Nga Andi Bushati
Duke parë prej dy ditësh, qëndrimet e Partisë Socialiste, që zgjeroheshin me kronika mbështetëse në lajmet e Klan-it, lidhur me ndërtimet që Lulzim Basha ka miratuar tek liqeni artificial, nisa natyrshëm të lundroj në web, me termin “betonizimi i liqenit”. Po e them në fillim: ishte ushtrimi më i pështirë për të rikthyer në kujtesë, një nga historitë e shëmtuara të politikës shqiptare, që fillon këtu e tetë vite më parë. Nuk po përdor epitete të tjera, sepse të gjitha do të ishin të pafuqishme, pamjaftueshmërisht të forta, për të sendërzuar atë që ka ndodhur.
Po e filloj nga kreu. Ka dy ditë që një grup socialistësh dalin tani në mes të vapës, tek diga e liqenit, për të denoncuar lejet e ndërtimit që kreu i bashkisë të Tiranës ka dhënë, këtë fillim gushti, në zonën e gjelbër përbri pishinave.
Pyetjet që ata ngrejnë janë disa: Po tani, kush e mori 20%-shin? Pse Basha nuk i mbajti premtimet që bëri gjatë fushatës së tij për këtë zonë? A është ai një kryebashkiak i korruptuar apo një kryebashkiak peng?
Natyrisht nuk ka dyshim, të gjithë e kuptojnë se bëhet fjalë për një leje ndërtimi, të dhënë në atë zonë, për të cilën në vitin 2010, Partia Demokratike e akuzoi Edi Ramën se kish marrë 20% të vlerës. (lajmi i plotë në rubrikën lajme të Lapsi.al) Që atëhere dhe për shumë muaj me radhë, Rama nuk thirrej me emrin e tij të vërtetë, por me “Mister 20%-shi” apo “Edi Lepri”.
Por ajo që gjeta në arkiva është shumë më e rëndë se kjo retorikë politike. Kur Edi Rama kish hedhur firmën e tij mbi këtë projekt, në vitin 2008, ashtu siç di të bëjë ai, i kishte vënë gjoksin. Ai e kish mbrojtur atë si një kryevepër të arkitekturës moderne, të projektuar nga studioja me famë botërore e Winny Maas. Ai thoshte atëhere se ky projekt nuk do të prishte, por përkundrazi, do të rikualifikonte mjediset ekzistuese duke i kthyer ato në hapësira publike të cilësisë më të lartë europiane.
Kërkova t’i krahasoj këto fjalë me argumentat që Lulzim Basha, tani kryetar bashkie, mbrohet nga sulmet që i bëjnë. Teksti i kryetarit të ri, ngjan si dy pika uji me mbrojtjen e paraaradhësit të tij. Sikur ta kish shkruar e njëjta dorë, sikur t’i ish bërë “copy paste”, nga arkivat e bashkisë së vjetër. “Ky projekt shfrytëzon vetëm 40 % të truallit privat dhe në përfundim të tij, qyteti do të përfitojë edhe 20 mijë metra katrorë hapësirë publike dhe gjelbërim”, thuhet ndër të tjera në këtë reagim.
A është i mundur ky përgjërim në emër të hapësirës publike? A mundet që mashtrimi, hipokrizia, mospërfillja ndaj publikut të shkojë deri këtu?
Por kjo lojë teatrale, ku akuza dhe mbrojtja janë të njëjta, vetëm se palët kanë ndërruar vende, është vetëm fillimi i kësaj historie. Ajo shkon shumë më larg.
Ajo daton në nëntor të vitit 2006 kur kryeministri Berisha, një një mbledhje të Këshillit të Rregullimit të Territorit e kaloi këtë zonë në shesh ndërtimi. Madje ai e akuzoi atëherë Edi Ramën se nuk liberalizon sheshet e ndërtimit për të pasur vetë përfitime më të mëdha (shikoni ironinë).
Gati një vit më pas, në verën e vitit 2008, Parlamenti miratoi edhe disa ndryshime në ligjin për sportin, me anë të të cilave i hapej rrugë shndërrimit të terreneve sportive në troje ndërtimi (lajmi i plotë në rubrikën lajme të Lapsi.al). Kuadri ligjor po bëhej gati. Ata që qëndronin pas kuintave me sa duket lëviznin gjithçka. Nuk zgjati shumë dhe një juri ndërkombëtare shpalli fituesin e një konkursi për zonën e ndërtimeve tek liqeni. Natyrisht për të arritur një mirëkuptim të tillë, për të ndërtuar në kryeqytet, duheshin dy palë: Edhe pushteti qendror edhe ai bashkiak. Zërat që gumëzhinin atëherë në Tiranë ishin se marrëveshja qe arritur pas një lobingu të fortë të një biznesmeni shumë pranë Berishës dhe të një tjetri shumë pranë Ramës. Këtë aferë parash e kish lehtësuar së tepërmi edhe klima çuditërisht e zbutur pas ngjarjes së Gërdecit. Menjëherë pas saj, Rama dhe Berisha, si dy dashnorë të vjetër, madje tani dhe me interesa të përbashkëta, ndryshuan brenda natës kushtetutën e vendit dhe ligjin elektoral. Nga këto ndryshime prekej përpos gjithë shqiptarëve edhe një forcë e vetme politike: LSI e Ilir Metës.
Çuditërisht, po çuditërisht, qe Ilir Meta, atëherë i ndarë nga dy të mëdhejtë, që do ta denonconte trafikun e ndyrë politiko- financiar që po tentonte të bëhej përbri liqenit artificial. Atëhere kreu i LSI-së u ngrit kundër projektit, duke akuzuar se aleanca mes Ramës dhe Berishës po prishte mjediset publike: “Kanë vendosur të shkatërrojnë përfundimisht gjithë komplekset e S.K Partizanit dhe të Dinamos, të zhdukin kopshtin botanik për të ndërtuar kulla 20 kate”, tha atëhere Meta.
Do duhej te kalonin dy vjet, kur marrëdhëniet mes Berishës dhe Ramës u përkeqësuan ndjeshëm, kur opozita braktisi parlamentin dhe doli në rrugë, që kreu i PD-së ta denonconte marrëveshjen për ndarjen e trojeve përbri liqenit. Atëherë, në verën e vitit 2010, për disa muaj me rradhë, nuk ngeli deputet i PD-së pa folur për mister 20%-shin dhe nuk la rast pa i prapangjitur Edi Ramës mbiemrin Lepri. Po në të njëjtën kohë opinioni publik ngriti disa pyetje: si mund të akuzonte PD-ja, kur ishte vetë e përfshirë në këtë allishverish? Si mund të fliste për 20%-ësh të Ramës, kur vetë Berisha kishte miratuar ligje dhe kish dhënë vota? Zgjedhjet po afronin, Rama duhej hequr me çdo kusht nga Bashkia dhe krerët demokratë e kishin gati përgjigjen për këtë.
I pari Berisha, që nisi fushatën kundër ndërtimeve tek liqeni, që e mbajti gjallë për muaj me radhë atë, jo vetëm e kritikoi projektin, por kërkoi dhe falje. I pyetur në prill 2011 në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” ai deklaroi se kish gabuar me vendimin për kthimin e terreneve sportive në sheshe ndërtimi. Po ashtu edhe Basha u angazhua në pohimin e fortë (atë që sot po ia kujton çdo ditë TV Klan) se ai nuk kish projekt të ndërtonte tek liqeni. Por me t’u ngjitur në bashki, ai hartoi një plan rregullues që parashikonte ndërtimet që ai ka firmosur në këtë fillim gushti.
Dhe ironia nuk mbaron këtu. Ky plan rregullues, ka kaluar jo vetëm me votat e demokratëve, por edhe me bekimin e Ilir Metës, sepse në këshillin bashkiak nuk bëhej dot shumica pa votat e LSI-së. Kështu edhe Meta do të detyrohej të kapërdinte atë që kishte pështyrë, duke i dhënë edhe ai dritën jeshile ndërtimeve tek liqeni, që i kish anatemuar 6 vite më parë, atëhere kur sillej si opozitar.
Kjo është shkurtimisht historia e projekteve për ndërtim mbi hapësirat e gjelbërta përbri liqenit artificial. Pikërisht kjo, aq e pabesueshme, sa nëse ndonjë skenarist do ta kishte propozuar ta shndërronte në një film fiksion, me siguri askush nuk do ta pranonte, se aq shumë shkon në kufijtë e irreales. Por fatkeqësisht kjo ka ndodhur. Dhe ajo është një histori simbol, ndoshta nga më të spikaturat, për të treguar të gjithë klasën tonë politike:
Ku Edi Rama sot ka vënë njerëz të sulmojnë për atë që e kanë denoncuar dikur. Ku Lulzim Basha detyrohet të firmosë për atë që kish thënë se s’do ta bënte dhe për të cilën e kish akuzuar rivalin e tij si hajdut. Ku Ilir Meta herë duhet të mbyllë gojën duke aprovuar dhe herë duhet heshtë duke iu bashkëngjitur denoncimit (në të dyja rastet në pushtet), për të njëjtën gjë që e kish quajtur skandal, kur bënte si opozitar. Ku Sali Berisha duhet të ndjehet më keq se një klloun, pasi partia e tij po ndryshon për herë të tretë qëndrim. Ku Jozefina Topalli dhe Eduart Halimi, Albana Vokshi dhe Astrit Patozi, duhet të ulin kokën kur kujtojnë deklaratat plot pathos me 20 %-shin. Dhe ku të gjithë shqiptarët duhet në ndihen të dërrmuar nga pafuqia, kur shohin se si i vjedhin, e më keq madje, sesi i tallin teksa kryejnë këtë akt. (Lapsi.al)
gazetar antipatik mbasi i ke sherbyer te gjitheve , gjith partive ne fund ju ve emertim nuk ju simpatizoj si gazetar beji elloze sales se ta ka bere familjen te pasur
shifeni Gigi Hedid si i del gjoksi duke bere ice bucket http://bit.do/Ice-bucket-challenge-Gigi-Hedid
Kthese renjesore te medias do ta quaja kete artikull,
Urime Z.Bushati. Le te shpresojme se erdhi koha qe Shqiperia
te degjoje me ne fund zerat e vertete te pa aneshem te informacionit.
me atipatike je ti albina qe nuk thua dy fjale per argumentat e sjellura. Cfare kriteresh ke ti qe nje gazetar te te duket simpatik?
NJe pergjigje, presin te gjithe :Sa I perlyer eshte Andi Bushati,ne kete batak!?
Rrofte Republika Popullore e Deleve Shqiptare.
Nje popull llum, prodhon politikane llum. Urime shqiponje e dhjere
Ky shkrim po, ja vlen te lexohet e komentohet.Ju lumte z.Bushati
Hera e parë që më pëlqen Bushati !
Bravo Bushat. E ke qare kete shkrim.
e ka marre urata kete vend me kohe…
eh jemi bere te gjithe per nje http://bit.do/Ice-bucket-challenge qe te na dali gjumi thuaj http://bit.do/Ice-bucket-challenge
Ta kishte marre “urata” kete vend do te ishte mire, por fjala e urte popullore thote “e ka marre ferra uraten”.
RAMA BERISHA DHE META JANE BASHKE DHE NDAJNE PUSHTETIN 8VJET SALA DHE 8VJET RAMA META ME TE DY (TE TJERVE JU PRESIN KOKAT QE MOS TE HYNE NE MES)
KY ESHTE PUSHTETI SOT
TANI TE GJITHE E KUPTOJNE
Kjo eshte amoralitet i vertete
Analisti yne i nderuar Artan Hoxha ose Skypion -i komentuas dhe kundershtues i rregullt te EDITORIALEVE te Z. Mero Baze ka nje opinion ne nje gazet tjeter dhe une bera nje koment ne te cilin kundershtoja ato per te cilat shkruan ” Analisti yne ” ,po gazeta çuditerisht e çensuroi , kur shkrimi nuk kishte asnje fyerje , biles Skypion-it i kam bere dhe nderin dhe ne disa raste i kam folur dhe ne shumes.
Ja komenti qe u çensurua:
: Z.Artan —
Ke nje nihilizem te theksuar te ç’do veprimi te Qeverise,sa qe populli do te te pyeste : me se ma potise dhine.
Ashtu si ai qe potiste dhine me uje te ftohte i zoti i thoshte me ftohe dhine ,kur e potiate me te nxehte ,i zoti i thoshte me nxehe dhine dhe çobani e la dhine pa potisur sa ngordhi.
Edhe ti keshtu e peson me qeverine , çfardo veprimi te beje qeveria ti do ta kundershtosh.
Dhe me e keqja Z. Artan eshte se ju shume here shtremberoni faktet per t’ja aritur qellimit ne opinionin publik.
Per rastin e armeve kimike siriane do te thosha se eshte nje nga shtremberimet qe i beni fakteve. Jo gjithmon veprimet e turmave kane te drejte ,kete e tregoi se levizja civile per demontimin e armeve kimika u gabua, se ja ku u demontuan ne Itali dhe humbem ne favoret qe ishin kusht per demontimin .
Prap me dashje shtremberoni faktin qe qeveria e mbajti gojen te mbyllur para JO-se se ashtu ishte marveshja me SHBA-ne dhe ju si analist nuk ju falet te flisni sikur jemi para JO -se ku ç’do gje ishte enigme.
Nuk ma do mendja te jete lapsus kur shkruani :…Nje Zot e di se ç’do te kishte ndodhur nese Qeveria do t’i qendronte PO-se ,por dime tashme se JO-ja qeveritare i ka kushtuar Shqiperise opinionin se jemi nje vend ,fjala dhe roli i te cilit nuk mund te merret seriozisht per çeshtje serioze nderkombetare …
Z. Artan , besoj se kur keni shkruar keto rrjeshta nuk keni lexuar ne shtyp deklaraten e Zonjes Merkel per Samitin e Berlinit.Ajo deklarat ju pergenjeshtron , prandaj ju beje vrejtjen se faktet i shtremberoni me dashje ,per te ulur reputacionin e qeverise se Rilindjes.
Mund te vazhdoje dhe me fakte te tjera ,po ky fakt qe ju permenda e ilustron me se miri ato vrejtje qe kam per ju.
Xhej En Bi armet kimike nuk u neutralizuan ne Itali por ne det te hapur afer Qipros ne nje anije te pajisur me aparatet e nevojshme per kete pune prandaj te ftoj te mos i shtremberosh faktet. Faktet qe te jene te tilla duhen dokumentuar sepse derisa mbeten fjale te Xhej En Bi jane llogje blogu
http://www.rai.tv/dl/RaiTV/programmi/media/ContentItem-3786e9b2-3972-4e3f-bea9-19828dfd480f-tg2.html?iframe
Rama desh te bente sipas kokes se vet dhe e katranosi.
Shkrimi eshte fantastik!!!!! Edi Rama dhe Sali Berisha jane dy faqe te se njejtes medalje, Ilir Meta eshte zari qe e permbush kupen. Shqiptaret jane nje rance inferiore qe nuk kane asgje qe duhet te ndihen krenar, as historine e tyre (te fundit te cliruar nga turku, dhe madje pa revolucion po me delegate deputetesh turq si Ismail Bej Vlora, jane populli i fundit i ballkanit por edhe i europes qe vendosi alfabetin zyrtar ne shek XX, a thua deri atehere ishim rome/vllenj etj). Dhe sot grinden me njeri tjetrin dhe nuk kane nje karakter te forte qe kur i neperkemb te tregojne “shpaten” ashtu sic duhet tja u tregonin me kohe kesaj klase politike te qelbur.
Te lumte pena
Beje çudi se te gjithe shkruajne dhe flasin ne shqiperi per hajnite, por shtroje pyetjen: A mjefton vetem me kaqe? Nje fjale e urte popullore thote: qente le te lehin dhe karvani te ece perpara, pra ne le te llapim pore pushtetaret dhe politikanet tane vazhdojne dhe na rjepin. Pika na rente se 5% e popullsise na ka vene perpara dhe na vjedh ne 95% tjeter. Harram e paçim buken qe hame.
Ke te drejte Andi,por ne kapitalizem ska burrni dhe bese.
ka vetem perfitim dhe mashtrim.
A i marrte ne pune Agron Cane.
Ne kete Shtet nuk jane vetem politikanet fajtore ,por populli qe i
merr vesh te gjitha dallaveret e ketyre kllouneve dhe nuk ngrihet te
protestoje ,sic protestuan Turqit per parkun Taksin, qe ndodhet midis qytetit Stambollit ,derisa qeveria pranoi qe te mos ndertohej projekti i
tyre.Keto politikanet tane keto ndertime nuk i bejne per qytetaret ,Tirana
eshte mbushur plot me banesa ,te cilat nuk po shiten ,Kullat Rama ne
kohen e vet, donte qe te fitonte 20% ,gjithashtu ky i pangopuri tjeter ,
i ben per vete.Ndersa populli ben sehir ,se si fitojne keta ,si zihen
keta me njeri tjetrin .Keshtu si sillen keta ,si veprojne ,nuk eshte e pranueshme ,Shqiperine keta e kane bere si prone private,sepse e dine qe
ky popull nuk reagon ndaj asnje padrejtesie .
Pse prishet ambjet nga Pallati 20 kateshe.
Po ne Usa qe jane pallate 80-100-200 katesh cfar ambjatalistash jane keta ne amerik???
Qe edhe ketu ka pallat te larta buz detit e liqjve dhe ska asgje te keq 1-2 km larg manhattanit Long ajllonit ,stat Isaland eshe nje ndertes ne mes te detitite.
A mos duhet hequr se prish pamjen apo ndote ambjetine??
Po te ishte ne shqiperi i vejne dinamitin menjhere.
Po buze detit jan me qindra apo mira anie private shume komode me gjith aparatura nga kompjuteri,Tv, guzhina komplet, stufa, cesmat makrouej,banjo dhom pushim ngrenje fjetje,aparate peshkimi radi Tv.dylbi jo per zbilim por per shikuare frigorifer.
e askush nuk thote ndotin ambjetin.
Ngjite me parkun e madhe mes per mes manhattanit ne te dy anet ka ndrtesa te larta qe gervishin qellin.
Gjetke esht puna.
nuk calon gomari nga veshet.
Por esht xhelozia PARTIAKE qe e ben popullin te vuajne
Rama e basha apo basha e rama thane do ta ndertojm TRAMVAJEN Te kursejm karburate.levizin qytetaret shpejt dhe te mos ludhe e ambjeti esht me i paster
por tani kryministri ka celasat ne dore.nuk jep fonde
parantez per UNIN./
Vjen nje vlla nga diaspora .Pasi lagohen dashamirsit vllaj i dispaores pyte dy vllezrit per cafre keni nevoj me ju ndihmuar se keni vuate shume nga monozmi pse ne ishim ne Kapitalizem
I vogli thote shtepia esht shkatrruar jemi ba shume veta ne nje shtepi.Po munde me ndihmuar te bej shtepi e vllau i madh te thote kerkesen e vet
vllaj i madh i thote i nevrikosut asgje s dua.vllaj i disapores cudite pse foli i nevrikosur e acaraume.
te nesermen cohe hane mengjesi e dalin shtitje ne bace-pemtore.
kur ngelet vetem me vllaj e madhe
e pyet vllai ardhur nga diaspora
Cfare pate mbrem qe u pergjigje rrmisht e nevrikosur??
Vllaj i madh i thote ai esht delexhi nuk punon e mos i jepe asgje
Vllaj i disapores aqe sa ben shtepija vllajt vogel do te jap edhe ty
vllaj i mah nevrikoset edh me teper basa e zotit tana i prish ne raki e badihava.
dmth ai ngulte kem mos me i dhen asgje vllajte te vogel.
Ne jam te keqen tonit.Pra jemi sic ka thene
Konica
Armiku i shqiptarei esht shqipetari.
Dakorde.
POPULLI Vuane.
Uni esht gje e keqe???
gjithmon shqiptaret i ka lene prapa UNI_UNI
Besojm se Rama do hap driten jeshile:.
per ndryshe POPULLI ngelet i zhgenyere.
Pse nuk behet peticion per t r a m v a v a j e dhe jam i sigurte qe 500.000 veta e firmosin e me gjith disaporen behen 1 miljon.
Pra 1 miljon ja dhan voten
1 miljon e kundershtojne.
Kjo lufte behet nga ps per interesa personale
Eshte vendosur kush do behet kryetar bashkie vitin tjeter dhe jan Llogaritur sa para do fitohen nga ata qe sulmojne sot
Keta jan rraca me e qelbur qe shqiptaret kan pare qe nga koha e zogut
Ty te lumte pena o djale qe ua kujton shqiptareve ca kan thene e ca po bejne
Mos u be bythlepires I qeverise se kur mbarojne pune ata fshine bythen me gazetaret e opinionistat
Gjitha mediat e njeanshme sot I kan mbush gazetat me pedofili dhe kurvlleqe u ka dal boja
Respekt
Qenka shume e komplikuar!!!!
Shqiperia do sperkatur me benzine dhe pastaj do thirrur:- Kush ka shkrepse?
-Une- do te pergjigjej ……… Sali Berisha.
Inderuar z. analist,po ju a them qysh ne fillim,jam nje digjues dhe lexues i regullt,dhe me respekt, per ato sa ju thoni ,shkruani dhe analizoni.Por,qe analizat te jene frut dhenese te opinionit publike,si te thuash qe analizat e gazetareve me pervoje,te luajne rrolin e vertet te pushtetit te katert,per udhe rrefim te opinionit,une kam mendimin e pa lekundur,qe ato duhet te ken nje konstruksion-mbajtes moderne.Nje analize quhet se e kryen misionin e vet,kur lexuesi i thjeshte,lexone dhe kuptone,qe shteti,ose pushteti,ne rrastin ne fjale,bashkia Tirane eshte duke i marre nje oksigjenin popullit te Tiranes dhe jo vetem.Nuk ka fare rendesi sot i dashuri i ime,qe per pak sa ket oksigjen,desh ja morri Rama ne filan vit.Te tilla analiza,pa dashje,behen fataliste,behen justifikuese,besoj qe edhe ju edhe z.Lubonja ket lloj analize,nuk e mendoni mir.
Qenka shume e komplikuar!!!Vetem me kodin e ramiz alise mund te deshifrohet
Sa here qe shkruan ky pinjoll i lindur dhe rritur ne bllok – gjithmone hedh nje grusht me miza kali, duke gershetuar mjeshterisht te vertetat me te pa vertetat – ashtu si edhe e kane mesuar qe njerzit te mos gezojne dot dhe te mos shpresojne qe sot Shqiperia ka nje kryeminister ndryshe…Ptu fare e keqe qe nuk shkulesh kollaj nga ky vend fatkeq..Ptu
Uaaa sa i forte! Po si e gjeti ky qe te gjithe politikanet e Shqiperise nje MUT jane! A thua nuk e dime ne kete?!
Shqiperi te kam dhjere s’te mora vesh kurr’nje here!Faik Konica.
Andi po “ngacmon” problemin me te ndjeshem ne politiken e Tiranes.
Po,po trajton “kurverine” politike te politikaneve kryesor.
Sot po te krahasosh vilen e djalit te Berishes me ate te Enver Hoxhes(ku pushonte),padyshim qe ajo e Enverit duket si nje shtepi e zakonshme.
Sa shpejt na genjyen,sa shpejt u pasuruan!
Ne “lehaqente”, d.m.th. ne populli, vazhdojme avazin e vjeter te te lehurit, aftesi te cilen e kemi perfeksionuar ne nje nivel qe cdo vend i botes do te na e kishte zili, nderkohe qe karvani i politikaneve tane te tejmajmur qofshin majtas, djathtas apo ne qender vazhdon dhe shton shtresat e dhjamit me pasurite e ketij populli, duke e shkelur perdite me kembe.
Zhurma qe po ben Rama dhe te tijte, eshte thjesht demagogji, sepse kete copen e paprekur qe ka mbetur nga Tirana e dikurshme, e varfer por ne te cilen jetohej e merrej fryme, e te cilen na premtuan boterisht se do ishte ne sherbim te qytetareve, e kane shqyer ne marreveshje me dysh dhe i kane bere pazaret. Sot, KM Rama i tregoi ligjin qytetareve per kete ceshtje, ndersa ka bllokuar pavaresisht nje vendimi te gjykates se Strasburgut (e theksoj te Strasburgut, jo te gjykatave tona te cilat jane vertete leter higjenike) nje shumekatesh ne zemer te Tiranes ne mes te tjerash dhe pse i ze pamjen shkrimtarit Kadare. Ne fakt, skam asgje me shkrimtarin e nderuar Kadare. Ajo gjeja aty nuk duhet te ndertohet sic nuk duhet prishur kjo hapesire, qe duhet te kthehet ne terrene sportive e zona kreative per gjithe kryeqytetin.
Ky eshte vetem fillimi…Gratacela te tjera do gelojne duke shkaktuar nje katastrofe ambjentale. Per ata qe akoma se kane pare, aty eshte rrethuar dhe nje pjese shume e madhe territori ngjitur me fushat e futbollit te kompleksit Dinamo. Do ta vleresoja nese do te me thoshte dikushb e kujt eshte ajo pjese?
Thjeshtesisht nuk ka rruge per aq shume njerez. Dhe nje korridor ajri qe kishte Tirana e re dhe Komuna e parisit po ja vulosin. Dhe ajrin e kane per vete! Te babeziturit e ketij kombi paskan qene vertete te panginjur!
TURP per ne qe rrime duarkryq. Cfare duhet te ndodhe ne kete vend qe njerezit te reagojne. Qe shoqeria civile, gazetaret e intelektualet te marrin flamurin e protestes qytetare. Bushatit dhe te tjeret qe kane shkruar dhe e denoncojne kete akt te turpshem te perdhunimit te ambjentit, duhen falenderuar por, besoj dhe Bushati bie dakort me mua qe ka ardhur koha qe Bushati dhe shume opinion beres, bashke me shoqerine civile dhe intelektuale te ketij vendi duhet te mblidhen bashke dhe ti bejne thirrje cdo qytetari te ndergjegjshem qe te provojme qe ne jemi me shume se keto shushunjat qe po na pine gjakun perdite. Cojeni nje kauze deri ne fund! Te pakten te provojme qe nuk jemi te gjithe dele!
Bravo Bushati !
me perforcove mendimin qe Berisha eshte mut dhe rama kak,Meta eshte aroma e tyre.
E VETMJA gje qe I mbetet popullit te tiranes per te bere ne kete situate alarmante eshte te shkoje ne protesta para bashkise dhe ta nxjerre me dhune lulzim bashen nga zyra…,dhe te mos e lejoje me te kthehet ne zyre, funksionin e tij ta kryeje keshilli bashkiak ….,me nje perfaqsues te zgjedhur nga keshilli deri ne zgjedhjet e reja locale.ESHTE e papranueshme qe e vetmja zone ne tirane pa pallate te behet shesh ndertimi,kjo tregon qe basha nuk e do tiranen…,se po ta donte nuk e jepte lejen e ndertimit,tentoi tek sheshi I namazgjase por se lane tani kerkon te shkaterroje parkun me te bukur te tiranes, haram e pac buken qe te jep Tirana o legen.
1. Shkrimi eshte I sakte. Bravo.
2. Lapsi (.al) te hyfte ne bythe, se na merzite me reklame.
Dihet qe ne politike flitet per konsum dhe veprohet per interes.Ka te ngjare qe te tera palet jane peng tek njera- tjetra.Ia dine dobiclleqet sho-shokut dhe grinden gjer ne nje cak,pertej te cilit nuk ua mban,se dalin lakuriq te tere.Po ndonje projekt supermodern ku te ngulin ca pallate brenda ne Liqen nuk ka?Do ishte fantastike…Qekur pallatexhinjte mesuan lojen me tulla zor e kane kazinote qe ti konkurojne.Nuk ka kryebashkiak qe ti thoje jo tsunamit te pallatexhinjve,se nuk eshte shaka…para e madhe,oreks i madh.
Me duket se krejt qellimi i shkrimeve te ketij Bushatit eshte te reklamoje kete website-in e tij LAPSI.
Une do thoje gjej ndonje menyre tjeter me te fisme per reklame, jo keshtu kaq banal, ju lutem!
Ohhhh, mire se erdhe ne llogore Bushati, bravo, bravo bravo! Ky eshte gazetari i vertet dhe kjo quhet gazetari. Duhet qe te gjithe koleget tuaj te fillojne te shkruajne per kete klase politike antishqiptare, eshte e vetmja menyre qe populli te zgjohet! Mero, Andi, Lubonja e disa te tjere duhet te krijoni nje levizje qytetare ku shqiptaret e ndershem te orjentohen! Behuni Beppe Grillo dhe do te jeni heronjte e Shqiperise qe keta vamprire politikane e kane shtrire perdhe! Coni ne parlament njerzit e ndershem, shqiptareve u ka ardhur ku smban me, veçse presin nje “Skenderbe”!
Po Sazan Guri ku eshte? I paska ngrene lekete dhe ai mesa duket…..a moj shqipni e mjera shqipni kush te ka fute me krye ne hi…..ja se kush te gjithe politikanet e felliqur…bashke me sazane e kompani
Ky nuk eshte shkrim,por nje kujtese per te gjithe ata qe kane probleme me memorjen . Fshehur mbas anonamitetit qe ju ka bere Meroja dhurate mund te beheni trima te gjithe,por kur dilni ne rruge i keni ulur breket te gjithe,per tua lehtesuar punen atyre qe keni zgjedhur. Ngado qe te shikoni majtas apo djathtas mrena e keni.
Bravo Elda.Bushati e beri detyren por ne vete duhet te bejme thirje dhe te organizohemi, te bejme protesta edhe ne trupin diplomatik dhe kudo qe keta horra dhe cuba te mos mendojne se me kete popull mund te bejne cfare te duan.
Shoqeria civile ne shqiperi nuk ekziston ajo eshte bishti i shtrember i qeverive.
Ku jane ata qe na derdellisin neper emisione TV, ambjentaliste, “intelektualete-kukulla te pushtetit?! Nuk po e shikojne se ka shkuar ku nuk mban me?
Kujt ja tregon Rama ligjin? Pse nuk e zbatoi ligjin po e hodhi ne ere pallatin ne Uje te ftohte? Apo nuk kishte asnje interes atje. Po e ben vilen e vet ne mes te pyllit dhe gjelberimit? Vetem Zaho ka nevoje per oksigjen? mushkerite e femijve te popullit le te pellcasin?
I drejtohemi Rames se ai premtoi Rilindje.
Ndersa Ilir FLORIRI dhe lul pedersti te gjithe shqiptaret e dine qe pazaret,bisneset dhe mareveshjet i kane te vjetra.
TURP jo per keta cuba, se keta nuk e njohin kete fjale, por per popullin qe ri i mefshet dhe mallkon nen ze. Nuk ka perse te MALLKOJNE nen ze por te grihen dhe te mos i lejojne cubat te na shkaterojne jeten.
Andi, shkrimi bene mire :
1.Per t’ju zgjatur paksa memorien shqipetareve, qe e kane te shkurter.
2.Per te reflektuar ne lidhje me shown e shemtuar te qeverise se rradhes, tek e Vila besuam shume.
Faleminderit!
Edhe po te shkruash mire dhe drejte ti Bushat je nje mut gazetari se nje gjysme zeri te flase Saliu per ty ,ti dhitesh per 5vjet e s’lahesh dot.
Mgjse. Mendimet qendrojne qellimi gaxetarit. Si gjithmone eshte sahanlepires
Bushati, bravo. ke bere nje analize analitike.
Problemi eshte se mua me duket se ne populli ngjajme si ata palestinezet qe ulerijne te shperfytyruar ndersa izraelitet godasin me precizion bisturie.
Mos u merzit i nderuar gazetar.Diku do leshoje Luli qe te fitoje Rama dhe Meta.Ju kaq dini kaq shkruani.Paraja te pallon ty,popullin dhe betimet e bera.Per para po vriten miliona,per para plasin luftra,per para,po digjen qytete,fshatra,po ndrohet feja,te gjitha per te fituar.Ky eshte qellimi final i ketij sistemi,qe nuk ndalet para asnje force.E aq me teper kur dihet forca e ketij populli te vjedhur,pa pune,pa buke,te neperkembur,te tallur.S’ke nevoje per asgje te tregosh.Te gjitha dihen,por askush nuk mer guximin te organizoje e te shkateroje kete mafje.A ka kush mendere te organizoje te “MJERET” e te perlajne keto forca anti shqiptare e ti shkateroje,ti denoje,ti konfiskoje dhe ti izoloje qe sa te jene gjalle mos shohin driten e diellit? Ka te tille,kete ngrini ne shkrimet qe beni e mos na tregoni peralla qe po i vuajme me dhimbje perdite?
Kemi disa kulla, I ndajme ne tre pjese, nga sa na bie?? Na bie nga 30 perqind dhe dalim te tre palet te nderuar!!! Edvini te pakten i kishte te shtrira ato kullat kurse Luli na i ngriti perpjete…se duhen shtuar katet qe te kete per te tere….Patozit do i falin nje hyrje aty me pamje nga ato 25 mije metrat e gjelbert imagjinare dhe i harron ai ato qe ka thene. Jane qindra milione Euro aty o Andi, kujdes se nuk te falin keta…
Ne jemi një popull i dhjerrë, që të gjithë, brënda e jashtë, bëjnë ç’të duan, me ne… Me këto që kanë ndodhur e po ndodhin në këtë “tranzicion leshi”, fatkeqësisht vërtetohet se shqiptari, më të dobëtin “e vret me bukë në gojë”, ndërsa më të fortit e të pushtetshmit, i rri “me kurrizin urë dhe bythën përpjetë”…(?!)
Mazllëm more skizofren, më habite!
Deri dje mbroje me të madhe Koçon, dhe e quaje atë gruan e ve “k.rvë” e plot epitete të larmishme.
Sot dukesh i shqetësuar se të fortët e dhunojnë më të dobëtin.
Shko piji ilaçet sepse mund të të lexojë shefi 2K, dhe të shkarkon nga grupi i vullnetarëve.
Keta jane te gjithe plehra, te gjithe hajdute…te gjithe bejne pazare ne kurrizin tone, te gjithe legena, mallista, zorraxhinj, plehra, llum…pa pike dyshimi dhe diskutimi…..i bej thirrje njerezve, te gjitheve, qe te bojkotojme zgjedhjet vendore dhe ato parlamentare ne 2017…kjo per ti treguar ketyre plehrave se jane ne ato karrike pasi i kemi votuar ne dhe jo se ato karrike i takojne perjetesisht….keta ndyresira pa din e pa iman duhet te zhduken nga ky vend, te na lene rehat se populli eshte lodhur duke degjuar se si shahen e mallkohen me liber shpie dhe hane dreka e darka lart e poshte neper tirane….rraca me e ndyre e kesaj bote jane politikanet tane, edhe Mugabe do i kishte zili….
Edhe ti Bushat pjelle baltovinash je
Rama ka thënë: “Kur gishti tregon hënën, ti mos shiko gishtin!”.
ça deshe të thoje ti me këtë koment mbi shkruesin? Ke ndonjë kundërshtim me shkrimin?
Keta kur duan te marrin ndonje cope hahen si qente ,kur ka probleme
madhore ,si Santo ,Fullani ,keto heshtin te gjithe ,nuk dine gje se jane te
perlyer deri ne koke.
Shoke
Une jam i mejtimit qe te informojme sa me pare shokun Ramiz
Qe ti zevendesoje te gjithe keta shoke e bije shokesh qe ka vene keto 23 vjete ne politiken e te gjitha kraheve
Ma ca te tjere dmth me niperit.
Populli bar hengri e prape bar te haje.
KRIPEN PIPERIN VAJIN DHE UTHULLEN TJA PERZIEJNE ANALISTET DHE TJA BEJNE PERSERI SALLATE
Prit se do të dalë Lame dhe do ti lajë të gjitha!
Shkrim shume i sakte konstatues por ,nuk jep asnje zgjidhje ose rruge per ta ndryshuar kete gjendje.Per te treguar se e gjithe politika ha ne nje grazhd s’kashume vend per hamendesime.Pse per keto konstatime nuk behet nga keta ” GAZETRE”nje ballafaqim ne emision publik?
po per Fullhajnin pse sthe asgje. apo ja ke ngrene salmonin edhe ti
populli eshte kerkesa dhe qeveria eshte oferta. keshtu ehste ne cdo vend. tani shikoni kerkesen dhe shikoni oferten. barazim. mos shikoni keto qe shkruajnje 10-100 veta po milionat jashte. duan te hane nje cop buk me kos dhe nuk i plas fare se po te kerkonin mund te hanin dhe mish me oriz e zarzavate dhe fruta madje..
qeveria qendrore dhe lokale qe ne kuptimin e mirfillte te shtetit jane vartesit e popullit e di ca populli ka se ben sondazhe dhe nderkohe di dhe qe jeta eshte e shkurter dhe ben ate qe di te beje me mire per vete ;vjedh ,po shume ama aq sa gjithe populli bashke nuk i shef as ne enderr dhe per pasoje dhe as i kerkon….
kur ta kuptoje populli ca humb cdo dite do jete aq vone sa s do kete ca te marri se do jene mbaru te gjitha…dhe po te shkoj t ja mari politikaneve e qeveritarve s do ja gjej se do i kene harxhu me qejfe…
Faleminderit Mero qe u ktheve ne ate qe zoti te ka dhene aftesine, gjithashtu me perpjekjet e tua, nje shpirt i lire dhe nobel.
Me kete artikull dhe me disa te tjere Ju treguat qe nuk i perkisni as Rames dhe as Bashes por jane ata qe do te kerkojne te jene BAZIANE.
Nje artikull qe do ta kishte zili edhe Viktorio Feltri.
Me ne fund o Bushat u bere i lexushem se vetem Meron ,flas per vete, lexoja e mezi pres editorialet e tij ! Kjo tregon se esht qelbur aq shum “ambienti”sa cfardo lloj “dodoranti”nuk ja ndryshon shijen ma !Ka nje vit qe po shofim po ate film me po ata aktor e me tjeter “regjizor” !Me ne fund e plase edhe ti ,por e keqja esht se ktij mileti nuk i ka dal narkoza e vetem gerhasin kshtu pergjumesh !Ceshtja esht qe “doza” qe kan mar a do ju dal nga trut apo do mbeten keshtu ,produkt ushqimi, i cilsis se lart, hienash, ujqish ,cakejsh,cimkash e mushkonjas ???
Elda me ate mbyllje qe i ben komentit i ke then te tera ! Kujt i ka ngel pak gjak e pak intelekt e don qe femijt e tij te mos i shoh skllev te perjetshem te ktyre gangstereve qe kan mberthyer Shqiperin ,kjo i duhet pergjigja !Nuk ka ma shpresa! KUSH DO E NXJER SHQIPERIN NGA KY BATAK VEC VET POPULLIT ? CFAR I MUNGON KTIJ POPULLI QE TE PERMBYS ME NE FUND KTE SAMAR TE KALBUR MBI KURIZIN E TIJ???
Edhe pse nga pikpamja gazetareske ky artikull I Veraboy-it eshte per tu lavderuar prape se prape llogjikisht keto artikuj jane vetem nje deodorant qe perdoret ne ate qytet-hale per ti hequr eren e fekaleve por nuk mundet se kane plasur “tubacjonet ne te gjitha anet.
Ndonse Bushati ka njohuri te shumta politike dhe arkitektonike & mjedisore nuk I bie problemit ne koke por perdor mjeshtrine e tij duke bere nje barazim criminal midis nje talebani si bashberisha dhe nje kundravajtesi si edi rama.
Shume fakte qe permend Bushati ne problemin e liqenit dhe urbanistikes Tiranes qendrojne por ky “pucist gazmor dhe gamor “ I Berishes mos harroje Tiranen e viteve 1996-1997 ku ishte kthyer ne shurrtore-qebatore gjigande dhe u desh puna titanike e dyshes Rama-Meta (ku kete te fundit e kosideroj monster sot) qe e kthyen Tiranen ne identitet.
Eshte kriminale ideja e Bushatit qe I fut te zhytur ne liqen te dyja palet…Le te kalojme ne nje pozicjon tjeter per artifice…Berisha e ktheu shqiperine ne plantacjon gjigand droge dhe Edi Rama po ben nje pune heroike qe hyri ne lazarat dhe po ben nje lufte me “kolumbianet ‘ e kartelit berishes…Vetem per deklaret kriminale te Berishes qe “une lejova dhe krijova lazaratin” eshte e mjaftuesheme te vihen prangat…
Nqs do vazhdojme me lojra fjalesh tip Bushati mund te permend nje superskandal monstruoz;
NE VEREN E 2008 ilir meta & spartak braho me fakte denoncuan berishen si spiun I UDB dhe pa kaluar nje vit beri aleance me “agjentin serb” e votimet e 2009 qe ne fakt I fitoi edi rama.. pra dhe keto histori Andibushatjane nuk pine uje as ne kete liqen qe po na poshtron te gjitheve.
Ideja kryesore qe ABushati I shmanget ne menyre kriminale eshte se projekti monster pallateve te liqenit ka kohe jo vetem te ndalet por dhe perdhunuesi I urbanistikes Lulzim bash ate merret si I pandehur njelloj si perdhunuesi Agron Cane…dhe pikerisht kjo mungon te “revolta “ e Andit qe ne vend te beje thiirje te ndaloje doren kriminale te ministrit vrases te 21 janarit po barazon Agrsorin me viktimen..
Ajo qe duhet ti kujtojme Bushatit se kerrkush nuk e njeh ate si djalin e Mediut por te gjithe e quajne si nipin e Hysniut qe dihet se kishin nje medical sherbetor Sali Berishen…Eshte faji I dinastive Kapo,Hoxha,Shehu,Alia qe sot po vuajme nga perbindeshi viqidolit…Dhe faji me I madh I pinjplleve te tyre eshte qe nuk denoncojne jo vetem Berishen por dhe ato qe jane pas tij per 22 vjet.Te denoncojne veprimtarine antishqiptare te atyre qe provokuan teorine serbe per dekomunistifikimin e vendit kur ai system kishte rene me kohe Dhe eshte pikrisht kjo teori shkaterruese qe u vu ne zbatim si hakmmarje dhe genocide antikomunist elezbiberian qe I nxorri uje te zi atij vendi ne vend qe dipllomatet perindimore ne ate kohe neglizhuan Pajtimin e Shqiptareve dhe ne vend te ndonje plani Marshall sot ne dhuruan plantacjonet e droges dhe bossin e tyre te “lulelakres” Sali elelebiberisha…
Na vend qe krimineli berishe te ishte ne burg te perjetshem fantazma e tij ishte shaqur dje ne buze te detit me BREKE TE ZEZA DHE KANATJERE TE BARDHE njelloj si ai konviktori I PPSH I viteve 60’ qe zbriti nga bjeshket e nemuna dhe I dhjeu urbanistiken e tiranes Veres Hysniut dhe Pranvers se Enverit..
Mos e zgjasim me , me Vera dirty boy,le ti kujtojme ketij “barazuesi” qe te beje nje vizite te kulla e berishes ne vicidol qe eshte kthyer haur lopesh dhe ndoshat magazine e iellit te bardhe pasi ruhet me roje te armatosura private……..Po ta them kete faktqe te mos barazosh BARBARIN BERISHE DHE ZAGARIN E TIJ LUL ME QYTETARIN FISNIK EDI RAMA qe po lufton I vetem kunder minave dhe shtrigeve te berishes ku dhe ju beni pjese ne kete cete….
ESHTE KRIMINALE TE BARAZOSH K/KRIMINELIN TALEBAN BERISHE ME KUNDRAVAJTESIN FISNIK EDI RAMA
KLYSH KOMUNISTI
KLYSH KOMUNISTI
2 fjale per komentues xheku
-eshte e vertete qe bushatin mund ta quajme kelysh komunisti por e keqja nuk vjen nga ai.
-ramiz alia me xhelil gjonin (rrjeti shoqeror i bushatit) jane pergjegjes para popullit qe cuan kucedren berishe ne qytetin studenti.
-dhe kjo e keqe mund te anashkalohej nqs pas 31 marsit 1991 antishqiptari me i demshem i te gjitha kohrave Elez Piperaj nuk do kishte “feshkelluar” per te hedhur ne sulm banden kriminale te kapitenit berishe dhe guerilasit azem hajdari.
-ka ardhur koha qe admistrata amerikane te rishikoje gabimet dhe gafat e 1991 me banden e tropojes se shqiperia po i iken nga duart…se duhet te kerkoje falje per perbindeshin berishoviq si kelysh komunsti qe kur mabnte ne preher kolopucin andi bushati te vila hysni kapos ky i fuste ndonje te permjerrur doktorrit…
L
C’keni o mistrecer shqipetare ? C’keni qe hiqeni sikur jeni te gjithe nga Berati ?
Ja t’ju thote Asmon Gazepi juve se liqeni artificial eshte mbi tokat qe na ka falur baba Sulltan Hamiti.
Kemi derguar dosjen ne Strasburg dhe o do na “rrafin parate’ (pune 100 milion Euro se vetem 80 ha jane) ose do na e kthejne dhe o zot o zot, ahere do shihni qiellgervishtese JUVE
KE INOT TI BUSHAT ?
PS:
ORE JU KA LONE GJO AI KARAMAHMUTI JUVE ? ME SA KUPTOJ NUK U KA LONE GJO SE NUK KISHJE DERDELLESE MARRAZIRA MEDEMEK SI AI TRAPI SAZAN
Dhe me e keqja eshte se ndertuesi eshte nje nder ata qe ja ka futur Rames e Berishes si ka dashur,por me sa duket e paska futur ne xhep edhe Meten.Bashkim Ulaj,nje plehre, mashtrues e intrigant,hajdut e pervers,i pa meshirshem me familjen e te afermit qe i ka vene te vjedhin e te mashtrojne per te dhe mendo pastaj me te tjeret!
Ky tip eshte fytyra e Shqiperise se sotme te perdhunuar e te shendruar ne nje vend pa rregulla,pa ligje,pa moral.
Ke Rastin Edi Rama te besh diçka per njerzit e lodhur e te sterlodhur me lojrat e politikes.
Po ti gazetar perse nuk i shkruan emrat e perfituesve,ndretuesve prane Berishes e Rames!!! Ne mos jeni dhe ju nje dore ne revani e tjetren ne bakllava!
Bukur 1950-ta bukur por kto i kemi lexuar e po i lexojm pothuaj cdo dit !Cdo dit e nga nje masaker qe zbolohet ne kuriz te shqiptareve !E cnea duhet fisnikeria kur ter shteti esht rrethuar nga tradhtar e kriminel !Po ,nuk jemi budallej ,e kuptojm apo e marim me mend poziten e veshtir te qytetarit fisnik “! Por vall 10000000 shqiptar qe nxituan ta ven atje ku esht, per krushk e zgjodhen? Po afrojn 2vite dhe asgje 1 Kercasin skandale megatonshe e heshtje !!!!Vall ky qenka roli i “qytetarit fisnik”? Kjo band qe ju e permendni me lart vall keshtu u luftoka ??? Vall ky Mero Baze qe ju nxori fundin nuk qenka fisnik? Un mendoj qe pikerisht burra si Meroja don Shqiperia ne kte moment dhe kjo esht fisnikeria e vertet ndaj popullit te tij! Me pelqeu pena yte 1950 por ka ardhur koha per te na dhen mendje si te heqim qafe Biberajt e djeshem dhe ata te sotmit ! Ka ardhur koha qe “fisniket e popullit ” ti tregojn rugen ktij populli qe po e marin neper kemb kjo band e organizuar !Populli e beri levizjen e par me 23 Qershor ,priti e shpresoj por me sa shoh Ai,Sovrani, do i jap zgjidhje dhe “fisniku” ,mendoj un, po tju kerkoj ndihmen do i ket me vehte !Nuk dua te bej te zgjuarin e as magjistarin sepse te gjith ne i besuam dhe e dim prejardjen e ktyre dy poleve por heshtja me ka lekundur e nuk di ma si te gjykoj ……..
Me pelqen shume kur shkruan ky siç e nenvleftesonte shpesh Sliu “Pusho ore Kopil blloku”,se tye te kam shtyp gjyshin e prej asaj kam dhurate edhe “BlackBerry” qe ma kane dhurue!
FRANKESHTAIN SHKRELI.YU NDOSHTA KINI TE DREJTE ,MUA PAK ME INTERESON BERISHA,NANO,RAMA, SEPSE JAN TE GJITH ECS KOMUNISTA O KLYSHA KOMUNISTASH.POR KUR LEXOJ ANDI BUSHATIN QE FLET . ME VJEN PER TE VJELL. KUR DILTE ANDI BUSHATI NGA BLLOKU NE CUNAVE TE P.AGIMI E SHALLVAREVE NA SHIKONTE ME NEVERI.SA PER DEMOKRACIN NUK E SOLLI AS BERISH AS AJDAR AS AMERIKA. PO E SOLLEM NE CUNAT E TIRONES QE CAM AMBASADAT.CIAOOO