te mbuluar vjedhjen galopante inskenuan nje vjedhje e cila per nga permasat eshte shume here me e vogel, si dhe i dhane urdher kamikazit te tyre qe te vetdorzohej.
    Kjo manover e inskenuar me mjeshteri nga kupola ka per qellim:
    Se pari te corientoje organet e hetimit,duke i “detyruar” ato qe te fokusohen vetem ne vjedhjen e kesaj shume.
    Se dyti per kete vjedhje te hetoet e te denohet i vetmi person icili me deshire u vetdeklarua fajtor. Madje ky i fundit duke u vetdeklaruar si fajtor do te marre edhe statusin e te penduarit dhe bashkpunusit me organet e drejtesise. Duke perfituar kete status denimi i tij do te jete fare simbolik!
    Se treti kupola me kete manover shpreson qe te shmange cdo mundesi per hetime te metejshme ,duke i lene te qete vjedhsit e vertete.

  9. Emigrant SHBA says:

    Nje gje desha te me sqarosh zoti Mero mbi ate

  10. Emigrant SHBA says:

    Nje gje duhet te me sqarosh zoti Mero ne analizen tuaj a eshte i sakte shqetimi qe ngre konfindustria dhe mundesia e dejtimit te saj nga Banka qendrore europiane Me duket propozim shume interesant dhe do te hiqte pikepyetjen shume gjerave Do te nxirte ne pah shume skandale ne rast se ka, lidhur me pushtetin e ikur dhe do ishte shume eficente mendoj une Sa per rogat edhe keta qe iken shume te larta i kane Ju lutem ne rast se i lexoni me thuaj nje mendim

  11. Guri says:

    Z.Baze kur deklaron se i vetmi qe mbron Fullhajnin eshte Berisha qe deklaron se:” duhet lene drejtesise per te thene fjalen e saj “,mos e ke gabim apo e fjalen per ndonje person tjeter!Kete deklarate e ka bere edhe administratori i Shqiperise apo ke qene me pushime e se ke degjuar deklaraten qe beri pas takimit koke me koke me kurvenatorin Fullhajni!

  12. KA QI says:

    KUSH ESHTE MESAZHI QE U JEP SHQIPETAREVE KY SHKRIM,PERJASHTU ATYRE QE EDHE PA E LEXUAR THONE ‘BRAVO MERO’,’I MADH MERO’?

  13. Kendveshtrim tjeter says:

    Skenari i fshirjes se filmimeve ne BSH,eshte marre nga specialistet e Kryeministrise,per ngjarjen e 21 janarit.
    Dy urdheruesit,Berisha & Fullani,mbrojne njeri tjetrin,por te dy kane dhene urdhera kriminal.
    Skenari me “kumarxhiun” i sajuar ne zyren e Fullanit,per te gjithe eshte mashtrim amatorial.
    Hajduti i BSH,pasi u “sigurua” se Fullani nuk u shkarkua nga detyra,deklaroj perseri se leket i ka “humbur” ne kumar,qendroj “besnik”!
    Fullani politikisht,ka vepruar sakte,ai e njeh gjendjen e brendeshme ne PD,e per Bashen thote “vari leshte”!

  14. bruins says:

    Bashen e vune ne ate pozicion dhe ne te tjerat e kane vene,po ai nuk ben xixa,ky eshte qari i PS. A mund te jete ky ne lider kur ai eshte pergjegjes per vjedhjen e rruges se kombit,21 janarin, shitjen e detit. E kane perzjere ne keto pislleqe dhe duan ta mbajne ne krye tani qe t’a kene mbrojtje. Mjere populli.

  15. perkthyesi says:

    FULLANI DHE FULLANJA E SHPETOI ILIR METE RYSHFETIN NGA BURGU KUR GJITHE SHQYPTARET E PANE ME SY DHE DEGJUAN ME VESHE KOORUPSIONIN E TIJ MAKABER.

    Prandaj teza e mero Bazes kete here se LSI-ja ka mbajtur nje qendrim parimor per Kusarin Fullani nuk qendron fare. Por nga ana tjeter Mero Baze ngre nje ceshtje me madhore ne shkrimin e tij megjithese perpiqet t’i serviloset Ilir Metes per arsye te cuditeshme si gazetar tejet agresiv investigativ dhe kjo ceshtje madhore qe ngre Mero /gazetari ne shkrimin e sotem mund te formulohet me dy fjale:

    SA LEKA KA VJEDHUR FULLANI ME BANDEN E TIJ NGA THESARI I SHTETIT?

    sepse gjasat tregojne se ASKUSH nga qeveria dhe pushteti nuk e di, as Kryeministri dhe as Presidenti i vendit dhe avokatia qe po i ben politika jone kombetare majtas dhe djathtas KUSERISE disa vjecare te Bankes se Shtetit me argumenta tejet qesharake per Pavaresi Institucionale kur KUSERIA ka zbrazur Thesarin e Shtetit dhe kur nuk dihet vlefta e kesaj kuserie nga BOSAT e shtetit, tregon se:

    PESHKU ESHTE QELBUR NGA KOKA.

  16. aldo says:

    A është Banka e Shqipërisë bankë fetare?

    Kur shikon drejtuesit e lartë të Bankës së Shqipërisë të krijohet përshtypja se ke të bësh me një institucion religjioz. Sa për ta nisur, Guvernatori dhe zëvendësguvernatorja janë të krishterë ortodoksë. Guvernatori Ardian Fullani është i biri i Janit dhe i Elenës. Zëvendësguvernatorja Elisabeta Gjoni është gjithashtu e krishterë ortodokse. Mbiemri i saj para martesës ka qenë “Semini” dhe ajo është nga Fieri. Burri i saj, Maksim Gjoni është me origjinë nga fshati Nderan i Zagorisë (Gjirokastër) dhe është i biri i Stavros dhe Gallatës.
    Në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, nga shtatë anëtarë, pesë janë të krishterë ortodoksë: Ardian Fullani, Elisabeta Gjoni, Petraq Milo, Dhori Kule, Adrian Civici. Edhe këtij të fundit jam i detyruar që t’ ia përmend atësinë meqënëse nga emri mund të mos kuptohet përkatësia e tij. Ai është i biri i Lefterit.
    Madje edhe një anëtare tjetër e Këshillit Mbikqyrës, e cila nuk është e krishterë ortodokse, Ermelinda Meksi, duket se është përzgjedhur për shkak se është martuar me një të krishterë ortodoks. Mbiemrin “Meksi” kjo zonjë e ka nga ana e bashkëshortit të saj, z. Vladimir Meksi, i cili është i biri i Panos dhe i Katerinës.
    Edhe drejtuesi i Departamentit më të rëndësishëm të Bankës së Shqipërisë, atij të Operacioneve Monetare, Marian Gjermeni është një i krishterë ortodoks. Mariani është i biri i Vangjelit (nga Lushnja) dhe i Mariorës. Njeriu-kyç në Bankën e Shqipërisë, që nga viti 2004 kur Fullani u emërua guvernator, është miku i tij i vjetër, Marian Gjermeni, të cilin Fullani e bëri drejtor të Departamentit të Operacioneve Monetare. Ja se cilat janë kompetencat e Departamentit të drejtuar nga Marian Gjermeni, sipas atyre që thuhen në faqen zyrtare online të Bankës së Shqipërisë: “Banka e Shqipërisë është një institucion vendimmarrës, vendime të cilat marrin jetë nëpërmjet përdorimit të një grupi instrumentesh specifike, të cilat në terminologji njihen si instrumentet monetare. Tregtimi i këtyre instrumenteve në tregun e parasë është elementi bazë operacional me anë të të cilit nis të materializohet përçimi i vendimeve të politikës monetare. Këtë funksion e kryen Departamenti i Operacioneve monetare, i cili ndër të tjera administron edhe rezervën valutore të Bankës së Shqipërisë. Një kontribut tjetër i këtij Departamenti është dhe administrimi i llogarisë qendrore të ministrisë së Financave dhe i tregut primar e të regjistrit të letrave me vlerë, të emetuara nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë. Operacionet e tregtimit në tregun e hapur kanë për qëllim të ndikojnë nivelin e normës së interesit, në përputhje me objektivin e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë. Veprimet në tregun e hapur realizohen nëpërmjet organizimit të ankandeve të rregullta javore të marrëveshjeve të riblerjes (shkurt njihen edhe si repo), të cilat sipas rastit ose mund të tërheqin likuiditet nga tregu ose të injektojnë. Në rastin e dytë marrëveshja quhet e anasjelltë (shkurt njihet edhe si repo e anasjelltë). Norma e interesit e këtij instrumenti konsiderohet si norma bazë referencë në ekonomi. Përveç veprimeve në tregun e hapur, Banka e Shqipërisë i ofron bankave të nivelit të dytë edhe mundësinë për të depozituar apo për të marrë kredi me afat njëditor. Ndërkohë, për ë administruar likuiditetin e sistemit bankar për një afat kohor më të gjatë, Departamenti përdor repo (repo të anasjelltë) me afat maturimi njëmujore, tremujore si dhe blerje ose shitje të pakthyeshme të bonove të thesarit.”
    Përtej fjalorit hermetik teknik, çdokush e kupton se ky Departament është zemra e bankës qendrore. Ai mbulon veprimtarinë më të rëndësishme të Bankës së Shqipërisë dhe krejt impaktin që banka qendrore ka në ekonominë shqiptare. Marian Gjermeni është burri i ministres së Qeverisë “Rama”, Eglantina Gjermeni. Ky Marian Gjermeni është personi përgjegjës i drejtpërdrejtë, nga pikëpamja teknike, që monedha shqiptare, leku, ka më pak se gjysmën e vlerës së dinarit maqedonas.
    Edhe Drejtori i Departamentit Juridik të Bankës së Shqipërisë, Altin Naqe është një i krishterë ortodoks. Ai është i biri i Ngjelos (nga Përmeti) dhe i Janullës. Altin Naqe është një nga njerëzit më të besuar të Fullanit në bankën qendrore. Për të vërtetuar këtë mjafton të thuhet se kur “u zbulua” vjedhja në Thesarin e Bankës, Altin Naqe dhe juristët e Departamentit të tij pushtuan Thesarin e bankës qendrore dhe atje bënë veprime për të cilat ata nuk mund të mos ishin të vetëdijshëm si juristë se përbënin shkelje të ligjit, madje krim duke qenë se ishin duke vënë dorë mbi objektët që përbënin prova në një vendngjarje kriminale. Altin Naqe është truri juridik i të gjithë manipulimit që iu bë asaj që ndodhi në Thesarin e bankës qendrore, duke nisur që nga kallzimi penal, që nuk u bë sipas nenit “136” të Kodit Penal, që përmban veprën penale specifike “Vjedhje të bankave”, por për veprën penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, sipas nenit 135 të Kodit Penal. Si jurist Altin Naqe e dinte mirë se nëse do të ishin bërë hetimet mbi bazën e paragrafit të dytë të nenit 136 të Kodit Penal (“Vjedhje banke”), atëherë do të evidentohej lehtë zinxhiri i përgjegjësive për atë që ka ndodhur në Thesarin e bankës qendrore. Të gjitha veprimet e të pandehurve të cilat sot kërkohet të na paraqiten, deri edhe nga Prokuroria, si pa lidhje mes tyre, do të fitonin koherencë, duke u zbuluar një rrjet bashkëpunimi për vjedhjen e bankës që niste nga Ardian Bitraj dhe përfundonte te Ardian Fullani.
    Altin Naqe, si drejtor i Departamentit Juridik, kishte detyrim që me t’ u konstatuar prekja e Thesarit, t’ i thoshte Guvernatorit Fullani, i cili gjithashtu është jurist, se duhej vënë në dijeni Policia e Shtetit, përkatësisht Drejtoria e Policisë së Tiranës, e cila duhet të kishte bërë veprimet e para të domosdoshme policore, para se çështja t’ i shkonte Prokurorisë. Pavarësisht se sa kartmonedha qenë marrë nga Thesari i bankës qendrore, vetë akti i vënies dorë në mënyrë të kundërligjshme në arkat me para, përbën një krim dhe, që në momentin kur konstatohet se ka ndodhur ky krim është e detyrueshme që të vihet në dijeni pa vonesë Policia e Shtetit. Në raste të tilla veprimet e para policore janë me rëndësi shumë të madhe për zbulimin e asaj që ka ndodhur në të vërtetë. Mosvënia në dijeni e Policisë së Shtetit nga ana e Guvernatorit pas konstatimit të vënies dorë në mënyrë të kundërligjshme te Thesari, nuk mund të jetë bërë me qëllim tjetër veç atij për të përfituar kohë që të mbulohej e vërteta. Të gjitha këto përbëjnë mosveprime me të cilat është konsumuar së paku një vepër penale, në zinxhirin e veprave penale që ka konsumuar Guvernatori Fullani në këtë çështje.
    Drejtori i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit, që ka të bëjë me pajisjet në përdorim në bankën qendrore, të cilët mund të lehtësonin ose shmangnin vjedhjen është një i krishterë ortodoks, Mariglen Biti nga Fieri, i biri i Ndrekos dhe i Ilianës.
    Drejtori i Departamentit të Kërkimeve është një tjetër i krishterë ortodoks, Altin Tanku, i biri i Vangjelit dhe i Idës.
    Drejtori i Departamentit të Politikave Monetare është gjithashtu i krishterë ortodoks, Erald Themeli, i biri i Jovanit (nga Korça) dhe i Ivonit. Këtu duhet thënë se Banka e Shqipërisë me ligj është institucioni përgjegjës për konceptimin dhe hartimin e politikës monetare të vendit, dhe Departamenti i drejtuar nga z. Themeli është ai që e kryen teknikisht këtë funksion të bankës qendrore.
    Ndoshta prova më e mirë që Banka e Shqipërisë kontrollohet nga një klikë ortodokse është se kur Fullani shkarkoi drejtorin e Departamentit të Emisionit së Monedhës, siç quhet formalisht Thesari i bankës qendrore, që ishte burri i mbesës së tij, në vend të tij u emërua Stefan Sevo, i krishterë ortodoks, i biri i Panos dhe i Olimbisë.
    Nga dymbëdhjetë departamente që ka Banka e Shqipërisë, gjashtë prej tyre drejtohen nga të krishterë ortodoksë. Sa për joortodoksët që drejtojnë departamentet e tjera, pjesa më e madhe e tyre janë emëruar nga Fullani duke imituar ky praktikën e sulltanëve otomanë të cilët mbanin pranë vetes të krishterë të konvertuar të cilëve iu bresonin detyra shumë të larta shtetërore, ose mbanin në haremin e tyre gra të krishtere, shumë prej të cilave janë bërë të famshme. Një “jeniçer” i tillë i Fullanit është drejtori i Departamentit të Administrimit, Agron Skënderaga, të cilin Fullani e ka sjellë nga Banka Italo-Shqiptaro, ku Fullani ishte drejtor para se të emërohej në postin që mban sot. Dihet se Banka Italo-Shqiptare ka pasur një histori të errët e të përgjakshme me një drejtor italian të saj për të cilin u tha se vrau veten, por që të gjitha të dhënat janë se u vra aq më tepër që pak ditë pas vdekjes së tij, u gjend “i vetëvrarë” dhe një oficer i lartë i shërbimeve të fshehta italiane me të cilin drejtori i bankës kishte vendosur kontakte për t’ i kërkuar mbrojtje në këmbim të zbulimit të aferave të pista të degës së bankës që drejtonte në Shqipëri. Por kjo histori meriton një analizë më vete, dhe ka si personazh edhe një ambasadore amerikane të kohës në Shqipëri.
    Nëse do të kërkosh ndonjë drejtoreshë femër në departamentet e bankës qendrore nuk do të gjesh një ortodokse, por ashtu si haremet e sulltanëve gjeje femra të krishtere, do të gjesh ndonjë zonjushë me mbiemër musliman.
    Sigurisht që të krishterët ortodoksë të cilët janë shtetas të Shqipërisë kanë të drejtë të punojnë në të gjitha institucionet e këtij vendi, por jo të dominojnë një institucion, aq më tepër kaq delikat, siç është Banka e Shqipërisë. Se kështu del se Banka e Shqipërisë paska qenë dyfish e pavarur, edhe institucionalisht, edhe në aspektin religjioz. Në botë njihen bankat me varësi religjioze. Të tilla ka Vatikani, kanë edhe kishat ortodokse, si p.sh. ajo greke. Por ato janë banka private. Në rastin e Bankës së Shqipërisë kemi të bëjmë me një rast unik, me një bankë religjioze të kontrolluar nga njerëz që i përkasin një bashkësie religjioze si ajo e krishterë ortodokse, që përbën vetëm 6.8% të popullsisë së vendit.
    Dikur, Mbreti Zog e rriti në letër numrin e popullsisë së krishterë ortodokse në vend, për t’ i thënë botës se Shqipëria kishte edhe një popullsi të madhe të krishtere. Por censusi i fundit tregoi se megjithë fushatën e madhe të fekthimit masiv të emigrantëve shqiptarë që ka ndërmarrë Greqia që nga viti 1990, përsëri popullsia e krishterë ortodokse në vend është e vogël. Ndonëse ka pretendime se shifra e nxjerrë nga censusi është rezultat i një manipulimi, në çdo rast shifra reale është e ulët. Madje edhe sikur të ekzagjerohet duke u rritur me 50% shifra e popullsisë së krishterë ortodokse, e dalë nga censusi, ajo nuk arrin më tepër se 10% e popullsisë së përgjithshme të vendit.
    Nuk është rastësi që dominimi ortodoks në Bankën e Shqipërisë ka ndodhur pikërisht në kohën që ndodhi vjedhja në Thesarin e saj. Drejtuesit e Bankës së Shqipërisë kanë vepruar si një klikë okulte religjioze, e cila ka administruar bankën qendrore jo sipas ligjit, por sipas interesave të tjera jashtëinstitucionale. Aq i madh është përkushtimi i drejtuesve të Bankës ndaj Klikës, saqë ndonëse anëtarja e Këshillit Mbikqyrës e ardhur drejtpërdrejt nga Kuvendi i Shqipërisë, Ermelinda Meksi kërkon dorëheqjen e Fullanit në një mbledhje, qartësisht për të fituar kapital politik, ajo nuk ushtron asnjë nga kompetencat që ka për të ndriçuar atë që ka ndodhur në të vërtetë në bankën qendrore.
    Dominimi ortodoks në Bankën e Shqipërisë bie më tepër në sy për faktin se asnjë nga drejtuesit e lartë të Bankës së Shqipërisë nuk është katolik! Madje një katolik nuk e gjen as midis drejtorëve të departamenteve të Bankës. Madje asnjë katolik nuk e gjen as midis dhjetë të arrestuarëve për vjedhjen në Thesarin e bankës qendrore, cka nuk është tregues se katolikët nuk vjedhin, por se ata i përkasin një specieje shumë të rrallë në bankën qendrore.
    Këtë analizë unë nuk e bëj nga pikëpamja muslimane. Unë personalisht jam një njeri afetar dhe kam pikëpamjen se fakti që shumica absolute e njerëzve me origjinë muslimane nga koha otomane (të cilët më herët kanë qenë të krishterë por janë konvertuar dhunshëm nga pushtuesit otomanë) janë sot afetarë, është faktori kryesor në mbijetesën e shtetit laik shqiptar. Sepse këta njerëz përbëjnë shumicën absolute të popullsisë së Shqipërisë. Pikërisht afetaria e shumicës së popullsisë që në letër llogaritet si muslimane është ajo gjë që ka mundësuar tolerancën fetare në Shqipëri. E famshmja tolerancë fetare është tolerancë e afetarëve “muslimanë” ndaj të krishterëve në rradhë të parë, por dhe ndaj muslimanëve praktikues. Por kjo tolerancë është një gjë e brishtë dhe do të ishte gabim që të vihej në prova me akte të tilla si dominimi ortodoks në bankën qendrore, ku është krijuar një shtet bankar i pavarur i sunduar nga ortodoksët.
    Unë mendoj se të parët njerëz të cilët duhet të jenë të indinjuar nga sundimi i qartë ortodoks mbi bankën qendrore duhet të jenë qytetarët e krishterë ortodoksë të Shqipërisë. Këtë e them për faktin se nga ekzistenca dhe bëmat e klikës ortodokse që ka sunduar dhe sundon bankën qendrore nuk kanë përfituar qytetarët e krishterë ortodoksë të Shqipërisë, por vetëm klika dhe një rreth i ngushtë njerëzish afër saj. Madje qytetarët e krishterëve ortodoksë kanë pësuar humbje së bashku me pjesën tjetër të shqiptarëve, nga veprimtaria e klikës ortodokse në bankën e Shqipërisë.
    Në kriminologji, kur studiohen organizatat kriminale thuhet se organizata të tilla krijohen mbi bazën e vecorive të përbashkëta që krijojnë kohezionin e grupit, të cilat mund të jenë të ndryshme, dhe që ndodh të jenë edhe lidhjet religjioze. Madje në organizatat kriminale italiane, amerikanolatine etj., religjioni është pjesë e ritualit të organizatës kriminale. Që në bankën qendrore ka pasur një organizatë kriminale, për këtë gjë nuk ka dyshim. As që kjo ka vepruar mbi baza religjioze.

    1. pellazg 100% says:

      E kuptoni ku e gjen guximin rezidenti i agjentures greke ne Shqiperi, Janullatos, i cili vepron si shtet brenda shtetit tone?
      E kuptoni sa thelle kane hyre ne trupin e Shqiperise keto metastaza kancerogjene?
      E kuptoni pse revoltohen dhe menjehere gjejne grepin te Turqia, Arabia dhe harrojne se ata qe vuajne jane Shqiptaret e vertete?
      Po per sa kohe mendojne se 10% e funderrinave ortodokse qe perbejne ndoshta vetem 10% te ortodokseve te vertete Shqiptare, te sundojne si pashallare Turq?
      Per sa kohe bijte e Shqipes do ti durojne mbi Shpine keta qe Aldo me lart i permend me emra, mbiemra, atesi dhe memesi?
      A ka ndonje Shqiptar qe te na japi nje zgjidhje, nje rruge per shpetim?
      Do ta ndiqja me vetemohim.
      Faleminderit aldo, por mendoj se thjeshte denoncimi nuk mjafton, dicka tjeter duhet bere.

    2. njeri says:

      Aldo qe qenkan kaq shume Ortodoks nuk ma merrte mendje, po a ke informacion nese jane ortodoks ÇOBENJE, apo autokton Shqiptare sepse Fullani me duket eshte Çoban (vlleh)

    3. qytetar says:

      Aldo edhe nese e marrin per te vertet komentin tend (une personalisht po e besoj), puna eshte se ngaterron diçka, aty sulltani nuk eshte fullhajni por sal berisha (perkatesia fetare ose besimi ne satana), kryevezire iliri me ramen dhe pastaj vijne fullhajni si pashai i larte dhe ata qe ti permend si bejlere e agallare!

    4. kirurg says:

      Ti je Kastriot Myftaraj, dora vete?

  17. një i revoltuar nga Kosova says:

    He mo te lumte….!

  18. ALBAN says:

    MBROJTESI ME I MADH I FULLANIT ESHTE META. SIDOQOFTE DYSHJA BERISHA META VAZHDON TE FUNKSIONOJE EDHE SOT. TE DY VAZHDOJNE TE KENE NJE PASION TE MADH PER TE MBESHTETUR NJERI TJETRIN, SIGURISHT DUKE IU PERSHTATUR RRETHANAVE.

    FORCAT POLITIKE, PERFSHIRE EDHE PD DHE LSI, DUHET TE DISTANCOHEN NGA KETO ALEANCA KORRUPTIVE TE KREREVE DHE ISH KREREVE TE TYRE PASI HISTORIA E AFERT TREGOI QARTE QE KETO LLOJ ALEANCASH SJELLIN KOSTO TE RENDE POLITIKE JO VETEM PER PARTITE POR PER TE GJITHE VENDIN.

    PANDESHKUESHMERIA DHE MOS GODITJA E KRIMIT NE NIVELET E LARTA NE SHQIPERI ESHTE BERE NJE FENOMEN QE I KA KALUAR KUFIJTE E ABSURDES.

    NUK MUND TE ECET ME KESHTU!

    KA ARDHUR KOHA QE BASHA POR EDHE RAMA DUHET TE “DOREZOJNE BLLOKUN” DHE TE PAGUAJNE KOSTOT E POLITIKAVE TE MBRAPSHTA TE PARA-ARDHESVE TE TYRE.

    E TERE POLITIKA DUHET QE NJE DITE TE PASTROHET. ASNJE REFORME NUK REALIZOHET ME VULLNETIN E KETYRE PLEHRAVE.

  19. Labi 2 says:

    Me siguri po te ngulesh mire ne abuzimet qe jane bere me parate e shqiptareve do te gjesh xhevahire ne BSH,por le ta beje kete radhe prokuroria nese nuk ka vullnet per ta bere.

  20. raka says:

    Bemat dhe gjemat e Fullanit dhe familjes se tij jane te hereshme.Me perjashtim te shashkave mediatike njeri nuk foli.Ndoshta i sajoi dhe vete ai,per te matur forcen e shtetit;ju duk vetja si demon para nje qeni te ngordhur.Po le cberi ,po cpo ben?Nuk paraqitet as ne prokurori.Qenka i pavarur-thote kr.ministri,po tere institucionet e pavarura jane atehere cna duhet qeveria,te trashe qafen kur nuk mbron dot interesat e popullit te vet.Po qe keshtu me mire ta thyeje ate.Shkurt fenomeni Fullani,do notoje ne batakun e kulisave te politikes mafjoze deri sa te humbase si gjith te tjerat.Do mbledhim firmat-thote populli,kesaj i thone-qeni leh e ujku pjerdh.

  21. xhikja saukut says:

    jANE FSHIRE PAMJET THOTE MERO, PO E DI KUSH ESHTE NJE NGA IT NE BANKE?? ME SHKOLLE ELEKTRONIKE TE DIPLOMUAR TE KRISTALI QE ME SHUME NUK ESHTE DUKUR NE SHKOLLE ,PA TE PYETEN NGA PEDAGOGE ELEKTRONIKE SA DIJE KANE ,DHE PETENI DJALI I MIKUT TE FULLANIT

  22. tarrasi says:

    Z.mero.Analizat e tua i lexoj vetem per faktet.Sepse kendveshtrimi dhe analiza juaj per politikanet Shqiptare eshte nje sherbim per ta.Eshte i njellojte me reklamat,e mire apo e keqe.Hera heres i nxjer te zgjuar dhe finok dhe hera heres rrugace dhe badakcinj.Vjedhja e Bankes se Shqiperise eshte veprimi me ordiner dhe budalla qe eshte bere ne Shqiperi.Sot Shqiperia ka guvernator qe ushqehet ne qebabtore,ka te gjitha figurat e shtetit dhe te politikes qe jane martuar dhe rimartuar nga 100 here(publikisht,se prapa skene si cania si ze dot njeri).nderkohe qe ne boten perendimore(Shqiperia eshte akoma sulltanat)dhe flirtimi eshte i denueshem.Kam bindjen se ne kete kendveshtrim analiza juaj eshte e pa moralshme dhe e pa vlere,nje lloje kurverie me pagese.

  23. Aldo says:

    Keni harruar pa permendur kunaten e Berishes Miranda RAMAj. Duket hapur qe ajo nuk firmos ne asnje dokument po ka rolin me te rendesishem duke qene keshilltarja e Fullanit. Ajo dirigjon gjithcka. Verifikoheni dhe duket haptazi qe eshte dora e kesaj familjeje.

  24. Ozzy Osbourne says:

    Mire politikanet qe kane interesa ke Fullhaleja? po FMN pse nuk prononcohet kur dihet qe ata kerkojne hesap per c’do qindarke te shpenzuar nga shteti?

  25. reforme e thelle says:

    Do te doja te degjoja zotin Shkelqim Cani , si ish Guvernator profesionist ne lidhje me kete megaskandal.Perse hesht? Mendon te mos shkelesh figuren e Fullanit?Mendon te mos i ulesh imazhin BSH,per te cilen banshke me stafin Tuaj punuat pa u lodhur , per te ndertuar politika ne perputhje me statndartet e Bankave Qendrore Europiane.Nje gje eshte e sigurte, BSH e humbi imazhin qe kur u emerua Fullani ne krye te saj.

  26. Dea says:

    Zoti Baze duhet te dije dicka me shume, se sado jemi perpjekur te lexojme mes rreshtash, si Meta si Rama, jo vetem s’kane kerkuar doreheqjen e Fullanit, por i kane dale krahe, duke deklaruar pavaresine etj. Ky shkrim me duket pa vend, pasi na intereson cfare reagimi ka qeveria, jo opozita.

  27. fshesa says:

    Mos beni gjoja sikur jeni kunder metes ju sherbetoret e sales me lulushken ne krye.Fullani eshte dora e sales ne banke dhe kete e dime te gjithe vec goxhajt te bashkise dhe shokeve te tij qe bejne gjoja sikur se kuptojne.Saliu ja mori metes ate mikun me te mire 4 vjet,po ashtu dhe rama,,lulushka duhet te presi kur ti ngrihet metes qe te vije ne pushtet,keshtu qe ju pishtare te pedes perpiquni te mos ja merzisni shume metes ate k…,se ndryshe ngelet perjete ne opozite.

  28. Litari berishes,plumbi bashes says:

    Ndjej trishtim kur lexoj tani editorialet e gazetes Tema.Shikojme ne kete editorialin e fundit qe zoti Mero po perdor mikroskopin per te gjetur mini-ndryshimet midis Djallit Berishe dhe Devilit Lul.

    Bazuar ne ate se cfare eshte shkruar ne kete gazete per veprimet unlimited kriminale te bandes 2B me vogla qe duhet te shkruante Baze per keto 2 krye- PeDere do ishte qe sa here do ti permende ne shkrimet e tij duhet te thote Krimineli senior Berisha dhe krimineli junior Basha pra ky eshte ndryshimi qe nje kriminel po le stafeten ne nje kriminel me te rrezikshem se dhe kur vret qesh.

    Verimtaria kriminale e bandes 2B eshte e dokumentuar per vite te tera dhe keto duhen “pergezuar” per sinqeritetin e tyre se tregon se keto jane thellesisht antishqiptare por nuk eshte faji i tyre.

    Faji qendron te dipllomacia e huaj qe po tolerojne ne menyre kriminale keto monstra qe ne nje fare menyre i prune vete ne pushtet ne rruge te dyshimta por gjithmone dihet qe origjina e tyre vjen nga beogradi ku nejri ishte kelysh i rajeronoviqit dhe tjetri i fazllicit.

    Pa faj nuk eshte mazhoranca e sotme qe ne menyre kriminale mori pergjegjsine per larjen,dizinfektimin dhe mbulimin e maleve me krime,vrasje,tradheti qe ka bers dyshja perverse 2B…Biles ironia eshte se per krimet shumevjecare te PD tani po akuzohet qeveria e Rames qe akoma nuk ka mbushur vitin ne detyre.

    Rasti Fullani tregoi qarte se dyshja Rama-Meta kane tradhetuar perfundimisht votuesit fisnike te 23 qershorit 2013 dhe vetem nje budalla nuk e shikon.

    Takimi i turpshem i Arvizuse me Lallen dhe me vone me Fullanin tregon se shqiperia eshte nje republike ambasdoriale qe nga 1992 ku ambasdori amerikan ka atributet e nje mbreti powerfull.Nuk kam gje kunder ketij fenomeni vecse kjo te shkruhet ne kushtetute..dhe tjetra a duhet te mbajen pergjegjsine keto dipllomate-mbreter per gjendjen apokaliptike ku eshte katandisur shqiperia ????

    Midis Berishes dhe Bashes ka vetem nje ndryshim:

    Nese duhet te gjykoheshin per krimet e tyre sidomos per 21 janarin Berisha
    duhej varur ne litar kurse Lulin nje denim pak me te bute plumbin ballit..pra ky eshte ndryshimi midis burrit te shtetit dhe yllit ne ngjitje te nenpunsit mbret Arvizu qe vetem ambasador nuk eshte..

    Vizita e Papes Romes ne Tirane,vizita e Rames ne Beograd,”Dashnia” e Rames me Merkelin jane deodorant qe nuk mund te mbulojne faktin se ai vend ka vdekur klinikisht qe ne 21 janar 2011 dhe pa u denuar dyshja gjakatare 2B
    ai vend nuk mund te ndreqet kurre edhe sikur me florinj ta shtroje Papa,Obama,Merkeli a kushdo qofte sepse as otomanizmi,as zogizmi,as fashizmi,as enverizmi nuk arriti ta poshtroje ate popull ne ate fare feje sa sot nen kete regjim ambasdorial ku Bash -Berisha-Meta jane kuislinge te tyre dhe Edi Rama deri me sot nje Don Kishot per tu meshiruar..

    Te pakten Fullanin ta pergezojme qe jo vetem shteti shqiptar ka vdekur por dhe ai popull me klasen e tij politike dhe shoqerine civile eshte Agroncanizuar..

  29. orthodoksi says:

    aha e mora vesh tani si eshte puna qe hesht rama: qenka fjala per gr e ortodokesve ku ai aderon.po mire atehere nese ka zot lart ne qiell eshte koha per drejtesi.
    jane kto bythat e zgjuta qe kujtojne se qeverisin boten me mendjen e tyre te arte.. fuck them all.. nese duan ta bejne kete keto masonistet e albanistanit le te dalin si ojf private jo me votat tona dhe leket tona na bejne dhe pordhe . vidh dhe pastaj jane dhe superiore… o populll hajde aplikojme gjithe si jemi per norvegji e le te rrine keto qelbesirat vetem e ti shesin pordhe njeri tjetrit

  30. aldo says:

    Në Thesarin (Departamentin e Emisionit të Parasë) të Bankës së Shqipërisë ka munguar një sistem modern ACH (Automated Cash Handling), që janë pajisje elektronike për numërimin dhe kontrollin e kartmonedhave, si të atyre prej letre ashtu edhe atyre metalike. Në Thesarin e çdo banke qendrore ka disa Count Room, ku bëhet numërimi dhe kontrolli i sasive të mëdha të kartmonedhave që janë në ruajtje atje. Në çdo count room të një banke qendrore ka një aparat elektronik që është një llogaritës kompjuterik me kapacitet të madh për numërim dhe me shpejtësi të madhe. Në bankat qendrore aparatet e këtij lloji janë në gjendje të numërojnë deri në njëzet banknota (kartmonedha) në sekondë. Të tjerë aparate bëjnë edhe paketimin e kartmonedhave.
    Tani le të imagjinojmë sikur Fullani të kishte blerë pesë aparate të tillë, pra të kishte krijuar pesë count room në Thesarin e Bankës së Shqipërisë. Le të imagjinojmë se ato do të punonin vetëm shtatë orë në ditë, duke llogaritur se punonjësit që do t’ i përdornin këto aparate, do të bënin edhe një orë pushim. Në një ditë pune, një aparat i tillë do të numëronte pesë milionë kartmonedha. Pesë aparate do të numëronin mbi 25 milion kartmonedha. Në fund të vitit 2013 (31 dhjetor) në Shqipëri zyrtarisht kishte në qarkullim 130. 503. 210 (njëqind e tridhjetë milionë e pesëqind e tre mijë e dyqind e dhjetë) copë kartmonedha të prerjeve të ndryshme, në monedhë shqiptare, lekë. Pra, do të duheshin jo më tepër se pesë ditë pune që të numërohej i gjithë fondi i kartmonedhës që është në qarkullim në Shqipëri. Fondi i kartmonedhës në ruajtje në Thesarin e bankës qendrore është më i madh se fondi i kartmonedhës në qarkullim. Por sa më i madh? Për këtë nuk ka një shifër zyrtare. Gjithsesi, në çdo rast, nuk do të duheshin më tepër se dhjetë ditë për t’ u bë një kontroll i tillë, lehtësisht, dy herë në vit.
    Count rooms shërbejnë edhe për procesin e veprimeve të përditshme në Thesarin e çdo banke qendrore, ose banke të madhe private, se çdo dalje apo hyrje e kartmonedhave kalon nëpër to. Count rooms janë të pajisura me sisteme sigurie që ia pamundësojnë çdokujt që të nxjerrë para në mënyrë abuzive prej tyre.
    Në Bankën e Shqipërisë, për shkak të mungesës së teknologjisë moderne të numërimit dhe të kontrollit të kartmonedhës, është përdorur një metodë e përzgjedhjes së një sasie prej 5% të sasisë së kartmonedhës gjendje në Thesar për çdo kontroll periodik. Dhe kjo iu ka krijuar shteg vjedhjeve. Vetëm me paratë që Fullani ka shpenzuar për sportin në pesë vite mund të ishin krijuar pesë count room moderne në Thesarin e bankës qendrore. E vetmja arsye që ai nuk e ka bërë këtë gjë, është se ka qenë i implikuar në vjedhjen e Thesarit të bankës qendrore. Pra kemi të bëjmë me një mosveprim kriminal. Madje për shkak të mungesës së teknologjisë moderne të numërimit, kërkohet një kohë e gjatë që të zbulohet shifra e vërtetë e parave që mungojnë në Thesarin e bankës qendrore.
    Në rastin e parave të nxjerra jashtë qarkullimit, Fullani ka bërë një tjetër mosveprim kriminal, duke mos blerë pajisje të cilat kryejnë procesin e njohur si IBNS (Intelligent banknote neutralization system). Ky aparat i përlyen kartmonedhat me një lloj boje deri në atë masë sa ato bëhen të papërdorshme. Kështu askush nuk ka interes që t’ i vjedhë ato në periudhën e ndërmjetme midis nxjerrjes së tyre nga qarkullimi dhe djegies së tyre.
    Në Bankën e Shqipërisë, ndonëse në dhjetë vitet e fundit kur atë e ka drejtuar Ardian Fullani janë shpenzuar shumë para për të blerë teknologji moderne, megjithatë çuditërisht ka munguar ndër të tjera pikërisht teknologjia moderne për numërimin e parave në sasi të madhe, që gjendet në Thesarin e çdo banke qendrore në botë, së paku në ato që kanë bërë shpenzime të krahasueshme me Bankën e Shqipërisë. Dhe kjo gjë nuk mund të shpjegohet ndryshe përveçse me qëllimin për të krijuar mundësi për vjedhje në Thesarin e bankës qendrore.
    Prokurorisë së Përgjithshme i duhet të fshehë kokën si struci në rërën e artë të bankës qendrore që të bëjë kinse nuk e shikon se mosveprimi kriminal i Fullanit si guvernator dhe njëherësh drejtor i përgjithshëm i bankës ishte parakushti që të ndodhte vjedhja në Thesarin e bankës. Natyrisht se Prokuroria e Përgjithshme edhe mund të bëjë strucin, por kur struci fsheh kokën në rërë, ai zbulon të pasmet, të cilat në këtë rast janë të mbushura me para. Këtë e them edhe për faktin se Prokuroria e Përgjithshme, edhe sot, më tepër se një muaj pasi është zbuluar vjedhja, i qëndron versionit të nxjerrjes së parave duke i fshehur në trup autori i vjedhjes, çka do të thotë edhe në brekë. Natyrisht se ndryshe nga vjedhësi prokurorët nuk do t’ i mbushin vetë brekët me para. Këtë punë e bën Fullani për ta. Por mbushja e brekëve me para kërkon që ai të cilit i mbushen brekët me para të qëndrojë në pozicionin e strucit, se kështu lehtësohet kryerja e procesit. Nuk ka dyshim se në këtë çështje cilido që nuk shikon disa fakte të qarta, i ka tashmë brekët të mbushura me para, ose është në mes të procesit kur po ia mbushin brekët me para.

  31. Natos Fano says:

    Komentuesi “aldo” eshte nga ai lloji qe komentet nuk i maten me rrjeshta por me metra linear,psh me dy komentet e sotme ka bere trecerek metri komente ne gjatesi lineare kurse javen e kaluar ka bere rreth 50 metra komente.Nga perkatesia orthodokse e bankes tani aldo-ja yen kaloi te Count Room.Por ky aldushi yne duhet ta dije se ky skandal i bankes eshte vecse nje skenar ogurzi per te hedhur Ramen me gjithe qeveri dhe me gjithe ekonomi nje here e pergjithmone dhe duhet shume kujdes se na pret nje fat akoma dhe me i zi se i Greqise.
    Ne kete pikepamje ky aldushi duket me shume si nje “i infiltruar” per te ndezur zjarrin te banka.Vrasja e Santos,afrimi i Merkelit dhe deshira “e komanduar” e disa eksperteve per tju bashkuar Bankes Europjane pa u denuar banda e Sali Fullan Berishes eshte nje paralajmerim per skenarin e atyre viteve kur kryegomari Vicidolit thoshte ‘Parate e shqiptareve jane me te pastra ne bote” dhe nga ana tjeter i kishin bere skenarin greket per ta futur pas bythe dhe ja futen.
    Edi Rama ka perpara nje mision legjendar: Te ruaje me cdo kusht Banken Shqiptare dhe ne te njejten kohe te fuse Fullan Berishen ne burg.
    Vetem parate e arit te londres te L2B dhe garancia 85 miljon dollare e albetrolit e dokumentuar ne BSH se kush ka vjedhur mjaftojne per arrestimin spektakular te Berishes si dikur Al Kaponen ne amerike shekullin e kaluar.Pra loja eshte e hapur per Fullan-Saligate pamvaresisht nga baleti qe luan aldo i berishes.Le te shpresojme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje